Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, qershor 01, 2006

Te reja nga shkenca e mjekesise

Botime te reja nga mjekesia

Dr. Erton Karafili
Echografia
abdominale & obstetrikë
- gjinekologjia

Botues: Echo-Erton & Informedical Center
Faqe: 282
Formati: A4

Pogradec, 2000
ISBN: 99927-657-3-9

Që nga viti 2000 vazhdon të jetë në libraritë e Shqipërisë e të Kosovës libri me titull: " Echografia abdominale & Obstetrikë - Gjinekologjia", me autor dr. Erton Karafili. Ky është libri i parë i këtij lloji në shqip dhe ka 282 faqe me format të madh, i paisur me 320 imazhe, skica e tabela. Libri pasqyron përvojën e Dr. Ertonit, i kualifikuar në Tiranë dhe më 1998 në Institutin T. Jefferson në Philadelphia, i cili i ju referohet shumë autorëve të shquar të kësaj fushe, kryesisht amerikanë. Lidhja e librit me kopertinë të trashë e cilësore dhe teknika e mirë e shtypshkronjës ILAR në Tiranë e bëjnë atë një libër të denjë për çdo bibliotekë dhe kabinet ekografie në trevat shqiptare. Recensa e librit është shkruar nga Prof. Dr. Krenar Preza.



Libri në Shqipëri deri tani është shitur 4000 lek (së shpejti 2500 lek), në Kosovë e Maqedoni është shitur 70 DM (së shpejti do të shitet 20 Euro).



The "Abdominal & Obstetrical-Gyneacology Echography", by Dr. Erton Karafili is the first book of this kind in Albanian, intended to serve as a basis for theoretical and practical formation of the practitioners, especialy for the radiologist sonographers, gynecologists and medical students in their training on Ultrasound and simultaneously fill the big vaccum in our country in this particular field of medicine literature.



This book is based on the author`s experience, who has qualified at the “Mother Tereza” Hospital University in Tirana, several european seminars and at “Thomas Jefferson” Ultrasound Institute of Univeristy Hospital in Philadelphia, as student of the distinguished professor Barry B. Goldberg, who has encouraged the work of this book.



In the preface of this book Professor Krenar Preza states: “The wide erudition on the echographic literature, the rich experience, the courage and desire for new applications have enabled the author to present us a preciuos book. This book gives information not only on the basic knowledge of echografic examination, not only on the actual state of this modern diagnostic tool, but also the scientific basis and limits of its use inthe practical clinic as well as in the prospective. Fluently, but naturaly, he passes from conventional echographic diagnosis, on to the spectral and color doppler and intervention one”.
Libra të tjerë të autorit
1. Minimanual për ekografinë abdominale, viti 1997
2. Filadelfia - Kryeqyteti i Parë i Amerikës, viti 2001
3. Udhëzues për ekografinë klinike, viti 2003
4. Ekografia e Skrotumit, viti 2004

Kontakti me autorin
Email:


Telefon:
+355 69 2410656

posted by Flori Bruqi at 11:48 PD
Botime te reja nga mjekesia

Dr. Erton Karafili
Echografia
abdominale & obstetrikë
- gjinekologjia

Botues: Echo-Erton & Informedical Center
Faqe: 282
Formati: A4

Pogradec, 2000
ISBN: 99927-657-3-9

Që nga viti 2000 vazhdon të jetë në libraritë e Shqipërisë e të Kosovës libri me titull: " Echografia abdominale & Obstetrikë - Gjinekologjia", me autor dr. Erton Karafili. Ky është libri i parë i këtij lloji në shqip dhe ka 282 faqe me format të madh, i paisur me 320 imazhe, skica e tabela. Libri pasqyron përvojën e Dr. Ertonit, i kualifikuar në Tiranë dhe më 1998 në Institutin T. Jefferson në Philadelphia, i cili i ju referohet shumë autorëve të shquar të kësaj fushe, kryesisht amerikanë. Lidhja e librit me kopertinë të trashë e cilësore dhe teknika e mirë e shtypshkronjës ILAR në Tiranë e bëjnë atë një libër të denjë për çdo bibliotekë dhe kabinet ekografie në trevat shqiptare. Recensa e librit është shkruar nga Prof. Dr. Krenar Preza.



Libri në Shqipëri deri tani është shitur 4000 lek (së shpejti 2500 lek), në Kosovë e Maqedoni është shitur 70 DM (së shpejti do të shitet 20 Euro).



The "Abdominal & Obstetrical-Gyneacology Echography", by Dr. Erton Karafili is the first book of this kind in Albanian, intended to serve as a basis for theoretical and practical formation of the practitioners, especialy for the radiologist sonographers, gynecologists and medical students in their training on Ultrasound and simultaneously fill the big vaccum in our country in this particular field of medicine literature.



This book is based on the author`s experience, who has qualified at the “Mother Tereza” Hospital University in Tirana, several european seminars and at “Thomas Jefferson” Ultrasound Institute of Univeristy Hospital in Philadelphia, as student of the distinguished professor Barry B. Goldberg, who has encouraged the work of this book.



