Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, prill 29, 2006

From : shkelzen gashi
Sent : Friday, April 28, 2006 6:42 PM
To : shkelzengashi@yahoo.com
Subject : Mahmut Bakalli


Go to previous message | Go to next message | Delete | Inbox


Prej të martës, në “Koha Ditore”, EKSKLUZIVE:

Intervistë me Mahmut Bakallin nga viti 2005

Mahmut Bakalli i ndjerë, politikan i famshëm kosovar,
në intervistën dhënë në pranverë të vitit 2005, flet
për politikën në dhe rreth Kosovës që nga Kushtetuta e
vitit 1974 e deri te lufta e UÇK-së.

Në bashkëbisedim me gazetarin dhe studentin e
shkencave politike, Shkëlzen Gashin, Mahmut Bakalli,
në bisedë të lirë disaorëshe, ka shpalosur kujtimet e
tija për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova që
nga fillimi i viteve `70 e deri në Rambouillet dhe
bombardimin e NATO-s.

- Si u bë Kushtetuta e vitit 1974?

- A e donte Tito Kosovën Republikë?

- Cili ishte qëllimi i Librit të Kaltër serb?

- Si u bënë dhe çka sollën demonstratat e vitit 1981?

- Si dhe pse dha dorëheqje Bakalli më 1981?

- Kush janë tradhtarët e kush të frikësuarit e
politikës kosovare të viteve pas demonstratave të
81-shit?

- Si u ndërrua Kushtetuta e vitit 1989?

- Cilat ishin fillet e organizimit politik shqiptar në
Kosovën nën Milosheviqin?

- Çfarë takimesh sekrete kanë pasur shqiptarët në
fillim të viteve `90?

- Kush dhe pse nuk ka dashur që shqiptarët në Kosovë
të vetorganizohen për mbrojtje të armatosur qysh më
1991?

- Si e vlerëson Bakalli rolin e LDK-së dhe Ibrahim
Rugovës?

- Çfarë ndikimi kishin dhe kanë vendimet e Komisionit
të Badinterit?

- Pse Bakalli nuk ishte në Rambouillet?

- Cila është rëndësia e Marrëveshjes së Rambouilletit
për Kosovën dhe pse ky dokument është pozitiv për
shqiptarët?

- Cila është e vërteta për takimin e Bakallit me
Jovica Stanishiqin?

- Pse bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet
do të dëmtonte interesin kombëtar shqiptar?

- Si e parashikonte Mahmut Bakalli procesin e
bisedimeve për status një vit para se negociatat të
fillojnë?

Në intervistën ekskluzive, të cilën Bakalli kishte
thënë se bën të botohet vetëm pas vdekjes së tij,
lexuesit do të mësojnë shumë detaje të panjohura rreth
ngjarjeve dhe proceseve politike të gjysmës së dytë të
shekullit XX, në të cilat Mahmut Bakalli ishte ndër
protagonistët kryesorë dhe më me ndikim.

Prej të martës, në vazhdime, rrëfimi politik i Mahmut
Bakallit.



_________________________________________