Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, maj 17, 2006

Gezuar ditelindjen, Doktor Freud !

Nga Simbad Detari

MISTER SIGMUND
DOKTOR FREUD ...

NJERIU FREUD

Gezuar ditelindjen, Doktor Freud !

Sikur te jetonit, sivjet ju do te ishit 150 vjeç. Me ç'emër do te duhet t'i u flasim sot, si t'i u quajmë ? Ka shume qe ju thërrasin "mjeshtër". Te tjerë nuk ngurojnë t'i u flasin thjesht me mbiemrin tuaj Freud. Por ka edhe një grup te vogël njerëzish qe s'hezitojnë t'i u quajnë "sharlatan". Këta janë pasuesit e atyre, te cilët qysh kur ishit gjalle ju trajtonin si "pornokrat". Por, megjithatë një gjë është e sakte. Qe ju, edhe pse i vdekur, vazhdoni te "turbulloni gjumin e njerëzve" kudo ne bote. Kjo ndodh, ne radhe te pare, nga qe ne nuk dimë kush e di se çfarë për ju. Ju, qe gardianet e memories kolektive ju kane kryqëzuar duke ju mbyllur ne arshiva gjer ne vitin 2113 ! Asgjë s'na ndriçon rreth vlerave tuaja te shumëfishta : neurologu qe ishte njëherësh edhe një shërues i shquar, dekriptuesi i seksualitetit njerëzor qe s'preku grua me dore gjer ne moshën 40 vjeç. Rebeli qe jetoi si një mikroborgjez. Deshifruesi i simptomave qe s'lejoi kurrë te interpretonin ato te tijat. Çifuti qe s'rreshti se quajturi veten ateist. Gjithë ajo çka na ka mbetur është praktika juaj terapeutike si edhe gjurma e përflakur e një revolucionari shpirtrash. Fakti qe ne s'jemi gjë tjetër veç kalores qe endemi pa busull, nga te na shpien kuajt - te udhëhequr e te nënshtruar ndaj disa forcave te brendshme. Ju vazhdoni te na përplasni, mëkatarë siç jemi, ne vuajtjet dhe emocionet tona. Ngushëllimi ynë i vetëm : fakti qe ju ishit i pari mes nesh qe vuajtët dhe luftuat ...
Gëzuar Ditëlindjen, Doktor Freud !

JACOB FREUD - I ATI

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

Ne ketë fotografi, i dashur Sigmund, ju keni dale ne moshën 8 vjeç. Keni kapur dorën e baba Jacobit ( 1815 - 1896 ). Jeni djalë serioz e me vështrim kureshtar. Por, ka diçka qe s'shkon ne shikimin tuaj. Me sa duket, ti s'e ndjen veten dhe aq krenar për atin tënd. Pikerisht, pas dy vjetësh, ai ka për t'i u treguar një ngjarje. Ne rruge, dikush e pat agresuar, duke i shkulur kapelën nga koka e duke i bërtitur : Zbrit poshtë nga trotuari, çifut ! E ju, i shqetësuar, do ta pyesnit: Po ti, ç'bere ? Asgjë ! U ula për toke e mora kapelën ? - i rrëfeu i ati, Jacob. Pra, s'kish asgjë te pushtetshme ne natyrën e tij qe te mund te shtynte qe te shpikje Kompleksin e Edipit. Por, megjithatë, pikërisht ajo marrëdhënie dashurie zhgënjyese si dhe dëshira për te ngritur lart një baba te përulur, do te iu frymëzonin ne kërkimet tuaja shkencore. Ju ishit 40 vjeç kur ati juaj iku e vdekja e tij do te "revolucionarizonte" shpirtin tuaj. "Vdekja e babait është ngjarja me e rëndësishme, humbja me thërrese ne jetën e një njeriu" - do te shkruanit ju. Pas kësaj, ju do ta ndjenit veten te lire. Te lire te jetonit, te lire te shkruanit "Interpretimin e ëndrrave" dhe t'i hynit psikanalizës.

