Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, qershor 21, 2006

Flori Bruqi:Kush do te jete per 3 vjet rektor ne UP?

e mërkurë, qershor 21, 2006
Flori Bruqi:Kush do te behet rektor ne UP?

From : Bruqi Flori
Sent : Wednesday, June 21, 2006 5:57 PM
To : art-cafe@alb-net.com, alb-shkenca@alb-net.com
CC : bruqi-flori@hotmail.com
Subject : RE: Kush do te behet rektor ne UP?




Te nderuar lexues,

Ju postojme shkrimin e botuar ne web faqen virtuale http://floart.blogspot.com

Shkrimi ne fjale eshte botuar edhe ne disa faqe tjerainterneti.

Pershndetje,

Flori Bruqi

From: "Bruqi Flori"
To: bruqi-flori@hotmail.com, lindafazliu@hotmail.com, luigji_61@hotmail.com, maca__82@hotmail.com, mbelegu@hotmail.com, miftarelshani35@hotmail.com, mimi_sh2002@hotmail.com, mirelabogdani@yahoo.com, mrama67@hotmail.com, n_adem@yahoo.com, nurishahehulaj@hotmail.com, ramadanhalimi@hotmail.com, s_rizvanolli@hotmail.com, rtgintervente@yahoo.com, bektesh.rudhani@kek-energy.com, samirexhepi@hotmail.com, sanije.matoshi@balkans.halliburton.com, Saranda.Matoshi@balkans.Halliburton.com, sdetari@yahoo.fr, shehuengjell@hotmail.com, shema_andi@hotmail.com
CC: shgalica@hotmail.com, shkelzengashi@yahoo.com, skenderberisha@hotmail.com, Skender.Berisha@ks-gov.net, sashalb05@yahoo.gr, tetori13@hotmail.com, u_s_sh@yahoo.com, valbona.fejzullahu@balkans.halliburton.com
Subject: RE: Kush do te behet rektor ne UP?
Date: Wed, 21 Jun 2006 17:54:04 +0000





From: "Bruqi Flori"
To: agim2veliu@yahoo.com, agim.ceku@ks-gov.net, fatmir.sejdiu@ks-gov.net, zejnullahu@yahoo.com, ramush_haradinaj@hotmail.com, hashim.thaqi@ks-gov.net, arsim_bajrami@hotmail.com, arben.cami@ks-gov.net, aliberisha@ipko.net, ajvazberisha@hotmail.com, Afrim.Loku@balkans.Halliburton.com, bekteshi_i@hotmail.com, artanrugova@yahoo.com, asani57@hotmail.com, astritajeti@yahoo.com, besnikelezi@yahoo.com, Bruqi-Flori@hotmail.com, zef_1979@hotmail.com, demireshiti@hotmail.com, dr_nazif_ahmeti@yahoo.com, drlebibehashani@yahoo.com, drssylejmani@hotmail.com, durakzyrapi885@hotmail.com, enver_hasani@yahoo.com
CC: fadil.kryeziu@ks-gov.net, shpendi_be@yahoo.com, bona525@yahoo.com, g.ajgeraj@bluewin.ch, ganibajraktari@yahoo.co.uk, hasim_rushiti@hotmail.com, hasim_rushiti@yahoo.com, i_gjika10@hotmail.com, i_prokshi49@hotmail.com, ibrahimtershnjaku@yahoo.com, ilirjana_z@yahoo.com, islamhusaj@yahoo.com, isufdedushaj@hotmail.com, isufdedushaj@yahoo.com, ktraboini@msn.com, kzylo@yahoo.com, lindafazliu@hotmail.com
Subject: Kush do te behet rektor ne UP?
Date: Wed, 21 Jun 2006 17:46:57 +0000

Një ditë para se të mbahet interpelanca për rektorin e Universitetit të Prishtinës



3 KANDIDATË MARRIN PËRKRAHJEN VIRTUALE DHE PUBLIKE NGA STUDENTËT DHE INTELEKTUALET BRENDA DHE JASHTË KOSOVE

Shkruan:Mr.sci.Flori Bruqi
Prishtinë,21.VI.2006.



