Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, qershor 03, 2006

shkruan Jeton BUDIMA, Regjisor

HOMOSEKSUALITETI

Shumë njerëz mendojnë se sjellja seksuale e njeriut dominohet nga ndikime biologjike , e marrëdhënia seksuale prezentohet si një domosdoshmëri për riprodhim race.Sjellja " HETEROSEKSUALE " ndryshon midis kulturave të ndryshme , përmes së cilës ne kuptojmë se shumica e reagimeve seksuale imponohen poashtu edhe si të mësuara. Në shumicën e kulturave normat e të qenit tërheqës seksualisht për " Femra " përqendrohen më shumë në pamje fizike sesa " Mashkulli ". Kjo situatë ndryshon në Europë sepse gratë gjithjë më shumë bëhen aktive në sfera jashtë shtëpie. Kjo dukuri është prezente edhe në Kosovë pas vitit 1999. Sjellja seksuale e njeriut përfshin edhe shumë lloje të tjera aktiviteti , përveq ma rrëdhënieve heteroseksuale ( mashkull - femër ). Me liberalizmin seksual të viteve 1960 , lëvizjet sociale të titlluara si " Hipi " filluan të shkëputin lidhjet me normat ekzistuese seksuale. Shumë nga këto grupe do të predikojnë " lirinë seksuale " , kurse shpikja e tabletave kontraceptive për femra , lejoi që kënaqësia seksuale të veqohet nga riprodhimi. ( Kinseyt,1970 ). Aktiviteti seksual sot fillon në përgjithësi në një moshë më të re se brezi i mëparshëm. Praktika seksuale e adoloshentëve sot priren të jenë më të shumëllojshme e të shumëfishta se ato të rriturve. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është se tani gratë presin dhe kërkojnë në mënyrë aktive kënaqësi seksuale në marrëdhënie. Ato presin të marin jo vetëm të japin e cila është një dukuri e rëndësishme për dy sekset. ( Rubin, 1990 ) "HOMOSEKSUALITETI " sot ekziston në të gjitha kulturat.Megjithatë, ideja e " Personit homoseksual " dikush i cili dallon nga pikëpamja ose " shijet " seksuale nga shumica e popullësisë është ide relativisht e re. Edhe pse akti homoseksual dënohet nga Xhamia dhe Kisha , marrëdhënia homoseksuale nuk për caktohet në mënyrë specifike si kundërvajtje. Homoseksualiteti nuk është një sëmundje dhe nuk lidhet me asnjë formë të çrregullimit psikiatrik ( Bertelson, 1986 ). Homoseksualiteti si " mënyrë jetese " lidhet me individë që janë " shfaqur " si të tillë dhe krijojnë shoqëri me të tjerë që kanë shije seksuale të ngjajshme, gjë që është element i rëndësishëm i jetës të tyre. Njerëz të tillë lidhen me subkulturat " GAY " në të cilat veprimtaritë homoseksuale formojnë mënyrë jetese.
Në vitet 1980 - 1990 u shënua një ndryshim i madh në konceptim publik të homoseksualëve, sidomos nëpërmjet personaliteteve të artistëve si David Boëie,Boy George, Geoge Michael, Elton John…
Sot në SHBA, Spanjë, Holandë e tash së voni në Angli, këto marrëdhënie zyrtarizohen edhe si " Marëveshtje zyrtare ". Grupet " LEZBIKE " janë më pak të organizuara se nënkulturat " GAY " e cila ka prirje të tërheqë më pak vëmendje se sa homoseksualiteti mashkullor.Çiftet lezbike shpesh kanë fëmijë, disa si rrjedhojë e marrëdhënieve me një burrë ose një shtazanie artificiale. Përfitimi material në disa raste është i mundur si p.sh. rasti i martesës së dy kosovareve në Londër. Në Turqi në anën tjetër është shumë i përhapur sot, fenomeni i transsexualëve i cili do të bëhet i njohur me Bulent Ersoy.
Këto ditë ky NAZI nga " Aurora " i cili ndërton karrierë përmes imitimit e plagjiateve si një shumicë e këngëtarëve të " Turbo - Folk ", na luan rolin e " Krijuesit " përmes një "puritanizmi religjioz ". Ideologjia fetare, zakonisht rezervohet për njerëz me uniforma e ky ritual prej sot mund të përcjellet edhe me muzikë fetare nga ky NAZI, duke na përkujtuar edhe transformimet fizike e mendore të vokalistit të TNT.
Kaptina 24 e njohur si " Suretu en Nurë " poashtu na flet për hipokrit dhe hipokrizi, si një cilësi shumë e përhapur sot edhe tek KOSOVARËT.