Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, maj 06, 2006

Flori Bruqi:NDARJA NGA MITINGU I POEZISË –GJAKOVA 2006.

e shtunë, maj 06, 2006
Flori Bruqi:NDARJA NGA MITINGU I POEZISË –GJAKOVA 2006.


Web faqet tona http://floart.blogspot.com ,http://flori-press.blogspot.com
http:// www.shqip.dk dhe http:// kumanova.li
kanë privilegjën që të publikojnë për here të pare komunikatën e LSHK-së të nënshkruar nga z.Adem Demaçi,Letrën e LSHK drejtuar Kryeministrit të Kosovës z.Agim Çekut,Projektin e LSHK për Mitingut e 42-të të Poezisë në Gjakovë si dhe “Projektin e Klubit Letrar:Gjon Nikollë Kazazi-Gjakovë “për “Mitingun e Poezisë”-Gjakova 2006.

Më respekt moderatori
Mr.sc. Flori Bruqi,anëtarë i LSHK




KOMUNIKATË : LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS

Njoftojmë opinionin pëe vendimin skandaloz të ministrit të kulturës Astrit Haraqia,i cili ka refuzuar projektin tone për Mitingun e Poezisë 2006,të 42-tin me radhë duke aprovuar një project,me gjasë të sugjeruar nga vet ai e të hartuar nga “Këshilli Organizativ” i krijuar nga anëtarë të Klubit letrar lokal “Gjon N.Kazazi”,nga administratorë lokale të kulturës,nga një nxënëse e shkollës së mesme dhe një “Përfaqsues nga Ministria”i pa emër e i pa mbiemër.

Pos presences së poetit 77 vjeçar Din Mehmetit,prezenca e të cilit në “Këshillin Organizariv” shërben vetëm si maskë për të mbuluar joprofesionalizmin,
diletantizmin,aty nuk ka ndonjë autoritet letrar.Prezenca e dy “apartçikëve”të administrates së kulturës në Gjakovë,një nxënëseje dhe një përfaqsuesi të paemëruar të Ministrisë së Kulturës,tregon për inercionin e logjikës së “socializmit vetëqeverisës”për të mos thenë të logjikës zhdanoviste,e cila po rikthehet në skenën tone letrare me përkrahjen e ministrit të kulturës zotëriut Astrit Haraqia.

Pyetja e pare që imponohet në këtë kontest është:Pse ka ndodhur një gje e tillë?
Përgjegjia është e thjeshtë:në radhë të pare për shkaqe politike sepsese LSHK nuk është shndërruar në servis të politikës ditore e shpresojmë se nuk do të ndodh as në të ardhmen një gjë e tillë;në radhë të dytë për shkak të tendencyës për ruajtjen e monopolist në fushën e letërsisë nga grupe interesi(manifestime letrare,hartim plan programesh të letërsisë për shkolla,hartim tekstesh shkollore për letërsinë,katedra letërsie,biblioteka e institucione tjera kulturore etj.) të cilave u ka dale dore kontrollimi i LSHK; në radhë të tretë për motive triviale,të cilat janë normale për një minister culture,i cili për fat të keq është i pashkollë,por që “nëna parti”ia ka zgjatur “dorën e ngrohtë” dhe me katapult e ka hedhur nga pozicioni i kamerierit në atë të ministrit.

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës ka kërkuar termin për t’u takuar me ministrin për të biseduar për projektin e saj,por është refuzuar nga “shkelqësia “e tij.Një ditë më vonë është njoftuar për refuzimin e Projektit të saj dhe aprovimin e Fantom Projektit.Për këtë padrejtësi që na është bërë,më 29 mars 2006 i jemi drejtuar me një NJOFTIM-KËRKESË Kryeministrit të Kosovës Zotëriut Agim Çeku ,por gjer më sot nuk kemi ndonjë përgjigje.

