Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, qershor 03, 2006

PEDRO SHERIFI !

shkruan Jeton BUDIMA, Regjisor



Pedro ishte i lindur me shumë fytyra ! Pedro ishte i lindur me shumë talente ! I lindur në një copë bari ashtu "zdral " pa nënë dhe baba të cilët do ta mbulonin me lëkurë bizoni dhe do ta ruanin nga buburrecat, në kolibë nga kashta e cila nga largë imitonte një shtëpi banimi ! I skuqur nga të ftohëtit Pedro do ti adaptohet shumë shpejt rrethanave duke u rritur këmbëzbathur në shkretëtirë pa rreze dielli…Me aftësi kameleoni e shkathësi të njerëzve me ngjyrë në fytyrë, Pedro do të "zdergjet tekërlek " në qytet ku kishte shumë dritë dhe " kaqika " ! Rruga ishte shumë e gjatë me autobus dhe Pedro ishte bë shumë shpesh " kaps " i pa adaptuar mirrë në rrota ! Zbriti në qytet dhe tempe ratura nën zero ishte shumë normale për gjakun e Pedros me çizme të pastruara nga pështyma e zagarit të njohur me emrin "Tarllabuq !". Morri një dhomë në motel me 5 -6 ylla,vetëm për 5 dollarë dhe u zhvesh në krevat duke harruar " kaubojkat " në këmbë !

Në mëngjez Pedro u zgjua, buzëqeshi me vetvetën në pasqyrë e lidhi njw kravatë me " bojë " trëndafili të duket me pedigre, e u lëshu në rrugë të barazohet me të tjerë…
Duke bredhur nëpër qytet shumë shpejt fitoi një parandjenjë se qyteti do të bëhet i tij U fut në café e cila ishte përplot për atë kohë dite. U afru tek banaku dhe porositi bir rë , e zbrazi për dy sekonda dhe porositi edhe një tjetër. Bukuroshja në banak i tha : Kush je ti o i huaj ? Me çka merresh ?
Pedro i tha : Nuk merrem me asgjë ! Sall po bredhi nëpër qytet !
Bukuroshja i tha : A ke ndonjë planë për vetvete ?
Pedro ia ktheu : Po do të bëhem sherif !
Bukuroshja me habi : Ti do të bëhesh sherif , pa kurrfarë shkollimi ! Pa diplomë në
mur !Ha,ha,ha…
Pedro e shikonte me inatë, mirëpo pa fjalë ! Porositi nga banaku edhe tri gota visky dhe shkoi në WC të " dhihet " - ishte jashtëzakonisht i lumtur ! Bukuroshja në vazhdim : Isha e sigurt se ishe njëfarë shkrimtari !

A ke botuar ndonjëherëese , kolumne, krtika ?

A je fotografuar ndonjë herë me këtë çehre melankolike ?! Jo…

Njerëzit si ti " kutërbojnë " nga goja…shiko atje drejt, tipi me mystaqe është sherifi.
( Amblema e sherifit do të thotë edhe kryetar qyteti,komune, drejtor…)
Në stol ishte sherifi me shishe viski, përreth tij shiheshin dy fytyra me 120 kg…
Bukuroshja me këpuca " pembe " e shikonte me sarkazëm, vazhdoi të lante filxhana të thyer…Pedro mënjëherë " Dëgjo unë dua ta shfrytëzoj rastin ! ", shikoi me inat në banak.
Pedro fshiu gojën me shami e me aftësi të lindura poltroni,demagogu,hipokriti u afrua
tek stoli dhe ndezi puron e sherifit! Të nesërmën Pedro ishte në gazeta ditore !
Bukuroshja lexoi artikullin e nuk ishte aspak e habitur. Votoni për PEDRO - N !!!
" PEDRO - SHERIFI " !!!