Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, qershor 02, 2006

Shkrime te huazuara nga bllogu Floart.blogspot.com

Me shkas:Një jetë në shërbim të jetës

Intervistë me drejtoreshën e Spitalit Universitar të sëmundjevë të mushkërivë “Shefqet Ndroqi”, Anila Aliko.

Nga Flori Bruqi

Spitali Universitar i sëmundjeve të mushkërive “Shefqet Ndroqi” është emri i ri i Institucionit shëndetësor në periferi të Tiranës, ish -senatoriumi. Anila Aliko, mjeke, pedagoge dhe drejtoreshë e këtij spitali, ka 24 vjet që punon këtu. Eksperienca e gjatë bën që ajo të njohë gjithçka rreth tij dhe të diskutojë me pasion për të. Një femër simpatike, e këndshme me sy që tregojnë karakter shumë të fortë dhe kërkues. Ky është portreti i drejtueses kryesore, e cila flet me ciltërsi për punën dhe jetën e saj.

A është i vështirë roli i drejtueses në një institut të rëndësishëm shëndetësor?
Sigurisht që po. Edhe pse unë punoj që nga viti 1979 në këtë spital dhe shumë probleme i kam të njohura, vështirësitë janë të shumta dhe të ndryshme. Ne nuk mund të dalim dot jashtë gjithë mungesave që njihen tashmë në vendin tonë dhe për më tepër, pozicioni ynë është komunikimi me njerëz që kanë probleme shëndetësore. Avantazhi im është kolektivi mjaft i mirë. Po të kesh shokë të mirë edhe puna bëhet më e lehtë.
Të qenit femër e vështirëson drejtimin?
Mua më dukët Jo. Madje femrat më duken më të kujdesshme, më këmbëngulëse dhe më të afta për t’i zgjidhur problemet. Pastaj ne kemi një avantazh sepse meshkujt mundohen të jenë xhentilë kështu që pak a shumë i plotësojnë kërkesat tona.
Si ndodhi që u emëruat në këtë pozicion?
Unë kam filluar punën më 1 Janar 1999. Ish- drejtori u largua për një specializim afatgjatë jashtë shtëtit. U propozuan disa nga mjekët e spitalit dhe Ministria e Shëndetësisë vendosi për mua. Mendoj së kanë marrë parasysh eksperiencën time të gjatë në këtë institut, pa angazhimin tim në ndonjë parti por edhe për faktin e një fryme të lëvizjes feministe në vend.
Keni nguruar ndonjëherë për të realizuar këtë detyrë?
Në fillim pata frikë nëse do ta realizoja, pra ngurova dhe shumë madje. U mendova gjatë para se të thoshja “po”. Një inkurajim dhe një mbështetje të rëndësishmë pata nga im shoq por (fytyra e saj mbulohet nga një hije trishtimi) ku fati i keq bëri që ai të mos arrinte ta shihte në ia dola mbanë apo jo. Shumë herë ndodhem në dilema dhe kam nevojë për mendimin apo mbështetjen e tij. Kjo gjë më mungon vërtet shumë. Por humbja e tij më bëri që unë të angazhohem më shumë tek puna dhë i dedikoj vërtet tepër kohë asaj.
Kur e ktheni kokën pas ndiheni e vetëkënaqur apo keni gjëra të parealizuara?
Ka gjëra që mendoj se duhet të realizoheshin ndryshe por janë shumë arsye që ndikojnë. Unë mundohem të punoj mirë dhe të realizoj gjërat kryesore që ka drejtimi i një spitali. Ndoshta nuk ka qenë vetëm merita ime por edhe situata e spitalit në momentin që u emërova unë. Ka patur një përparim në drejtim të pajisjeve laboratorike dhe përmirësimit të infrastrukturës se në fund të fundit suksesi i një spitali qëndron në vënien e saktë të diagnozës por kjo gjë arrihet me mjetet e duhura dhe me një laborator bashkëkohor.
Ç’mund të thoni për “emrin apo namin e keq” të bluzavë të bardha ?
Më vjen vërtet keq kur i dëgjoj, sepse unë ju them me krenari se janë këto bluza që kanë qëndruar në gatishmëri të plotë në momentet më të vështira dhe nuk kanë pyetur për rrëzikun mëgjithëse nuk i ka detyruar asnjë njëri të shkojnë në punë.
Pra ata kanë sakrifikuar për të shpëtuar jetë dhe për t’u shërbyer të sëmurëve. Por nuk mund të drejtojmë gishtin drejt bluzavë të bardha me akuza të forta për korrupsion, për johumanizëm. Them se ka një mungesë njohurish dhe duhet që njerëzit të mësohen që shëndetësi pa lëkë nuk ka, por duhet të dihet se ku derdhet ky lek. Është e domosdoshme të paguhen sigurimet shëndetësorë apo të paguhet në llogaritë përkatëse të spitalit për vizitën e kryer. Njerëzit duhet të zhvishën nga mentaliteti që po nuk pagove nuk kryhet shërbimi.
Për ju cili do të ishte mekanizmi që do të ndikojë në ndryshimin e situatës?
Ligji mbi sigurimet shëndetësore. Për këtë qëllim po punohet në një projekt të Ministrisë së Shëndetësisë i cili parashikon që në vitin 2005 edhe spitalet të mbulohen nga sigurimet shëndetësore.
Çfarë synimi (apo detyra që ia keni vënë vetes) i keni realizuar dhe çfarë mendoni se do të realizoni në të ardhmen?
Një detyrë e realizuar është vazhdimi i rikonstruksionit të spitalit. Por diçka për të cilën jam vërtet e çliruar është futja e oksigjenit të lëngshëm në spital. Më parë rrinim shumë herë nëpër telefona duke pyetur në u nis apo jo oksigjeni nga fabrika e Elbasanit. Tashmë kjo ka marrë fund. Gjithashtu është vendosur skaneri që mbylli edhe ciklin e mjeteve laboratorike.
Për një spital sa më bashkëkohor është i domosdoshëm kontakti direkt me të rejat e fundit të shkencës dhe informacioni i drejtpërdrejtë. Kjo gjë u realizua më lidhjen e Internetit. Një synim i imi për realizimin e të cilit kam gjetur edhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë është pajisja më Aparatura Bashkëkohorë për diagnostikimin dhe mjekimin e patologjivë pulmonare. Një tjetër është përmirësimi i sistemit të ngrohjes.

Konsideroheni e rreptë apo tolerante nga vartësit tuaj?
Jam pak e rreptë. Megjithatë me mënyrën time të komunikimit kam arritur që në ambientet jashtë punës të kem marrëdhënie të mira me të gjithë.
A ka një përplasje mes dy detyrave tuaja si mjeke dhe si drejtuese? Pra a e pengojnë apo e ndihmojnë ato njëra-tjetrën?
E ndihmojnë! Dukë qenë edhe mjeke përballem më vështirësitë që hasen mjekët dhe punoj më shumë për t’i zgjidhur ato.
Të qenurit drejtuese ju pengon në realizimin e detyrave në familje?
E kam gjithë ditën të angazhuar në punë dhe shumë pak në familje. Megjithëse fëmijët e mi janë të rritur, djali është 22 vjeç në fakultetin ekonomik dhe vajza 20 vjeç, studion për kanto, ata e ndiejnë mungesën time. Sidomos kur largohem jashtë vendit ata e shprehin akoma më shumë se nuk u pëlqen kjo gjë. Ndoshta ndikon mungesa e babait…

Cili ka qenë momenti i lumtur dhe i vështirë gjatë gjithë jetës suaj?
Një moment të lumtur mund të quaj lindjen e fëmijës tim të parë, aq më tepër që ishtë djalë. U gëzuam unë dhe im shoq por edhe prindërit tanë pasi ai ishte nipi i parë. Padyshim që momenti më i vështirë ka qenë humbja e bashkëshortit. Duke qenë edhe mjeke e ndieja veten shumë keq dhe mendoja që kisha shpëtuar shumë jetë por nuk arrita ta shpëtoj atë vetë. Ai u largua në moshën 48 vjeç dhe mendoj se ishte pikërisht koha kur ne kishim shumë nevojë për njëri -tjetrin.

posted by Flori Bruqi at 9:09 PD
Gjendja megjithate alarmante ne shendetesi te Kosoves

Eksluzive :Floart dhe Flori-Press publikon

C’THOTË RAPORTI I QEVERISË SË KOSOVËS PËR FUNKSIONIMIN E MSH-së DHE DIC TJETËR

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Me qellim te krijimit të politikës dhe zbatimit të ligjeve të një sistemi jo-diskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor, draft vendimi për themelimin e Këshillit Profesional për Polikë dhe Planifikim Shëndetësor (në pajtim me Ligjin për Shëndetësi të Kosovës, të datës 20 Gusht 2004 neni 17.2/17.3/56), në të cilën merr pjesë dhe MEF i u dorëzua Sekretarit Permanent. Kjo është bërë me qëllim të kompletimit të sigurimit të transparencës së vendimmarrjes të bazuar në evidencë në lëmin e Politikave Shëndetësore, për të siguruar aprovimin e Politikave Shëndetësore në pajtim me Programin e Qeverisë si dhe zhvillimeve në lëmin e shëndetësisë në Bashkësinë Evropiane.
Është dorëzuar në Parlament për aprovim Ligji për Sigurime Shëndetësore si dhe është përfunduar korniza e konventës së mbrojtës shëndetësore të minoriteteve.
Gjate periudhës se raportimit ne Ministrinë e Shëndetësisë është arritur qe:
• Të koordinohen aktivitetet në sektorin e shëndetësisë për të promovuar zhvillimin koherent të politikës si dhe janë themeluar mekanizmat e bashkëpunimit me Ministritë tjera përkatëse.
• Të hartohet draft plani i punës së Këshillit Profesional për Politikë dhe Planifikim Shëndetësor;
Ne aspektin e vendosjes se normave dhe standardeve, si dhe nxjerrja e udhëzimeve administrative për sektorin e shëndetësisë, duke i respektuar standardet relevante ndërkombëtare është bërë:
• gradimi i punëtorëve shëndetësor në sistemin e ri të pagave dhe është bërë planifikimi i rekrutimeve për vitin 2005, brenda buxhetit të vitit 2005;
• 70% të dokumenteve janë arkivuar në mënyrë elektronike; është dhënë për aprovim në Kabinetin e Ministrit:
• Janë aprovuar katër Urdhëresa Administrative, një është dorëzuar për aprovim si dhe janë përfunduar Draftet e Udhëzimeve Administrative me të cilat do të mbështetet Ligji për Veprimtarinë Private në Shëndetësi;
Agjencioni për Kontrollin e Produkteve Medicinave (AKPM) ka filluar implementimin e vënies së banderolave që nga 01/02/2005 në preparatet farmaceutike me substance aktive që importohen ne Kosovë; Ne te njëjtën kohe kanë filluar përgatitjet për fillimin e regjistrimit të produkteve dhe pajisjeve medicinave si dhe ka filluar rekrutimi i stafit profesional për laboratorin zyrtar për kontrollin e kualitetit të barërave;
Me qellim te mbikëqyrjes së zbatimit të këtyre standardeve, përfshirë edhe inspektimin dhe shërbimet e tjera, sipas nevojës; është bërë
• monitorimi i vazhdueshëm i procedurave të përcaktuar në kodin e shërbimit civil;
• janë mbajtur diskutimet me përfaqësuesit e Bankës Botërore për menaxhimin e buxhetit dhe gjetjes së formës më të mirë të rregullimit të qarkullimit të të hyrave që realizohen në departament , të rregullimit të pagave të kujdestarive, të profesionistëve përmes vijës buxhetore të pagave dhe mëditjeve e jo përmes të hyrave nga bashkë-pagesat si është deri më tash e rregulluar;
• janë siguruar barërat për pacientët HIV pozitiv, duke ju siguruar një qasje të barabartë për këtë grup të cenuar;
• është dorëzuar për aprovim një Urdhëresë Administrative;
• IKShP dhe strukturat relevante kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë së Tularemisë
Ne drejtim te zbatimit të masave adekuate për parandalimin, identifikimin dhe kontrollimin e problemeve në lëmin e shëndetësisë DSHSH ka bashkëpunuar me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Departamentin e Administratës Lokale, në projektet që kanë të bëjnë me fuqizimin e Departamenteve Komunale të Shëndetësisë për të çuar përpara procesin e decentralizimit në Kujdesin parësor shëndetësor;
Për të siguruar mundësi shtesë për trajtim të pacientëve që kanë nevojë për intervenime kardiokirurgjike jashtë vendit është nënshkruar Memorandum i Mirëkuptimit me Istituto Policlinico Donato në Itali dhe Spitalin Santa Ana Margerita në Torino ;
Është bërë sqarimi në MEF se MSh nuk ka pasur tejkalime në paga për vitin 2004 dhe Janar të vitit 2005, duke përfshirë këtu numrin e punëtorëve shëndetësor dhe shumën e paraparë për kategorinë e pagave.
Ne lëmin e menaxhimit të shfrytëzimit dhe zhvillimit të infrastrukturës që ndërlidhet me kujdesin shëndetësor, nën përgjegjësinë e kësaj Ministrie
• ka përfunduar ndërtimi i Qendrës Emergjente të Qytetit në Mitrovicë;
• në Skenderaj është përfunduar ndërtimi i objektit të QSHMK;
• është bere regjistrimi i pasurisë dhe inventarit në institucionet shëndetësore;
• janë bërë prokurime te aparaturës readioterapike, zemër mushkëri, hemodializës (Spitali i Mitrovicës), karrikave stomatologjike (QKMF –Prishtinë), pajisje mjekësore për Spitalin e Mitrovicës shërbimet emergjente.
• Në përfundim e sipër janë punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare(QMF) në Miresh, janë bërë ndërtime të QMF në Maznik. Poashtu janë bërë furnizimet për QKUK (Qendra Klinike Universitare e Kosovës), si dhe Qendra Stomatologjike Universitare të Kosovës si dhe Institutin e Mjekësisë Punës (eho kardiologjike trediemnzionale si dhe kolposkopi).
• Janë ndërmarr aktivitet lidhur me promovimin e Ligjit mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor. Ka pasur një bashkëpunim me SHPK, OSCE dhe US KFOR, në trajnimin e stafit të KPSH të Kosovës në lëmin e emergjencës në Vushtrri; Botohet Udhërrëfyesi Klinik për përdorim në Kujdes Primar Shëndetësor nga Qendra e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare.
Nëse keni mundësi do të ishte mirë që ta lexoni dhe analizoni me kujdes shkrimin nese klikoni :


http://www.ks gov.net/esk/albanian/pdf/sociale/Statistikat_shendetsise_04
/Kapitulli_IV.pdf



Burrë më burrë – fajtori në purgator


Është interesant se të gjithë ata që skutave bënin me gisht nga fajtori kur nuk i realizonin ambiciet e tyre karrieriste, burrë më burrë fajin e lënë në brigjet e purgatorit tashmë të njohur, që nuk gjendet mes ferrit dhe parajsës, por mes dy ferreve të vërteta: Ministrisë së Shëndetësisë dhe QKUK-së
Kujtojmë datën 3 qershor 2003, 11 mjekë të QKUK-së, iu kishin drejtuar me një letër të hapur gjitha institucioneve dhe popullit të Kosovës, ku mbi firmën e tyre paraqitnin shqetësimet e tyre lidhur me veprimet rrënuese të QKUK-së, e cila ishte ngritur, siç thuhej, me mundin, punën, djersën dhe sakrificat e tyre.

Heshtja kaploi sallën kur fliste dr.Fadil Beka

Ata ishin deklaruar me shkrim se janë askushi në Klinikën e Kirurgjisë, por këtë nuk kishin guximin ta thonin në sy të drejtorit ekzekutiv të QKUK-së dr.Fadil Beka. Jo pse ai do të mund të ishte hakmarrës dhe t’i pushtonte nga puna, por për shkak se ambiciet e tyre të shfrenuara karrieriste i kishin mësuar ata që të gjitha shqetësimet e tyre t’i thonin skutave, atje ku askush nuk i dëgjon. Madje, kishte edhe të atillë, që bënin “haram” kafetë për gazetarët, të cilët kishin mësuar për të vërtetën e thyerjes së betimit të Hipokratit nga këta mjekë.
Dikur ankoheshin se në ballë të tyre janë vënë fillestarët e shëndetësisë dhe sipas tyre diplomat e “prijësve” të tyre nuk ishin të nostrifikuara.(Ankohen edhe tash skutave e labirintheve).
Kishte edhe mantilbardhë gojkqinjë kur thoshin me plotë gojë se diploma e drejtorit Dr.Fadil Beka ishte blerë me pak para në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, bile thonë se edhe magjistratura e tij ishte një mish =mash shkencorë ,por gojëkqinjtë këtij ushtaraku të sanitetit drenicar , këtë gjë kurrë nuk erdhën t’ia thonë atij në sy, e as ata të tashmit që erdhën nuk ia thanë. Thonë se ishte mjek I mire gjatë luftës në Drenicë…dhe menaxher që dirigjohet nga njëfarë dr.Ferat Sallahu,mjek me diplomë diskutabile Bullgare e që punon në QKUK….
Dhe heshtja edhe një here e kaploi sallën kur dr.Beka fliste për të përvojën e tij menaxhuese…Kritikojë në kohë të dundit edhe qetë Auditues siq thotë ai(fjala është për Auditoret e MEF-it dhe MSH)që sipas tij “qent lehin”,por” karavani i tij vazhdon”(Epoka e re)…
…Të gjithë fajësuan Ministrinë e Shëndetësisë, për ankesat e pacientëve që detytohen të blejnë edhe penjë kirurgjikalë. Madje të njejtit që dje pohuan se QKUK-së i mungojnë pajisjet elementare sot thonë se u mungojnë vetëm paisjet e vlerave të mëdha, për të cilat akuzojnë Ministrinë e Shëndetësisë.

