Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, maj 08, 2006

Fatmir Velaj:Leter nga Austria

From : Fate M. Velaj
Sent : Monday, May 8, 2006 2:10 PM
To : bruqi-flori@hotmail.com, floribruqi@yahoo.com, hashim.thaqi@ks-gov.net, naser.rugova@ks-gov.net, bajram.kosumi@ks-gov.net, n_adem@yahoo.com, fadil.kryeziu@ks-gov.net, luljeta_s@hotmail.com, belirinda.idrizi@ks-gov.net
Subject : Good morning, Balkans ne Prishtine


Go to previous message | Go to next message | Delete | Inbox
Nen Patronancen e Kryeministrit te Kosoves, Zotit Agim Ceku

dhe nen mbeshtetjen e
Ministrise se Puneve te Jashtme te Austrise
Ministrise se Kultures se Kosoves
Ministrise se Kultures se Shqiperise

Sponsore
Komuna e Prishtines
Kosova e Re- Kompani Sigurimesh
Austrian Airlines

Forum Weltoffen International me qender ne Vjene ju fton Ju dhe miqte Tuaj te merini pjese ne hapjen e expos

„Good morning, Balkans “

Diten e marte, 09.Maj 2006 ne oren 19.00
Vendi i zhvillimit –Galeria Kombetare e arteve Prishtine
Aktiviteti – Ekspozite e arteve figurative
Artistet pjesemarres: Austria, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja-Herzegovina, Serbi& Mali i zi, Rumania, Sllovenia, Kroacia, Shqiperia, Turqia, Greqia, Gjermania, Italia. Franca etj si dhe 4 artiste Kosovare: Eshref Qahili, Arian Berisha, Shpend Qeriqi, Naim Spahiu
Kurator – Fatmir Velaj, President i Forum Weltoffen International,
Si Kurator i ekspozites dhe si president i Forum Weltoffen International e shikoj kete aktivitet ne Prishtine si nje mundesi te mire per te prezantuar zhvillimet artistiko- kulturore ne Ballkan por gjithashtu dhe rendesine qe ka sot Juglindja e Europes. Ajo eshte ne te njejten kohe edhe nje rast i mire per te informuar mbi zhvillimet kulturore ne Kosove si dhe nxitjen dhe pasurimin e marredhenieve kulturore mes vendeve Ballkanike dhe perspektives se tyre europiane.
Qellimi i aktivitetit eshte informimi, thellimi dhe nxitja e e shkembimit te ideve dhe praktikave me te mira nen vizionet e pluralizmit kulturor.
Ekspozita: Artiste te ardhur nga vende te ndryshme te Ballkanit por edhe nga Europa ne bashkepunim me artistete Kosoves do te paraqesin ne ambjentet e Galerise Kombetare vuajtjet, endrrat, deshirat, shpresat vizionet e tyre dhe te krijojne nje pol dhe ura bashkepunimi per te forcuar dhe thelluar dialogun ndermjet kulturave.
Reference : Ky aktivitet do te zhvillohet sipas modelit te suksesshem te aktiviteteve te mepareshme si ne EU Parlament ne Bruksel, Parlamenti i Austrise ne Vjene, Museumin e Egjiptit ne Kairo, Qendren e artit ne Athine, Qendren e artit ne Shkup, Muzeumin Kombetar te Rumanise ne Bukuresht, Galeria Kombetare Tirane, City Hall te Vjenes, Universiteti i arteve te aplikuara ne Vjene, Schrack AG ne Vjene, Bashkia e Scheibbsit, Akademia e Diplamateve ne Vjene, Renner Institut, Literaturhaus, Royal Leamington Art Gallery, England, Gallery of the City Wels, Gallery of the City Salzburg, Muzeum Laxenburg, Muzeum Meidling, Muzeum Wachau, Muzeum Gaming, WMC ARTFORUM etj.

