Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, maj 25, 2006

Flori Bruqi:BULETINI Nr.22 : GRIPI I SHPEZËVE

Mr.sc.Flori Bruqi:

BULETINI Nr.22 : GRIPI I SHPEZËVE

Si të mbrohemi nga gripi i shpezëve?


SIDA, SARS-i, tuberkulozi dhe ebola janë vetëm disa prej kërcënimeve ndaj shëndetit publik, që mund të përhapen shumë më shpejt se kurrë më parë në një botë transporti modern shumë të shpejtë. Kohët e fundit, gripi i shpendëve është shfaqur si një kërcënim i mundshëm ndaj njeriut.

Në këtë seri(Buletini 22) të Flomed-it,Floart-it dhe Flori-Press-it , shqyrtuam kërcënimin e mundshëm të gripit të shpendëve dhe përpjekjet për t'u përgatitur për atë që ekspertët thonë se një ditë mund të evolojë në një epidemi të madhe.
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se shkrimet tona janë pranuar mirë edhe nga WHO-ja,bile shumë shkrime tona janë edituar në shumë ueb site botërore(për shëndetësi)
Cilat janë simptomet, si bartet, a duhet të hajmë mish pule dhe gjërat tjera, çfarë të shmangim, a ndihmon më shumë barnat apo izolimi?
Ja 7 këshilla si të mbijetohet gripi i shpezëve.

1. A duhet të frigohemi nga gripi i shpezëve?
Infektimi i parë i njeriut me gripin e shpezëve është paraqitur në vitin 1997 në Hong Kong. Prej atëherë nga ky grip janë sëmurë 120 njerëz, dhe gjysma kanë vdekur. Vetëm në dy raste dyshohet se virusi ka kaluar prej njeriut te njeriu dhe gjithë të tjerët janë sëmurë në kontakt direkt me zogjët.

2. Si të e njohim infektimin me gripin e shpezëve?
Virusi i gripit të shpezëve H5N1 fillon me simptomet si dhe gripi i zakonshëm, shkakton kollitje, kokëdhembje, dhimbje në muskuj. Në organizëm përhapet shumë shpejt, sulmon mushkëritë dhe shkakton ndezje të cilat i shkatrojnë mushkëritë.

3. A është e rrezikshme të hahet mishi i pulës?
Nëse mishi është i përpunuar termikisht, nuk ka kurrfarë rreziku për njerëzit. Mishi i pulës normalisht mund të konsumohet. E rrezikshme është natyrisht pula e infektuar si psh kur në një kopsht zoologjik janë ushqyer tigrat me mish të infektuar. Kanë ngordhur 45 dhe më shumë se 100 janë dashur të vriten.

4. Si duhet të sillemi me kafshët?
Duke ditur arsyen se njerzit janë infektuar në kontakt me zogjët, prandaj duhet t'i shmangemi lojës me zogj, pula të infektuara.

5. A ka vaksina kundër fuqisë së pandemisë?
Për prodhimin e vaksinave kundër ndonjë virusi plotësisht të ri, industrisë farmaceutike i duhen rreth 4 muaj. Prandaj nëse paraqitet ndonjë virus me fuqi pandemike, një pjesë e botës do ta ketë menjëherë një vaksinë të tillë.

6. Sa vlejnë barërat antivirus?
Ekzistojnë dy barëra antivirus, tamiflu dhe relenza të cilat janë prodhuar para disa viteve si një mbrojtje kundër gripit. Kapsulat tamiflu ose relenza duhet të fillohen 24 orë para simptomit të parë. Ky bari kështu mund në këtë mënyrë të zbusë simptomet e sëmundjes.

7. A mundet dhe kur ndihmon izolimi?
Nga gripi human është shumë vështirë të izolohet njeriu në vet faktin se përhapet lehtë. Duhet t'i shmangemi tubimeve masovike. Në rastin e pandemisë me siguri se do të mbyllen shkollar dhe do të bvhen rregulla të caktuara në lëvizje(Floart)

Kush janë më të rrezikuarit nga gripi i shpezëve?