Si mjekët ashtu edhe pacientët

Pse ngjet kështu me QKU-në?! Pse institucionet alarmohen me gjendjen e rëndë dhe rrënuese të krijuar brenda saj, nga vetë ata që i koontribuojnë këtij rrënimi?! Pse një doktor duhet ta thotë të vërtetën vetëm nëse atij nuk i thuhet emri. Pse i duhet një gjë e tillë edhe një pacienti. Po të ishte në debat edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, kujt do t’ia hedhnin fajin mjekët dhe udhëheqësit e (pa)përgjegjshëm të këtij institucioni. Me gjasë ata nuk do t’i përgjigjeshin fare ftesës për të debatuar, ashtu siç nuk iu përgjigjën një numër i tyre.
Është interesant se të gjithë ata që qosheve bënin me gisht kah fajtori në kohën kur nuk punonte aparati CT, burrë më burrë fajin e lënë në brigjet e purgatorit tashmë të njohur, që nuk gjendet mes ferrit dhe parajsës, por mes ferreve të vërteta: MSH-së dhe QKUK-së. …
Mjekët dhe personeli udhëheqës i QKUK-së ishin ndier të fyer kur nga rebelimi kriminal i serbëve të Mitrovicës ishin lënduar rëndë 22 policë të UNMIK-ut dhe asnjërin nga këta nuk i sollën për shërim në QKUK, por i lanë të mjekohen në spitalin e atjeshëm serb. Ata atëbotë thonin se QKUK-ja i gjason proverbit “ditën ndërtojmë, natën rrënojmë”, dhe apelonin tek Institucionet e Kosovës që të krijojnë kushte që ta udhëheqin këtë institucion të lartë e profesional. Por mbase këta ishin vetë ata që ditën ndërtonin dhe natën rrënonin.


Heshtja sërish kaploi sallën, sepse sërish fliste dr.Fadil Beka

Janë këta që shtynë ish-ministreshën e shëndetësisë Resmije Mumxhiu të urdhërojë anulimin e emërimit të dr. Skënder Shabanit drejtor të Klinikës së Kirurgjisë, dhe flisnin për “hetime” ndaj këtij të fundit. Por kur dr. Fadil Beka thotë se nuk ka ndonjë dokument që flet se ai është nën hetime, të gjithë heshtin.
Janë këta mjekë që gjykonin për udhëtimin e Fadil Bekës në Evropë dhe kur ai thotë se nuk do të kishte kuptim që të udhëtonte me mjete të tij, të gjithë heshtën sërish.
Megjithatë, edhe pse heshtën në shumë raste nga “frika” e drejtorit, ata që patën guximin të vijnë në debat kanë një trohë arsye, por jo edhe ata që manipuluan me emrat e të tjerëve për të arritur qëllimet e tyre shumë personale, duke ndërtuar thashetheme dhe shkelur në interesin e pacientëve, të cilët duhet të paguajnë edhe për ajrin që thithin në ferrin e quajtur QKUK.


Prof.Dr.sc.Hasan Ahmeti,perseri ne QKUK
Data: Saturday, 01 April @ 00:00:00 CEST
Argumenti: Lajme nga Kosova
QKUK dje bëhet më 2 drejtor shëndetësorë.Përpos Dr.spec.Bajram Kocit,anesteziolog-reanimatorë,dje erdhi edhe Prof.Dr.sc.Hasan Ahmeti,kirurg i fëmijëve,i cili ka qenë drejtorë shëndetësorë para 2 vjetëve.Për këtë ka vendosur Ministria e Shëndetësisë e cila vetëm profesor Hasan Ahmetin e kishte degraduar prej drejtorit shëndetësorë dhe shefit të sallave operative,në mjek specialist të rëndomtë,duke e hjekur edhe nga procesi edukativo-arsimorë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë…
Profesor dr.sc.Hasan Ahmeti në mungesë të imunitetit për të përballuar këtë ulje të madhe në post ,e kishte bojkotuar në tërësi punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe kurrë më nuk ka qenë në këtë Klinikë.Siq kemi shkruar edhe më pare në forumet prestigjioze”Art-Café” dhe “Alb-shekncë.org”,doktorin e njoftun kosovarë e largoi nga puna Dr.Resmije Mumcu,ish minstreshë në MSHK, Mr.sc. Dr.Skender Murati,kryetar i Bordit Ekzekutivë në QKUK(tash Drejtor i të gjitha Spitaleve të Kosovës,pranë MSHK),Bajram Ajeti, ish anëtar i Bordit ekzekutivë në QKUK(tash udhëheqës i Këshillit të pavarur mbikqyrës të Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë) dhe shumë të tjerë…,ngase prof.dr.Hasan Ahmeti ,para 2 vjetësh në gazetën “Koha ditore”kritikoj stafin menaxhues të QKUK-së dhe Ministrinë shëndetësore për shumë allashvereshe që janë berë dhe që po bëhën edhe sot e kësaj dite. Tash 2 vjet pas shkarkimit Hasan Ahmeti,pedagog dhe kirurg i mirënjoftun në Kosovë dhe më gjerë i kthehet postit të tij të mëparshëm DREJTOR SHËNDETËSORË në QKUK në Prishtinë.Kontratën tashmë e ka nënshkruar në Ministrinë Shëndetësore më vendimin e ministrit Haxhi Sadik Idriz… Siq mësuam nga një burim tejet konfidencialë z. Hasan Ahmeti,do të jetë në një zyrë me drejtorin actual dr.Bajram Kocin. Bajarm Koci,siq thojnë burimet tona konfidenciale,nuk do t’ia lëshojë zyrën,por do të qëndrojë vetë aty,duke e vazhduar punën e tij ashtu siç e ka të parashikuar më kontratë.Dr.Bajram Koci(1952) e ka kontratën edhe për një vjet si drejtor.Drejtori i ri shëndetësorë(Hasan Ahmeti),përveç postit që ka fituar,ai do të fitojë edhe rrogat e 2 vjetëve të rregullta si drejtorë shëndetësorë në QKUK. Dilema dhe halli i mad hi Ministrisë së Shëndetësisë është se së shpejti do t’ju kthehen edhe disa ish udhëheqës tjerë të lartë të kësaj qendre shëndetësore si fjala vjen ish Drejtori operativë i QKUK-së Magjistri i njoftun kosovarë Afrim Loku,si dhe ish Drejtori i Resurseve Humane –ekonomisti Mustafë Bërbatovci etj.,të cilëve pos vendeve të punës duhet dhënë edhe dëmshpërblimin prej 2 vjetësh të rrogave me kamatë bukur të majme,me fajin e disa udhëheqësëve të sipërshënuar të MSHK. Për momentin Qendra Klinike Universitare e Kosovës menaxhohet nga analfabetët –mantilbardhë si fjala vjen Fadil Beka,Ferat Sallahu e disa të tjerë ,që këtë institucion të lartë shëndetësorë e kanë shëndrruar në qebaptore dhe kuzhina popullore ,kurse MSH dhe vetë ministri Prof.Haxhi Sadik Idriz i ka shti veshët në lesh për “Bangladeshin institucional shëndetësorë”.

URL për këtë lajm është:
http://shqip.dk/modules.php?name=News&file=article&sid=370

Probleme serioze me medikamente në QKU

Qendra e Klinikës Universitare në Prishtinë tash e disa javë ballafaqohet me mungesën e medikamenteve mjekësore. Kohën e fundit personeli mjekësorë në këto reparte ka problem edhe me ushqim artificial apo siç njihen në popull me termin infuzion. Një medikament kaq i rëndësishëm patjetër që do t’i detyroi personelin mjekësor të kërkoj nga pacientët që ata t’i blejnë ato.

Po ashtu pacientët e shtrirë në këtë klinikë flasin haptazi për këtë fenomen. Drejtori i barnatores në QKUK-së Ismajl Shurdhaj nuk e sheh të arsyeshme të jap shpjegime lidhur me mungesën e infuzioneve si personelit mjekësor ashtu edhe mediumit tonë megjithatë ai shtoi vetëm këtë: “Ky është problem i Ministrisë së Shëndetësisë”. Ndërkaq nga departamenti farmaceutik Lutfi Mulaku ka thënë se kanë pasur problem me dogana mirëpo sipas tij kjo çështje tani për tani është zgjidhur. QKUK-ja tani më do të pajiset me glukozë dhe pacientët edhe për dy muaj nuk do të kenë nevojë të shpenzojnë rreth 1 euro për një infuzion por gjithsesi do të shpenzojnë për medikamentet tjera ndoshta edhe më të shtrenjta...(RTK)
Hapen tri pilot qendra për testim vullnetar për HIV/AIDS
Sipas infektologut dr. Izet Sadiku këto qendra do funksionojnë në Gjilan, Prizren e Pejë, ndërsa kanë për qëllim parandalimin më efikas të sëmundjes dhe zbulimin e hershëm të HIV pozitivëve në Kosovë.

Tri pilot qendra për testim dhe këshillim vullnetar për HIV/AIDS startojnë këtyre ditëve në Kosovë, ndërsa Gjilani, Prizreni dhe Peja janë përfitueset e para të këtyre projekteve që kanë për qëllim parandalimin më efikase të sëmundjes globale që shënoi shekullin e kaluar.

Sipas infektologut dr.Izet Sadiku, drejtor i Organizatës joqeveritare “Anti DANS”, këto tri pilot qendra janë hapur nga kjo shoqatë, ndërsa financimin e ka barë organizata ndërkombëtare “Project -Hope”.

Ai thotë se qëllimi është që duke e vlerësuar punën e tri pilot qendrave, deri kah fundi i vitit, Ministria e Shëndetësisë ta krijojë një qendër të përbashkët për këshillim dhe testim vullnetar për luftë kundër HIV/AIDS-it në Kosovë.

Izet Sadiku sqaron se zgjedhja e këtyre tri komunave që të startohet me këto pilot projekte është bërë për shumë arsye: “Llogaritet se në këto komuna ka raste të shumta të infeksionit të pazbuluara, që të tria janë komuna kufitare me vendet fqinjë dhe nëpër të cilat ka vendkalime kufitare që janë zona prej nga mund të futen njerëz të infektuar në Kosovë, vendkalime nga ku mund të trafikohen qeniet njerëzore dhe komuna nëpërmes të cilave mund të futen edhe mjete narkotike dhe zhvillohet një tregti e lartë”, thotë ai.

Sipas tij, pilot qendra në Gjilan tashmë ka filluar aktivitetin më 1 shkurt dhe çdo ditë ka pasur raste të testimit dhe këshillimit vullnetar, ndërkohë që dy qendrat e tjera, pritet të startojnë shumë shpejt.

Ndërkaq, një qendër e tillë për testim dhe këshillim vullnetar ekziston edhe në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas dr.Izet Sadikut, ka pasur 281 testime, me një mesatare prej 25 të testuarve në muaj, që ka rezultuar me zbulimin e një rasti HIV pozitiv.

Ai thotë se, përkundër faktit se Kosova rangohet në mesin e vendeve me prevalencë të ulët të HIV/AIDS-it, megjithatë, është një vend shumë i ekspozuar ndaj rrezikut, për shumë arsye në mesin e të cilave numëron numrin e të madh të të rinjëve që llogariten seksualisht aktiv, numrin e madh të të hujave këtu, prostitucionin e pakontrolluar, kufijtë shumë të hapuar dhe numrin e madh të njerëzve që vijnë e shkojnë nga diapsora.

“Të gjitha këto janë një argument i mjaftuar që kërkojnë më shumë kujdes dhe preventivë kundër HIV/AIDS-it”, thotë drejtotri i “Anti DANS”, Izet Sadiku.
Sida për herë të parë në Kosovë është lajmëruar në vitin 1986 dhe deri më tash janë raportuar rreth 60 raste të sëmundjes.
Vetëm gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë regjistruar katër raste të reja, ndërkohë që 680 persona kanë kaluar nëpër procedurat e testimit vullnetar për HIV/AIDS.

Lexuesve tanë do t’jua përkujtojmë edhe këtë letër të hapur që është aktuale edhe për sivjet...

NË VEND TË PËRKUJTIMIT:

LETËR E HAPUR E SHOQATËS FARMACEUTIKE TË KOSOVËS

SHFK i drejtohet më 06 korrik 2004,më letër të hapur :Institucioneve Vetëqeverisëse të Kosovës, UNMIK-ut dhe mediave(Aktualiteti i letrës akoma qendron pasiqe gjendja është status quo)
Edhe mbas 5 vjetësh nga çlirimi, gjendja në farmacinë e Kosovës vazhdon të keqësohet nga dita në ditë. Kaosi, anarkia, korrupcioni dhe paaftësia kanë mbuluar këtë lëmi duke rrezikuar jetërat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Këtij kaosi dhe kësaj të lige janë duke i ndihmuar të gjithë ata që kësaj nuk i dalin përpara, të gjithë ata që heshtin dhe miratojnë veprimet e keqbërësve. Në mesin e këtyre keqbërësve, për fatin e keq të qytetarëve të Kosovës dhe të profesionit, janë përfshirë edhe profesionistë shëndetësor-farmacistë, të cilët në momentet vendimtare kanë keqpërdorur etikën profesionale të farmacistit duke u vënë në shërbim të kaosit dhe anarkisë.
Ky kaos dhe kjo anarki është duke u gjeneruar në institucionet më të larta të shëndetësisë të Kosovës e posaçërisht në Agjencionin e Kosovës për Produkte Medicinale (ish Autoriteti i Kosovës për Rregullativë të Barnave-AKRrB). Kosovën e kanë vërshuar barnatoret pa farmacistë, diplomat e falsifikuara, dokumentet e falsifikuara të identifikimit, barnat me origjinë dhe kualitet të dyshimtë të rrezikshëm për shëndetin e pacientit, dhe krejt kjo bëhet para syve dhe veshëve të institucioneve që këtë e kanë obligim dhe përgjegjësi ligjore, profesionale dhe morale ta parandalojnë.
Shoqata Farmaceutike e Kosovës duke u bazuar në Statutin dhe Kodin Etik, si anëtare e rregullt e Federatës Ndërkombëtare Farmaceutike, ka obligim dhe përgjegjësi mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe profesionit farmaceutik.
Gjatë gjithë këtyre viteve kjo Shoqatë ngriti dhe promovoi zërin e arsyes dhe etikës profesionale të farmacistëve dhe i ofroi bashkëpunim ish Departamentit të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës.
Ky vullnet dhe angazhim profesional i Shoqatës shumëherë hasi në vesh të shurdhër edhe pse situata në fushën e farmacisë keqësohej dhe ende vazhdon të keqësohet me të njëjtin ritëm, i cili një ditë, nëse nuk ndërmerren masa urgjente, do të përfundojë me ndonjë tragjedi përmasat e së cilës nuk mund t’i parashikojmë.
Këtë shqetësim profesional, moral dhe njerëzor e bazojmë në faktet që deri tash i kemi argumentuar përmes shumë aktiviteteve tona profesionale dhe mediale.
Nga të gjitha këto fakte do të përmendim vetëm disa prej tyre, edhepse ekzistojnë me dhjetra:
• Numri i barnatoreve pa farmacist rritet nga viti në vit (shih raportet e ShFarmK
• Dokumentet e falsifikuara të identifikimit të personave të cilët aplikojnë për licencë të farmacistit përgjegjës janë në rritje e sipër
• Diplomat e falsifikuara tashmë janë dukuri e zakonshme
• Shkelja e Ligjeve, Rregulloreve dhe Udhëzimeve Administrative bëhet nga vetë autoritetet që duhet t’i zbatojnë
• Numri gjithnjë më i lartë i barnave që qarkullojnë në tregun e Kosovës (mbi 4500 barna) në duar të atyre që nganjëherë nuk kanë as kualifikim të shkollës fillore
Këto që u përmendën më lart duhet të jenë sinjali i fundit për të ndërmarrë masa urgjente për rregullimin e kësaj gjendjeje në Kosovë.
Kërkojmë nga të gjitha institucionet vetëqeverisëse të Kosovës, Administrata Ndërkombëtare -UNMIK-u, që të ndërmarrin masat e duhura konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.
Duke e konsideruar gjendjen në këtë lëmi si alarmante, Shoqata Farmaceutike e Kosovës
KËRKON nga Ministria e Shëndetësisë të Kosovës
1. Mbylljen e menjëhershme të të gjitha barnatoreve që nuk kanë farmacist
2. Shkarkimin e menjëhershëm të Mr.ph. Adnan Bozalisë (minoriteti turk)nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv të AKPM, si person përgjegjës që ka shkaktuar kaosin në hapjen e barnatoreve ilegale dhe mosndërmarrjen e masave ndaj tyre
Me qëllim të shprehjes së seriozitetit të situatës, Shoqata Farmaceutike e Kosovës do të mbaj:GREVË PARALAJMËRUESE ,më datë 9 korrik 2004,nga ora 8.00-15.00.
Greva do të manifestohet me mbylljen e barnatoreve të farmacistëve në gjithë Kosovën dhe me protestë 1 orëshe të farmacistëve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë duke filluar nga ora 11.00-12.00.
Këto kërkesa dhe Greva paralajmëruese mbështeten në qëndrimet e farmacistëve të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të cilat janë marrur në takimet dhe debatet të cilat janë zhvilluar gjatë muajit qershor 2004 në tërë Kosovën, por edhe kërkesave të viteve të mëparshme drejtuar institucioneve të Kosovës(Kryesia e Shoqatës Farmaceutike të Kosovës)...

EDHE DIC PËR TË MIRË ...

Letra e Diane Lamarre drejtuar Shoqatës Farmaceutike të Kosovës

A l`Association de pharmaciens du Kosovo pour le 30eine anniversaire,
Félicitations de tout cour pour cette belle et grande Association que vous assez crée et développe.
La force d`une Association tient a la contribution de chacun de ses membres.
Cette harmonie eue multiplie la beauté et la puissance.
Bravo a tous de votre participation.

Letra:

Për Shoqatën Farmaceutike të Kosovës me rastin e 30 vjetorit të saj

Urime nga zemra për këtë Shoqatë të mrekullueshme dhe të madhe që e krijuat dhe zhvilluat.

Forca e një Shoqate qëndron në kontributin e të gjithë anëtarëve të saj. Kjo harmoni rrit bukurinë dhe forcën e saj.

Bravo për të gjithë pjesëmarrësit.

