Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, maj 28, 2006

Flori Bruqi

Flori Bruqi:

Britma e dëshpërimit

Pak jetë janë dokumentuar, po aq sa ajo e Virginia Woolf-it. Pak njerëz kanë jetuar aq shumë sa të kenë dhënë për të gjithë ne: ajo do të vazhdojë të japë shumë për një publik të gjerë me kalimin e viteve. Çfarë na jep ajo kaq të rëndësishme për të cilën ne i rikthehemi herë pas here?

Ajo na mëson të kemi kurajon në përballimin e vështirësive. Të mësojmë të njohim shpirtrat tanë në mënyrë që të kuptojmë gjërat e çuditshme që ndjejmë dhe bëjmë. Nëse ne do të këmbëngulin në përballimin e pashpreshmërisë, ne do t'ia dalim mbanë. Shkrimet e saj janë harta drejtuese që na tregojnë se si të gjejmë rrugën e duhur.

Fjalët e saj ngjajnë me pëshpërimën e erës, detit dhe ato këndojnë metaforikisht – siç bënin kuartetet e Beethoven-it në thellësinë e eksperiencës njerëzore.

Kur ishte fëmijë, Virginia Stephen-i ishte një diamant me një shkëlqim të mprehtë dhe bukurie nga shumë gurët në lumin e jetës së rrëmujshme familjare. Ajo u dërrmua, u dërrmua vazhdimisht. Por këto plagë thelluan si përdorimin e jashtëzakonshëm të fjalëve, perceptimet e thella psikologjike, përqafimin e gëzueshëm të botës natyrore dhe mbi të gjitha vendosmërinë këmbëngulëse në kapërcimin dhe ngritjen mbi këto plagë sa më shumë të ishte e mundur.

Virginia thithi dashurinë e fjalëve nga babai i saj Sir Leslie, një kritik letrar i shquar dhe historian. Ajo përpiu librat në biblotekën e tij dhe shkroi tregime që nga mosha 7 vjeçare.

Aftësia që Virginia ndërfuti në rradhën e saj Stephen ishte dhuntia e saj e admirueshme për vetë vëzhgim. Henry James, një mik i familjes e këshilloi atë “Vëzhgo vazhdimisht!”. Ajo ndoqi këshillën e tij. Vëzhgimet e eksperiencave të saj më të thella ose ndjesore u bënë themeli i shkrimeve të saj, duke pasuruar çdo karakter të historive të saj. Këto karaktere ajo i krijoi nga vëzhgimi i vazhdueshëm i të tjerëve, si ato nga të afërmit e saj të shumtë, grupi i miqve të mbledhur për çaj, ose një grua në ndarjen e trenit për të cilën ajo fantazonte, ndërsa e shikonte përtej gazetës së saj. Megjithatë, as trashëgimia ose as shembulli nuk mund të shpjegonin dhuntinë e saj për fjalët, atë gjenialitet të dhuruar nga Zoti, që filloi të shfaqej në shkrimet e saj, në mesin e të tridhjetave: dhuntia e saj për të kompozuar muzikë të përbërë nga kujtimet, grimca ngjyre dhe drite, tingulli i valës dhe hapave ose goditja e terrorit ose urrejtjes, peng e dëshirës, shpërthimi i papritur i gëzimit, që shfaqej nëpërmjet reve të dëshpërimit.

Gina e vogël, ashtu siç e thërriste i ati, do të kishte nevojë për të gjithë fuqinë e paraardhësve të saj dhe dhuntitë e veçanta, për të mposhtur dhe t'iu mbijetuar goditjeve, që fati kishte ruajtur për të, duke qenë se ajo kishte trashëguar nga paraardhësit e saj prirjen për sëmundjen e depresionit maniakal. Rrethanat tramautike të fëmijërisë së hershme shndërruan këtë prirje në realitet. Pas vdekjes së të ëmës kur ajo ishte 13 vjeç, ajo vuajti nga çrregullimi i parë emocional.

Lërmëni t'i numëroj humnerat të cilat Virginia Stephen-i duhet të kapërcente për t'ia dalë mbanë. Mamaja e saj ishte shumë pak e pranishme gjatë muajve dhe viteve të para të jetës dhe koha që kalonte me të ndërpritej gjithmonë. Ishin 8 fëmijë në shtëpinë e Julia Stephen-it, një burrë në kërkim të vëmendjes së vazhdueshme, të afërm të sëmurë për t'u kujdesur dhe prania e përditshme e vizitorëve. Ajo vetë vuante herë pas here nga depresioni. Për 4 fëmijët më të vegjël kujdeseshin një grup shërbëtoresh. Të gjithë ata vuanin nga ankthi. Mendohet se Vanessa vuante nga depresioni kur ishte 13 vjeç. Kur ishte në kolegj Thoby, kishte makthe; duke ecur në gjumë ai kishte qenë duke rënë nga dritarja. Virginia shquhej për shpërthimet karakteriale dhe ndryshimin nga të qënurit një fëmijë miqësor, në një fëmijë nervoze gjatë kohës kur familja kalonte periudha stresante. Dhe Adrian-i, vëllai më i vogël, shkonte tek analisti, kur u rrit për shkak të fëmijërisë së çrregullt. (Ai u bë psikoanalist.)

Vogëlushja Gina e ndjente veten të pamirëpritur në çerdhe, ku Vanessa 3 vjeçare ishte lidhur ngushtë si një “nënë” me Thoby-in e vogël. Aty nuk kishte vend për një të paftuar. Afrimi i ngadalshëm me grupin e fëmijëve formoi një lidhje por të ndërtuar mbi garën. Ata ndjenin kënaqësi kur e ngacmonin atë; ajo në frustracionin e saj u përshtat në përballimin e tyre. Ndjenjat e saj të refuzimit dhe zemërimit u përforcuan me lindjen e vëllait më të vogël Adrian-it, i cili ishte “gëzimi” i nënës së saj.

Takimet e fëmijëve me prindërit e tyre ishin të pakta. Ata shfrytëzonin çdo rast për të hyrë dhe dalë në kohën e çajit dhe të kultivonin ato talente që mund të tërhiqnin vëmendjen dhe aprovimin e nënës dhe babait të tyre. Woolf përshkruan në “A Sketch of the Past”, i shkruajtur vite përpara vdekjes së saj, “Kurrë s'do të harroj kënaqësinë e paimagjinueshme – ishte si të isha një violinë dhe dikush të luante me mua – kur zbulova që ajo i kishte dërguar një tregim timi Magde Symonds-it”. Virginia dhe nëna e saj do t'i rrëfenin njëra tjetrës histori kur ajo filloi të shkruante në moshën 7 vjeçare. Vajzat mësoheshin nga mamaja e tyre. Më vonë babai i tyre dhe një kujdestar i rastësishëm iu mësonte gjuhët. Vetëm djemtë u çuan në shkollë. Si një e rritur, ajo luftoi kundër kësaj padrejtësie.

Kur ishte një fëmijë i vogël Virginia u ngacmua nga gjysëm vëllai Gerald Duckworth-i, i cili ishte 18 vjeç. Në adoleshencë, ajo dhe motrat e saj ngacmoheshin në mënyrë të përsëritur nga vëllai i tij më i madh George. Woolf-i besonte se frixhidetiti i saj seksual rridhte nga këto dhunime të besimit dhe trupit të saj.

Dhe së fundi në këtë listë traumash janë edhe humbjet e shumta nga vdekjet: mamaja në moshën 13 vjeçare, gjysëm motra Stella – e cila kishte marrë përsipër rolin mëmësor – në moshën 15 vjeçare, babai në moshën 22 vjeçare dhe kur ishte 24 vjeç vëllai i saj Thoby.

Ku e gjente Virginia forcën për t'u rikthyer përsëri dhe përsëri nga depresionet e përsëritura që rridhnin nga kjo murtajë fatkeqësish? Dhuntia e saj me fjalët – ishte jetëshpëtuese. Duke ndërfutur ankthin e saj në shkrimet e saj ajo mbante një ekuilibër jo të lehtë. Por ishte e shejuar të jetonte gjithë jetën e saj me një sy tek përbindëshi që dilte nga deti dhe që e kërcënonte ta zhyste thellë në melankolinë dhe çmendurinë paralizuese.

Le ta fillojmë duke marrë parasysh traumën e parë dhe më të rëndësishme: fakti që marrëdhënia intime me të ëmën ndërpritej vazhdimisht. Ajo ushqehej me biberon kur ishte 10 javëshe. Kur ishte 22 muaj, Adriani urzupoi totalisht vëmendjen e të ëmës. Për shkak të këtyre thyerjeve të hershme në qëndrueshmërinë e investimit të të ëmës tek ajo, Virginia Woolf-i ishte e shenjuar të përndiqej gjithë jetën e saj nga një dëshirë, të cilën nuk mund ta përmbushte. Megjithëse pasioni i saj për burrat ishte frenuar nga ngacmimet seksuale, me burrin e saj Leonard-in ajo duket se ishte çliruar nga ambivalenca dashuri/urrejtje që mundonte atë në miqësitë me gratë. Kur Vita – Sackville–West-i hyri në jetën e Virginia-s në moshën 40 vjeçare ishte për shkak të mbështetjes së sigurtë të Leonard-it që ajo të mund të përjetonte pasionin e saj të papenguar nga nevoja fëminore urgjente, që ndryshe do ta kishte bërë këtë marrëdhënie të patolerueshme.

Shkrimet e saj shërbenin si një sublimim për urinë e vazhdueshme: nga ky akt i shprehjes së kësaj nevoje në shkrim, ajo kishte mësuar aftësinë e paçmueshme e të ushqyerit të vetvetes. Përgjatë të gjithë veprës së saj mund të dëgjohen britmat e dëshpërimit. Ashtu siç është e paevitueshme, rasti kur dëshirimi nuk plotësohet, dashuria e Woolf-it bashkohej me urrejtjen dhe zemërimin e qëndrueshëm. Kur ajo ishte e depresuar përbindëshi kthehej kundër saj. Kur ajo ishte maniakale përbindëshi dilte në sipërfaqe; ajo në mënyrë të dhunshme sulmonte ata që donte, të cilët mendonte që e kishin tradhëtuar dhe braktisur.(Perktheu:F.Bruqi)


Willy Pasini: Ja si të zgjatësh jetën e një çifti
________________________________________
Seksologu i famshëm, autor i librit “Jeta në çift” shpjegon si jetohet dashuria në moshën 20 vjeç, 30 dhe 40 vjeç. Dhe cilat janë strategjitë për ti zgjatur më shumë jetën.

Çfarë është dashuria e përjetshme? Pse dikur dashuritë zgjasnin për një jetë dhe sot mbarojnë thuajse menjëherë? Dhe sërish: si jetohen dashuritë në ditët e sotme në këto mosha? Egziston një recetë për të bërë që të zgjasë përgjithmonë ose së paku sa më shumë të jetë e mundur një lidhje? E pyetëm Willi Pasinin, psikiatër dhe seksolog me famë ndërkombëtare...

MË SHUMË DASHURI, MË PAK SEKS

Në librin e tij “Jeta në çift” konsistohet në shkakun kryesor të krizave të çifteve në ditët e sotme, sidomos tek më të rinjtë dhe seksi. E mendon me të vërtetë?
«Po, në sensin që çiftet moderne e kanë zhvendosur të gjithë vëmendjen nga ndjenja tek seksi. Kjo mund të sjellë në fakt vetëm pasoja negative”.

Cilat?
«Paqëndrueshmërinë e lidhjeve të dashurisë. Në moshat 15-20 vjeç çiftet ishin romantikë, dmth që rrinin bashkë sepse ndanin të njëjtat ndjenja. Më pas në mënyrë progresive vëmendja u zhvendos tek seksi. Sot dy njerëz rrinë bashkë për të provuar ndjesi intense: çiftet nga romantikë janë bërë sensorialë. Por kjo vë në rrezik lidhjet e dashurisë. Në fakt seksi është i paqëndrueshëm për nga vetë natyra e tij”.

Të bërit shumë seks pra i bën keq çiftit?

