Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, prill 22, 2006

Gripi avian flu influenza(Buletin XX)

BULETINI NUMËR 20 PËR GRIPIN E SHPEZËVE ( H5-N1)
Lexoni vetëm në Floart & Flori -Press

http://floart.blogspot.com

http://flori-press.blogspot.com

Autori i tekstit :Flori Bruqi

Në shkrimin e këtij Buletini informativë mbi gripin e shpezëve do të lexoni shumë informata ,lavdërime dhe kritika,se çfarë po ndodhë në Kosovë lidhur më parandalimin e kësaj sëmurje të rrezikshme...A është Kosova e aftë të parandalojë Gripin e Shpendëve pa barna,mjete DDD dhe aparaturë te nevojshme.Sa Euro u shpenzuan nga MBPZHR të Kosovës për blerjen e aparaturës mbrojtëse(teshave mbrojtëse,fugatorëve, dhe 2000 kgr të preparatit VIRKON S)...Meqenëse është quar pluhur i madh në internet nga disa ANONIMUS-a duke fyer institucionet shendetsore(MSHK,IKSHP etj)unë them më plotë gojë se Dr.Pleurat Sejdiu,Prof.dr.sc.Isuf Dedushaj,etj/.kanë bërë të pamundshmën të mundshëm për mbrojtjen e shëndetit publikë.Buxheti i MSH dhe IKSHP akoma eshte i plogështë.Publikisht theme se ti jepen fund kapricave individuale,te disa pakurrizoreve dhe anonimusave te internetit qe shkruajne letra anonime ,pa dite se fare thone nuk eshte mire ...Te fysh njerëzit pa fakte ,fjala vjen profesorin e nderuar Doktorin e shkencave mjekesore Isuf Dedushaj eshte turp,kur dihet se ky shkencëtare dhe njeri ka bere shume per shëndetin e popullit para dhe pas luftes ne Kosove.
Lexim te kendshem nga une
Flori Bruqi


Prishtinë,22 prill 2006.


Spërkatës hunde kundër të gjitha viruseve të gripit


Një lloj vaksimi i ri përmes spërkatjes së hundës do të mbrojë ndaj të gjitha llojeve të mundshme të viruseve të influencës - dhe me këtë do t'u shmanget zhvillimit të vaksinave të përshtatura ndaj varianteve të veçanta të këtij virusi të cilat deri tani kanë gllabëruar shumë kohë.

Shkencëtarët e Universitetit Gent në Belgjikë kanë zbuluar një procedim të ri, i cili do ta mbronte njeriun gjatë tërë jetës nga viruset e gripit - edhe nga Flu Avian Influenza dhe gripet tjerë kur ky do të kaptonte te njerëzit.

Vaksina e virusologëve belgjianë vepron ndaj një albumine , e cila është e njëjtë në të gjitha viruset e gripave dhe që nuk ndryshon. Kjo shpjegon efektin e përgjithshëm dhe të përjetshme .

Sot për sot duhet të zhvillohet kundër virusit të gripit çdo vit një vaksinë e re, pasi që proteinat të cilat janë vënë në pikëshënjestër tani ndryshohen. Pas rreth pesë vjetësh vaksina duhet të jetë zhvilluar dhe sprovuar aq sa të nisë prodhimi i sajë.

Bashkësia Evropiane (BE) përkrah këtë projekt me 1,200.000 Euro.


EPIDEMIA GLOBALE E GRIPIT AVIAN

Virusologët kanë frikë, se virusi Flu Avian Influenza i përhapur vrullshëm në Azi,Evropë mund të përzihet me viruset e gripit njerëzor.

Në këtë mënyrë mund të krijohet një virus i rrezikshëm i influencës krejt i ri ndaj të cilit nuk është askush imun.

Ky mund të përhapet në mbarë botën nëpërmjet qarkullimit ajror duke rrezikuar miliona njerëz. Në një rast të tillë sipas vlerësimeve të OBSH-së aktualisht një në tre vetë mund të sëmuret nga gripi dhe 1% e të infektuarve do të vdesin.

Kjo organizatë frikësohet se në stadin aktual nuk është e mundur që të vihen në dispozicion vaksina e nevojshme.

Klaus Stöhr, drejtor në sektorin e OBSH-së për gripin thotë:
"Ne shohim se ka mundësi që brenda një kohe të caktuar ne të jemi në gjendje të zhvillojmë vaksina, t´i licensojmë ato dhe të realizojmë të gjitha provat e nevojshme në rast se përhapet një virus i tillë..."

Por sipas zotit Stöhr deri më sot janë vetëm 4-5 Fabrika farmaceutiko-kimike që janë në gjendje të prodhojnë një vaksinë të tillë brenda një afati të parashikueshëm, këto janë" Chiron" "Roche" ,"Aventis", etj.,kjo për faktin që këto Fabrika janë shumë të avancuara në fushën e studimeve dhe kërkimeve.

