Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, maj 06, 2006

Flori Bruqi:Te gjitha gafat e Den Braun-it

Kodi hapsinor

Nje mase prej tete tonelatash rrezohet mbi akullnajat e Polit te Veriut. Perben nje sekret te tmerrshem. Zbulimi i se ciles mund te beje te lekunden ekuilibrat e botes. Ndersa shkenca mund ta trasformoje ne nje arme te forte politike

Mashtrimi, intriga, e verteta pas asaj qe shfaqet: keto jane elementet baze te romanit te ri te Dan Brown. Qe ndoshta do t'i zhgenjeje deri diku lexuesit, qe presin te dalin ne drite te tjera enigma te fshehta, te zbuluara mbi personazhe te tille si Jezusi dhe Maria Magdalena, apo mbi rrotullat e Detit te Vdekur... e keshtu me rradhe. Ngjarje dhe detaje keto te diskutueshme ne planin historiko- shkencor, por qe jane kthyer mrekullisht ne trillime letrare, te cilat te gjithe i kane pranuar.

Gjithsesi "Pika e mashtrimit" (liber ky qe do te vije shume shpejt edhe ne shqip, nga shtepia botuese "Dudaj") do te jete nje liber i rehtashme dhe po aq i pelqyer, per te gjithe te apasionuarit e historive thriller, i skicuar ne nje menyre te atille, qe te mban pezull nga fillimi deri ne fund.

Zoti Brawn, ish mesuesi i historise se artit, vazhdon te rend lirshem neper kampe qe nuk jane aspak te tijat. Dhe pa u penguar asgjekundi. Autori i "Kodit te Da Vincit" nuk heq dore nga kodet, me te cilat synon te nxjerre te fshehta, per te zbuluar pastaj permes tyre te vertata tronidtese. E kete here kodi eshte hapsinor.

Libri i ri i Dan Brown-it, flet shume per ajsberget. Por edhe per nje lufte te furishme mes presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe kundershtareve te tij. Keshtu ajsberget dhe sekreti qe ato mbajne me vete, mund te behet nje arme shume me e forte se nje kallashnikov apo se nje scoop seksual.

"Pika e mashtrimit" te le te hysh thelle ne historine e Rachel Sexton, vajzes 35 vjecare e nje senatori ne Shtepine e Bardhe. Heroina respekton te gjitha rregullat e nje romani aventuresk. Nuk mund te jete nje shemtaraqe. Nuk mund te jete nje mit. Nuk mund te mos jepet pas sfidave te medha. Rachel eshte e bukur, elegante e shume seksi, por asnjehere vulgare. Mjaft e zonja, e mprehte, punon per nje agjenci shteterore qe perpunon te dhenat sekrete te mbledhura nga CIA. Mardheniet me te atin, paksa mendjemadh, i ka per faqe te zeze.

Presidenti, ne detyre, qe ndjen se po i lekundet karrigia e postit te tij politik, e ngarkon Rachel-in me detyren per te kontrolluar te dhenat e nxjerra nga nje zbulim i jashtezakonshem shkencor. Kurthi eshte fare i dukshem: ai perdor te bijen e kundershtarit te tij per ta bere sa me spektakolare zbulimin qe mund t'i shpetoje te ardhmen e tij politike.

Dhe Rachel, qe u beson institucioneve, si te gjithe amerikanet e mire, pranon. Pa dyshuar se e gjithe kjo mund te jete nje manipulim apo nje scoop.

Keshtu ne "gjueti" e siper arrijne ne kupolen arktike dhe gjenden si te hedhur me katapulte, ne kufijte e botes. Shkenctaret e famshem perpiqen te shpjegojne nje zbulim te rendesishem. Nje copez esktrakti meteorit (8 tonelate) ka rene mbi ajsberget ne Polin e Veriut, duke mbartur me vete fosilet e nje nje lloj insekti. Rachel-it nuk i duhet shume kohe te kthjellohet per te kuptuar se kjo eshte shfaqje e gjese se gjalle, qe egziston ne te gjithe universin, jo vetem ne Toke. Duken si flatraforte, ne te vertete, sipas klasifikimit darvinian eshte nje lloj morri gjigand. Nje fakt ky qe tregon se jeta nuk ka lindur ne planetin tone. Rezultat qe miraton teorine se nuk ka qene Zoti ai qe ka krijuar jeten nga krijesat e vogla amorfe, por koeciedencat kozmike. Keshtu: ne qeniet humane jemi jashtetokesore. Toka jone e dashur dhe e vjeter do te kete qene e kolonizuar. Nga kush, nuk dihet por ndoshta pas morrave qendrojne njererit e larget.

Presidenti ne detyre, mban nje konference per shtyp. Meteoriti eshte asi qe ai ka ne duar dhe prova se miliona dollaret qe i jane dhene NASA-s kane qene nje shpenzim i mire. Senatori Sexton, i cili ne fushaten e tij elektorale ka kemengulur gjithmone ne paresite e veprimtarive sociale dhe humane, ne domosdoshmerine e ridimensionimit te udhetimeve shume te shtrejta ne hapesire, ndjen se duhet te veproje. Situata nderlikohet edhe me shume kur ne te ftohtin polar vdesin shkenctaret e pare, kur ngrene krye dyshime te medha: nese eshte apo jo e vertete qe ajo mase gjigande vjen nga larg? Nese duhet apo jo te besojme vertet tek NASA? Eshte ky nje komplot apo nje mashtrim? Nuk e themi dot me siguri.