«Jo, por të bazosh gjithshka tek ai, po. Kështu të bërit seks shumë herët shkatërron një lidhje para se ajo të lindë. Dikur para se të nisej një lidhje dashurie kishte flirt, vallëzim, egzistonte një mënyrë për tu njohur pa e tepruar. Sot bëhet seks pa i mësuar emrin partnerit. Seksi është bërë një mënyrë komunikimi dhe kështu nuk funksionon: jo vetëm sepse kështu mund të bëhen më shumë gabime seç duhet, por sepse të zbulosh se personi pas të cilit mendoni se jeni i dashuruar nuk është siç e kishit imagjinuar, të lëndon shumë. Ja pse këmbëngul që seksi i parakohshëm është i panevojshëm dhe nevojitet të zbulosh ndjenjat”.

Çiftet 20 vjeç, mes ambiguitetit dhe seksit të mesëm

Si e jetojnë dashurinë 20 vjeçarët dhe adoleshentët ?

«Ka shumë konfuzion dhe ambiguitet. Në fakt përherë e më shumë dëgjohen fjalët si Seksi i Mesëm, shkrirja mes maskiles dhe feminiles. Shoqëria e sotshme vlerëson gratë e forta, mashkullore dhe në të njëtën kohë fëminile. Tek burrat, në fakt ka “rënë” miti i mashkullit të fortë dhe dominon gjithnjë e më shumë narcizismi. Ja pse bëhet gjithmonë e më e rëndësishme ndërhyrjet dhe kurat estetike: duke përdorur kremëra, duke depiluar kraharorin etj. Si David Beckham që shfaqet shumë mashkull pasi ka grua dhe të dashura, por në të njëtën kohë pëlqen të shihet dhe të fotografohet në poza ambigue. Kjo tek adoleshentët mund të krijojë konfuzion dhe mund tu induktojë të mendojnë që ambiguiteti seksual është një mundësi dhe prandaj kanë shumë dyshime dhe pak siguri në çiftet heteroseksuale”.

Dhe kjo çfarë sjell?

«Nga njëra anë zhgënjimin e burrave që kur nuk gjejnë ëmbëlsi tek partneret ndihen të poshtëruar dhe të gënjyer. Ndërsa nga ana tjetër, zhgënjimin e grave që kërkojnë një mashkull viril, një ‘doberman” dhe që gjejnë një kafshë të butë. Në këto raste marrëdhënia shkon mirë vetëm nëse ka një përputje të roleve: përshembull një grua e fortë që kërkon një burrë të urtë. Por kjo ndodh rrallë».

Si i bëhet atëherë?
«Përpiquni të njiheni sa më shumë të mundeni para se të nisni një histori. Këto lloj burrash e tregojnë menjëherë atë çfarë janë dhe është shumë më mirë për një grua që të dijë se ka të bëjë me një Piter Pan i cili ka frikë të bëjë projekte për jetën, se sa të mbetesh e zhgënjyer në të ardhmen».

Çiftet 30-40 vjeç: super punë dhe pak autonomi

Çfarë e çon drejt një krize një çift të kësaj mosheje?
«Në përgjithësi problemet nuk qëndrojnë tek mosha, por tek vitet që kanë kaluar bashkë. Me fjalë të tjera problemi është si të kemi një ‘ti” dhe “unë” përveç “ne”. Tek të tridhjetat ka një ndryshim tek modelet e tyre simbiotikë, dmth dëshira për të ndarë gjithshka me partnerin, mënyrën e të bërit të gjërave, të gjithë investimin në punën e tyre. Në praktikë: kanë një model të tyrin romantik, por mendojnë për karrierën dhe kjo shpesh çon në krizë raportin, kështu për shembull kur njëri nga partnerët vendos të zhvendoset në një qytet tjetër me punë dhe tjetri vendos të mos e ndjekë. Tek të dyzetat problemi qëndron tek një hapësirë autonome, pak hapësirë për “ai” dhe “ajo' të pavarur nga “ne'. Për këtë arsye është e vështirë të vendosësh tek i njëjti person të gjithë cilësitë: në rastin e grave për shembull është burri i qëndrueshëm që jep gjërat kryesore dhe i dashuri që të bën të fluturosh ».

Si mund të përballohen këto situata?
«Në fillim çifti duhet të mësojë të shohë brenda vetes dhe jo pas. Vetëm kështu mund të vlerësohen ato elementë që bashkojnë dhe të bëjnë të rigjesh harmoninë ».

Receta për një çift të lumtur?
«Është e bazuar në elementë thelbësorë: të kesh projekte të përbashkëta, të jesh i aftë të përballosh stresin e përditshëm që mund të shkaktohet nga probleme ekonomike, shëndetësore, të dish të mënjanosh agresivitetin, të kesh njëfarë ironie, një farë lehtësie në të kapërcyerën e vështirësive dhe gjëja më e rëndësishme është të ndash nevojat e çiftit nga ato të familjes: në qoftë se familja ka nevojë për qëndrueshmëri, çifti për të mos u mërzitur duhet të ketë dhe një dozë të mirë papritshmërie”.

Çiftet që zgjasin
Mund të na jepni një shembull të çifteve që zgjasin ?
«Ka modele të ndryshme. Për shembull çiftet që janë më tepër familjarë; e kalojnë fundjavën duke bërë punë të vogla në kopësht ose në shtëpinë e tyre. Zakonisht të dy partnerët frekuentojnë pak njerëz dhe i kalojnë pushimet bashkë në një vend të panjohur, mbase të njëjtë. Në shtëpi ndajnë detyrat dhe një shpenzim të njëjtë të parave. Zakonisht ky është një model që funksionon mirë dhe pse gjithmonë është një armik në ruajtje: mërzitja”.

Një rast tjetër?
«Çifti paralel. Kërkimi pas një serie dashurish dhe zhgënjimesh, të qëndrueshmërisë. Ajo i shpenzon të gjitha energjitë në edukimin e fëmijëve, ndërsa ai i rrëmbyër nga puna e tij mendon që thelbësore është sjellja në shtëpi e një rroge të sigurt që i plotëson të gjitha nevojat e familjes. Gjatë fundjavës burri shkon në palestër ose bën gjithshka vetë në shtëpi dhe gruaja çon fëmijët tek gjyshi. Bëhet fjalë për çiftet e lidhura ngushtë me zakonet, por pak funksionalë. Pastaj janë dhe çiftet “trincea” ku të dy partnerët e kosniderojnë botën e jashtme si një armik. Ky është çifti që funksionon në një qark të mbyllur. Ajo çka i bashkon të dy është ndjenja e një armiku të përbashkët për të luftuar”.

Ai që funksionon më tepër?
«Është një tjetër; çifti aleat. Një shembull tipik është ajo e shokëve të klasës dashuruar që në moshën 16 vjeçare të cilët kanë frekuentuar të njëjtët miq dhe të njëjtën lagje. Janë shumë shoqërorë dhe dominantë dhe të martuar me fëmijë: vazhdojnë të jenë shumë të hapur, marrin pjesë në iniciativat lokale dhe i takojnë vazhdimisht prindërit. Është një çift i hapur në kontaktet me jashtë, që pëlqen të thyejë zakonet dhe i konsideron miqtë si të pazëvendësueshëm”.

Biografia

Willy Pasini, milanez, i martuar me dy fëmijë, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Milano, specialist në psikiatri në Universitetin e Gjinevrës në Milano.
Nga viti 1973 ka punuar si ekspert në Organizatën Botërore të Shëndetit

(WHO) për programet e Shëndetit Familjar dhe Edukimin Seksual. Anëtar i Shoqatës së Psikoanalistëve, anëtar i Komitetit Shkencor të Federatës Italiane Seksologe Shkencore (F.I.S.S). Anëtar i Federatës Evropiane mbi Seksologjinë (F.E.S), president i A.S.P.A. Autor i shumë bestseller-ve, të përkthyer në dhjetë gjuhë dhe i dyqind publikimeve shkencore.

Mësimet dhe kërkimet e tij janë kryesisht mbi psikiatrinë, psikologjinë mjekësore gjinekologjinë psikomatike, seksologjinë klinike, sëmundjet psikomatike dhe psikoterapinë.


Adoleshentët, prindërit dhe seksi:


A duhet të thyhen tabutë e seksit? A duhet të flasin prindërit me adoleshentët rreth marrëdhënieve seksuale?
Të flasësh për seksin me një adoleshent nga pozita e prindit, nuk do të thotë të qetësosh vetëm kuriozitetin e moshës por edhe të plotësosh mangësitë e tij rreth edukatës seksuale, ta mbrosh nga humbjet që ai mund të ketë për shkak të padijes. Për të mbritur deri tek një bisedë mbi seksin, duhet të ndërtohen disa ura komunikimi, një klimë ku ai nuk do të ndihet i paragjykuar. Adoleshentët kanë shqisa të mrehta: Ata janë në gjendje të dallojnë nëse prindërit e konsiderojnë tabu seksin, e shohin adoleshentin si ende të papjekur për të folur rreth seksit ose nëse ata vetë janë të painformuar. Por, adoleshenti nuk ka nevojë për një prind që të jetë ekspert në biologji. Ai ka nevojë për dikë që mund të japë atij disa njohuri bazë rreth marrëdhënieve seksuale duke mos u mbështetur vetëm në anën teknike të këtyre marrëdhënieve por edhe në atë humane: emocionin dhe dashurinë. Ai ka nevojë për dikë që t'i transmetojë mesazhin se seksi dhe dashuria duhet të shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën.

Edlira: A mund t'i këshilloj vajzës sime të marrë kontraceptivë?
Pyetje : Vajza ime është 17 vjeç. Është e lehtë të shquash ndryshimet fizike në trupin e saj: Është bërë zonjushë e vërtetë. Nga telefonat e zgjatura dhe skuqjet në fytyrë sa herë që i them se X e kërkon, kuptoj se mund të ketë një lidhje. Ende nuk kam marrë guximin të flasë me të dhe të mësoj diçka më shumë për djalin me të cilin shoqërohet. Nuk jam e trembur nga kjo lidhje, por më shumë nga prirja që kanë të rinjtë sot për të avancuar më tepër: Marrëdhënie seksuale, shtatëzani e padëshiruar, sëmundje seksualisht të transmetueshme. Këto janë gjërat që më shqetësojnë. Jam e bindur që midis tyre nuk kanë filluar marrëdhëniet seksuale, por sigurisht me kohë, do shkojnë edhe aty. A do të ishte e pranueshme që unë t'i këshilloja sime bije marrjen e kontraceptivëve?

Përgjigje : Shpesh një pyetje e tillë i vë prindërit para dilemave: “A mund t'i dukem si “bashkëpunëtore”, si “nxitëse” për fillimin e jetës seksuale nëse unë i këshilloj marrjen e kontraceptivëve? Por nëse hesht, a mund të kërcënohet nga rreziqet që shoqërojnë jetën seksuale dhe që ajo nuk i njeh ose i injoron duke e parë veten si një përjashtim? Në shumë raste, ndodh që një adoleshent/e këshillën e prindit për përdorimin e kontraceptivëve ta interpretojë si një lloj “linçensimi” për fillimin e marrëdhënieve seksuale. Megjithatë, ky është një problem i vogël dhe i evitueshëm përballë atyre që mund të shkaktohen nga kryerja e marrëdhënieve të pambrojtura. Ai mund të evitohet duke diskutuar me adoleshentin rreth njohurive të tij mbi pasojave e një marrëdhënieve të pambrojtur. Shpesh, adoleshentët nuk arrijnë të konceptojnë se një SST ose një shtatëzani janë pasojë e një akti të vetëm seksual. Ose ata mendojnë se kanë një mbrojë magjike nga çdo e keqe.
Megjithatë, një bisedë mbi mjetet mbrojtëse ka nevojë për biseda të tjerë përgatitore. Ju shkruani se nuk keni folur me vajzën për marrëdhënien e saj. Atëherë, mos humbni kohë. Përpiquni të krijoni një terren të përshtatshëm. Ju keni disa detaje. Ju mund të nisni një bisedë pas një telefonate që ka marrë nga i dashuri, ose mund të përfitoni nga një subjekt telenovele për të folur për një lidhje një çift, ose nga një diskutim i përgjithshëm për dashurinë. Më pas, pasi të jeni e sigurt që vajza ndihet komode në këto biseda dhe ju nuk i transmetoni mesazhe të gabuara, mund të pyesni për marrëdhëniet seksuale dhe ta këshilloni për marrjen e kontraceptivëve.