AMALIA - E EMA

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

"Eshtë pikerisht ne marrëdhëniet mes nenës e djalit qe ne gjejmë shembujt me te pastër te një dashurie te pandryshueshme, e cila s'mbështetet kurrë mbi ndonjë lloj egoizmi". Cili psikolog do guxonte sot ta mbështeste ketë gjë ? Por, ju, Sigmund, s'e keni shkruar këtë fraze nga verbëria e dashurisë se nenës qe ju jepte bujarisht Amalia, kjo grua e cila jetoi gjer ne moshën 94 vjeç, për te pare se kush do behej "Sigi i saj i dashur" ( famën e te cilit ajo e kish parashikuar qe ne vogëli te tij ). Sigurisht, një dashuri e tille për nenën është e "rende" dhe ka "faturat" e saj për te paguar! Sepse, juve do t'i duhej ti bindeshit asaj ne çdo çast. E, ajo, ishte e plotfuqishme ne familje. Nuk harrohen, nder te tjerat, vizitat tuaja te rregullta qe duhej t'i bënit për çdo te diel, një ritual qe "ju kish nxire jetën". E ajo ndjenje bindje do t'i u shoqëronte gjithë jetën. Gjersa ajo vdiq. Ne varrimin e saj, ju nuk shkuar vete por dërguat aty vajzën e, pastaj, pohuat se kishit ndjere një fare "lehtësimi" prej ikjes se saj dhe se, paskesaj, ju ishit gati për te jetuar plotësisht për veten tuaj. Dhe ju atëherë ishit 75 vjeç !...

MARTHA - GRUAJA

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.


Ah, ju e donit shume gruan tuaj Martha ! ( 1861-1951). Sidomos, se largu, ne ato katër vjet qe ishit te fejuar e qe dukej sikur s'do mbaronin kurrë. Gjate nëntë vjetësh martese, ju bëtë gjashte fëmijë. Pastaj, ne marrëdhëniet me te ju aplikuat kontraceptivin me efikas : ndenjen larg prej trupit te saj. Ju atëherë ishit 40 vjeç ! Ju qe zbuluat libidon, u larguat prej saj ?! Ju e tradhtuat gruan me te motrën Minna, e cila ishte gjithmonë e pranishme ne familjen tuaj, gjer ne vdekjen e saj me 1941. Thonë se ajo, natën, për te shkuar ne dhomën e saj, duhej te kalonte mes dhomes tuaj te gjumit. Sidoqoftë gjerat ishin te ndara qarte : Martha - nene, merrej me shtëpinë e fëmijët dhe Minna - intelektuale, merrej me librat e pacientet tuaj. Ju ishit burri i përkryer i dy grave te ndryshme !

ANNA - VAJZA

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.


"Kjo është Antigona ime !"- thoshit ju për Annen. Ajo qe e fundit nder fëmijët tuaj, vajza e dashur e lindur pikërisht atëherë kur ju po përpunonit teoritë e para mbi psikanalizën (1896). Ju e përpunuat atë, qysh para se ajo te zinte vendin e teze Minna, si partnerja juaj intelektuale me e privilegjuar. Pas një shkolle për mësuese, ajo u be "analiste" me 1922 dhe i'u kushtua studimit te sëmundjeve mendore te fëmijëve. Me 1938, Anna u burgos per pak kohe e ju kuptuat se jeta po behej e padurueshme ne Gjermaninë naziste. Dhe thate: "Vërtet qe jam me fat ! Ata po djegin librat e mia, para se te me djegin dhe mua !". Anna do te jetonte gjer ne vitin 1982, pasi kish përvetësuar dhuntinë e memories suaj, duke punuar qe ju te bëheni prijës i paprekshëm. Ju u bëtë arsyeja e vetme e ekzistencës se saj, trashëgimia e saj e vetme. E ajo do te vdiste pa njohur dashuri, pa bere fëmijë. A s'kish dashur ajo valle te ishte vetvetja, e lire qe te zgjidhte ne jete ? Besoj se jo ! Hija e madhështisë suaj i pat mjaftuar.

LOU, MARIE, SABINA ?

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

A s'janë vërtet te hijeshme grate qe formuan ne vite"gardën pretoriane" te psikonalistit tone te shquar ? E zjarrta Lou Andreas-Salomé, e ëmbla Marie Bonaparte, rebelja Sabina. Ju ditët ta rrethonit veten me gra te shkëlqyera, intelektuale, pa lenë kurrë përshtypjen a dyshimin se ne ato përzgjedhje kish preferenca seksuale apo raporte te tilla me ju. Ju qe pohonit ngado e hapur se s'kishit asnjë tërheqje te tille pas grave, qe s'kuptonit asgjë nga bota e tyre e qe ne fakt, studimet me te shumta i bëtë për to. Ah, gratë përreth jush ! Te shkëlqyera, te lira, te pavarura, te ndara nga burrat apo pa fëmijë. Por, ndërkohe, gratë "tuaja" shquheshin për pasione te mëdha, përfshirë edhe psikanalizën. Dhe me pas, shume pasues apo studiues te veprës suaj, nder te tjera s'munguan t'i u bëjnë homazhe, pikërisht për shkrimet qe ju u dedikuat pikërisht atyre grave.

