Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, qershor 04, 2006

Shkruan Vasil Qesari:Greta Garbo

... Po të ish gjallë, legjendarja Greta Garbo, sivjet do të kish mbushur 100 vjeç. Njëzet e pesë vjet pas vdekjes, humbja e kësaj aktoreje mitike të kinemasë mbetet e veshur plot mister edhe pse, një cikël fotosh e letrash të pabotuara gjer tani, përpiqen të hedhin dritë mbi të e të zbulojnë para nesh gruan pas së cilës fshihej " La Divine" (Hyjnesha). Për Greta Garbo, kam pasur qysh prej rinisë sime të hereshme një adhurim të çuditshem, i cili përmbante brenda tij, mjaft kërshëri, mister e pse jo edhe fantazma. Kjo, jo vetëm për faktin se ajo qe një artiste e madhe e të gjithë kohëve, por edhe nga që "njohja" ime me të, kish ndodhur në rrethana të veçanta. Për herë të parë, disa foto të Greta Gargo-s i pata zbuluar në faqet e revistës "Minerva" e cila botohej në Tiranë gjatë fundit të viteve '30, nga gazetari i njohur Nebil Cika. I kam parë ato foto, në shtepinë e atij të cilit i jam referuar edhe herë të tjera. Pra, të mikut tim të vjeter, bukinsitit "Mendel". Në bibliotekën e tij, mund të gjëje shumë gazeta e revista të "paraçlirimit". Qenë të vjetra, të zverdhuara nga koha e mbanin erë myku por, megjithatë, ishin të ruajtura mirë. Shumë prej tyre, mbanin vulën ngjyrë të purpurte të Ibrahim Shytit - një prej atdhetarëve e bibliofilëve më të njohur në Vlorë - i cili kish qenë pronar i një librarie apo siç quhej atëhere:"kartoleri - papiteri"...

Gjithë këto, i kujtova këto ditë, teksa me ra në dorë libri në frengjisht "Garbo - Portraits d'une légende" ( Garbo - portrete të një legjende ) botuar nga shtëpia e njohur "Flammarion", ku janë mbledhur jo vetëm shumë foto të Greta Garbo-s por, po ashtu edhe letra e dokumente të pabotuara gjer më sot, marrë nga koleksioni privat i aktorës. Në ketë libër zenë vend edhe kujtimet intime të Scott Reisfield, nip i Garbo-s si edhe një esse shkruar nga Robert Dance, ekspert në studimet e kinemasë pa zë, të cilat i bëjnë jehonë pikërisht, personalitetit e jetës private të këtij stari të shquar botëror.

Lindur më 18 shtator 1905 në Stokholm, Greta Garbo, si një yll i rrallë verbues, ndriçoi plot dritë qiellin e kinemasë botërore por, në moshën 36 vjeç ajo i dha fund, në mënyrë të papritur, karrierës së saj artistike. Arsyeja ndaj atij vendimi, ishte dështimi jo fort i besueshëm nga kritika, të rolit të saj në filmin "Gruaja me dy fytyra" ( La femme aux deux visages ), më 1941. Dhe ishte pikërisht në atë periudhë që ajo kish arritur edhe majat më të larta të lavdisë, me interpretimet e shkëlqyera në kryevepra të tilla filmike si "Mbretëresha Kristinë" ( "La reine Christine" ( 1932) dhe "Le roman de Marguerite Gautier" ( Romani i Margeritë Gotié ) - 1936 ndërkohë që, pas braktisjes së karrierës, ajo shprehu pa rreshtur një obsesion të vetëm, i cili e shtynte të shqiptonte parreshtur fjalët: "Ju lutem, dëshiroj të më lini vetëm e të qetë !". Tërhequr në vetmi të plotë, fshehur nga gjithë të afermit e miqtë, mbyllur në një banesë të panjohur pothuajse prej askujt ajo kaloi një jetë krejtësisht të izoluar, duke u shpëtuar kështu edhe "paparaceve" më të njohur. Vetëm pak fotografë të shquar botërisht munden t?i bëjnë disa foto, duke e bere kështu të pavdekshëm portretin e saj hyjnor. "Një fytyrë, një portret i tillë, ndodh të vije në kinema një herë në njëqind vjet" - thosh për të, kineasti dhe aventurieri i njohur suedez, Mauritz Stiller.

Përtej fotove te pabotuara të cilat e bëjnë të pavdekshme ketë madhështi të artit të shtatë, libri i botuar nga "Flamarion", na jep kenaqesinë e rrallë të zbulojmë një Greta Garbo intime. Ndër të tjera, imazhe të cilat paraqesin vështrimin e ndrojtur të një vajze të njomë e cila, fillimisht, s?qe veçse shitëse e rëndomtë në një magazine të madhe në Stockholm. E, pastaj, debutimi në kinema, rolet e saj të para në filmat pa zë e ata që vijuan më pas, me pistën aq të shumëpritur sonore e, natyrisht, triumfi i saj madhështor. Kujtojme se Greta Garbo ishte aktorja e parë në botë e cila u diktoi kushtet e saj, studiove më të shquara të kinemasë, duke kërcënuar në çdo rast mosrespektimi, ndërprerjen e kontrates dhe kthimin e saj në Suedi (ku ajo nuk xhiroi veç një film, fill pas nisjes lavdiplotë në Hollywood). Në se në këtë libër, zbulohet vetëm ?veli i fshehtë? i rinisë së saj, kjo ndodh nga që shtëpia botuese "Flammarion" ka respektuar një tabu të vendosur qysh në të gjalle të artistes së shquar boterore. Pikërisht mosparaqitjen e asnjë portreti të saj, përgjatë viteve të pleqërisë, duke deshiruar kështu që të mos lerë kurrë, as më të voglin "kërcenim", i cili mund të thyente sado pak mitin e imazhit të saj madhështor. "Hyjnesha" Greta Garbo, vdiq më 15 prill 1990 në New York në moshën 84 vjeç, duke ja dale mbanë që ne ta ruajmë e ta respektojmë dhe pas vdekjes vullnetin e saj. Hiri i trupit te saj është vendosur ne varrezën Skogskyrkogarden në Stockholm.