OBSH-ja kohë më parë në konferencën propozi që të merren disa masa për të thjeshtuar procedurën e provës dhe licensimit të këtyre vaksinave.

Zakonisht lejimi i një medikamenti presupozon një procedurë të stërzgjatur dhe me shumë pengesa që shpesh herë mund të zgjasë me vite.

OBSH-ja bën të qartë se një problem i tillë global nuk mund të zgjidhet vetëm në nivel kombëtar, është e nevojshme që të ketë bashkëpunim dhe koordinim për zhvillimin e vaksinave.


H5-N1, KËRCNON NJERËZIT

Në një raport të OBSH-së të Kujdesit ndaj Kafshëve dhe OB të Ushqimit dhe Bujqësisë paralajmërohet se H5-N1 mbetet një kërcënim serioz ndaj shëndetit të njerëzve dhe kafshëve në të gjithë botën dhe nuk ka për t'u shuar në të ardhmen.

Në raport theksohet nevoja e zbulimit të sëmundjes në fazat e hershme dhe asgjesimit të shpendëve të infektuar. Qindra mijëra shpendë të infektuar janë vrarë.

Në Azinë Juglindore gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi në gjithë rajonin. Tani ka shqetësime mes zyrtarëve të shëndetësisë se ky virus mund të shndërrohet në një lloj gripi që mund të transmetohet mes njerëzve dhe që shkencëtarët nuk kanë mjetet për ta luftuar.

Shefi i seksionit për gripin pranë OBSH-së, doktor Klaus Stohr, thotë se beson që shpërthimi i një epidemie gripi është më afër se kurrë më parë.

Ai thotë se bashkësia botërore është aktualisht e papërgatitur për një epidemi e cila shfaqet çdo 20-30 vjet dhe shkakton vdekjen e dhjetra miliona njerëzve.

Dr. Stohr thotë se mendon që shpërthimi i epidemisë në gjithë botën do të shkaktohet nga virusi i gripit të shpendëve në Azi,Evropë etj. Ai tha se ky variatet gripi ka infektuar qindra persona dhe ka shkaktuar vdekjen e një numri bukur të madh të tyre.

Dr. Julie Gerberding, drejtore e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë: "Kur virusi i gripit të shpendëve u kthye në një lloj gripi në vitin 1918 që shkaktoi një epidemi globale, nuk ndodhi menjëherë.

Një gjë e tillë ndodh pak nga pak, në fillim me epidemi lokale dhe virusi zhvillohet dhe transmetohet pastaj më efektivisht nga një person në tjetrin.

Për këtë arsye është e rëndësishme që të kemi një rezervë me 2 milionë doza vaksine H-5 dhe aftësinë për ta prodhuar atë më me shpejtësi. Prandaj është e rëndësishme që të kemi një rezervë ilaçesh antivirale që të mund t'i çojmë atje ku mund të ketë nevojë urgjente".

Epidemia e vitit 1918, e njohur edhe si gripi spanjoll, shkaktoi vdekjen e 20 deri në 40 milionë njerëzve në gjithë botën. Deri tani sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka patur 42 të vdekur nga gripi i shpendëve, të gjithë në vendet aziatike.

Dr. Gerberding tha se do të duhet një përpjekje globale për të eliminuar përhapjen e gripit të shpendëve.

"Do të ishte e vështirë për çdo vend, ... që ta përballojë i vetëm një gjë të tillë. Por së bashku, ne kemi një rrjet të jashtëzakonshëm mundësish dhe këtë duhet ta zhvillojmë më tej".

Dr. Gerberding theksoi se ishte pikërisht ky rrjet organizatash shëndetësore që realizoi kufizimin e SARS-it, sëmundjen me simptoma të pneumonisë që goditi Azinë vitin e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 800 vetëve.

Gripi

Gripi është ngjitës ose transmetues. Mjafton vetëm një teshtitje që virusi të kalojë nga një njeri tek tjetri. Kur pacienti fillon të ndjejë simptomat e gripit ai ka kohë që ka filluar të bëhet përhapës i këtij virusi.

Kur personi ndjehet i sëmurë, do të thotë se në gojën dhe hundën e tij ekzitojnë grimca të mjaftueshme virusi dhe sapo ai teshtin ose kollitet, rreth 100 mijë grimca të virusit të gripit dalin nga goja ose nga hundët dhe hyjnë në ajrin rrethues në kërkim të viktimës tjetër.

Dhe sipas disa shkencëtarëve, vetëm thithja e 10 grimcave të tilla mund ta bëjnë personin të ndjehet i sëmurë. Sa më të vogla të jenë këto grimca aq më lehtë thithen nga organizmi nëpërmes frymëmarrjes .