JUNG, FERENCZI - MIQTE

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

Miqësia juaj ka një "skenar" i cili përsëritet : ju njiheni me shoke, lidheni me ta me një pasion te çmendur intelektual, bëheni pothuajse vëllezër e pastaj zemëroheni, prisheni e ndaheni. Miqtë tuaj janë : Josef Breuer, Wilhelm Fliees, Carl Gustav Jung, Sandor Ferenczi, Otto Rank ... Letërkëmbimi juaj flet qarte për këtë. "Ne jetën time, ju e dini mire, gratë s'i kane zëvendësuar kurrë shokët e miqtë" - i shkruani ju Fliees. Por qejfmbetjet, inatet, dhimbjet, zemërimet tuaja ne çastet e ndarjeve prej tyre, kane qene aq te ashpra sa te krijojnë përshtypjen se e ndjenit veten te tradhtuar. Ishte e vërtete qe ju ishit tejet egzigjent ne besnikëri, sidomos ne çështje intelektuale. Veçanërisht ndaj atyre qe ne fillimet e teorisë suaj mbi psikanalizën, shkonin kundër objektivave tuaja. Ju ishit mashkulli dominues dhe ujqit e rinj ose duhej te përuleshin ose te largoheshin nga strofka.

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

DUHANI DHE KANCERI

Ju keni pire gjithmonë duhan ! Edhe pas vitit 1923, kur mjeket zbuluan se ju vuanit nga një kancer ne nofull. Edhe pas vuajtjeve te shumta, pas tridhjete e tre operacionesh, ju nuk hoqët dore nga cigaret tuaja te dashura. Me 1937, ju shkruanit: "Kush nuk vuan nga asnjë lloj neuroze s'ka nevoje për dehje e as për t'u trullosur?. Them se tek zëvendësimi i dehjes me ane te duhanit qëndron shpjegimi i këtij shpjegimi. Është e vërtete qe ju s'qetë i privuar ne planin e vuajtjeve fizike, përfshirë mizerjen ekonomike, mjedisin antisemit, varfërinë seksuale, rolin dominues te nenës suaj, nevojën për te qene i famshëm, pasionet tuaja mashkullore... Shkurt, ju keni qene ne gjendje po aq te keqe sa shumica prej nesh. Por, po te kishit bere një analize psikanalize te gjitha këtyre gjerave, ndofta do te ia kishit dale mbanë ndryshe. Por ju tymoset duhan ... gjer ne fund ! Sipas Max Schur, mjekut qe do t'i u qëndronte gjithmonë pranë, ju shkuat ne Angli për te vdekur atje "i lire". Ndërkohe, kanceri vazhdonte te ju torturonte qysh prej 15 vjetësh. Ju refuzonit te merrnit barna kundër dhimbjeve. Për librin i fundit qe po lexonit ne shtator te vitit 1939 e qe ishte romani i Balzakut "Le peau de chagrin", ju thatë: "Ky është libri qe me duhej: aty jepet një rruge shpëtimi - vdekja me ane të injeksionit". Max Schur, i cili ju pat premtuar t'ju ndihmonte, me 21 shtator 1939, ju a kujtoi këtë gjë. I tronditur e me duar te dridhura, ai përgatiti tri injeksione prej tre centigramësh morfine. Dy dite me pas, ne orën tre te mëngjesit, ju u shuat. Ishte zgjedhja juaj. Te vdisnit lirshëm !
Pikërisht, ndërkohe qe Europa po hynte ne lufte ...



FREUD – PSIKOANALISTI

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.
Pllaka metalike e kabinetit mjekësor te Freud - 19 rruga Berggasse - Vienne.


