Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, maj 16, 2006

Pierre-Pandeli Simsia :Leter nga New Yorku

Te dashur motra dhe vellezer bashkeatdhetare.
Te nderuarJu, zoterinjte Evan Roko, Agim Bacelli, Onible (Elbino) , e nderuara zonja Nirvana Pistuli... qe me te drejte e ngritet nje shqetesimin tuaj, qe eshte dhe shqetesimi im ne lidhje me shkrimin: "Para se te fitosh pronen duhet te paguash taksen".
Kohet e fundit eshte ngritur disa here me te madhe nje shqetesim nga zonja Merita Bajraktari; po na shkaterrohen kompjuterat nga nderhyrjet e ndryshme.
Jane njerez te vecante qe hyjne dhe fabrikojne shkrime ne emer te adresave tona te e-mail. Une, pervec kohes qe e kam shume te kufizuar te shpenzoj ne kompjuter, kam disa dite qe kompjuteri ne shtepi me eshte prishur, ka dale jashte perdorimit, nga "mjeshtrat" e kompjutereve qe na hyjne ne adresat tona te e-mail dhe ne paswordet tona. Per pak kohe shkoj ne nje lop top tjeter vetem sa kontrolloj e-mail, per te mos shqetesuar edhe tjetrin.
Ky shkrim nen emrin tim u dergua ne gazeta dhe me pas ne lista te ndryshme, duke patur per adrese e-mail, adresen time, qe kushdo me te drejte do bindej qe derguesi jam une.
Une nuk kam heshtur per ate shkrim keto dite, kam marre kontakte me gazetat qe e kane botuar dhe i falenderoj qe kam gjetur gjuhen e komunikimit, madje ne dy gazeta te ndryshme shkrimi ishte botuar ne versione te ndryshme te nenshkruar nga une.
Shkrimi eshte derguar nga dikush tjeter nen emrin tim. Ky rast po me detyron te nderroje adresen time te e-mail si dhe paswordin tim.
Kane qene raste te perseritura edhe me pare, kur me vinin mesazhe apo edhe dergoheshin mesazhe nga adresa ime e e-mail. Nje rast ka ndodhur me zoterine e nderuar M.Shkreli, me te cilen komunikova direkt ne linje nepermjet IM. Disa raste te tjera kam pasur edhe me nje tjeter zonje te nderuar M.Dabulla. Edhe ajo si zoti M.Shkreli u habit kur i fola per kete shqetesim, te cilet i falenderoj per mirekuptimin.
Nje miku im nga Nju Xhersi, i njour ne listat e ndryshme te internetit, qe pothuajse flasim cdo dite ne telefon me tha: "Edhe babane te kisha vrare nuk do villje kaq vrer per mua...:.
Me dergon e-mail qe i kishin ardhur nga adresa ime e-mail. Nuk e besoi cfare ishin shkruar "nga une" ne adrese te tij, por me nxiti te shqetesohem per kete problem.
Ju zoterinj me emrat e siperpermendur dhe ju zonja Nirvana keni shume te drejte kur me drejtoheni mua. Une pyetjeve tuaja do t'i pergjigjem me nje shembull konkret: Familja ime eshte ne kerkim te kthimit te pronave te lena nga gjyshi yne. Ato ndodhen perballe Kalase ne vendin e quajtur Bifta, prane Shendelliut, te cilat shume vjete, sic e dime te gjithe, u shfrytezuan nga regjimi komunist, pasi te gjitha ato kodra jane mbjelle me ullinj. Atehere cfare takse per te paguar kerkoje une, nese do t'i permbahem atij shkrimi?
Ju lutem duhet te me kuptoni per fabrikimin qe i eshte bere shkrimit nen emrin tim.
I lutem shume te gjithe moderatoreve te listave te ndryshme te Internetit, nese ne ditet ne vazhdim do t'i vije ndonje shkrim nga dresa ime panodi2802@aol.com te mos e marrin ne konsiderate per ta shperndare ne lista, pasi une nuk do dergoje shkrime dhe mendime, deri ne nje adrese tjeter e-mail dhe paswordi, per te cilen do t'ju njoftoj.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Me nderime
Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork.