Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, maj 09, 2006

Shkrimtaret shqiptare u solidarizuan me Adem Demaçin

Sot në Prishtinë u mbajt Mitingu i 42-të i poezisë


Përkundër refuzimit nga ana e Ministrisë së Kulturës për ta mbështetur financiarisht Mitingun e Poezisë, Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me qëllim që të ruhet tradita dhe vazhdimësia e organizimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm letrar, sot mbajti Mitingun e Poezisë ,në Institutin Albanologjik të Prishtinës ,e jo në Gjakovë!
Këtë hap kryesia e LSHK-së e ka qenë e detyruar ta ndërmarrë, meqenëse Gjakova, nuk është shprehur e gatshme ta pranojë LSHK-në, e në këtë drejtim është përkrahur edhe nga Ministri i Kulturës z.Astrit Haraçia , i cili me këtë veprim, duke shfaqur lokalizëm primitiv, vetëm se ka kontribuar që ky manifestim me karakter mbarëkombëtar e ndërkombëtar, të shndërrohet në aktivitet provincial.
“Mitingu i poezisë 2006”, i 42 –ti me radhë u mbajt sot më 9 maj në Sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë. Në orën 09.00, para IAP –it u grumbulluan një numër i madh shkrimtarësh nga e tërë Kosova,Lugina e Preshevës, Maqedonie e diaspora.

Orë letrare nëpër shkollat e Prishtinës

Në shkollat fillore të Prishtinës ( “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Pjetër Bogdani”, Emin Duraku”, “Nazim Gafurri”, “Zenel Hajdini”, “Gjergj Fishta”, “Hasan Prishtina” dhe “Ismail Qemali” rreth 20 shkrimtarë anëtarë të LSHK ,si dhe fëmijtë krijues të këtyre shkollave lexuan punimet e tyre . Hapja e Mitingut e bëri Kryetari i LSHK z.Adem Demaçi.
Në Tribuna letrare u lexuan 3 kumtesa:
Dr. Rexhep Qosja – Letërsia dhe politika sot
Mr. Arben Hoxha – Politika dhe letërsia shqipe-aspekte të identitetit letrar
Arben Atashi – Shkrimtaria në politikë – Politika në shkrimtari

Ndërsa në Oren qendrore letrare të Mitingut lexuan vargjet e tyre 30 poet nga Kosova,Maqedonia,Lugina e Presheves dhe diaspora.
Në Orën qendrore letrare e Mitingut lexuan këta poetë:Adem Gashi,Bedri Halimi,Rexhep Smajlaj,Flori Bruqi,Shyqri Galica,Demir Reshiti,Veli Veliu,Zana Piraj,Ismajl Syla,Milaim Berisha,Iljaz Prokshi,Mazllum Baraliu,Hydajet Hyseni,Rexhep Hoxha,Adem Demaçi,Avdi Shala,Malsore Llapashtica,Abdullah Zeneli,Miradije Ramiqi,Gjon Gjergjaj,Rasim selmanaj,Brikena ceraja,Brahim Skenderi,Sali Ramadani,Avdyl Kadolli,Lulzana Pajazitaj,Ymer Berbatovci etj.

Gjatë orës letrare u publikohen edhe emrat 1 2 shkrimtarëve të rinj ,që sot u pranuar në LSHK.

Juria e përbërë nga Dr. Agim Vinca, kryetar, Prend Buzhala dhe Miradije Ramiçi, anëtarë, shpallën librin e Adem Gashit “Ledi Magbeth”(Botues “Gjon Buzuku”Prishtinë 2006 )si librin më të mirë poetik të botuar brenda dy mitingjeve.
Juria e LSHK-së(Adem Gashi, kryetar, Ismail Syla dhe Shqri Galica , anëtarë.)për poezinë më të mirë zgjodhi vjershën ”Auto portert” të Abdullah Zenelit ,e cila u lexua në Orën Qendrore të Mitingut të poezisë.

Flori Bruqi