Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, qershor 13, 2006

Flori Bruqi:Marketingu propagandistik i Karavanit te shkrimtareve per femije dhe menaxhimi i dobet i PEN QENDRES Kosovare

Promovim me vetëlavdata



Në praninë e një numri të pakët shkrimtarësh të PEN Qendrës së Kosovës dhe të Karavanit të Shkrimtarëve të Kosovës dhe në praninë e shumë të vogël të interesuarve, sot në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës u promovuan 6 vepra të shkrimtarëve për fëmijë.

Është e nevojshme të theksohet se veprat e promovuara, të botuara së fundi u krahasuan nga folësit Mr.sc.Xhevat Syla, Prof.Dr.Agim Deva, Ibrahim Kadriu, se gjëja këta shkrimtarë janë më të mëdhenj se Xhojsi, Bodleri, Hani Poteri etj. Bile, njërin prej tyre (Ibrahim Kadriu) e lartëson aq shumë saqë të njëjtin, pra Agim Devën, e quan gjeni, saqë me siguri një natë të tërë sigurisht e ka lënë pa gjumë. Kurse Agim Deva për çudi hapi një letër të mbyllur e cila ishte letër e hapur drejtuar Gani Xhafollit të cilin e lavdëron më fjalët ” është i kapshëm, real , i vetëm”.

Fatkeqësisht promovimi në fjalë i kushton Ministrisë së Kulturës, qindra mijëra euro kurse “stafit menaxhues”, lavdërojnë njëri-tjetrin dhe veten se gjoja letërsia e sotme bashkëkohore ka filluar dhe do të mbarojë vetëm më këta.

Është e vërtetë se i ndjeri Rifat Kukaj është krijues i mirëfilltë, ashtu edhe si Gani Xhafolli, por t’i lavdërosh dhe t’i quash këta se janë gjeni është absurde. Sepse gjithkund në botë, shkrimtarët për fëmijë janë modest, të afërt më lexuesin, kurse këta duke gjezdisur nëpër Kosovë më fonde bukur të mëdha ja bëjnë qejfin vetes, kurse realiteti është diç tjetër. Është për t’u çuditur asnjëri nga anëtarët e LSHK-së, që ishin të pranishëm nuk reagojë, por heshtën pa e ditur se çfarë zienin në kokat e tyre. Marrë si ta marrësh, ky provim përkundër dëshirave të promovuesve, ishte një takim i zbehtë dhe jo bindës për opinionin. Do të ishte mirë që herave tjera të mos vetëlavdërohen për librat e tillë të botuar, siç po ndodh nga taborri i Karavanit apo PEN Qendrës, por atë vlerësim ta japë ndonjëri nga kritikët e mirëfilltë letrar, lexues i pasionuar, që e njeh letërsinë apo ata që e duan pa hile, pa anime etj.

Sidoqoftë, promovimi që u mbajt në këtë kohë ndoshta e freskon këtë varfëri kulturore kësaj vere me shi, por ,,lojtarët” duhet t’i zgjedhin fjalët, ngaqë me fjalë të mëdha nuk bëhet letërsia.

Në raste të këtilla, retorika është tashmë e tejkaluar.



Flori Bruqi