In the preface of this book Professor Krenar Preza states: “The wide erudition on the echographic literature, the rich experience, the courage and desire for new applications have enabled the author to present us a preciuos book. This book gives information not only on the basic knowledge of echografic examination, not only on the actual state of this modern diagnostic tool, but also the scientific basis and limits of its use inthe practical clinic as well as in the prospective. Fluently, but naturaly, he passes from conventional echographic diagnosis, on to the spectral and color doppler and intervention one”.
Libra të tjerë të autorit
1. Minimanual për ekografinë abdominale, viti 1997
2. Filadelfia - Kryeqyteti i Parë i Amerikës, viti 2001
3. Udhëzues për ekografinë klinike, viti 2003
4. Ekografia e Skrotumit, viti 2004

Kontakti me autorin
Email:


Telefon:
+355 69 2410656

posted by Flori Bruqi at 11:48 PD
Boteme nga fusha e mjekesise

Dr. Erton Karafili
Ekografia e Skrotumit
Norma dhe patologjia testikulare




Redaktor: Flamur Tartari, Evi Dani
Shtëpia botuese: "Geer"
Faqe: 220
Formati: A5

Tiranë, 2004

ISBN: 99943-660-0-9

Parathënia e librit

Është kënaqësi e veçantë, kur lexon një libër original, ku përgjithësohet përvoja disa vjeçare e mjekut radiolog imazherist Erton Karafili, ish studenti im dhe tani një koleg me përvojë të madhe në fushën e ekografisë. Rikujtojmë këtu librin e tij "Ekografia Abdominale & Obstetrikë - Gjinekologjia", të cilin ai e ka botuar në vitin 2000 dhe që vazhdon të jetë i kërkuar edhe sot, nga studentëtë e mjekët e rinj.

Duke menduar se patologjia e skrotumit është një dukuri aktualisht shumë e përhapur, më vjen mirë që, ky mjek, ka ditur me mjeshtëri t'i fotografiojë imazhet e rasteve më interesante, që ai ka parë dhe t'i hedhë në letër.

Libri, në të vërtetë, është një studim i plotë për normën dhe patologjinë testikulare, duke plotësuar një boshllëk në këtë drejtim. Autori ka bërë përpjekje serioze, për të sjellë të dhëna lidhur me dimensionet dhe volumin e testikujve të meshkujve shqiptarë.

Bashkëpunimi im i suksesshëm me autorin ka bërë që në këtë libër të jenë shtjelluar dhe mjaft raste që ne i kemi trajtuar me operacion, ku është përputhur diagnoza ekografike, klinike dhe histo patologjike. Kjo është esenciale për një libër të tipit studimor. Pikërisht këtij qëllimi mendoj se Dr. Ertoni ia ka arritur me një vërtetësi konkrete e reale, në drejtim të diagnostikimit dhe mjekimit të pacientit. Tjetër gjë e rëndësishme që dua të cilësoj është se në libër ndërthuret mirë pjesa teorike me atë praktike, gjë që sot është shumë esenciale, për përgatitjen profesionale të mjekëve dhe studentëve.

Ç'është e vërteta, sot, janë të paktë mjekët që shkruajnë e botojnë atë që hasin gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Kjo gjë është një mangësi serioze që ndikon në zhvillimin e shkencave mjekësore në vendin tonë. Nga ana tjetër, mendoj se, është domosdoshmëri që mjekët e rinj dhe studentët, krahas literaturës bashkëkohore të lexojnë dhe të njohin shkrimet, punimet e përvojën e gjallë të mjekëve tanë. Ky libër është një rast i tillë. Prandaj, e theksoj që, libri "Ekografia e Skrotumit" ka vlera dhe për ilustrimin me shumë raste personale ekografike, sidomos në pjesën e tretë (Mini-Atlas), që e bën atë më interesant dhe praktik për lexuesit e mjekësisë.

Në libër do të gjeni raste të diagnostikimit të hershëm, si psh torsionin tek fëmijët me anë të color doppler, apo të caricoceles subklinike. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për patologjitë testikulare, ku diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë ka vlera të mëdha, bile dhe për jetën e pacientit. Ky është një libër që i bashkëngjitet disa librave me vleë, që janë shkruar vitet e fundit nga disa mjekë radiologë në bashkëpunim me klinicistë.

Më në fund, dua të citoj themeluesin e radiologjisë shqiptare Dr. Ismail Tartarin, i cili 70 vjet më parë ka thënë: "Pa zhvillimin e radiologjisë në Shqipëri nuk do të ketë diagnostikim për zhvillimin e shkencave mjekësore në përgjithëse dhe atë të kirurgjisë në veçanti".

Ky postulat i tij është aktual edhe sot, kur, për mendimin tim si mjek i vjetër, tashmë ne kemi një ecuri të madhe të radiologjisë shqiptare, nga vetë mjekët vendas. Prandaj ky libër është një kontribut i ri dhe i domosdoshëm për mjekët dhe studentët, duke qëndruar krahas librave të mjekëve të tjerë radiologë, që e kanë çuar përpara këtë disiplinë shumë të rëndësishme të mjekësisë.

Më në fund, i uroj dr. Ertoni të vazhdojë edhe më tej punën e tij si imazherist në dobi të zhvillimit të mjekësisë dhe të shëndetit të popullit.

Prof. dr. Flamur Tartari
Libra të tjerë të autorit
1. Minimanual për ekografinë abdominale, viti 1997
2. Ekografia Abdominale & Obstetrikë - Gjinekologjia", viti 2000
3. Filadelfia - Kryeqyteti i Parë i Amerikës, viti 2001
4. Udhëzues për ekografinë klinike, viti 2003

Kontakti me autorin
Email:


Telefon:
+355 69 2410656

posted by Flori Bruqi at 11:47 PD
Karcinomi i gjirit

Karcinomi i gjirit
A ka mjekim për karcinomin e gjirit?