Shumica e të sëmurëve nga gripi i shpezëve kanë të lindur pas vitit 1968. Organizata botërore e shëndetësisë ka paraqitur strukturën e moshës që janë të sëmurë nga gripi i shpezëve.
Sipas Organizarës botërore të shëndetësisë (WHO) deri me 10 shkurt 2006 nga gripi i shpezëve i tipit H5N1 janë të sëmurë 116 persona.
Analizat e deritanishme e të sëmurëve nga gripi i shpezëve tregon se 50% e këtyre të sëmurëve janë më të vegjël se 16 vjet, 75% më të ri se 29 vjet dhe 90% më të ri se 39 vjet.
Burimi i infeksionit me siguri janë puplat dhe bartet prej njeriut tek njeriu(Flori-Press)

Industria farmaceutiko –kimike Zvicrane duhet të depozitojë ilaqe për gripin
Industria farmaceutike zvicerane sivjet duhet të depozitojë ilaqe kundër gripit. Kishilli federal Zvicran ka ndërmarrë masat kundër një përhapje të mundshme kontinentale ose madje dhe në shkallë botërore të virusëve, siç është bie fjala gripi i shpezëve.



Ndryshimet përkatëse të vendimit mbi magazinimin e detyrueshëm të antibiotikëve u bënë me rastin e shfaqjes së rasteve të gripit të shpezëve në Azi. Atje është parë se virusi i gripit gjithnjë e më shpesh po shfaqet në trajta të ndryshme të reja, - shkruan këshilli federal.
Në rast se vjen deri tek bartja e tij nga njëri ke tjetri, s’mund të përjashtohet as edhe një përhapje përmasash të mëdha – përkatësisht, një e ashtuquajtur pandemi. Diçka e tillë përfaqëson një rrezik që duhet marrë tejet seriozisht.
Në çastin e tanishëm nuk është garantuar një dispozicion optimal i sasive të mjaftueshme të të ashtuquajturave ilaqekundër gripit. Një pandemi gripi sipas vlerësimeve të ekspertëve shëndetësorë në Zvicër mund të shkaktojë mbi 2 milionë vizita mjekësore, rreth 14000 fletëdërgesa spitalore dhe një numër të konsiderueshëm rastesh vdekjeje(Floart)





H5N1 më i rrezikshëm se SARS
Zyrtarë mjeksorë kanë paralajmëruar se bota është afër një epidemie të fuqishme infektuese e cila është një përzierje e influncës së shpezëve dhe gripit. Autoritet kanë bërë të ditur se të prekur nga kjo epidemi do të jenë njerëzit dhe jo shtazët siq është menduar më parë. "Ne jemi duke e hulumtuar por nuk e dimë se kur do të ndodhë" ka tënë një zyrtar i WHO. "Nëse ndodhë, do të jetë më i rrezikshëm se SARS" bëjnë të ditur zyrtarët.
Shkaku se pse është më i rrezikshëm se SARS është se H5N1 është virus i cili transmetohet sikurse gripi i zakonshëm kurse SARS ishte gjysëm transmetues.
H5N1 tashmë ka mbytur shumë persona në Tailandë dhe Vietnam këtë vit, derisa SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) ka mbytur 774 dhe ka infektuar afër 8000 persona kryesisht në Azi në vitin 2003.
Të dy epidemitë kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike në rajon. WHO ka paralajmëruar se gripi i shpezëve i përzier me gripin e njerëzve mund të shpërndahet shpejtë dhe të shkaktojë afro 7 milion vdekje. Azia është vendi më i rrezikuar nga virusi H5N1 dhe për këtë arsye është krijuar Asociacioni i Popujve të Azisë Jug-Lindore (The Association of Southeast Asian NationS-ASEAN), ku bëjnë pjesë Malejzia, Indonezia, Filipinet, Tailanda, Vietnami, Brunei, Kamboxhia, Laos dhe Myanmar(Flomed)

