Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, maj 16, 2006

Simbad Detari :Bumerang !

Miku im Ad' Vigani,

Letra e Primo Shllakut e hedhur keto dite,ne disa lista ne internet,ndodhet ne blog-un tim dhe ben pjese ne pronen dhe intimitetin tim.Ne kete blog krejt personal,jo me kot ne fund te tij eshte shkruar se,shkrimet e paraqitura aty,jane prone e autorit te blog-ut dhe per kete qellim duhet respektuar"copyright".Keshtu qe ai person,i cili e ka marre ate leter dhe e ka publikuar ne lista,ke bere nje vjedhje te ulet qe denohet me ligj.Se dyti,eshte per te vajtuar fakti se si,individe te tille mjerane,germojne pa skrupull ku te mundin duke i rene gjithmone nje kembane qe s'e degjon me askush.Sepse,veprimet e tejteperuara dhe te superperserituar,kthehen ne bumerang kunder vete "fratit" qe i bie asaj kembane.Dhe se treti,do te thoja se ajo leter e Primo Shllakut e cila eshte vjedhur dhe publikuar me nje gezim te papermbajtur e te fshehte djallezor,ne vend qe te realizoje qellimin tinzar te derguesit,besoj se ben efektin e kundert.Pra,larteson personazhet e saj,mua e vete mikun tim te vjeter,me te cilin edhe ne se kemi pikpamje te ndryshme per çeshtje te caktuara,na bashkojne (perveç miqesise se vjeter),shume vyrtute e vlera te thella humane te tilla si: mirekuptimi,toleranca,miresjellja e sinqeriteti ...
Miqesisht:
SIMBAD


adri vigani a écrit :

Klajd ,

pa baj demek se nuk e kuptova qellimin e ketij mesazhi .te Primos ndaj Simbadit .qe i dergon shoku shokut e ..miku mikut ..pas kaq vitesh
te imagjinoj duke buzeqeshur sikur ça gjete mor mik :-)))

..Ti mor mik ruaj antipatine tande per Kadarene... nuk je i vetem ...ke shoke boll
edhe une e shume te tjere ketu do ruajme simpatine e respektin tone per Kadarene
por per fat shoku e miku i vertete mbetet i tille edhe se pse bindjet politike apo shijet artistike jane te ndryshme ...

,,,,,,,
a e njeh fotografin shkodran Angjelin Nenshati o Klajd Kapinova ???
jam i bindur qe po ..!!!!!
a ka shkodran e nip shkodre si une qe nuk e njeh fotograf Angjelinin ???
dokumentuesin ma te dashtur te te gjitha ngjarjeve ne Shkoder qofshin ato kulturore sportive dasma te thjeshta apo njerezish Vip .....apo ngjarje politike
pasardhesin e denje te Marubit qe me fotot e tij shkroi historine e Shkodres ..si ne komunizem e po ashtu edhe ne demokraci ...
ti e din mire o Klajd qe i miri Angjelin me buzeqeshjen e tij perkedhelte aparatin e c'do foto e trajtonte si femije e ai ashtu si dhe kadarej ne nje fare menyre kryenin vetem detyren
Kur ti "prek " Kadarene gjithmone me duket se ne nje fare menyre prek edhe fotografin e dashur e te nderuar Angjelin Nenshati ..pasi ne nje fare menyre ata ishin njesoj ..vetem krijonin pamvaresisht nen ke ishin

pershendetje
ard vigani

----- Original Message -----
From: klajd kapinova
To: art-cafe@alb-net.com
Sent: Monday, May 15, 2006 6:43 PM
Subject: [Art-Cafe] nga Primo Shllaku

--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

PRIMO SHLLAKU: Në fushën e letërsisë...e vjetra nuk po ndigjon me dhanë shpirt, kurse e reja âsht e pafuqishme me lé.
Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.Leter nga poeti Primo Shllaku per Simbad ( Vasil Qesarin)

I dashur Simbad,
Gjeta në Internet faqen për mue dhe m’u kuq faqja. Unë nuk jam msue me folë kush për mue, sidomos levdatat më sticojnë. Në skenën e letrave të sotme shqiptare sipari i madh i ndamjes së epokave po ngurron me ra, gjâ që vërteton se përfundimisht dami ma i madh ndodhi në fushën e shpirtit, në art dhe në etikë. Të gjitha fushat e tjera të veprimtarisë njerzore ndër ne e kanë marrë prej kohësh veten dhe po ecin me njifarë ritmi drejt risive pa kundërshtarë seroizë e organikë. Në fushën e letërsisë që ne na intereson, si rezulat i gjendjes aktuale në tê, në të njajtën hapsinë janë të detyruem të bashkëjetojnë kufoma të ndiçme e trupa në fill të mortjes me foshnje shtatnike e adoleshentë azmatikë,zhgabzime pleqnie të këlbazuna me qenie të njoma transparente e buzëqershi. Letërsia e sotme shqipe i përngjet nji shtëpie të braktisun, që bimsia e harlisun e mungesa e krasitjes ka krijue nji lamsh degësh e rrajçash që kanë ngujue në nji ferr bashkëjetese llastarë të njomë me degë të thata të breme prej krymbit.Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.
Kjo vjen prej se kemi në krye të mendimit zyrtar e akademik (sinonime kjo fjalë ndër ne me epidemik) shqiptar zhgaba të stërmoçme të shtatit të Alfred Uçit i cili tue pasë shkrue njiherë kundër mendimit të ri estetik të shekullit XX, sot pritet të presë si estet e si mami fmijët natyralë të atij mendimi “dekadent” ndër ne. Dhe pikërisht për ketë arsye vazhdon me jetue e me mbretnue Smajl Kadar(e)ja, trup i kangrenizuem prej shpirtkazmërisë së historisë e aktualisht shpërlamës kazanash të nji ish-kuzhine të yndyrshme. Letërsia shqiptare jeton sot nji periudhë të rrezikshme asfiksie ku e vjetra nuk po ndigjon me dhanë shpirt, kurse e reja âsht e pafuqishme me lé. Për modestët e njerzit e lindjes pa kumbar kjo kohë âsht nji anmik ma tepër dhe formulat e eutanazisë nuk rezultojnë prodhimtare.
Më ngjallën kujtime të vrullshme fotot e jetës “aksionare”. Megjithse unë përgjithsisht e kisha krejt të shlyeme kohën e jetës studentore si nji periudhe kryekput e pajetueme, ato foto me diell në zenit dhe ftyrat tona të hijezueme si diçitura këlthitse të nji jazi brêznor. Ata miqtë e mi shkodranë që kanë marrë përsipër botimin e Martinit,po më sorollatin dhe ma kanë nxjerrë faqen e zezë edhe para gjermanes që ka marrë përsipër financimin e librit për të shoqin.Tashti i kam dhanë ultimatum dhe,kujtoj,rrenat kanë mbarue dhe jemi në zgripin e së vërtetës.Për dhjetë ditë e pres, ma në fund. Uroj të jesh mirë e të mbetesh i lidhun me fjalën e bukur e bukurinë e fjalës.

Përshndetje e shum të fala familjes!
I yti: Primo Sh.
marre prej faqes se Simbad Detarit ne Internet