Ekziston mjekimi, dhe ky mjekim kryhet në institucione të specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NESE KARCINOMI I GJIRIT ZBULOHET ME KOHE ATËHERE KOHËZGJATJA E JETËS MUND TË ARRIHET DERI NE 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugë operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Ndërsa mjekimi pesëvjeçar ose kohëzgjatja e jetës është në 80-90% të rasteve të zbuluara heret, ku gjëndrrat limfatike regjionale nuk janë prekur.
Cilat femra ose cilat gra bëjnë pjesë në grupin e të rrezikuarave për paraqitjen e karcinomit të gjirit ?
Në këtë grup bëjnë pjesë:

* gratë – femrat më të vjetra se 50 vjet
* gratë – femrat që kan në familje ndonjë të sëmurë me sëmundje të karcinomit të gjirit si: nëna, motra, e bija, gjyshja
* gratë – femrat e operuara nga karcinomi i gjirit ose i ndonjë organi tjetër
* gratë – femrat që nuk kanë lindur
* ato të cilat lindjen e parë e kanë pasur pas moshës 30 vjeqare
* gratë të cilat nuk i kanë dhënë gji fëmijëve
* gratë – femrat të cilat menarkën (menstruacionin e parë) e kanë fituar heret
* gratë – femrat të cilat menopauzën (menstruacionin e fundit) e kan pasur vonë
* gratë – femrat të cilat kanë pasur ndonjë sëmundje të gjirit qofshin edhe ato benjinje qofshin edhe ato sëmundjeve fibrokistike.
* ushqimi i pasur me yndyrëra, dhe gratë me peshë të shtuar (majme)
* disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj sëmundjeje.

Në sa femra mundet të zbulohet karcinomi i gjirit te grupi i femrave të rrezikuara dhe në sa femra të grupit jo të rrezikuar zbulohet karcinomi gjirit, nëse keni të dhëna?

Nëse merren 1000 gra të gupit të rrezikuar dhe bëhen kontrolla ose vizita të rregullta, në këtë grup mundet të zbulohen 24 karcinome të gjirit, ndërsa në 1000 gra të grupit jo të rrezikuar, zbulohen 7-8 karcinome të gjirit.
Nëse karcinomi zbulohet gjatë shtatzënisë çka duhet bërë?

Edhe pse paraqitja e karcinomit të gjirit gjatë shtatzënisë është i rrallë, në rast se diagnostikohet atëhere shtatzënia duhet të ndërpritet dhe fillohet mjekimi i specializuar.
Çka duhet bërë te rastet kur gjiu gjakderdh?

Gjakderdhja nga gjiri rrallë është shenjë funksionale ose fiziologjike, gjakderdhja nga gjiri është më shpesh si shenjë i pezmatimeve, mastopative proliferimeve e në disa raste edhe shenjë i karcinomit të gjirit. Në 50% të grave të cilat kan gjakderdhje mund të zbulohet karcinomi i gjirit. Për këtë gjë duhet të lypset kontrolli i mjekut ku duhet të vihet diagnoza përfundimtere.
A mundet femra të bëjë vetëkontroll të gjinjve?

Po, mundet, dhe duhet të kryej një veprim të tillë. Këtë punë femra duhet ta kryejë ashtu që fillimisht zhvishet deri në bel në pozitë të shtrirë ose qëndron në këmbë e më së miri para pasqyres.

Vetkontrolli fillohet me:

* veprimin e parë - femra së pari qëndron para pasqyres me duar të lëshuara për rreth trupit-vitheve dhe shiqon ndryshimet në madhësi, formë, simetri ose ndonjë veçori që mund të vështrojë,
* veprimi i dytë - i qon duar lartë mbi kokë dhe tani poashtu i vështron të njëjtat ndryshime,
* veprimi i tretë - femra e shtrirë me një jastëk të vogël nën shpatullën e majtë. Shuplaka e majtë ngritet dhe qitet pas kokës. Me gishta të shtrirë të dorës së djathtë kontrollohet gjiri i majtë së pari gjysma e gjirit të majtë. Në fillim 1/4 e brendshme e sipërme e pastaj 1/4 brendshme e poshtme,
* veprimi i katërt - tani gruaja e lëshon dorën e majtë përreth trupit dhe e vazhdon kontrollin e gjysmës së jashtme të gjiut. Në fillim 1/4 e sipërme të jashtme e pastaj 1/4 e poshtme të jashtme.
* veprimi i pestë - në fund e kontrollon edhe regjionin e nënsqetullës. Pasi e kryen kontrollin e gjiut të majtë tani të njejtat veprime i kryen me gjirin e anës së djathtë. Vendosja e jastëkut nën shpatull ndihmon që indi i gjiut të jet i tërhequr në tërë gjirin njëlloj gjë e cila mundëson kontrollin më të lehtë dhe më të mirë të gjirit. Të gjitha ndryshimet që i hase femra gjatë vetkontrollit duhet të janë si një vërejtje se ajo duhet të kërkojë këshilla dhe ndihmën e mjekut.

Cili është mesazhi juaj për femrat?

Duhet të zbatohet programi i vizitave të rregullta që i duhet çdo femre për t’a diagnostikuar me kohë karcinomin e gjirit, program ose qëndrim ky edhe i shumicës së vendeve në mbarë botën.