Gjithashtu, vajza juaj ka nevojë të informohet rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe të ndërgjegjësohet se sa afër saj janë ato. Shpesh një adoleshent, nën efektin e pasionin, të përrallës së princit të kaltër nuk mendon për atë që vjen më pas: Nuk kërkon të dijë për historitë seksuale të partnerit, për nivelin e tyre të sigurisë. Nga ana tjetër, duhet t'i bëhet e qartë dhe rreziku i shtatëzanisë. Trupi i saj ka gjithë potencialin e mundshëm për të konceptuar dhe mbajtur një bebe. Shtatëzania, nuk i rezervohet vetëm një çifti të martuar por edhe një adoleshenti që në shumë aspeket është ende fëmijë.

Ana: Im bir sheh revista pornografike!
Pyetje: Para disa ditësh, rastësisht, ndërsa pastroja dhomën e djalit tim 17 vjeçar zbulova disa revista pornografike. U tmerrova dhe nuk doja të ndaja me tim shoq këtë fakt. Nuk e di se si do të reagonte ai. Ai edhe mund ta qëllonte. A është e dëmshme parja e këtyre revistave? A duhet t'i tërheq vrejtje?

Përgjigje: E dashur Ana, djali juaj është një adoleshent normal që dëshiron të mësoj sa më shumë rreth seksualitetit. Në kushtet e një vendi si Shqipëria, ku nëpër shkolla mungon edukata seksuale e mirëfilltë dhe mundësia për të folur me prindërit rreth një teme që ende konsiderohet tabu, është minimale, do t'i drejtohet revistave pornografike. Seksualiteti dhe dashuria merr të tjera dimensione në adoleshencë: Ai mund të ketë një të dashur dhe marrëdhëniet seksuale i duken shumë afër. Dhe është normale që ai të kërkoj të zbulojë “sekretin” e mollës së ndaluar.
Për më tepër nuk duhet të harrojmë që në kërë moshë, fëmija juaj udhëhiqet nga parimi ‘ ''E bëjnë të tjerët. Do ta bëj edhe unë ''. Ka shumë mundësi që këto revista të qarkullojnë brenda një grupi shokësh, ndërmjet të cilëve lirshmëria për të folur rreth seksit është e madhe. Duke patur si pikënisje një revistë pornografike, ata ndajnë me njërit -tjetrin atë ç'ka dinë për seksin: Çfarë kanë mësuar nga më të mëdhenj, nga eksperiencat personale, ose çfarë mund të kenë lexuar.

Të dëmshme? Këto revista nuk dëmtojnë për sa kohë që adoleshenti i përdor thjesht si një mjet për t'u informuar. Por nëse ai kalon një pjesë të madhe të kohës me to, nëse ai izolohet nga miqtë, nëse ato i shërbejnë si një refuxho, atëherë duhet dyshuar se diçka nuk shkon. Në psikikën e tij këto revista mund të fetishizohen deri në atë pikë, sa mund të shndërohen në një burim kënaqësie seksuale në kurriz të asaj kënaqësie që adoleshenti mund ta përfitoj nga një marrëdhënie e drejtpërsëdrejtë. Gjithashtu, ai mund të krijojë iluzione rreth një marrëdhënie: Një botë pritshmërish që do të jenë larg nga ajo që ai do të zbulojë në kontatet seksuale.

Të flsini ose jo me fëmijën tuaj ? Seksualiteti, dhe çdo gjë që lidhet me të, përbën një çështje delikate. Përpara se të shkoni tek dialogu me djalin duhet të pyesni veten nëse jeni gati të flsini për seksin. A është tabu për ju një disktutim mbi marrëdhëniet seksuale? Përpiqun të kuptoni fillimishit reagimet tuaja : Përse u tmerruat nga disa revista pornografike? Përse parashikimet tuaja për sjelljen e bashkëshortit ndaj ‘'këtij zbulimi'' janë dramatike ? Nga ana tjetër, mendoni për bisedën me fëmijën : Çfarë do t'i thoni ? A mund t'i interpretoj ai pyetjet tuaja si kërkesë llogarie? Pyetjet do të ngelen thjesht tek revistat apo do të shkojnë më tej? Pasi t'i jeni përgjigjur këtyre pyetjeve dhe të keni analizuar limitet tuaja, bëni hapin e madh.

Adoleshentet 16 vjeçare dhe seksi: Opinione

A mund të flasin adoleshentet me prinderit për marrëdheniet seksuale? A duan të kenë më shumë informacion rreth seksit dhe mjeteve mbrojtëse? A janë të ndërgjeshme për pasojat e një akti seksual të pambrojtur?

Nertila
Prindrit nuk më kuptojnë për shumë gjëra: Nuk kuptojnë moshën time, gjërat që unë dua, gjërat që unë bëj. Normalisht nuk më kuptojnë edhe për marrëdhëniet që unë mund të kem me çunat. Përsa i përket marrëdhenieve seksuale ata nuk e imagjinojnë që unë mund t'i kryej në këtë moshë. Bisedat mbi marrëdhëniet seksuale mund të përfundojnë në debat ndaj edhe unë edhe ata i shmangim. Nuk di shumë gjëra për marrëdhëniet seksuale, por kam dëgjuar se nëse njerëzit nuk njihen duhen të përdorin mjete mbrojtëse. Di që prezervativi është një mjet mbrojtës, por jo sesi përdoret. Një akt i pambrojtur mund të shkaktojë shtazani ose infektim me sida.

Jonida
Të flas me prindërit për marrëdhëniet seksuale është pak e sikletshme për mua. Nuk më ka ndodhur asnjëherë që të pyes prindërit për marrëdhëniet seksuale. Për këtë çështje mund të bisedoj vetëm me shoqet. Mendoj se po të pyesja prindërit do të ndjeja pak turp dhe ndrojtje gjithashtu. Mendoj se nuk është turp të pyesësh prindërit për marëdhëniet seksuale, por kam frikë se nuk do të më kuptojnë. Do të më pëlqente të dija më shumë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, parandalimin e tyre dhe për çdo gjë tjetër qe ka lidhje me seksin. Mendoj se edukata seksuale është shumë e rëndësishme në jetën e një femre. Di që gjatë një akti seksual, mashkulli mund të përdorë prezervativin dhe femra kontraceptivin. Prezervativi, përveç parandalimit të shtatzanisë na mbron edhe nga sida. Prandaj të rinjtë gjithmonë duhet të jenë të informuar rreth seksit dhe pasojave që vijnë më pas, kur vendosin të kryejnë marëdhënie seksuale me dikë.

Xheni
Me babin nuk mund të flas asnjëherë për marrëdhëniet seksuale, ndërsa me mamin po. Me të mund të shprehem më lirshëm sepse është femër dhe më kupton më shumë se babi. Nuk di shumë gjëra për marrëdhëniet seksuale. Më shumë jam e interesuar të di për pasojat që vijnë pas një akti seksual. Kam pak informacion rreth mjeteve mbrojtëse. Di që gjatë një akti seksual duhet të përdoret prezervativi i cili nëse nuk përdoret mund të bëjë që femra të ngelet shtatzënë ose partnerët të preken nga sida.

Linda
Për marrëdhëeniet seksuale mund të flasë vetëm me mamin, por di pak gjëra rreth seksit dhe dua të di gjithçka qe ka të bëjë më të. Është mirë që çifti të përdorë prezervativin i cili është një masë mbrojtëse kundrejt sëmundjeve infektuese, si dhe kontraceptivë të cilët parandalojnë shtatzaninë, por kanë efekte anësore kur përdoret nga adoleshentët.



Kur trupi flet në gjuhë të huaj


Testet na thonë se adoleshenca është periudha e kalimit nga fëmijëria në moshën e rritur, fazë e cila konsiderohet si më aktive, e trazuar dhe kritike.
Njeriu në moshën e adoleshencës përjeton dy konflikte të mëdha.
E para, konfliktin midis pjesës femijnore dhe asaj së rritur dhe e dyta, konfliktin midis tij, prindërve dhe shoqërisë.
Në përpjekjen për të formuar identitetin e tij, adoleshenti është i prirë të thyejë rregullat (qofshin këto të vendosura nga prindërit apo institucionet) dhe të kërkojë në grupin e të barabartëve dimensionin e tij.

Integrohet në një grup, vishet thuajse njësoj me moshatarët e tij, dekorohet me tatuazhe ose pirsing dhe rryma muzikore e cila e tërheq dhe në shumicën e rasteve është alternative.

Ndryshimet fizike dhe ndryshime e brendshme

Trupi, duke ndryshuar, sjell tek çdo adoleshent ndryshime të brendshme përshtatëse. Ky proces mund të rezultojë jo gjithmonë i thjeshtë, madje herë- herë edhe mund të refuzohet.
Ky refuzim pasqyrohet më së miri në disa sjellje tipike të njohura si: zhvlerësim i vetes, agresivitet, indiferencë.
E thënë ndryshe, hierarkia e vlerave pëson një “tronditje” jo të lehtë, ndërkohë që shkalla e rëndësisë për elementë të caktuar mund të ndryshojë në mënyrë të dukshme.

Si kalohet kjo fazë

Por kush ndihmon në të jetuarit në mënyrë të shëndetshme të kësaj periudhe kaq të rëndësishme të jetës?
Çështje fondamentale kjo për fëmijët dhe prindërit. Djali dhe vajza, që dalëngadalë po shkëputen nga fëmijëria, shpesh shfaqin dëshirën për të qenë të ndryshëm nga prindërit e tyre (dëshirë mbi të cilën ndryshojnë mendim shpesh).
Ndonjë herë me bindje mendojnë që do të kishte qenë më mirë të rrinin fëmijë, ndërsa në momente të caktura refuzojnë të të dëgjojnë, pasi tashmë ata janë “rritur”. Qëndrime diametralisht të kundërta, të cilat shoqërohen edhe me një labilitet të dukshëm.

Kjo rrugë është e lodhshme, ndonjëherë shumë e dhimbshme, plot tension dhe konflikte.
Në këtë mënyrë konfliki në mes të dy gjinive( djalit dhe vajzës)përjetohet me impulse dhe ndjenja pavarësie nga një anë, dhe varësie nga ana tjetër, së bashku me sjellje kundërthënëse , që gradualisht i çojnë drejt shkëputjes nga prindërit.

Nën presionin hormonal dhe transformimit trupor të pubertetit, djali dhe vajza revolucionohen dhe e vënë në pikëpyetje botën e tyre. Ish-fëmija ndjehet i detyruar të rivendosë në mënyrë të shpejtë ekuilibra të rinj.
Duhet të adaptohet tek një trup i ri, i mbërthyer nga instiktet dhe dëshirat.
Po si mund të ndjehesh mirë në një trup që transformohet dhe ndryshon kaq shpejt? Këto transformime fizike nënkuptojnë një revolucion të vërtetë në perceptimin dhe njohjen e vetvetes.

Ardhja e adoleshencës prish harmoninë delikate që fëmija kishte arritur gjatë fëmijërisë dhe nga e cila i buronte edhe identiteti i “deritanishëm”; vajza dhe djali gjenden në këtë mënyrë midis dy ndjenjave të kundërta: nostalgjia për trupin fëminor dhe shtysa biologjike drejt ndryshimit, e lidhur kjo me dëshirën për liri dhe për të qenë i pavarur. Humbja e trupit prej fëmije provokon tek adoleshenti krijimin e një pengese, e cila duhet kapërcyer në mënyrë që të arrihet një ekuilibër i ri. Ky është një moment shumë i vështirë për fëmijët dhe prindërit, pasi transformimet psikologjike janë më të ngadalta se ato fizike. Të rinjtë adoleshentë ndjehen të shqetësuar, duke mos u përshtatur dot me veten e tyre dhe me të tjerët, duke e përjetuar si rrjedhojë trupin e tyre si të huaj.