Paralelisht me ate qe ndodh ne oqeanin e pabese Arktik, ku Rachel ia doli te mbijetoje, ne Washington, ne kushte mjaft te rehatshme, ne limuzina apo ne dhoma hoteli luksoze ndodhin gjera te ndyra. Fonde ilegale, mardhenie seksuale ne stilin e Bill Clinton, grupe industriale qe kerkojne te perdorin Shtepine e Bardhe dhe tentojne ngritjen e dollarit. Ndersa shkenctaret, te pershkruar nga Dan Brown si hokatare e te ndershem, vertiten mes dyshimesh shkencore dhe kurtheve te spiunazhit qe thuren ne Pennsylvania 1600, ne godinen e Shtepise se Bardhe, pikerisht aty ku zhvillohen dramat dhe antidramat. Aty ku Dan Brown ndjehet si ne shtepine e tij ndaj dhe di te luaje me shume taktike me personazhet e tij. Autori i "Kodit te Da Vincit" eshte nje makine narative e vajisur mire. Eshte shkrimtari qe ka arritur te shese 25 mije kopje, qe eshte perkthyer ne 40 gjuhe te botes dhe qe ka mbetur ne krye te klasifikimit te best-seller-ve amerikane per 80 jave me rradhe. Dhe e gjithe ky sukses vetem per nje histori misterioze, te nje piktori shpikes nga Toskana. nuk do te ishte aspak cudi qe ai te ngrihej nga varri, nese dikush do t'i tregonte se cfare interpretimesh marramendese i kane bere Xhakondes se tij. Dhe e gjithe kjo per faj te nje buzeqeshje te dyshimte. Sic mund te jete dhe nje kod.


2.Te gjitha gafat e Kodit te Da Vincit

Kisha ka censuruar tekste antike mbi martesen e Krishtit dhe Magdalenes? E pohon romancieri amerikan. Qe nuk di sesa me magjepsese se trillimi eshte historia

Kush nuk e njeh? Eshte best-selleri i shekullit XXI: "Kodi i Da Vincit" i Den Braunit. Nje thriller me sfond mistiko-esoterik, qe ka shitur me miliona kopje ne te gjithe boten, dhe qe eshte bere nje ceshtje qe tashme e tejkalon sferen letrare: objekt debatesh te papajtueshem, botimesh dhe kunderbotimesh, manualesh qe shpjegojne dhe pamlfetesh qe e demonizojne. Po, sepse amerikani Braun, ish profesori i anglishtes, nuk ka dashur te na jape vetem nje roman. Ka dashur te zgjidhe nje numer misteresh, te thote te veten mbi Graalin e Shenjte dhe mbi sekretet e Templareve. Por edhe te zbardhe natyren e vertete te Krishtit, nje gje mbi te cilen prej mijervjecaresh diskutojne teologet dhe mblidhen keshillet.

Faqja e pare e "Kodit te Da Vincit" paraqet nje premtim krenar: "Te gjitha deshifrimet e dokumenteve dhe ritualeve te fshehta qe permban ky liber pasqyrojne realitetin". Por cilin realitet? Cilat dokumenta? Dyshohet qe e verteta eshte nje tjeter: Braun ka degjuar per tekste te cilat nuk i ka pasur kurre ne dore. Pershembull: romancieri flet per ungjite heretike te zbuluar ne vitin 1945 ne Egjipt, ne Nag Hammadi, dokumente te komuniteteve te vjetra kristiane ne te cilat duhet te flitej per martesen e Krishtit me Maria Magdalenen. Sipas Braunit ky do te ishte "Graali i Shenjte", i kerkuar me kot per shekuj: e verteta sekrete, ana "femerore" e origjines se kristianizmit te cilen komploti i turpshem mashkullor i Kishes e ka mbajtur te fshehte ne shekuj.

Sic hedh aty pa kujdes fjalet nje personazh i romanit, "cdo ekspert i gjuhes aramaike" mund te shpjegoje se cfare thone "rrotullat e Nag Hammadit". Ndokujt mund t'i beje pershtypje. Por sa shume gjera ditka ky Brauni: rrotullat e Nag Hammadit, gjuhen aramaike... Mekat qe tekstet e Nag Hammadit nuk jane flete papirusi dhe nuk jane as te shkruajtura ne gjuhen aramaike. Jane 13 libra ne gjuhen kopte. Morali: Brauni as qe e di per cfare po flet.

Keto dhe lezete te tjera mund te nxirren nga puna e Bart Ermanit, studiues i Kristianizmit antik. Ai sapo ka botuar nje liber te titulluar "E verteta e Kodit te Da Vincit", liber i cili nxjerr te gjitha gabimet historike. Ne krahasim me gabimet trashanike te Braunit gabimet e filmave kolosale hollivudiane jane lajthitje qe mund te falen.

