Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, korrik 01, 2006

Ah ky boterori ?...na kalli flake edhe neve ne Kosove???

Çudi kineze nga botërori



Pas telekronistit të ekzaltuar dhe tifoz me Italinë, që kishte festuar në një mënyrë drithëruese për 11-metërshin e sekondës së fundit, të kthyer në gol nga Toti ndaj Australisë, nga Kina vjen një tjetër histori në kufijtë e realitetit, që i përket kombëtares "axurre". Një fëmijë është fiksuar shumë nga botërori, pasi i ka parë të gjitha ndeshjet. Të martën në mbrëmje, siç bën të ditur gazeta "China Daily", djaloshi ka ëndërruar të luajë së bashku me Totin për Italinë, por, ndërsa në ëndërr godiste topin dhe shënonte gol, në të vërtetë po shkelmonte murin pranë shtratit të tij. Rezultati: djali u zgjua me një dhimbje të madhe në këmbë dhe mjeku më pas konstatoi thyerjen e një gishti... Por çuditë kineze, në lidhje me botërorin, nuk mbarojnë këtu. Një episod tjetër, këtë herë jo me Italinë, është për t'u nënvizuar. Gjatë ndeshjes Spanjë-Francë për 1/8-at e finaleve, një burrë për pak është djegur në shtëpinë e tij, ndonëse vazhdonte të shikonte ndeshjen. Ai filloi të paralajmëronte dhimbjen e djegies pas golit të barazimit. Pastaj, me përmbysjen franceze, fillon të ulërasë nga dhoma: "Zjarr! Zjarr!." Por kinezi nuk bëri asnjë lëvizje, për t'i lënë të gjithë të kuptojnë se s'kishte ndër mend të shkëputej nga ndeshja e tij. Kur gruaja shkoi ta thërrasë, me të birin në krah dhe zjarrfikësit, atëherë u detyrua të dorëzohet. Me gjithë qetësinë, fiku televizorin, e mori në krah dhe, ndërsa shtëpia e tij digjej nga flakët nisi të kërkonte një prizë elektrike për ta parë ndeshjen diku gjetkë.
Në fund, është bërë i famshëm ekzaltimi i komentatorit kinez në ndeshjen Itali-Australi. Ulërimat e Huang Xiangxiang, pas golit të Totit me 11-metërsh, janë shndërruar në muzikë për celularët e kinezëve. Sigurisht, një lëvizje e paparashikueshme në favor të popullaritet të futbollit italian. Ulërimat janë skarikuar nga një adresë Interneti kineze, për një shumë prej çerek dollari.

Ndalohet botërori, studentët në revoltë
Shkolla "stakon" korrentin, kështu nuk do të ketë botëror në televizor. Dihet që është kohë sezoni provimesh në të gjithë botën dhe pjesa më e madhe e studentëve e kalojnë kohën duke parë ndeshjet, e jo duke studiuar. Në këtë mënyrë, këta të fundit janë rebeluar, duke i boshatisuar sallat e studimeve dhe fjetoret e konviktit. Në universitetin Siçuan të Kinës, me mijëra të rinj janë revoltuar kundër një vendimi të autoriteteve lokale për ta ndaluar shikimin e ndeshjeve të botërorit. Motivi? Për shkak të orarit të ndryshëm në vendin aziatik, ndeshjet fillojnë në orën 3 të natës dhe në mëngjes sallat e studimit janë bosh. Këtu vjen dhe vendimi drastik: në mesnatë dritat hiqen qëllimisht që të mos ndiqet botërori. Por studentët, pas një jave revoltë, kanë fituar: por pa arrestime dhe incidente.

"Jurgen Klinsman", një rrugë në Gjermani
Është titulluar "Jurgen Klinsman" një rrugë në Geislingen der Steige, në qytezën ku trajneri i kombëtares gjermane filloi të luajë për herë të parë. Ka qenë bashkiaku Volfgang Aman ai që ka përuruar dje mbishkrimin "Jurgen-Klinsman-Weg" në fillim të rrugës që të çon drejt një impianti sportiv, i njëjtë me atë që Klinsmani i vogël është stërvitur. Pikërisht këtu Jurgen Klinsmani ka nisur të luajë futbol në skuadrën lokale të SC Geislingenit. Me sa duket, ky respekt i ka sjellë fat ish-sulmuesit të famshëm në fitoren e djeshme ndaj Argjentinës me 11-metërsha, pas rezultatit përfundimtar 1-1, për t'u kualifikuar në gjysmëfinale.

Antidopingu: 224 lojtarë të kontrolluar
Në 58 ndeshjet e para të botërorit janë kryer 224 kontrolle antidoping, por të gjitha kanë rezultuar negativ. Lajmin e ka bërë të ditur FIFA, duke iu referuar analizave të ardhura nga laboratorët mjekësorë të Këlnit dhe të Kreshnës. Kjo tregon se futbollistët dhe mjekët e tyre janë ndërgjegjësuar se një veprimtari e tillë s'do të ishte e drejtë të humbej nga injektimet apo substnacat e ndaluara.