Pasi se një nga tetë gra e sipas disa informatave më të reja edhe një në 6 gra sëmuret nga karcinomi i gjirit si dhe dy nga këto para moshës 50 vjeçare, atëhere dua të sjellë përvojën dhe këshillat gjegjësisht qëndrimet si mesazh, të cilat i kanë paraqitur shumica e shoqatave të vendeve të ndryshme të botës për luftë kundër karciomit të gjirit.

Të përgjithshme:

1. së paku një vizitë klinke ose ultrasonografike të gjinjëve brenda vitit
2. fotografimin e gjirit me rendgen-mamografinë për herë të parë në moshën 40 vj.
3. ndërsa vetëkontrolli i gjijve çdo muaj

Këto shoqata të cilat kanë lindë nga shtete me tradita universitare shekullore, në mënyrë të detajuar paraqesin kalendarin e vizitave të detyruara të gjinjëve dhe me ketë kalendar bëhet nje program, dhe gratë me kete program ndahen:

1. së pari gratë të cilat nuk kan në farefisni të sëmurë me sëmundje të gjirit,
2. pastaj ato me të dhëna anamnestike se kan ndonjë të afërm me sëmundje të keqe të gjirit pra me karcinom të gjirit dhe
3. grupi i tretë ato gra të cilat kan ose janë duke e mjekuar karcinomin e gjirit.

Duke filluar nga kjo ndarje propozohet edhe kalendari i vizitave.

Si duket ky kalendar?

A) Për gratë të cilat në afërsi ose farefisni nuk kan ndonjë të sëmurë me karcinomë të gjirit

Për gratë e moshës 20 - 35 vjeçare (gjegjësisht këtu bajnë pjesë edhe shtatzënat dhe ato të cilat u japin gjinjë fëmijëve) u propozohet:

1. Një vizitë klnike dhe një vizitë me ultratingull ose ultrazë së paku çdo 2 - 3 vjet
2. Vetkontroll një herë në muaj

Në raste të dyshimta mund të bëhet edhe punksioni (shpimi me gjylpër) i udhëhequr nën kontrollë të ultratingullit dhe marja e materialit për analizë mikroskopike.

Për gratë e moshës 35 - 40 vjeçare:

1. Një vizitë klinike dhe vizitë me ultratingull ose ultrazë së paku një herë në vit
2. Së paku një vizitë me rentgen (mamografi) e ashtuquajtur mamografi bazike
3. Vetkontrolli i gjinjeve një herë në muaj


Në raste të dyshimta mund të bëhet edhe punksioni (shpimi me gjylpër) i udhëhequr nën kontrollë të ultratingullit dhe marja e materialit për analizë mikroskopike.

Për gratë e moshës mbi >40 vjeçare:

1. Një vizitë klinike dhe vizitë ultrasonografike-ultratingull së paku një herë në vitë
2. Mamografia çdo dy vjet
3. Vetkontrolli i gjinjeve çdo muaj

Në raste të dyshimta mund të bëhet edhe punksioni (shpimi me gjylpër) i udhëhequr nën kontrollë të ultratingullit dhe marja e materialit për analizë mikroskopike.
Po për gratë që kan ndonjë të afërm me karcinom të gjirit si duhet të bëhën kontrollat?

B) Gratë të cilat kan ndonjë të afërm-farefisni karcinom të gjirit ju propozohet:

1. Vizitë klinike dhe ultrasonografike-me ultratingull së paku dy herë në vit
2. Mamografia e parë në moshën 35 vjeçare, e pastaj vazhdohet me një mamografi brënda një viti
3. Vetkontrolli i gjinjeve një herë në muaj

Në raste të dyshimta mund të bëhet edhe punksioni (shpimi me gjylpër) i udhëhequr nën kontrollë të ultratingullit dhe marja e materialit për analizë mikroskopike.

C) Gratë të cilat janë duke e mjekuar karcinomin e gjirit ju propozohet:

1. Vizitë klinike dhe vizitë me ultratingull-ultrazë dy herë brenda një viti
2. Mamografi-vizitë me rentgen një herë brenda vitit dhe
3. Vetkontrolli i gjinjeve çdo muaj

posted by Flori Bruqi at 11:44 PD
FLORI BRUQI:SIMPOZIUM NDERKOMBETARE NE PRIZREN

Agjensioni Floart(http://floart.blogspot.com) dhe Flori-Press(http://flori-press.blogspot.com) ka kënaqësinë t’ju njoftojë që nën përkrahjen dhe patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizerenit Prof.Mr.sc.Ekrem Kryeziut


SHOQATA E KOSOVËS PËR APLIKIMIN E ULTRATINGULLIT NË MJEKËSI
Organizon
SIMPOZIUMIN E KATËRT SHKENCOR NDËRKOMBËTAR
"ULTRASONOGRAFIA DIAGNOSTIKE
NË MJEKËSI PRIZRENI 2006"