FILMOGRAPHIE

1920 Herr och fru Stockholm (littéralement: Monsieur et Madame Stockholm) de Ragnar Ring; (Greta Garbo dans un court film publicitaire)

1921 Konsum Stockholm Promo (Promotions des magasins Konsum Stockholm) de Ragnar Ring; (Greta Garbo dans un court film publicitaire)

1921 En Lyckoriddare (le chevalier du bonheur) de John W. Brunius Greta Garbo interprète une servante

1922 Kärlekens ögon (Les yeux de l'amour) de John W. Brunius; (rôle de figuration)

1922 Luffarpetter (Pierre le vagabond) de Erik A. Petschler.Greta Garbo interprète le rôle de Greta 1924 La Légende de Gösta Berling (Gösta Berlings Saga) de Mauritz Stiller. Une jeune comtesse italienne, Elizabeth Dohna

1925 La Rue sans joie (Die Freudlose Gasse) de G.W.Pabst. Greta Rumfort, la fille d'un fonctionnaire (Greta Garbo n'est pas mentionnée au générique)

1926 Le Torrent (Torrent) de Monta Bell, Leonora Moreno, jeune fermière, qui devient La Brunna , célèbre cantatrice

1926 La Tentatrice (The Temptress) de Fred Niblo Elena, une femme fatale du grand monde

1926 La Chair et le diable (Flesh and the Devil) de Clarence Brown Felicitas, une jeune veuve qui va épouser le meilleur ami de l'homme qu'elle aime, lequel a tué en duel son mari

1927 Anna Karénine (Love) d'Edmund Goulding. Anna Karenina, une jeune femme de l'aristocratie de Saint-Petersbourg, mariée, qui tombe amoureuse du comte Vronski

1928 Une femme divine (The Divine Woman) de Victor Sjöström (dont il ne reste plus qu'une seule bobine) Marianne, une jeune anglaise qui veut devenir actrice à Paris

1928 La Belle Ténébreuse (The Mysterious Lady) de Fred NibloTania Fedorova, une espionne russe 1928 Intrigues (A Woman of Affairs) de Clarence Brown Diana Merrick Furness, une femme de l'aristocratie anglaise qui épouse par dépit une homme qu'elle n'aime pas qui va se suicider

1929 Terre de volupté (Wild Orchids) de Sydney Franklin Lillie Sterling, une jeune et belle femme mariée à une homme bien plus agé qu'elle qui va être poursuivie par un séducteur sans scrupules 1929 Le Droit d'aimer (The Single Standard) de John Robertson Arden Stuart Hewlett, une femme de la bonne et conventionnelle société qui désire autre chose de la vie

1929 Le Baiser (The Kiss) de Jacques Feyder Irene Guarry, une femme mariée amoureuse d'une autre homme

1930 Anna Christie de Clarence Brown. Anna Christie, la fille d'un marin, désabusée par la vie, qui tombe amoureuse d'un marin

1930 Romance de Clarence Brown. Rita Cavallini, une chanteuse d'opéra dont est tombé amoureux un futur évèque

1931 L'Inspiratrice (Inspiration) de Clarence Brown,Yvonne Valbret, un mannequin parisien

1931 Anna Christie (Anna Christie) de Jacques Feyder. Anna Christie, la fille d'un marin, désabusée par la vie, qui tombe amoureuse d'un marin

1931 La Courtisane (Susanne Lenox, Her Rise and Fall) de Robert Leonard Susan Lenox, une orpheline qu'on veut forcer à épouser un homme qu'elle n'aime pas

1931 Mata Hari de George Fitzmaurice. Mata Hari, une espionne allemande pendant la première guerre mondiale qui use de ses charmes pour obtenir des renseignements

1932 Grand Hotel d'Edmund Goulding Grusinskaya, une danseuse qui va se laisser séduire par un voleur

1932 Comme tu me veux (As You Desire Me) de George Fitzmaurice Zara, une entraîneuse dans un cabaret, alcoolique

1933 La Reine Christine (Queen Christina) de Rouben Mamoulian. La reine Christine de Suède ainsi que son alter ego le comte Dulan, qui tombe amoureuse d'un autre homme que celui prévu par la couronne

1934 Le Voile des illusions (The Painted Veil) de Richard Boleslawski. Katrin Koerber Fane, qui épouse par solitude un associé de son père, délaissée lors de leur séjour en Chine et qui prend un amant

1935 Anna Karénine (Anna Karenina) de Clarence Brown. Anna Karenina, une jeune femme de l'aristocratie de Saint-Petersbourg, mariée, qui tombe amoureuse du comte Vronski

1936 Le Roman de Marguerite Gautier (Camille) de George Cukor. Marguerite Gautier, une courtisane parisienne qui renonce à épouser l'homme qu'elle aime, Armand Duval

1937 Marie Walewska (The Conquest) de Clarence Brown. Une comtesse polonaise, Marie Walewska, qui tombe amoureuse de Napoléon

1939 Ninotchka de Ernst Lubitsch. Nina Ivanovna Yakushova (Ninotchka), une haute fonctionnaire russe envoyée en mission à Paris.

1941 La Femme aux deux visages (Two Faced Woman) de George Cukor. Karin Borg Blake, une monitrice de ski mariée séduite par un New-Yorkais

http://www.simbadi.com/