Në Kosovë ende nuk ka asnjë rast të gripit të shpezëve

Kosova tash për tash është e pa prekur nga gripi i shpezëve, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë dhe e shëndetësisë është e përgatitur nëse paraqitet virusi vdekjeprues- kanë bërë të ditur zyrtarë të dy ministrive në Prishtinë
Sipas ekspertëve kosovarë edhe pse deri tash nuk është shënuar ndonjë rast i përhapjes së virusit mundësia e shpërthimit pandemik të sëmundjes nga virusi është rritur për shkak të mundësisë që ka H5N1 virusi të pësojë mutacione (ndryshime) dhe se, ekspertët botëror, sipas tij, pajtohen se “pandemia e gripit është e paevitueshme”. Sipas epidemiologëve, burim i sëmundjes janë shpezët dhe derrat, ndërsa sëmundja përhapet me rrugë aerogjene (përmes ajrit). Virusi H5N1 momentalisht është duke infektuar pulat në vendet aziatike, ndërkohë që paniku është shtrirë edhe në vendet e Evropës, Amerikës dhe kontinenteve të tjera, përfshirë këtu edhe rajonin e Ballkanit, pasi që as asgjësimi i 150 milionë shpezëve në Azi, nuk ka arritur ta ndalojë përhapjen e virusit në mesin e shpezëve dhe njeriut, derisa sipas ekspertëve gripi do të përhapet. Pas shfaqjes së virusit në Kazakistan e Rusi, Evropë sipas ekspertëve, rreziku po i ofrohet edhe shtetit tonë.
Ministria e Shëndetësisë e nënçmon rrezikun

Me gjithë rrezikun që nuk përjashtohet nga ekspertët, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Agjensionit të Veterinës e Ushqimit të Kosovës, thonë se “opinioni duhet sensibilizuar për rrezikun, por jo edhe alarmuar pa nevojë”.
“As shtetet më të forta të botës nuk janë imune ndaj këtij rreziku”, thotë një zyrtar i Agjensionit të Veterinës e Ushqimit të Kosovës,i cili nuk dëshiron ti përmendet emri. Sipas tij, institucionet qeveritare në vend janë të informuara për rrezikun, ndërsa shërbimet e këtij agjensioni që veprojnë edhe në pikat doganore, janë duke i kryer si duhet kontrollimet e duhura, në mënyrë që në vend të mos futen importe të mishit të shpezëve pa dokumentet që sigurojnë se ato janë të liruara nga sëmundjet ngjitëse. “Brenda vitit kryejmë testimin e mbi 3.000 mostrave të cilat dërgohen për analiza në IKSHP, ndërsa importet e mishit të shpezëve bëhen kryesisht nga Evropa, SHBA-të, Brazili, etj.”, thotë Gunga, sipas të cilit, tash për tash nuk ka indikacione që situata të alarmohet në Kosovë.

Kurse në Ministrinë e Shëndetësisë duket se janë paksa duke e nënçmuar rrezikun.

Një zyrtar i lartë në MSH(nuk dëshiron ti përmendet emri)thotë se, tash për tash, Ministria ka ndërmarrë diçka konkrete, edhepse sipas tij, ka paralajmërime se gripi i shpezëve është afër Kosovës. “...kemi ndërmarrë diçka dhe po i përcjellim trendet si po lëvizin dhe, nëse shohim se veç rreziku po kanoset, do t’i ndërmarrim të gjitha masat sikur që i patëm ndërmarrë për SARS, por që fatmirësisht nuk patëm raste”, thotë ai.
Ndryshe ndërkaq, duket ta kenë kuptuar këtë problem në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Zyrtarët e këtij institucioni të lartë kanë plotësisht të drejtë të thonë se sa i përket gripit të shpezëve me kohë e kanë lajmëruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera për rrezikun që mund t’i kanoset edhe Kosovës.

Drejtori i Departamentit të Epidemiologjisë të IKSHP-së, Prof.dr. asistent Naser Ramadani i ka drejtuar kreut të MSH-së dhe të gjitha institucioneve relevante shëndetësore (QKUK-së, Klinikës Infektive, Aeroportit-punktit shëndetësor, të gjitha pikave doganore, UNMIK-ut e KFOR-it), një informatë me shkrim me të cilën njoftohen këto institucione me situatën epidemiologjike të gripit të shpezëve në botë, duke dhënë njëkohësisht, edhe rekomandimet gjegjëse se çfarë masash të përgjithshme preventive duhet të ndërmerren nga institucionet dhe qytetarët në Kosovë. Një nga rekomandimet thotë se personeli shëndetësor duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të antibiotikëve dhe terapisë simptomatike.
Por,çuditërisht ky institucion i lartë shëndetësorë akoma nuk është i furnizuar më preparate të nejvoshme DDD,ngase kohë më parë arbitrarisht pa nevojë prishi tenderit prej 90.000 eurove dedikuar nga MEF-i për “Furnizim me preparate dezinfektuese,deratizuese,dezinfektuese dhe aparaturë”.