Grimcat më të mëdha të virusit të gripit zënë vend në sipërfaqe dhe marrja e gripit nëpërmjet grimcave të tilla është më i vështirë, vetëm në se personi i prek ato me dorë dhe dora e palarë bie në kontakt me gojën ose hundën.

Megjithatë, virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqe deri në 48 orë. Kur gripi fillon, virusi i tij përhapet dhe është vështirë të ndalet.

Shumë kompani farmaceutike nuk e prodhojnë vaksinën, për shkak se çdo dimër virusi i gripit ndryshon, kështuqë dozat e papërdorura duhen hedhur.

Në vitin 2003, një virus gripi hyri në SHBA nëpërmjet aeroplanit. Arsyeja ishte se ventilatori për ajrosjen e aeroplanit gjatë fluturimit ishte prishur duke bërë që një person i vetëm me grip të infektonte afro 75 % të udhëtarëve në aeroplan.

Të sëmurit nga gripi janë në shtim

Hulumtuesit në SHBA shqyrtuan të dhënat shëndetësore të personave që ishin shtruar në spitale midis viteve 1979 - 2001. Gjatë studimit u vu re se rastet e gripit kanë ardhur duke u shtuar dhe se periudha e gjendjes gripore është bërë më e gjatë, nga 8 javë në 12 javë.

Gjatë periudhës së lartpërmendur rreth 200 mijë veta ishin shtruar në spital si pasojë e gripit dhe personat 85 vjeç e sipër kishin më të ngjarë të shtroheshin në spital se sa personat në moshë më të re.

Në fakt në rrezik më të madh janë 50 vjeçarët që kanë një sistem të dobët imunitar ose që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike.

Po ashtu në rrezik janë edhe fëmijët deri në 5 vjeç. Këta fëmijë qëndruan në spitale për një periudhë më të shkurtër kohe, mesatarisht 3 deri 4 ditë, ndërkohë që personat më të moshuar qëndruan të shtruar në spital si pasojë e gripit nga 7 deri në 8 ditë.

Këto të dhëna duket se theksojnë edhe më shumë nevojën e vaksinimit kundër gripit, ndërsa periudha e dimrit afron.

Në forumet tona kemi marrë shumë letra lidhur më pyetjën aktuale :
Ç'ËSHTË GRIPI ?
Gripi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi i familjes orthomyxoviridae. Sëmundja përhapet me sezone dhe shkakton dëmin më të madh midis të mëshuarve dhe fëmijve.
Si epidemic e gripit ose grip i rëndë merret kur 10-20% e popullsisë së një regjioni janë të infektuar. Bartësi më aktivë dhe njëherit kryesorë të infektimit janë fëmijët.
Shkaktarë të Epidemisë dhe pandemic[ janë viruesit epidemik të grupit A dhe rrallë herë të grupit B. Këto virues janë në gjëndje të ndërrojnë gjatë kohës molekulat antigjene të sipërfaqës: Hemaglutin (H) dhe Neuraminidase (N) dhe më këtë gjatë një ri-infektimi dpërtojnë sistemin e imunitetit të njeriut.
Për këtë shkakë në vitin 1948 OBSH-ja ka krijuar një rrjetë prej 110 laboreve në të cilat punohet për lokalzimin, identifikimin dhe përcjelljen e krijimit të varianteve të reja të viruseve. Në bazë të rezulltateve të këtijë rrjeti organizata parashikonë rrjedhat e zhvillimt të varianteve për të cilat i informon shtetet antare.Pandemite e shekullit XX janë emërtuar nga vendi se nga kanë ardhë:
1918 - 1920 "Gripi spanjollë" ka lënë pas vete 20 - 50 milionë të vdekur.
1957 - 1958 "Gripi aziatikë" ka lënë pas vete diku 1 milionë të vdekur.
1968 - 1969 "Gripi i Honkongut" ka lënë pas vete diku 1 milionë të vdekur.
Panedemia edhe më tute në kohën e tashme (2005) është një rrezik i vërtet për shëndetin në mbarë rruzullin. Sipas OBSH-se, përhapja e një epidemie të gripi paraqet një ndër rreziqt më të mëdha duke llogaritur sistemet e mbingakuara shëndetsore në shumë vende të botës.


Gripi i shpendëve mbërrin në Gjermani

Gripi i pulave gjendet për herë të parë në një fermë në Gjermani
Shtypi evropian i së enjtes përqëndrohet tek zbulimi i rastit të parë të gripit të shpendëve në Gjermani si edhe zhvillimet në Francë pas protestave për kontratën e punës.

Gazetat në Gjermani pajtohen se zbulimi i gripit të shpendëve në një fermë shpendësh pranë Lajpzigut ngre shumë pyetje.

Në një kryetitull të së përditshmes, FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG ky zhvillim përshkruhet si një surprizë e shëmtuar".

