Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, prill 15, 2006

From : Flori Bruqi
Sent : Saturday, April 15, 2006 6:01 AM
To : bruqi-flori@hotmail.com, art-cafe@alb-net.com
Subject : Re: Me shkas:Roli i kishes Serbe gjate historise ne Ballkan


Go to previous message | Go to next message | Delete | Inbox


Flori Bruqi wrote:


Art-Café Flori-Press -Floart

Roli i Kishës Ortodokse Serbe
gjatë historisë në Ballkan[1]


Aktviteti i Kishës Ortodokse Serbe nëpër kohë

Serbia është një pacient me shumë sëmundje, të diagnostifikuara e të padiagnostifikuara dhe kërkon qasje shumëpërmasash. Andaj, diskutimi im do të prekë vetëm disa pikëpamje, sepse është e pamundshme një diskutim i shkurtër të përfshijë tërë atë që do të duhej të thuhet për Serbinë, për Kishën Ortodokse Serbe dhe rolin e saj në Ballkan dhe në tokat shqiptare gjatë të kaluarës. Megjithatë, do të përpiqem t’i theksoj disa gjera, që për këtë çast më duken, pak a shumë, më të arsyeshme lidhur me temën “A ka gjasa integrimi i serbisë së sotme në strukturat euro-atlantike”.
Edhe historia e përgjithshme, por edhe historia kishtare pravosllave serbe pohon se kleri ortodoks serb dhe institucionet e tyre kanë qenë dhe kanë mbetur aktive gjatë tërë kohës. E dalë prej popullit, e rritur me popullin ajo nuk u nda kurrë nga populli dhe ndau fatin që kishte populli serb gjatë tërë kohës prej kur erdhi në Ballkan dhe u profilizua si popull. Madje, roli i klerikëve dhe monakëve theksohet me epitete të veçanta se monakët dhe klerikët kontribuan “jo vetëm me kryq në dorë dhe me qaforet (epitrahitë) rreth qafes, por edhe me shpatë, pistoletë në brezë dhe pushkë në krahë. Shumë prej tyre shkuan në luftë jo si kryeparë popullorë, por si ushtarë të tjeshtë.”[2] Për ta ngritur në piedestal edhe më të lartë, Ferdo Shishiq konstaton: “Mezi ka popull në botë priftëria e të cilit me aq viktima të gjakosura kontribuan në alltarin e lirisë sikur ajo serbe.”[3] Sidomos ky aktivitet ka ardhur në shprehje gjatë shekullit XIX, në shekullin e kryengritjes së përgjithshme kundër Turqisë.
Janë të njohura kryengritjet e vitit 1804 në Shumadi, të vitit 1806 në Zhiçko Polje, 1806 në Lopas dhe Dragashevë, 1807 në Nikshiq e shumë të tjera.[4]
Klerikët ortodoksë serbë ishin aktivë edhe në mobilizimin e masës popullore për kryengritje kundër Turqisë. Në fillim të shekullit XIX ishte aktiv prota Atanasije. Ai më 1804 në Orashje tuboi Karagjorgjen dhe njerëz me zë nga serbët dhe i bindi të organizohen: “Vëllezër, ja, tashmë disa qind vjet kaluan prej kur lavdia jonë u varros në varrë në Kosovë. Prej atëherë thikat, shpatat dhe pushkat tona hyn në milla …. Fytyra e grave, motrave dhe vajzave tona shkelet me këmbë sikur ne të ishim robber të vërtetë. Vëllezër, toka po rënkon kurse qielli mbi ne po qanë, duke shikuar vuajtjet tona.”[5] Aktivitete të tilla kemi në vazhdimësi.
Klerikët serbë i kemi aktiv edhe në diplomaci. Prota Matija është organizatori kryesor i serbëve përtej Kollubarës në vitin 1803 kundër Turqisë. Ai shkoi në Sarajevë, pastaj në Zemun (pjesë e Austro-Hungarisë), për të siguruar përkrahje dhe armatim. Aktiv ishte popi Lluka Llazareviq, popi Sreten, prota Millutin Iliq – Guçanin etj. Proto Matija ishte në Petrograd te cari rus Aleksandër, në Greqi dhe në vende të tjera.[6]
Aktiviteti kishtar brendakristian, brenda dhe jashtë, nuk pushoi deri në ditët tona. Kështu, vlladika i Baçkës, Irinej Bulloviq, lidhur me një takim ekumenik ndërkristian, ku ishte i pranishëm patriku serb Pavle, ministri i fesë në qeverinë e Serbisë Millan Radulloviq, ministri i tregtisë dhe turizmit Bojan Dimitrijeviq, këshilltari i koordinatorit të përhershëm të OKB në Serbi dhe Mal të Zi Nikolla Herkules dhe Eksperti i Unionit Evropian për çështjet juridike dhe ekonomike Eduard Hofman etj., thotë: “Ky është tubimi i parë gjithëkristianë në këtë mënyrë, jo vetëm në Baçkë, jo vetëm në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe në Juglindje të Evropës dhe më gjerë. …”.[7]
Serbët janë aktivë brenda dhe jashte Serbisë në çdo kohë, por gjithnjë me bekimin e Rusisë mëmë. I mbështetur në këtë fakt, S. Millosheviq i deklaroi gazetës Sovjetskaja Rosija në shkurt të vitit 1990 se “Kosova është tokë serbe, asnjëherë nuk ka qenë shqiptare e as që do të jetë ndonjëherë!”[8] Këtë e vërteton edhe kujdesi i vazhdueshëm i Rusisë, sepse që nga Kongresi gjithësllavë në Beograd në vitin 1946[9] e deri në tubimet e shumta gjithësllave, gjithëortodokse dhe gjithëserbenë vitet e nëntëdhjeta, konflikti në tokat shqiptare nga kategoria e hak/gjakmarrjes ngritet në nivel kozmik të të mires dhe të keqes.[10] Frymën shoveniste të lëvizjes serbe në Kosovë e përshkruan shumë bukur vetë S. Millosheviq, kur më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, pohoi: “Është treguar se Kosova dhe përcaktimi për Kosovën e mban të bashkuar popullin serb”; “Miti i Kosovës nuk është vetëm çështje kishtare, por çështje e popullit”; “Çka është historike e çka legjendë në Betejën e Kosovës (1389), ajo më nuk është me rendësi, sepse gjashtë shekuj pas saj edhe sot, prapë, jemi në beteja dhe para betejave.”[11]
Tubime, solidarizime dhe ‘brengosje’ gjithësllave dhe gjithëortodokse kemi edhe në fund të vitit 2004, kur Rusisë i bëri visitë kryetari i Serbisë Boris Tadiq dhe patriku serb Pavle. Atje u takuan me kreun politikë të Rusisë dhe patrikun e Moskës dhe gjithë Rusisë, Aleksij II. Temë ishte Kosova dhe mënyra e vënies së sërishme të saj nën kontroll.[12]
Pse i theksuam këto gjera të njohura (dhe shumë të tjera ende të patheksuara)? Përse nevojiten ato për temën tonë? Sepse, mendoj, vetëm kësisoji do të kuptohen burimet hyjnore dhe historike të angazhimit serb në Kosovë dhe në rajon nga kohët e lashta e deri sot.