Vendet që janë më të kujdesshme se Kosova, edhe pse edhe fqinjët nuk duken aq të shpejtë (as Serbia ,Mali i Zi ,Maqedonia nuk bëjnë pjesë në mesin e vendeve që e kanë porositur më shumicë ilaçin Tamiflu) veç kanë filluar të krijojnë rezervat e parë të ilaçit Tamiflu (oseltamivir fosfat), i cili është në formë kapsulare dhe, i cili, edhe pse figuron në Regjistrin e barnave të Kosovës (viti 2005), vështirë ose fare nuk mund të gjendet në farmacitë e Kosovës.



Kapsula Tamiflu është i regjistruar në Regjistrin e barnave në Kosovë.
Përndryshe, Tamiflu kapsulat (25 x 75 mg), përdoren kundër gripit, megjithëse kanë efekt të kufizuar në ndikimin kundër gripit të shpezëve, ndërsa dhënia e tyre fillon më së largu 36 orë pas paraqitjes së simptomave të gripit dhe duhet të jepet së paku 5 ditë radhazi.

Në Kosovë, kuptohet, do të jepej nëse veç sigurohet, sepse praktika ka dëshmuar dhe po vazhdon të dëshmojë se në vend të marrjes me preventivën, përgjegjësit merren më shumë me pasojat(Flori-Press)

Vëmendja e shkencëtarëve tek ndryshimi i virusit të gripit të shpendëve(VOA)


Ndërsa kërcënimi nga gripi ishpendëve po përhapet në botë, vëmendja kryesore e shkencëtarëve është përqëndruar në studimin e virusit, për të zbuluar se kur dhe në se, virusi mund të ndryshojë dhe të kalojë nga shpendët tek njeriu.
Gripi i shpendëve është konfirmuar tani në më shumë se 40 vende të botës dhe zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të frenojnë përhapjen e tij. Nga rreth 200 njerëz të diagnostikuar me gripin e shpendëve deri tani, më shumë se gjysma e tyre kanë vdekur. Ata e morën virusin nga kontakti me pulat, rosat dhe zogjtë.
Deri tani virusi i gripit të shpendëve nuk përhapet nga njeri tek njeriu. Dr. Robert Webster mbledh dhe studion lloje të virusit në laboratorin e tij në Memphis. Ai thotë se ka shumë të ngjarë që virusi të pësojë ndryshime gjenetike dhe të bëhet i aftë për të kaluar nga shpendët tek njerëzit: "Ka shumë të ngjarë tani që virusi të ndryshojë për t’u transmetuar nga njeriu tek njeriu", thotë Webster. Në se kjo ndodh, epidemia vdekjeprurëse do të përhapej shumë shpejt në mbarë botën: "Është e papranueshme të mendosh se mund të vdesë 50 përqind e popullsisë, por mendoj se kjo mundësi ekziston. Më vjen keq në se njerëzit frikësoshen, por kjo është detyra ime.”
Dr. Jeffrey Taubenbergen në Institutin e Pathologjisë të Forcave të Armatosura thotë se ekziston një përvojë frikësuese, ajo e epidemisë së vitit 1918: "Rreziku i gripit të tanishëm të shpendëve është se virusi mund të jetë duke u ndryshuar në të njëjtën mënyrë si ai i vitit 1918". Dr. Taubenberger drejton grupin e studiuesve që zbërthyen kodin gjenetik të virusit, i cili fillimisht u shfaq si një virus gripi shpendësh. Por ata nuk janë të sigurtë se ku dhe kur ndodhi kjo. Ai thotë se virusi i sotëm i gripit, i quajtur H5N1 po tregon disa ngjashmëri me virusin e vitit 1918: "Viruset H5, veçanërisht ato të kohëve të fundit, ndajnë të njëjtat ndryshime duke sygjeruar se virusi po kërkon të bëjë ndryshime për të kaluar tek njerëzit. Kjo është një situatë shumë shqetësuese për ne", thotë Taubenberger.
Askush nuk e di se sa ndryshime do t’i duhen virusit që ai të kalojë tek njerëzit, kur do të ndodh kjo, dhe më e rëndësishmja, në se do të ndodhë ndonjëherë. "Mund të mos ndodh. Mund të kërkojë shumë ndryshime. Virusi mund të mos jetë në gjendje të shndrohet në virus tek njerëzit", thotë zonja Moscona. Megjithatë, Dr. Anne Moscona e shpenzon ditën duke kërkuar për tipe të reja anti-virale që do të parandalonin apo ngadalësonin përhapjen e gripit të shpendëve tek njerëzit."Kur virusi të bëhet i aftë për t’u transmetuar nga njeriu-tek njeriu, do të jetë e vështirë të frenohet.”
Shkencëtarët po punojnë pa ndërprerje, me shpresë se virusi nuk do të ndryshojë, por po përgatiten edhe për më të keqen.
SHBA: Masa për të parandaluar epideminë e gripit të shpendëve


