Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, maj 19, 2006

Flori Bruqi:Zhveshja e maskave

OPINION

MITINGU I POEZISË DHE ZHVESHJA E MASKAVE

Prishtinë,19 maj.-
Këto ditë u mbajtën dy”Mitingje të 42-ta”të poezisë,njëri më 9 maj në Prishtinë në organizim të Lidhjes sË Shkrimtarëve të kosovës dhe tjetri më 13 maj në Gjakovë
Nga Klubi letrar “Gjon N.Kazazi”.
Pyetja e parë që bëhet në këtë kontekst është:pse ndodhi një gjë e tillë?
Arsyet janë të shumta,por kryesorja është një:ministry i kulturës Astrit Haraqia iu hakmorr në mënyrën më të vrazhdë organizatores kryesore dhe autores së 41 mitingjeve të poezisë Lidhjes së Shkrimtarëve,duke mos ia financuar projektin e saj,i cili në aspektin e statusit juridiko-kulturor ishte legal ndërsa në aspektin professional ishte pakrahasimisht më i mire dhe më ambiciozi nder projektet e këtij manifestimi letrar që nga themelimi.
Arsyeja e vetme për këtë hakmarrje të ministrit ishte politike.Lidhja e Shkrimtarëve nuk kishte mbajtur komemoracion për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën.
Arsyeja e dytë është kërkesa e grupeve të interesit (disa nga anëtarët e LSHK dhe anëtarëve e PEN QENDRËS së Kosovës)e Brenda tyre edhe individëve dhe ca UDB-ashëve(që janë shkrimtarë) për ta ruajtur monopolin në jetën tone letrare e meqë kontrolli mbi Lidhjen e Shkrimtarëve u ka dale dore duhet minuar ajo në të gjitha mjetet e në radhë të pare duhet t’i merren manifestimet letrare të saj.
Arsyet tjera janë të natyrës triviale dhe lidhen me periferinë letrare,e cila ka pasur dhe ka prirje të instrumentalizohet politikisht duke u shndërruar në moçal kulturor e letrar.Ky moçal letrar duhet ta ketë “Korifeun” e vet.Në rastin konkret “Korife” i kësaj periferie letrare së cilës iu dhanë 14.000,00 €uro për ta mënjanuar Lidhjen e Shkrimtarëve nga manifestimi i saj tradicional është poeti Din Mehmeti alias Dinë Gjocaj,i cili nuk la medium pa akuzuar Lidhjen e Shkrimtarëve duke e quajtur “spekulantë” të cilët po duan t’ia marrin Mitingun Gjakovës”.Ky akuzues i dalur kontrolli sepse udhëhiqej nga hysteria dhe frika se mund t’i xhvesheshin maskat e shumta nga fytyra e tij shumë pak e zbuluar u vu në krye të trabantëve të tij dhe filloi “marshin” e tij me paratë e shumta të ministriesë për ta ‘mbrojtur” Gjakovën nga Lidhja e Shkrimtarëve e në këtë kontekst edhe nga gjakovarët është shumë cinike
Që ky”karife” moçali kulturor,i cili nuk është nga Gjakova,në krye të trabantëve të tij,shumica prej të cilëve gjithashtu nuk janë nga Gjakova,u mundua ta”mbrojë” Gjakovën nga Gjakovarët,të cilët ishin të angazhuar drejtpërdrejt në projektin e LSHK për Mitingun e 42-të të poezisë,i cili si zakonisht ishte i paraparë të mbahet në Gjakovë.
Gjakovari i pare,i cili publikisht ka deklaruar se nuk ka vendlindje tjetër reserve pos Gjakovës,është nënkryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe hartues e bartës i projektit të Mitingut të 42-të të poezisë në Gjakovë Mr.sc.Kadrush Radogoshi dhe referuesi në Tribunën e Mitingut të poezisë,studiuesi dhe poeti Mr.sc.Arben Hoxha.
Kush është Din Mehmeti që akuzon të tjerët spekulantë?
Kësaj pyetjeje më keqëardhje do t’i përgjigjemi publikisht duke iu referuar dokumentave validë:





1.Në gjykimin e pare të Adem demaçit në vitin 1959 deklarata e pare akuzuese kundër tij është ajo që fillon në këtë mënyrë:”Dëshmitari Din Mehmeti,i lindur në junik,nga i ati Mehmet,28 vjeçar,me profesion student i letërsisë,jeton në Qytetin e studentëve,nr.943,Beograd ii Ri(…) i pyetur lidhur me lendën penale në shqyrtim deklaroi:…”Unë Ademit në katër sy ia kam tërhequr vërejtjen se nuk duhet të bisedojë në këtë mënyrë,sepse kjo nuk na vyen…di se Ademi është i prirur të flasë nga pozita armiqsore…Procesverbalin e kam lexuar dhe e nënshkruaj,sepse në të janë përfshirë fjalët e mia.
Organ ii autorizuar hetues:Momo Çanoviq”(Dr.Hakif Bajrami”Dosja Demaçi”,Brezi 81,Prishtinë,2003).