Për ta kapërcyer këtë moment është e nevojshme që adoleshenti të hyjë në konfidencialitet me trupin e tij, të hyjë në kontakt duke luftuar me ndjenjën e frikës dhe turpit. Shqetësimet më të zakonshme të adoleshentëve kanë të bëjnë me një preokupim të madh për imazhin e tyre, p.sh. për gjatësinë, kilet mangut ose të tepërta; fiksimi për një pjesë të caktuar të trupit, p.sh. për këmbët, fytyrën, aknet; një druajtje e ekzagjeruar për pjesët seksuale të trupit si gjoksi, organet gjenitale dhe për ndryshimin e tingullit të zërit (tek djemtë).

Si e njoh, e afroj apo shoh?

Në përpjekjen për të afirmuar personalitetin vetjak, adoleshenti manifeston një sjellje të përgjithshme refuzuese ndaj prindërve dhe rregullave. Roli i familjes (prindërve) në këtë “betejë” hormonesh, është i një rëndësie themelore. Instalimi i një marrëdhënieje të vazhdueshme komunikimi do të ishte thuajse perfekt. Do të ndihmonte çdo prind të “zgjidhte” në mënyrë të saktë “ekuacionet” me të panjohura të tipit: me kë shoqërohet? Si vishet?Ka tatuazh? Ka pirsing? Pi duhan? Çfarë dëshirash ka?...

“Etiketim” identifikues: tatuazhi dhe pirsingu

Vizatimi në përmasa të ekzagjeruara me tatuazhe dhe vendosja e pirsing-ut në skutat (ose jo) më të pa imagjinueshme të trupit, mund të konsiderohet mirëfilli dhunim i këtij të fundit.

Proçesi i tatuimit apo i vendosjes së pirsing-ut mund të asocohen fare mirë me ritualet e zanafillës. Megjithatë “autorët” dhe “mbartësit” e tyre mendojnë ndryshe. Disa prej tyre e shohin si një formë pavarësise për shenjëzimin e trupit me gjilpërë apo objekt tjetër të metaltë, ndërsa ata që “abuzojnë” më pak e konsiderojnë një mënyrë “dekorimi” të trupit.

Rritje apo rrezik?

Imazhi i ri i adoleshentit, në kundërshtim me shoqërinë dhe prindërit krijohet thuajse gjithmonë në grup.

Grupi (shoqëria) konsiderohet nga adoleshenti si e vetmja “faltore” që mund të mirëpresë, kuptojë e japë përgjigje gjendjeve emocionale të papërshtatshme.
Në grup secili ka mundësinë të komunikojë në mënyrë spontane, asnjë nuk tradhton dhe ashtu të bashkuar mund të reagojnë më “mirë” ndaj mjedisit të jashtëm që tani “shfaqet” ndryshe.

Çdo “anëtar” mund të shprehet lirshëm, pasi e di që fjala e tij dëgjohet dhe respektohet, kjo sepse çdo anëtar i grupit ndan të njëjtat interesa.
Ky “bashkim të barabartish” zhvillon një tip gjuhe të përbashkët, në të cilën përzihen emocione, ndjenja, mendime dhe pasiguri.

Grupi në adoleshencë ndërton në mënyrë natyrale një eksperiencë thelbësore për krijimin e identitetit.

Aleanca që vendoset midis anëtarëve të grupit ka një funksion emancipues, mbështet pavarësinë nga prindërit dhe nga fëmijëria, dhe lejon njëkohësisht eksperimentimin e marrëdhënieve të varësisë që ndihmon fazën e rritjes.
Grupi kërkon që ta duan dhe ta mbështesin dhe në këmbim jep dashuri dhe mbështetje në një marrëdhënie reciprociteti që jep kurajo.
Vështrimi i bashkëmoshatarëve, aprovimi i tyre, të identifikuarit në sy të më të rriturve, merr një funksion me rëndësi madhore në procesin e rritjes, të ripërkufizimit të vetes dhe të ndërtimit të rolit.

Në përgjithësi dimensioni grupor në adoleshencë është një faktor rritjeje dhe në disa raste mund të transformohet në faktor rreziku për zhvillimin individual.

Jo në pak raste grupëzimi i pakontrolluar nga institucioni (shkolla) dhe familja, përbën precedent për krijimin e bandave, të cilat veprojnë e sillen në mënyrë të paligjshme.

Prandaj, sa më pranë moshës më delikate.

Ç’është adoleshenca?

Adoleshenca është lufta për të fituar të drejtën e të pasurit sekrete ndaj prindërve. Adoleshenca është trupi që flet një gjuhë të huaj.


Adoleshenti dhe vetevrasja


Sot unë dua te dënoj vetëvrasjen, duke thënë se jeta i jepet njeriut vetëm një here për ta jetuar atë. Ajo është një dhurate e zotit qe duhet jetuar bukur. Nga jeta mund te ndahesh per shume aresye qe pak a shume i dihen, por kurrsesi duke u vetevrare. Po cfare e shtyn njeriun te shkoje deri ketu? Se si ndjehemi ne ne jete kur ndeshemi me veshtiresi, ky eshte nje moment kyc.

1 - Nje kategori njerezish luftojne per te arritur qellimet e tyre me nje shpirt luftarak (kjo perben ate qe quhet mbrojtje e jashtme e njeriut).

2 - Nje kategori tjeter, i ndrydhin ndjenjat e tyre, duke u bere me pak te ndjeshem (kjo eshte mbrojtja e brendshme e tyre).

Neqoftese nje njeri rritet vetem me njeren nga keto tipare, atehere ai mund te zgjedhe me lehte vetevrasjen, ne rastin kur ai ndjehet humbes apo i deshtuar, ose ne rastin e dyte, kur personi nuk duron dot shtypjen apo presionin qe ushtrohet brenda tij, i cili me vone mund t'u kthehet ne stereotip. Eshte e rendesishme qe te dime t'i ballancojme te dy keto momente, qe te ndihmojme per te shpetuar jete njerezish.

Vetevrasja eshte nje nga dukurite socialpatologjike me te cilen jane marre shume shkenca humanitare qysh ne lashtesi.
Per ta evituar ate, duhet punuar seriozisht, qysh ne femijeri. Por mosha me shqetesuese mbetet adoleshenca, pasi sic thote edhe Platoni, "eshte mosha e dehjes pa pire", ose shqetesimi i Aristotelit per adoleshentet dhe natyren e tyre te ndryshueshme, i cili i pershkruan ata si impulsive, te irrituar, teper emocionale dhe te paafte per t'i shtyre kenaqesite per me vone, ose te tolerojne kriticizmin. Kur nje njeri nuk krijon identitet ne raportet egzistuese sociale dhe zhvillon ndjenje konflikti, Eriksoni thote se "ky njeri duhet t'i pergjigjet pyetjes se kush jam une."

Por krenaria e tepert, shqetesimet e shumta, frika e pranimit te dobesive dhe te metave, mungesa e ndjenjes se sigurise, humbja e nje njeriu te dashur e te tjera, te gjitha keto e shtyjne njeriun ne brenge dhe trishtim te thelle. Lind pyetja: A duhet te ndihmojme ne qe ky njeri te mos avancoje me tej dhe cilat jane menyrat qe mund te perdorim. Njeriu qysh ne femijeri ndodh qe shtyhet ndaj ketij fenomeni nga shkaku i presionit qe ushtrohet ndaj tij, nga prinderit, shoqeria, shkolla, etj. Qe kur eshte femije, prindi duhet ta doje ate dhe ta mbuloje me shume dashuri. Shqetesimet familjare t'i ndaje edhe me te dhe ta respektoje mendimin e tij, pasi ai (femija) kerkon shume vleresim dhe respekt.

Gjithashtu, prindi duhet t'i njohe temperamentin dhe ndjenjat e femijes, per shkak te lidhjes qe kane me njeri-tjetrin.

Por tradita e mire e metodes se leximit te mendimit te tjetrit, me sa duket nuk funksionon mire. Prindi ka raste qe nuk gjen dot menyren per te folur me femijen e vet. Ai nuk ulet me te per te bere biseda serioze. Ka edhe disa prinder, te cilet i justifikojne ndonjehere veprimet e gabuara te femijeve, duke i justifikuar ato si te moshes, pa e vene re shqetesimin e tij.

Disa femije e ndjejne shume peshen e fjales, por duke degjuar se ai (femija) nuk eshte i vetem, por edhe dikujt tjeter mund t'i kete ndodhur ajo cka po i ndodh atij, ndoshta edhe prindit vete, ai nuk mbetet i vetmuar. Edhe kjo mund ta ndihmoje ate per mire. Dhe ne te tilla momente nuk duhen dhene vetem keshilla. Femijet shpesh nuk e kuptojne kete koncept per te mire. T'i degjosh ata me vemendje dhe t'i pyesesh se si do te ishte me mire ne kete apo ate rast, do te vlente me shume. Kjo do t'i bente ata me kurajoze per te thene mendimet e tyre. Nje prind apo shoqeri qe vepron vetem ne minuten e fundit, nuk mund te beje me dot asgje. Por, rreziku i vetevrasjeve rritet me kalimin e moshes dhe arrin kulmin tek te moshuarit mbi 60 vjec.

Ne rastet e koheve te fundit ne vendin tone, sic eshte ai i tri vogelusheve, vihet re dhe nje abuzim qe behet me sektet fetare pa u ndalur tek problemet e permendura me lart. Pothuajse te gjitha keto sekte e denojne kete fenomen. Feja budiste e konsideron vetevrasjen si nje forme negative te veprimit te njeriut. Feja kristiane e kundershton ate. Ata besojne ne shenjteri, paprekshmeri te njeriut, duke e pare ate si nje krijese te zotit per ta ruajtur me te gjitha menyrat e mundshme.

Biles kristianizmi konservator e argumenton, duke thene se kush vret veten shkon ne ferr. Akti i vetevrasjes denohet me force ne mesimet e fese Baha'i, por ndoshta mesimet e kesaj feje duhet te shpjegohen dhe te kuptohen ne kontekstin e besimit ne qellimin e jetes dhe pas vdekjes. Per fene Baha'i qellimi i jetes eshte qe te zhvilloje kapacitetin shpirteror te njeriut, dhe te kontribuoje per nje civilizim me nje avancim te perhershem. Persa i perket jetes se pertejme, pak dihet. Kur flitet per egzistencen e shpirtit ne boten e pertejme, thuhet se ata qe vdesin e mbajne individualitetin e tyre edhe pas vdekjes, duke vazhduar te jetojne shpirterisht. Edhe kjo fe e denon vetevrasjen. Edhe ketu thuhet se jeta duhet jetuar bukur dhe paster.

Hinduizmi e konsideron vetevrasjen njesoj si te kesh vrare nje njeri tjeter. Pikepamjet e fese islame jane perseri kundershtuese. Cdo njeri, sipas tyre, eshte pergjegjes per mekatet e tij, por zoti i fal ata dhe i harron gabimet e tyre kur reflektohet ne kohe. Ata kundershtojne edhe vrasjet e xhihadit si p.sh. (njeriun bombe), ku kjo fe nuk e konsideron ate si vetevrasje, por si martirizim. Bile edhe ne kete rast, feja islame i denon ata, pasi me kete menyre, ata marrin jete te pafajshme. Fete duhen respektuar. Ato t'i frekuentojme sipas deshires dhe pikepamjet e tyre t'i vene ne funksion te jetes. I rendesishem mbetet kujdesi qe duhet te tregojne prinderit, shkolla dhe shoqeria per te zbutur fenomenin vetevrasje.

Jane perdorur strategji te ndryshme, si per shembull:

• Promovimi me ane te riaftesimit mendor nepermjet optimizmit dhe lidhjeve te ngushta midis njerezve.

• Edukimi mbi vetevrasjet, duke perfshire ketu faktoret riskues.

• Rritja e aftesive te sherbimit shendetesor dhe social, ne pergjigje te kerkesave te njeriut. Ketu perfshihen punonjesit e shendetit, psikologet dhe organizatat e keshillimit.

• Ulja e perdorimit te dhunes ne familje dhe abuzimit me substancat vdekjeprurese, mbeten nje strategji afatgjate per te ulur problemet shendetesore mendore.

