Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, qershor 03, 2006

VIDEOFEST 2006

shkruan Jeton BUDIMA, Regjisor


VIDEOFEST O6

Ky edicion videofestivali do të prezantohet para shikuesve brenda dhe jashtë Teatri me sloganin :
" Tradicion dhe Ferplay…". Mirëpo nëse me kujdes shikohet përbërja e bordit organizativ,përberja e
jurive,pëbërja e këngëve dhe gjdo gjë analizohet me ligje drame në sistemin shkak - pasojë e "dekom
pozicion " si një princip analize do të vërehet shumë lehtë profiti i cili do të shpërndahet në principe
klani e poashtu në adresë të spekulantëve me amblema zyrtare.Teuta Krasniqi,moderatore sot me shumë përvojë do t'i prezantohet audiencës me një " gjyl " fustani sa fytyra e do të merte përsipër të shpjegonte në pauza për kronologji,suksese organizative, afirmacion muzike me shumë zhanre e autor nga më të ndrysh ëm duke mos harruar të shqiptoj shumë shpesh, normalisht, emrin e organizatorit. ( sic ! ). Kjo autorek lamë në adresë të organizatorit në sistemin " shpesh - shumë " do të dëgjohet edhe nga goja e Eroldit të klonuar "Vullnetit " e Tunës duke simuluar një " ferplay " me mungesë pjesëmareje të dy protagonistëve ! ( sic ! ).Sistemi " shpesh - shumë " ishte prezente edhe tek mysafir në ndarje të shpërblimeve të cilët me shumë vështërësi do ta formulonin vetëm një fjali në favor të një " komedie del arte ". Teuta në mungesë të informatave e të cilat zakonisht rezervohen për njerëz " zanatçi " do të na thoshte se elementi " VIDEO " është shumë dominantë në raport me elementin " AUDIO ". Në video art ndoshta po, ku secila strukturë zhvillohet n'damas në favor të instalacioneve të mbyllura,mirëpo jo në "VIDEO - KLIP" ku këto dy struktura shkrihen në vete përmes pozicioneve të kundërta ! SYRI dhe VESHI si lidhje kreative !
Në shpërblime "MTV" të vitit 2005, bendi " GREEN DAY " do të shpërblehet jo vetëm për video - klip, mirëpo edhe për këngën hit " …September ", ndërsa me mentalitet province i cili ishte prezent në këtë edicion, bendi "GORILLAZ " do të duhej të shpërblehet vetëm në postprodukcion e jo edhe në kategori tjera në të cilat është shpërblyer falë këngës ! Të pranishmit flisnin për " YJE…", " GLAMUR… " e galla organizim, mirëpo në kurriz të tyre fërkonin duart Eroldi, Linda, Florenti, Alberta….hahaha ! Marketing dhe alibi "qyl "!Bravo! Pozicioni i Florent Boshnjakut dhe Alberta Troni ishte shumë "kontradiktor"! Në edicionin e vitit të kaluar ku edhe unë kisha " fatin " të isha anëtar jurie, Florenti dhe Alberta ishin aty afër ! Në këtë edicion Florenti është anëtar i bordit organizativ, anëtar jurie, autor i teksteve të shpërblyera ! E bile na shet mend të na thotë çka përcakton video - klipin, duke dal nga fahu për çka ishte i thirur aty !
( vlersime teksti…) Alberta Troni në anën tjetër ishte edhe "sponzor" anëtar jurie ( kjo nuk guxon të ndodh, për shkak të amblemës zyrtare…) e mysafire në ndarje të çmimit për MONTAZH ! Bravo !Përfitimi nga buxheti publik për njerëz me mentalitet klani dhe amblema zyrtare !
Agim Sopi i cili si duket ishte edhe kryetar jurie në këtë edicion, do të dëshmonte se nuk mirret shumë vesh në muzikë dhe video - klipa duke klasifikuar,selektuar,shpërblyer video-klipa me "tahmin". Edicioni o6 ishte edicioni me më së paku oferta për shikues deri me sot. Realizimi televiziv i Genc Dobroshit ishte preciz dhe pa defekte. Manifestimet në "MTV e tash së voni në " TOP - CHANEL" edhe pse të pavarura ( jo publike )e në mbështetje të televizioneve të caktuara, promovojnë muzikë e organizim kolektiv e jo biznes, eksploatim, lakmi individuale dhe secilën sekondë AUTOREKLAMË !