LSHK i është cenuar një e drejtë themelore,është privuar nga mbajtja e manifestimit të saj 42 vjeçar,duke ia marrë në mënyrë të vrazhdë të drejtën e autorsisë,e cila është e mbrojtur me ligje në tërë botën e civilizuar.
LSHK dhe opinioni kulturëdashës i Gjakovës janë fyer rendë me refuzimin e Projektit,i cili pretendonte që Mitingun e Poezisë ta kthejë,atje ku ka qenë të ditët më të mira të tij,në manifestim më të madh kombëtar dhe ta ngris në një shkallë më të lartë duke e shndërruar në një manifestim ndërkombëtarë të poezisë.Një pretendim të tillë e dëshmon Projekti ynë, i cili pos 150 poetëve nga Kosova(mbi 300 anëtarë ka sot LSHK,vërejtja F.B) ,5 poetëve nga Shqipëria,3 poetëve nga Maqedonia,3 poetëve arbëresh,3 poetëve nga diaspora ,parashihte edhe poet nga SHBA,Anglia,Franca,Italia.
Skandalozitetin e vendimit ministror më së miri e dëshmon krahasimi id y projekteve:
Mjafton t’i vemë në spikamë disa fakte:

1.Vitin e kaluar nga shuma e kërkuar na janë aprovuar vetëm gjysma e mjetëve,e cila është 7.000 euro,të cilat na janë dhënë një ditë para se të mbahej Mitingu i Poezisë 2005,ndërsa sivjet Fantom-Projektit më shumë alternative 9.730 euro ose 12.230 euro i janë aprovuar 14.000 euro,do të thotë më tepër se që është kërkuar.

2.Në”Projektin” e aprovuar parashihen që të shpërblehën materjalisht më para të Ministrisë së Kulturës edhe Administratorët locale të Gjakovës,të cilët e marrin rrogën qoftë si drejtor i Drejtorisë së Kulturës(Bardhyl Oseku) qoftë si drejtor i Pallatit të Kulturës(Shkëlzen Ruka).Në ven se ta marrin përsipër pjesën e shpenzimëve të Mitingut,të cilat i ka apsur gjithmonë obligim Gjakova,ata edhe marrin para nga Mitingu i provincializuar.

3.Në “Projektin” e aprovuar ka edhe gënjeshtra,të cilat ministri i kulturës i “legalizon”.
Në pikën”REALIZIMI” thuhet:”Nga tradita është organizuar në patronatin e kryetarit të komunës”,ndërsa e vërteta është se Mitingu në kohën e autonomies së Kosovës është mbajtur në patronatin e Fadil Hoxhës,ndërsa pas eliminimit të tij nga skena politike nuk ka pasur kurrfarë patronati.Patronati i kryetarit komunal mbi Mitingun është gënjeshtër e”projektuesve” dhe dëshmon tendencyën e hapur për provincializim dhe degradim të manifestimit.Sipas traditës kryetari i komunës ka shtruar vetëm një darkë për pjesëmarrsit.

Më tutje në “Projekt” thuhet :”Organiuzatorë ishin Klubi letrar “Gjon N.Kazazi” në bashkëpunim me SSSHK,e vërteta është:organizatore ishte LSHK,në bashkëpunim të natyrës teknike me Klubin local letrar dhe Drejtorinë Komunale të Kulturës.
Ministria e Kulturës perms drejtorit të departamentit për Marrëdhenie me Publikun gënjen opinionin public duke deklaruar se Projekti ynë parasheh 40.000 euro apo katër fishin e”Projektit” të aprovuar,ndërsa e vërteta është:shuma e paarparë sipas Projektit tone është dy fishi e konkretisht 28.610 euro,e cila paasohet nga “Mendimi përmbyllës” në të cilin themi se varësisht nga koha dhe përqindja e aprovimit të shumës financiare aq për qind do të varet realizimi i projektit dhe vlera e Mitingut të 42-të të Poezisë në Gjakovë.}do koment rreth spekulimit”Projekti më i lire” dhe “Projekti më i shtrenjtë” nga Ministria e Kulturës apo nga periferia letrare e Gjakovës në këtë contest është i tepërt.
Drejtori i Departamentit për Marrëdhenie me Publikun i Ministrisë së Kulturës në një deklaratë për shtyp,shpreh mllefin poliik duke ngritur akuzë tërësisht politike për “shoqatisët siç na quan ai me histeri.A duhet dëshmi tjetër për skandalin ministror të “argumentuar” me motive politike,të cilat shprehen publikisht pa kurrfarë ngurrimi.Mjerë kultura jonë e në këtë contest edhe l[etërsia që udhëhiqet nga një staf komisarësh politikë.
Në dund theksojmë se LSHK do të përpiqet të mbajë Mitingun e Poezisë 2006 pa marrë paarsysh dëshirën e antikulturës,ndërsa të drejtën e autorësisë do ta mbrojë në të gjitha mënyrat e mundshme,qoftë edhe perms padisë penale për cenim të së drejtës autoriale,shkruan kryetari i LSHK z.Adem Demaçi.