Keto aktivitete jane mbeshtetur, pershendetur dhe inauguruar nga personalitete te jetes artistike e politike te Europes si psh: Heinz Fischer –President i Austrise, Ion Iliescu-President i Rumanise, Boris Trajkovski- President i Maqedonise, Jil Robles-President i Parlamentit Europian ne Bruksel, Benita Fererero Waldner-Komisare e BE, Erhard Busek- President i Paktit te Stabilitetit, Bujar Leskaj-Minister i Kultures se Shqiperise, Elisabeth Gehrer-Ministre e kultures se Austrise, George Papandreou-Minister i jashtem i Greqise, , Gerald Bast-Rektor i universitetit te arteve ne Vjene, Michael Häupl-Kryetar i Bashkise Vjene, Dora Bakoyannis, Ministre e jashtme e Greqise, e shume deputete te EU Parlament etj. Keto personalitete informohen rregullisht mbi aktivitetet e Forum Weltoffen International

Me respekt,

Fatmir Velaj - President i Forum Weltoffen International

Kontakt 044137110

„ They have more history as they can consume…“ (Winston Churchill)

Si një pikë kontakti ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërmjet botës së krishterë dhe asaj myslimane, duke qënë shpeshherë nën sundimin e perandorive dhe monarkive, diktaturave dhe sot nën sisteme demokratike të brishta, mund të thuhet me plotë gojë se Ballkani ka nje histori sa të lavdishme aq dhe të dhimbshme.

Sa të vetëdijshëm jemi për këtë histori dhe a është e nevojshme një rishikim i saj në mënyrë që të nxjerrim mësimet për të ardhmen? Si është gjendja në Ballkanin e sotëm dhe si do të jetë e ardhmja e tij? Çfarë roli mund të luajë arti dhe kultura? Cili është vendi i artistëve në shoqëri dhe çfarë përgjegjësish mund të marrin ata? A munden ata të përmiresojnë kohën?

"Kush ben nje udhetim ka se ç'të tregojë"
Kjo shprehje e Matthias Claudius merr në Ballkan kuptimin e saj më të plotë. Për njerëzit e këtij rajoni levizjet kanë qënë karakteristika e tyre e përhershme, forma më e vjetër e ekzistencës. Udhëtimet janë bërë në të mirë e në të keqe, për vete dhe për tjetrin, nga kureshtja dhe malli, për të qënë të lirë e pa kufij. Këtë detyrë të "vështirë" e marrim ne, artistët dhe mundohemi që të tregojmë ëndrrat, gjakimet dhe shpresat e në të njëjtën kohë parashtrojmë vizione për një botë me më pak probleme. Artistët janë gjithmonë shtegëtarë, udhetarë nëpër botë. Ata nuk përcaktojnë, ata vërejnë dhe grumbullojnë, sajojnë dhe bashkojnë, u shmangen "rregullave" dhe i vënë ato në pikpyetje. Ata bashkojnë realen dhe irealen, refleksionin dhe projeksionin, strukturën dhe kaosin. Ata nuk njohin kufij por i kalojnë ato. Veprat e tyre janë strategji artistike, për të ndjerë dhe për të paraqitur botën ndërmjet qiellit dhe tokës, ndërmjet realitetit dhe imagjinates ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes.

Nismën "Good Morning, Balkan" unë e shikoj si një mundësi të mirë për të paraqitur obligimet, shpresat dhe njëkohësisht rëndësinë që ka sot Juglindja e Europës. Në të njëjtën kohë ajo ofron informacion mbi përparimet kulturore në Ballkanin e sotëm dhe jep mundësinë për thellimin dhe pasurimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të këtij rajoni dhe Europës së Bashkuar. Antarësimi i vendeve ballkanike në këtë Union nuk është vetëm një shans për këto vende, por duhet parë dhe si një pasurim për vetë Bashkimin Europian.
Paraqitja në një sallë të vetme e artisteve nga vende, besime fetare dhe këndvështrime të ndryshme është treguesi më i mirë për marrëdhenie dhe mirëkuptim me njeri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë ofron vizione të reja për bashkëjetesë dhe prosperitet.

Fatmir Velaj