Fituesi i garës për REKTOR në Universitetin e Prishtinës do të dihet më 28 qershor 2006,kur edhe pritet të shpallet përfundimisht emri i rektorit të ri në Universitetit e Prishtinës.

Në garën për rektor kanë hyrë 9 kandidatë,të cilët nesër do të paraqiten në interpelancë këto ditë para 41 anëtarëve të Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Universiteti i vetëm public pre 2 vitesh është pa rector të pranuar nga MASHT-i,shkaku i parregullsive në zgjedhjet e vitit 2004,

Tre janë pretendentë që llogaritet të jenë kryesor për postin e rektorit të UP-së,profesor dr.sci Ramadan Zejnullahu,profesor dr.sci.Enver Hasani dhe profesor dr.sci.Nexhmi Rexha ,këto ditë kanë marrë mbështetje virtuale nëpërmjet internetit për pozitën e njeriut të pare të UP-së.

Një ditë para se të mbahet interpelanca për rektor,59% të letrave të ardhura në redaksinë tone shkojnë në favor të Ramadan Zejnullahut, 23 % të letrave janë në favor të Enver Hasanit dhe 18 % të letrave janë në favor të Nexhmi Rexhës.

Qe të tretë janë mbështetur nga grupe studentësh që aktualisht janë duke ndjekur studimet në Universitetin e Prishtinës , Universitet private të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare...

Disa intelektualë kosovarë nëpërmjet një letre drejtuar disa forumeve,të udhëhequr nga intelektuali kosovar prof.dr.Bashkim Hasanja,ka mbështetur kandidaturën e matematicientit të njoftur shqiptar Dr.Ramadan Zejnullahu,profesor në FSHN të Prishtinës për postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës: Në letrën e nënshkruar prej 59 vetëve thuhet:”Mendojmë dhe shpresojmë se kandidatura dhe përzgjedhja e prof.dr.sci Ramadan Zejnullahut,rektor në UP,ndihmon dhe përshpejton ndryshimet e mangëta në Universitetin e Prishtinës,veçmas në lidhje në çështje shkencoro-pedagogjike,administrative,teknike”,thuhet në letrën përkrahse virtuale drejtuar forumeve si dhe figurave më të njohura politike në vend.

Letra është e nënshkruar nga këta persona: Prof.dr.Bashkim Hasanja,Ramadan Avdimetaj,Sabit Jaka,Rrustem Shahini,Bul Istogu,Ramadan Mehmeti,Mithat Rexhepi,Vjollcë Gegaj,Timë Ramosaj,Hajdar Baxhaku,Kamber Avdijaj,Jakup Nura,Kamber Tahiraj,Burbuqe Istrefaj,Vjollcë Basha,Jakup Musaj,Blerona Istrefi,Dardan Shala,Hateme Ramosaj,Hajdar Tafilaj,Maxhun Ramhajdaraj,Keqë Jupa,Valon Demalijaj,Ganimete Tishuku,Hajdar Balaj,Mentor Rrustemi,Sylë Ibraj,Mimoza Kurteshi,Milaim Shala,Haki Memaj,Mimoza Tafilaj,Ganimete Dobra,Labinot Arifaj,Hajdar Mushkolaj,Burbuqe Mexhuani,Liridona Aliaj,Lirim Qelaj,Tafë Balaj,Tafil Ukëhaxhaj,Ganimete Qorraj,Kamber Likaj,Hajdar Berisha,Safet Shala,Melihate Kukleci,Hasime Balaj,Lulzim Shala,Luljeta Gjevukaj,Selim Tafilaj,Demë Rexha,Jahë Sadrijaj,Hajdar Ejupi,Ramiz Rexha,Lahë Sadiku,Lulzim Nimonaj,Petrit Aliaj,Gani Musmurataj,Cymë Lushi,Jakup Rexha,Rrustem Shala…