LSHK I SHKRUAN LETËR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS Z.AGIM ÇEKUT

Më datën 29 mars 2006 LSHK-ja i drejtohët më një letër Kryeministrit të Kosovës,zotëriut Agim Çeku.

Ju njoftojmë se dy muaj më pare kemi dorëzuar në Ministrinë e Kulturës Projektin për Mitngune Poezisë 2006,të 42-tin më radhë,i cili mabhët në Gjakovë më9 e 10 maj(mbahët 13 maj 2006,vërejtja F.B).Ky manifestim,më i vjetri dhe më i madhi letrar në Kosovë,në ditët e tij më të mira ka pasur karakter ndërkombëtar dhe është mbajtur nën patronzhin e udhëheqësve më të lartë të Kosovës,ndërsa LSHK ,41 vjet ka qenë organizatore,pra edhe autore e tij.Organet Komunale të Gjakovës dhe klubi amator i letrarëve të këtij qyteti kanë qenë ndihmës kryesisht të natyrës teknike.Vitin e kaluar na është aprovuar nga Ministria e Kulturës gjysma e shumës së Projektit vetëm 1 ditë para se të mbahej manifestimi,ndërsa këtë vit ministry Astrit Haraqia në mënyrë skandaloze,duke mos respektuar as kritere profesionale,as kritere morale e as juridike ka vendosur ta refuzojë projektin tone ambicioz dhe ka aprovuar projektin e njëfarë “Këshilli organizativ”të përbërë nga periferia letrare,nga administratorë komunalë dhe një nxënëse e shkollës së mesme.Vetëm një minister i papërgjegjshëm dhe i paarsimuar si zotëri Astrit Haraqia mund të marrë vendime kaq skandaloze dhe kaq komprometuese për Qeverinë e Kosovës.
Mjafton t’i lëshohët një sy projektit diletantesk të aprovuar nga ministry për të pare fjaliët e papërfundara të tij,strukturën improvizuese të manifestimit,por edhe tendencyën e keqpërdorimit të mjeteve financiare.
Argument:për”Këshillin organizativ”dhe “Kordinimin” e tij janë paraparë 720+280 euro,ndërsa anëtarë të këtij këshilli janë njerëz,që e marrin rrogën mujore në administratën komunale të kulturës dhe e kanë detyrë pune të kujdesn për vendin e mbajtjës së manifestimit(Pallati i Kulturës) dhe materjalit propagandistic Brenda Gjakovës.
Kërkojmë nga ju,Zotëri Kryeministër të mos lejoni,që një manifestim i karakterit kombëtar-ndërkombëtar(shih projektin tone) të degradohet në një manifestim local,të keqpërdoren mjetët financiare dhe që LSHK të PRIVOHET nga e drejta e saj legjitime për të mbajtur manifestimin,autore e të cilit ka qenë 41 vjet më radhë.Në këtë contest veprimi i ministrit Astrit Haraqia ka edhe konotacion penal sepse na rrëmbehet e drejta e autorësisë.
Duke pasur respekt për personalitetin tuaj kërkojmë të ndërhyni të ministry Haraqia,që të kthjellohet (nëse një gjë e tillë është e mundshme)dhe ta aprovoj projektin tone legjitim sa nuk është bërë vonë për organizimin e manifestimit tone më të madh,qëllimi kryesor i të cilit është afirmimi ndërkombëtar i kulturës së kosovës e në këtë contest edhe letërsisë dhe përpjekkeve të Kosovës për liri e përparim dhe inkuadrim në gjiun e botës së civilizuar.
Njoftim_Kërkesës sonë i bashkangjesim edhe nga një kopje e Projektit legjitim dhe atij ilegjitim sa për krahasim.
Shpresojmë që shqetësimin tone do ta kuptoni drejtë dhe nuk do të ketë nevojë që ky skandal t’i pushtojë mediat e gjykatën.Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj,shkruajnë Kryetari i LSHK-së z.Adem Demaçi dhe nënkryetari i LSHK-së-hartuesi i projektit Mr.sc.Kadrush Radogoshi.
(Vërejtje:Deri më tash Kërkesa e protokoluar nga Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës , më nr.954 datë 29.03.2006,është pa përgjejgje?!).

