Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, maj 06, 2006

Pas rileximit te komentit te Rubin Cooc-it ne The Guardian

Pse duhet te paguante Haredinaj

Haradinaj i ka bere me shume sherbim Kosoves, duke inkurajuar popullin qe te pranoje fuqine e ligjit nderkombetar sesa duke qendruar ne zyren e kryeministrit


Nganjehere, baza me e madhe per optimizem eshte qe te mos ndodhe asgje. Por Kosova kete jave na dha nje ilustrim te mire. Te merkuren, kryeministri i saj Ramush Haradinaj, u padit nga Gjykata e Krimeve te Luftes dhe u vetedorezua per t’u perballur me gjyqin e Hages. Qindra trupa shtese vrapuan per ne Kosove ne pritje te ndonje revolta nacionaliste B ne shenje proteste per arrestimin e tij, por asgje e tille nuk eshte materializuar. Pjeserisht, kjo mund te jete rezultat i denjesise se apelit te Haradinajt qe populli i tij te pranonte qe ky ishte vendimi i duhur per nderin e kombit te tij. Une kam patur nje numer kontaktesh me Ushtrine Clirimtare te Kosoves para dhe gjate nderhyrjes se NATO-s per te ndalur spastrimin etnik te kosovareve. Luftetaret e saj padyshim qe demonstruan nje kurajo te vertete per t’u perballur me makinen e frikshme te ushtrise serbe pa artileri, armatime apo mbulime ajrore ne luften ndaj oponenteve te tyre. Por ata kane qene me te pameshirshem se cdo force tjeter guerile ne histori, dhe do te ishte naïve te imagjinonim se ne mes te gjithe atij spastrimi etnik vicioz te kryer nga Slobodan Miloshevic, ata te benin ndonje dallim te arsyeshem mes luftetareve serbe dhe civileve serbe.

Tani, Miloshevici mund te jete larg pushtetit, por Ballkani nuk do te jete i cliruar nga trashegimia e tij nese nuk i kundervihet urrejtjes se dhunshme etnike qe ai nxiti. Perndryshe, ne fjalet e Veton Surroit, nje nga neonacionalistet e rinj qe gjendet ne Ballkan “lufta do te vazhdoje ne mendjet e njerezve”. Kjo eshte arsyeja qe qeveria britanike ka te drejte te tregohet e ashper ne kerkesen e saj qe te gjitha vendet e rajonit te bashkepunojne me Gjykaten e Krimeve te Luftes. Duhet te ekzistoje kultura e ndeshkimit per ata qe nuk besojne se vrasja quhet krim, nese viktimat i perkisnin nje grupi te ndryshem etnik. E rendesishme eshte se po ndodh nje process kur individet po konsiderohen pergjegjes per pergjegjesine e tyre personale. Pa kete, ne kurre nuk do te thyejme ciklin e konfliktit, gjate te cilit gjithe grupet etnike jane konsideruar kolektivisht pergjegjes per aktet e nje pakice. Kjo eshte ajo cka dallon drejtesine nga hakmarrja. Haradinaj i ka bere nje sherbim te madh Kosoves, duke inkurajuar popullin e tij qe te pranoje fuqine e ligjit nderkombetar me teper sesa cdo akt tjeter qe ai do te ndermerrte duke qendruar ne zyre. Si rezultat, Kosova ndoshta mund te jete tani me afer pranimit nga ana e nderkombetareve te nje statusi perfundimisht te pavarur. Dhe anasjelltas, Serbia do ta kete edhe me te veshtire t’i rezistoje kesaj zgjidhjeje nese vazhdon te mos demonstroje te njejtin nivel bashkepunimi me gjykaten.

* Ish-ministri i Jashtem i Britanise, gjate kohes se luftes ne Kosove,tash i ndjere...