Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, mars 18, 2006

Spiunazhi - të dish që më parë se ç'do të ndodhë

Spiunazhi - të dish që më parë se ç'do të ndodhë

Lexoni ne Art-Café,Floart dhe Flori-Press

FADIL KAJTAZI

Autori është analist ushtarak dhe autor i librit “Armët dhe Lufta”



Udhëheqësit e zotë dhe strategët e mençur veprojnë dhe fitojnë, kryejnë heroizma që ua kalojnë të tjerëve, sepse gjithçka e kanë ditur që më parë. Të diturit që më parë, nuk merret nga zotët dhe demonët, nuk merret as me hamendje, as me të përngjarë e as me çfarëdo llogaritje. Njohja e gjendjes së kundërshtarit mund të merret vetëm me anë të njerëzve.

Nevoja e njeriut për t’i parashikuar ngjarjet që do të ndodhin është e vjetër sa vet njeriu. Qysh në parahistori, te bashkësitë njerëzore primitive kanë ekzistuar parashikues të kohës ndodhive shoqërore dhe fatit individual, kurse në kohërat e më vonshme të antikitetit, personat të cilët merreshin me parashikimin e gjërave fituan një rëndësi të veçantë. Ata i hasim pran çdo oborri mbretëror me emërtime të ndryshëm si orakull, magjistarë, astrolog etj. Gjatë gjithë antikitetit dhe mesjetës, parashikuesit e ngjarjeve apo fatit i hasim që nga Mikena, në Maqedoni te Leka i Madh, mbreti Pirro i Epirit, në Bizant, në Perandorinë Osmane etj. Mbretërit, personalitetet politike dhe ushtarake, para çdo veprimi të tyre, konsultoheshin me parashikuesit e tyre dhe shpesh ndodhte që vendimi për të ndërmarrë ndonjë veprim qoftë ushtarak apo tjetër, ndikohej nga këshilla e orakullit, magjistarit apo astrologut. Këto këshilla dhe parashikime kishin të bënin vetëm me parashikimin e fatit dhe kurrsesi me ndonjë informacion paraprak mbi fenomenet apo ngjarjet.

Përkundër faktit se gjatë gjithë antikitetit dhe mesjetës prania e parashikuesve të fatit apo ngjarjeve ishte prezente, tendencat për të krijuar shërbime të specializuara të cilat merreshin me grumbullimin dhe përpunimin e informacioneve me karakter politik dhe ushtarak vërehet shumë herët. Të gjitha ndërmarrjet dhe fushatat e mëdha ushtarake të antikitetit bazoheshin kryesisht mbi informacionet grumbulluara në rrugë të ndryshme operative.