Diane Lamarre, farmaciste

Profesoreshë klinike

Fakulteti i Farmacisë,

Universiteti i Montrealit, Kanadë

Ja edhe disa Fakte të Vogla
http://www.pharmaks.com/fakte/fvogla.htm

Gjatë vitit 2005, nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar rreth 700.000 € për banderollat të cilat janë vendosur në barnat esenciale. (Burimi: ish - zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës)

Gjatë vitit 2005, nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar rreth 700.000 € për banderollat të cilat janë vendosur në barnat esenciale. (Burimi: ish - zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës)

Disa nga teknikët e mjekësisë për furnizim me barna dhe vaksina nga Lista Esenciale pranë strukturave shëndetësore të nivelit sekondar, edhepse me përvoje profesionale dhjetravjeçare, ende nuk janë në gjendje të dallojnë Imunoglobulinën anti-D nga Imunoglobulina Antitetanike. (Burimi: Ministria e Shëndetësisë)


Farmacistja e një barnatoreje në Prishtinë është kërcënuar nga përfaqësuesit e një kompanie farmaceutike për distribuim të barnave.

Kërcënimi ka konsistuar në faktin që ajo është urdhëruar që të bëj shitjen e barnave të kësaj kompanie ose do të ballafaqohej me bojkotimin e disa mjekëve të Qendrës së Mjekësisë Familjare (e cila gjendet afër kësaj barnatorje) të cilët do të udhëzonin pacientët që të mos marrin barna në këtë barnatore. (Burimi: Raport në Shoqatën Farmaceutike të Kosovës)

Etambutol tabletat tek të cilat ka ardhur deri te ndryshimi i ngjyrës. Preparati ka banderollë të kuqe. Ky preparat është dhënë për pacientët në Qendrën Klinike Universitare. Afati i skadimit është OK. (Burimi: brenda QKUK)


Ky preparat është blerë në një barnatore në Prishtinë. Mund të vëreni që bari NUK është për shitje (unverkaufliches) por KA banderolë të kaltër (komerciale). Bari është shitur 8 Euro. (Burimi: pacienti që ka ble këtë bar).

Nuk ka Diazepam injekcione në Klinikën e Neuropsikiatrisë në QKUK (Burimi: brenda QKUK).

Të gjithë pacientët e derisotëm, të cilët kanë pasur TBC rezistent na tuberkulostatikët e linjës së parë, nuk kanë mbijetuar (Burimi: brenda QKUK).

Një numër i madh i firmave tregtare medicinale janë duke falsifikuar barërat dhe prepartet tjera dezinfektuese ,për çka shkroi edhe gazeta Ekspres,nr.323,viti 2,27 shkurt 2006.

Keqperdorimet në QKUK

Vërejtje revizionit të QKU-së për publikim të draftraportit keqpërdorues

Pleurat Sejdiu në tentimfshehje të "keqpërdorimeve" Alban Selimi Bota Sot Revizori Begzad Musliu, pohoi se artikulli ka qenë korrekt dhe se në të nuk ka pasur asgjë tendencioze, mirëpo ai nuk deshi të komentojë vërejtjen që ua kanë bërë Ministria e Shëndetësisë, e që burimet thonë se ka qenë vërejtje e sekretarit të kësaj ministrie Pleurat Sejdiut. “Kjo vërejtje na është bërë me gojë”, konfirmoi revizori Musliu, pa e komentuar atë më gjatë

Pas publikimit të artikullit për manipulimet që janë bërë nëpër regjistra me numrin e kujdestarive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në kombëtaren “Bota sot”, burime nga kjo qendër, por edhe nga Ministria e Shëndetësisë, pohojnë se sekretari i përhershëm i MSh-së, Pleurat Sejdiu, i ka bërë vërejtje revizorit të brendshëm të QKUK-së Begzad Musliut dhe drejtorit Fadil Bekës, për shkak të publikimit të këryre parregullsive. Begzad Musliu dhe Fadil Beka pranojnë se kanë marrë vërejtje Revizori Begzad Musliu, pohoi se artikulli ka qenë korrekt dhe se në të nuk ka pasur asgjë tendencioze, mirëpo ai nuk deshi të komentojë vërejtjen që u ka bërë sekretari Sejdiu. “Kjo vërejtje na është bërë me gojë”, konfirmoi revizori Musliu, pa thënë se këtë vërejtje u ka bërë Pleurat Sejdiu. Edhe dr.Fadil Beka nuk e komentoi më gjatë vërejtjen e Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas burimeve shumë të sigurta të QKUK-së është bërë nga sekretari Pleurat Sejdiu. Draft - raporti që iu është dorëzuar dr.Fadil Bekës, që ka shtyer Ministrinë e Shëndetësisë të reagojë, ka bërë fjalë për kontrollimet retroaktive të kujdestarisë ku sipas revizorit Begzad Musliu kanë dalur në shesh keqpërdorime të shumëllojshme gjatë kujdestarive në QKU. Gjitha keqpërdorimet kanë dalur në shesh gjatë kontrollimit retroaktiv për vitin 2004 ku revizioni ka zbuluar keqpërdorime si në pagesat për personelin mjekësor, teknik dhe keqpërdorimet gjatë menaxhimit të pagesave. Regjistrat e kujdestarive në aspektin sasior, sipas Musliut, nuk përputhen dhe në këto manipulime Musliu ka njoftuar se kanë qenë të involvuar njerëz të ndryshëm, të lidhur me arkatarë të klinikave të QKUK-së. Musliu nuk ka folur me emra për keqpërdoruesit për arsye se siç thoshte ai ky raport ka afat miratimi 5 ditë, dhe vlerësimet për këto keqpërdorime do t’i japë bordi ekzekutiv, dhe përderisa të mos konfirmohen nga ky bord këto keqpërdorime nuk mund të jepen emrat e keqpërdoruesve. Por, edhe pas gati dy javësh raporti ende nuk është miratuar, apo është miratuar por nuk bëhet i ditur për opinionin, për shkak të vërejtjes që ka bërë sekretari i MSH-së, Pleurat Sejdiu. Skender Berisha: “Vërejtja është bërë që keqpërdoruesit të mos i fshehin gjurmët” Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Skender Berisha, është i informuar për këtë çështje. Ai thotë se vërejtja nuk iu është bërë menaxhmentit të QKUK-së që të fshihen keqpërdorimet e bëra gjatë orarit të reduktimeve por me qëllim që t’mos u jepet kohë keqpërdoruesve që të sigurojnë fatura dhe dokumente tjera falso që flasin në kundërshti me zbulimet e revizionit që ai i quan të suksesshme. “Pra, vërejtja është bërë me qëllim që keqpërdoruesit t’mos i fshehin gjurmët”, thotë z.Berisha. Por, të kundërtën e thonë burimet brenda QKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilave kjo vërejtje e sekretarit të MSH-së, Pleurat Sejdiu nuk është asgjë tjetër veçse fshehje e keqpërdorimeve të njerëzve që në një formë apo tjetër janë të lidhur me të. Ndërkohë në redaksinë e kombëtares “Bota sot”, nuk ka ardhur kurrfarë reagimi apo vërejtje lidhur me shkrimin e botuar në këtë gazetë, me ç’rast opinioni u informua për keqpërdorimet e shumëta të kujdestarive në Qendrën Klinike Universitare.

Dy vjetë më parë: Në vend të Perkujtimit ...

Se bashku më ushtarët e UÇK-së

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, dhe numri dy në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë si dhe kryeministër i Kosovës, Bajram Rexhepi, me bashkëpunëtorë, të hënën vizituan Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku u takuan dhe bashkëbiseduan me punonjësit dhe udhëheqësit e saj.

Rexhepi u shpreh se edukimi dhe shëndetësia, si dy segmentet kryesore të shoqërisë, janë shtyllat kryesore për një shoqëri të shëndoshë dhe të edukuar. “Ato në programin e PDK-së janë prioritete të larta”, nënvizoi Rexhepi.

Ai shtoi se asnjëherë nuk mjaftojnë investimet në shëndetësi. “Për të patur një shërbim efikas shëndetësor nevojiten investime. Ne e dimë që shpeshherë edhe pa pasur kushte, falë entuziazmit të mjekëve kemi arritur edhe rezultate në uljen e mortalitetit pas lindjes që është një sukses i madh…,por duhen investimet”, tha Rexhepi, duke u zotuar për angazhim të PDK-së në këtë fushë, në rast të fitores.

Bajram Rexhepi tha se, në mandatin që po merr fund, asnjëherë nuk ka lejuar që në kuadër të mundësive buxhetore të diskriminohen punëtorët shëndetësorë. “Kemi projekte dhe mundësi që edhe më tutje t’i avansojmë edhe kushtet për shëndetësi, por edhe një pagesë më të mirë. Prioritet kryesor i yni do të jetë edukimi dhe shëndetësia. Puna shtesë do të shpërblehet edhe me pagesë solide”, tha ai.

Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, tha ndërkaq se e vlerëson dhe çmon shumë punën e sektorit të shëndetësisë, sidomos pas viteve të 90-ta. “Mjekët, në forma të ndryshme, kanë qenë luftëtarë së bashku më ushtarët e ish-UÇK-së. Ne në PDK, e konsiderojmë Rexhepin, si përfaqësues tuajin në institucionet e Kosovës”, deklaroi Thaçi.

Nga ana e tij, profesori Enver Hoxhaj, tha se për PDK-në, shëndetësia është prioritet kryesor dhe se një familje e shëndoshë mund të ecë përpara.

Humanistja Flora Brovina u shpreh se sfida më e madhe në shëndëtësi do të jetë ulja e vdekshmërisë së fëmijëve të posalindur, dhe shtoi se PDK ka politika të qarta për veprim.

Inaugurimi i Qendrës për Edukim të Vazhdueshëm Infermierik (QEVI ).

Kualiteti i kujdesit shëndetësor është një brengë për të gjithë kudo në botë, poashtu edhe në Kosovë. Viteve të fundit janë bërë shumë zhvillime në shëndetësi në të gjitha nivelet e sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë. Një lëmi sfiduese është zhvillimi i infermierisë. Infermieret, paraqesin më shumë se 50 % nga të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe roli i tyre është fundamental, jo vetëm për të arritur cilësi sa më të lartë, por ndikon në mënyrë direkte edhe në kost-efektivitetin e shërbimeve shëndetësore.
(Qëllimet e shëndetësisë së Kosovës, të përcaktuara në Politikën Shëndetësore të Kosovës (2001).


Ka më shumë se 9000 infermiere/mami dhe teknik të profileve të regjistruara në Kosovë dhe 6500 prej tyre aktualisht punojnë në sektorin publik të institucioneve shëndetësore.
Disa OJQ dhe OQ kanë organizuar kurse, trajnime per avancimin e infermierisë/mamisë por ka qenë e pamundur përfëshirja masive,e të gjithë të punësuarëve në këto kurse të ngritjes profesionale. Duke u nisur nga kjo, Ministria e Shëndetësisë themeloi Qendrën për Edukim të Vazhdueshëm Infermierik (QEVI), me qëllim që të jetë trup koordinues për të gjitha trajnimet e ngritjes profesionale por para se gjithash të organizojë një sistem edukativ profesional të qëndrueshëm dhe sa më gjithëpërfshirës për infermieret e punësuara në të tri nivelet e shërbimit shëndetësor në Kosovë.

Qendra për Edukim të Vazhdueshëm Infermierik (QEVI )

QEVI mbështetet nga projekti katërvjeçar (2004 -2008)i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. Projekti konsiston në ofrimin e ekspertizës profesionale me anë të këshilltarëve afatgjatë dhe afatshkurtë. Projekti është pjesë e Mbështetjes Finlandeze për sektorin shëndetësor në Kosovë. Faza e parë (2000 – 2003) mbështeti trajnimin e më shumë se 800 Infermiereve Familjare nga Mjekësia Familjare, tani vazhdon implementimi i programit në KPSH me kuadrot e aftёsuara vendore koordinatore dhe trainer/e ne nё 8 QTMFqё pёrcillen nga koordinatori Z. Niman Bardhi- QEVI.

QEVI bashkëpunon ngushtë me institucionet shëndetësore të të gjitha niveleve, si dhe me organizatat e përfshira në kujdesin shëndetësor. Stafi punues në qendër përbëhet nga tetë Kosovarë dhe aktualisht tre këshilltarë nga Finlanda, Znj. Kaisa Rouvinen, Menaxhere e projektit, Znj.Raija Taavela si dhe Znj.Raili Kurki këshilltare . Koordinatore është Zonja Fekrije Hasani., Planifikuese e programeve në QEVI Znj.Baize Muqaj, koordinator i KPSH-së -Infermierisë Familjare Z.. Niman Bardhi, Koordinatore e programeve nё KST si dhe stafi teknik.Qendra i përket Divizionit Infermierik të Ministrisë së Shëndetësisë.

Qendra u inaugurua më 21 Tetor 2004.

Më 18 Tetor, 24 infermiere me përvojë nga QKUK dhe spitalet regjionale të Gjilanit, Ferizait, Mitrovicës, Vushtrisë, Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës filluan studimet e tyre për tu bërë Trainere të Infermierisë nё qendrat e trainimit ne . Ata do të kalojnë një periudhë gjashtëmujore intensive të mësimit së bashku me studimet teorike dhe praktike deri në Prill 2005, në Prishtinë. Në muajin Maj, studentët do të fillojnë të zhvillojnë kurset e ngritjes në spitalet e tyre të mbikqyrura nga tutorët e tyre nga QEVI. Edukimi i tyre do të vazhdoj deri në Maj 2007 me studime të avansuara në shkathtësitë e mësimdhënjes, menaxhim dhe udhëheqje si dhe hulumtimet në infermieri. Ata, parashihet, të diplomojnë në Maj 2007.
Qëllimi i programit është ngritja e njohurive dhe shkathtësive të infermiereve në mënyrë që t’u ndihmojmë atyre të zhvillojnë një profesion të pavarur ku vlerat e larta të etikës dhe edukimi i vazhdueshëm janë parim bazë. Rezultati do të jetë një ngritje e cilësisë së shërbimeve infermierike në kujdesin shëndetësor.

Pos të gjithave që u pëmendën më lart, si të arritur, e konsiderojmë edhe organizimin dhe mbajtjen e një konference me karakter ndërkombëtar dhe kombëtar të Infermierisë, të organizuar nga Divizioni i Infermierisë dhe AIK-u me temën “Vizioni i Infermierisë Kosovare”.Po ashtu kemi bërё traditë që çdo vit të shënojmë 12 Majin, Ditën Ndёrkombёtare tё Infermierise.

Synimet e Infermierisë Kosovare nuk përfundojnë me kaq. Infermieria është një profesion i cili ka nevojë gjithmonë të avancohet, në mënyrë që të arrihen standardet e vendeve të zhvilluara, dhe kështu popullatës t’i ofrohen shërbime sa më cilësore. Për t’u arritur të gjitha këto nevojitet përkrahje morale, financiare dhe politike nga vendimmarrësit në të gjitha nivelet. (Fetije HURUGLICA
Shefe e Divizionit të Infermierisё, MeSH)

Sali Ahmeti: Mungon programi qeveritar për luftimin e etheve hemorragjike



Pavarësisht se ka filluar ngritja e temperaturave, e cila ndikon në shfaqjen e etheve hemorragjike, epidemi këto që po përsëriten çdo vit në vendin tonë, e të cilat janë mjaft të rrezikshme dhe kanë një vdekshmëri të lartë, akoma mungon një program qeveritar për parandalimin e tyre. Deri më tani nga këto sëmundje kemi pasur 467 raste të hospitalizuar dhe të diagnostifikuar, vetëm për rastet me konfirmim sterologjik, prej të cilëve 70 vetë kanë vdekur, tha në një intervistë për Kosovapress, prof. dr. Sali Ahmeti. Ai thotë se duke marrë parasysh që ethet hemorragjike paraqiten shpesh në Kosovë dhe përfshijnë mbi 60 për qind të territorit të saj dhe kanë vdekshmërinë e lartë prej 30-50 për qind, nevojitet që urgjentisht sikurse për gripin e shpezëve të ketë një program qeveritar edhe për epideminë e etheve hemorragjike, në mënyrë që të mos ketë vdekje të reja dhe të parandalohet kjo epidemi e cila është në rritje e sipër.

Kosovapress: Tashmë kanë filluar ngritjet e temperaturave. Sa ka rrezik që të shfaqen ethet hemorragjike, pasi ka disa vite që me fillimin e pranverës të paraqiten ato?

Ahmeti: Ngritja e temperaturave ndikon në shfaqjen e etheve hemorragjike dhe tani veç jemi në fillimin e sezonit të shfaqjes së tyre. Ethet hemorragjike janë sëmundje të kahmotshme në vendin tonë dhe kanë filluar të paraqiten sidomos nga viti 1986, qoftë në forma sporadike apo me shpërthime epidemike. Rrjedhimisht epidemitë e këtyre sëmundjeve në Kosovë janë paraqitur disa herë duke filluar në vitin 1986, pastaj 1989, 1995 2001, 2004 dhe 2005. Këto janë sëmundje mjaft të rrezikshme, me një vdekshmëri të lartë. Nëse bëhet një krahasim me epideminë tani shumë aktuale të gripit të shpezëve, mendoj se popullata në Kosovë mund të jetë më tepër e rrezikuar nga ethet hemorragjike se sa nga gripi i shpezëve.

Kosovapress: Sa lloje të tilla kemi dhe kur mund të fillojë infeksioni te njerëzit?

Ahmeti: Ekzistojnë disa sëmundje në grupin e etheve hemorragjike. Në vende të ndryshme të botës janë të njohura l2 lloje, por në Kosovë deri më tani janë të njohura dy tipe: ethet hemorragjike me sindrom veshkor ose populli e njeh si ethe të minjve dhe ethet hemorragjike krime kongo ose ethja e rriqrave.

Të dy këto sëmundje janë me vdekshmëri të lartë, ato paraqiten shpesh në vendin tonë dhe përfshijnë mbi 60 për qind të territorit të Kosovës. Kanë karakter sezonal, paraqiten kryesisht në muajt e ngrohtë të vitit dhe janë ngushtë të lidhura me faktorët ekologjikë e klimatikë të vatrave natyrore. Ethet e rriqrave kanë sezonalitet më të hershëm dhe infeksioni në mesin e njerëzve fillon zakonisht nga fundi i muajit prill për të vazhduar në muajt maj-korrik, ndërsa ethet e minjve fillojnë të shfaqen diku nga qershori, korriku, gushti e deri në shtator apo tetor.

Kosovapress: Sa janë të rrezikshme këto epidemi dhe në cilat zona të Kosovës janë paraqitur më shumë deri tani?