Vitin e kaluar prania e gripit të shpendëve u konfirmua në katër vende të Azisë. Sot, virusi është përhapur në 33 vende në tre kontinente dhe ka shkaktuar vdekjen e 94 personave. Por edhe më shqetësuese është mundësia që virusi të transformohet dhe të shkaktojë një epidemi globale që të marrë jetën e miliona njerëzve. Para pak ditësh, zyrtarë të lartë të shëndetësisë amerikane njoftuan një nënkomision të kongresit rreth hapave të marra për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.
"Shpresa nuk është strategji. Një kërcënim diku është kërcënim kudo. Duhet të marrim parasysh skenarin më të keq." Këto ishin disa nga deklaratat e bëra nga pjesëmarrësit e një seance dëgjimore në një nënkomision të Dhomës së Përfaqësuesve për rrezikun e pashmangshëm që përbën përhapja e virusit nga zogjtë shtegëtarë.
Dr. Antoni Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive tha se bashkëpunimi ndërkombëtar është i nevojshëm për të parë evolucionin e virusit të gripit të shpendëve në mënyrë që shkencëtarët të mund të krijojnë shpejt një vaksinë në rastin e një ndryshimi vdekjeprurës. "Duhet të jemi mirë të informuar që të krijojmë vaksinën që do të jetë jo vetëm për njerëzit në Shtetet e Bashkuara por në mbarë botën. Na duhet transparencë dhe shkëmbim informacioni. Ky bashkëpunim po përmirësohet, por përsëri nuk është në nivelin që do të donim të ishte," thotë Dr. Fauci.
Megjithatë protestat e fundit nga fermerët e pularive në Egjypt tregojnë se transparenca dheshkëmbimi i informacionit nuk u shërbejnë interesave imediate të njerëzve, ekonomia e të cilëve varet nga shitja e pulave. Demonstratat erdhën në përgjigje të një vendimi të qeverisë për të grumbulluar popullatën e zogjve të Egjyptit në përgjigje të shfaqjes së virusit.
Ligjvënësja Nita Loui, demokrate e Nju Jorkut, tha se stimujt financiarë janë të nevojshme për të mbikaluar tendencat e fermerëve për të fshehur praninë e virusit. "Nuk ka patur përpjekje të mjaftueshme apo të suksesshme për të krijuar një mekanizëm financiar ndërkombëtar për të kompensuar fermerët për humbjet e tyre," thotë ligjvënësja.
Më shumë se 50 % e 170 njerëzve të infektuar deri tani me gripin e shpendëve kanë vdekur. Të gjitha viktimat besohet të kenë patur kontakt të drejtpërdrejtë me zogj të infektuar. Kjo e bën grumbullimin të rrezikshëm.
Për të minimizuar rezikun, Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë 20 mijë veshje mbrojtëse në Azinë Juglindore, Afrikë, Kaukaze dhe pjesë të tjera të botës. Kent Hill i Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar tha se janë urdhëruar edhe 1 milion e 500 mijë të tjera. "Këto lloj paketash materialesh do të përfshijnë, doreza, maska, kostume, syze, dizinfektant etj."
Në seancë u nënvizua fakti se gripi i shpendëve nuk ka të ngjarë që thjesht të zhduket. Pjesëmarrësit thanë se është shumë e rëndësishme që përhapja e tij të njoftohet menjëherë(VOA)
Ekspertët të shqetësuar për virusin e gripit të shpendëve që solli vdekjen e 7 familjarëve në Indonezi



Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po studiojnë atë që thonë se është një nga zhvillimet më të rëndësishme deri tani në përhapjen e virusit të gripit të shpendëve – vdekjen e shtatë anëtarëve të një familjeje në Indonezi.