Prizren, Kosovë
08-09 Qershor, 2006

Të nderuar kolege dhe kolegë,
Është nder por dhe kënaqësi t'ju informojmë se Shoqata e Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi, organizon: Simpoziumin e katërt shkencor ndërkombëtar "ULTRASONOGRAFIA DIAGNOSTIKE NË MJEKËSI PRIZRENI 2006" . Simpoziumi do të mbahet në Prizren, në javën kushtuar manifestimeve të festave të Qershorit, për nder të të cilave festa, e në mbështetje të Kuvendit të Komunës, këto aktivitete tani më janë bërë tradicionale. Duke e parë seriozitetin e punesë sonë, masivizimin dhe nivelin profesional e shkencor të këtyre aktiviteteve profesionale e shkencore, tani më e kemi fituar besimin dhe mbështetjen edhe në strukturat e larta të Kosovës, siç është Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Inkurajojmë të gjithë kolegët që janë bartës të diagnostikës ultrasonografike në mjekësi, si dhe të tjerët të cilët kanë interes, të marrin pjesë në këtë aktivitet shkencor dhe profesional, i cili është i katërti i këtij lloji organizuar nga SHKAUM, dhe ku pritet të referojnë ekspert të dëshmuar nga Kosova, Shqipëria, Italia, Bosnja dhe Hercegovina, Holanda, Kroacia, Turqia, Gjermania, Maqedonia, Japonia, ShBA-së, etj.
Gjithashtu inkurajojmë Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës, Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, Shoqatën e Mjekëve të Kosovës, Shoqatën e Mjekëve, Farmacisteve dhe Stomatologëve Shqiptar të Maqedonisë, Bordin për Edukim të Vazhdueshëm të Mjekëve të Kosovës, të gjitha organizatat e tjera qeveritare dhe joqeveritare, për mbështetje dhe organizim të suksesshëm të Simpoziumit.
Në fund por jo edhe në vendin e fundit inkurajojmë promotorin dhe mbështetësin kryesor të këtij aktiviteti shkencor ndërkombëtar, Kuvendin e Komunës Prizren, pa ndihmën e të cilit nuk mund të mendohet organizmi i suksesshëm i këtij manifestimi shkencor, për çka dhe në shenjë respekti dhe falënderimi për ketë përkrahje, ky simpozium do të mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Mr.sc. Eqrem Kryeziut.
Me shpresë dhe dëshirë për mbarëvajtje të Simpoziumit, pranoni përshëndetjet tona të sinqerta.
Kryetari i Shoqatës së Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi
Dr. sc. Selami Sylejmani

NFORMATA E PARË E PËRGJITHSHME
Komisioni Shkencor i Kongresit rezervon të drejtën për botimin e librit të rezymeve të recensuara më parë.
Autoret duhet të përcaktohen për mënyrën e prezantimit (me gojë, poster videoprojeksion)
Punimet pranohen deri më:01.05.2006
Kotizimi:deri me 01.05.2006 - 30€ pas kësaj date - 40€
Participimi për studentë dhe specializantë:15€

Për anëtarët e SHKAUM:Anëtarët e SHKAUM të cilët së paku 2 vjet e kanë paguar anëtarësinë, do të lirohen nga kotizimi, dhe do të paguajnë vetëm anëtarësinë për vitin 2006, në lartësi prej 25€ ndërsa të gjithë ligjëruesit vendorë dhe ndërkombëtarë të ftuar me ftesë speciale do të lirohen nga kotizimi.

Në kotizim janë përfshirë:
Kokteji i hapjes solemne
- Çanta me materialin e Simpoziumit
- Certifikata e pjesëmarrjes
- të gjitha kafe pushimet, dhe
- dreka
Darka e përbashkët solemne për të gjithë të interesuarit kushton 15€ për person, (nëse pagesa behet deri me 01 maj 2006), dhe pas kësaj date, darka e përbashkët solemne kushton 20€.
Pagesa e kotizimit:Pagesa bëhet nëpërmes të llogarisë rrjedhëse ose në lokalët e SHKAUM
Gjuha zyrtare e Simpoziumit:gjuha shqipe dhe angleze me përkthim simultan.
Data e mbajtjes:08-09 qershor 2006
Vendi:Prizren




Për të gjitha informatat lidhur me organizimin e simpoziumit dhe për pjesëmarrjen në Simpozium, mund të kontaktoni në:
Kontaktimi zyrtarë: Prizren & PRISHTINË
Dr. sc. Selami Sylejmani
Poliklinika “GINEKOS”
Prizren
Rr. S. Berisha 22/a
Fax. +381 29 42 346
Mob. +377 44 502 625
Email: selami.sylejmani@gmail.com drssylejmani@hotmail.com

Prof. dr. sc. Nexhmi Hyseni
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve
Prishtinë
Phone: 029 30 714; 31 556
Mobile:+377 44 126 637
Email: nexhmih@yahoo.com

posted by Flori Bruqi at 11:41 PD
Dr.Selami Sylejmani :Semundjet e gjirit

Sëmundjet e gjirit

Për fillim, çka janë gjinjtë, si zhvillohen dhe karakteristikat e tyre anatomike?

Gjinjtë janë gjëndrra qumshti, qifte, të vendosura në muskujt e krahërorit në mes të brijës së tretë dhe të gjashtë. Deri në moshën 8-10 vjeçare zhvillimi i tyre është i njejtë si te djemt ashtu edhe te vajzat. Pas kësaj kohe, për shkak të veprimit të hormoneve, të cilat prodhohen në vezore, te femrat vazhdojnë dhe zhvillohen ndërsa te meshkujt pushojnë së zhvilluari. Zhvillimi i tyre është nën veprimin e hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Në gjinj vazhdimisht kanë veprim hormonet seksuale për çka edhe madhësia, fryerja dhe konzistenca e tyre ndryshon gjatë fazave të ciklit menstrual.
Madhësia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca, konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorët trashëgues. Gjinjtë tepër të mëdhenj, hipertrofik (macromasthia) mund të arrijnë peshë nga 5-10 kg e më shumë. Mund të jetë i rritur vetëm njëri gji, por zakonisht janë të dyja. Te disa gra kjo ndodh pas dhënies gji për një periudhë të gjatë dhe shumë lindjeve të cilat qojnë në lëshimin-ptozën e tyre.