Njëra ndër doktrinat më të vjetra ushtarake e cila ka mbetur e shkruar deri në ditët e sotme është ajo e kinezit Sun Xu, për të cilën mendohet se i takon periudhës së shekullit të IV-III, para erës së re. Kjo doktrinë ushtarake e cila për nga aktualiteti i mendimit ushtarak është e aplikueshme edhe sot, përbëhet prej 13 kapitujsh. Kapitulli i fundit bën fjalë për organizimin e shërbimeve të zbulimin dhe mban titullin “Disa mënyra të përdorimit të agjentëve sekretë”. Ky kapitull, është njëri prej dokumenteve më të vjetra që njeh njerëzimi deri më sot dhe që bën fjalë për organizimin e shërbimeve zbuluese. Në këtë kapitull, fillimisht bëhet fjalë për rëndësinë që kanë shërbimet e zbulimit për një shtet apo popull. Sun Xu, organizimin e shërbimit të zbulimit e justifikon në versët 3 dhe 4 ku thotë: “Udhëheqësit e zotë dhe strategët e mençur veprojnë dhe fitojnë, kryejnë heroizma që ua kalojnë të tjerëve, sepse gjithçka e kanë ditur që më parë. Të diturit që më parë, nuk merret nga zotët dhe demonët, nuk merret as me hamendje, as me të përngjarë e as me çfarëdo llogaritje. Njohja e gjendjes së kundërshtarit mund të merret vetëm me anë të njerëzve.” Sipas Sun Xusë, shërbimi i zbulimit duhet organizuar mbi bazën e strukturës së më poshtme: informimin e jashtëm të bazuar kryesisht nga personat e rekrutuar nga radhët e kundërshtarit, të cilët janë: spiunët e vendit të rekrutuar nga banorë të rëndomtë, spiunë të brendshëm të rekrutuar nga radhët e zyrtarëve të shtetit, kundërspiunët të rekrutuar nga radhët e spiunëve kundërshtarë. Si dhe kundër informimin të përbërë prej njerëzve nga radhët vetjake të cilët ai i quan spiunë të humbur dhe spiunë që kthehen. Duke e vlerësuar lartë rolin e njeriut (spiunit) që ka ai në zbulim, në versin e 8 ai thotë: “Prandaj, për ushtrinë (shtetin, kombin) nuk ka gjë më të vlefshme se sa spiunët, nuk ka shpërblim më të madh se sa spiunët, nuk ka punë më sekrete se sa spiunazhi. Pa zotëruar dituri të përkryera nuk mund të përdorësh spiunët; pa pasur humanizëm dhe drejtësi nuk mund të përdorësh spiunët; pa pasur mprehtësi dhe aftësi depërtuese nuk mund të marrësh nga spiunët rezultat të vërtetë. Mprehtësi! Mprehtësi! Nuk ka asgjë për të cilën të mos përdorën spiunët”. Ajo që e bën këtë kapitull shumë aktual është fakti se kinezi i vjetër vëren se shërbimi i zbulimit duhet organizuar në mënyrë të centralizuar dhe të ketë karakter inteligjent.

Me pak nuanca të gjitha shërbimet e zbulimit që nga antikiteti e deri në ditët e sotme janë të organizuara mbi modelin e Sun Xusë.

Agjencia Qendrore e Zbulimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, CIA, është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore më vitin 1946 me urdhër të presidentit Truman. CIA, është pasardhëse e OSS e krijuar para Luftës së Dytë Botërore. Rolin e shërbimit kundërinformativ në SHBA, e ka FBI, e cila është e organizuar brenda kufijve të SH.B.A-së. Në SH.B.A, ka të organizuara edhe disa agjenci të cilat merren me grumbullimin dhe përpunimin e informacionit me karakter të ndryshëm e i cili, vlerësohet i rëndësishëm për sigurinë e SH.B.A-ve. Ndër më të njohurat janë: DIA, agjencia informative ushtarake dhe NSA, Agjencia e Sigurisë Nacionale.

Prej themelimit e deri në fillim të viteve të nëntëdhjeta, CIA së bashku me shërbimet e tjera aleate, ishin njëra nga shtyllat kryesore në luftë kundër ekspansionit komunist drejt perëndimit. Qëllimi i themelimit të saj ishte që të zbulojë dhe parandalojë veprimtarinë anti SHBA, kudo që zhvillohet ajo në rruzullin tokësorë. Qëllimin e krijimit të CIA-së më së miri e justifikon njëri ndër oficerët më të vjetër të saj Rishars Helms, i cili thotë se : “CIA u projektua për të parandaluar një Pearl Harbor tjetër” Në fakt qëllimi i kongresit të SHBA-ve ishte që të ketë një institucion ku i gjithë informacioni i fituar përmes rrugëve të ndryshme, të përqendrohet me një vend, në mënyrë që ai të përpunohet dhe analizohet dhe të bëhej informimi i organeve shtetërore, në mënyrë që ato me kohë të ndërmarrin masa.

Pearl Harbor është një pjesë e errët e historisë së SHBA-ve, për arsye se edhe pse segmente të caktuara të qeverisë amerikane dispononin informacionin për sulmin japonez në këtë bazë amerikane në Paqësor, ato nuk ditën ta administrojnë këtë informacion dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Gjatë punës së vet për gjithë kohën sa zgjati lufta e ftohët, CIA, me dështime të kohëpaskohshme, arriti që t’i bëjë ballë veprimtarisë ofensive të KGB dhe shërbimeve satelite të saj. Ndonëse tani bëhen spekulime se gjatë luftës së ftohët KGB ishte më e suksesshme, kjo nuk mund të merret si e saktë nga shkaku se gjatë tërë luftës së ftohët numri i agjentëve të zbuluar ka qenë po thuaj i barabartë në të dyja anët ndërkohë, që ai i atyre të pa zbuluar dhe të cilët sot janë plakur nuk dihet. Nga vetë fakti se gjatë luftës së ftohët SHBA-të, kanë pasur informacion të bollshëm për atë se ç’ka po ndodh në kampin komunist, flet mjaft për efikasitetin e këtij shërbimi.