• Evitimi i mjeteve me rrezik vdekje, sic jane armet e ndryshme, si dhe vendosja e medikamenteve te ndryshme me etikete dhe ne vende te paprekshme.

• Puna keshillimore me individ dhe grup.

Trajtimi

Pervec strategjive qe permendem me siper, trajtimi i personave qe kane shenja per vetevrasje behet ne qendra te specializuara, sic jane klinikat per semundjet mendore, klinikat e rehabilitimit te personave qe abuzojne me alkoolin apo droga te ndryshme, kane rendesi te vecante. Krizat qe lindin nga aresye te ndryshme, qetesohen me kalimin e kohes me ane te trajtimit mjeksor te tij. Per nje person qe jeton ne nje familje apo komunitet me lidhje te shendosha, dhenia e informacionit te shpejte, se edhe te tjeret do ta vuajne humbjen e tij, mund te jete e dobishme. Kjo ndonjehere eshte shume efektive edhe tek personat qe vuajne nga nje ndjenje inferioriteti ndaj vetes. Ne kete rast eshte me efekt pozitiv te cituarit e aspekteve te vlefshme dhe produktive te jetes se tyre.

Eshte ne dobi qe te bejme biseda te thjeshta, duke marre informacione se cfare mendojne ata, apo cilet jane planet e tyre per te ardhmen, ne menyre qe t'i parandalojme ata nga ndonje qellim me fund fatal. Dhe se fundi, a ka ligj qe e denon vetevrasjen? Per ironi, denimi per te mbetet vetem vdekja.

Jetoje jeten sido qe te jete o njeri...

Shpesh degjojmë thënien: “Ne emer te Zotit mos e vrit veten o njeri!”...
Pra,mos e vrit veten o njeri, apo ke frike se nese vdes kur te plakesh s’ka vend ne parajse?!
Mos e vrit veten o njeri, ka vend per te gjithe ne parajse por me pare s’duhet te mekatosh duke ja humbur jeten vetes ne moshen qe shkelqen.
Nje jete kemi te gjithe dhe ca fshihet pas kesaj askush se di sepse askush s’eshte kthyer te na thote qe ka jete ne te padeshirueshmin dhe.
Gjithsesi o njeri, asgje pervec mosegzistences nuk do gjesh atje! Sidoqofte merren me radhe gjerat, ideja per te vrare veten duhet te mbytet ne oqeanin e ngrire.
Mos e vrit veten o njeri sepse eshte gjeja me e shtrenjte qe ke.
Mos u mashtro o njeri duke prere bileten per ne varrin e zi.
Gjithmone duaje veten o njeri dhe urreje vdekjen.
Jo, mos mekato o njeri.
Sot ti vuan, ke problem madhor qe te mundon por mos e humb shpresen sepse e nesermja do te buzeqeshe edhe per ty.
Mos e le deshperimin te te vrase, vrite ti pa meshire dhe zhduku nga kufoma e tij. Jetoje jeten sido qe te jete o njeri. Mos i egzagjero gjerat o njeri, mos bej gabime trashanike sa qe te mendosh se vetvrasja eshte clirimi yt.
Mos o njeri, se nga i madhërishmi qe te ka dhene privilegj me shume se nje miu, prandaj mos te te veje ne gjume e perjetshem ''bari'' i miut.
Mos o njeri se litari nuk eshte per te marre jete, mos e ''kafshero'' veten deri ne ate pike.
Mos o njeri,se arma eshte bere per armikun qe te shkel, ti armik i vetes do qe te jesh?!

Te pergjerohem mos e vrit veten!

Fatkeqesisht qindra apo mijera shqiptare ne vit vrasin veten ne Kosove. Vitet e fundit eshte shtuar numri i vetvrasjeve ndjeshem. Problemet e shumta ekonomike qe po kalon shoqeria jone mendoj se mbetet shkaku kryesor. Ardhja e demokracise na mashtroi deri diku sepse mendonim se erdhi jeta perrallore por me vone u zhgenjyem sepse edhe shpejtesia e breshkes ja kalon zhvillimit ekonomik te Kosoves!..
Kush mundi beri dicka ne Kosove, disa tjere iken jashte, por eshte dhe kategoria e njerzëve qe nuk mund te bejne as njeren as tjetren dhe pastaj behen vrases se vetvetes nga jeta teper e veshtire.
Por per te vrare veten nuk ka arsye, cfare do qe te ndodhe.

Te dashur lexues te Floart-it :Ju jeni te lutur te jepni komentet e juaja ne lidhje me kete ''vet-tragjedi'' qe po ndodhe ne kohe te fundit sidomos me çlirimtaret të cilët sakrifikuan çdo gje dhe tash vetëvriten...

Me poshte kam vendosur disa pyetje per ju dhe do kisha deshire te shoh kendveshtrimin tuaj mbi ceshtjet qe ato kapin.
Ndofta ka mundesi qe disa nga pyetjet e shtruara per ju do t'ju duken si gabim ose si te vetkuptueshme por megjithate une vendosa t'i sjell ne FLOART.
Ku "gabimi" dhe "vetkuptimi" nuk kane asnjefare rendesie!
Sidoqofte pa dashur t'ju veje ne siklet do ju keshilloja te jepni mendimin tuaj mbi ndonje ceshtje nga ato qe preken pa qene e nevojshme qe t'i pergjigjeni te gjithave pyetjeve, pra e le ne interesin Tuaj.
Pres me interes pergjigjet tuaja ne keto pyetje:

1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budalleku?

2) Dikush lind i zgjuar apo behet i zgjuar?

3) Ne a e kontrollojme trurin apo truri neve?

4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?

5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?

6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?

7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?

8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?

9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe do ti jepni gjithsesi mund ta ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?

10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?


Çfarë mendoni:a egziston jeta pas vdekjes?

Qendra më e rëndësishme për ndikimin fetar në të gjithë Azinë ka qenë India.
India ka lindur besime të shumta si hinduizmin, budizmin, jainizmin, sikizmin, etj. dhe njëri prej tyre, budizmi, ka ndikuar pothuajse në gjithë Azinë Lindore.
Nga kjo, shumë kultura aziatike e mbajnë ende Indinë si vendlindjen e tyre frymore.
Në të njëjtën kohë (Pitagora) në shekullin e gjashtë p.k..si dhe në Indi( rreth Indit dhe Gangit)shumë dijetarë hinduistë, po përpunonin teorinë e transmigrimit të shpirtrave.
Shfaqja e njëkohshme e kësaj bindjeje në Greqi dhe në Indi, sipas shkencës, vjen nga lëvizjet e popujve indo-europianë, të cilët në shtegtimet e tyre nga një kontinent në tjetrin, bartnin me vete dhe idenë e transmigrimit.
Hinduizmi si fe në Indi zë fill po me shfaqjen e arianëve rreth vitit 1500 p.k.
Bindja induiste që nga fillimet ishte se shpirti është i ndryshëm nga trupi dhe se shpirti i mbijeton vdekjes. Ata adhuronin të parët dhe u ofronin ushqime shpirtrave të të vdekur...

Shekuj më vonë, të diturit hinduistë që ndesheshin me problemet universale të së keqes dhe të vuajtjeve midis njerëzve, i kombinuan këto me ligjin e Karmës (ligj i shkak-pasojës, i përzierë me fatin) dhe zhvilluan teorinë e rimishërimit, nëpërmjet të të cilit meritat dhe fajet në një jetë shpërblehen a ndëshkohen në jetën tjetër.
Shpirti nga një trup i vdekur rimishërohej, lindte prapë në një trup njeriu tjetër, por mund të rimishërohej edhe te një kafshë, sipas meritës, sipas sjelljes shoqërore në jetën e mëparshme.
Më vonë, shkallë-shkallë, do të marrë formë dhe një koncept tjetër filozofik, koncepti Brahman-Atman.
Atmani, esenca e çdo gjëje mbi tokë, e çdo njeriu, pas sa e sa rimishërimesh, bashkohet me Brahmanin (realiteti më i lartë, më i përjetshëmi, më i fundit) dhe arrihet Nirvana: bekimi, shenjtërimi dhe njëkohësisht, lirimi nga cikli i transmigrimit. Ky është dhe synimi më i lartë, më përfundimtar i hinduizmit.
Ideja e metempsikozës, transmigrimi i shpirtrave në një jetesë të mëpasshme, përbën bazën e brahmanizmit, po dhe të budizmit.
Pavdekësia, duke kaluar provën e gjatë nëpër rimishërime e transmigrime, për hinduizmin është një e drejtë e lindur e të gjithëve, jo privilegj i një pakice të lumtur. Për fetë monoteiste një jetë e vetme përcakton fatin përfundimtar të shpirtit, parajsën a ferrin, për hinduizmin shpirti e arrin shënjtërimin pas shumë e shumë rilindjesh.

Ja se fare shkruan në adresen tonë një lexues i Floart-it nga Gjilani(N.B) :
...”Nje shoqe e imja i ndodhi nje vdekje klinike dhe si pasoje per pak sa nuk pati shkuar ne boten tjeter...ndersa (nje Zot e di)ajo u kthye ne kete bote me thote dicka qe kish pare si ne enderr ne boten e pertjeshme:ndersa gjithshka ishte sterre ne nje momente me shfaqet nje fushe e gjere me lule dhe aty ne ate fushe po kerceja dhe vallezoja dhe gjithshka me dukej mahnitese dhe shume e bukur.
Nje diell ne forme mjegulle por me pamje te dukshme ndriconte fytyren e saj te njomet por qe nga ai moment ajo nuk mban mend gje tjeter.
Kjo eshte nje thenie e kesaj shoqeje qe edhe mua me vuri ne siklet ose me beri me emocione”...po ketu vazhdon ajo”...arsyeja eshte se nje ngjarje e tille identike i ka ndodhur edhe nenes time shume vjet me pare ne kohen e monizmit ne spital te Prishtines , dhe po nje ngjarje e tille identike i ka ndodhur edhe nje shoqes time ne Spital te Gjilanit...

Pra ,ne shikim te pare te duket e pa besueshme por te tre subjektet tregojne te njejten eksperience me nje ngjashmeri te habitshme dhe te tre keto subjekte nuk e njohin njeri tjetrin...


C’thotë shkenca ne lidhje me jeten pas vdekjes ?
________________________________________
Shkencëtarët, duke hetuar përvojat e njerëzve që kanë qenë pranë vdekjes, thonë të kenë gjetur dëshmi të cilat sugjerojnë se ndërgjegja mund të vazhdojë së qënuri edhe pasi truri ka pushuar së funksionuari.

Kërkimi i cili i iu paraqit shkencëtarëve në Institutin e Teknologjisë në Kalifornia, ringjalli debatin mbi temën nëse do të kishte jetë pas vdekjes. "Studimet janë shumë domethënëse në atë që ne kishim të bënim me një grup njerëzish truri i të cilëve nuk funksiononte më…, të cilët kishin proçese 'mendimesh të lëngeta' me arsyetime dhe një kujtesë mbi ngjarjet të cilat kishin ndodhur në kohën kur truri i tyre nuk funksiononte më.’ Kështu deklaroi doktor Sam Parnia në një intervistë, i cili është një nga dy doktorët e Spitalit të përgjithshëm të Southampton në Angli, të cilët kanë studiuar rastet e përjetimeve pranë vdekjes.

“Ne kemi nevojë për të bërë studime më të gjëra në këtë fushë por mundësia është që shpirti i njeriut të vazhdojë të mendojë dhe të arsyetojë edhe pasi zemra e njeriut të ketë pushuar së rrahuri dhe kur ai nuk merr më frymë dhe veprimtaria e trurit të jetë zero".

Doktor Parnia tregonte mbi studimet e tij fillestare të cilat ai i kishte kryer së bashku me kolegët e tij. Rrezultatet e kërkimeve ishin publikuar në revistën ‘Journal of Resuscitation’. Rrezultatet e studimit të tyre kishin qenë aq premtuese sa që ishin mbledhur fonde për të bërë kërkime të reja dhe për të vazhduar mbledhjen e dëshmive.