- Sigmund Freud ishte i pari që pati intuitën të mendonte se vuajtjet tona kishin një kuptim të fshehtë brenda vetes sonë. Duke punuar ne atë drejtim, duke bere vëzhgime, disa here edhe duke gabuar ai, pak nga pak, vendosi rregullat e një disipline te re. Fillimin e teorisë së praktikës analitike psikike -

HIPNOZA DHE TRANSFERIMI

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

Në Paris, në spitalin Salpetrière, ku ai studioi më 1885 dhe 1886, pikërisht në pavijonin e profesorit Jean Martin Charcot, Freud zbuloi fenomenin e hipnozës. Hipnozës, se cilës ai nuk do t’i kushtonte shumë kohë e do ta braktiste shpejt, por që megjithatë e beri të mendonte thellë për shume mistere të shpirtit njerëzor... Një ditë, në Viennë, teksa qe duke vizituar, një prej pacienteve ju hodh në qafë. I çorientuar fillimisht nga ajo mënyrë e papritur shprehje afeksioni Freud, më pas, arriti në konkluzionin se ato gjeste kishin, gjithsesi, një lidhje apo shpjegim terapeutik. Ndodhi kështu qe ai zbuloi metodën e “transferimit”. Sipas saj, mjeku terapist ishte njeri i dashur apo i urryer - sepse pacienti transferonte tek ai - dëshirat që pat përjetuar në fëmijëri kundrejt nenës apo atit të vet. Në bazë të atij arsyetimi, Freud arriti të shihte në mënyrë simbolike, defektet e përjetuara gjatë fëmijërisë si dhe të rremoje në kujtimet e asaj periudhe. Sipas Freud, pa bërë atë lloj kërkimi, s’kish asnjë rrugë shërimi. Pra, asnjë lloj analize s’mund të arrihej me sukses, pa ndihmën e “transferimit” ...

KOMPLEKSI I EDIPIT

Në korrik të vitit 1897, pak kohe pas vdekjes të atit, Freud vendosi të “vetë-analizohet” duke deshifruar ëndrrat e veta. "Ëndrra është rruga mbretërore drejt inkonshiences (pavetëdijes )” shkroi ai në “Interpretimin e ëndrrave”, më 1900. Në atë kohe, ai besonte se neurozat janë pasojë e abuzimit seksual të kryer nga prindër perversë. Ndërkohë, duke punuar me atë metodë zbulimi, ai zbuloi që inkoshienca është e populluar nga fantazma incesti e vrasëse, të cilat e kanë origjinën qysh në fëmijëri. Ato skenarë imagjinare janë shpesh po aq traumatizues sa edhe veprimet e tyre reale. Në fakt, përjetimi i atyre akteve seksuale, provokojnë në vetvete tronditje të tmerrshme për krijesat e


Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.


reja njerëzore. Nënjë fazë të caktuar të zhvillimit tonë – aty rreth moshës 3 dhe 5 vjeç – ashtu si Edipë të vegjël, ne dëshirojmë prindërit tanë të seksit të kundërt dhe ëndërrojmë të eliminojmë prindin rival. E këto fantazma na shoqërojnë gjatë gjithë jetës e s’na ndahen kurrë. Ato përcaktojnë jetën tonë prej të rrituri, duke na shndërruar në fajtorë imagjinarë eternelë. Po ashtu, “vetë–analiza” e çoi Freud në zbulimin e faktit që ëndrrat e simptomat psikike flasin me të njëjtën gjuhë të koduar: ato fshehin në vetvete dëshirat për te cilat ne preferojmë të heshtim. Duke ëndërruar, ne i jetojmë ato, në mënyrë të tërthortë. Dhe për pasojë, vuajmë neuroza për të cilat jemi dënuar për vete faktin se jemi ne vetë, autorët e tyre.

DIVANI ...

Ne fillimet e praktikës së tij kuruese, Freud mendonte se shpjegimi ndaj pacientit i kuptimit të fshehur të simptomave të tij, mjaftonin që ai të shërohej. Por, kjo do të qe diçka mjaft e lehtë !