Ahmeti: Të dy këto sëmundje janë të lidhura ngushtë me kushtet gjeografike dhe klimatike të një vendi të caktuar, që i përcakton deri diku edhe zonat endemike të infeksionit, p.sh. ethet hemorragjike të rriqrave apo krime kongo, përfshijnë kryesisht Kosovën qendrore, prandaj edhe në vitin e kaluar kemi pasur numër të madh të rasteve, gjithsej 125 raste të hospitalizuar, prej tyre 5 raste vdekjesh (4 nga ethet e rriqrave dhe 1 nga ethet e minjve).

Marrë në përgjithësi deri më tani nga këto sëmundje kemi pasur 467 raste të hospitalizuar dhe të diagnostifikuar, këtu po flas vetëm për rastet me konfirmim sterologjik, prej të cilëve 70 vetë kanë vdekur. Ndërkaq numri i rasteve që kanë pasur manifestime klinike dhe forma të rënda të sëmundjes, por që ne për shkaqe teknike nuk kemi mundur të bëjmë konfirmimin sterelogjik është shumë më i madh.

Shikuar sipas zonave ethet hemorragjike krime kongo (ethet hemorragjike të rriqrave) përfshijnë komunën e Malishevës, Drenasit, Klinës, Skenderajt, fshatrat përreth brigjeve të lumit Drin, Therandën, regjionet e Hasit, Rahovecit dhe Prizrenit, regjionet tjera janë më pak të prekura dhe me raste sporadike. Ndërsa ethet e minjve apo ethet hemorragjike me sindron veshkor kanë një shtrirje krejt tjetër dhe përfshijnë kryesisht fshatrat rrëzë maleve të bjeshkëve të Dukagjinit, duke filluar nga fshatrat e rrethit të Burimit, Pejës, Deçanit, Gjakovës e deri te Prizreni. Po ashtu raste më të rralla janë paraqitur edhe në brigjet e liqenit të Batllavës, fshatra të Ferizajt dhe Kaçanikut.

Kosovapress: Kush është bartës i infeksionit të etheve hemorragjike?

Ahmeti: Si bartës i infeksionit të etheve hemorragjike krime kongo janë rriqrat, të cilat shumohen në terrene me lartësi mbidetare zakonisht nga 400- 800 metra, do të thotë në vendet blegtorale-bujqësore të pasura me lumenj, kullosa dhe pyje me rritje të ulët në formë shkurresh. Rezervuare të infeksionit janë kafshët shtëpiake, ndërsa infeksioni përcillet te njeriu me rriqra (duke i hequr nga lëkura e kafshëve, duke i ndrydhur ose me pickim direkt nga rriqrat). Ethet e rriqrave janë sëmundje shumë kontagjioze, do të thotë se përcillen nga njeriu te njeriu duke infektuar personat e kontaktit familjar, personelin shëndetësor që përkujdeset për të sëmurët apo gjatë punës në laborator.

Për ethet hemorragjike me sindrom veshkor bartës të infeksionit janë brejtësit apo konkretisht minjtë, të cilët jetojnë në lartësi mbidetare nga 600-2000 metra, prandaj bjeshkët e Rugovës, Gjeravicës, Burimit, Strellcit, Junikut, Kashtanjevës, janë vatra natyrore të cilat krijojnë kushte klimatike-ekologjike të përshtatshme për shumimin e këtyre brejtësve nga të cilët infeksioni përcillet te njerëzit.

Njeriu infektohet në kontakt direkt me brejtësit (duke i kapur me kurthe-çarqe, duke i prerë me kosë), me ujin dhe ushqimet e kontaminuara me ekskretet e minjve apo në formë aerosolesh. Brejtësit e infektuar nuk manifestojnë shenja të sëmundjes, por eliminojnë virusin-shkaktar të sëmundjes në ambientin e jashtëm me feçe, urinë apo pështymë, për 1-12 muaj pas infeksionit.

Kosovapress: Cila nga infeksionet konsiderohet si më i rrezikshëm dhe nga cila ka vdekshmëri më të lartë?

Ahmeti: Janë pothuajse të njëjta dhe që të dyja janë sëmundje të cilat kanë vdekshmërinë e lartë. Llogaritet se vdekshmëria e tyre është 30-50 për qind. Por, ethet hemorragjike, të cilat shkaktohen nga rriqrat kanë një rrezikshmëri më të madhe për popullatën për faktin se janë sëmundje që përcillen jo vetëm prej rriqrave, por sëmundja mund të përhapet edhe në mënyrë interhumane, do të thotë prej njeriut te njeriu. Prandaj këto janë problem i veçantë për shëndetin publik.

Në përvojën tonë kemi pasur raste shumë të shpeshta të infeksionit në mesin e personave të kontaktit, sidomos nga rrethi familjar, por që kanë ndodhur edhe në personelin mjekësor. Në mesin e personelit mjekësor deri tani kemi pasur 5 raste të infeksionit, prej të cilëve 3 mjekë, një motër dhe një punëtor laboratori, njëri nga këta për fat të keq ka përfunduar me vdekje. Ndërsa ethet hemorragjike me sindrom veshkor edhe pse japin sëmundje me gravitet të rëndë dhe dëmtime të veshkave deri në insufiçincë të tyre, por nuk përcillen prej njeriut në njeri (deri tani në praktikën tonë nuk kemi pasur raste të tilla), që është një rrethanë lehtësuese krahasuar me ethet hemorragjike të rriqrave.

Kosovapress: Me çfarë aparature i identifikoni rastet e prekura nga epidemia dhe sa raste të tilla janë deri tani?

Ahmeti: Rastet që ne i kemi të identifikuar janë gjithsej 467 me konfirmim sterologjik, mirëpo rastet e shtrira në spital me manifestime klinike sillen rreth 1500. Meqenëse testet sterelogjike për konfirmimin e këtyre sëmundjeve nuk bëhen në Prishtinë, shkaktohen vështirësi të mëdha, sepse serumet duhet të dërgohen në Lubjanë, e cila është edhe qendër referente për këto sëmundje në Evropën Juglindore. Ndërkohë që dërgimi i serumeve është shumë i kushtueshëm dhe shumë i papërshtatshëm, sepse ne ato rezultate i marrim zakonisht pas një muaji dhe kështu ato humbin rëndësinë e tyre për të bërë një diagnozë të shpejtë, sepse diagnoza e shpejtë dhe e hershme përcakton ecurinë dhe fatin e të sëmurit.

Kosovapress: Duke marrë për bazë që pas përfundimit të luftës kjo epidemi shfaqet çdo vit, pse nuk është blerë aparaturë adekuate për këtë punë në QKUK?

Ahmeti: Për faktin se serioziteti i këtyre sëmundjeve deri më tani nuk është kuptuar nga organet kompetente qofshin ato vendore (si qeveria dhe MSH) apo ndërkombëtare (OBSH, CDC etj), deri më tani masat për luftimin e këtyre sëmundjeve kanë qenë sporadike, sipërfaqësore dhe të drejtuara në zbutjen e pasojave e kurrsesi në çrrënjosjen e mirëfilltë të tyre. Ne kemi arritur rezultate të mira në mjekimin e këtyre të sëmurëve në uljen e vdekshmërisë, caktimin e vatrave natyrore, caktimin e rezervuarëve dhe burimit të infeksionit. E gjithë kjo është bërë falë punës së palodhshme të stafit mjekësor të Klinikës Infektive dhe personelit tjetër të QKU-së, IKSHP-së, spitaleve regjionale dhe mbrojtjes primare shëndetësore, por ka munguar dhe mungon akoma programi qeveritar, i cili do të pengonte shfaqjet e mëtejshme dhe vdekjet e reja nga këto sëmundje.

Qeveria e Kosovës së bashku me MSH-në dhe institucionet tjera kompetente duhet me urgjencë të përgatisin programin për parandalimin dhe eradikimin e etheve hemorragjike dhe sëmundjeve tjera të grupit të sëmundjeve bioterroriste (që pos etheve hemorragjike janë shumë aktuale në Kosovë edhe tularemia dhe bruceloza). Ky program duhet të përfshijë mbledhjen e të dhënave në mënyrë permanente nga zonat e prekura me sëmundje dhe analizën e tyre, duke formuar një sistem të alarmimit të hershëm për shumimin e rriqrave apo brejtësve, ngritjen e kapaciteteve diagnostike dhe sigurimin e aparaturës dhe reagensëve për testime të shpejta, forcimin e shërbimeve për trajtim adekuat bazuar në përvojat vendore e ndërkombëtare, hulumtimin e prevalencës së shkaktarit të infeksioneve në mesin e vektorëve të zonave endemike, formimin e protokolleve për diagnozën dhe menaxhimin e sëmundjes, masat e hershme dhe të vazhdueshme të DDD-së, etj.

Kosovapress: A është bërë ndonjëherë spërkatja në vendet që janë paraqitur rriqrat në mënyrë që parandalimi të bëhet në vend?

Ahmeti: Të shumtën e herave gjatë këtyre epidemive janë bërë masa parandaluese me vonesë, atëherë kur kanë ndodhur infeksionet te njerëzit dhe zakonisht ka qenë Klinika Infektive që ka paralajmëruar IKSHP dhe MSH se kemi raste të shfaqjes së sëmundjes në mesin e njerëzve dhe mandej kanë filluar të aktivizohen ekipet e spërkatjes në terren.

Kosovapress: Përveç epidemisë së etheve hemorragjike, tani jemi të kërcënuar edhe nga gripi i shpezëve, i cili ka prekur edhe disa vende të rajonit. A është duke u punuar sa duhet në parandalimin e kësaj epidemie?

Ahmeti: Nëse bëjmë një krahasim në mes gripit të shpezëve dhe etheve hemorragjike për rrezikshmërinë e popullatës, masat që janë ndërmarrë për parandalimin e gripit të shpezëve janë për t’u përshëndetur, por edhe me herët kam thënë që këto masa si shumë janë orientuar vetëm në sektorin e veterinarisë dhe shpezëtarisë, ndërsa investimet qoftë në parandalimin apo në përkujdesjen e të sëmurëve të mundshëm dhe faktorin njeri janë lënë anash.

Unë sa kam të dhëna, Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond prej 350 mijë euro për menaxhimin e epidemisë së gripit. Janë formuar ekipet e veçanta të veterinarisë bile shumë të përgatitura, ndërsa sa i përket masave mbrojtëse për faktorin human, për përgatitjen e ekipeve mjekësore, për sigurimin e mjeteve mbrojtëse adekuate, për sigurimin e dhomave të izolimit dhe aparaturës adekuate për trajtimin e të sëmurëve eventual në repartet infektive, mendoj se ende nuk ka veprime konkrete.

Konsideroj se është koha e fundit që të fillohet dhe të bëhen parapërgatitjet adekuate për pajisjen e ekipeve mjekësore dhe reparteve të izolimit për infeksionet e mundshme humane, sepse në muajt e ardhshëm pritet ardhja e shpezëve shtegtarë, të cilat janë bartës të mundshëm të gripit Avian.

Kosovapress: A ekziston nëpër spitale vend i veçantë që në rast shpërthimi të epidemisë të sëmurët të kenë ku të vendosen dhe të marrin trajtim të veçantë?

Ahmeti: Ekziston klinika infektive dhe repartet infektive në spitalet regjionale, por ende nuk kemi dhoma të izolimit të mirëfillta me pajisje adekuate që plotësojnë standardet e parapara nga OBSH për përkujdesjen dhe trajtimin e këtyre të sëmurëve. Këto dhoma së paku do të duhej të kenë ventilatorë me presion negativ dhe me hepafiltër që bëjnë pastrimin bakteriologjik të ajrit, veshje dhe maska adekuate për ekipet mjekësore që kujdesen për të sëmurët, mjete pune për një përdorim. etj.

Kosovapress: Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë të përgatitur maksimalisht në rast të shpërthimit të mundshëm të epidemisë, ndërsa ju thoni se nuk ekziston përgatitje adekuate?

Ahmeti: Konsideroj se një përgatitje adekuate për trajtime spitalore çfarë duhet të jetë nuk ekziston. Po ashtu, as barnat antivirale si oseltamivir-tamiflu nuk janë rezervuar, mungojnë reagensët për diagnostikim të shpejtë dhe mendoj se është bërë lëshim pasi që në kohën e duhur nuk janë vaksinuar së paku ekipet mjekësore që të parët do të ballafaqoheshin me të sëmurët eventualë, si ekipet e infektologëve, epidemiologëve, virusologëve, etj.

Kohën e shfaqjes së gripit Avian qoftë në mesin e shpezëve apo njerëzve nuk mund ta saktësojë askush. Kjo mund të ndodhë pas një apo disa vitesh, por mund të ndodhë që nesër, e nëse ndodh nesër është Klinika Infektive dhe infektologët që duhet t’i trajtojnë këta të sëmurë, ndërsa aparatura dhe pajisjet adekuate të parapara në programin qeveritar dhe MSH akoma nuk kanë arritur qoftë në Klinikën Infektive apo repartet tjera infektive të spitaleve regjionale.

Ndërkohë që opinioni është vërshuar nga të dhënat dhe informatat për gripin e shpezëve, nga ekspertë të lëmenjve të ndryshëm për shkallën e rrezikshmërisë së gripit në vendin tonë dhe ndonjëherë janë stërzmadhuar duke sjellë buzë panikut. Kjo ka rezultuar që dukshëm të bie konsumi vendor i mishit të pulës dhe vezëve në vend që kjo të merrej pretekst për rritjen e konsumimit të këtyre ushqimeve vendore.

Duke marrë për bazë se mishi i pulës dhe vezët janë ushqimet kryesore për pjesën më të madhe të popullatës sonë, kjo ka varfëruar dukshëm sofrat tona edhe ashtu të varfra. Është obligim që ekspertët në çdo paraqitje të tyre publike të theksojnë me bindje se konsumimi i këtyre prodhimeve vendore për momentin është fare i parrezikshëm.

Kosovapress: Ju në fillim thatë se për momentin ethet hemorragjike mund të jenë më të rrezikshme për popullatën tonë se sa gripi i shpezëve, ndërkohë që s’ka parapërgatitje. Po ashtu edhe për vetë gripin e shpezëve në aspektin human nuk ka përgatitje të duhura. Çka duhet të veprohet konkretisht sipas jush?

Ahmeti: Nëse ne dëshirojmë të ballafaqohemi në mënyrë serioze me ethet hemorragjike dhe sëmundjet tjera të grupit të bioterrorizmit, së pari duhet të ekzistojë një program në nivel qeveritar për parandalimin dhe eradikimin e këtyre sëmundjeve, në të cilin do të duhej të inkorporoheshin MSH, MB, Klinika Infektive, IKSHP, Instituti i Veterinarisë, Bujqësisë, Biologjisë, infektologët, epidemiologët, virusologët dhe ekspertë tjerë, si organizata vendore dhe ndërkombëtare duke bërë një punë serioze dhe të përbashkët.

Kushtet klimatike (dimri me mjaft të reshura dhe tani ngritjet e shpejta të temperaturave) sugjerojnë për mundësinë e shpërthimit të shpejtë të etheve hemorragjike. Unë edhe një herë theksoj se ethet hemorragjike janë sëmundje mjaft të rrezikshme dhe nëse bëhet një krahasim në mes gripit të shpezëve (bazuar në veçoritë gjenetike dhe shkallën e patogjenit aktual të virusit të gripit të shpezëve), mendoj se popullata vendore në Kosovë mund të jetë aktualisht më tepër e rrezikuar nga ethet hemorragjike se sa nga gripi i shpezëve.

Prandaj në kuadër të përgatitjeve për parandalimin e gripit të shpezëve, duhet filluar edhe masat e cekura më lart për parandalimin nga ethet hemorragjike, sepse masat mbrojtëse pothuajse janë të ngjashme. Po ashtu, duke marrë për bazë që pas përfundimit të luftës kemi me qindra të prekur nga ethet hemorragjike dhe me dhjetëra të vdekur duhet të krijohet një program mbështetës qeveritar, në mënyrë që mos të ketë vdekje të reja dhe të parandalohet kjo epidemi e cila është në rritje e sipër./intervistoi: Kreshnik Llabjani.


Ministria e Shëndetësisë premton shërbime më cilësore gjatë vitit

.... Ministria e Shëndetësisë i ka kushtuar rëndësi realizimit të projekteve të planifikuara, të përmbushjes së standardeve në planin e integrimit të minoriteteve si dhe ka zhvilluar një aktivitet të gjerë na planin e bashkëpunimit me vendet në rajon dhe më gjerë, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojë aktivitetin në ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët”, ka thënë ministri Sadik Idriz, në një takim të fundvitit me gazetarë.
Ministri i Shëndetësisë, Sadik Idriz tha se gjatë vitit që po e lëmë pas ministria ka realizuar të gjitha projektet e planifikuara, mirëpo ka cekur po ashtu mangësitë të cilat janë evidentuar për shkak të buxhetit të ministrisë i cili, siç ka thënë Idriz, ka qenë mjaftë i vogël.

“Gjatë vitit që po e lëmë pas Ministria e Shëndetësisë ka menaxhuar mjaft mirë me mjetet e buxhetit me të cilat i ka realizuar projektet e parapara për këtë vit, ndërsa i është dhënë rëndësi edhe integrimit të minoriteve me çfarë i është dhënë rëndësi përmbushjes së standardeve që ka qenë prioritet edhe i Qeverisë”, ka thënë ministri Idriz.

Idriz tha se gjatë kësaj periudhe janë hartuar 8 projektligje të cilat i janë dorëzuar qeverisë dhe është zhvilluar një bashkëpunim me vendet tjera në rajon dhe më gjerë.

Ministri Idriz në përmbyllje të punës njëvjeçare të ministrisë, tha se gjatë vitit të ardhshëm kjo ministri do të fokusohet në ngritjen e kualitetit të shërbimeve për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe do të angazhohet rreth përgatitjes për fillimin e implementimit të Ligjit për sigurime shëndetësore si dhe themelimin e fondit shëndetësorë të Kosovës.

“Ligji është aprovuar nga kuvendi si dhe mungojnë mjetet për ligjin për lehoni, riorganizimi në QKU dhe spitalet regjionale, fillimi i licencimit të institucioneve shëndetësore private, gjithashtu do të insistojmë në përmirësimin e kushteve për punëtorët e shëndetësisë si dhe në ngritjen e të ardhurave personale, që cila nuk është e mirë në sektorin shëndetësorë”, tha ministri Idriz.