"Gripi i shpendëve është një kërcënim i ri, i madh dhe imediat në një sektor të rëndësishëm të ekonomisë së Gjermanisë," thotë gazeta.

E përditshmja thekson se sqarimi me shpejtësi i të gjitha paqartësive duhet të jetë pjesë e luftës kundër gripit të shpendëve.

DER TAGESSPIEGEL beson se shpërthimi i epidemisë nuk erdhi si një surprizë, pasi fermat e shpendëve nuk mund të jenë të përjashtuara nga infeksionet.

"Megjithëkëtë lajmi ishte mjaft shokues dhe dëmi që do të shkaktojë shkon përtej fermave," shton gazeta.

Sipas saj, epidemija ka mundësi që të çojë në një ulje të shitjeve të mishit të shpendëve, sepse konsumatorët janë të shqetësuar për gripin e shpendëve.

DIE WELT shkruan se epidemija nxjerr në pah nevojën e kryerjes së studimeve të mëtejshme për të parë rrugët se si përhapet sëmundja.

"Si mundet të jenë infektuar gjelat e detit, që ishin të izoluar nga bota e jashtme" pyet e përditshmja.

Ajo vëren se vetëm dy javë më parë nuk kishte asnjë shenjë të virusit vdekjeprurës dhe asnjë zog i ngordhur nuk ishte parë pranë ndonjë ferme.

"Ky është një mister që mund të zgjidhet vetëm përmes punës së ekspertëve ndërkombëtarë", beson DIE WELT.

Kriza në Francë

Për gazetën LIBERATION zemërimi në Francë nuk ka të bëjë vetëm me legjislacionin e punës. Vendi sipas saj është pranë një krize politike.

LIBERATION ka në faqe të parë fotografinë e presidentit Jacques Chirac dhe të udhëheqësve rivalë të partisë në pushtet, kryeministrin Dominique de Villepin dhe ministrin e Brendshëm Nicolas Sarkozy.

Ajo shkruan se "me një Chirac të pafuqishëm, rivaliteti mes zotit Sarkozy dhe atij Villepin është paralizues për ekzekutivin". Në kryetitull shkruhet : "çmenduria e shtetit".

Edhe LE MONDE nxjerr në pah ndikimin që ka kontrata e punës mbi partinë qeverisë kur pritet që politikanët dhe sindikatat të takohen për të diskutuar qëndrimet e tyre.

E përditshmja franceze vëren se korridoret e debatit variojnë mes anëtarëve të partisë që e mbështesin kontratën e punës dhe të tjerëve që duan të kontrata të shkruhet nga fillimi.

Gripi i shpendëve edhe në Britani

Analizat kanë konfirmuar se një mjellmë e gjetur e ngordhur në Britani ka patur virusin vdekjeprurës të gripit të shpendëve H5N1.

Konfirmimi bën që Britania të jetë vendi i 13 në BE që raporton rastin e virusit vdekjeprurës që ka marrë jetën e më shumë se 100 njerëzve, kryesisht në Azi.

Megjithatë njerëzit duhet të mbeten të qetë, sipas John Kinnaird, që është president i Unionit të Fermerëve të Skocisë:

"Ne na duhet që në këtë fazë të shohim çdo gjë pa panikuar, të mbajmë çdo gjë në perspektivë. Për momentin është gjetur vetëm në një shpend të egër dhe ne na duhet të jemi vigjilentë dhe të shpresojmë se do të jetë vetëm ky shpend.

Dhe është shumë e pazakontë që të kalojë nga një zog i egër te shpezët."

Paralajmërim për gripin e shpendëve

Rikthimi në Evropë i zogjve shtegtarë mund të sjellë edhe gripin e shpendëve
Agjensia e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) ka paralajmëruar se gripi i shpendëve ka arritur ne kontinentin e Evropës.

Paralajmërimi i tyre u be ne fillim t e pranverës, kur shpendët shtegtarë fillojnë të rikthehen në kontinet e Evropes nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Agjensia e lajmeve AFP thote se vendet evropiane përgjatë rrugëve të shhtegtimit duhet të qendrojnë vigjilente dhe të përgatiten për epidemi të tjera të epidemisë së gripit të shpendëve, rastet e fundit të të cilit u shfaqën në Turqi, Itali,Britani,Gjermani,Shqiper,Serbi,Kroaci,Slloveni etj.

Ndërkohë, kryeministri francez, Dominique de Villepin, ka bërë thirrje për ngritjen e një "force ndërhyrëse" të ekspertëve evropianë.

Masa globale

"Evropa duhet të vetëmbrohet nga rreziku i epidemive dhe sot nga gripi i shpendëve, i cili tani është në derën tonë," tha ai dhe shtoi se për t'i mbrojtur evropianët, duheshin marrë masa parandaluese.