Poashtu,forumi kosovar i politikologëve,nëpërmjet një letre drejtuar Senatit të UP-së,ka mbështetur kandidaturën e Enver Hasanit për postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Në letrën përkrahse drejtuar Senatitit të UP-së është nga Fatmir haxholli(University of Susesex-Angli),Armend Muja(London Schol of Economics-Angli) Sebajdin Bytyqi(University of Ilionis-Amerikë),Jehona Lushtaku(University of Hamburg-Gjermani) etj.

Poashtu përkrahje ka marrë edhe kandidati tjetër profesor Nexhmi Rexha.,nga disa forumist të forumit virtual të “Alb-Shkenca.org” më në krye Bleron Baraliu,student në New York-Amerikë.

Biografitë e 3 pretendentëve që llogaritën të jenë kryesorë për postin e rektorit janë:

Ramadan Zejnullahu

Lindi më 08.05.1957 në fshatin Llapashticë e poshtme të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në Podujevë, kurse Gjimnazin matematikor në Prishtinë. Studimet e matematikës në Seksionin e matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në Prishtinë i ka regjistruar në vitin shkollor 1976/77 dhe i ka perfunduar më 02.7.1980, me notë mesatare 9.08.

Për sukses të dalluar në studime në vitin 1980 është shpërblyer me diplomën STUDENT I DALLUAR. Gjatë studimeve dy herë ka marrë pjesë në garat internacionale të studentëve të matematikës ISTAM.

Në vitin shkollor 1980/81 është regjistrua në studimet pasuniversitare në Seksionin e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në Prishtinë (që atëherë orgnizoheshin në bashkpunim me Katedren e matematikës së Universitetit të Shkupit), në drejtimin e Analizës funksionale.

Të gjitha provimet dhe seminaret e parapara i ka mbaruar deri në qershor 1982 me notë mesatare 9.25.

Punimin e magjistratures me titull KARAKTERIZIMI I SPLEIN–FUNKSIONEVE NË HAPËSIRAT E HILBERTIT e ka mbrojtur më 12.01.1984 në Prishtinë.

Disertacionin e doktoratës me titull DISA VEÇORI TË SPLEIN-FUNKSIONEVE INTERPOLATIVE NË HAPËSIRAT E HILBERTIT e ka mbrojtur më 28.9.1987, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Prishtinë.

Së pari filloi të punojë më 01.9.1978 në Gjimnazin “8 Nëntori” të Podujevës. Në periudhën 22.12.1979 - 01.9.81 ka punuar në Gjimnazin “Sami Frashëri“( ish gjimnazi “Ivo Llolla Ribar”) të Prishtinës.

Në prill të vitit 1981 është zgjedhur asistent në Seksionin e Matematikës. Në maj të vitit 1984 është zgjedhur ligjërues për lëndën Matematika I për studentët e fizikës, kurse në janar të vitit 1989 docent për të njëjtën lëndë.

Në shkurt të vitit 1994 është zgjedhur profesor inordinar për lëndën Analiza funksionale, kurse në shtator 2000 profesor ordinar në të njëjten lëndë.

Paralelisht ka mbajtur ligjërata nga këto lëndë: Algjebra lineare për studentët e fizikës dhe Matematika për studentët e farmacisë.

Në Universitetin e Tetovës ka mbajtur ligjërata nga lëndët: Analiza matematike I, Matematika elementare me praktikum dhe Matematika për studentët e farmacisë.

Në studimet pasuniversitare në Seksionin e matematikës ka udhëhequr kurset: Kaptina të zgjedhura nga analiza funksionale dhe Teoria e splein-funksioneve interpolative.

