Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, qershor 06, 2006

Flori Bruqi:Stop mallrave Serbe

Para dhe pas luftës blihen barnat serbe

Ka kohë që në web faqet tona virtuale (Art-Café ; Frosina.org, Floart , Flori-Press,Shqip.dk) etj. si dhe në disa nga letrat tona të hapura dërguar Qeverisë së Kosovës (Dr.Bajram Rexhepit, general Ramush Haradinajt,Mr.Bajram Kosumit, general Agim Çekut) kemi kerkuar të ndalohet administrativisht blerja e preparative farmaceutike nga Serbija.Në shumë letra tona kemi emërtuar firmat kosovare (farmaceutike) që i liferojnë mallra serbe (farmaceutike,ushqimore,bujqësore etj) në Kosovë .
Është absurde që pas mijra dhunimeve , mijra torturave , qindra vrasjeve makabre të bëra gjatë luftës çlirimtare (1998-1999) të mos vetëdijsohen shumë tregtarë shqiptarë nga Kosova.Ata tash e 7 vjetë mbushin farmacitë dhe supermarketet tona më mallra ushqimorë dhe farmaceutikë .Pra ,ata plasojnë më të madhe farmacitë dhe spitalët tona me preparate të dyshimta(të kontaminuara gjatë bombardimeve të NATO-së në Serbi) të fabrikave serbe si fjala vjen të “Galenikës”- Beograd ; H / F “ Hemofarm koncern AD ”- Vrshac; “Zdravlja” –Leskovac ; ”Panfarma ”-Beograd; ”Jugoremedisë ”-Zrenjanin , ” Merimës”-së Krushevac,”Srbolek-ut ”-Beograd; ”Zorka-Pharmës ”-Shabac;”Vetfarm”-it Beograd etj.
Kur duhet të vetëdijsohën matrapazët tanë?
Kur duhet të vetëdijsohet vetë populli që t’ju thuhet Stop blerjës së prodhimeve serbe.
A duhet tie mërtoj Albin Kurti më “Vetëvendosjen “ e tij firmat kosovare që bashkëpunojnë më të madhe më shtetin më “demokratikë”në Evropë?

Flori Bruqi