Z. de Villepin propozoi krijimin e një grupi ekspertësh të cilët sipas tij, "do të ishin të gatshëm të ndërhynin në raste të epidemive të reja pa vonesë...për të vlerësuar rrezikun dhe rekomanduar masat e duhura".

Ndërkohë, vendet më të pasura në botë në një konferencë të zhvilluar kohe me pare në Pekin për të koordinuar përpjekjet globale për luftën ndaj gripit të shpendëve, premtuan së paku 1.8 miliardë dollarë për masat parandaluese.

Kjo shumë është më e madhe nga objektivi i OKB-së.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan më herët kishte paralajmëruar se duhen bërë përpjekje masive për të luftuar epideminë e gripit të shpendëve.

"Nuk ka kohë për të humbur," tha zoti Anan në konferencë, ndërsa paralajmëroi se bota ishte ende e papërgatitur për të luftuar epidemi të gripit të shpendëve.

Dyshime për njerëz të prekur në Indi

Përpjekje për pengimin e përhapjes së gripit të shpendëve
Zyrtarët e shëndetësisë në Indi po u bëjnë analiza tetë personave lidhur me mundësinë e infektimit me virusin e gripit të shpendëve pas zbulimit të shtamit më të rëndë në shtetin perëndimor Maharashtra.

Një ministër thotë se punonjësit e shëndetësisë dhe fermerët kanë filluar eliminimin e gjysmë milioni shpendësh në rajonin ku u gjend virusi H5N1 në mesin e mijëra pulave të ngordhura në një fermë.
Në Iran testet e disa mjelmave të ngordhura në veri të vendit kanë treguar se kishin të njëjtin virus.

Raste të reja janë njoftuar gjithashtu në Austri e Francë, ku analizat treguan se një rosë e egër e gjetur e ngordhur pranë një ferme shpendësh në rajonin e Lionit kishte virusin H5N1.

Megjithatë, Juan Lubroth, zyrtar i lartë në shërbimin e shëndetit të kafshëve në Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë(OUB) në Romë, thotë se nuk ka ende një shpërthim të virusit në Bashkimin Evropian(BE)

"Nuk do ta quaja një shpërthim, kemi një futje të virusit në zogjtë e egër, por nuk kemi përhapje të sëmundjes," tha zoti Lubroth.

"Fakti që evropianët kanë identifikuar virusin H5N1 në shpendët e egër dhe aftësia për të marrë masat e duhura në rajonin përreth vendit ku u gjendën shpendët e egër dhe për të mbrojtur shpendët e butë në fermat e atij rajoni, janë të rëndësishme," tha zyrtari i FAO-s.

"Deri tani nuk kemi prova që virusi të ketë kaluar në rajonet e prodhimit të shpendëve të butë në Evropë."

Katër fëmijë në Serbi përjashtohen nga mundësia e infektimit nga gripi i shpendëve

Sipas agjensioneve te lajmeve(Danas,AFP, Tanjug, RTS )katër fëmijë serb që qenë izoluar kohe me pare doli se nuk kishin simptoma të gripit të shpendëve dhe do të dalin nga spitali, tha një epidemiolog serb.

"Rezultatet e analizës virilogjike konfirmuan se të katër fëmijët nuk kanë qenë infektuar me sëmundjen, " tha Predrag Kon , kreu i agjensisë serbe që merret me gripin e shpendëve.

Kon i tha televizionit shtetëror serb(RTS) se të katër fëmijët dolen nga spitali në qytetin perëndimor Uzhice, por do të mbaheshin nën "mbikqyrje të vazhdueshme".

Lloji i virusit vdekjeprurës H5N1 u zbulua më parë në një mjellmë të ngordhur pranë kufirit me Kroacinë dhe Hungarinë.

Gjithashtu autoritetet lokale njoftuan se një tjetër mjellmë e ngordhur u gjet pranë fshatit juglindor serb Baçki Monostor ku disa raste të H5N1 janë konfirmuar më parë gjatë muajit.

Rumania raporton rast të ri gripi shpendësh në Konstanca

Sipas agjencionit AFP kohe me pare Autoritetet rumune kanë gjetur virusin e gripit të shpendëve në një fajkua të ngordhur në Konstanca, raportuan autoritetet.

Agjensia Kombëtare e Shëndetit-Veterinarisë e Rumanisë tha se ekipet kanë kryer masa disinfektimi rutinë, por nuk kanë vënë karantinë në zonën e dendur për shkak se e konsiderojnë rastin si të izoluar dhe jo si shpërthim të sëmundjes.

Gati 350,000 pula nga 15,000 ferma janë skartuar që nga zbulimi i rastit të parë të gripit të shpendëve në Rumani në 7 tetor 2005.