Mund te thuhet: ja pra hakmarrja e ketij euriditi te vogel ndaj romancierit te suksesshem. Por nuk eshte keshtu. Nderkaq sepse Ermani eshte shume me i sjellshem se gjithe polemizuesit e tjere. Nuk mendon si avokati Antonio Ujate Fabo, te cilit sapo i ka dale ne Spanje nje liber me te njejtin titull (La verdad sobre el Codigo Da vinci), ne te cilin i gjori Den Braun eshte nje lloj kryeheretiku i se keqes. Hajt pra, nje qe ne faqen e tij ne internet vlereson si filmat me te preferuar "fantazine" e Uollt Dizneit dhe "Jeta eshte e bukur" te Roberto Benjinit, a mund te jete nje kercenim boteror per Katolicizmin?

Jo, Ermani ne menyre me banale mendon qe Brauni eshte nje ngaterrestar i madh. Dhe megjithate nje qe i kerkon belate. Eshte ai qe ka thene qe gjithcka eshte e vertete: eshte pretendimi per te nxjerre te vertetat historike ai qe ka krijuar ate alkimi qe e ka shnderruar romanin ne nje ceshtje boterore. Paksa sic i kishte ndodhur edhe Umberto Ekos qe tek "Emri i trendafilit" kishte perzjere te verdhen me reflektimin teologjik dhe erudicionin mesjetare. Me ndryshimin e vetem qe Ekoja e dinte mire se cfare thoshte.

Loja e Ermanit eshte teper e thjeshte. Kur nje personazh i romanit thote qe te krishteret nuk besonin ne hyjnoren e Krishtit deri para Keshillit te Nikeas (325 pas Krishtit), nuk eshte e nevojshme te jesh nje studiues per t'i terhequr veshin Braunit. As te mos flasim per ungjillte heretike te Nag Hammadit: ketu Brauni nuk ka lexuar as fillimin e Ungjillit te Gjonit ("E para ishte Fjala").

Me e thjeshte loja mbi elementet e tjere. Pershembull rrotullat e Detit te Vdekur, te shnderruara ne nje kale beteje per te gjithe te apasionuarit e mistereve dhe te gafave teologjiko- arkeologjike. Brauni eshte i bindur qe rrotullat e zbuluara ne vitin 1947 ne Kumran, ne nje shpelle te shkretetires se Judese, permbajne tekste te vjetra kristiane. Perkundrazi, Ermani i kujton se jane tekste hebraike dhe jo kristiane. Por ndoshta ketu Brauni ka perqafuar hipotezat e disa studiuesve te cilet thone se kane shquar ne zgavren 7 nje depozitim tekstesh te krishtera, mes te cilave nje version i Ungjillit te Markut. Pikerisht hipoteza te studiuesve, por qe ne duart e Braunit kthehen ne elemente te historise sekrete te Kristianizmit, te fshehura nga Kisha qe per vite me rradhe ka kundershtuar botimin e rrotullave te Detit te Vdekur (nje tjeter gafe e perseritur). Qe Brauni nuk i lexon drejtperdrejte tekstet per te cilet flet, e deshmon edhe nje rast qe mund t'u shtohet atyre qe ka treguar Ermani. Brauni citon ne roman tre pjese nga tekstet e Nag Hammadit per te mbeshtetur idene e marteses se Jezusit me Magdalenen. E mire pra, mund te hedhim bast qe e ka kopjuar nga eseja "Ungjijte gnostike", te studiueses Elein Peixhells.

Por ceshtja nuk qendron tek gabimet e Braunit. Problemi i vertete eshte qe tashme gjithnje e me te shumte jane njerezit qe jane te bindur se Jezusi eshte martuar me Magdalenen apo qe perandori Kostandin ka eleminuar qellimisht anen matriarkale te Kristianizmit sepse Brauni thote se ka dokumentet. Sic kujton Ermani, trillimi po zevendeson historine.

Nuk eshte nje fenomen i izoluar: dikush tjeter beson se lufta e Trojes eshte zhvilluar ne Finlande, per shkak te nje eseje simpatike dhe te cuditshme (Homeri ne Balltik te italianit Vinci) qe perfundoi ne faqet e para te gazetave dhe ne raftet e librarive. Nuk eshte as ndonje fenomen i ri. E njejta gje kishte ndodhur edhe me fundin e Perandorise romane: kur duke bere bashke historine dhe legjenden, shpjegohej qete qete pershembull se Aleksandri i Madh kishte gjetur burimin e rinise se perjetshme.

A duhet te shqetesohemi? Vendoseni vete. Nderkohe mund te keshillojme qe ta zevendesoni romanin e Den Braunit me esene e Bart Ermanit. Lexoni fletet mbi Keshillin e Nikeas.

Deshifrimet e doktrinave sekrete te gnostikeve. Gjithcka eshte me magjepsese se nje roman. As qe ka te beje me "Kodin e Da Vincit".
Flori Bruqi