Shkencëtarët e Spitalit të Përgjithshëm të Southampton gjatë studimit të tyre kishin marrë në pyetje 63 pacientë brenda javës së cilës ata kishin pësuar infarkt. 7 prej tyre mbanin mend çfarë kishin përjetuar. Katër prej përjetimeve ishin të kategorisë pranë-vdekjes. Bëhet fjalë për ndjenja të prehjes dhe gëzimit, kohe që ecën me të shpejtë përpara, rritje të aftësisë të së shquarit, humbje të vetëdijes mbi pasjen e trupit, parje të një drite të bardhë, hyrje në një botë tjetër, takim me një qenie të panjohur dhe mbërritjen në një pikë nga e cila nuk ka kthim prapa.

Një pacient kishte moshën 2 vjeç e gjysëm kur zemra i pushoi së rrahuri. Pas një kohe doktorët mundën ta ringjallnin atë. Prindërit e tij lajmëruan doktor Parnia-n pasi i biri kishte vizatuar veten e tij të lidhur fort pas një tollumbaci prej nga ku shikonte trupin e tij të pa jetë të shtrirë në shtratin e spitalit.

Kur e kishin pyetur se çfarë kishte dashur të tregonte me tollumbacin, ai kishte treguar që “kur vdisje shikoje një dritë dhe kishe një lidhje të fortë pas saj”. Edhe pasi kaluan 6 muaj pas asaj ngjarjeje, djali vazhdonte te vizatonte te njëjtën skenë.

Asnjëri prej këtyre pacientëve nuk ka pasur ulje të nivelit të oksigjenit në trup që mendohet të shkaktojë përjetimin e gjërave të mësipërme.

Udhëheqësi i këtyre studimeve Dr Sam Parnia thotë se askush nuk e kupton plotësisht se si arrijnë qelizat e trurit të formojnë mendimet.

Ai thotë se ndoshta mendja apo ndërgjegja janë të pavarura nga truri. Se qelizat e trurit janë si të gjitha qelizat e tjera të trupit, ato kanë aftësi për të prodhuar proteina dhe kemikale, por nuk janë në gjendje të prodhojnë dukurinë subjektive të mendimit që gjendet tek ne. Truri për ndërgjegjen duhet të jetë një lloj përçuesi i cili po ashtu si aparati televiziv kap valët dhe i kthen ato në pamje dhe zë.

Por këto përfundime janë kundërshtuar nga neurologët. Dr Chris Freeman, psikiatër dhe psikoterapist në Spitalin Mbretëror të Edinburg-ut thotë se nuk ka prova që vërtetojnë se përjetimet për të cilat flitet kanë ndodhur kur truri kishte pushuar së funksionuari.

Ai thotë se dihet që kujtesës nuk mund t'i besohet kryekëput. Kur përjetojmë diçka ne e dimë me siguri të lartë që ajo ka ndodhur por nuk jemi aspak të sigurtë kur është fjala për të treguar se kur ka ndodhur.

Kështu mund të jetë që përjetimet të kenë ndodhur gjatë kohës së marrjes së vetes, apo pak përpara infarktit.

Nje lexues i perhershem i bllokut tone Floart nga Peja(R.D) me shkruan:

A ka jete mbas vdekjes?
Ai ne mes tjerash thote:” ...per kete arsye kane dhene informacione shkenca dhe feja por kush ka te drejte? Le ti shqarojme qe te dyja mundesite.
Shkenca thote qe njeriu eshte kimik dhe drejtohet vetem nepermjet kimkaleve qe gjenden ne trupet e cdonjerit prej nesh dhe ne baz te ketyre drejtohet dhe njeriu.Me pas lind pyetja si eshte krijuar njeriu .Ne baze te shkences njeriu eshte krijuar nga nje kemikal qe ka qene i vetem i pa shumuar dhe tani ai eshte shumuar dhe keshtu ka lindur njeriu .Por tani lind pyetja per se vdesh njeriu .
Shkencetaret jane munduar qe ti pergjigjen kesaj pyetje dhe te gjejne fakte per kete pyetje dhe kane dale me perfundimin qe njeriu vdes mbas nje kohe te gjate jetese qelizat e njeriut vyshken dhe nuk funksionojne me dhe prandaj vdesin kjo tani nxjerr dhe teorine e vdekjes te njeriut ne moshe te madhe.Tani lind pyetja ku shkon njeiu kur vdes? Sipas shkencetareve njeriu kur vdes futet ne toke dikompozohen dhe behet dioksid carboni per lulet dhe bimet e tjera pra kjo teori nxjerr ne perfundimin shkencor qe njeriu jeton per ti sherbyer natyres .
Tani nga ana tjeter feja ka dhe faktet e veta.
Sipas fese njeriu eshte krijuar nga zoti .ketu tani lind pyetja perse zoti e ka krijuar njeriun .,Sipas teologeve njeriu eshte krijuar per ti sherbyer natyres dhe per ti bere shoqeri zotit. Tani lind pyetja perse vdes njeriu .Teologet mendojne se njeriu vdes per tju afruar sa me shume zotit. Tani lind pyetja ku shkon njeriu kur vdees sipas fese njeriu kur vdes shkon ne parajse ose ne ferr varet si ka qene ne toke
Pra nga keto fakte ne qarte kuptoptojme qe feja i ka shpikur keto gjera vetem per te mos patur frike njerezit por e verteta bazohet me anen e shkences dhe shkenca ka vertetuar shume nga keto fakte.
Por te verteten ne do ta zbulojme vetem kur te vdesim


Kurse nje lexues tjeter nga Prizreni(XH.XH)me shtron nje pyetje mjaft delikate:A egzistojnë fantazmat?
________________________________________
Pergjigja e ime eshte:

...Disa teori mbi praninë e fantazmave dhe qenieve të padukshme
Fantazmat bëjnë pjesë prej shekujsh në realitetin tonë: misterioze, të frikshme, ndërhyrëse, ato gjenden kudo.
Secila ka historinë e vet, dashuritë e veta, vuajtjet e veta.
POR...ÇFARË JANË FANTAZMAT???
Nuk është e lehtë t'i jepet një përgjigje kësaj pyetjeje: Nuk egziston ndonjë përkufizim shkencor dhe askush nuk ka mundur të na ofrojë një përkufizim bindës.
Ekzistojnë shumë teori, çka asnjera, e marrë në veçanti, nuk është në gjendje t'i shpjegojë të gjitha fenomenet që lidhen me botën e fantazmave.
Secila nga teoritë e propozuara nuk ka një themel logjik të vetin, por natyra e këtyre pranive tërheqëse dhe mbresëlënëse është e destinuar të mbetet për të gjithë një mister.

Fantazmat nuk egzistojnë
Në bazë të kësaj teorie të parë, fenomeni i këtyre shfaqjeve të pazakonta do të nxiste një sërë gënjeshtrash, ose do të ishte gjithnjë e përherë i shpjegueshëm nëpërmjet ligjeve që rregullojnë fizikën dhe natyrën: rënkimi i kobshëm në një pyll të shkretë mund të krijohet nga era, që, duke kaluar mes bisqeve e degëve të pemëve prodhon fishkëllima veçanërisht ?fantazmore?.

Fantazmat janë vetëm legjenda
Ja që në këtë rast Fantazmat do të shumoheshin me lehtësi të madhe nga njëri vend në tjetrin, nga një cep në cepin tjetër të Tokës, e secila prej tyre do të ishte thjesht frut i fantazisë popullore: thuhet se njëfarë Frank Smith ka pasë provuar të krijojë një Fantazëm duke hapur fjalën se, po të shkoje në molin e Tamizit mund të takoje aty një klerik të vitit 1600. Rezultati? Disa nga personat që ai pyeti në ditët e mëvonshme?u betuan se e kishin parë këtë fantazëm të tmerrshme!!!

Fantazmat janë haluçinacione
Ato egzistojnë vetëm në mendjen e atij që është i pranishëm në fenomenin e shfaqjes së tyre. Kjo teori mund të përshtatet në mënyrë të vlefshme vetëm në një kazuistikë mjaft të zvogëluar: si mund të shpjegohet fakti se një Fantazëm nuk i shfaqet më shumë se një personi?? Sigurisht, do thoni ju, egzistojnë edhe të ashtuquajturat ?haluçinacione kolektive? (në të cilat ai ?që sheh? arrin që në mënyrë telepatike t'ua përcjellë këtë imazh edhe të tjerëve)...por...hollësitë e shfaqjes mund të jenë krejtësisht të panjohshme që të mund të rrëfehen mandej si të vërteta. Përshembull: kush sheh një Fantazëm nuk nuk ka si ta njohë gjithashtu edhe pamjen e të vdekurit që shekuj më parë banonte në atë kështjellë të lashtë.

Fantazmat nuk janë shpirtëra personash tashmë të zhdukur, por një manifestim individësh që janë gjallë ndërkohë. Ata, (përmes një ?dyzimi? ndijimor të personit të tyre) në çaste rreziku dërgojnë një mesazh në formë tipike telepatike. Simbas disa ekspertëve, shfaqjet e këtij tipi përbëjnë numrin më të madh të rasteve që janë marrë në shqyrtim.

Fantazmat si shpirtëra personazh të vdekur
Kjo është padyshim teoria më romantike por? përse vallë një i vdekur dëshiron të dëfrehet duke trembur të gjallët e gjorë me shfaqjen e tij? Përse duhet të rrijë mbi këtë Tokë në vend që të migrojë drejt një jete të re? Por kjo mund të kundërshtohet me: Fantazmat janë (simbas Hans Holzer) ?Stay-behinds? (të mbetur mbrapa) sepse kanë pësuar vdekje të dhunshme. Nëse do të ishte kështu, ata do të ishin ende të paisur me inteligjencë. Pse atëherë në shfaqjet e tyre, pjesa dërrmuese e tyre kryen veprime mekanike dhe përsëritëse? Nëse me të vërtetë janë shpirtëra, përse nuk shfaqen me pamje thjesht eterike, por shfaqen të veshur me rrobat e kohës së tyre të dikurshme? Kjo teori është krijuar nga lëvizja ?spiritiste? e në shumë gjëra bie në kundërshtim me konceptet më moderne të parapsikologjisë.

Pse trishtohen gratë?
________________________________________
Sado të lumtura të jenë gratë, histerike apo melankolike vjen një ditë që gratë trishtohen. Me a pa shkak të paktën të dukshëm, trishtimi i hyp në fytyrë si një kalorës fanatik kryqzatash mesjetare. Sado moderne, të martuara apo jo, të punësuara a të papuna, të zakonshme apo të jashtëzakonshme, vjen një ditë kur gratë trishtohen. Gratë janë krijesa utopike, bëjnë çmos të fshihen gjithë jetën pas tualetit, veshjeve elegante e parfumit që të shpon hundët dhe prapë i njëjti rezultat, në fund ato trishtohen. Sa i mrekullueshëm është trishtimi në fytyrën e gruas, pasqyrë e botës së vrazhdë, pasqyrë e fundit të pashmangshëm.. Gratë trishtohen kur meshkujt tradhëtojnë, por ka raste edhe kur meshkujt janë besnikë, gratë gjthmonë trishtohen, kjo është më se e sigurtë.

Zoti i ka bekuar lotët e grave. Sa i trishtuar duhet të ketë qenë Zoti kur krijoi gratë! Gratë janë krijesa utopike, mbratin jetën, sekretet, dhe shpresën e në fund trishtimi u del për hundësh sepse bota është e vrazhdë, sepse pendimi është afër, sepse vdekja është pranë, sepse fundi ka ardhur pa u gëzuar mirë.

Gratë trishtohen sepse e dinë më mirë se kushdo, sa ironike është jeta dhe ciklet e saj të përmuajshme, sa patetikë janë meshkujt dhe idetë e tyre politike. E prapë në fund gratë trishtohen, për tualetin, veshjet elegante dhe parfumin që të kënaq shpirtin. Trishtimi është në fakt revolucioni femëror ndaj patetikës së luftës, futbollit dhe politikës.Trishtimi janë orët e munguara në shtratin e lotëve,vetmisë dhe moskuptimit.Lotët janë dehja prej zhgënjimit, pendimi ndaj bashkimit, marshet patetike të izolimit, trishtimi është brejtje e instiktit të mëkimit, arma e e vetme ndaj mashtrimit.

