Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, maj 16, 2006

KOzeta Zylo: Leter nga New Yorku

Enkas per Floart dhe Flori -Press nga N.Y shkruan Kozeta Zylo

Publicistja dhe shkrimtarja e njoftun shqiptare nga New Yorku ,znj.Kozeta Zylo,enkas per forumet FLOART dhe FLORI-PRESS ,shkruan shkrimin"Mos hidhni balte mbi veprat e Kadarese".
Stafi moderues falenderon zonjen shume te nderuar Zylo.

Flori Bruqi


------------------------------------------

From : keze zylo
Sent : Tuesday, May 16, 2006 1:36 AM
To : bruqi-flori@hotmail.com, llukan@yahoo.com
Subject : Pershendetje



Pershendetje,
Po ju dergoj nje shkrim per Kadarene, nqs jeni te interesuar mund ta vendosni ne websitet tuaja!
Ju faleminderit per mirekuptimin!
Kalofshi nje jave te kendshme!
Me respekt
Kozeta Zylo, NY

Mos hidhni baltë mbi veprat e Kadaresë,
ato janë ndërtuar nga gurët e kështjellave arbërore,
që janë bërë mburojë për mbrojtjen e trojeve, nga hordhitë barbare të të gjitha kohrave.

Dikur ishte shprehja: Tëndi mishin ta ha, por ama kockën ta ruan!
Kohrat ndryshuan: Tëndi jo vetëm që të ha mishin, por të bluan dhe kockat!
Një fushatë e shfrenuar dhe pa precedencë po zhvillohet këto kohë për Gjeniun e letrave shqipe me përmasa botërore Z.Ismail Kadare.
Shumë shkruesve të njohur dhe të panjohur në Internet, akademistë apo me 3 klasë shkollë, ju është dhënë mundësia të çoroditin mendjet e njerëzve, si lexuesin shqiptar ashtu dhe më së pakti lexuesin e huaj, duke hedhur vrer per veprën madhore te Kadaresë.
Kryefjala e ndonjë akademiku, apo fjalëza ferrë nëpër këmbët e akademikut, s’bëjnë gjë tjetër, veçse e lartësojnë dhe më shumë figurën madhore të tij, që me aq me dinjitet ka ditur të përjetësojë dhe të lartësojë tokën arbërore.
Duke pasur fatin të jetoj dhe punoj në Tiranë, dhe me shtëpi shumë prane rrugës se studentëve, (Rruga Elbasani), kurre nuk do t’i harroj ato emocione të fuqishme që merrja nga demonstratat e studentëve, të cilët ishin të parët që hodhën parrullat për përmbysjen e komunizit, dhe që dihet botërisht, shumica e mësuesve bashkë me studentët bashkuan zërin në perkrahje të tyre, dhe pikërisht midis parrullave të shumta një ndër to që do të ushtonte si një korr i fuqishëm ishte: KADARE, KADARE, KADARE, HAJDE ME NE!
Pse pikërisht midis këngëve, Ngrehuni ju o të munduar, ju të urët anembanë, ushtonte the thirrja e sipërpërmendur: KADARE…?
Mos vallë kjo ishte spontane, e pallogjikshme, pas berrihajit, e kotë?
JOOOOOOO! Kjo ishte thirrja, parrulla e vlerësuar nga masa e madhe studentore, nga masa e madhe e intelektualëve, nga punëtorët, nga fshatarët, nga minatorët, nga ushtarakët, nga policia, që ISMAIL KADARE, ishte dhe është njeriu që do i prij kulturës shqiptare, asaj kulture, që deri më sot, i ka munguar njeriu, gjeniu, me përmasa te mëdha botërore.
Me këto që citova më lart, kurrë nuk dua të mohoj, shkrimtarët e tjerë, të pushkatuarit nga dikatatura, të internuarit, por dua të them, që sot për sot në poltronet e shenjta të kulturës botërore, është ngjitur denjësisht, me pishtarin e Arbërisë në dorë, i madhi KADARE!
A ju kujtohet te dashur lexues, kurrë unë, ti, dhe pothuajse shumica e shqiptarëve, rrinim dhe dëgjonim “Zërin e Amerikës”, kur sapo kishte filluar një farë lëvizje demokratike, them shumica, se ndonjë dashakeq apo dritëshkurtër, harron, që po të mos ishte shumica, kurrë nuk do të vinte demokracia…dhe papritur degjojmë lajmin: ISMAIL KADAREJA KËRKON STREHIM POLITIK NE FRANCË!
Unë personalisht dhe shumë kolegë të mi, e mbështetëm plotësisht, se ikja e tij ishte nje sfidë për komunizmin, ishte një shuplakë në fytyrë Kuvendit Popullor, Byrosë Politike, qeverisë, që në fakt ju shkrues, akademistë, e përmendni kudo, të qenurit e tij, si deputet në Kuvendin Popullor, N/kryetar i Frontit, etj…por ne fakt s’bëni gjë tjetër, përvecse pa kuptuar, grryeni më shumë kockën e Shqipërisë, që ju deklaroni se ju ha shumë meraku për Shqipërinë.
Intervista e akademikut Rrexhep Qoses, dhënë menjeherë “Zërit të Amerikës” ishte:
Kur dëgjova ikjen e tij nga Shqipëria, sa s’më ndali zemra, por sigurisht që është e drejta e tij dhe mesa kuptova unë dhe kjo nuk do të thotë që e kam absolut mendimin, e mora që largimi i tij nga Shqipëria, ishte një goditje për diktaturën e egër shqiptare.
Kështu që kur kritikohet Kadareja, për indentitetin evropian të shqiptarëve, unë do të marr fjalët e Kadaresë të thëna në ligjëratë të drejtë në replikën që pati me autorin hebre të konvertuar në mysliman, autorin e librit: Dy fytyrat e Islamit, Z.Stephen Soleyman Schwartz, ku Kadareja shprehet tekstualisht keshtu:
Në sprovën “Identiteti Evropian I Shqiptarëve” përvec nderimit për kulturën katolike shqiptare kam theksuar disa herë se një mysliman shqiptar është po aq evropian sa një katolik a ortodoks dhe se myslimanizmi shqiptar nuk e pengon kurrsesi integrimin e Shqipërisë në Evropë.
Kështu që askush nuk ka të drejtë t’i ktheje fjalët e tij në ligjëratë të zhdrejtë, dhe t’i komentoj ato sipas interesave vetjake.