2.{shtë profesori ,i cili me tërë qenien e tij ka qenë i angazhuar kundër demostratave të studentëve në Gjakovë në vitin 1968 dhe në vitin 1981,në të dy këto vite ka qenë sekretar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” të Gjakovës(shih “Historiku(1967-1987)i SHLP”Bajram Curri”,Gjakovë,
1987,faqe 71).

3.Në vitin 1981 ishte kryetar i Komisionit për çështje ideologjike në Komitetin Komunal të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë,pra në krye të Komisionit ideologjik për diferencimin e intelektualeve”nacionalistë” e “irredentistë shqiptarë”,në mesin e tyre ka qenë edhe poeti,shkrimatri,eseisti e studiusi i letërsisë Mr.sc.Kadrush Radogoshi nga Gjakova.

4.Në vitin 1987,së bashku me një Këshill botues kryeredaktor i të cilit është,boton “Historikun e SHLP “Bajram Curri” të Gjakovës të cilën edhe shtatë vjet pas vdekjes së Josip Broz Titos e fillon me fotografinë dhe një citat të tij,kuptohet pa kurrfarë nevoje(shih”Historiku”,faqe 3),ndërsa parathënien e gjatë të”Historikut” e përfundon:”Do të jemi gjithmonë të gatshëm e vigjilentë në punën tonë arsimore dhe shkencore,për t’i dhënë bashkësisë sonë socialiste kuadro të shëndosha,të edukuara në frymën e patriotizmit vetqeverisës jugosllavë”(shih “Historiku”,faqe 11).

5.Më 27 mars 1989,e hënë,ora 18:00,së bashku me Masar Luzhën ka marrë pjesë në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e Kryetarit të Mbrojtjes Teritoriale të Gjakovës për të ndërmarrë masa në parandalimin e demostratave më 28 mars 1989,dita kur në Beograd u kremtua”KUSHTETUTA UNIKE” e Serbisë me të cilën u rrënua autonomia e brishtë e Kosovës,dita kur u arrestuan 237 intelektualë të kosovës e në mesin e tyre edhe gjakovari Kadrush Radogoshi dhe u dërguan nëpër burgjet e Sërbisë si”shtab i kundërrevolucionit”,ku u torturuan në mënyrë çnjerëzore.


6.Eshtë njëri prej poetëve më të përgdhelur të regjimit monist si dhe kompilues i mire i poezisë shqipe.Dëshmitë janë të shumta,por në këtë rast po sjellim vetëm një,të tjerat mund t’i publikojmë në detaje më vonë për te dhe për shumë poetë të tjerë…
Në vitin 1978 Din Mehmeti botoi librin”Ikje nga vdekja”për të cilin ia dhanë çmimin si libri më i mire i poezisë në atë vit.Por në vitin 1974,do të thotë 4 vjet përpara,poeti Sanxhakas Rasim Çelametoviq,në redaktim të Qamil Sijariqit,ka botuar librin”Preprane vatre”(Edicioni”MOSTOVI”(Ura),1974,Botues”Megjurepubliqka zajednica za kulturno-prosvetnu delatnost-Plevla),cikli i fundit i tij është “Ikje nga vdekja”(Odvikavanje od smrti,faqe 49).


7. Din Mehmeti është poet që nuk e ka kulturën elementare gjuhësore.Ai gabon në shumësin e emrave,në përshtatjen e fjalëve në numër,gjini e rasë…
Në librin e tij të fundit “Verbim i bardhë”Sh.B”Faik Konica”,Prishtinë,2004,ai dëshmon se nuk e di dallimin në mes nocioneve “lakim” e “zgjedhim” të cilat mësohen në klasën e pestë e të gjashtë fillore,dëshmi më të mire për këtë s’mund të ketë se shtatë “poezitë”(në realitet lojë fjalësh)me titull”Lakimi i unit”.Edhe ky libërth dëshmon si ky autor ka kompiluar nga “Bibla e heshtjes”e Azem Shkrelit.
Në fund është me rendësi të shpjegohet krekosja e tij si “themelues” i Mitingut të poezisë për të përligjur monopolin mbi të.
Bashkëthemelues ,pos të tjerëve,ka qenë edhe Svetisllav Petkoviqi,emrin e të cilit ka dëshirë ta hesht.

Flori Bruqi


Botuar:

http://floart.blogspot.com/2006/05/flori-bruqi-zhveshja-e-maskave.html