Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, qershor 03, 2006

' KUKUMI ' NJË FOTOGRAFI E IDEALIZUAR

shkruan Jeton BUDIMA, Regjisor

Ne gazeten ' Lajm ' pra disa ditëve regjisori Ise Qosja me shumë vetëbesim do të deklaronte se projekti filmik ' KUKUMI ' eshtë selektuar në mesin e ' dyzet-filmave! ' në festivalin e filmit ' BERLINALE '.
Përralla për fëmijë apo jo?! E çuditshme apo jo?! Unë thjesht nuk mnd ta kuptojë se si një projekt filmi mund të selektohet në rundin e dytë të një festivali pa NULTA-KOPJE…Unë thjesht nuk mund ta kuptojë se si një projekt filmi mund të selektohet edhe për faza preliminare pa atë çka zakonisht përshkruhet si KOPJE-TONIKE.
Në festivalet e kategorive ' A ' zakonisht ekziston një selektim rigoroz i projekteve jo vetëm në kuptimin estetik mirëpo edhe në kuptimin teknik e kohor ( dead-line ). Kjo d.m.th. tolerancë zero. Shumë kompani të cilat mirren me distribucionin e filmave ( in-out ) poashtu kërkojnë kopjen finale të filmit, në mënyrë që negociatat për shitje ( filmi ) të sigurohen jashtë plagjiateve të mundshme. Producent gjeneral i projekteve filmike ' KOSOVA ' dhe ' KUKUMI ' është Ministria e Kulturës. ' KOSOVAFILMI ' është vetëm producent ekzekutiv i cili siguron scenarion, regjisorin, aktorët për realizimin e projektit në fjalë. Nëse Ministria e Kulturës siguron më tepër se 650.000euro, për realizimin e projektit 'KUKUMI ' atëherë këtu nuk mund të flitet për koprodukcione në raporte: 50-50. Me shpenzimet ' bellow the line ' dhe sigurimin e bazës teknike ' JADRAN-FILM ' më së shumti ( në raste extreme ) mund të siguroj 49%. Distribucioni i filmit mund të arranzhohet nga ' KOSOVAFILMI ' në troje etnike (Kosovë), mirëpo profiti nuk mund të derdhet në xhirollogari të ' KOSOVAFILMIT '. ( Me ligjin për kinematografi ky institucion duhet të riformohet…)
Poshtu nuk mund të derdhet në xhepa privat shitja e filmit ' KUKUMI ' në RTK per 20.000euro.
Ministria e Kulturës sot posedon rolin e Producentit gjeneral ( filmmaker ) dhe secili profit i realizuar në postprodukcion duhet të derdhet në buxhet të investitorit…Në dekadat e realizmin socialist normalisht, filmi do të zhvillohej si ideologji,lux dhe filmaxhitë do të sillen me indeferencë në raport me dinarët e shpenzuar…Në vitet e shtatëdhjeta, fillon të afirmohet kinematografia autoriale me ndihmën e ' valëz së zezë ' Franqeze dhe filmit ' undergraund ' Amerikan si një formë revolte ne raport me ideologji, politikë dhe raporte sociale të trashiguara. Këto tendenca tek ne do të kuptohen ne mënyrë naive dhe paka-shumë do të absolutizohet pozicioni i filmaxhive në raport me opinionin publik… Sot në fillim të shekullit XX1 një model kinematografie zavendësohet me modelin tjetër ( digjital ) thjesht përmes një ' klik '. Ndërsa ky ' klik ' na kallxon shumë thjeshtë se në mesin e 343 filmave të cilët do të mund të shihen në festivalin e filmit ' Berlinale ' nuk gjendet as ' Kukumi ' e as projekti filmik ' Kosova '. Deklaratat qesharake të regjisorëve Isë Qosja dhe Synaj Raqa se këto dy projekte do të mund të shihen në 'Berlinale ' e tash edhe në festivalin e 'Kanit ' ( Kosovafilmi ) përdoren shumë më tepër si 'alibi ' për dështime profesionale dhe para të vjellura… Kjo dramë bëhet komike kur dihet se fjala është për filma modest sot shumë larg nivelit evropian dhe botëror. Autoreklama e regjisorit Isë Qosja dhe reklama e drejtorit të ' KOSOVA-FIL MIT ' Gani Mehmetaj i cili çdo muaj na jap deklarata kundërthënse në lidhje me premierën e filmit, mund të elaborohen edhe kështu : Jo vetëm festivali i filmit në ' Kan ' mirëpo edhe festivalet e tjera filmike në botë nuk e kushtëzojnë shfaqjen e filmave premierë në Prishtinë…Shfaqja e filmave premierë zakonisht pregaditet me kujdes, me shumë reklamë e pompë, në rradhë të parë për shkak të publikut dhe distributorëve e jo sipas mendimeve naive të drejtorit të ' KOSOVAFILMIT ' Gani Mehmetaj.
Realiteti sot na kallxon se shumë aktorë të angazhuar ( papaguar ) në projektin filmik ' KUKUMI ' edhe sot sillen me duar në xhepa në -18gradë celzius…Paradox apo jo?!!