Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, korrik 02, 2006

Dicka ndryshe-Dilemat ne LDK?

Eqrem Kryeziu, "bossi" i ri

Pas dy vitesh qëndrimi në margjina dhe pas një periudhe të një oponence "konstruktive" ndaj Presidentit Rugova, Eqrem Kryeziu kthehet në skenën politike të LDK-së si figura kryesore e saj. Më poshtë do të gjeni disa fakte për pretendentin kryesor për "fronin" e LDK-së.
Eqrem Kryeziu



Faktet pro

- Militant i LDK-së në kohët më të vështira.

- Eksponent i fuqishëm i vijës anti majtiste në LDK në vitet 1997-99. Eqrem Kryeziu del haptas kundër krahut të Hydajet Hysenit dhe për këtë shpërblehet nga Presidenti Rugova me pozitën e nënkryetarit të parë të LDK-së.

- Në vitin 1999, nuk ngurron që të ndërmarr fushatë të riorganizimit të LDK-së menjëherë pas luftës. Ishte kjo kohë kur shumë veprimtarë të LDK-së, që më vonë nxunë pozita dhe privilegje, frikoheshin që ta shprehnin identitetin e tyre. Disa madje edhe distancoheshin nga vet përkatësia e tyre partiake nga frika dhe presionet.

- Qëndresë stoike në krizën e statujave në Prizren. Përkundër organizimit të madh të elementeve nga e tërë Kosova dhe edhe nga Shqipëria e Veriut, Eqrem Kryeziu nuk lëshon pe dhe bëhet protagonisti i protestave të para të dhunshme në Kosovën e pasluftës kur shoqatat e dala nga lufta përleshen me policinë e UNMIK-ut.



Faktet contra

- Edhe pse Presidenti e kishte graduar nga pozita e një Kryetari të degës në nënkryetar të parë të LDK-së, Eqrem Kryeziu asnjëherë nuk arriti që ta arsyetonte këtë besim. Qysh prej fillimit, postin e tij e kuptoi si detyrë me korrespodencë dhe nuk e dha maksimumin e tij në kryerjen e detyrave të veta. Si rezultat i këtij vetë largimi, ai nuk arriti që të përmbushte detyrat e veta dhe më këtë në parti u krijua një vakum funksional e që më vonë u plotësua nga nënkryetari i dytë Kolë Berisha. Vetë largimi ka ardhur si rezultat i mendësisë së Eqrem Kryeziut se Presidenti duhej ta thërriste atë çdo javë në mënyrë që Eqrem Kryeziu të vinte në Prishtinë.

- Eqrem Kryeziu, që nga fundi i vitit 2003 e deri në shtator 2005, nuk ka ardhur në mbledhje të kryesisë së LDK-së. Ai e ka bojkotuar kryesinë e LDK-së dhe është tërhequr, siç e thotë vetë, “në skajin më të largët të perandorisë”.

- Gjatë kësaj periudhe ka krijuar një oponencë ndaj Presidentit, fillimisht një oponencë pozitive, por më vonë kjo oponencë ka marrë edhe ngjyra të tjera si p.sh. gjatë takimeve të ndryshme ka thënë për Presidentin, “ka ngelur i vetëm si kufomë” etj. (për më shumë lexoni komentin në Trepca.net).

- Përpos në takime publike (edhe ato të rralla), për dy vjet Eqrem Kryeziu nuk është takuar me Presidentin Rugova.

- Në kohën kur Presidenti ishte i sëmurë, Eqrem Kryeziu dilte në shtyp duke thënë se dëshironte të bëhej Kryetar i LDK-së.

- Pas kthimit të tij në Kryesi, pas dy vitesh, menjëherë pas vdekjes së Presidentit ai ia jep vetes rolin e arbitrit në parti.

Astrit Baruti