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS

Prishtinë,11 janar 2006

PROJEKTI PËR MITINGUN E 42-të TË POEZISË NË GJAKOVË

Synimet,objektivat,arsyeshmëria

Mitingu i poezisë në Gjakovë është manifestim letrar më iv jetër dhe kuptohet më i madhi në Kosovë.Ai më kohë ishte shndërruar në manifestimletrar me karakter ndërkombëtar,sepse pos shkrimtarëve nga tërë hapësira kombëtare shqiptare dh ajo e ish Jugosllavisë merrnin pjesë edhe shkrimtarë nga shtete të ndryshme:Italia,Siria,Turqia,Lituania etj(Kina,vërejtja e F.B).Mitingu i parë u mbajtë më 9 e 10 maj 1964 në ambientin e hapur,vitin e parë në parkun e qytetit,para bustit të Emin Durakut,për të vazhduar pastaj(tërë vitët e 60-ta) në Stadiumin “Shani Nushi” në të cilin zakonisht merrnin pjesë afër 3000 dëgjues.Një pjesëmarrje e tillë e shkrimtarëve eminentë dhe e një numri aq të madh dëgjuesish e shndërroi Mitingun e Poezisë në një ngjarje prestigjioze letrare,kulturore dhe intelektuale,e cila e afirmonte letërsinë dhe kulturën tone,duke reflektuar traditën e jetës sonë shpirtërore,e cila rrezatonte humanizëm dhe vision për jetën,për botën.Një konstatim të tillë e argumenton edhe fakti se data e mbajtjes së Mitingut 9 Maji është dita e triumfit mbi nazizmin.
Një manifestim i tillë madhështorë nuk ka mundur të mbahet pa përkrahjen e institucioneve shoqërore tp Kosovës e edhe elites politike të asaj kohe.Argumenti:Mitingu i Poezisë,në kohërat e arta të tij,është financuar drejtpërdrejt nga buxheti i Kosovës dhe ka qenë nën patronazhin shumëvjeçar të Fadil Hoxhës.Ndërhyrja e vrazhdë e politikës serbo-jugosllave pas vitit 1981 e sidomos pas vitit 1989 ishte faktori,që e vështërsoi shumë mbjatjen e Mitingut të Poezisë në Gjakovë.Në vitin 1993 u pengua mbajtja E Mitingut në gjakovë nga administrate dhe policia serbe,prandaj 3 vjet me radhë(1993,1994,1995)u mbjat në Selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve në prishtinë,për t’u kthyer përsëri në Gjakovë në vitin 1996.U mbajt nën tytat e armëve të policies serbe,por mbijetoi siç mbijetoi edhe vet populli,që e themeloi dhe e mbajti mbi 40 vjet.
Gjatë viteve të 90-ta dhe pas luftës u ndërrua data e mbajtjës së Mitingut 9 Maji,duke e konceptuar gabimisht këtë date si komuniste,prandaj këtë vit planifikojmp ta mbajmë më 9 e 10 Maj.
Edhe shtetet e mëdha dhe më traditë diplomatike investojnë në manifestime të kësaj natyre,sepse ato e plotësojnë esencialisht diplomacinë e tyre,e të mos flasim për Kosovën,e cila më shumë se kurrë ka nevojë t’i afirmojë vlerat e saj kulturore para botës,sidomos në këtë vit kur do të vendoset për fatin e saj.
Këtë informacion sintetik për Mitingun e Poezisë në Gjakovë e dhamë më qëllim,që të kuptohet drejtë angazhimi ynë për t’ia kthyer fizionominë,nivelin dhe për ta begatuar manifestimin më të madh letrar në kosovë,qoftë në palini e struktures së tij,qoftë në planin e përmbushjës së kritereve profesionale apo ngjyrime partiake.

Struktura e pjesëmarrësve të mitngut të 42-të

Koha e mbajtjës:9 e 10 maj 2006.

Vendi: Pallati i Kulturës”Asim Vokshi”, Fakulteti i Edukimit , shkollat e mesme dhe ato fillore të qytetit.