Gripi i shpendëve, shtab emergjence në Institutin e Shëndetit Publik

Ndonëse nuk ka mbërritur ende në Kosove, rreziku i përhapjes së pandemisë së gripit të shpendëve, është tepër i lartë. Sipas burimeve konfidenciale te Drejtorise se Shtabit Emergjent ne nivel te QK , është ngritur tashmë shtabi i emergjencës në Institutin e Shëndetit Publik në Prishtine,qe e drejtorn profesori eminent i epidemiologjise Dr.sc.Isuf Dedushaj.

Ndërsa në disa nga IKSH-te Rajonale te Kosoves janë ngritur grupet e punës që do të mbajnë kontakte të vazhdueshme me IKSHPK-në ne Prishtine.

Për të qenë të gatshëm kundrejt çdo situate, OBSH-ja ka rekomanduar mbajtjen e situatës në kontroll dhe marrjen e masave të nevojshme.

Ministria e Shëndetësisë si pikë kontakti me OBSH-në ka caktuar pikërisht Institutin e Shëndetit Publik", - tha kohe me pare per media Dr.Pleurat Sejdiu,sekretar i perhershem i shendetesise se Kosoves , duke theksuar rrezikun e lartë që paraqitet nga virusi në fjalë.

Sipas shkenctareve (epidemiologeve kosovare) shpërthimi i një pandemie të tillë ndodh një herë në 15 vjet, ndërsa pasojat vlerësohen katastrofike për jetën e njerëzve që prek.

Epidemiologet thone se kjo eshtë e vetmja sëmundje që për një muaj mund të qarkullojë në të gjithë globin.

Vdekshmëria e saj është mbi 50% te njerëzit që prek, ndërsa tek ata që vuajnë sëmundje të tjera, është shumë herë më e lartë, - theksoi para disa kohesh epidemiologja prizerenase Dr.Lebibe Hashani.

Sipas saje , në çdo rast, shtabi i emergjencës eshte në kontakt me grupet e rretheve kanë për detyrë të vlerësojnë e të mbikëqyrin situatën, të evoidentojnë rastet sporadike dhe të bëjnë izolimin e tyre.

Rreziku për Kosoven eshte I ulët, por jo i pamundur,thote epidemiologja Hashani.
Kështu cilësohet rreziku që një virus i tillë të infektojë shqiptarët.

"Rreziku që shqiptarët të infektohen nga ky virus i Azisë është i ulët për vetë faktin se eksportimet e shpendëve nga këto vende nuk ekzistojnë", - thonë specialistët e OBSH-së.

Ndërsa sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndettit Publik në kryeqytet dhe të Institutit të Kërkimeve Veterinare, mësohet se virusi H5N1 (virusi i shpendëve) nuk është gjetur deri tani në vendin tonë.

"Por ekziston mundësia e infektimit të ndonjë udhëtari në këto vende", - theksojnë specialistët. Afër Evropës Aktualisht gripi i shpendëve qarkullon në Azi, Rusi Kazakistan,Turqi,Itali,Kroaci,
hungari,Rumani,Gjermani,Angli,Shqiperi,Serbi etj por mundësia e përhapjes përmes shpendëve, edhe zogjve fluturues, sipas OBSH-së, është shumë e madhe.

Kjo ka vënë në lëvizje vendet evropiane për marrjen e masave. "Gjeografikisht mund të themi se gripi i shpendëve eshte ne Evropë, pasi aktualisht është në ne qender te saje ...

Pa llogaritur pasojat ekonomike që shkakton në bujqësi, paniku ka mbërthyer institucionet shëndetësore për një tjetër frikë. Pasojat jetike që shkaktohen në njerëz. Aq më tepër nëse virusi fillon të kalojë nga njeri te njeriu.

Shtabi emergjent i krizave ne nivelin e QK shpesh diskuton mbi të dhënat e fundit dërguar nga OBSH-ja, lidhur me rekomandime e të dhëna për marrje masash.

Prof.dr.sci Isuf Dedushaj ,cdo here kërkon transparencë të plotë lidhur me këtë pandemi dhe gjera tjera per shendetin gjithepopullore te Kosoves.

"Nuk duhen fshehur rastet dhe duhet bërë gjithçka në kohën e duhur per te miren e popullit ", - tha ai.

Nje burim tjeter konfidencial nga MSH -ja thote se ..."ne Kosove mungojne vaksinat,dezinfeksionet ... Nuk ka vaksinë që të ndalojë infektimin nga virusi i gripit të shpendëve. Së paku deri tani. Por ekzistojnë medikamentete, përdorimi i të cilave sipas specialistëve lehtëson gjendjen e të prekurve. "Organizata Botërore e Shëndetësisë, na njofton së fundi se ka një stok prej 3 milionë dozash të medikamentit të quajtur Tamiflu, të gatshme për t´u dërguar në vendin që paraqet probleme të këtij gripi", - tha burimi yne konfidencial.

