Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, qershor 05, 2006

Materjal i huazuar nga gazeta JAVA

JAVA DOSSIER

FATVA E REXHEP QOSJES
Nga Migjen Kelmendi
Feb 25, 2006, 14:48

Email'o
Print'o
Çka ish ba Jakup Krasniqi ta kish lexue (pahiri) Dobrica Qosiqin?
Ish ba - Rexhep Qosja.
E nëse ja kishim qitë parukën e Shefkije Islamajt Rexhep Qosjes, kend e kishim fitue?
Mehmet Krajën!
Si asht e mundun që këta njerëz jo vetëm gjasojnë me botëkuptim, me fjalor, me mënyrën se si e reduktojnë dhe e keqojnë të qenunit shqiptar, por edhe me përgjasime trupi?
Duhet vetëm pak sens për humor dhe pak imagjinatë


Tek o çue Rexhep Qosja me folë.
I bindun se vdiq Ibrahim Rugova dhe tashti ndoshta ka pak hapsinë edhe për te, paska diktue në debatet e zhvillueme për Nevojën e Revidimit të Standardit 1972 dhe për Identitetin Kosovar shansin e reciklimit të nji botëkuptimi dhe narracioni të tij ultra-nacionalist e reduktues për Bashkim Kombëtar (sic!).
Dhe, foli njashtu si ka folë gjithmonë: si demagog i përkryem; me gjuhë goditëse e kualifikuese; pa argumente; simplifikues; me retorikë ndjekëse e me ftesa linçi.
Foli njashti si ka folë gjithmonë: si Ajatollah. Si hoxhë. E tue u shtihue intelektual.
Foli Qosja dhe e lshoi FATVAN e re.

Nuk po du me u marrë me analizën e shkrimeve të tij, sepse jam i bindun se Adnan Dragaj dhe Shpëtim Kelmendi e çkoklojnë dhe dekonstrukojnë për bukuri diskursin e tij primitiv në këte Dossier që ia kushtojmë.
Por, deshta vetëm me i thanë nja 2 fjalë për intelektualin që lshon FATVA.
I paaftë me u futë në debate, i pazoti me e sjell bile nji argument ma shumë se tanë ata inxhiniera shpirtnorë të Enver Hoxhës deri sot, i barikaduem mbrenda nji patriotizmi të rremë, i mshefun mbrapa fjalëve bombastike dhe të mëdha si ‘kombi’. ‘gjuha standarde’, ‘interesi kombëtar’, ‘bashkimi’, i mbytun në Teori Komplotesh e me komplekse policësh hetues, krejt çka bani ishte – vetëm edhe nji FATVA.

Rrallë e pak janë njerëzit, të cilët kontemporaniteti i ka abortue si Rexhep Qosja. Njaq sa të vjen gjynah për to.
Nuk po du me hy ma thellë me e çkoklue, sepse jam i bindun se ma shumë sesa e ka zezue e dënue veten askush nuk mun e zezon. Krejt çka muj me thanë për te asht kjo:
Rexhep Qosja, si nji fëmi katundi, asht njeri i traumatizuem me kulturë. Me civilizim. Kulturimi dhe qytetnimi Rexhep Qosjes nuk i ka ardhë në mënyrë të kadaltë e të natyrshme, po përnjihere dhe si – traumë. Njaq sa nuk e ka lanë as me e shijue këte jetë. I mbyllun dhe i vetmuem, Dobrica Qosiq i parealizuem, i pamiratuem dhe i palegjitimuem, ky njeri ka qenë njaq i talentuem sa me e huq hiq ma pak se – jetën. Kënaqësinë e të jetuemit.

© by Gazetajava.com