Pjesëmarrës :
Kosova: 150 shkrimtarë
Shqipëria:45 shkrimtarë
Maqedonia:3 shkrimtarë
Arbëreshëe:3 shkrimtarë
Diaspora:3 shkrimtarë
Anglia:1 shkrimtarë
Franca:1 shkrimtarë
Italia:1 shkrimtarë
SHBA: 1 shkrimtarë
I ftuar i veçantë:Dritëro Agolli.

Struktura programore e Mitingut të 42-të

8.5.2006
Pritja e pejsëmarrësve mysafirë dhe vendosja e tyre në hotel.

9.5.2006

Në orën:
10-11:Pritja e pjesëmarrësve të Mitingut të 42-të
11-11:15:Hapja e Mitingut
11:15-13:30 :Tribuna e Mitingut
16-18:Vepar letrare e Dritëro Agollit
18:19:Dhënia e Çmimitpër here të pare)”Nderi i Mitingut të Poezisë 2006”Dritëro Agolli.
19-20:Koncert me pika të zgjedhura instrumentale(Shkëlzen Doli etj.) dhe nga muzika e lehtë.

10.5.2006.

Në orën:
11-13:Orë letrare në fakultetin e Edukimit,në 4 shkolla të mesme dhe në 4 shkolla fillore të Gjakovës.
13:30:Ora letrare në fshatin Junik
19:00:Mbrëmja Qendrore e Mitingut të Poezisë dhe dhënia e Çmimit për libër më të mire të poezisë botuar në mes të dy mitingjeve dhe Çmimi për poezinë më të mire të lexuar në këtë mbrëmje letrare.
21:00: darka e përbashkët,të cilën sipas traditës e shtron Kryetari i Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Projekti financiar i Mitingut të 42-të

1. 150 Shkrimatrë nga Kosova 6000,00 euro
2. 5 shkrimtarë nga Shqipëria 700 euro
3. 3 shkrimtarë nga Maqedonia 270 euro)
4. 3 shrimtarë nga arbëreshët e Italisë 2200 euro
5. 3 shkrimtarë nga Diaspora 2220 euro
6. Për shkrimtarët nga Anglia ,Franca,Italia,SHBA do të kërkojmë që shpenzimet e udhëtimit për ta t’i heqin zyrat gjegjëse të këtyre shteteve në Koosvë,kurse duhet të llogarisim mëditjet dhe fjetjet.(Meditje 4x2=8x20=160 euro).
7. I ftuari iv eçantë Dritëro Agolli:640 euro.
8. Çmimi “Nderi i Mitingut të Poezisë 2006”5.000 euro(Dritëro Agolli)
9. Shpenzimet e koncertit më pika të zgjedhura:1000 euro.
10. Honorari për poezitë e lexuara në 9 orët letrare(9x10=90x10,00=900 euro)
11. Honorari për lëxim në mbremjen qëndrore(30x20=600 euro)
12. Kumtesat për Tribunën e Mitingut(3x200=600 euro)
13. Hartimi i vendimit dhe arsyetimi për çmimin “Nderi i Mitingut 2006”:200 euro)
14. Udhëheqja e Tribunës së Mitingut: 200 euro
15. Udhëheqja e Tribunës:Vepra letrare e Dritëro Agolli 200 euro
16. Kumtesa për veprimtarinë e Agollit:3x200=600 euro
17. Çmimi për libër më të mire të poezisë 1500 euro
18. Juria për këtë çmim 3x200=600 euro
19. Çmimi për poezinë më të mire 300 euro
20. Juria për këtë ëmim 3x 100=300 euro
21. Skenari i mbrëmjes qëndrore 200 euro
22. Moderatorët e mbrëmjës qendrore 2x100 euro=200 euro
23. Hartimi i projektit 200 euro
24. Shpenzimet administrative 500 euro
25. Shpenzimet propagandistike 500 euro
26. 2 autobusë për bartjen e poetëve nga Prishtina dhe anasjellats :800 euro
27. 27.Fjetje për pjesëmarrsit mysafirë 1500 euro.
28. Shpenzimet e paparashikuara:500 euro.
29.
Shuma totale e projektit të mitingut të 42-të:28.610,00 euro.
Mendimi përmbyllës:
Për t’u realizuar ky project,për kushtet tona ambicioz,Ministria e Kulturës duhet të ketë paarsysh dy çështje:
1.Aprovimi sa më i shpejtë i këtij projekti
2.Varësisht nga koha dhe përqindja e aprovimit të shumës financiare aq për qind do të varët realizimi i projektit dhe vlera e Mitingut të 42-të të Poezisë në Gjakovë,shkruajnë Kryetari i LSHK-së z.Adem demaçi si dhe hartuesi i përojektit Mr.sc.Kadrush Radogoshi.
(Projekti i lartë cekuar nuk është APROVUAR NGA MINISTRI I KULTURËS z.Astri Haraqia).