Në studimet pasuniversitare në Fakultetin Xehtaro Metalurgjik në Mitrovicë ka udhëhequr kursin Matematika aplikative.

Në janar – shkurt të vitin 1989 qëndroi në Universitetin e Odesës ku në seminarin e Teorisë së funksioneve dhe analizës funksionale ka referuar disa nga rezultatet e arritura deri atëherë.

Ka qenë udhëheqës si dhe anëtarë i komisionit për vlerësimin e disa magjistraturave dhe doktoratave të mbrojtura në Seksionin e matematikës:

Dua të theksojë se të gjithë kandidatët tek të cilët kam qenë mentor apo antarë komisioni, rezultatet e disertacioneve të tyre i kanë publikuar në revista me recensione ndërkombëtare.

Aktiviteti shoqëror

Në periudhën 01.9.1992 deri 01.9.1994 ka qenë Shef i seksionit të matematikës, periudhë kjo që lidhet më reformat e mësimit në Seksion.

Nga 01.9.1994 deri më 01.01.1997 ka qenë prodekan për mësim në Fakultet. Që nga 01.01.1997 e deri më 15.01.2001 ka qenë dekan i Fakultetit.

Gjatë kohës sa ka udhëhequr fakultin e SHMN, fakulteti ishte model i punës, si në administratë, në organizimin e mësimit, për kriteret në arritjen e gradave shkencore dhe profesionale...

Në periudhën e pas luftës, deri në fund të vitit 2000, ka qenë përfaqësues i Universitetit në Komisionin e arsimit pran Këshillit tranzitor dhe anëtar i bordit të UP deri më 31 12. 2000.

Ramadan Zejnullahu ka të publikuara 17 punime shkencore,është autorë i 37 teksteve shkollore dhe 10 teksteve universitare...

Nuk i takon asnjë krahu të partive politike.Flet dhe shkruan shqip,anglisht,serbokroatisht dhe rusisht(1)

Enver Hasani,ish student i sekretarit të punëve të jashtme të Amerikës Henry Kisingerit ,Noram Stoune dhe James Nathan,aktualisht ligjëron lendën “E DREJTA NDËRKOMBËTARE PUBLIKE DHE MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE” ,në Fakultetin Juridikë në Universitetin e Prishtinës dhe “HYRJE NË SHKENCAT POLITIKE” në Departamentin e Shkencave politike në Universitetin e Prishtinës .Ka mbaruar studimet e magjistraturës dhe doktoraturës në Universitetin e Bilkentin në Ankara të Turqisë në lëminë e marrëdhënieve ndërkombëtare.Nga tetori i vitit,1987 punon në Universitetin e Prishtinës.Nga viti 1992-1997,ka punuar si këshilltar në MPJ të Shqipërisë.Ka qenë këshilltar i Hashim Thaqit,dr.Bajram Rexhepit,Ramush Haradinajt,Mr.Bajram Kosumit,general Agim Çekut.Ka botuar më dhjeta artikuj shkencorë në revista të ndryshme në botë.Herë pas here shkruan në forumin virtual”Alb-shkenca.org” dhe në gazetën javore “Fokus”.Në biografinë e tij thuhet se “nuk është anëtarë i asnjë partie politike”,por në kuolarët intelektuale shpesh shifet i shoqërur më funksionarë të PDK-së dhe AAK-së.

Kohë më parë është emruar dekan i Fakultetit juridikë në Prishtinë(nuk ka dhënë dorëhqje nga kjo pozitë deri më tash)

Përveç shqipës flet edhe anglisht,turqisht,frengjisht,italisht dhe serbo-kroatisht.

Nexhmi Rexha,aktualisht është pensionuar si ligjërues në Universiteti Curtin të Australisë.

Ka përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin e Zagrebit në lëmin e biznesit.Që nga viti 1990 punoi në Universitetin Curtin,ndërkaq që nga viti 1988 në Fakultetin ekonomiktë Universitetit të Prishtinës. Eshte autor i 5 librave nga lëmi i menaxhmentit.