Zyrtarët e ministrisë thanë se shërbimet shëndetësore gjatë këtij viti nuk kanë ndryshuar dukshëm nga viti i më parshëm, gjatë të cilit janë ofruar rreth 6 mijë shtretër spitalorë, më 304. 6 shtretër për 100 mijë banorë që është në nivel me numrin e shtretërve për kokë banori në regjion.

Vetëm për periudhën janar-korrik të vitit 2005, shfrytëzueshmëria e shtretërve në QKUK, ka qenë 55. 24 %, ndërsa shërbimet shëndetësore të kardiokirurgjisë dhe onkologjisë janë zhvilluar jashtë vendit(Ajkuna Tolaj)
Ethet hemoragjike: akuzat , heshtja…dhe tenderomania…
Ethet hemoragjike: akuzat , heshtja…dhe tenderomania…

Më datën 7 maj të këtij viti shënohet viktima e parë nga ethet hemorargjike për këtë vit në Kliniken e sëmundjeve infektive të QKU në Prishtinë, si pasojë e etheve hemorargjike.Në gjendje të rendë janë edhe 2 të sëmurë të tjerë nga rajoni i Malishevës.
Zyrtarët shëndetësorë vëtetuan edhe vdekjen e një burri 60 vjeqar i cili ishte nga Cerrmjani I Gjakovës(Kosovë). Ishte bërë gjithçka e mundur për ti shpëtuar jetën të ndjerit por sëmundja kishte arritur fazën kritike menjeherë pasi ai kishte arritur në QKUK.
”Nuk ka pasur çka të bëhet më tepër sepse sëmundja veç ishte zhvilluar kur ka arritur” tha burimi ynë konfidencial në Klinikën infective.Gjithë stafi është përgatitur dhe mobilizuar që të jetë në shërbim tëpacientëve.Dje ekipi I Institutit Rajonal të Prizerenit në krye më epidemiologun Dr.Nazif Ahmeti,bëri DDD-në e shtëpisë dhe varrit të të ndjerit ( Muhamet Plava )në Cermjan.
Në Klinikën infektive vjet ishin paraqitur mbi 242 ,prej të cilëve 40 ishin hospitalizuar ndërsa 17 ishin lënë me shëndet të mire.Tash për tash pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata vitin e kaluar kanë bërë të pamundurën që atyre t’iu ofrohet ndihma.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës më siguri edhe do t’I sigurojë doza të barit mjekësor Ribavirinë nga Amerika ,bar ky që ndikon në rritjen e imunitetit të pacientit që nevojitën në mënyrë urgjente.

Vlenë përmendë se të hospitalizuarit gjatë vitit të kaluar ishin nga rrethi i Malishevës,Drenasit, Klinës, Rahovecit si dhe dy raste të pickimeve nga Matiçani dhe Dabisha…
Rastet këto të njoftuna nga nga zonat endemike që ishin të prekura edhe në të kaluarën.
Edhe sivjet në institucionet regjionale të shëndetit publikë si dhe në qendrat kryesore të mjekësisë familjare do të caktohën shtabet emergjente për trajtimin e pacientëve nga pickimi i rriqnave.

Dihet mire nga statistika që vjet në përiudhën ( prill-maj 2005 në QKMF në Vushtri) fjala vjenë në Komunën e Vushtrisë ndihmë shëndetësore nga pickimi I insekteve kanë kërkuar 28 persona, të cilët janë trajtuar dhe nuk kanë pasur komplikime të mëvonshme, ndërsa dy raste prej tyre u hospitalizuan në Klinikën infektive të Prishtinës.

Medoemos Drejtoritë e arsimit të Kosovës dhe të Institutit Kombëtar dhe Rajonal të Shëndetit publik, me qëllim parandalimi të sëmurjeve infektive lypset organizuar që në disa lokalitete të Kosovës me theks të veçantë në Shkolla dhe Ambulanca shëndetësore të bëhen analizat kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm, në ato vende ku është konstatuar e nevojshme klorizimi i ujit si dhe të bëhët dezinfektimi,deratizimi dhe dezinsektimi i mjedisit ambulator dhe spitalor më preparate DDDtë prodhuesve të njohur nga firmat e licencuara nga Bashkësa Evropiane dhe ato vendore.


Strategjia kryesore siq dihet është higjena, e cila nëpër Spitalet tona dhe ambulancat e shumta shtetërore dhe private të Kosovës hë për hë është pothuaja e pakët. Dezinfektimi, Deratizimi dhe Dezinsektimi i tyre bëhët shkel e shko sa për letra (dokumentacion).Fjala vjen Menaxheret e Prokurimit të Institutit Kombëtarë të Shëndetit publikë le që falsifikojnë preparatet DDD në tenderin e sivjemë për”Furnizim me aparaturë dhe preparate DDD”,njeherit ata bejnë shkelje të nenit 8.1)I dhe ii)të Ligjit të Prokurimit Publikë të Kosovës Nr.2003/17.Një konstantim të tillë para ca kohësh e dha edhe autori i këtyre rreshtave si dhe më datën 5.5.2006 e bëri edhe auditimi nga Inspektimi prokurues I Komisionit Rregullativë të Prokurimit Publikë të Kosovës.Shkeljet e tilla kanë ardhë ngase në këtë institucion(IKSHP) sundon politika e jo shkenca.Fjala vjen,në krye të këtij institucioni është shkenctari I mirënjoftur shqiptarë Prof.dr.Isuf Isuf Dedushaj,por rreth tij janë sejmenët tjerë partiakë që punojnë më të “për të mire ditën” kurse terë punën e tijë ia prishin natën.Kësisoji,sejmenet partiakë të IKSHPK e kanë lënë të gjitha Departamentet rajonale pa preparation WIDAL, reagens ky për diagnostifikimin e tifos së zorrëve,kurse Zyrja e Prokurimit blenë nga një firmë më emrin “MEDICA”Prishtinë prepartin ASO Latex Test (Catalog:101-0216) me çmimin enormë 64,50 Euro kur I njajti në firmën Era-Med – kushton 40 Euro.Pra,ky test Reumatikë blehët nga Zyrtarja e Prokurimit 100% më shtrejtë!...Fajet nuk janë të zoti Isuf Dedushaj! Fajet janë të politizimi I shkencës nga 2-3 vetë më 3-4 PDK-jca të cilët ndërtojnë ditë e prishin natën,kurse firmat prestigjioze të licencuara dhe të autorizuara nga fabrikat ndërkombëtare I anashkalojnë duke prishur tenderë(fjala vjenë Tenderin numër:Pr:206206003121) dhe e lenë 7 Institute Rajonale pa preparate DDD.PSe?!...
Dhashtë zoti që në zonat endemike të mos paraqitën rriqnat ,apo H5-N1-shi sepse IKSHK nuk ka he për hë preparte DDD(përpos një sasi të vogël që ka IKSH e Prizrenit,Spitali rajonal I Prizerenit dhe Spitali rajonal I Pejës)kurse Spitalet tjera s’kanë preparate asë për ilaq siq thotë populli.
Autori I këtyre rreshtave nuk është kundër njerëzve që të merren më politikë.Politika duhët të bërë jashtë institucioneve shkencore,pa ndërskamca që po I bëhën si më qëllim Drejtorit të IKSHP-së ,nga ca pakurrizorë por që kanë mundësinë më e lën Kosovë pa teste serologjike,pa Widal,pa preparate DDD vetëm e vetëm të thonë se vetë “ata” janë që vrojnë e kthjellin ,por fatkeqësisht –fatkeqësia është e shkurtër se tash jemi në shekullin XXI dhe koha e Ali Bungut ,nuk është më!...
Duhet të ngrihet vetëdija e qytetarëve për parandalimin e infektimit.
OBSH-ja I bënë apel që çdo person i pickuar nga rriqnat, gjithsesi të lajmërohet menjëherë në shërbimet shëndetësore.
Problemi më i madh për infektologët dhe epidemiologët Kosovarë është identifikimi nëse një person është pickuar nga rriqna.
Sipas epidemiologëve rriqna femër është shumë më e rrezikshme kur pickon pasi lëshon një enzime anestetike e cila eviton dhimbjen dhe në këtë mënyrë infektimi mund të zhvillohet pa qenë në dijeni personi se është kafshuar nga rriqna.Periudha e inkubacionit të infektimit është 5-7 ditë. Pas kësaj, varësisht prej imunitetit që ka krijuar personi, mund të zhvillohet infektimi.A thua planprishësit e IKSh-së janë të infektuar nga politika,rriqnat apo euro!...

Dihet se sipas literatures mjekësore për sëmundjen në fjalë, e rëndësishme është të zbulohet në kohë pickimi nga rriqna, sepse në këtë mënyrë shumë më lehtë mund të parandalohet infektimi. Edhe pse akoma nuk është shpallur gjendje alarmante e etheve hemorargjike në Kosovë , epidemiologë dhe infektologët kosovarë më siguri të plotë thotë se nuk ka vend për panik, dhe se
gjithçka do të jetë nën kontrollë.
Më siguri MSHK z.ministri Dr.Fadil Kryeziu do ta bejë çmos për porosinë e dozave të ilaçit “ Ribavirinë” nga SHBA-ja.
Bari mjekësor në fjalë është bar eksperimental i cili si antiviral i jepet pacientit për forcimin e imunitetit,pra ai do t’ju ndihmon sadopak në përmirësimin e gjendjës shëndetësore të pacientit…dhe dhashtë zoti që dikush nga përgjegjësit qoftë nga Qeveria e Kosovës , M eSH, QKUK -ja, Spitalet tona që janë blerë nga buxheti i konsiliduar i Kosovës”të përgjigjët në pyetjen time që po e bejë edhe kësaj radhe”Kush është përgjegjës për skadimin e ilaqeve që janë blerë nga Buxheti i Konsiliduar i Kosovës me miliona euro, e që qendrojnë nëpër bodrumet e Spitaleve” kurse i sëmuri duhet blerë barëra,qoftë ky edhe një Andol!...
Vera erdhi, rriqnat “krime kongo”, do t’i kaplojnë edhe sivjet Zonat endemike,aty ku ishin edhe forcat e KFOR-it rus ,apo vetë populli do të jetë imunizuar edhe kësaj radhe nga rriqrat ...

FLORI BRUQI

posted by Flori Bruqi at 8:58 PD
Flori Bruqi:Gruja dhe burri ne familjet tona

Përgjegjësitë e gruas dhe burrit në jetën familjare të shqiptarët



Nga Flori Bruqi



Jemi të vetëdishëm për ndikimin e mënyrës së zgjeruar të jetës në familje në shumë aspekte të jetës familjare, mirëpo këtu do t’i vështrojmë dhe analizojmë vetëm disa aspekte të jetës përbrenda kësaj organizate, duke krahasuar në veçanti ndikimin e formës së zgjeruar të familjes dhe asaj bërthamë në raportet familjare, mes-bashkëshortore dhe në ndarjen gjinore të roleve/të punës në familje.

Përkufizimi i familjes së zgjeruar dhe format më të shpeshta të familjes së zgjeruar në shoqërinë shqiptare

Familja e zgjeruar përkufizohet si një grup prej tre ose me shumë brezash që jetojnë së bashku ose brenda së njëjtës banese ose shume pranë njeri tjetrit. (A. Giddens) Nuk është e thënë që familja e gjerë të jetojë nën një çati, por normalisht anëtarët jetojnë afër njëri-tjetrit dhe punojnë së bashkju në grupe. Familja që jeton një një shtëpi quhet “e zgjeruar në kuptim të banimit”, ndërsa ajo anëtarët e së cilës kanë role të njëjta dhe janë të varur e të lidhur ngusht në mes veti, por janë pak a shumë të shpërndarë quhet “funksionalisht e zgjeruar”.

Familja e zgjeruar mund të përfshijë tre ose katër gjenerata. Këta mund të jetojnë dhe punojnë së bashku në një ekonomi të përbashkët shtëpiake, ose si një bashkësi fisnore e gjerë, që lidhet nëpërmjet marrëdhënieve shoqërore. Format më të shpeshta të famijes së zgjeruar në shoqërinë shqiptare janë të modelit : tre breza (fëmijë, prindër dhe gjysh e gjyshe, më rradhë edhe agjallarë e halla) nën një çati ose në një oborr ose pranë njëri tjetrit.



Karakteristika të jetesës në familjen bërthamë

Përveç karakteristikave të tjera që përmenden në këtë studim, familjen bërthamë e karakterizojnë edhe këto kushte: liria më e madhe e individit, hapësirë më e gjerë, mundësi më e vogël e konfliktit të gjeneratave, izolimi shoqëror, mungesa e kontaktit me të afërmit e familjes dhe si rezultat i kësaj një varg problemesh, siç është: mbingarkesa e roleve.


Faktorët e paraqitjes së familjes së zgjeruar në shoqërinë shqiptare

Shumë nga shkaqet që kanë rezultuar në paraqitjen e formës së zgjeruar të familjes në shoqërinë shqiptare janë të njëjtat me ato të familjeve europiane.

Faktorët e famijes së zgjeruar në shoqërinë shqiptare janë: faktori global: modeli mesjetar i familjes, faktori i sigurisë dhe ndikimi i mësimeve fetare si fuqizues dhe përkrahës i modelit të zgjeruar të familjes.

Modeli mesjetar i familjes

Në kohërat mesjetare familja dhe komuniteti lokal ishin epiqendra kryesore e prodhimit të të mirave dhe e kryerjes së shërbimeve. Zakonisht famija ishte një njësi prodhimi e integruar ku anëtarët e familjes – gruaja, burri dhe fëmijët – bashkërendonin punën e tyre në procesin e prodhimit që kishte bazën në punimin e tokës ose në zeje të ndryshme. Megjithëse gratë kishin përgjegjësinë kryesore në rritjen e fëmijëve, ato kishin edhe një rol të rëndësishëm ekonomik në mbajtjn e shtëpisë. Në Europë, industrializimi ka prekur dhe ka ndryshuar rolet e burrave, grave dhe fëmijëve në familje. Nuk jemi të sigurt nëse kjo ka ndodhë në masë të përafërt edhe në familjen shiqiptare, ngase nuk mund të thuhet për industrializim të mirëfilltë të shoqërisë shqiptare. Veç kësaj, shoqëria tradicionale shqiptare e ndikuar mjaft shumë edhe nga kultura islame, ka insistuar në ruajten e familjes së zgjeruar ose së paku në ruajtjen e lidhjeve të ngushta familjare, si obligim moral dhe fetar.

Faktori i sigurisë

Një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë drejtim është edhe ai i sigurisë, meqë jetesa në familje të gjerë dhe solidariteti i anëtarëve në të ishte një ruajtës i mirë nga rreziqet e jashtme, që vinin nga zënkat ndër fisnore ose ndër familjare si dhe nga armiqët dhe pushtuesit e vendit.

Faktori fetar

Në Islam forma e organizimit është një çështje e hapur, përkundër kërkesave dhe detyrimeve të ndërsjella të anëtarëve të familjes. Kërkesat e tilla mbeten, pa marrë parasysh se çfarë forme mund të marrë familja. Ndonëse, në Islam nuk ka kurrfarë kushtëzimi që familja të jetë e njërit apo e tjetrit lloj, njësoj siç nuk ka kurrfarë kushtëzimi në favor të, apo kundër llojit bërthamor të familjes (H.Abdulati, Struktura familjare në Islam), në këtë diskutim do të provojmë se si koncepti i familjes në Islam ka qenë më afër llojit të zgjeruar të familjes dhe ka ndikuar në një masë të madhe në formimin dhe ruajtjen e këtij tipi të organizimit familjar. Nëse marrim për bazë përkufizimin e familjes që nuk ka të bëjë me faktorin e banimit, për shkak se anëtarët e familjes mund të zënë apo edhe të mos zënë vendin e njëjtë të banimit, atëherë është e sigurt se Islami promovon një formë të zgjeruar të familjes duke mos kushtëzuar banimin nën një çati apo në afërsi. Në kulturën shqiptare faktorë të ndryshëm (që u cekën më lartë) kanë përcaktuar një formë të tillë të familjes së zgjeruar ku si komponentë e rëndësishme ka qenë edhe faktori i banimit. Meqë nuk rekomandon ndonjë lloj të veçantë të organizimit familjar, Islami, duke mos qenë indiferent ndaj kushteve shoqërore aktuale, ka vazhduar traditën e jetesës së përbashkët të familjes së zgjeruar si një formë funksionale e organizimit familjar në atë kontekst kulturor, ndonëse nuk insiston në një formë të caktuar të organizimit të familjes duke përjashtuar format e tjera. Për shkak të fleksibilitetit të rregullave islame për vendbanim, me siguri ishte lehtë të ndiqet zakoni, sipas të cilit çifti bashkëshortor zakonisht jetonte me familjen e burrit dhe konsideroheshin si anëtarë të saj. Kështu, po e patëm parasysh se familja e zgjeruar patjetër nuk e përjashton llojin bërthamor, së paku si nënsistem, duket se Islami e ka konsideruar formën e zgjeruar të familjes të pranueshme, edhe pse jo edhe të domosdoshme. Kjo formë në dukje ka qenë vepruese dhe e veprueshme. Islami e përkrahu atë, edhe pse nuk insistoi që ashtu të jetë apo të mos jetë gjithmonë. Solidariteti i familjes së zgjeruar parashihet dhe fuqizohet nga vetë Kurani në të cilin gjenden aludime të përsëritura lidhur me të drejtat farefisnore (17:23-26; 4:7-9; 8:41; 24:22 etj.) dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira me ta (2:83; 16:90). Është paraparë hiseja e trashigimisë, jo vetëm për anëtarët e familjes bërthamë, por edhe për ata të familjes së zgjeruar (2:180-182; 4:33, 176). Dënim i dhembshëm u kërcënohet atyre që i injorojnë këto masa për ndihmesë ndër-familjare (4:7-12).

Kur flasim për familjen në kontekst të shoqërisë shqiptare duhet patur parasysh familjen e gjerë, duke qenë se kultura shqiptare (veç tjerash e ndikuar edhe nga kultura fetare islame) vë theks të veçantë në ruajtjen e lidhjeve familjare, krijimin e raporteve të mira dhe ndihmën reciproke si një ndër detyrat më të mëdha fetare.

