Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, maj 06, 2006

Drejtori i CIA-s jep dorëheqje

Drejtori i Agjensisë qëndrore të sigurimit të SHBA-ve, CIAs , Porter Goss, ka dhënë dorëheqje pas më pak se dy vjet në këtë post.
Zoti Goss u emërua në këtë post nga presidenti Bush në vitin 2004, për të ristrukturaur CIA e cila u patë kritikuar për dështimin që të parashikojë ose parandalojë sulmet e njëmbëdhjetë shtatorit si dhe dështimet që i paraprinë luftës në Irak.

Një zyrtar i lartë demokrat e ka përshkruar Cia-n e javëve të fundit si një organizatë në rënje të vazhdueshme për shkak të keqdrejtimit.

Zoti Bush e lavdëroi atë për punën e tij gjatë këtyre dy viteve por nuk dha asnjë spjegim për dorëheqjen e tij.