Disa shkrime në kohën e rregjimit, kundër rregjimit

Në ligjëratën e fundit që mbajti në sallën më të njohur në botë, që deri më sot nuk ka ligjëruar asnjë shqiptar, Columbia University, në programin e paraqitur për cdo lexues, midis veprave madhore, ishte dhe “Elegjia për Kosovën”.
Mua personalisht, m’u kujtuan vargjet e një poezie tjetër, në memorje të demonstratave të Kosovës në vitin 1981, ku autori me dhimbje dhe me forcën e vargut shprehet:

***
S'kish dëshmitarë,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por retë e globit vec ju panë
Ndërgjegje e botës tek ju mbriu.

Kështu në vorbull të epokës
U ngritët Ju si monument
Ju që e prekët historinë
Dhe n'histori u kthyet vetë.
Pra është Kadareja që nuk ka rreshtur kurrë për cështjen e Kosovës, por me dekada të tëra ka ngritur zërin e tij, kundër kuçedrës serbe, dhe si një ambassador i vërtetë ka përfaqësuar Shqipërinë ashtu sic i ka hije rracës nga vjen ky shkrimtar i kalibrit botëror.
Flitet dhe flitet, shahet dhe rripet, për të kaluarën e tij në lidhje me shkrimet, vecanërisht me poezinë “Shqiponjat fluturojne lart”!
Po mirë zotërinj shkrues, akademiste, shumicën e shkrimeve të tjera si të famshmen Laookonti ku ta lëmë?
Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Ura me tri harqe, t’I hedhim në lumë, apo mos o Zot, ti djegim ne turrën e druve???????
Ja sec shkruan në kohën e diktaturës me të famshmen Laokoonti:

Laokoonti

Me shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë
Në muze të Luvrit, në Madrid , në Nju-Jork
Para syve tuaj e aparate turistësh.
Qindra vjet kam që vuaj nga që s'flas dot

Si të flas?
A mundet një nofull mermeri
Të lëvizë një grimë, të korrigjojë dicka?
Vini re sytë e mi, te zgavrat e thella
një enigmë, si amebë të tharë atje ka.


***
Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra,
nga marazi, sic thonë, të plas, t'ia bëj "krak"
Jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
Por indiferenca juaj do të bëhet shkak.



Kritikohet pse ka qënë indiferent, s’ka folur etj…kur dihet se letërsia flet me gjuhën e figurës, kush e rrok e rrok kuptimin, kush se kupton, nuk ka se cfarë të bëjë, le të merret me një punë tjetër, që mbase dhe i shikon frytet e veta, se kështu kultura ngelet vetëm shterpë, e shterpësia nuk i nevojitet një kombi, e vdes I bluan kockën!
Të gjitha këto i ka vlerësuar bota, ndoshta dhe më mirë se ne…
Jo më kot përmenda pak më sipër programin që ishte shpërndarë së bashku me biografinë e tij, në Columbia University ku cdo shqiptar do të ndihej krenar për veprat e tij, dhe aq më tepër, kur aty shkruhej: Që Zoti Kadare, qysh në vitin 85 kishte një marrëveshje të fshehtë me një nga shtëpitë më famoze të Francës, për të botuar veprat e tij…që flisnin kundër rregjimit…
Them se kjo flet shumë, se cfarë e bluante përbrenda shkrimtarin e atyre viteve, kur diktatura të priste kokën në gijotinë, por keq për shumë veta që nuk e kuptonin, dhe akoma më keq që s’duan ta kuptojnë në ditët e sotme.
Sipas komenteve të shkruesve, replikave të akademistëve, na dalka Franca plakë dhe me kulturë, më besnike e komunizmit se Shqipëria që u bë bastioni i fundit në Europë për përmbysjen e monumenteve të Stalinit dhe Leninit, dhe që kishte 50 vjet që ushqehej me dogmën boshe të Lindjes komuniste! Sa mjerane tingëllojne këto akuza për shkruesit dhe sa dashakeqe dhe egoiste për akademistët!
Të gjitha këto nuk bëjnë gjë tjetër, vecse në këtë udhëkryq të kombit tonë, sjellin vetëm coroditje dhe largojnë vëmendjen e botës nga Mëmëdheu ynë i shumëvuajtur në shekuj, largojnë fatin e shumëpritur, orën historike që sapo ka trokitur në derë.
Shtroj pyetjen: Si është e mundur që bota e ka vlerësuar me disa cmime botërore, anëtar te Akademisë Franceze, në vendin e Karl Popper, me cmimin “Man Booker International Prize”, ligjërues në një nga sallat e rralla ku ligjërojnë vetëm burra të rrallë në botë, në sallën “Harriman Institute” disa herë kandiduar për çmimin Nobel,
kurse ne shqiptarët më së fundi kemi filluar tu blojme kockat njerëzve të rrallë, që njëherë në shekuj mund t’i nxjerrë kombi ynë?
Dhe sa kohe do të vazhdojmë kështu, me vrer, me tmerr, pa vision për njerëzit e mëdhenj, dhe për sa kohe?!

Këze (Kozeta) Zylo, NY

posted by Flori Bruqi at 1:26 MD

<< Home