Zyrtarë të lartë të agjencisë së shëndetësisë në Kombet e Bashkuara thanë se janë tepër të shqetësuar për përmasat dhe burimin e virusit në Indonezi.
Rasti në fjalë, në veri të Sumatras, ku shtatë anëtarë të një familje vdiqën brenda tri javësh dhe anëtari i tetë është i sëmurë, e bën këtë rastin më alarmant të infeksionit nga virusi.
Pas analizave të mostrave të reja të virusit, specialistët thonë se nuk kanë gjetur të dhëna që virusi të ketë pësuar ndryshim dhe të jetë bërë më i rrezikshëm.
Megjithatë një zëdhënës rajonal i agjencisë i tha Zërit të Amerikës se është pothuajse e sigurtë se ka patur një formë të kufizuar të kalimit të infeksionit nga njeriu tek njeriu. Zëdhënësi tha se ekspertët e shëndetësisë nuk gjetën asnjë pulë apo shpend në fshat që të ketë ngrodhur nga virusi. (VOA)
Literatura e shfrytëzuar për Buletin Nr.22:Gripi i shpezëve:
http://floart.blogspot.com/2006/05/flori-bruqisi-t-mbrohemi-nga-gripi-i.html
http://www.msnbc.msn.com/id/4067116/
http://www.msnbc.msn.com/id/12375868
http://www.msnbc.msn.com/id/9686290
http://www.msnbc.msn.com/id/9753354/
http://www.msnbc.msn.com/id/12933353/

The Bird Flu Preparedness Planner
by Grattan Woodson

Customer Review: For months now I have been watching the bird flu advance in our direction, and getting more concered as it picks up speed. As of this writing it has advanced to Africa and western Europe, although it has not yet mutated to a form easily passed from ...


The Monster at Our Door: The Global Threat of Avian Flu
by Mike Davis

Customer Review: He's kind of into it, isn't he? And that's not even considering the scary picture of the rooster on the front cover of his new book, MONSTER AT THE DOOR. In the 1950s such an illustration might have graced the cover of TALES FROM THE CRYPT, now her...


Bird Flu : Everything You Need to Know About the Next Pandemic
by Marc Siegel

Customer Review: While I'm not going to be travelling anytime soon to a bird flu type area, you still hear so much about it in the news and everyone has a different opinion that you don't know what's true and what's not. I know that Dr Marc Siegel is meant to be hig...


The Bird Flu Pandemic : Can It Happen"" Will It Happen"" How to Protect Yours...
by Jeffrey Greene, Karen Moline



Bird Flu (Everything You Need to Know)
by John Farndon



21st Century Complete Medical Guide to Avian Influenza and Bird Flu, Pandemic...
by PM Medical Health News

Customer Review: Contains basic material from CDC, NIH, WHO, etc., all of which is taken from the web with little to no specificity toward Avian Influenza; no deep coverage. Use your favorite search engine, you'll be glad you did.


Avian Influenza : Prevention and Control (Wageningen UR Frontis Series)



The Bird Flu Handbook: What Is Avian Influenza, And What Do We Need to Know t...
by Manoj Kunda


Bird Flu eBooks
Bird Flu - Help With Protecting Your Family
This eBook provides critical information to help protect yourself and your family from the developing bird flu pandemic for less than the cost of a...

The Avian Flu Blended Medicines Prevent and Treat
The Avian Health eBook has information on conventional + natural therapies written by Doctor + with Homeland Security meeting. Instant download.

Avian Bird Flu Survival Guide
Own the Whole Bird Flu Survival Guide. 25 pages, easy to read, clear and concise. Instant Download.

The Truth About Bird Flu
The Truth About Bird Flu reveals the shocking truth about Bird Flu - not just a book but a newsletter too! Instant Download.

How To Beat The Imminent Bird Flu Pandemic
How Will You and Your Loved Ones Survive The Imminent Bird Flu Pandemic? Do The Recent Bird Flu Stories Scare You? ... They Should! Download this e...

How To Prepare For The Bird Flu
If you want to prepare you and your family for the next human influenza pandemic then you must read this downloadable e-book that teaches you how t...

How to Safeguard Your Loved Ones From Bird Flu Now
How to protect yourself and your family from bird flu. Armor-plate your immune system, side-step infectious diseases and therefore live longer and ...