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

Në fakt, shërimi s'arrihej në se pacienti s’do të arrinte te kuptonte vetë origjinën e vuajtjeve të tij. Për këtë arsye, gjate seancave, ai duhej të fliste, të hapej. Ai duhej të tregonte gjithçka që kish në kokë, pa i përzgjedhur mendimet dhe imazhet që i përzienin shpirtin. Ky është dhe rregulli themelor i psikanalizës - një rregull i paprekshëm që Freud do ta quante "association libre" (lidhje e lirë). Në mënyrë që pacienti të “lidhej” sa më mirë, ai shtrihej në një divan. Ky pozicion, i cili përngjan me atë të gjumit, favorizonte shprehjen e imagjinatës e të rrëfimit të saj. Për Freud, divani ishte pjesë e një rituali, një ceremoni që simbolizonte situatën analitike. Por, kjo zgjedhje u përgjigjej dhe kërkesave tepër personale të vetë Freud. Ai s’dëshironte që pacienti ta shihte në sy e as të vërente shprehjet e fytyrës së tij, të cilat do të influenconin në shprehjen e lirshme të mendimeve të tij. Por, megjithatë, Freud, s’besonte se ajo mënyrë e kryerjes së asaj analize ishte universale.” Për mua, kjo është e vetmja metodë që preferoj. Një mjek, i cili ka një personalitet të ndryshëm nga imi, është i shtrënguar ndofta të aplikoje e të adoptojë një mënyrë tjetër sjellje ndaj pacientit të tij” – shpjegonte ai më 1912.

VIZITAT DHE KURAT

Freud bënte vizita pesë ditë në javë dhe seancat vazhdonin 55 minuta. Përsa i përket pagesës, ai s’bënte kurrë pazar: çdo seance e lënë përgjysmë, paguhej e plotë. Ai shpresonte se kështu, sakrifica financiare do të qe një motiv më tepër për një progres më të shpejtë të analizës. Pacientet e kamur paguanin më tepër. Ishte në saje të tyre që Freud mund të kuronte ata që ishin të varfër. Sipas tij çdo mjek e kish për detyre të trajtonte një numër të caktuar pacientësh gratis. Një tjetër kërkesë për pacientet ishte që gjatë kurave, ata të mos kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo jo për arsye morale,


Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

por në mënyrë që atë dëshirë, atë force dinamike, ata ta vendosnin në shërbim të analizës.Në fillimet e këtij lloj kurimi, Freud i ndiqte pacientet e tij, në periudha relativisht të shkurtra–gjashtë a shtatë muaj. Më 1908 ai çmon se një kurë mund të vazhdojë nga tetë muaj gjer në tre vjet. Koha e kurave zgjatet. Me 1932, Freud shpjegonte se “disa paciente janë aq shumë të vështirë sa që duhet të jenë në mbikëqyrjen e analizës psikike gjatë gjithë jetës. Pse kjo zgjatje e tillë trajtimi? Për të operuar sa më mirë, psikoanalisti ka nevoje për efektin e të papriturës. Sepse, sa më shumë që ai njihet me pacientin, aq më tepër misteri i tij ndalet e po ashtu, po aq shumë shfaqet rezistenca ndaj trajtimit “– shpjegonte ai. Por, ndërkohë, duke u përballuar me kura të tilla të pafund, Freud shtrëngohet të reflektojë për rezultatin e tyre. Ishte kjo arsyeja pse, ai u sugjeronte nxënësve të vet që të evitonin “terapinë” e tepruar – këmbënguljen për shërimin e pacienteve me çdo kusht. Kjo, nga që ajo mënyrë veprimi, i nxiste ata në mënyrë të pandërgjegjshme që të mbroheshin ndaj mjekut, për të ruajtur simptomat të cilat bënin pjesë në vetë qenien e tyre.

SULMET NDAJ FREUD

Qysh prej një shekulli, Freud dhe teoria e tij, ka pasur e ka kundërshtarë të rreptë. Nuk kaloi shumë kohë nga zbulimet e tij në fushën e psikanalizës dhe nuk ishin të paktë ata që e vunë në dyshim bazën e teorisë së tij, vetë ekzistencën e inkoshiencës në interpretimin e tij të ëndrrave. I sulmuar


Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

dhe i akuzuar nga shumë drejtime, vallë teoria e tij është drejt zhdukjes? Suksesi i “Libri i zi i psikanalizës” tregon se koha e ka rritur edhe më tej frymën anti–Freud. Por, megjithatë, teoritë e Freud vazhdojnë të pranohen për forcën e tyre të mendimit, për pistat e nisura e ende të pazbuluara si edhe shumë praktikave të tij të cilave vazhdohet tu referohet. Edhe në jetën e përditshme, ai është i pranishëm e teoria e tij studiohet nëpër shkolla. Cili vallë, s’ka kërkuar që ëndrrave të tij tu japë një shpjegim? Kush nuk ka përdorur fjalët “histerik” apo “tabu” ? Kush nuk ka dëgjuar dikë të shpërthejë me shprehjen: Ti nuk e paske kaluar mirë kompleksin tënd të Edipit ? I kritikuar, i agresuar, i keqtrajtuar, Freud, megjithatë, mbetet një fenomen i cili s’del kurrë jashtë “mode”...