Burimet hyjnore dhe historike të dhunës serbe
ndaj shqiptarëve dhe fqinjve në rajon

Burimet hyjnore, shpirtërore të dhunës serbe ndaj shqiptarëve dhe fqinjve tjerë janë në Qëndrimet e etërve të Sinodit të Nikesë më 325 (Iznikut të sotëm në Turqi), në Sinodin e Konstantinopolit më 381 mbi çështjet e dogmave të Kishës, kur erdhi edhe deri te skizma dhe më 1054 deri te ndarja përfundimitare.[13]
Sinodi apo Kuvendi janë tubimet e Etërve të Shenjtë dhe bogosllovëve të ditur nga tërë bota kristiane, në të cilët është diskutuar mbi çështjet bazore të fesë dhe jetës kishtare. Etërit e shenjtë, peshkopët e e Kishës, në keëto kuvende kanë mbrojtur fenë pravosllave nga lajthitjet heretike dhe mësimet e rrejshme. Kur përfundoi përndjekja e jashtme e Kishës, atëherë u paraqitën armiqët e brendshëm të fesë, mësuesit e rrejshëm (të quajtur heretikë), të cilët tentuan ta rrënojnë Kishën e vetme, të shenjtë, konciliane dhe apostolike dhe t’i fundosin të vërtetat në te. Kisha të tillët i ka gjykuar në Kuvendet vaseljene. Përveç këtyre kuvendeve të përgjithshme kishte edhe kuvende lokale. Ato i organizonin disa Kisha vendore. Vendimet e shumë prej këtyre kuvendeve më vonë janë miratuar nga Kuvendet vaseljene si të gjithëvlefshme për tërë Kishën. Kuvendet vaseljene kanë qenë dhe kanë mbetur pushteti më i lartë në Kishën pravosllave.[14]
Në burimet hyjnore-historike bën pjesë edhe Beteja e Kosovës më 1389 dhe lufta e një pjese të kristianëve të Ballkanit kundër muslimanëve. Martiri i madh, sipas serbëve, princ Llazari, së bashku me ushtrinë e vet aleate, që dashuronte Krishtin, u përcaktua për Mbretërinë qiellore në vend të mbretërisë botërore. “Të vdesim për krishtin, që të jetojmë amshueshëm”, i porositë ai ushtarët e tij. Sepse “mbretëria botërore është e vogël, kurse mbretëria qiellore gjithnjë dhe deri në fund.” Ky përcaktim kosovar dhe ky Zotim (Përgjërim), kjo është alanca të cilën populli serb e lidhi me Zotin – dhe e firmosi me gjakun martirizues. Në Kosovë populli serb ka votuar me shpirtin e tij për Mbretërinë qiellore dhe ky ka qenë dhe mbeti përcaktimi i vetëm i drejtë. Prej atëherë të gjithë serbët besnikë këtij Zotimi, bëhen popull i Zotit – populli ungjillor i Krishtit, Serbia qiellore, pjesë përbërëse e Izrailit të Ri të Zotit.[15]
Beteja e Kosovës dhe krahasimi i princ Llazarit dhe i ushtarëve të tij me Jezusin dhe nxënësit e tij, ‘konfliktin’ e ngrenë nga kategoria e hak/gjakmarrjes në nivel kozmik të të mirës dhe të keqes.[16]
Burimet kryesore për këtë doktrinë serbo-sllave janë Kronikat e murgjëve serbë, të cilat këta i shkruan pas dëshpërimit dhe apatisë që përjetoi populli serb, nga miti i princ Lllazarit dhe Petar petroviq Njegoshit etj. [17]
Dhuna ortodokse serbe zë fill edhe në mitin grek të Anteas[18] dhe në vetëdijen tribale, virtyt ky që e ka përcjellë popullin serb deri në ditët e sotme.
Kjo ideologji, në vend të kombit e thekson popullin, në kuptim të “popullit qiellor”, madhësia e të cilit nuk është raca, por “dhurata e Zotit”, e cila, nuk dihet përse, popujve të tjerë u është privuar, kurse u është dhënë serbëve në Kosovë. Në këtë mënyrë, teoria ia lëshoi vendin mitologjisë dhe religjionit, që ky të transformohet në “svetosavlje” që ta konfirmojë këtë lajthitje.[19]
Angazhimet religjioze, nacionale dhe ushtarake ortdokse serbe gjatë historisë karakterizohen me tiparet vijuese:
1. Misticizmi irracional i tipit mitoman svetosavian. – gënjeshtrat dhe keqveprimet e projektuara nga ideologjia destructive krijuan pamundësinë që të jetojnë së bashku me fqinjët joserbë. Serbët, nën ndikimin e mitomanisë (Kosovës) pravosllavlja bëhet krivosllavlje (kuazisllavlje) dhe burim i konflikteve dhe luftërave permanente).
2. Hegjemonizmi dhe konzervatizmi. – Gënjeshtrat serbe u shndërruan në forcë demoniane, që sollën jopaqë për vetë serbët, kurse për të tjerët të këqia gjenocidale. Si gënjeshtarë të mirëfilltë, serbët janë transformuar në robër të dëshirave vetjake dhe këtë ‘të vërtetë’ të tyre ua ofrojnë edhe fqinjve si garansë për hegjemonimzin ndaj tyre.
Ata me fashizmin kanë të përbashkët nacizmin dhe biologjizmin nacional apo racizmin, por atyre ua tejkalojnë në çmendurinë nacionale dhe me aspiratat hegjemoniste. Vellikoserbizmi pretendon në të drejtën historike. Kurse nacizmi në të drejtën raciale.
3. Tradicionalizmi si mistifikim historik i serbizmit si, kinse, mbrojtësin e vetëm nga islami osman. – Fryma e zotimit për Kosovën është dëshmi e çrregullimit të trurit, me prodhimin më të keq nëpërmjet ‘egocentrizmit fisnor’ dhe ‘mitomanisë’, të shprehur me deformitetin gjenetik, të shprehur nëpërmjet lavdidahsjes dhe puishtetdashjes nga bartësit e tyre ultra-ekstremë.[20]


