Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, maj 17, 2006

JU FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM ZOTI KRYEMINISTER

LETËR E HAPUR

IPV ZYRA E KRYEMINISTRIT

Z.Agim Çeku

I nderuari zoti kryeminister,

Po ju drejtohëm për here të dytë më këtë Letër të hapur,ngase kohë më pare(27 prill të këtij viti) Juve personalisht ju dërgova një letër e cila është protokoluar në Zyrën Tuaj më Nr.1456/27 prill 2006,lidhur më Tenderin e anuluar nr.2062206003121 të IKSHP të Kosovës më titull”Furnizimi me aparaturë dhe preparate për DDD”.
Faleminderit për shkresën nga IKSHPK-ja,në të cilën jepen sqarime banale rreth arsysë pse është anuluar Tenderi(Shkresa:Nr:240/10 datë 02.05.2006)
Tenderi Zoti kryeministër është anuluar kur unë haptas kritikova në disa web faqe Zyrtarët e Prokurimit ,për këtë tender që ishte i mangët teknikisht dhe më disa gabime kardinale shkencore.
Sa i perkët sygjerimit të Zyrtarëve Tuaj më numër 07 Nr:1456/2 të datës 12.05.2006 se “duhet që në të ardhmën për ankesa të kësaj natyre t’i drejtohem Oragnit Rregullativë të Prokurimit Publik” është krejt në rregull ngase atij edhe ju kam drejtuar dhe nga ata kam marrë shkresën konfidenciale ku edhe vërtetohën fjalët e mija .
Do të ishte mire që Zyrtarët Tuaj (z.Fitim Krasniqi,U.D i Sekretarit të Përhershëm;z.Sadri Ramabaja,U.D i Drejtorit dhe znj. Mirlinda Lushtaku,Zyrtare për politika sociale)të “Hulumtojnë pakëz më tepër për të dhënat që i kam shtruar në Letrën time paraprake “ngase përpiluesit e Tenderit në fjalë ,pra “shkenctarët” e këtij Institucioni “ kanë falsifikuar preparatet duke mos bërë dallimin e preparatet DDD” (pra duhët bërë dallimin fjala vjen siq thotë populli “ e mollave prej arrive” dezinfektuesve prej dezinsektuesve “ etj.
I dashuri kryeministër ,
Qëllimi i prishjës së Tenderit ,ka qenë më të thenë të vërtetën diku tjetër”.Nga unë,disa “shkenctarë” ,nuk kanë patur lëvërdi.Athua pse ?... Ju e dini fare mire se unë jam një kritikues bukur i madh i devijimeve në shoqëri.Nuk TOLEROJË të padrejtën ,nuk Tolerojë gabimet ashiqare,kamuflimet dhe krejt në fund ,unë falë unit tim nuk jam aq dorëlirë ! E gjykojë korrupcion ngase edhe ju vetë keni thenë ,që ai duhët të jetë “O”.A është a s’ është dihet fare mire!...
Gabimi tjetër i Zyrës Tuaj është inklatant ! Ata më dërgojnë letrën origjinale dërguar Juve i dashuri Kryeministër ! Ajo është protokoluar si “ZKM-SKQ:205 dhe mbanë datën: 28.04.2008.
Së treti,unë si operator i autorizuar nga dhjeta fabrika kam qenë shumë i përgjegjshëm në Tenderin e sipërshënuar ,ngase kam parandaluar një manipulim më preparate falso.Isha i vetmi person i AUTORIZUAR nga Fabrikat ndërkombëtare! Fabrikat dhe bashkë më to edhe unë nuk dijmë më kamufluar asë për preparate DDD asë për gripin e shpendeve,ethet hemorargjike etj.Kosovës këto mjete i mungojnë!
Njerzit janë duke vdekur nga Ethet hemorargjike! Kam shkruar edhe për këtë Zoti Ministër,por Fatkeqësia është edhe më e madhe të këqpërdorimi i Buxhetit të Konsiliduar nga disa firma mafioze,që kësaj radhe nuk do ti përmendi!...E dini ju më siguri së cilat janë!...Për këtë pardje shkroi edhe gazeta “Lajm”,apo jo zoti Kryeministër!...
E dijë se jeni in dërshëm,por fatkeqësia më e madhe është se në disa Ministri që ju i menagjoni janë shumë të pandershëm.Poashtu e dijë se edhe shkenctari dhe eruditi Profesor Doktor Isuf Dedushaj,është shumë i ndërshëm, por ca sejmenë të tijë po tentojnë që t’ia turbullojnë ujin .
Së katërti ,nuk kërkoj nga Ju të më përgjigjëni ,sepse ato përgjigje më janë shumë të njofshme ,si ato theniet policore”Hetimet vazhdojnë”.
Këtë Letër të dytë dhe të fundit dërguar Juve zoti kryeministër po e publikojë në disa web faqe dhe ndofta ndonjeri prej Zyrtarëve të Zyrës Tuaj do t’i lëxon edhe këta rreshta të berë publicë në :http://floart.blogspot.com,http://flori-press.blogspot.com.
Mbetësh mire më shëndet i ndëruari dhe i respektuari kryeministër dhe dhashte zoti që të vajnë punët mire!

Mr.sc.Flori Bruqi,shkrimtar,shkenctar dhe biznesmen.

Prishtinë,17.05.2006.