Kultura shqiptare më tepër e përkrah sistemin e zgjeruar të familjes se sa atë bërthamë. Shumë familje shqipare edhe sot janë të zgjeruara në kuptim të banimit – dmth. anëtarët e atyre jetojnë bashkë me tre apo më shumë breza të të afërmëveve në një shtëpi apo afër njëri-tjetrit. Edhe atëherë kur ky version banimi i familjes së zgjeruar nuk është i mundur apo nuk preferohet, atëherë lidhjet familjare tejkalojnë kufijtë e njësisë bërthamë dhe janë të dukshme në lidhjet e fuqishme psikologjike, sociale, ekonomike dhe bile edhe politike. Ndihma dhe përgjegjësitë e ndërsjella që ndikojnë në këto grupe gjaku nuk janë vetëm të dëshirueshme dhe të mira, por ato – sipas Ligjit islam – janë detyra të anëtarëve të shoqërisë. Vetë Kurani nxit për solidaritet në familje të zgjeruar. Ai specifikon shtrirjen e përgjegjësive të tilla dhe përmban norma për sasinë dhe mënyrën e trashigimisë, ndihmës dhe ndërvartësisë brenda familjes së zgjeruar.

Në këtë studim në veçanti do të spikasim mënyrën e ndikimit të mësimeve fetare islame në ruajtjen dhe vazhdimësinë e familjes së zgjeruar dhe në sjelljen e anëtarëve përbrenda kësaj organizate. Shumë norma të sjelljes në këtë tip të familjes do të vështrohen dhe shpjegohen si ndikime të mësimeve fetare islame në kulturën dhe mënyrën e jetesës shqiptare në familje. Me këtë nuk dëshirojmë të absolutizojmë ndikimin e mësimeve fetare në formimin e familjes shqiptare, sepse nuk besojmë në shpjegime njëdimensionale dhe njëkomponentëshe. Qëllimi është thjesht të hetohet ky ndikim në shumë aspekte në formimin e jetës familjare shqiptare.


Krahasime në mes të ndikimit të këtyre dy formave të familjes në raportet familjare

Që në fillim duhet tërhjekur vëmendjen në një dallim thelbësor në mes të lidhjeve familjare në familjen moderne bërthamë dhe atyre në famlijen tradicionale të zgjeruar.

Në shoqërinë moderne familja bërthamë karakterizohet me lidhje afërsie që i nënshtrohen një procesi përzgjedhës vullnetar nga ana e anëtarëve të kësaj familjeje. Në hijen e familjes bërthamë moderne të afërmit nuk janë ashtu vetvetiu dhe nuk imponohen, por secili individ zgjedh të afërmit e tij. Kjo përzgjedhje e vetëdishme i nënshtrohet një procesi që ndikohet nga animi dhe shija personale si dhe emocionet. Pra këto lidhje nuk janë shprehje e natyrshme e lidhjes së gjakut, por janë lidhje që shumë i përngjajnë lidhjeve miqësore. Ndërkaq, lidhja familjare në familjen tradicionale të zgjeruar shqiptare është një detyrë ligjore (që ka burim edhe në detyrat fetare) që nuk i nënshtrohet qejfit dhe animit personal. Bile, poqëse njëra palë shkëput këtë lidhje apo nuk sillet me korrektësi me palën tjetër, palës tjetër nuk i lejohet të shkëpusë lidhjen. Nëse analizojmë tekstet islamike të moralit fetar, në familjen e gjerë, lidhja familjare nuk bazohet në interesa materialë dhe të pasurisë së përbashkët – siç sygjerojnë disa analiza – por, bazohet në lidhje të përgjegjësisë që vie nga besimi që nuk matet me peshojë të dobisë (utilitetit), fitimt apo dëmit material, meqë përballë saj është kënaqësia e Zotit në nivel të besimit dhe ruajtja e lidhjeve familjare.

Dallim tjetër është se familja e zgjeruar karakterizohet me nivel më të lartë të shkallës së ndërveprimit dhe të ndërlidhjes njerëzore se sa familja bërthamë. Ky është një faktor që e shton ndërveprimin e individit me shoqërinë e tij më të gjerë. Në të njejtën kohë, shkalla e konfliktit brenda saj është më e ulët se sa ajo në shoqëritë industriale në të cilën individi ndihet i frustruar e i dështuar si rezultat i konkurrencës në jetën publike, gjendje kjo e cila pasqyrohet në sjelljen e tij në familje ndërkohë që familja nuk ia jep atë që ai e kërkon, gjë që ngrit shkallën e konfliktit sa që mund të shkaktojë shfaqjen e dhunës familjare, përkundër familjes së gjerë e cila individëve të saj i siguron një shkallë më të lartë të dashurisë dhe ngopjes emocionale.


Familja e gjerë si sferë për kryerjen e funksioneve të ndryshme

Funksioni ekonomik

Familja e gjerë është sferë e përshtatshme për praktikimin e funksioneve të ndryshme. Ndër të tjera, ajo është fushë e përshtatshme për kryerjen e detyrës ekonomike. Përkundër disa studimeve që konsiderojnë rolin tradicional të gruas që kufizohet përbrenda shtëpisë dhe fusha e shërbime jo publike, si rol më pak i rëndësishëm se roli i gruas në fushë publike, pikëpamja islamike familjen e sheh si fushë të rëndësishme të zhvillimit dhe trup/godinë ekonomike të pavarur që nuk është më pak e rëndësishme, bile si diçka që kapërcen përpjekjet organizative për ndryshim, dhe kjo është fushë – sipas disa studimeve – shumë e rëndësishme sidomos për shoqëritë e botës së tretë.

Si kompenzim për femrën, ngase kryen detyrat natyrore femërore (amvisënia, rritja dhe edukimi i fëmijëve), masa të fuqishme shoqërore, morale dhe ligjore ndërmerren në mënyrë që anëtarët meshkuj të shoqërisë të kryejnë obligimin e mbajtjes dhe mbrojtjes së femrave në famlje – gratë, motrat, hallat dhe tezet, nënat, të vejat, vajzat – si dhe të afërmit e tjerë që kanë nevojë për ndihmë. Në rast të divorcit, gruaja zakonisht kthehet në familjen prej nga e ka prejardhjen ku të afërmit e saj meshkuj e mbajnë dhe i ndihmojnë.

Kështu familja e zgjeruar, përveç funksionit të saj shoqëror, vepron si një njësi ekonomike për ndihmë të ndërsjellë ndërmjet anëtarëve të saj. Veprimtaritë shoqërore dhe ekonomike ndërmirren së bashku, dhe të mirat dhe fitimet shfrytëzohen së bashku nga e gjithë familja.

Funksioni gjyqësor

Gjithashtu, familja e gjerë është sferë e përshtatshme për të kryer detyrën gjyqësore në shoqëri. Poqëse ligjet dhe aparati gjyqësor janë të uzurpuara nga ana e ligjeve të cilat nuk kanë mbështetje popullore (siç ka ndodhur shpeshherë në historinë shqiptare) është penguar puna me normat kombëtare shqiptare, atëherë familja e gjerë ka qenë sferë në të cilën zbatoheshin ato norma për rregullimin e raporteve shoqërore, me përjashtim të disa çështjeve ku është i nevojshëm ndërhyrja e shtetit, ta zëmë: zbatimi i ndëshkimeve e të ngjashme, ndonëse edhe kjo është bërë shpeshherë në pajtim me normat dhe ligjet zakonore shqiptare.

Funksioni arsimor-edukativ

Në sferën e arsimimit dhe edukimit familja mund të nxjerrë një pikëpamje alternative në çështje të ndryshme nga sfera e mendimit, e historise, bile nga ajo e gjuhës dhe letërsisë, në mënyrë që të sigurojë një rezistencë për t’i bërë ballë programit shkollor i prekur nga lufta ideologjike kundër kombit shqiptar.


Ndikimi i familjes së zgjeruar në raportet ndër bashkëshortore

Në traditën shqiptare, pjesëmarrja e familjes në kontraktimin dhe ruajtjen e martesave është më e fortë. Ndërsa shumë feministë perëndimorë e qortojnë përzierjen e familjes në martesë apo aranzhimin e martesave si ndikim negativ për shkak të kufizimit të qartë të lirisë dhe përgjegjësisë individuale, muslimanët argumentojnë se një pjesmarrje e tillë është e leverdishme si për individët ashtu edhe për grupet në shoqëri. Kjo jo vetëm që i siguron dhe garanton martesat të bazuara në parime më të rëndësishme, më të shëndosha dhe më të sigurta se sa tërheqja fizike dhe pasioni seksual, por gjithashtu siguron mbrojtje për vazhdimësi të suksesshme martesore. Anëtarët e familjes sigurojnë një shoqëri të shumëllojshme si dhe burime të gatshme për këshillim dhe mirëkuptim për të posamartuarit përderisa ata përshtaten dhe ujdisen ndërmjet vete. Zënkat kurrnjëherë nuk janë rrënuese të lidhjes martesore, meqë anëtarët e rritur të familjes veprojnë si ndërmjetës dhe pajtues dhe sigurojnë një burim alternativ të konsulltës. Këshu, në vend se familja të hapet ndaj ndërhyrjeve të jashtme, ajo mbrohet nga ato. Grindjet dhe konfliktet në familje zgjedhen brenda shtëpisë, sipas nevojës thirren të ndërmjetsojnë të moshuarit dhe të urtit nga familja e burrit dhe e gruas. Gjyqet janë alternativa e fundit në këtë drejtim, ngaqë dihet se procedimi i këtyre çështjeve në gjyqe publike vetëm sa mund ta komplikojë dhe ta shtojë konfliktin dhe urrejtjen.

Problemi i të qenët prind është gjithashtu i lehtësuar. Në familjen e zgjeruar nuk është e thënë që fëmijët e prindërve të punësuar të jenë të pambrojtur, të pambikëqyrur, të privuar nga dashuria adekuate dhe të pa socializuar, ngase shtëpia e familjes së zgjeruar kurrë nuk është e boshatisur. Së këndejmi nuk ka ndjenjë faji e cila shpesh i kaplon prindërit e punësuar në familjen bërthamë apo në familjen me një prind.

Tragjedia, bile edhe shkurorëzimi, nuk është aq tragjik as për të rriturit e as për fëmijët, meqë njësia më e gjerë shoqërore thith numrin “e tepërt” më lehtë se sa që e bën atë organizata e familjes bërthamë.


Individualizmi kundër organizatës më të gjerë

Mbështetja tradicionale e organizatës së gjerë dhe të ndërlidhur familjare lidhet me një traditë tjetër islame që si duket është e kundërt me trendet aktuale perëndimore dhe me ideologjinë feministe atje. Islami dhe gratë muslimane në përgjithësi përpiqen që interesat dhe qëllimet individuale t’i akordojnë me mirëqenien dhe interesat e grupit më të gjerë dhe anëtarëve të tij. Në vend që qëllimet idividuale të mbahen më lart, përcaktohet vendi i mashkullit dhe i femrës përbrenda familjes dhe përgjegjësitë e tyre ndaj familjes. Kjo nga muslimanët nuk shihet si shtypje e individit. Traditat tjera të cilat do të diskutohen më vonë ia garantojnë atij ose asaj lirinë individale dhe personalitetin. Feminizmi, së këndejmi nga gratë muslimane nuk merret si qëllim të cilin duhet ndjekur duke mos marrë në konsideratë marrëdhëniet e femrës me anëtarët e tjerë të familjes së saj. Gruaja muslimane qëllimet e saja i barazpeshon, bile ia nënshtron atyre të grupit familjar. Individualizmi i shfrenuar i provuar shpeshherë në jetën bashkëkohore, ai që qëllimet e individit i trajton të izoluar nga faktorët e tjerë, apo si më të lartat, është i kundërt me nga përcaktimi i thellë i Islamit për ndërvartësi shoqërore.

Në shoqëritë bashkëkohore çdo shkelje e individualizmit dhe pavarësisë shihet si gabim. Si nuk mund të kuptojnë se për aq sa ata janë të varur nga të tjerët dhe të tjerët janë të varur nga ata varet mirëqenia e tyre psikologjike dhe përshtatja e tyre në shoqëri. Bilem edhe vlerat siç janë liria individuale i janë nënshtruar keqpërdorimit dhe stërtheksimit. “Ngurrimi për të parë se theksimi i tepëruar në inidividin e izoluar është tragjedi e njeriut modern, që po i prinë pashmangshëm çrregullimit të unitetit dhe intergritetit të familjes” (Anshen 1959:11).


Disa nga përparësitë e jetesës në familjen e zgjeruar

Familja e zgjeruar është një institucion i cili mund të jetë shumë i dobishëm si për mashkullin ashtu dhe për femrën kur të ekzistojë krahas karakteristikave të tjera të një shoqërie të kulturuar. Edhe nga një studim i vogël siç është ky në lidhje me problemet e familjes mund të kuptojmë se familja e zgjeruar ka epërsi/avantazhe të shumta për të dhënë.

Ja disa nga përparësitë e jetesës në familjen e zgjeruar:

1. Ajo ruan nga egoizmi apo egocentrizmi i cilësdo palë bashkëshortore, meqë individi përballet jo vetëm me bashkëshort-in/-en e vet por me tërë anëtarët e tjerë të familjes, në rast se ai apo ajo shmanget nga kursi apo rruga e duhur.

2. Ajo i mundëson gruas të punojë për karrierën e saj pa dëmtuar vetveten, bashkëshortin, fëmijët apo të moshuarit, ngase në shtëpinë e familjes së gjerë gjithmonë gjinden anëtarë të rritur që i dalin krah nënës apo gruas e cila punon. Gruaja me karierë/profesioniste në familjen e zgjeruar nuk vuan nga barra fizike apo emocionale e punës së tepërt apo e ndjenjës së fajit për lënie pas dore të përgjegjësive amënore, martesore apo famijare. Në fakt, pa këtë lloj të institucionit familjar, është e pamundur të imagjinohet ndonjë zgjedhje e mundshme për problemet me të cilat tani përballen shoqëritë perëndimore. Ndërsa gjithnjë e më shumë gratë po hyjnë në forcën punuese, familja bërthamë nuk po ia del të plotësojë nevojat e anëtarëve të saj. Vështirësitë në familjet me një prind, natyrisht janë shumëfish më të mëdha. Barra dhe tensioni që sistemi i tillë familjar ia ngarkon gruas punuese është shkatërruese për individin, për martesën dhe familjen. Shpërbërja i familjeve që rezulton dhe shtrirja e shkallës së lartë të divorcit në shtetet perëndimore janë shqetësim në rritje e mjekëve, avokatëve, psikiatërve dhe sociologëve, si dhe natyrisht viktimave të pafat të këtij fenomeni.

3. Familja e zgjeruar siguron socializim adekuat të fëmijëve. Ndonjëherë këshillës së nënës apo të babait në familjen bërthamë apo në atë me një prind mund të mos i varet veshi nga ana e fëmijës së padiciplinuar dhe kokëfortë, por presioni i kombinuar i anëtarëve të familjes së fuqishme të zgjeruar është një instrument efikas për jokonformitet dhe mosbindje.

4. Familja e zgjeruar siguron një larmi psikologjike dhe shoqërore për marrëdhëniet si për të rriturit ashtu edhe për të mëdhenjtë. Meqë ka më pak kërkesa për raporte një-me-një, ka më pak kërkesa emocionale për secilin anëtar të familjes. Mosmarrëveshja apo ndonjë përleshje në mes të anëtarëve të rritur, fëmijëve apo ndërmjet personave të brezave të ndryshëm nuk arrin përmasat e dëmshme që mund të arrijë në familjen bërthamë. Gjithmonë ka anëtarë alternativë në familje për të lehtësuar dhembjen dhe për të siguruar këshilla terapeutike dhe shoqërim (alternativ). Bile, as lidhja martesore nuk rrezikohet nga tensione të mëdha, siç mund të ndodhë në familjet bërthamë.

5. Familja e zgjeruar pengon krijimin e hendekut ndër-brezor. Ky problem shoqëror ku secila grupmoshë izolohet aq shumë nga brezat e tjerë sa që ka vështirësi të krijojë ndërveprim të suksesshëm dhe konstruktiv me njerëzit e grupmoshave të tjera. Në familjen e gjerë tre apo më shumë breza bashkëjetojnë dhe në vazhdimësi ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Kjo gjendje siguron mësim të dobishëm dhe përvoja socializuese për fëmijët, ndërsa për më të moshuarit ndjenjë të nevojshme sigurie dhe se janë të dobishëm.

6. Familja e zgjeruar mënjanon problemin e vetmisë që i torturon banorët e izoluar dhe anonim në qendrat urbane të shumë shoqërive bashkëkohore. Gruaja e pamartuar, e divorcuara apo e veja në familjen e zgjeruar kurrë nuk do të vuajë nga problemet me të cilat përballet gruaja e tillë në shoqëritë bashkëkohore perëndimore. Në shoqëritë e familjes së zgjeruar nuk ka nevojë për klubet e të pamartuarëve dhe të pamartuarave dhe për shtëpitë e izoluara të pleqve. Kërkesat shoqërore dhe psikologjike të individit, mashkull apo femër qoftë, plotësohen m mirë në familjen e gjerë.

Ndërsa lidhjet martesore bëhen më të brishta dhe më delikate në shoqëritë perëndimore, gruaja është viktima kryesore e këtij ndryshimi. Ato janë më pak të afta të rimartohen përsëri apo të krijojnë lidhje të tjera në krahasim me burrat, dhe psikologjikisht janë më të dëmtuara nga këto humbje.

7. Familja e zgjeruar siguron një kujdes më të madh për të moshuarit. Në familjen bërthamë kujdesi për prindërit apo prindin e njërit nga bashkëshortët i bie një individi, zakonisht gruas (nënës). Ajo duhet të sigurojë kujdes fizik si dhe mirëqenie emocionale për të moshuarit. Kjo është një barrë e madhe për gruan e cila njëherit duhet të kujdeset edhe për nevojat e fëmijëve dhe të burrit. Barra bëhet e paimagjinueshme poqë se ajo grua gjendet në marrëdhënie pune; më q’rast të moshuarit dërgohen në shtëpi të pleqve për të pritur vdekjen. Me përgjegjësitë dhe detyrat e ndara që familja e zgjeruar siguron, barra lehtësohet dukshëm.