Medikamenti Tamiflu është ndër më të efektshmit, kundrejt virusit të shpendëve. Ndërsa sipas specialistëve të OBSH-së, virusi trajtohet kryesisht me ato antivirale që përdoren për njerëzit, ndonëse amantadina dhe rimantadina kanë treguar rezistencë kohët e fundit.

"Oseltamavir apo tamiflu dhe zanamavir janë medikamentet që rekomandohen më tepër", - thonë epidemiologet dhe virusologet boterore...

Thuhet se :Gripi i shpendëve është një virus që shkaktohet nga viruset e gripit të shpendëve apo zogjve. Këto viruse qarkullojnë në mënyrë natyrore të vazhdueshme midis zogjve.

Zogjtë e egër i mbartin viruset në zorrën e tyre, por zakonisht nuk sëmuren prej tyre. Megjithatë ky lloj gripi është mjaft ngjitës midis zogjve dhe kur përhapet te disa shpendë shtëpiakë si pula, rosa dhe gjela deti shkakton sëmundje të rënda deri në ngordhjen e tyre.

Sipas specialistëve të OBSH-së, ky lloj gripi nuk prek zakonisht njerëzit, por që nga viti 1997 dhe sidomos vitet e fundit janë vënë re raste në njerëz, kryesisht në Azi.

Ata vërejnë nëntipe të virusit A të gripit, të cilat dallohen nga njëri-tjetri në bazë të disa proteinave sipërfaqësore (hemaglutinina, HA dhe nuraminidaza NA).

Kohe me pare ne nje emision televizive profesor doktor Isuf Dedushaj numëroje rreth 16 nëntipa të ndryshme HA dhe 9 për NA të gripit A, duke theksuar se janë të mundshme mjaft kombinime të tyre.

"Çdo kombinim është një nëntip i ri. Pra kur flasim për grip të shpendëve i referohemi këtyre nëntipeve A që vazhdojnë të qarkullojnë te zogjtë", -thuhet në raportin e OBSH-së, ku shtohet se kur flasim për viruse gripi tek njerëzit i referohemi atyre nëntipave që zakonisht përhapen dhe ndodhin te njerëzit. Sipas raportit, ka vetëm tre nëntipa deri tani të njohur për njerëzit që janë H1N1, H1N2 dhe H3N2, ku mendohet se një pjesë gjenetike e tyre vjen nga virusi i zogjve.

Pra kanë qarkulluar në zogj dhe më pas janë adaptuar në njerëz. Viruse A të gripit ndryshojnë vazhdimisht dhe kohë pas kohe ato adoptohen të infektojnë lloje të tjera si derrat,macat,qent dhe më pas njerëzit, pra të përhapen midis njerëzve apo më saktë nga njeriu te njeriu.

Pune te madhe ne parandalimin e semurjeve infektive nga gjerat ushqimore etj., e kane bere edhe Inspektoratet sanitare ane e kend Kosoves qe menagjohet me inspektore te vyer Ilirjana Zymberaj,Ibrahim Tershnjaku,Durak Zyrapi,Ajshe Kingji etj.

Shenjat e sëmundjes

Simptomat e gripit të shpendëve fillimisht janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm. Por komplikacionet pulmonare si insuficenca akute pulmonare apo insificenca kardiorespiratore e menjëhershme janë karakteristike të tij.

Zogjtë e infektuar e përhapin virusin nëpërmjet pështymës së tyre, sekrecioneve të hundës e feçeve. Mendohet që shumica e rasteve në njerëz vjen si pasojë e kontaktit me shpendët e infektuara apo sipërfaqet e kontaminuara.

Epidemiologet , së fundi kanë vërejtur që në vendet e prekura, virusi ka kaluar nga njeriu te njeriu, por pa e kaluar një njeri të infektuar.

"Duke qenë se virusi nuk qarkullon te njerëzit dhe mbrojtja imunitare është e pakët, në këtë mënyrë mund të fillojë pandemia, por askush nuk mund ta parashikojë se kur mun dtë ndodhë"-, thuhet në raportin e fundit të OBSH-së për këtë problem. Sipas raportit, eksperët në botë po monitorojnë virusin H5N1 në Azi ,Evrope ,Ballkan dhe ndryshimet e virusit A (virusi i grupit te njerëzit) kudo në botë.