Web faqet tona e publikojnë Projektin e Klubit Letarr “Gjon Nikollë Kazazi”-Gjakovë,i cili ëdërguar zyrtarisht në shkurt të këtij viti në këto adresa:
1.Ministrit të Kulturës:Astrit Haraqia
2.Drejtorit të departamentit të kulturës:Alberta troni
3.Drejtorit të departamentit të administrates financiare:Abdurrahman Zhubi.

Ja se çfarë ka Projekti për mbajtjen e manifestimit letrar tradicional “Mitingu i Poezisë”-Gjakova 2006.

Historiku
Themelues të Mitingut të poezisë janë një grup shkrimtarësh nag Gjakova dhe mbahet në qytetine Gjakovë,që nga viti 1964 duke manifestuar krijues nga e tërë hapsira shqipatre si dhe me karakter ndërkombëtarë.
Miitngu i poezisë,është manifetimi më i madh letrar i poezisë që mbahet në trojet shqiptare deri më sot,duke shënuar kështu 42 vjetorin e themelimit.
Qëllimi
Vlerën e poezisë,nxitjen dhe përcjelljen e frymës krijuese tek lexuesi.Mbledhjen e krijuesve dhe manifestimin rajonal të ballkanit dhe më gjerë.Shpërblimin ndaj veprave që lënë gjurmë në letërsi.
Realizimi
Nga tradita është organizuar në patronatin e kryetrait të komunës.Organizator ishin Klubi letrar”Gj.N.Kazazi”,në bashkëpunim më SHSHK(LSHK,vërejtja F.B) dhe Drejtorinë e Kulturës.
Klubi letrar”Gj.N.K” është bartëse e projektit,më Drejtorinë për Kulturë,Rini dhe Sport të KK,ku paarqesin projektin në tërësi të mbarvajtjes për këtë manifestim tradicional që e organizon ky qytet,duke qenë të hapur për bashkëpunim edhe për subkekte tjera.
Koha e mbajtjes
12 Maj 2006,varësisht prej aktiviteteve tjera në qytet dhe më gjerë.
Vendi
Pallati i Kulturës”Asim Vokshi”Gjakovë.
Puna profesionale
-Këshilli orgaizativ,komisioni për pritjen e mysafirëve,caktimi i juries vlerësuese për veprën më të mire në mes të 2 mitingjeve,tribuna,kumtesat në tribunë,skenaristi,
kordinatori,ftesat për mysafirë jashtë Kosovës,ftesat për krijuesit nga vendi,udhëtimi nga Priashtina,ora letrare,darka,përcjellja e mysafirëve.
Pjesëmarrësit
-Krijues e kritikë nga visët mbarëshqiptare dhe nag vende tjera,piktorë,artiste nga Kosova,Shqipëria e Maqedonia.

SHPENZIMET E “MITINGUT TË POEZISË”GJAKOVA 2005
(gabimisht është shkruar në projekt 2005 duhët 2006,vërejtja F.B).
ORGANIZIMI
1.Këshilli organizativë= 720 euro
2.Kordinimi,udhëtimet dhe gjërat tjera rreth përgatitjës=280 euro
3.Ftesat =210 euro
4.Pllakata në qytet= 75 euro
5.Kartelë telefoni=40 euro
6.Material zyreje=80 euro
7.Juria profesionale për vlerësimin e veprës =600 euro
8.Shpërblimi për veprëm më të mire=1200 euro
9.Pritja e mysafirëve(darka) 15X5 euro= 75 euro

DITA QËNDRORE

1.Udhëtimi Prishtinë Gjakovë dhe anasjelltas (autobus)=500 euro
2.Kumtesat=510 euro
3.Udhëheqësi i tribunes=120 euro
4.Meditje për krijuesit pjesëmarrës për ushqime ditore :80x15=1200 euro
5.Udhëtimi për orë letrare jashtë qytetit gjatë ditës=50 euro
6.Moderimi :Ora e madhe poetike”Miitngu i Poezisë 2006”=180 euro
7.Leximi i poezive:30x30=900 euro.

