Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, maj 13, 2006

DIFERENCIMET NE LSHK

e shtunë, maj 13, 2006
Flori Bruqi:DIFERENCIMET NE MESIN E SHKRIMTAREVE

Më shkas:DIFERENCIMET POLITIKE TË SHKRIMTARËVE SI NË KOHËN E TITOS!
Me një traditë gati gjysmë shekullore “Mitingu i poezisë”Gjakova 2006, sot u refuzua nga një pjesë e madhe e anëtarëve të Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e quan skandaloze vendimin e Ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija, i cili kohë më parë ka refuzuar financimin e projektit të LSHK për “Mitingun e Poezisë”Gjakova 2006”.
Nënkryetari i LSHK z.Kadrush Radogoshi ,në “Mitingun e Poezisë” që u mbajtë në Prishtinë më adtën 9 maj të këtij viti pat thenë se “...në vend të Projektit tonë aprovohet një projekt tjetër, i cili ishte i sugjeruar nga vetë ministri i kulturës , hartuar nga i ashtu quajturi “Këshill Organizativ” në përbërje të cilit janë anëtarët e Klubit Letrar të Gjakovës “Gjon Nikollë Kazazi”, administratorë lokalë të kulturës, një nxënës i shkollës së mesme dhe një përfaqësues nga ministria, emrit i të cili tani për tani mbete i panjohur”. Andaj Radogoshi atë ditë në këtë kontekst imponojë vetëm një pyetje: Pse ka ndodhur një gjë e tillë nga ana e Ministrisë? “ Në radhë të parë për shakqe politike sepse LKSH nuk është shndërruar në servis të politikës ditore, në radhë të dytë për shaka të tendencës për ruajtjen e monopolit në fushën e letërsisë nga grupe interesi dhe në radhë të tretë për motive triviale, të cilat janë normale për një ministër kulture,i cili për fat të keq është i pashkollë”. Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovë, sipas Kadrush Radogoshit, i është cenuar një e drejtë themelore , është privuar nga mbajtja e manifestimit të saj 42 vjeçar, duke ia marrë të drejtën e autorësisë.Sot në Gjakovë u mbajtë “Mitingu i poezisë “i kryesuar nga poeti Din Mehmeti dhe një numër i vogël i shkrimtarëve të mirëfilltë.Prezent ishin edhe shumë shkrimtarë të PEN KLUBIT Kosovarë dhe një numër i madh i shkrimtarëve udbashë ,shkrimtarëve që më vjetë të tëra kanë trasuar rrugën e KOS-it Jugosllavë si dhe shumë ish shkrimtarë që më devotshmëri trasuan rrugën e Titos! Fatkeqësia më e madhe se 2 sish ishin edhe denoncuesit kryesorë në Procesin e njohur politikë kundër Mendelës së Kosovës-Adem Demaçit!Ata ishin Ali Aliu dhe dora vetë Din Mehmeti.

posted by Flori Bruqi at 9:20 MD

<< Home