NJE FIGURE HISTORIKE

Duke venë në dukje rëndësinë e veçantë të rolit të inkoshiencës, duke zhvilluar teorinë e pulsioneve apo duke hartuar shkallët e ndryshimit dhe klasifikimit të neurozave, psikozave e perversioneve, Freud i dha njerëzimit një vështrim të ri mbi njeriun. Ai ju imponua historisë si një eksplorues i vërtete i shpirtit të tij. Filozofë, historianë, psikiatër a sociologë mund ta kundërshtojnë këtë gjë, por ata s’mund të venë në dyshim vuajtjet e sfilitjet fizike, turbullimet e ndërgjegjes, sëmundjet mendore dhe rolin e mjekësisë psikosomatike. Problemet për të cilat Freud përflitet është fakti që teoritë e tij s’mund as të hidhen poshtë, por as dhe të pranohen. Sepse, vetëm me anë të një mrekullie të shkencës, njeriu do të mund të hynte në labirintet e inkoshiencës. Në se shumë studiues bëjnë pyetje, hamendje, dyshojnë, disa herë me të drejtë; ata në punimet e tyre, megjithatë, marrin si bazë reflektimi pikërisht teorinë froidiane. Një gjë është pra e sigurtë ! Edhe në se psikanaliza si praktikë mjekësore, do të zhdukej, Freud do mbijetonte ...
Sepse, Freud i tregoi njeriut si të dalë nga injoranca, duke i dhenë atij mundësinë e takimit me vetveten. E kjo gjë do zgjasë, për sa kohë njeriu do ketë pyetje rreth vetes. Parë në këtë drejtim, psikanaliza ka një fat e vend të veçante në shoqëri. Ajo as mund të katalogohet, as të matet e ka të gjithë shanset që të jetojë po aq gjatë, sa kohë njerëzit do të kërkojnë të mësojnë të jetojnë më mirë me njeri-tjetrin e vetveten. Për Sophie de Mijolla-Mellor, psikoanaliste e themeluese e grupit të kërkimeve ndërvepruese të psikanalizës,” ajo që Freud i solli kulturës e kurave psikike nuk janë për tu hedhur poshtë. Ajo që është më interesante për to, është pyetja se kush është e ardhmja e tyre. Sepse, vepra e Freud është e pafund dhe e hapur. Ajo s’është dogmatike. Freud, ka lenë vazhdimisht shumë shtigje që të çojnë drejt rrugësh të pazbuluara, të cilat do flasin shumë po të kemi parasysh progresin e madh të biologjisë e shkencave të tjera”.
A ardhmja e Freud, siç profetizonte edhe ai vetë s’është iluzion, sepse prej tij mbetet akoma për të mësuar shumë. Tani për tani, s’është akoma e mundur që të hyhet në arkivat e tij që do hapen vetëm në vitin 2113 e ku, sipas tij shënimeve të tij, ai i pat riparë, thelluar, pasuruar e rinterpretuar teoritë e tij. Parë në këtë vështrim, bie fjala, është vazhduar të zhvillohet me tej teoria e tij e pulsioneve dhe kërkohet gjithmonë te kuptohen mekanizmat e trurit, bëhen përpjekje për të hyrë e deshifruar misterin e ëndrrave. Rezultatet e këtyre studimeve, padyshim do ta çojnë njerëzimin përtej kufijve të kohës dhe do të shkruhen në fushën e njohjes e dijes. Më tepër se kurrë ndonjëherë tjetër, ne sot po kërkojmë që të kuptojmë se si “funksionojmë”. Është kjo arsyeja, përtej debateve mbi të vërtetat e psikanalizës se, për njeriun e ardhmja s’mund të marrë formë, pa një kthim të veçantë mbi veprën e Freud – it ...

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.



BLOG
www.simbadi.com