Në biografinë e tij thuhet së nuk është anëtarë i asnjë partie politike,por sipas informacioneve që posedojmë atë e përkrahë AAK dhe PDK.

Përveq shqipës,flet anglisht dhe serbokroatisht.

P.s.

Pak para se me e mbyll këtë shkrim lexusi Safet Shala na dërgoi shënimet shtesë për profesorin tonë të mirënjohur në kuolarët vendore dhe ndërkombëtare :

PUNIMET SHKENCORE DHE PROFESIONALE TË RAMADAN ZEJNULLAHUT(1)

Punimet shkencore

1. Karakterizimi i splein-funksioneve në hapësirat e Hilbertit. Punimi magjistraturës. Prishtinë 1983.

2. Një teoremë mbi pikat fikse në Hapësirat metrike probabile të tipit të Mengerit. BULETINI i punimeve shkencore i FSHMN.Nr = 9.(1983-1986) (65-68).

3. Pikat proximale dhe plotësi ortogonal në hapësirat e Hilbertit.KËRKIME. ASHA e Kosovës. Nr = 4.(1986)(21-24).

4. Disa veçori të splein-funksioneve interpolative në hapësirat e Hilbertit. Disertacioni i doktoratës.Prishtinë 1988.

5. On a problem of minimisation in Banach spases. RAD. MAT. ANU BiH Sarajevë. Nr = 4. (1988)(113-119).

6. On the interpolating spline-function in Hilbert space. PUNIME MAT. SHMF të Kosovës.Nr = 2(13-16).

7. On the interpolating spline - function in Banach space. PUNIME MAT. SHMF të Kosovës.Nr = 4 (13-18).

8. O module neprerivnosti i gladkosti v . MATEMATICKI VESNIK. DMS.Beograd Nr = 40 (1988)(81-84).

9. Some properties of the interpolating spline-functions space. MATEMA-TICKI VESNIK. DMS.Beograd Nr = 41 (1988)(266-274).

10. On the existence of the element of minimal norm in convex set of reflexive Banach space. RAD. MAT. ANU BiH Sarajevë. Nr = 6. (1991)(83-89).

11. Funksioneli aproksimativ optimal në hapësirën e splein-funksioneve. BULETINI i punimeve shkencore i FSHMN.Nr = 10.(1995)(25-28).

12. The interpolating spline-function for the case of finite number of interpolating conditions. BULETINI i punimeve shkencore i FSHMN.Nr = 10.(1995)(119-123).

13. Mbi ekzistencën e splein-funksionit interpolativ në hapësirat e Hilbertit. BULETINI i punimeve shkencore i FSHMN.Nr = 11.(1996)(41-46).

14. O module neprerivnosti i gladkosti parjatka k v . MATEMATICKI VESNIK. DMS.Beograd.

15. A remark on the Moreau theorem. MATEMATICKI VESNIK. DMS.Beograd.

16. The null space dimension and the existence of the interpolating spline-function in Banach space. ANU Sofje.( është dorëzuar për botim).

17. The null space codimension and the existence of the interpolating spline-function in Banach space. MATEMATICKI BILTEN.Libri 24(L) (85-88). PMF Shkup.

Punimet me numër rendor 5,6,7,8 dhe 9 janë referuar në Zentralblatt fur Mathematik, revista qendrore e Shoqatës së matematikanëve Europian dhe në American Mathematical Society, revista qendrore e shoqates së mataematikanëve amerikan.

Ju sygjeroi të shfletoni këto adresa elektronike dhe të bindeni se sa e popullarizuar ndërkombëtarisht është puna shkencore e R. Zejnullahut:

• www//ams.org/ (Mr look up)

• www//emis.de/ZMATH/

Tekstet shkollore

18. Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga matematika për klasën e parë të shkollës së mesme.Prishtinë 1990.

19. Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga matematika për klasën e dytë të shkollës së mesme.Prishtinë 1996.(grup autorësh).

20. Përmbledhje detyrash nga matematika për klasën e katërtë të shkollës së mesme.Prishtinë 2002.

21. Matematika 7 dhe 8. 1999. Klubi Paskal Tetovë

22. Matematika për klasën e gjashtë të shkollës fillore. Prishtinë 2000.

23. Matematika për klasën e shtatë të shkollës fillore. Prishtinë 2002.

24. Përmbledhje detyrash nga matematika për përgatitjen e povimit kualifikues në shkollat e mesme. Prishtinë 2002.

25. Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga matematika për klasën e shtatë të shkollës fillore. Prishtinë 2003.

26. Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga matematika për klasën e tetë të shkollës fillore. Prishtinë 2003.

27. Matematika për klasën e nëntë të shkollës së mesme të ultë. Prishtinë 2003.

28. Matematika për klasën e tetë të shkollës fillore. Prishtinë 2003.

29. Matematika për klasën e parë të shkollës fillore. Prishtinë 2003

29. Matematika për klasëne VI-të të shkollës së mesme të ultë. Prishtinë 2004.

30. Matematika për klasën I-rë të shkollës fillore, Prishtinë 2003.

31. Matematika për klasëne I të shkollës fillore ( fletore pune). Prishtinë 2004.

32. Matematika për klasëne VI-të të shkollës së mesme të ultë, përmbledhje detyrash. Prishtinë 2004.

33. Përmbledhje detyrash përgatitore për garat e matematikës për kl. 7,8 dhe 9. Paskal, Tetovë.

34. Matematika për klasëne II-të të shkollës fillore. Prishtinë 2004

35. Matematika për klasëne II-të të shkollës fillore (fletore pune, detyra kontrolluese dhe teste). Prishtinë 2004.

36. Matematika për klasëne VII-të të shkollës së mesme të ultë. Prishtinë 2004.

37. Matematika për klasëne VII-të të shkollës së mesme të ultë. ( përmbledhje detyrash) Prishtinë 2004.

38. Matematika për klasëne III-të të shkollës fillore. Prishtinë 2005

39. Matematika për klasëne III-të të shkollës fillore (fletore pune, detyra kontrolluese dhe teste). Prishtinë 2005.

40. Matematika për klasën e VIII-të të shkollës së mesme të ultë. Prishtinë 2005.

41. Matematika për klasën e VIII-të të shkollës së mesme të ultë. (përmbledhje detyrash) Prishtinë 2005.

42. Matematika për klasëne IV-të të shkollës fillore. Prishtinë 2006

43. Matematika për klasëne IV-të të shkollës fillore (fletore pune, detyra kontrolluese dhe teste). Prishtinë 2006.

Tekstet Universitare

44. Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza matematike I. Prishtinë 1983. (me M.Berishën)(ky tekst është ribotuar tri herë).

45. Përmbledhje detyrash nga analiza matematike II. Prishtinë 1995. (me M.Efendiun).

46. Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza reale. Prishtinë 1985. (me M.Berishën).

47. Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza reale dhe funksionale. Prishtinë 1987. (me M.Berishën).

48. Kurs i matematikës së lartë. Prishtinë 1995.

49. Analiza funksionale. Prishtinë 1998.

50. Analiza reale - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Prishtinë 2000.

51. Analiza funksionale - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Prishtinë 2000.

52. Analiza matematike I - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Prishtinë 2001.

53. Matematika për kimistë - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Prishtinë 2003.

Të gjitha lëndët të cilat i ka ushtruar dhe ligjëruar i ka mbuluar me tekste universitare

Projektet shkencore

54. Seritë dhe përafrimet. BVI për punë shkencore e Kosovës. Prishtinë 1990

posted by Flori Bruqi at 10:05 MD