MYSAFIRËPT JASHTË KOSOVËS
1.Udhëtimi Shqipëri-Gjakovë:6 shkrimtarë x150 euro=900 euro
2.Udhëtimi Maqedoni-Gjakovë:4 shkrimtarëx85 euro=340 euro
3.Udhëtimi Mali i Zi Gjaovë : 2 shkrimatrë x85 euro=170 euro
4.Akomodimi 2 netë :Fjetja2x14 nga 35 euro= 980 euro
5.Shpërblimi i KL”Gj.N.K” për poezinë më të mire gjatë Orës poetike të Mitingut:Juria: 3x 100 =300 euro
6.Shpërblimi i poezisë fituese:1 x 300 euro =300 3uro.
Shpenzimet e Mitingut të Poezisë-Gjakova 2006 do të kushtojnë sipas Projektit
të përpiluar nga Kryetari Engjëll I. Berisha do të kushtojnë gjithsej=9730 euro.

Varianta 2të e Projektit të KL”Gj.N.K”Gjakovë:
Prania në “Mitingun e Poezisë “Gjakova 2006 , më rastin e 70 vjetorit të shkrimatrit shqiptarë Ismail Kadare i pagëzuarmë titullin simbolikë“Fenomeni Kadare”do t’i kuhstojë këtij manifestimi të madh 2500 euro.
Pra,gjithsejt manifestimi do të kushtojë:12.230 euro.
Në Këshillin Organizativ të këti manifestimi special “Mitingu i Poezisë-2006” do të jenë:
1.Engjëll I.Berisha,kryetra i Klubit letrar”Gj.N.K”Gjakovë(tel:044129244)
2.Din Mehmeti,shkrimtar themelues(044246741)
3.Qemajl Juniku,nënkryetar(044133715)
4.Halil Haxhosaj,sekretar(044123155)
5.Bardhyl Oseku,Drejtoria për Kulturë(044386076)
6.Shkelzen Rruka,Pllati i Kulturës(044189498)
7.Blerta Qela,nxënëse,anëtare(044371565)
8.Përfaqsues nga Ministria…

Përpilues i Projektit:E-maiil:engjber@yahoo.com
Engjëll I.Berisha,kryetar(0444129244)

Vërejtje: Web faqet tona për hire të transparencës ,publikon “Projektin” më të shtrejtë të LSHK dhe atë më të lire të KL”Gj.N.K”Gjakovë , për “Mitingun e Poezisë-Gjkova 2006)si dhe letrën e LSHK ,dërguar Kryeministyrit të Kosovës ,z.Agim Çeku.
LSHK do të mbajë Mitingun e sajë të Poezisë – më datën 9 maj të këtij viti , në Sallën e Institutit Albanologjikë të Prishtinës,kurse Klubi Letrarë “Gj.N.Kazazi”nga Gjakova anashkalon 300 anëtarë të LSHK dhe do ta mbajë “Mitingun e Poezisë”-Gjakova 2006 më datën 13 Maj të këtij viti.
Ndarja kësisoji e shkrimtarëve të LSHK-së nga Manifestimi tradicional i poezisë dhe marrja e primatit për organizim dhe manifestim të mitingut nga Klubi Letrar “Gj.N.K.” nga Gjakova na përkujton Republikën Autonome të Gjakovës (apo Republikën e Shkrimatëve të Saraqisë ) , më Republikën e Mendelës së Kosovës (Adem Demaçit)dhe të qindra shkrimtarëve të tjerë apartikë , në vijat partiake,klanore të Klubeve,Shoqatave ,do të jetë një game e keqe për shkrimtarët - një absurd i kohës që është i panevojshëm për artin,letersinë, Kosovën…Kjo “ndarje” taborresh vendit tone do t’i kushtojë shumë,ngase ndarja më thikë e 300 shkrimtarëve që ka sot LSHK ,është bërë nga ca poltronë politikë dhe nga një ministër tekanjozë...

Mr.sc.Flori Bruqi,anëtarë i Lidhjës së shkimtarëve të Kosovës


Prishtinë,06.05.2006.

posted by Flori Bruqi at 4:22 MD

<< Home