Çfar funksioni kanë gjinjtë a ka sëmundje të gjinjve, nese po atëhere cilat janë sëmundjet më të shpeshta?

Gjinjtë, janë gjëndrra qumshti dhe ky është funksioni fiziologjik dhe kryesor i tyre. Mirëpo, pos ketij funksioni, ato paraqesin një ndryshim anatomik që e karakterizon bukurinë e femrës.
Si çdo organ i organizmit të njeriut që mund t'i nënshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtë e kanë këtë mundësi. Sëmundjet e gjinjve ndahen në: sëmundje inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.

Çka janë sëmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janë shenjat e pezmatimit të gjinjve?

Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta përfshijë tërë indin e gjiut (mastitis) ose thelbin e gjiut (thelitis). Në mbi 90% të rasteve shkaktarët e infeksionit vijnë nga jashtë, sidomos gjatë periudhës së lehonisë (llahusnisë). Shkaktar më të shpeshtë janë: stafilokoket dhe streptokoket. Këto pezmatime paraqiten në fund të javes së parë të lehonisë. Shkaktaret e infeksioneve futen nga jashtë nëpërmes ragadeve (qarjeve) për shkak të higjienës jo të duhur të gjinjve.
Shenj i parë është dhëmbja e lokalizuar në gjirin të cilin e ka kapluar inlamacioni dhe atë në vendin ku ndodhet ky pezmatim. Më vonë pos dhimbjeve, fillojnë të paraqiten edhe shenjat tjera lokale të inflamacionit si: skuqja e gjiut, tërhjekje e lëkurës së vendit të inflamuar dhe ënjtje. Nëse nuk fillohet mjekimi menjëhere, pezmatimi avanson dhe kalon në proces qelbëzues ose apsces. Nga shenjat e përgjithshme lehona ka ethe-temperaturë të lartë dhe gjëndje të përgjithshme të rëndë.

Çka duhet të bëjë lehona (llahusa) e cila ka pezmatim dhe a duhet t'i jipet fëmiut gji gjatë kësaj gjendjeje?

Që në fillim duhet t'i paraqitet mjekut më të afërt, i cili do t'i përshkruajë barërat përkatëse. Derisa të mos është paraqitur te mjeku, ajo mund të përdorë fasha të ftofta dhe ndonjë bar simptopatik (për temperaturë dhe dhimbje), pastaj mjeku i përshkruan terapinë përkatëse me antibiotikë. Nëse ka ardhur deri te formimi i qelbit (apsces) atëherë duhet të bëhet një prerje dhe të largohet qelbi, por për këtë vendos mjeku përkatës.
Jo, por laktacioni (moshumbja e qumshtit) mbahet duke e mjelur gjiun deri sa ai të mjekohet e pastaj mund të vazhdohet me dhënien gji edhe me gjiun që ka qenë i sëmurë.

Si të parandalohen proceset pezmatuese?

Duhet t'i kushtohet rëndësi higjienës së gjinjve në përgjithësi dhe në periudhën e laktacionit (dhënies gji) në veçanti, të mos futen mjete të ndryshme në gji ose para të pastrohen duart para dhënies gji fëmijës. Mundësisht, thithat të pastrohen para dhe pas dhënies gji femijës. Në rastet me ragade (çarje) mirë është që pas dhënies gji thithat të lyhen me një yndyrë me antibiotikë psh. hidrokortizon. Nëse lehona ka shumë qumësht dhe fëmiju nuk mund ta thithë gjithë sasinë atëhere duhet që pjesa e mbetur të mjelet dhe të largohet.

Çka është Mastopatia dhe me çka manifestohet kjo sëmundje?

Kjo është një sëmundje e gjinjve e cila ka shumë emra si: fibrosa cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj. Manifestohet me një hiperplazion (rritje) të gjinjëve, e cila mund të përcillet me forminin ose jo të cistave në parenkimin e gjinjve. Nuk është sëmundje me zë të keq (malinje). Kjo është sëmundje kronike dhe gati 50% e femrave vuajnë nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe të pamartuara prej fëmijrisë e deri në pleqëri. Më e shpesht është nga mosha 20 deri në fillim të viteve 60-ta të jetës së femrës.
Sëmundja manifestohet me dhëmbje dhe fryerje në njërën ose në të dy gjinjtë. Ankesat janë të lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten disa ditë para menstruacioneve ose gjatë gjakderdhjeve menstruale. Në disa raste edhe gjatë ovulacionit. Kur fillojnë menstruacionet, pengesat shpejt pushojnë e ndodh të vazhdojnë deri të kryhen menstruacionet. Gratë vet palpojnë (prekin) formacione-nyje të forta sidomos në 1/4 e jashtme të gjinjve. Mendohet se shkaktohet nën veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femrore).

Si mjekohet kjo sëmundje dhe a mund të kalon në sëmundje serioze me zë të keq ose malinje siç i thoni ju në mjekësi?