Latest Bird Flu News
• Chinese man dies of bird flu as virus spreads in Europe (Reuters via Yahoo! N...
Found on 05 Mar 2006 17:35 GMT
A man has died from bird flu in southern China, the ninth death from the H5N1 virus in the country, the official Xinhua news agency reported on Sunday.
.. More Bird Flu News
• Chinese man dies of bird flu as virus spreads in Europe
Found on 05 Mar 2006 17:35 GMT
HONG KONG - A man has died from bird flu in southern China, the ninth death from the H5N1 virus in the country, the official Xinhua news agency reported on Sunday.
.. More Bird Flu News
• China confirms new bird flu death (BBC News)
Found on 05 Mar 2006 17:31 GMT
A man who died last week in Guangdong is confirmed by the health ministry as China's ninth victim of bird flu.
.. More Bird Flu News
• Man dies from bird flu in southern China
Found on 05 Mar 2006 17:09 GMT
The man, identified as a 32-year-old with the surname Lao, was the 15th bird flu case in China. He died in Guangdong province, which borders Hong Kong.
.. More Bird Flu News
• Bird Flu Death in Southern China (Fox News)
Found on 05 Mar 2006 16:53 GMT
A respiratory disease expert says a 32-year-old man in a southern China province has been confirmed to have died of the deadly strain of bird flu.
.. More Bird Flu News
• Lethal bird flu spreads in France
Found on 05 Mar 2006 15:37 GMT
PARIS, France - A lethal strain of bird flu has spread to a region on France's Mediterranean coast, with confirmation Sunday that a swan there died of the H5N1 strain of the virus.
.. More Bird Flu News
• Poland reports first case of bird flu
Found on 05 Mar 2006 15:24 GMT
Poland detected its first case of bird flu, the government said on Sunday, as France, Switzerland and Romania reported further cases of the virus.
.. More Bird Flu News
• China reports new bird flu death
Found on 05 Mar 2006 14:09 GMT
A 32-year-old man in Guangdong Province is confirmed to have died of the H5N1 strain of bird flu, a prominent mainland respiratory disease expert told a Hong Kong television station Sunday.
.. More Bird Flu News
Bird Flu eBooks
Bird Flu - Help With Protecting Your Family
This eBook provides critical information to help protect yourself and your family from the developing bird flu pandemic for less than the cost of a...

The Avian Flu Blended Medicines Prevent and Treat
The Avian Health eBook has information on conventional + natural therapies written by Doctor + with Homeland Security meeting. Instant download.

Avian Bird Flu Survival Guide
Own the Whole Bird Flu Survival Guide. 25 pages, easy to read, clear and concise. Instant Download.

The Truth About Bird Flu
The Truth About Bird Flu reveals the shocking truth about Bird Flu - not just a book but a newsletter too! Instant Download.

How To Beat The Imminent Bird Flu Pandemic
How Will You and Your Loved Ones Survive The Imminent Bird Flu Pandemic? Do The Recent Bird Flu Stories Scare You? ... They Should! Download this e...

How To Prepare For The Bird Flu
If you want to prepare you and your family for the next human influenza pandemic then you must read this downloadable e-book that teaches you how t...

How to Safeguard Your Loved Ones From Bird Flu Now
How to protect yourself and your family from bird flu. Armor-plate your immune system, side-step infectious diseases and therefore live longer an
Ecobirds is your partner
Bird control products since 1980 electrified line, bird spikes, nets
www.ecobirds.com
A New World Order: Coming
USA & Papacy Behind it: Are you Ready for it? Learn Bible prophecy
www.worldslastchance.com
www.cdc.gov/flu/avian/ - 17k
www.cdc.gov/flu/avian/gen-info/facts.htm - 18k
www.pandemicflu.gov/ - 22
en.wikipedia.org/wiki/Avian_flu - 65k
www.who.int/csr/disease/avian_influenza/en/ - 24
www.who.int/csr/don/2004_01_15/en/ - 38
www.mayoclinic.com/health/bird-flu/DS00566 - 21k
usinfo.state.gov/gi/global_issues/bird_flu.html - 34k
www.oie.int/downld/avian%20influenza/A_AI-Asia.htm - 55
www.fao.org/ag/againfo/subjects/en/health/diseases-cards/special_avian.html - 25k
Prishtinë,25.05.2006 Mr.sc.Flori Bruqi