Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, maj 16, 2006

Avni Dervishi & Simbad Detari

Avni D
HORIZONTI ... ( Poezi iraniane )




Bash mire me krijime letrare nga shtete te tjera psh
Irani ne kete rast. Sigurisht se regjimi i Iranit (si
zakonisht) i burgos e keqtrajton njerezit me mendim te
lire, psh gazetaret e politikajte demokrate.

pershendetje

Avni D
--------------

--- Simbad Detari wrote:

> --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
>
> >
>
>
>
>
> AHMAD SHAMLU
> - Një nga
> poetët më të shquar bashkëkohorë iraniane -
> ( 1925 - 2000 )
>
>
> HORIZONTI
>
>
> Do vijë dita kur do i gjejmë pëllumbat tanë
> E mirësia do ecë dorë për dorë me bukurinë.
> Kur dhe himni më i humbur do jetë një puthje
> E çdo njeri do jetë vëlla me njëri-tjetrin.
> Dita kur njerëzit s’do i mbyllin më shtëpitë
> E kyçet e portave do kthehen në legjendë
> E për të rrojtur e madhja zemër do mjaftojë.
> Dita kur çdo fjalë do të thotë të duash,
> E mos kërkosh më kot ta gjesh atë.
> Dita kur muzika e çdo fjale do jetë Jeta.
> E s’do rropatem të gjej rimën e simes poezi.
> Dita kur në çdo buzë do ketë një melodi.
> Që Himnin më të humbur ta bëjë Dashuri.
> Dita kur do vish ti, kur do vish përgjithnjë.
> Me mirësjelljen njëlloj si bukurinë
> Dita kur do mbjellim grurë për pëllumbat tanë
> E pres atë ditë edhe pse kur ajo do vijë
> Unë s’do jem më ...
>
>
> Shqipëroi: Simbad Detari
>
>
> Per poete te tjere te vendeve arabe lexonin ne
> blogun me poshte:
>
>
>
>
>
>
> BLOG
> www.simbadi.com