Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, qershor 16, 2006

Leter nga Saranda

From : Gjika Gjika
Sent : Friday, June 16, 2006 1:31 PM
To : art-cafe@alb-net.com, prishtina-team@googlegroups.com, bruqi-flori@hotmail.com, shehuengjell@hotmail.com, g.ajgeraj@bluewin.ch
Subject : Art-Cafe:Ne peshoje pavarsia e Kosoves nga udbashet Kosovare

| | | Inbox


Të nderuar lexues!



Ka dy ditë që kur kam udhëtuar nga Brukseli në Sarandë. Qytet i mrekullive dhe magjeps. Më vjen një dallgë deti e si më merr. Ulem në rërë, ec ngadalë, dhe herë-herë vrapoj si fëmijë.

I gëzohem atdheut, që e pata lënë shumë i vogël, dhe para se të largohem nga andej
një mik nga Kosova, që punon në një zyrë këtu në Bruksel ma dha librin ,,Tokë e djegur” të shkrimtarit nga Kosova, Flori Bruqi.

Libri më impresionoi shumë dhe s’di se si për një çast m’u kujtua tërë lufta në vitet ’97-’99, një luftë ku armiku vriste e digjte njerëzit atje.

Dhe, duke kujtuar ditët kur pata vizituar Kosovën pas luftës dhe vajta në Prekaz, u përula para varrit të Adem Jasharit dhe jasharëve të tjerë, më shkuan lotët rrëke, sa veç uji i detit m’i lau dhe gati desh u alivanos.

Por t’i lë emocionet, ato mbase nuk shpien larg, sepse qyteti ku gjendem pothuajse më ka marrë të tërin.

Këtu në këtë tokë, me siguri kanë udhëtuar të parët e mi, që vinin e shkonin gjithandej botës.
Romanin s’e lëshova nga dora edhe pas leximit. Ua rekomandova disa miqve dhe mikeshave për lexim.

Të gjithë më kanë falënderuar. Unë mbeta i habitur sesi një libër i tillë , që më tepër do e quaja novelë fut aq me shpejtësi dashuri tek zemrat e lexuesve.

Toka e djegur është Kosova. Njerëzit e luftës janë shqiptarët, vëllezërit tanë, që nuk ditën
ç’është frika por sakrifikuan edhe jetën për liri. Për ata që s’e kanë lexuar këtë libër po shtoj se ia vlen të gjendet dhe të lexohet, sepse është libri më autentik për luftën.

Heronj janë njerëzit e gjallë, dhe dëshmorët e rënë, e veçan mbi luftën heroike në Drenicë, Dukagjin e Llap, ku autori si askush më tepër për shkruan tërë dramën e madhe të luftës së UÇK-së. Libri shquhet për poetikë dhe mesazh të qartë dhe lexohet me një frymë.

Mirëpo, më çuditi një shkrim i pacipë, që e lexova në disa agjenci elektronike, ku disa mercenarë të paguar pretendojnë të sjellin gënjeshtra ndaj këtij njeriu të penës.

Unë personalisht nuk e njoh, por pasi hyra në google. com dhe në disa forume, shkrimet e tij ishin të shkëlqyera, dhe se i njëjti edhe në këto shkrimet shihet qartë fryma liridashëse, demokratike dhe mendimi i thellë për shumë çështje aktuale, që për momentin janë më se të nevojshme për Kosovën martire.

Ju lutem hyni në internet, klikoni emrin e tij dhe do të keni mundësinë që të njoftoheni vetë për veprimtarinë e devotshme letraroartistike, shekcore dhe patriotike të tij.

Një autor që shkruan për luftën dhe merret me shkencë i përket vetëm kulturës së vet dhe
përherë është në shërbim të saj e jo të dikujt tjetër siç mundohen ta “akuzojnë” zotërin në fjalë. Ata nuk shihkan as s’paskan lexuar asgjë...

Po ku di dhe ku mund të shohin mediokret, skribomanët dhe shpifësit e paqenë, që me shkrime kundër penave mundohen t’i shpëlajnë mëkatet dhe fajet e tyre.

Ilirian Gjika, publicist


Sarandë, 16.06. 2006