Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, korrik 02, 2006

Cka ka te re ne LDK?

LDK / zhvillimet

"Diktatori” Rugova dhe "demokrati" Kryeziu

“Edhe partitë tjera opozitare po na e kanë lakmi, e lere më anëtarësia jonë. Është shumë e vërtetë se na ka marrë malli për demokracinë. Të gjithëve na ka marrë malli. Edhe neve. Edhe juve”. Të nderuar lexues, të nderuar LDK-istë të vërtetë, të nderuar rugovistë këto janë fjalët e askujt tjetër veçse të të ringjallurit të para tre muajve (pas vdekjes së Presidentit Rugova), të nënkryetarit të parë të LDK-së, mr.Eqrem Kryeziu. Nëse mund të dyshoni gjejeni gazetën “Express” (e diel, 23 prill 2006, faqe 7). Këto fjalë nuk i ka thënë as Nexhat Daci, as Lulzim Zeneli e as Sejdë Tolaj. Pra, me fjalë tjera, sipas Eqremit, tani pas vdekjes së Presidentit dhe ndryshimeve që bënë ai dhe klani i tij në Kryesi të LDK-së, duke shkarkuar akademik Dacin qenka instaluar aso demokracie në LDK saqë po na e ka lakmi edhe opozita. Pra, sa ka qenë gjallë Presidenti Rugova (sipas Eqrem Kryeziut) paskemi pasur diktaturë dhe na kishte “marrë malli për demokracinë”. A ka nevojë edhe për ndonjë argument tjetër shtesë se kush është ai që synon rrënimin e gjithë asaj kalaje të ngritur nga Presidenti Rugova të quajtur LDK vetëm për të ardhur në krye të saj.

Dardan Aliu (albani15_15@hotmail.com)