Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, maj 12, 2006

Flori Bruqi:Ethet hemoragjike: akuzat , heshtja…dhe tenderomania…

Ethet hemoragjike: akuzat , heshtja…dhe tenderomania…

Më datën 7 maj të këtij viti shënohet viktima e parë nga ethet hemorargjike për këtë vit në Kliniken e sëmundjeve infektive të QKU në Prishtinë, si pasojë e etheve hemorargjike.Në gjendje të rendë janë edhe 2 të sëmurë të tjerë nga rajoni i Malishevës.
Zyrtarët shëndetësorë vëtetuan edhe vdekjen e një burri 60 vjeqar i cili ishte nga Cerrmjani I Gjakovës(Kosovë). Ishte bërë gjithçka e mundur për ti shpëtuar jetën të ndjerit por sëmundja kishte arritur fazën kritike menjeherë pasi ai kishte arritur në QKUK.
”Nuk ka pasur çka të bëhet më tepër sepse sëmundja veç ishte zhvilluar kur ka arritur” tha burimi ynë konfidencial në Klinikën infective.Gjithë stafi është përgatitur dhe mobilizuar që të jetë në shërbim tëpacientëve.Dje ekipi I Institutit Rajonal të Prizerenit në krye më epidemiologun Dr.Nazif Ahmeti,bëri DDD-në e shtëpisë dhe varrit të të ndjerit ( Muhamet Plava )në Cermjan.
Në Klinikën infektive vjet ishin paraqitur mbi 242 ,prej të cilëve 40 ishin hospitalizuar ndërsa 17 ishin lënë me shëndet të mire.Tash për tash pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata vitin e kaluar kanë bërë të pamundurën që atyre t’iu ofrohet ndihma.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës më siguri edhe do t’I sigurojë doza të barit mjekësor Ribavirinë nga Amerika ,bar ky që ndikon në rritjen e imunitetit të pacientit që nevojitën në mënyrë urgjente.

Vlenë përmendë se të hospitalizuarit gjatë vitit të kaluar ishin nga rrethi i Malishevës,Drenasit, Klinës, Rahovecit si dhe dy raste të pickimeve nga Matiçani dhe Dabisha…
Rastet këto të njoftuna nga nga zonat endemike që ishin të prekura edhe në të kaluarën.
Edhe sivjet në Institucionet regjionale të shëndetit publikë si dhe në Qendrat kryesore të mjekësisë familjare do të caktohën Shtabet emergjente për trajtimin e pacientëve nga pickimi i rriqnave.

Dihet mire nga statistika që vjet në përiudhën ( prill-maj 2005 në QKMF në Vushtri) fjala vjenë në Komunën e Vushtrisë ndihmë shëndetësore nga pickimi I insekteve kanë kërkuar 28 persona, të cilët janë trajtuar dhe nuk kanë pasur komplikime të mëvonshme, ndërsa dy raste prej tyre u hospitalizuan në Klinikën infektive të Prishtinës.

Medoemos Drejtoritë e arsimit të Kosovës dhe të Institutit Kombëtar dhe Rajonal të Shëndetit publik, me qëllim parandalimi të sëmurjeve infektive lypset organizuar që në disa lokalitete të Kosovës me theks të veçantë në Shkolla dhe Ambulanca shëndetësore të bëhen analizat kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm, në ato vende ku është konstatuar e nevojshme klorizimi i ujit si dhe të bëhët dezinfektimi,deratizimi dhe dezinsektimi i mjedisit ambulator dhe spitalor më preparate DDDtë prodhuesve të njohur nga firmat e licencuara nga Bashkësa Evropiane dhe ato vendore.