Mjekim specifik nuk ka. Jipet terapi simptomatike. Mendohet se dhënia e preparateve me progesteron (me yndyrë progestagel lyej e gjinjtë) ka veprim të mirë. Kohet e fundit nga studimet që janë bërë është ardhur në përfundim se disa lloje ushqimesh si përdorimi i tepërt i kafesë, çajit të rusit ose indisë, çokollates si dhe streset, lujanë rrol me rëndësi në paraqitjen gjegjësisht mosparaqitjen e kësaj sëmundje.
Duhet pasur kujdes nga se afër 6% të këtyre grave me këtë patologji mund të kalojë në sëmundje të keqe ose karcinom si dhe kujdesi i kësaj moshe (40-60 vj) nga se në këtë moshë paraqitet më së shpeshti karcinomi i gjinjve.

Ky është tumor?

Po, ky është tumor.

A janë të shpeshtë tumorët e gjinjve te femrat dhe a duhet të mjekohen tumorët benjinjë ose me zë të mirë dhe si?

Një femër, ndër 5 gra preket nga një tumor i gjinjve, prej të cilëve 2/3 e rasteve janë beninje (me zë të mirë).
Duhet të mjekohen patjetër nëse diagnostifikohet ndonjë formë e tyre si formacionet cistike, ato duhet të operohen nga se në të kundertën mund të kalojnë në tumorë malinjë-me zë të keq.

Po tumorët me zë të keq ose malinjë a janë të shpesht te femrat?

Nga të gjitha sëmundjet malinje (ose me zë të keq) te femrat, së bashku me karcinomin e qafës së mitrës karcinomi i gjinjve është ndër më të shpeshtit. Statistikat ndryshojnë nga vendi në vend, kështu në Japoni vdekshmëria nga karcinomi i gjirit është 4 në 100.000, në SHBA 26. Në Evropë vdekshmëri më të lartë ka Britania e Madhe, Danimarka 32-40 në 100.000 gra.
Gjatë jetës 2-3% të grave sëmuren nga karcinomi i gjirit. Nga të gjitha sëmundjet malinje 20-25% të tyre i takon karcinomes së gjirit, ndërsa nga numri i vdekjeve nga sëmundjet malinje deri në 20% të grave vdesin nga karcinomi i gjirit.
Sipas të dhënave më të reja afër 6% e popullatës së femrave, janë të përfshira nga kjo sëmundje si dhe me një tendencë rritjeje edhe në 1% brënda vitit. Mirëpo kjo sëmundje sot fal mundësive diagnostikuese, disciplines dhe edukatës shëndetësore të vet grave mund te zbulohet shume heret

Në cilën moshë mund të sëmuret femra nga karcinomi i gjirit si dhe a mund të sëmuren edhe meshkujt nga kjo sëmundje?

Nga karcinomi i gjirit femra mund të sëmuret nga rinia e hershme e deri në fund të jetës së saj. Mosha më e shpeshtë kur sëmuren femrat është nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare
Sëmurën edhe mashkujt, por sëmundja te burrat është mjaft e rrallë. Mardhëniet e paraqitjes së karcinomit të gjirit të burrat dhe grat është 99:1 në favor të grave.

A dihet shkaktari i paraqitjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse dhe cilët janë faktorët të cilët e ndihmojnë paraqitjen e kësaj sëmundjeje?

Etilogjia (shkaku) e sëmundjes nuk dihet. Mirëpo ka mjaft studime që flasin për disa faktorë të cilet e favorizojnë si dhe disa të tjerë të cilët e mbrojnë femrën nga paraqitja e kësaj sëmundje të rrezikshme.
Faktorë kyqë janë hormonet seksuale të vezoreve sidomos estrogjenet. Kështu femrat të cilat nuk kanë lindur ose kanë pak lindje janë të favorizuara në paraqitjen e kësaj sëmundjeje. Sëmundja më e shpeshtë është te ato gra të cilat menopauza (menstruacioni i fundit) është e vonshme dhe gratë, të cilat kanë gjakderdhje të rregullta menstruale deri pas moshes 55 vjeçare, sëmuren nga karcinomi i gjirit 2 herë më shpesh se te ato, të cilat menstruacionet u pushojnë para moshes 45 vjeçe.
Mënyra e ushqyeshmërisë, sidomos ushqimi i pasur me yndyrëra, dhe gratë me peshë të shtuar (majme) sëmuren më shpesh nga karcinomi i gjirit se femrat e dobëta. Edhe femrat, të cilat ngelin shtatzënë për herë të parë pas moshes 30 vjeçare, më shumë mund të paraqitet kjo sëmundje se te ato që fare nuk kanë lindur dhe ky rrezik vjen duke u rritur sa më në moshë të shtyrë të jetë shtatzënia a parë. Disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj sëmundjeje.

Po duhani a ka ndikim në paraqitjen e karcinomit të gjirit?

Një kohë të gjatë janë duke u bërë studime në këtë drejtim. Te kafshët është vërtetuar se materjet kimike të cilat i përmban duhani me siguri shkaktojnë karcinomin e gjirit. Kohët e fundit në Amerikë është shpallë një studim për karcinomin e gjirit dhe duhanin. Nga ky studim është ardhur në përfundim se gratë, të cilat pinë duhan aftësia mbrojtëse e një gjeni, i cili ka ndikim në paraqitjen e karcinomit të gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropjan, haset në mbi 50%. Janë të rrezikuara sidomos, ato femra që fillojnë të pinë duhan heret, si dhe ato, të cilat pinë më shumë se një pako brënda 24 orëve.