Pasojat e dhunës serbe për shqiptarët dhe për rajonin

Konceptet politike, religjioze dhe ushtarake ultra-ekstreme dhe perverse serbe-ortodokse, kanë ndikuar që edhe njerëzit më përgjegjës të ortodoksizmit, të politikës dhe shkencës të futen në labirinthin vicioz, mistik, obskurantist. Vetëdija e tillë e pervertuar krijoi psikopatë, të cilët gjatë historisë, humbjet i shohin si fitore, kurse ‘zotimin’ për Kosovën e bëjnë fundament për luftëra gjenocidale. Këtë vetëdije të tyre të pervetuar, filozofi boshnjak R. Muminoviq e përshkruan si “vetëdije e pervertuar e ideologjisë serbomadhe që ka bërë aq vepra shoviniste dhe destruktive sa që nuk mund të kategorizohen në nocione të njohura të ideologjisë.”[21] Kjo vetëdije e shtyri në vitet e tridhjeta të shekullit XX Klubin Kulturor Serb t’i propozojë mbretit Aleksandër se “me kalljen e fshatrave shqiptare, me nismën e vrasjeve dhe konflikteve, me shkeljen e shenjtërive fetare etj., të krijohen kushtet për persekutimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kështu ta kolonzojë Kosovën.”[22] Kjo vetëdije e shtyri kriminelin Radovan Karaxhiq që në janar të vitit 1992 të pohojë se strategjia serbe është të luftojnë “deri sa nuk e arrijnë synimin e Karagjorgjes – bashkimin e të gjithë serbëve dhe deri sa nuk e përfundojnë luftën.”[23] Kjo vetëdije e shtyri edhe peshkopin serb me zë, Atanasije, të pohojë se “rrethojat e shtëpive muslimane prej Bagdadit deri në Bihaq t’i quajëprimitivizëm të zakonshëm dhe diç edhe më të thellë”.[24]
Kjo vetëdije e shtyri edhe Kishën Ortodokse Serbe dhe kreun e saj, patrikun Pavle, peshkopin Artemije, etj., që gjatë dy dekadave të fundit të nxisin ekstremizmin më ekstrem, duke manipuluar me masat serbe me eshtrat e princ Llazarit, i cili burimet e veta i ka nga lëvizja çetnike, e kjo nga lëvizja hajdute, kurse kjo lëvizje nga Kronikat e përmendura më herët dhe nga Epika mesjetare serbe.[25]


Në vend të përfundimit

Trojet shqiptare dhe ballkanike, nën presionin dhe dhunën e gjenit dhe mendjes së çoroditur, një kohë të gjatë ishin shembull karakteristik të një vetëdijeje të shtrembëruar, arkaike dhe izoluese, tipike për një konzervatizëm mental, tipike për vellikoserbizmin.[26]
Të gjitha të theksuarat dhe të patheksuarat në këtë diskutim çojnë në përfundim se integrimi i Serbisë në paktin euro-atlantik dhe në integrimet e ndryshme evropiane dhe botërore është i mundshëm vetëm si interes i fuqive botërore dhe vetëm për interes të balansit politik dhe ekonomik, por assesi si meritë e politikës serbe. Në fund të fundit, integrimi i saj duhet të bëhet, qoftë edhe me presion politik, por pa Kosovën.
Kosova duhet ta ketë rrugëtimin e saj autokton drejt Evropës së bashkuar, ashtu çfarë është, me identitetin e saj fetar, nacional, kulturor, politik, ekonomik etj.
Jam i vetëdijshëm se nuk u theksuan të gjitha dhe nuk kam pretendim t’i them të gjitha, sepse është temë e gjerë dhe komplekse. Ligjëratat e ligjëruesve të nderuar dhe diskutimet e diskutuesve të nderuar ofruan orientimet e nevojshme.

Nexhat S. Ibrahimi & Përgatitit për shtyp :Flori Bruqi



Literatura:

1. Stevan Pavlovic, Istorija Balkana, Beograd, 2001.
2. Muhamet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2001.
3. Mustafa Spahic, Zemlja bez rodnog lista, Sarajevë, 2001.
4. Rasim Muminovic, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 1421 h./2000.
1.5. www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
6. www.hrvatskarijec,co.yu/?zg=2217669&no=95.
7. www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
8. www.hrvatskarijec,co.yu/?zg=2217669&no=95.
9. Muhammet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000.
10. Islamski fundamentalizam – sta je to?, Sarajevë, 1990.
11. Fikret Karcic, Muslimani Balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001.
12. NIN, 2 korrik, 1989, Beograd.
13. www.info.gov.yu/saveznavlada/list_detalj.php?tid=2&idteksta=12811.
14. Nusret Cancar – Enes Karic, Islamski fundamentalizam – sta je to?. Sarajevë, 1990.
15. www.geocities.com/byzantion2001/Pravednikistorija.html.
16. www.geocities.com/byzantion2001/Pravednikistorija.html.
17. Fikret karcic, Muslimani Balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001.
18. Sherif Delvina, Kosova një mit serb apo një realitet historic shqiptar, Tiranë, 2000.
19. Norman Cigar, Roli iorientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj m,uslimanëve në Ballkan, Shkup, 2003.
20. Vojtech Zamarovsky, Heronjtë e miteve antike. Leksikon i mitologjisë greke dhe romake, Prishtinë, 1985.
21. Rasim Muminovic, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 1421 h./2000.
22. Nusret Sehic, Cetnistvo u Bosni i Hercegovini 1918-1941.
23. Mehmedalija Bojic, Uzroci genocida u Bosni, Sarajevë, 2001.