Zoti i bekoftë lotët e grave. Por trishtmi është më tepër se kaq, trishtmi është një formë e stërholluar e dashurisë së pashprehur, e energjisë së pa harxhuar, trishtimi i gruas është është një vrimë e zezë që thith cdo buzëqeshje, cdo mëngjes dhe perëndim, cdo përpjekje dhe mendim.

Oh ti trishtim i mallëngjyer,

në fytyra femërore,

shëtitmë në njëmijë dyer,

eja e më merr për dore.

Pse trishtohen gratë? Sado të mjera, të varfra, të pasura, të bukura a të shëmtuara gratë trishtohen, jo prej mjerimit por prej kohës që nuk mjafton ti kënaqë. Sa femëror është trishtimi në fytyrën e gruas, e sa qesharak është mendimi në fytyrën e burrit. Sidoqë të vijë puna, një burrë e një grua, në fund është ose një mendim i trishtuar në rastin më të mirë, ose një trishtim i menduar në rastin më të keq.

Pse trishtohen gratë? Si ka mundësi që kaq shumë na është mohuar kjo dije! A thua me të drejtë nuk na lejohet ta dimë? Si duket po të merret vesh kjo atëherë nuk do këtë më asgjë për tu marrë vesh. Do jetë dita e fundit, do të jetë sekreti i fundit që do ti vjedhim Zotit.

E megjithatë askush nuk e di vërtetë pse trishtohen gratë. As vetë gratë nuk e dinë. Askush nuk e di.


Një tjetër lexues më pyet për besnikëria në çift, dhe thotë se gjithçka është çështje gjenesh...
Kësaj pyetjeje i përgjigjet me një studim amerikan i cili shpjegon rolin e besnikërisë në kësi lloj marrëdhëniesh. Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë gjithçka mbi personat që duan të bredhin lule më lule. Një grup shkencëtarësh në Emory University në Atlanta ka treguar se pavarësisht prirjeve drejt monogamisë apo poligamisë, pavarsia seksuale lidhet me informacionin gjenetik të çdo personi. Studimi është bazuar tek sjelljet e disa kavieve që kanë si k.arakteristikë jetën monogame të cilët janë përfshirë në këtë studim për të ndjekur disa seanca për të ndryshuar stilin e tyre të jetës seksuale. Ajo që është vënë re gjatë studimt është fakti se këto specie e kanë shumë të vështirë të përshtaten me këtë jetë. Pra sipas informacioneve paraprake del se gjithçka që lidhet me besnikërinë është e pashmangshme nga sistemi përkatës gjenetik. Sipas shkencëtarëve ky proces shpjegohet me praninë e dopaminës, hormonit që stimulon sjelljet seksuale, që në rastin tonë është e përcaktuar qysh në lindjen e një personi. Pra këtej e tutje mos mendoni që të fusni në grackë këta tipa, pasi nuk do të nxirrni asgjë në dritë, pasi kjo jetë e është e parapërcaktuar qysh në lindje dhe nuk mund të ndryshoni asgjë.


Çthonë burrat e mënçem për gratë ?

Jean Paul

Tek gratë çdo gjë është zemër, madje dhe koka e tyre.

Gratë lexojnë tek zemrat e huaja më mirë se burrat.

Burri bëhet i ngjashëm me gruan në kohën e dashurisë, gruaja me burrin në kohën e martesës.

Një grua gjen ndërmjet dy burrave jo aq shumë ndryshime, se sa ne burrat ndërmjet dy grave.

Gratë pëlqejnë të flasin më shumë për sex, se sa në dashuri, burrat bëjnë të kundërtën.

Gratë i përballojnë dhimbjet më mirë se burrat.

Gratë dashurojnë fuqinë, pa e imituar; burrat brishtësinë, pa ta dhuruar.

Karl Kraus

Sytë e gruas nuk pasqyrojnë vetëm mendimet e saj, por dhe të miat.

Gratë nuk janë kurrë të vetvetes, ndaj duan që dhe burrat të mos jenë të vetvetes, por të jenë të tyret.

Një grua që nuk mund të jetë dhe e shëmtuar, nuk është e bukur.

Friedrich Hebbel

Gruaja e lind njeriun jo njëherë, por dy herë. Edhe rilindja shpirtërore përmës humanitetit është vepër e saj.

Gruaja qetesohet në moment, burri inatoset nga koka deri tek këmbët, dhe në këtë acar ekstrem, as zemra nuk arrin ta ngrohë.

Arthur Schnitzler

Gruaja e përjeton si triumf, në se takon të dashurën e hershme të burrit të saj, ndërsa burri si turp, në se ndesh të dashurin e hershëm të gruas së tij.

Friedrich Nietsche

Një element i dashurisë- Në çdo formë të dashurisë femërore del në pah edhe diçka nga dashuria e saj amësore.

Gratë jetojnë më thellësisht dashurinë, nga sa mendojnë burrat prej të cilëve ato dashurohen.

Vuajtje të ndryshme- Disa burra vuajnë kur gratë e tyre janë të pëlqyera, por më të shumtit vuajnë, kur kërkush nuk u hedh sytë grave të tyre.

Një sëmundje mashkullore - Kundër sëmundjes tipike mashkullore të përçmimit, ndihmon më së miri të dashuruarit nga një grua e mënçur.

Humor “gjinor”

Pse e kanë burrat ndërgjegjen e pastër?
Se nuk e kanë përdorur ende.

Ç'duhet të bëjë një grua, nëse burri i saj don të hidhet nga dritarja?
Ti japë koshin e mbeturinave me vete.

Ku është e keqja, nëse dy burra udhëtojnë me 150 Km/h dhe përplasen me një mur betoni?
Kanë shpërdoruar vëndet bosh. Mund të kishin qënë pesë vetë brënda.

Cili është titulli i librit më të hollë të botës?
Çfarë dinë burrat për gratë.

Cila është rruga më e shpejtë drejt zemrës së një burri?
T'ia depërtosh gjoksin me një thikë të mprehtë.

Çfarë ka të përbashkët një burrë dhe një makinë e përdorur?
Sigurohen me lehtësi, çmimi i lirë, dhe nuk mund të japin siguri.

Pse burrat pëlqejnë gratë inteligjente?
Të kundërtat tërhiqen.
(thone njerzit e shquar per ----> FEMRAT)

Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.
Frashëri


Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.
Balzaku


Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve.
Rumune


Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
Uajldi


Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka.
Rihteri


S'ka njeri që gruas së vet i duket i mençur.
A.Dode


T'ia besosh fshehtësinë gruas është njësoj si t'i fshehësh të hollat nën xham.
Publie Sir


Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit.
DeGoli


Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare.
Lebruni


Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun.
Montenji


Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s'mund të jetohet me to, por as pa ato.
Bajroni


Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të.
Kolinsi


Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbesin të bukura.
Bajeri


Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje.
Konfuçi


Po të kishim pritur të takojmë gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.
Pitigrili


Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat.
Volteri


Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha të dashurosh vetëm një.
Deveji


Gruaja duhet të jetë lodër, e pastër dhe e lëmuar si guri i çmuar, e ndriçuar me të gjitha virtytet e një bote që ende nuk është këtu.
Niçe


Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas.
Euripidi


Gruaja është dërdëllisëse dhe gënjeshtare.
Taso


Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe.
Lili


Femra që dashuron, nuk plaket shpejt.
Gorki


E metë themelore e personalitetit të gruas është mungesa e ndjenjës për drejtësi.
Shopenhatteri


Në mes të po-së dhe jo-së së gruas unë nuk do të guxoja të ngulja as gjilpërën.
Servantesi


Eshtë rrezik i madh të takosh femrën që të kupton plotësisht. Kjo gjithnjë përfundon me martesë.
Uajldi


Femrat nuk ta falin mossuksesin.
Çehovi


Kur flisni me femrën, dëgjoni para së gjithash se ç'ju thotë me sy.
Brezhina


Ai që nuk beson në femrën e vet të vërtetë, këtë e bën nga dyftyrësia.
Fildi


Duhet të ruhemi nga gratë engjëllesha, sepse njeriu në fund gjithmonë martohet me ato dhe shkon drejt e në ferr.
Moriaku


Askush s'flet ashtu si gruaja, gjëra njëkohësisht të çiltërta dhe të thella.
Hygo


Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj.
Shqipe


Gratë asnjëherë nuk e vërejnë atë që ne bëjmë për ato: përherë dallojnë atë që nuk e bëjmë.
Kurtleni


Sikur natyra të kishte krijuar ashtu si e bën moda, femra nuk do të ishte e lumtur.
Lespinase


Vajzat dhe gotat gjithnjë janë në rrezik.
Nesini


Femrës i plaket së pari fytyra,e pastaj zemra.
Mazhuraniqi


Femra e ndershme nuk mund ta pranojë gabimin që nuk e ka bërë.
Gitri


Të gjitha gratë janë gjakpirëse.
Petronie


Gruaja është si qyteti: për ta pushtuar është shumë lehtë, për ta ruajtur është shumë vështirë.
Berto


Stili ka një gjini, gruaja njihet me një fjalë.
Marivo


Ka gra që nuk duan t'u shkaktojnë vuajtje shumë burrave përnjëherë dhe dëshirojnë që këtë t'ia bëjnë vetëm njërit: ato janë gra besnike.
Kapi


Gratë nuk zbukurohen aq shumë për meshkujt, sa kundër grave.
Goldoni


Gruaja e mençur lejon burrin të bëjë atë që i pëlqen asaj.
Ulmani


Gruaja është enigmë, qëllimi i saj është fëmija.
Niçe


Askush nuk e njeh më mirë njeriun se sa gruaja, e clia nuk e do më.
Preveri


Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth.
O'Henri


Femra është në gjendje që nga asgjëja të bëjë tri gjëra: kapelën, sallatën dhe skenën bashkëshortore.
Tueni


Femrat mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh.
Balzaku


Nuk është e rendësishme çfarë thonë gratë, e rendësishme është çfarë heshtin.
Rilke


Vetëm e dhëna se gruaja ma zgjati dorën është epokë në jetën time.
Dostojevski


Merrnie gruan, e cila nuk beson atë që dashuron.
Valeri


Gratë janë paradoksi më i madh në jetën time. Vetëm atëherë kur më largohen, më bëhen miq të mirë.
Runi

Sikur gratë të dinin sa ankohemi për to, shumë më herët do të na braktisin.
Knzani


Gratë, për të cilat dashuria është gjithçka, gjithnjë janë naive.
Zilahu


Në qoftë se sopata nuk pret, mund të farkohet, por në qoftë se gruaja nuk do, asgjë nuk të ndihmon.
Gorki


Sikur femrat të udhëhiqnin botën, ato do t'i flaknin të gjitha armët, përveç gjuhës.
Tuholski


Femra e dashuruar nuk i frikësohet ferrit, por nuk e dëshiron as parajsën.
Fransi


Femrat nuk janë krijuar që të jenë të kuptueshme, por të jenë të dashuruara.
Parkeri


Femra duhet ta ruajë trupin si pasurinë, në qoftë se dëshiron që mashkulli të ndihet si gjurmues i arit.
Formani


Luleve u nevojitet dielli, kurse femrave dashuria.
Li Tai Po


Femrat janë si gjeneralët: atyre nuk u intereson ç'humbje u ka kushtuar një fitore.
Mimbo
Femrat e bukura u nevojiten vetëm dashnorëve dhe fotografëve.
Pikaso


Femra është në gjendje të jetojë qoftë edhe nga një kompliment i vetëm.
Morgani


Femrat janë shumë të dobëta sa të mos keqpërdorin dobësitë e veta.
Zafari


Edhe kur ju pranon, edhe kur ju refuzon, femra është çdoherë e lumtur që e adhuroni.
Saksi


Femrat dashurojnë fitimtarët, andaj i lejojnë edhe t'i pushtojnë.
Novalisi


Gruaja jashtë familjes ngjan me perandorinë e rrezikuar.
La Valeta


Një gjë është e ditur: gratë e sjellshme janë edhe bashkëshorte më të rrezikshme.
Laube


Më mirë të biesh në duar të vrasësit, sesa në ëndrrat e gruas epshore.
Nife


Shumica e grave më lehtë e kuptojnë martesën pa dashuri, sesa dashurinë pa martesë.
Valeri