Strategjia kryesore siq dihet është higjena, e cila nëpër Spitalet tona dhe ambulancat e shumta shtetërore dhe private të Kosovës hë për hë është pothuaja e pakët. Dezinfektimi, Deratizimi dhe Dezinsektimi i tyre bëhët shkel e shko sa për letra (dokumentacion).Fjala vjen Menaxheret e Prokurimit të Institutit Kombëtarë të Shëndetit publikë le që falsifikojnë preparatet DDD në tenderin e sivjemë për”Furnizim me aparaturë dhe preparate DDD”,njeherit ata bejnë shkelje të nenit 8.1)I dhe ii)të Ligjit të Prokurimit Publikë të Kosovës Nr.2003/17.Një konstantim të tillë para ca kohësh e dha edhe autori i këtyre rreshtave si dhe më datën 5.5.2006 e bëri edhe auditimi nga Inspektimi prokurues I Komisionit Rregullativë të Prokurimit Publikë të Kosovës.Shkeljet e tilla kanë ardhë ngase në këtë institucion(IKSHP) sundon politika e jo shkenca.Fjala vjen,në krye të këtij institucioni është shkenctari I mirënjoftur shqiptarë Prof.dr.Isuf Isuf Dedushaj,por rreth tij janë sejmenët tjerë partiakë që punojnë më të “për të mire ditën” kurse terë punën e tijë ia prishin natën.Kësisoji,sejmenet partiakë të IKSHPK e kanë lënë të gjitha Departamentet rajonale pa preparation WIDAL, reagens ky për diagnostifikimin e tifos së zorrëve,kurse Zyrja e Prokurimit blenë nga një firmë më emrin “MEDICA”Prishtinë prepartin ASO Latex Test (Catalog:101-0216) me çmimin enormë 64,50 Euro kur I njajti në firmën Era-Med – kushton 40 Euro.Pra,ky test Reumatikë blehët nga Zyrtarja e Prokurimit 100% më shtrejtë!...Fajet nuk janë të zoti Isuf Dedushaj! Fajet janë të politizimi I shkencës nga 2-3 vetë më 3-4 PDK-jca të cilët ndërtojnë ditë e prishin natën,kurse firmat prestigjioze të licencuara dhe të autorizuara nga fabrikat ndërkombëtare I anashkalojnë duke prishur tenderë(fjala vjenë Tenderin numër:Pr:206206003121) dhe e lenë 7 Institute Rajonale pa preparate DDD.PSe?!...
Dhashtë zoti që në zonat endemike të mos paraqitën rriqnat ,apo H5-N1-shi sepse IKSHK nuk ka he për hë preparte DDD(përpos një sasi të vogël që ka IKSH e Prizrenit,Spitali rajonal I Prizerenit dhe Spitali rajonal I Pejës)kurse Spitalet tjera s’kanë preparate asë për ilaq siq thotë populli.
Autori I këtyre rreshtave nuk është kundër njerëzve që të merren më politikë.Politika duhët të bërë jashtë institucioneve shkencore,pa ndërskamca që po I bëhën si më qëllim Drejtorit të IKSHP-së ,nga ca pakurrizorë por që kanë mundësinë më e lën Kosovë pa teste serologjike,pa Widal,pa preparate DDD vetëm e vetëm të thonë se vetë “ata” janë që vrojnë e kthjellin ,por fatkeqësisht –fatkeqësia është e shkurtër se tash jemi në shekullin XXI dhe koha e Ali Bungut ,nuk është më!...
Duhet të ngrihet vetëdija e qytetarëve për parandalimin e infektimit.
OBSH-ja I bënë apel që çdo person i pickuar nga rriqnat, gjithsesi të lajmërohet menjëherë në shërbimet shëndetësore.
Problemi më i madh për infektologët dhe epidemiologët Kosovarë është identifikimi nëse një person është pickuar nga rriqna.
Sipas epidemiologëve rriqna femër është shumë më e rrezikshme kur pickon pasi lëshon një enzime anestetike e cila eviton dhimbjen dhe në këtë mënyrë infektimi mund të zhvillohet pa qenë në dijeni personi se është kafshuar nga rriqna.Periudha e inkubacionit të infektimit është 5-7 ditë. Pas kësaj, varësisht prej imunitetit që ka krijuar personi, mund të zhvillohet infektimi.A thua planprishësit e IKSh-së janë të infektuar nga politika,rriqnat apo euro!...

Dihet se sipas literatures mjekësore për sëmundjen në fjalë, e rëndësishme është të zbulohet në kohë pickimi nga rriqna, sepse në këtë mënyrë shumë më lehtë mund të parandalohet infektimi. Edhe pse akoma nuk është shpallur gjendje alarmante e etheve hemorargjike në Kosovë , epidemiologë dhe infektologët kosovarë më siguri të plotë thotë se nuk ka vend për panik, dhe se
gjithçka do të jetë nën kontrollë.
Më siguri MSHK(Dr.Fadil Kryeziu) do ta bejë porosinë e dozave të barit Ribavirinë nga SHBA-ja. Ngase ky bar mjekësor është bar eksperimental i cili si antiviral i jepet pacientit për forcimin e imunitetit,pra ai do t’ju ndihmon sadopak në përmirësimin e gjendjës shëndetësore të pacientit…dhe dhashtë zoti që dikush nga përgjegjësit qoftë nga Qeveria,Ministria Shëndetësore , QKUK-ja , Spitalet tona që janë blerë nga Buxheti I Konsiliduar I Kosovës”të përgjigjët në pyetjen time që po e bejë edhe kësaj radhe”Kush është përgjegjës për skadimin e ilaqeve që janë blerë nga Buxheti i Konsiliduar i Kosovës me miliona euro, e që qendrojnë nëpër bodrumet e Spitaleve” kurse I sëmuri duhet blerë barëra,qoftë ky edhe një Andol!...
Vera erdhi, rriqnat “krime kongo”, do t’i kaplojnë edhe sivjet Zonat endemike,aty ku ishin edhe forcat ruse të Nato-s,apo populli është I imunizuar edhe kësaj radhe.

Mr.sc.Flori Bruqi

http://floart.blogspot.com
http://flori-press.blogspot.com

Prishtinë,12 maj 2006.