Diferencimi i roleve gjinore

Sekset megjithëse mund të jenë të ngjashëm, ato nuk janë e njëjta gjë, pavarësisht dallimet e tyre nga kultura e shoqërisë. Meshkujt dhe femrat dallojnë në disa aspekte kryesore, si në lidhjet sociale, në dominim në agresivitet, dhe në seksualitet.

Tradita shqiptare, e ndikuar në masë të madhe nga tradita islame, specifikon një ndarje të roleve dhe përgjegjësive mashkullore dhe femrore në shoqëri. Feminizmi perëndimor ka mohuar një ndarje të tillë dhe ka kërkuar një shoqëri një-seksuale në mënyrë që të arrihen të drejta të barabarta për gruan. Me shoqëri një-seksuale mendohet shoqëri në të cilën rolet dhe detyrat e njëjta bien mbi të dy gjinitë, dmth. pa marrë paraysh dallimet dhe veçantitë gjinore dhe moshore. Në Perëndim detyrës për mbështetje financiare, sukses në karrierë dhe për vendimmarrje i është dhënë rëndësi e madhe dhe është vlerësuar më shumë se sa detyrat që kanë të bëjnë me çështjet shtëpiake, me kujdesin për fëmijët, me detyrat estetike dhe psikologjike, me ndërveprimin shoqëror të cilat janë përçmuar dhe bile përbuzur. Edhe burri edhe gruaja janë detyruar të ndjekin një model i cili mbase është më kufizues, më i ngurtë dhe më detyrues e shtrëngues se sa modeli i mëparshëm që burrit i ipte një rol të caktuar dhe gruas një tjetër rol. Ky është një lloj i ri i shovinizmit mashkullor për të cilën familja jonë nuk ka nevojë.

Është vërjetur se në familjet muslimane rolet e meshkujve dhe të femrave janë më tepër plotësuese sesa konkurruese; të ndryshme, dhe jodiskriminuese për njërën gjini. Me fjalë të tjera rolet e femrave dhe meshkujve konsiderohen si të barabarta për nga rëndësia e tyre që kanë, por jo të njëjta për nga përmbajtja. Për femrën, roli i saj si grua dhe nënë konsiderohet më e shenjta dhe më thelbësorja. Sidoqoftë, asgjë nuk duhet ta pengojë atë të kryejë detyra të tjera në shoqëri përderisa ato nuk ndërmirren në dëm të suksesit të saj në obligimet e shtëpisë. Si kompenzim për të, ngase kryen këto detyra femërore, masa të fuqishme shoqërore, morale dhe ligjore ndërmerren në mënyrë që anëtarët meshkuj të shoqërisë të kryejnë obligimin e mbajtjes dhe mbrojtjes së femrave në famlje – gratë, motrat, hallat dhe tezet, nënat, të vejat, vajzat – si dhe të afërmit e tjerë që kanë nevojë për ndihmë.

Rolet bashkëshortore

Të drejtat e gruas, obligimet e burrit

Gruaja gëzon të drejtën për ta mbajtur burri, mbi bazën se ajo i është përkushtuar shoqërisë së burrit dhe shtëpisë së tij; ose nga vetë obligimet që nënkupton lidhja martesore, d.m.th., ajo është “amanet i burrit”. Burri bartë përgjegjësinë financiare të familjes me zemërgjerësi dhe bamirësi, në mënyrë që bashkëshortes së tij t'i garantohet siguri, që kështu ajo sa më me përkushtim ta ushtrojë rolin e saj "socio-emocional". Burrat, bijët, baballarët, bashkëshortët dhe vëllezërit mbrojnë dhe furnizojnë nënat, bijat, bashkëshortet dhe motrat e tyre. Islami e liron gruan nga skllavërimi jashtë shtëpisë në tregun punëtor të vrazhdë, kështu që ajo mund të udhëheq pjesën më të mirë të perandorisë. Në këtë mënyrë gruaja është e lirë dhe ekonomikisht e siguruar.
Komponentët e mirëmbajtjes: gruaja ka të drejtë të pakontestueshme për banim, veshmbathje, ushqim dhe kujdes të përgjithshëm.

Obligimet e gruas - të drejtat e burrit

Çdo gjë që i shërben qëllimit dhe karakterit të martesës (i cili definohet në kontekst të kulturës së caktuar) apo që nxirret nga ai bën pjesë në detyrat e gruas. Zakonisht, në kulturën shqiptare ajo kryen detyrat e amvisërisë, ku kjo gjë jo vetëm që shihet si e natyrshme, por gjithashtu është edhe shumë e rëndësishme për familjen nga aspekti ekonomik . Amvisëria është një detyrë shumë e nderuar dhe përgjegjësi serioze; është bazë për një shoqëri të shëndoshë. Shoqëritë që nuk tregojnë respekt për drejtimin e shtëpisë prodhojnë familje të degjeneruara, shtëpi të shkatërruara dhe shoqëri të prishura. Nënçmimi i detyrës së drejtimit të shtëpisë është kundërfamiljare dhe kundërshoqërore.
Gruaja, duke kryer rolin e saj emocional, obligimi kryesor që i bie mbi të është të punojë për suksesin dhe lumturinë e familjes. Ajo kujdeset për mirëqenien e bashkëshortit të saj, dhe nuk e ofendon as nuk e lëndon atë. Lidhjet e femrave si nëna, motra dhe gjyshe e mbajnë familjen bashkë. Femrat harxhojnë më tepër kohë për t'u kujdesur si për fëmijët parashkollorë ashtu edhe për prindërit e moshuar. Ato blejnë shumë kartolina dhe dhurata për festa dhe raste të ndryshme. Kjo ndihmon për të shpjeguar se përse të dyja gjinitë, krahasuar me miqësinë me meshkujt, pretendojnë që miqësia me femrat është më intime, e gëzueshme dhe më e kujdesshme.

Marrëdhënia legjitime seksuale në mes bashkëshortëve, që në Ligjin islam mirret si njëri nga qëllimet thelbësore të martesës dhe si një funksion universal i familjes, si të tilla mirren edhe në kulturën shqiptare. Me këtë bashkëshortët duke i qëndruar besnik njëri-tjetrit ruajnë kohezionin familjar dhe sigurojnë një ambient të mirë për t’u kryer funksionet e tjera të sajë.


Sociologjia për diferencimin e roleve brenda familjes

Sociologët në të gjitha grupet që i studiojnë gjejnë mbisundimin dhe nënshtrimin, si forma të sjelljes dhe diferencimeve të roleve. Kudo që dy persona janë në kontakt me njëri-tjetrin, psikologu social aty sheh marrëdhënien epërsi-nënshtrim apo dominim-lëshim. Studime nga psikologjia sociale që janë bërë në grupe të punëtorëve kanë argumentuar se në ato grupe zakonisht ekzistojnë dy forma të udhëheqjes dhe dy udhëheqës, në të njëjtën kohë. Studiuesit e quajtën njërin lider “specialist të detyrës”, se ai kryesisht shqetësohej për mbarëvajtjen e punës. Personi më i pëlqyeshëm u quajt lideri “socio-emocional”. Shqetësimi i tij kryesor ishte të krijonte një klimë të mirë sociale në grup. Ngjashëm, është konstatuar se shumica e famijeve kishin specialistin e detyrës që zakonisht ishte mashkull dhe liderin socioemocional që ishte femër. (Zelditch) Prandaj në shumë grupe është më e preferueshme të ketë dy liderë: njëri i shtyn anëtarët të bëjnë punën dhe tjetri punon t'i bëjë të lumtur ata. Një person nuk mund t'i bëjë dot të dyja funksionet; zakonisht njëri ndjek problemet e detyrës dhe tjetri merret me funksionet orientuese. Kështu në familjen e zgjeruar kjo ndarje e udhëheqësisë bëhet në bazë gjinore, në pajtim me prirjet e natyrshme të gjinive për këto role.

Të shkëpusim analizën nga Hamude Abdul-ati kur flet për diferencimin e roleve, strukturën e pushtetit dhe ndarjen e punës brenda familjes në dritë të zbulimeve sociologjike:

Parsons dhe të tjerë theksojnë se në familje në të vërtetë ekzistojnë struktura të shumëfishta të pushtetit, të pavarura nga njëra-tjetra. Derisa burri mund të ketë më tepër ndikim për disa vendime, gruaja mund të ketë në të tjerat. Njëra nga nevojat strukturore, me të cilat duhet ballafaquar familja, është ajo e udhëheqjes; dhe si çdo grup tjetër i qëndrueshëm, edhe familja duhet t'i diferencojë rolet në boshtin e pushtetit. Kjo udhëheqje është dy llojesh, natyrisht jo të ndërthurura në të njëjtin person. Ato janë: udhëheqja instrumentale (instrumental), që merret me "sistemin e jashtëm", dhe udhëheqja shprehëse (expressive), që merret me "sistemin e brendshëm". Siç ka treguar Zelditch, "pothuajse në të gjitha shoqëritë, pos në disa prej tyre, rolet instrumentale, të cilat përfshijnë udhëheqjen politike dhe ekonomike, ushtrohen nga burri-babai, ndërsa rolet shprehëse nga gruaja-nëna." Faktikisht në të gjitha shoqëritë, fëmijët dhe gratë i nënshtrohen autoritetit të burrit, që jeton me ta.
Këto vështrime duket që sugjerojnë se autoriteti është një element i domosdoshëm për çdo strukturë grupore. Autoriteti nuk është i një lloji apo i një dimensioni, pasi që mund të jetë instrumental apo shprehës, i hapur apo i fshehur, privilegj apo detyrë. Derisa autoriteti është një domosdoshmëri e çdo sistemi të qëndrueshëm shoqëror, kjo nuk do të thotë patjetër se ai do të jetë absolut, i pakontrolluar, i pandërrueshëm apo i pandashëm. Është e mundshme që disa vëzhgues jokritikë do ta përforconin autoritetin e hapur instrumental, në dëm të autoritetit njësoj veprues, por ndoshta më pak të spikatur, atij të fshehtë, shprehës. Përfundimet e arritura nga vëzhgues të tillë vështirë se mund të jenë të pranueshme si të tilla, ato duhet t'u nënshtrohen shqyrtimeve të kujdesshme dhe analizave strukturore. Janë bërë përgjithësime rreth inferioritetit dhe nënshtrimit të gruas gjatë historisë. Megjithatë, depërtimet e reja sociologjike në natyrën e strukturave të pushtetit brenda familjes, mund të paraqesin disa dyshime serioze rreth vlefshmërisë së pakualifikuar të këtyre përgjithësimeve. Burrat ndoshta kanë "besuar" se janë më të fuqishëm dhe më superiorë dhe kanë vepruar sipas "definimit të tyre të situatës". Gratë po ashtu ndoshta kanë mundur të sillen, së paku nga jashtë, sikur të ishin të nënshtruara dhe të përulura. Mirëpo, a mund të thuhet se ato kanë qenë të tilla në të gjitha drejtimet dhe gjithmonë? Kjo mbetet si një çështje e hapur. (Struktura familjare në Islam)

Në fakt, të dy llojet e roleve janë njësoj meritore për t’u kryer dhe respektuar, dhe kjo atëherë kur shoqërohen me barazinë që feja e kërkon dhe promovon, ndarja e punës në bazë të vijës gjinore në përgjithësi është i dobishëm për të gjithë anëtarët e shoqërisë.


Përgjegjësitë e gruas në jetën familjare janë të mëdha

Përgjegjësitë e gruas në familjen e zgjeruar shqiptare janë të rëndësishme. Përveç që ajo është përgjegjëse për të edukuar fëmijët e saj, ajo është burim i dashurisë dhe i mëshirës në shtëpi. Ajo është e cila i siguron familjes ngrohtësi, dritë dhe lumturi. Ajo është prehje për burrin i cili punon jashtë shtëpisë për të mbajtur familjen. Ç’është e vërteta, gruaja në të gjitha situatat është shtylla e familjes, dhe mbi supet e saja bien përgjegjësi të shumta.

Funksioni dhe puna e gruas në shtëpi nuk është e lehtë dhe nga ajo kërkohet t’i përkushtohet asaj pune gjatë tërë ditës. Meqenë se shumica e barrës së edukimit të fëmijëve i bie gruas, ajo ka nevojë të studiojë dhe të vrojtojë në mënyrë sisematike fëmijët e saj që të jetë e suksesshme në këtë dretim. Për më shumë, është e nevojshme që ajo të jetë e qetë, pa tensionime të cilat shumë shpejt barten te fëmiu në fazën embrionale dhe në fazën kur ai është në gji të nënës gjë që shkakton rreziqet më të këqia, siç e vërtetojnë këtë provat. Është e njohur se ngarkimi i gruas me punë le gjurmë në disponimin dhe në nervat e saj. Po ashtu është e njohur se këto gjurmë barten tek embrioni i saj në shtatzani dhe te fëmija i saj në gjidhënie. Për më tepër, disa embriologë flasin për trashëgiminë e cilësive të cilat janë prezente te babai dhe nëna në momentin e fekondimit dhe gjatë shtatzanisë. Prandaj, gruaja e cila mban embrionin i cili zhvillohet në të ka nevojë të jetë e qetë nga tendosjet nervore dhe ngarkesat muskulare e mendore, ngase këto lënë gjurmë të këqia në fëmiun e saj në bark si dhe në periudhën e gjidhënies. Detyra më e madhe e gruas pra, është ruajtja e shëndetit të llojit njerëzor. Më tutje, asaj duhet t’i ipet rasti i plotë për t’iu përkushtuar fëmijës së saj aq sa ka nevojë që nën kujdesin e saj të formohet trupi, mendja dhe morali i fëmijës, në mënyrë që në të të mbjellë virtytet e larta. Kjo gjë nuk arrihet shpejt, mirëpo për këtë nevojitet mbikëqyrje dhe kujdes i vazhdueshëm. Kjo mbikëqyrje nuk duhet të injorohet, sepse vetëm nëna, që karakterizohet me durim dhe jolodhje, është ajo e cila zbulon shkaqet e sëmundjeve te fëmijët para se të jetë vonë për shërimin e tyre. Mendimi se gjithë lidhja e nënës me fëmiun e saj mbaron në shtatzëni dhe në lindje e zbret njeriun në shkallën e kafshës. Njeriu veçohet me kujdes të gjatë për fëmijët e tij, kujdes i cili nuk është vetëm ushqimor, siç është te kafshët, mirëpo ky kujdes te njeriu është edhe moral dhe mendor.

Nuk ka dyshim se kjo traditë është e formuar nga mësimet e traditës islame për rolin dhe përgjegjësinë që ai ia jep burrit si mbajtës dhe kujdestar i familjes dhe gruas si edukuese dhe kujdestare e fëmijëve dhe përgjegjëse për punët e shëpisë.

Ndërsa shoqëria islame e sheh amësinë si rolin më prestigjioz të gruas, emancipuesit aq shumë e kanë degraduar dhe mohuar amvisëninë, rritjen, edukimin dhe kujdesin për fëmijët sa që asnjë grua nuk mban kokën lart poqë se nuka ka ndonjë punë tjetër jashtë shtëpisë – sado që ajo punë mund të jetë më pak e vlefshme për të, për shoqërinë dhe për familjen e saj. Jemi mësuar të mendojmë se vetëm puna jashtë shtëpisë, në fabrikë, në zyrë, në shkollë e të tjera kërkon intelegjencë, aftësi dhe ambicie. Sa gabim! Sa shumë familje dhe anëtarët të tyre heqin keq nga kjo shkurtpamësi! Në të vërtet, amvisënia kërkon po aq intelegjencë, aftësi dhe ambicie sa cilado punë jashtë shtëpisë. Kurrë nuk duhet të nënçmojmë rëndësinë e punëve të shtëpisë e cila brumos qytetarinë e së nesërmes në të njëjtën kohë; sikurqë e mban/ruan shoqërinë e sotme. Është koha kur duhet të ndalojmë t’i themi nxënëses përtace nëse nuk shkon mirë në mësime: Ti bën vetëm për pregatittje të ushqimit dhe përkujdesje për fëmijë. Në vend të kësaj, amviseve dhe nënave të suksesshme dhe të shkëlqyeshme duhet t’i shpërblejmë për punën e tyre shembullore. Duke ua njohur rëndësinë këtyre punëve, do të krijojmë parakusht për të ruajtur modelin e zgjeruar të familjes.

Nga feministët kjo mund të shihet si hapje e derës së diskriminimit, por muslimanët traditën islame e shohin si përkrahës i fuqishëm i barazisë mashkull-femër. Në Kuran nuk bëhet asnjë dallim në mes të gjinivë në raport me Zotin. (Kuran 33:35 dhe 16:97) Dallimi ekziston vetëm në raport me njëri-tjetrin dhe me shoqërinë – dallimi në role dhe funksione. Të drejtat dhe përgjegjësitë e gruas janë të barabarta me ato të burrit, por ato nuk janë detyrimisht të njëjta. Të qenët i barbartë dhe i njëjtë janë dy gjëra të ndryshme. Tradita islame të parën e sheh si të mirë, të dytën jo. Së këndejmi, burri dhe gruaja duhet të plotësojnë njëri-tjetrin në organizatën shumëfunksionale në vend se të garojnë ndërmjet veti në shoqërinë njëfunksionale.

Barazia që kërkohet nga tradita islame duhet të shihet në kontekst më të gjerë nëse dëshirojmë ta kuptojmë atë. Meqë muslimanët diferencimin e roleve gjinore e shohin si natyrore dhe të dobishme në të shumtën e rasteve, përgjegjësitë ekonomike të anëtarëve mashkullorë dhe femërorë ndryshojnë ashtu që të japin barazpeshë për ndryshimet fizike në mes të burrit dhe gruas dhe për përgjegjësinë më të madhe e cila iu bie grave për riprodhim dhe edukim, funksione këto aq të nevojshme për mirëqenien e shoqërisë. Prandaj, të pohosh se në familje burri është përgjegjës për furnizim ekonomik, apo siç thuhet për mbajtje të familjes dhe se gruas nuk i bie kjo përgjegjësi nuk është përmbysje apo mohim i barazisë gjinore. Përkundrazi, ajo është një detyrë që duhet të kryhet nga burri si kompenzim për një detyrë që ka të bëjë me aftësitë, zotësitë dhe kompetencat e veçanta të gruas.


