Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, maj 31, 2006

Klajdi ky zog kurve...

ZOGU I KURVES APO KALI I TROJES

From : Bruqi Flori
Sent : Wednesday, May 31, 2006 4:19 PM
To : tanmezini@yahoo.com, tanmezini@hotmail.com, art-cafe@alb-net.com, bruqi-flori@hotmail.com
Subject : Edhe nje here per Kalin e Trojes-Klajd Kapinova...



Te dashur lexues,

Me poshte keni disa nga shkrimet e plota te lexuesve se kush eshte "Kalorrsi i Trojes", me emrin Klajd Kapinova.Lexim te kendshem...

Flori Bruqi
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------

I dashur Flori !

Bashkohem me mendimet e tua persa i perket fantazmes K.Kapinova. Ky “Neron zjarrmetar”,siç e ka quajtur me te drejte Ben-Ben ne listen “Alb-Club”, ka kohe qe me pishtar ne dore, kerkon t’i vere zjarrin gjitheçkaje,per te mbetur pastaj Jubica &Co dhe ithtaret e pakte te nje “neo-rryme”ekstremiste apo letraro-fashiste e cila i ka vene vetes si qellimi te pastroje letrat shqipe nga “papasterite”.Eshte per t’u çuditur fakti se, zera te tille,kane zene te degjohen tash se fundi,mbi te gjitha si “antikominist”te klasit te pare,duke u ngjirur se duhet shkretuar gjitheçka e bere ne te kaluaren, gjitheçka pa perjashtim, me zjarr e bitum te djegur. Por,une do te deshiroaj te beja disa pyetje: Atehere,kur shkrimtaret dhe intelektualet katolike apo laike dergjeshin neper burgje,ç’bente,ku ishte,me se merrej valle K.Kapinova? Meqense e urrente,ne menyre te tille te pakufishme regjimin e Enver Hoxhes,pse nuk bleu nje bidon benzine e te shkonte para Komitetit Qendror te PPSH dhe aty t’i vinte zjarrin vetes,siç beri disidenti Jan Patoshka ne Cekosllovaki ? Perse,duke qene agronom siç thuhet,nuk sabotoi socializmin e urryer, duke mbjelle ne vend te misrit hithra ? Pse,nuk shkroi trakte kunder shtypjes e stalinizmit dhe t’i ngjiste ato pastaj, naten, neper rrugicat e Shkodres? Pse,valle,nuk ndoqi shembellin e poeteve te pushkatuar,pra pse nuk shkroi edhe ai,poezi kunder regjimit dhe pastaj te varej ne litar, te vdiste ne emer te Idealit te Lirise apo te delte qe andej pas vitit 1990,siç dolen ata per te cilet atij I pikon zemra?
Heronj te tille, si”kofini pas te vjeli” ( siç thote nje fjale e urte popullore nga anet tona ), jane fare pa vlere, per me teper qe u kujtuan shume vone qe t’i bien gjoksit per bemat e tyre.Do te shtoja ne fund, nderkohe,se eshte gje e mire qe te shkruash per ate epoke te zeze e per te mbajtur gjalle memorien kolektive.Por,per kete duhet kulture te shkruari,dije,dituri dhe sens. Ky, i uruari Klajd,I cili thone se shet pizza ne Nju Jork, nuk m’a mbush mendjen shume te beje nje pune te tille te ketij niveli ? Me sa shoh,eshte thjesht nje zhgaravites stakanovist, I cili me teper rron jo ne saje te shitjeve te pizzave,por nga honoraret qe nuk dihet se kush ja dergon e qe patjete, piksepari,duhet te jane shperblim per shkrimet e tij kunder Kadarese e shume te tjereve. Ky pathos,intensitet,zjarr e flake Kapinove,pa tjeter qe do te zbehet shpejt se s’eshte gje tejter veçse “flake kashte”,nderkohe qe ata qe ai anatemon,kane per te rrojtur pa dyshim,shume me teper se keta disdiente te vonuar
Te fala

P.S.
Ja disa “jehona” qe kane pasuar shkrimet e shquara te Kapinoves, neper te gjitha listat shqiptare ( pa perjashtim ),ku ai eshte anetar I te njejtave “flete-rrufe ”komuniste..



Z.Kapinova !