Çfarë po bëhet Masat në Kosove Monitorimi i virusit A te njerëzit Forcimi i laborit të gripit dhe bashkërendimi me OBSH-në Bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë IKV monitoron situatën te shpendët, por mungon ajo në zogjtë e egër Përgatitja e planit të pandemisë duke bashkërenduar me OBSH-në Forcimi i sistemit të lajmërimit të shpejtë, ndërkohë që monitorohen sindromat e ngjashme për gripin në sistemin ALERT Forcimi i sistemit të survejancës bazuar në rastin për gripin në disa nga Spitalet kryesore te Kosoves ,Bashkëpunimi me OBSH-në për të siguruar vaksinat dhe rezervat për oseltamavir , mjetet mbrojtëse për personelin në rrezik ,dezinfektante ,Vlerësimi i spitaleve për përballimin e pandemisë Trajnim i personelit në rrethe eshte teper I manget.Vlene theksuar edhe kete se disa zyrtare te prokurimit ne Institutin kombetare te Shendetit Publike te Kosoves(Prishtine) nuk jane ne gjendje te mirren vesh se cila firme e specializuar dhe e autorizuar per keto pune(Flomed-Prishtine)duhet furnizuar institucionin ne fjale me aparature dhe preparate DDD,kur e njajta tash e 20 vjete furnizon Spitalet dhe institucionet tjera shendetesore me aparature dhe preparate DDD fabrikat nderkombetare ne Kosove per keto pune si fjala vjen :Borer chemie,Schulke-Mayr;Aventis,Bayer ES;Unichem,Promedis,Igeba, SLAP,Primatex, ,Killgerm,
Eurokontor,Detia Degesch,Delta plus,Uvex,KgA,Drager Safety AG,etj.por fatkeqesia me e madhe eshte se Zyrja e Prokurimit ne kete Institucion eshte e pa afte te menagjoje tenderin prokurues:2061106003121,I cili zhagitet qe disa muaj.

Vlene theksuar edhe kete se per shkaqe te kapricave te zyrtareve te prokurimit dhe perpiluesve me plote gabime shkencore te tenderit me disa tenderues ky institucion do te mbes edhe per disa muaj pa u furnizuar me preparate DDD dhe aparature ,nese nuk nderhyn per te mire te ketij institucioni Drejtori Dedushaj.


Mr.sc.Flori Bruqi


Literatura e shfrytezuar per biltenin numer 20-te:
http://www.pharmaks.com/lett/index.php?option=com_content&task=view&id=2&Itemid=9www.sm.ee/esttxt/pages/goproweb1304 - 16k
www.pulzar.si/gripi-author.html - 10k
www.rtvslo.si/zabava/modload.php?&c_mod=rnews&op=sections&func=read&c_menu=4&c_id=10298 - 53k
www.plivazdravlje.hr/?section=arhiva&cat=p&acat=p&show=1&id=2703 - 54k -
www.ivz.si/index.php?akcija=novica&n=475 - 15k -
www.zdravlje.hr/clanak.php?id=12727 - 56k -
www.forumihorizont.com/showthread.php3?s=&threadid=9760 - 74k -
www.mf.uni-lj.si/jama/jama97-5/html/gripa.html - 12k -
www.lek.si/slo/skrb-za-zdravje/gripa-prehlad/bolecine-vrocina/ - 32k -
http://www.pharmaks.com/lett/index.php?option=com_content&task=view&id=2&Itemid=9
www.zzv-ce.si/dobro_je_vedeti/cepljenja/gripa.php - 17k
mikrobiolog.blogspot.com/2005/12/vse-o-gripi.html - 18k
www.otvorena-vrata.hr/aktualnost.aspx?ida=26 - 29k -
www.otvorena-vrata.hr/aktualnost.aspx?ida=27 - 29k -
http://www.pharmaks.com/lett/index.php?option=com_content&task=view&id=2&Itemid=9
www.dnevnik.si/clanek.asp?id=174129 - 120k -
www.rgl.si/rgl.php?p=novice&id=34440 - 12k -
www.be.ch/aktuell/beilagen/vogelgrippe/vogelgrippe_merkblatt_kroatisch_serbisch_bosnisch.pdf
www.up-rs.si/up-rs/uprs.nsf/dokumentiweb/71F6F119D51E1A11C125711E0071D51B?OpenDocument - 18k
www.voafanti.com/gate/big5/author.voanews.com/azerbaijani/avian_flu.cfm - 38k -
www.mladina.si/dnevnik/74500/ - 30k - 20 Apr 2006 -
www.pticjagripa.com/pticja_gripa_h5n1/ - 23k
www.tportal.hr/teen/svastara/page/2006/02/22/0151006.html - 85k -
www2.arnes.si/~osljvp3s/svetovalna/info_o_pticji_gripi.htm - 3k -
www.zd-ormoz.si/pticja.html - 12k -
www.diabetes.ee/foorum-teema.php?lk=14976 - 17k -
www.medicalecology.org/diseases/influenza/influenza.htm - 143k -
www.zdravlje.hr/clanak.php?id=12728& - 58k

www.pticjagripa.com/pticja_gripa_h5n1/kljucna_dejstva_pri_pticji_gripi_2.html - 48k -
www.zd-koper.si/index.php?page=aktualno&newsid=288&target=novice - 12k -
volksgruppen.orf.at/hrvati/visti/stories/47149/ - 12k -
www.minut.ee/comments.pl?sid=82784&cid=63252 - 20k -