Familja e zgjeruar dhe familja bashkëkohore perëndimore – katër probleme

Kohëve të fundit, në shoqëritë perëndimore familja bërthamë ka qenë objekt shqetësimi, interesimi dhe shpekulimi. Me dekada mendimtarët kanë vështruar ndryshimet në strukturën dhe funksionin e saj me goxha interesim dhe shqetësim. Gjendja bashkëkohore e familjes shpesh është quajtur si “problem”, “dilemë”, “tragjedi”; dhe disa e definojnë këtë çrregullim si “prishje e dhunshme e sistemit” (Carle C. Zimmerman, cituar tek Adams 1973:353). Të tjerët kanë qenë më optimist, duke ndjerë se ndryshimet janë më tepër shenja të riorganizimit se sa të çintegrimit. Ata shprehin besimin se funksionet e rëndësishme të cilat familja i kryen nuk mund të kryhen nga asnjë institucion tjetër të njohur shoqëror (Nimkoff 1965:357-62; Schelsky 1954:331-335) dhe se prandaj çrregullimi i tanishëm është më shumë një periudhë e ristrukturimit të familjes se sa e shkatërrimit të saj.

Pavarësisht se a janë parë këto ndryshime si “shpërbërje” apo si “progres, gjithsecili ka mundur të hetojë se ka mospërputhje të madhe midis funksioneve të cilat pritet t’i kryejë familja bashkëkohore dhe adaptimit të institucionit në fjalë për të kryer këto kërkesa. Si rezultat i këtij çekuilibri, të rriturit dhe fëmijët në këto shoqëri janë të prekur nga një dëm i pamatshëm. Një nga gjashtë fëmijë amerikan rritet në familje njëanëtarëshe, shpeshherë me prindërin i cili, për shkak të domosdoshmërisë financiare, punon jashtë shtëpisë për të fituar. Fakti që shkalla e rimartesës është gjithashtu e lartë bën fare pak për të lehtësuar dëmin shoqëror dhe psikologjik që u bëhet anëtarëve të familjes, veçanërisht fëmijëve të përfshirë në këtë fatkeqësi.

Nëse dëshirojmë të gjejmë ilaçet dhe alternativat për të parandaluar telashet që e kanë kapluar familjen në shoqërinë bashkëkohore, duhet të flakim ngurrimin për të konsideruar familjen e zgjeruar si një zgjedhje të mundshme dhe të zbatueshme për problemet shoqërore apo si udhëheqës drejt këtij qëllimi. Familja e zgjeruar përmban një sërë përgjegjësishë të ndërjella, por gjithashtu përmban një sërë avantazhe dhe dobi. Para se të kundërtshtojmë obligimet e shtuara si të papranueshme, para se të kundërshtojmë çdo shkelje të lirisë sonë individuale si të patolerueshme, të kujtojmë se sot shoqëritë bashkëkohore po paguajnë çmimin e llahtarshëm për këtë liri, një barrë shoqërore rrënuese për ikjen tonë nga përgjegjësia. Pa mëdyshje se është koha për ne të gjithë të kërkojmë me kujdes alternativat për të ardhmen. Kjo vlen si për ato shoqëri të cilat tashmë janë zhytur në probleme si rezultat i “çintegrimit” apo “progresit”, si dhe për shoqëritë në zhvillim të cilat ende qëndrojnë në udhëkryq dhe janë duke vendosë për kahjen e ardhmënisë së tyre.

Roli i gruas

Një nga problemet me të cilat përballen shoqëritë bashkëkohore sot është pavendosmëria rreth rolit të gruas në familje dhe shoqëri. Duke njohur padrejtësitë nga të cilat ka vuajtur femra në shumë vende dhe periudha kohore, do të kishim sygjeruar se zgjidhja nuk është në individualizmin e harlisur i cili shkakton që gruaja të braktisë përgjegjësitë e saja ndaj burrit, prindërve dhe bile edhe fëmijëve në përpjekjen e saj për të qenë e çliruar. Kjo e ashtuquajtur liri po krijon një lloj robërie për shumë gra. Ato po thirren të ngarkohen me më shumë barrë shoqërore se sa që janë të ngarkuara. Atyre po u bëhet shtypje të kombinojnë rolin e amvises dhe të nënës me atë të punës dhe karrierës, sepse përndryshe rrezikohen të jenë të dënuara nga shoqëria e tyre. Një numër i madh i popullatës femrore po kryejnë role të meshkujve dhe të femrave në të njëjtën kohë. Në të shumtën e rasteve këto femra kanë dështuar në të dy rolet. Në anën tjetër, si rezultat i luftës së tyre, anëtarët meshkuj të shoqërisë janë të detyruar të ushtrojnë reciprokisht dy role – të jenë mbajtës dhe fitues të rrogës në të njëjtën kohë që kujdesen për fëmijët, pregadisin ushqim dhe lajnë rrobet. Një përzierje e tillë e përgjegjësive dhe detyrave, si për femrën ashtu dhe për mashkullin, është e caktuar të rezultojë në frustrim dhe tragjedi.

Mashkulli jo vetëm që vuan nga një vështirësi fizike, meqë ai merr përsipër edhe disa obligime të gruas të cilat ajo nuk ka mundësi t’i kryejë duke qenë se gjendet në një situatë shumërolëshe (grua e karrierës, bashkëshorte, nënë); në situatë të këtillë kërkesat e tij intelektuale dhe emocionale janë të paplotësuara. Gruaja e tij nuk ka rezerva të energjisë mendore dhe emocionale për të dëgjuar problemet dhe sukseset e tij. Ajo nuk ka kohë të marr pjesë në planet e tij, duke qenë se ajo duhet t’u bëjë ballë dy llojeve të problemeve, që kanë burim nga jashtë dhe nga brenda shtëpisë.

Qifti pa fëmijë ka më pak vështirësi për të menaxhuar një gjendje të këtillë, porse shumica e famljeve kanë nga një apo më shumë fëmijë. Gara e çmendur për punë jashtë shtëpisë seriozisht e ka rritur numrin dhe ashpërsinë e problemeve fizike, mentale dhe emocionale në mesin e fëmijëve. Shpeshherë fëmijët kanë një përkujdesje të papërshtatshme: kujdestaret e fëmijëve apo qendrat për përkujdesje të fëmijëve kujdesen për një numër fëmijësh, ndërsa të tjerët lihen vetëm në shtëpi pa përkujdesje derisa sa prindërit të kthehen nga puna. Statistikat kanë fare pak dyshim që këta fëmijë, prindëriit e tyre dhe shoqëria kanë nevojë për ndihmë të madhe. Çdo vit në Sh.B.A së paku një milion fëmijë ikin nga shtëpia. Delikuenca e të miturve po shtohet aq shpejt, sa që sot një nga nëntë fëmijë merr pjesë në gjyq për të mitur para vitit të tetëmbëdhjetë të moshës, dhe vetëvrasja është bërë shkaku i dytë me rradhë i vdekjeve ndër të rinjtë të moshës 18-24 në këtë shtet (Woodward and Malamud 1975:48). Shpeshherë tendosja rëndon aq shumë mbi nënën, babain dhe fëmijën dhe problemet bëhen të papërballueshme sa që familja shpërbëhet me divorc dhe problemet shtohen. Prindërit e pamartuar, qofshin nëna apo baballarë, provojnë probleme edhe më të mëdha duke u përballë me një jetë në të cilën duhet të kryejnë disa role, pa patur me kë t’i ndajnë ato.

Disa vështirësi mund të jenë më të lehta në sistemin e familjes së zgjeruar në të cilën anëtarët më të moshuar apo të pamartuar mund të ndajnë barrën e edukimit dhe rritjes së fëmijëve me nënat. Veçanërisht nënat të cilat punojnë kanë nevojë për dorë ndihmëse dhe zëvendësim për kohën kur janë jashtë shtëpisë për punë. Atëbotë gruaja mund të gëzojë “lirinë” e vërtetë për të zgjedhur t’ia përkushtojë një pjesë të madhe të mundit të saj për t’u kujdesur për obligimet e saja ndaj familjes, apo – nëse në shtëpi ka femra të tjera të lira dhe janë të gatshme të ndihmojnë – të ndjekë karrierë sipas zgjedhjes së saj me ndërgjegje të pastër. Familja e zgjeruar ia mundëson gruas të zgjedhë nëse do të ndjekë karrierë pa dëmtuar asnjë nga anëtarët e familjes dhe asnjë sektor të shoqërisë.

Vetmia

Problemi i dytë në shoqërinë bashkëkohore është vetmia personale të cilën e provojnë shumë anëtarë të saj. Në këtë rast po veçojmë të moshuarit në familjet bërthamë të cilët, për dallim nga të moshuarit në familjet e zgjeruara, mbesim të vetëm në shtëpi derisa të mund të kujdesen për vete, ndërsa kur edhe kjo aftësi i lë, ata dërgohen në shtëpi të pleqve për të pritur vdekjen. Jeta e tyre familjare mbaron posa fëmijët e tyre të rriten. Në familjen e zgjeruar këta anëtarë të moshuar të familjes vazhdojnë të kryejnë një rol të rëndësishëm në familje duke u shërbyer në mënyra të ndryshme anëtarëve të tjerë të familjes dhe kështu jetët e tyre i bëjmë kuptimplota për një periudhë më të gjatë. Respekti që u kushtohet anëtarëve të moshuar të familjes nuk është thjeshtë vetëm traditë. Ai përkrahet nga udhëzime të Kur’anit (17:23-24, 29:8, 31:14, 46:15-18).

Problemet e vetmisë të të pamartuarve apo të divorcuarve në shoqëritë perëndimore, sipas komenteve të klubeve të të pamartuarve dhe organizatave për njoftime të qifteve, janë të shumta dhe të mëdha. Përshfierja e tyre në sistemet e zgjeruara të familjes do t’u siguronte atyre një rifutje të ndershme në marrëdhëniet shoqërore me interese të ndërsjella për të gjithë anëtarët e organizatës familjare. Qofshin mashkuj apo femra, qofshin të punësuar, apo amvise, ata do të kishin mundur të luajnë rol të rëndësishëm në jetën e familjes së zgjeruar. Aktivitetet shoqërore të asaj familjeje do të ndalonin vetminë që shkaktohet nga dëbimi i tyre siç ndodhë në familjen bërthamë.

Çintegrimi moral

Problemi i tretë i shoqërive bashkëkohore është çintegrimi moral. Krime të të gjitha natyrave mbushin gjyqet dhe burgjet e shteteve bashkëkohore me kriminelë dhe nëpërkëmbin ekzistencën e qetë të popullatës. Siguria është bërë një ëndërr për një luks të njohur vetëm nga brezat e kaluar. Nuk ka dyshim që një nga arsyet më të rëndësishme për këtë keqësim të gjendjes është dështimi për të socializuar fëmijët në mënyrë adekuate. Sistemi i zgjeruar i familjes do të mund t’i ipte si mashkullit ashtu dhe femrës zgjedhjen për të realizuar vetveten e tyre në karrierë apo në familje, apo në të dyjat në periudha të ndryshme të jetës së tyre, pa rrezikuar dhe pa dëmtuar fëmijët, vetveten apo shoqërinë si rezultat i dështimit për t’iua japur një shkollë të mirë fëmijëve në shtëpi. Asnjë trajnin moral apo intelektual i cili lihet në dorë të moshatarëve të fëmijës, shkollave, bandave të rrugës, apo televizionit të pakontrolluar nuk mund të shpresojë të ketë sukses. Nuk mund të ketë siguri për fëmijën familjarët më të moshuar të të cilit nuk kanë boll kohë të të kalojnë me të. Problemet që shkakton një formim i tillë i fëmijës do të jenë më të rënda për prindërit dhe shoqërinë se sa prishja e intimitetit dhe individualizmit.

Nuk është vetëm formimi i fëmijës burim i çintegrimit të moralit. Gjithaq e dëmshme është mobilitieti dhe anonimiteti i shoqërisë. Fqinjësia është prishur. Individi, i cili për shkak të punës apo shkollimit lëviz nëpër vende të ndryshme, është një i huaj në mesin e të huajve dhe nuk ndjen ndikim për t’iu konformuar ekspektacioneve morale dhe shoqërore të shokëve dhe familjarëve. Integrimi i sërishëm i këtyre të rriturve në organizatën e familjes së zgjeruar e cila është e kujdesshme për mirëqenien morale dhe fizike të tij mud të jetë shumë e dobishme për shoqërinë si dhe për individët e saj.

Problemi prindëror

Problemi i katërt i shoqërive të sotme është vështirësia për të qenë prind. Shembulli i familjes së zgjeruar ofron disa ilaçe për problemet e të qenit prind me të cilat sot shumë prindë qiftë apo të pamartuar po ballafaqohen. Një nga këto del nga fakti se sa më i madh të jetë numri i anëtarëve prezent në familje aq më shumë fëmija ka shansa të kalojë kohë me ta dhe të jetë i ndikuar nga ata në vend se të ndikohet nga rrethanat e pasigurta dhe të dyshimta, nga televizioni apo nga pjestarët e grupmoshës së tij. Mu kjo është arsyeja pse familja e zgjeruar që banon në një shtëpi zakonisht ofron kushte më efikase për të ushtruar detyrën e prindit se sa familja e zgjeruar që banon e shpërndarë, edhe pse akoma e lidhur me obligime dhe shërbime.

Së dyti, problemet diciplinare me fëmijët në të vërtetë do të jenë më të rralla dhe më pak të ashpra kur fëmija të dijë se prindërit do të jenë të përkrahur nga hallat, axhët, apo gjyshërit të cilët janë “në skenë” për të përforcuar vendimet e prindërve. Kështu forca e numrit në mesin e të rriturve do të jetë një element stabilizues për teket fëmijërore të cilën forcë nuk e kanë në dispozicion asesi vetëm dy prindërit apo njëri prind i vetëm.

Së treti, konflikti i cili ndonjëherë, në familjen bërthamë, mund të gjymtojë lidhjen në mes të njërit prind dhe fëmijës lehtësohet në familjen e zgjeruar ku prindi është vetëm një nga të rriturit. Në rrethana të tilla fëmija mund të lidhet me ndonjë të rritur tjetër të së njëjtës gjini në vend të prindit me të cilin ka pasë vështirësi për të komunikuar, dhe në këtë mënyrë të largojë çdo problem psikologjik që mund të rrjedhë nga një ftohje në situatë të familjes bërthamë.

Së katërti, hendeku në mes të brezave i cili shpeshherë vështirëson të ushtruarit e detyrës prindërore mund të lehtësohet në sistemin e zgjeruar të familjes. Gjithmonë ka patur ndryshime në mendimin e pjestarëve të brezave të ndryshëm. Kjo është shumë e natyrshme, dhe nuk është një dukuri të cilën shoqëritë e ndryshme shpresojnë ta ndërrojnë. Kjo është një dukuri e dëshirueshme. Mirëpo, hendeku i brezave në fundin e shekullit të 20 është bërë një problem që po e rrezikon seriozisht ndihmën këshilluese dhe edukative për pjestarët e rinj të shoqërisë si dhe, në anën tjetër, po e rrezikon asistencën e shoqërisë për pjestarët e moshuar. Duke u rritur në një atmosferë socializuese e cila mundëson kontakt të afërt me anëtarë të së paku tre brezave, fëmijët e familjes së zgjeruar do të ketë më pak gjasë të refuzojnë ndikimin e më të moshuarve në familje. Prezenca e vazhdueshme e ndonjë pjestari të brezit tjetër do ta mbajë çdo fëmijë të vetëdishëm për diapazonin e gjerë të interesave dhe ideve në botën tonë shumë brezore dhe kështu do ta aftësojë atë për të ardhmen e jetës së tij. Plus kësaj, pjestarët e moshuar të shoqërisë do t’i mbajë “të rinj” përmes kontaktit të vazhdueshëm me pjestarët e rinj.


Çka më tutje

A do të thotë kjo se porosisim të ruajmë status quo-në në familjen shqiptare ku gruaja është më inferiore se burri? Përgjegja e qartë është definitivisht JO. Besojmë se në shoqërinë shqiptare pozita e gruas nuk është e volitshme dhe duhet të bëhet shumë për të përmirësuar atë. Por, gjithashtu mendojmë se në traditën tonë kemi shumë vlera të dobishme të cilat nëse i kontekstualizojmë në botën moderne do të ishin faktorë ndihmës në përmirësimin e pozitës së gruas dhe familjes shqiptare. Nuk e shohim të udhës të flakim çdo gjë nga tradita jonë dhe të ndjekim verbërisht trendet perëndimore të cilat edhe vetë kanë çuar familjen në një krizë nga e cila zor se mund të dilet pa një ndryshim rrënjësor në botkuptimet për familjen, raportet bashkëshortore dhe gruan. Nuk kemi garancë që programet e lëvizjeve feministe në Perëndim nuk do të japin të njëjtat rezulate dhe kundërefekte edhe në shoqërinë tonë.




Referenca:

A. Giddens, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 1997

Kur’ani i shenjtë,

Hamude Abdulati, Struktura familjare në Islam, Logos-A, Shkup, 1995

Louis Lamya Al-Faruqi, Women muslim Society and Islam, American Trust Publications, 1994

Talcott Parsons, The Social System, The Free Press, New York, London, 1964

Edmond Dragoti, Psikologjia sociale, Libri Universitar, Republika e Shqipërisë, 1999

Bert N. Adams, The American Family: A Sociological Interpretation (Chicago: Markham Publishing Co., first pub. 1971

Ruth Nada Anshen, “The Family in Transition,” The Family: It’s Function and Destiny, ed. Ruth Nada Anshen (New York: Harper and Row, 3-19, first pub. 1949)

Myer Nimkof, ed., Comparative Family Systems (Bosaton: Houghton Mifflin, 1965)

Helmut Schelsky, “The Family in Germany,” Marriage and Family Living, 1954, 16: 331-335)

Kenneth L. Woodward, and Phyllis Malamud, “The Parent Gap,” Newsweek, September, 1975, 22:48-56

C.C. Zimmerman, The Family and Civilization (New York: Harper and Row, Publishers, n.d.).
Bruqi,Flori :”Burri dhe gruaja”,Prishtinë,2000.

posted by Flori Bruqi at 8:56 PD