Ky Irhan Jubica paska nje potencial peshtutes te mahnitshem. Une nuk kam ndermend t'iu dal ne mbrojtje shume prej personave te nderuar te letrave shqipe qe ai sperkat me peshtume ne shkrimin e tij, sepse ata nuk kane nevoje per nje gje te tille. Sulme te paargumentuara si te Irhan Jubices nuk kane nevoje te mbrohen. Vetem se me mahnit mungesa e plote e ndergjegjes qytetare e nje njeriu qe e quan gazeten "Drita" dhe te gjithe ata qe kane shkruar atje burim te te gjitha te ligave (madje edhe me e lige se "Zeri i Popullit"), nderkohe qe editorialet e revistes se tij ja le ne dispozicion nje ish-redaktori te "Drita"s, Lazer Stanit. Po ky peshtutes i zellshem harron se shume nga emrat dhe fytyrat qe mbushin kopertinat e "ars"it, e kane nisur rrugen e tyre letrare ose kane qene bashkepunetore te rregullt te gazetes "Drita": Mimoza Ahmeti (No. 4 i revistes), Luljeta Leshanaku (No. 6), Ibrahim Rugova (14), Jup Kastrati (19), Vath Koreshi (20), Ali Aliu etj. Shkrimi i Jubices te linte jo vetem shije, por edhe ere shume te keqe. Titulli i revistes se tij letrare do te ishte edhe me domethenes nese do te kishte edhe nje "e" te shtuar nga pas.
Ben Ben
( Alb6Club )

Z.Kapinova!
Ju mund te vazhdoni te germoni e te zbrazni qerret me pleh ne oborrin e Alb-Clubit duke perfituar nga qe hyrja eshte e lire. Personalisht do t'ju sugjeroja se do te kishit me shume sukses po ta vazhdonit misionin tuaj atje ku e niset ,ne ca kafenera arti ku behet politike mitingjesh nga mengjezi ne darke apo klubesh ku per shkencen flasin me shume analfabetet.Ketu sic mund ta keni vene re flitet pak ,pjesemarresit zakonisht shkojne me parimin mat shtate here e prit nje here. Eshte ceshtje respekti, ceshtje etike.Kjo ne vend te hyrjes. Dhe per te perfunduar me duhet t'ju them se preferoj te shpenzoj kohen time me argumenta studjuesish si ato te A.Vehbiut se sa ta harxhoj me fluturime patetike gjysme surealiste qofte dhe autoresh te nderuar letrare. Zakonisht nuk me mbetet kohe per ata qe kujtojne se me lindjen e tyre lindi edhe universi, se cdo gje e thene a e bere para tyre eshte e pavlere,se kane thene e parashikuar gjithcka apo nga qe kane vuajtur kane sot automatikisht monopolin e se vertetes.Per t'ju dhene pak ngushellim mund t'ju pohoj se nuk jam ndonje fans i jetes private te Kadarese,as shtyhem neper salla apo website per te degjuar c'dokrra keput here pas here.Mjaftohem teresisht me vepren e tij letrare.Ju, dishepuj Neronesh,qe besoni se duhet te shkaterroni gjithcka qe te tjere kane mundur te bejne qofte edhe ne kohe te erreta, ju nuk mund te ndertoni kurre.Me vjen keq qe s'mund te bej dot me teper per t'ju penguar.Ju lutem fshijeni adresen time nga lista juaj.Mbetsh me shendet
Orik
Alb-Club.

Thuaj te verteten shikon atje ne ate salle nje injorant si ju
Kapinova ?
Per kete arsye i ke inat dhe peshtyn gjith shqiptaret me inteligjente.
Une mendova se ju Kapinova do kishit bere nje shkolle per letersi, se
mundohesh te shkruash sa me shum.Por nji miku jot me tha se ke mbaru
nje shkolle per agronom,por tani ben vetem pica dhe grin sallate kot.
Kete faqen ti e mbush me me shume se 50%.
Te ruajt allahu te tjerat se mendja te ka vdekur o Klajd K.
O.Pleraxhiu
(Albeuropa )

Gazetes "Sot"
Me keqardhje pashe se keni botuar sot, nje shkrim te nje fare Klajd Kapinova nga Nju Jorku i cili e heq veten si gazetar por qe nuk eshte veçse nje psikopat e jo vetem kaq, por nje njeri me prirje ekstremiste e fashiste.Por,per me keq akoma,shkrimi i tij kunder I.Kadarese,nuk ishte veçse nje paçavure e jargavitur e s'kish asnje lloj kuptimi per çka pretendonte ai. Nuk e kuptoj,perse redaksia juaj dhe politika juaj editorjale,eshte kunder e po sulmon panderprere nje personalitetit te tille te kultures sone kombetare? Eshte absurde qe,ne emer te "lirise se shprehjes",te lejoni apo justifikoni te shkruhen budallalleqe dhe marrezi te tilla, si ai shkrim idiot...Nuk kuptoj,a ka nje fije dinjiteti dhe profesionalizmi ne punen tuaj si gazetare?Jam vertet mjaft i revoltuar e kam humbur krejt mendimin e mire qe kam pasur dikur per gazeten tuaj! E shoh qarte edhe se ku synoni,me botimin e shkrimeve te tilla por,me banalitete, hakmarrje e duke u sherbyer me perulje padroneve tuaj,ju mund te mbushni mjaft mire xhepat tuaja me para, por nderkohe dijeni se zbrazni plotesisht nderin, dinjitetitn dhe besueshmerine tek fjala juaj!
Nje lexues

posted by Flori Bruqi at 6:31 MD