A ka faktorë, të cilët e mbrojnë gruan nga paraqitja e karcinomit të gjirit, cilet janë?

Rrezik më të vogël të paraqitjes së karcinomes së gjirit kanë ato femëra të cilave u janë larguar (kastruar) vezoret para moshes 40 vjeçare. Rrezik më të vogël nga paraqitja e karcinomës së gjirit te femrat janë edhe menstruacionet e rralla për shkak të shtatzënive, dhënies gji një kohë të gjatë si dhe te ato femra, të cilat ngelin pa menstruacione heret. Edhe shtatzënitë e shpeshta e zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e karcinomit të gjirit te femrat. Ka edhe disa të dhëna se shtatzënia para moshes 25 vjeçe e zvogëlon mundësinë e paraqitjes së karcinomit të gjirit. Gratë, të cilat kanë lindur para moshes 18 vjeçare kanë vetem 1/3 e rrezikut për tu sëmurë nga kjo sëmundje, në krahasim me gratë, të cilat për herë të parë kanë lindur pas moshës 35 vjeçare.

A është karcinomit i gjirit sëmundje ngjitëse apo trashëguese?

Jo, dhe nuk ka frigë se kjo sumundje mund t'i ngjitet përsonave, të cilët e rrethojnë ose kujdesen për të sëmurën.
Nuk mund të thuhet me siguri se a është sëmundja trashëguese apo jo. Mirëpo, ka të dhëna se sëmundja është paraqitur te disa gjenerata të gruas së sëmurë si gjyshja, nëna, e bija, motra. Incidenca e paraqitjes së karcinomit të gjirit është 2-3 herë më e shpeshtë te gratë të cilat në familje (gjyshja, nëna, motra) kanë pasur të sëmurë me karcinom të gjirit, në krahasim me ato gra, të cilat në anamnezën familjare nuk kanë pasur të sëmurë me këtë sëmundje.

Cila pjesë e gjirit është më e rrezikuar nga paraqitja e kësaj sëmundje?

Nëse gjirin e ndajmë në katër pjese atëherë në 1/4 e jshtme të sipërme në afër 48 të rasteve paraqitet më shpesh karcinomi i gjirit, pastaj vjen 1/4 e sipërme e brëndshme me 15%, 1/4 e poshmte e jashtme me 11% dhe më pak karcinomi i gjirit lokalizohet në 1/4 e poshtme të brendshme 6%. Për rreth thithit-areoles në 17% dhe multifolikular-në shumë vënde 3%.

Cilat janë shenjat e paraqitjes së karcinomit të gjirit?

Faza e fillimit të paraqitjes së karcinomit të gjirit nuk ka ndonjë shenjë karakteristikë. Shpesh ndodh që gruaja vet të zbulojë, prek disa ndryshime në gjinjë në formë të formacioneve të forta nyjesh. Këto zbulohen zakonisht gjatë larjes së trupit. Mirëpo janë bërë studime edhe te popujt më të ngritur në kuptim të edukatës shëndetësore, dhe se nga koha e prekjes së këtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku së paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynë kjo është edhe më e vonuar për shkak të edukimit shëndetësor të pamjaftaur. Në fillim këto nyje, të cilat preken janë të veçuara dhe të lira por me kalimin e kohës këto bashkohen me indin për rreth dhe më nuk janë të lira. Në disa raste hasen ndryshime në thitha (ato futen brenda) ose paraqitet skuqje apo trashje e lëkures së gjirit. Në disa raste paraqitet rrjedhje e lëngut të përzier me gjak nga gjiri.

A përhapet sëmundja edhe në organe tjera?

Po. Në fillim procesi i karcinomit të gjirit përhapet në tërë gjirin në drejtim të krahërorit dhe lëkurës ashtu që lëkura e gjirit merr një dukje si lëvorja e portokallit. Sëmundja mund të përhapet edhe me anë të gjakut në organe tjera si: vezore deri në 30% të rasteve, unaza të boshtit kurrizor, mushkëri, mëlqi, tru etj.

Si caktohet diagnoza e karcinomitt të gjirit?

Për diagnozë të karcinomit të gjirit duhet të merret anamneza mirë, ajo familjare dhe përsonale, të vështrohen gjinjët, preken-palpohen. Nga analizat duhet të bëhët: kontrolli me ultrazë-ultratingull sidomos te femrat e reja, mamografia-kontrolli me rentgen dhe analiza citologjike aspiratit të marrur me gjilpërë.

Kur duhet të bëhen kontrollet me ultrazë-ultratingull dhe me rentgen ose mamografi?

Më së miri është që kontrollii me ultrazë-ultratingull ose me rentgen-mamografi duhet të bëhet në fazën e parë të ciklit menstrual, pra menjëherë pas menstruacioneve gjegjësishtë nga dita e 4 deri në ditën e 10 të ciklit menstrual.

A ka mjekim?

Po, ekziston mjekimi, i cili kryhet në institucione të specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NESE ZBULOHET ME KOHE ATËHERE KOHËZGJATJA E JETËS MUND TË ARRIHET DERI NE 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugë operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Mjekimi pesëvjeçar është në 80-90% të rasteve të zbuluara heret, ku gjëndrrat limfatike regjionale nuk janë prekur.

(Teksti është marrë nga intervista me kryetarin e SHKAUM, dr. Selami Sylejmanit, dhënë Radio Sharrit.)

posted by Flori Bruqi at 11:36 PD