[1] Shoqata Kulturore Zëri ynë, Prishtinë, 2004, organizoi Tryezë Publike me temë: “A ka gjasa integrimi i Serbisë së sotme në strukturat euro-atlantike”. Teksti i mesiperm është Diskutim, i cili më pastaj u pasurua edhe me ca referenca me te domosdoshme.
[2] Stanimir Spasovic, Bogoslovlje, Uloga srpskog svestenstva u Karadjordjevom ustanku, Istocnik – list pravoslavne eparhije kanadske, në: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
[3] Sipas: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
[4] Gjerësisht: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.

[5] Sipas: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
[6] Shih: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
[7] Ekumenski susret vjernika pravoslavne, katolicke, evangelistiske i reformatorske vjere, në: http://www.hrvatskarijec,co.yu/?zg=2217669&no=95.
[8] Muhammet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000, fq. 119.
[9] Halid Causevic, Politicko-pravni aspekt islamskog fundamentalizma u Jugosllaviji,, në: Islamski fundamentalizam – sta je to?, Sarajevë, 1990, fq. 47.
[10] Sipas: Fikret Karcic, muslimani balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001, fq. 146 dhe 115-152.
[11] NIN, 2 korrik, 1989, Beograd, sipas: M. Pirraku, op. cit., fq. 118.
[12] Savet ministara drzavne zajednice Srbija i Crna Gora – Direkcija za informisanje, Beta - Danas, sipas: www.info.gov.yu/saveznavlada/list_detalj.php?tid=2&idteksta=12811.
[13] Akad. Muhammed Filipovic, O genezi, dimenzijama, sadrzaju i implikacijama optuzbi za islamski fundamentalizam u nasoj idejnoj i politickoj praksi, në: Nusret Cancar – Enes Karic, Islamski fundamentalizam – sta je to?. Sarajevë, 1990, fq. 54.
[14] Shih gjerësisht në: http://www.geocities.com/byzantion2001/Pravednikistorija.html.
[15] Sipas: http://www.geocities.com/byzantion2001/Pravednikistorija.html.
[16] Sipas: Fikret karcic, Muslimani Balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001, fq., 146 dhe 115-152.
[17] Kronikat e murgjëve serbë kishin rendësi të madhe për serbët, sepse serbët ioshin popull injorant, me shkallë të ulët të arsimimit dhe edukimit. Sipas statistikave, eddhe në vitin 1866, serbët paraqisnin një popull që vetëm 4.2 % nga numri i gjithëmbarshëm din shkrim-lexim. Kronikat për ta ishion fe, histori. Sherif Delvina, Kosova një mit serb apo një realitet historic shqiptar, Tiranë, 2000, fq. 76. Shih edhe: Michael Sells, në Fikret Karcic, op. cit.; Norman Cigar, Roli iorientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj m,uslimanëve në Ballkan, Shkup,, 2003;
[18] Vojtech Zamarovsky, Heronjtë e miteve antike. Leksikon i mitologjisë greke dhe romake, Prishtinë, 1985, fq. 46.
[19] Rasim Muminovic, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 1421 h./2000, fq. 328. Shih: Sherif Delvina, Kosova një mit serb …, op. cit., fq. 76.
[20] Shih: Rasim Muminovic, op. cit., fq. 352 dhe 269; 259 dhe 334; 335 dhe 259 (251-365).
[21] Rasim Mumonovic, op. cit., fq. 258 dhe 259.
[22] Nusret Sehic, Cetnistvo u Bosni i Hercegovini 1918-1941, fq. 166.
[23] N. Cigar, op. cit., fq. 25.
[24] Fikret Karcic, Muslimani Balkana …, op. cit., fq. 21-22.
[25] Mehmedalija Bojic, Uzroci genocida u Bosni, Sarajevë, 2001, fq. 91 etj.
[26] R. Muminovic, op. cit., fq. 356.
Rasim Muminoviq pohon se “as fashizmi, as nacizmi, as stalinizmi, as barbarizmi nuk mund t’i shprehin në tërësi veprat e këqia të maniakëve serbo-malazez.” Op. cit., fq. 260.