Nuk ka rrobë që i rri më keq gruas, sesa dëshira për t'u bërë e urtë.
Luteri


Kur gruaja bëhet shkencëtare, atëherë diçka nuk është në rregull.
Nife


Gratë mund të japin aq miqësi sa kanë huazuar nga dashuria.
Sfinoza


Kush ka vetëm një grua, i ka të gjitha gratë. Kush i ka të gjitha, nuk ka as edhe një.
Spanjolle
Nuk ka grua në botë që nuk dëshiron të shkaktojë një konflikt, sado i vogël qoftë.
Kanti


Thirreni gruan si të doni, por asnjëherë jo si nënë.
Franceze


Tek zgjedhja e grave, si dhe në planet ushtarake, vetëm një gabim do të thotë humbje fatale.
Midëltoni


Mos i thoni gruas se është e bukur. Thuajini se është ndryshe nga të tjerat dhe do t'ju hapen të gjitha rrugët.
Renardi


Vetëm gruaja mund të qajë dhe të qeshë për të njëjtën aryse.
Molieri


Gratë e bukura kurrë nuk dyshojnë në inteligjencën e vet, por gratë inteligjente çdoherë dyshojnë në bukurinë e vet.
Dankani


Graja duhet të bëhet shërbëtore, e jo zotëri.
Zafari


Fatkeqësi e madhe është t'i takosh gratë që ende nuk i njeh mirë.
Moriaku


Disa gra janë si cigarja e ndezur: në qoftë se nuk e kap nga ana e duhur, digjesh.
Tuholski


Asnjëherë nuk jam martuar, sepse i respektoj shumë gratë.
Sordi


Jeta e gruas është e zbrazët, në qoftë se nuk e plotëson dashuria.
Stoni


Në qoftë se njeh vetëm gruan tënde që do, njeh të gjitha gratë.
Tolstoi


Kur nuk janë më objekt përgojimesh, gratë fillojnë vetë të marrin nëpër gojë.
Augeri


Një nuse e re pa burrë në shtëpi është më keq se një ushtri pa gjeneral, ose një fortesë pa komandant.
Servantesi


Gratë i ka bërë llafazane pushteti i burrave, që ua ka rrëmbyer gjithçka, përveç gjuhës.
Xoxa


Në çdo rast nderonie gruan, sepse ajo është edhe nëna juaj.
Guareski


Grua ideale është ajo që, edhe pse s'ju qëndron besnike, kujdeset për ju aq shumë si t'ju kishte dashnor.
Askardi


Kush mund ta udhëheqë një grua, mund të udhëheqë një popull.
Balzaku


Po të mos frynte era në det nuk do të kishte stuhi, por edhe anija nuk do të lëvizte. Po të mos ishte gruaja në botë, asnjëri nuk do të ishte i mjerë, por nuk do të ishte as njeriu.
S. Frashëri


Kur një grua dëshiron rastësisht ta konsiderojnë të mençur ajo me një gjest kësisoji vetëm e dyfishon budallallëkun e vet.
Roterdami


Femra gjithmonë mbetet fëmijë e madhe.
Ruso


Sa të përshtatshme do të ishin gratë sikur të më dëshironin të jenë fatlume me çdo kusht.
Ashardi


Femrat e dashuruara i falin me lehtë indiskrecionet e mëdha, sesa tradhëtitë e vogla.
Grasi


Natyra e femres nuk është krijuar për dëshirën e çastit, por për gëzimin e përjetësisë së njerëzimit.
Xoxa


Para femrës së bukur dhe para parave të shumta nuk ka frenim.
Gaga


Femrat dëshirojnë të bëhen të barabarta me kusht që të drejtat e tyre specifike të përforcohen më tej.
Ozborni


Femra shpesh i kushton më tepër rëndësi faktit si e shikojnë atë që ajo e do, sesa faktit sa sheh ajo.
Stendali


Femra është person që nuk di të luajë asnjë lojë, por që fiton gjithmonë.


Mashkulli i vërtetë dëshiron rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye e do gruan si lodrën më të rrezikshme.
Niçe


Dëshironi të dini a janë meshkujt inteligjentë burra të mirë? Por, e dashur zonjë, meshkujt inteligjentë nuk martohen.
Xheromi


Disa meshkuj kanë atë që e kanë merituar, të tjerët janë të pamartuarit.
Valeri


Mashkulli, kur fejohet, është si muaji maj, kurse kur martohet si muaji dhjetor.
Shekspiri


Pse njeriu të mos e dojë gruan e vet, kur edhe ashtu i do gratë e tjera.
Dyma


Mashkulli mund të jetë fatlum me çdo femër, derisa nuk e dashuron.
M.Kolinsi


Për femra duhet t'u flitet vetëm meshkujve.
Niçe


Meshkujt dinë vetëm të mendojnë, kurse femrat kuptojnë, por nuk mendojnë.
Tagora


Mashkulli mund të hasë grua, e cila nuk ka pasur asnjë lidhje dashurie, por rrallë has ndonjë, e cila ka pasur vetëm një lidhje.
La Rosh*****o


Femrat dashurojnë sa munden, meshkujt sa dëshirojnë.
Grafi


Femra me të kaluar dhe mashkulli me të ardhme nuk janë kombinim i keq.
Fonda


Arin e provojmë me zjarr, gruan me ari, kurse mashkullin me grua.
Pitagora


Femra sheh thellë, mashkulli larg.
Grabe


Mashkullin gjithmonë e tërheq më tepër gruaja që in-teresohet për të, sesa gruaja që ka këmbë të bukura.
Kurtleni


Gruaja është e lumtur dhe realizon gjithçka që do kur e pushton mashkullin: së këndejmi pjesa më e madhe e jetës së saj i është kushtuar përvetësimit të shkathtësisë së pushtimit të meshkujve.
Tolstoi


Ekzistojnë dy lloj njerëzish, që nuk dinë asgjë për gratë: meshkujt e martuar dhe të pamartuarit.
Sagani


Përse femrat e bukura martohen me meshkuj të mërzitshëm? Sepse meshkujt inteligjentë nuk martohen me femra të bukura.
Momi


Gruaja i sjell burrit vetëm dy ditë lumturi: ditën që martohet dhe ditën që e përcjell në varr.
Aristofani


Disa gra sillen ndaj burrave si policia e kufirit: një palë i dëbojnë, të tjerët i lejojnë të kalojnë kufirin.
Nesini


Femrat kanë trilluar dashurinë, ndërsa meshkujt vetëm martesën dhe besnikërinë.
Valeri


Po desh t'i kuptosh meshkujt, studio femrat.
Franceze


Gruaja duhet të falenderojë perëndinë kur e ka burrin me të meta: burri pa të meta është spektator i rrezikshëm.
Halifaksi


Të gjithë meshkujt e martuar janë pronë e gruas, ky është i vetmi definicion i drejtë se ç'është pasuria e vërtetë e gruas së martuar.
T. Bernardi


Më e mira armë që të mundni gruan është kapela juaj, merreni dhe ikni.
Banymm


Të arsimosh një mashkull do të thotë të arsimosh një person; të arsimosh një femër, do të thotë të arsimosh një shoqëri.
Gandi


Mashkulli propozon kurse femra zgjedh.
Kierke0ardi


Grua moj, burri yt nuk kërkon bukuri, por një mori virtytesh.
Eurtfidi


Femra që i lejon mashkullit puthjen, nuk do t'i privojë edhe të tjerat.
Franceze


Mashkulli në gjithëçka që bën ka parasysh qëllimin, kurse femra mashkullin.
Grafi


Sikur meshkujt të ishin dashnorë të mrekullueshëm siç flasin, femrat s'do të kishin kohë as të krihen.
Gitri


Nganjëherë femra fsheh nga mashkulli dashurinë që ndien për të, ndërsa në të kundërtën artificializon dashurinë që fare s'e ndien.
La Bryeri


Mashkulli është më i dobët, kur femra e bukur i thotë me ledhati, je i fortë.
Bartoni


Zoti e krijoi femrën për dobi të mashkullit.
Tenisoni


Arkeologu është bashkëshorti më i mirë që mund të ketë gruaja: sa më e vjetër të jetë ajo, ai më tepër interesohet.
A.Kristi


Gruaja bart çdo barrë nëse ia ka ngarkuar burri.
Aristofani


Femrat nuk mund ta çmojnë mashkullin e mençur përderisa nuk martohen me ndonjë budalla.
Safiri


Femra mund t'i bëhet mikeshë mashkullit vetëm me këtë radhë: së pari e njohur, pastaj dashnore, e më pastaj mikeshë.
Çehovi


Femra që e dashurojnë dhe e cila dashuron, është e lumtur dhe nuk dëshiron tjetër. Mashkulli që e dashurojnë dhe i cili dashuron gjithandej dëshiron edhe gjëra të tjera.
Kurtleni


Sikur të mos ekzistonin meshkujt, femrat kurrë nuk do të fjaloseshin.
Let Bryeri


Kur gruaja ka burrë të mirë, kjo shihet në fytyrë.
Gëte


Gjëja më e rendësishme në jetë për mashkullin është fama, kurse për femrën dashuria.
Balzaku


Në botë ekzistojnë edhe gjëra të tjera, jo vetëm lidhje dhe ndarje mes meshkujve dhe femrave.
Tagora


Mashkulli është xhelos në qoftë se puth, femra edhe në qoftë se nuk puth.
Kanti


Gjëja që e preokupon gruan nuk është tirania e burrit, por zemërgjerësia ndaj saj.
Mishle


Bota urdhëron gratë, ne urdhërojmë botën, kurse gratë neve.
Ktmtoni


Fati më i madh për gruan është në qoftë se me burrin jeton së bashku dhe në harmoni.
Euripidi


Unë kështu e paramendoj botën ideale, ku të gjithë do të ishin të lumtur: të gjitha femrat duhet të jenë të fejuara, kurse të gjithë meshkujt të pamartuar.
Gabori


Mashkulli ka aq vjet sa ndihet, kurse femra aq sa shihet.
Bergmani


Pak di mashkulli që i tregon femrës tërë ato që di.
Fuleri


Shtëpia është burg për gruan, kurse ofiçinë për burrin.
Shou


Meshkujt kanë dëshirë të jenë dashnorë të parë të femrave, ndërsa femrat pajtohen edhe kur është dashuria e tyre e fundit.
Vilde


Mashkulli është gjuetar, kurse femra pre e tij.
Tenisoni


S'ka lumturi pa grua.
Indiane


Në qoftë se ke grua të mirë, të tjerat s'të duhen fare.
Eskimeze


Gruaja është si hija: Në qoftë se vrapon pas saj ajo largohet, në qoftë se ik prej saj ajo vrapon pas teje.
Gruziane


Çdo grua është e bukur në errësirë, prej largësie dhe nën ombrellë.
Japoneze


Gruaja që sjell pajë, sundon burrin.
Latine


Gruaja pa mashkull si ara e palëruar.
Novosibiriane


Mashkulli ësht si lumi, kurse gruaja si liqeni.
Kurde


Gruaja, kur bisedon me një mashkull, shikon të dytin, por mendon për të tretin.
Sanskrite


Me grua të keqe mashkulli plaket shpejt.
Baske


Mashkulli pa grua si ati pa shalë.
Vietnatneze


Le t'i ruajë zoti gratë e këqija, kurse të mirat ruajini vetë.
Hebreje


Edhe gruan më të mirë e prish liria e tepërt.
Ruse


Shtëpia pa grua si mulliri pa ujë.
Armene


Një vajzë dhe një palë rrobe që i shohim shpesh e humbin vlerën.
Angleze


Rrahe gruan çdo mëngjes, nëse ti nuk e di shkakun, ajo vetë do ta kuptojë.
Ambe


Ai që flet keq për gruan e vetë, çnjerëzon vetveten.
Skotlcmdcze
Gruaja qan kur martohet, kurse burri qan më vonë.
Polake


Kush do të jetojë qetë, le të mos martohet me të buku rën e fshatit.
Portugeze


Dashurinë falja gruas, kurse besimin nënës.
Irlandeze


Mr.sc.Flori Bruqi