Suksesi i CIA-s gjatë luftës së ftohët mundë t’i atribuohet një parimi bazë i cili është kryesori në punën e shërbimeve të zbulimit dhe të cilit CIA i është përmbajtur. Ky parim është: të qenit prezent në vendin ku projektohen të gjitha aktivitetet kundër teje. Se CIA ju ka përmbajtur këtij parimi më së miri e shpjegon Villiam Colby, udhëheqës i CIA-së gjatë viteve 1973 – 76, i cili thotë se: “ gjithnjë mendoja se objektivi kryesor i CIA-së ka qenë të futej në Kremlin dhe jo të bëjë lojëra më KGB-në.” Të arriturat teknologjike, gjatë kësaj kohe janë përdorur më tepër si mjete ndihmëse apo si mjete fiksuese. Kurse përpunimi dhe vërtetimi i materialeve është bërë në rrugë operative përmes agjentëve të infiltruar në radhët e kundërshtarit. Këtë më së miri e ilustron shembulli i krizës së raketave kubane. Në qoftë se amerikanet nuk do të dispononin informacion të grumbulluar paraprakisht në rrugë operative (nga agjenti O.Penkovski) për raketat SS-4, me siguri se nuk do të arrinin të bënin deshifrimin e tyre nga fotografitë e marra nga aeroplanët U-2.

Pas luftës së ftohët, krerët e CIA-së, filluan t’i kushtojnë një vëmendje të shtuar aktiviteteve terroriste. Ndonëse edhe gjatë luftës së ftohët aktivitetet terroriste kanë qenë të pranishme, ato më të theksuara ishin në vendet evropiane. Për shkak se në masën më të madhe ato kanë qenë të sponsorizuara nga BRSS, dhe të organizuara nga KGB, efikasiteti i tyre nuk ka qenë i madh nga shkaku se këto dy segmente monitoroheshin nga afër prej CIA-s dhe shërbimeve perëndimore. Bile aktivitetet terroriste në ShBA thuaj se kanë qenë të pa pranishme. Ekzistojnë dyshime se kreun e terrorizmit botëror e ka kontrolluar CIA, përmes terroristit të njohur Iliç Sanqez Ramirez, i cili në fillim të viteve të nëntëdhjeta është arrestuar nga francezët dhe ende mbahet në burg pa u gjykuar.

Aktivitetet terroriste të grupeve ekstreme islamike nuk kanë qenë në masë të madhe të përcjellura nga CIA, nga shkaku se gjatë luftës së ftohët këto grupe nuk kishin potencial organizativ për të bërë akte terroriste të përmasave të mëdha. Këto grupe në këtë kohë ishin në fazën e konsolidimit organizativ, shpirtërorë dhe material. Aktivitetet e tyre gjatë kësaj kohe ishin shumë transparente dhe hetoheshin shpejt.

Pas rënies së BRSS, ShBA-të sikur u liruan nga një barrë e rëndë dhe aktivitetin e shërbimeve të zbulimit e reduktuan dukshëm. Reduktimet më të mëdha janë bërë në pakësimin e njerëzve apo agjentëve në teren. Gjatë kësaj periudhe, CIA, filloi të mbështetet kryesisht në grumbullimin e informacionit në mënyrë elektronike nga satelitët përgjues në hapësirë dhe në formën analitike të studiuarit të fenomeneve. Rasti i 11 shatorit më së miri flet se si ka dështuar teknologjia karshi organizimeve klasike që ka bërë Osama bin Ladeni.

Edhe pse CIA me kohë e kishte fiksuar aktivitetin terrorist në rritje të bin Ladenit, ata ose i kanë besuar së tepërmi teknologjisë dhe kanë injoruar tej mase faktin se duhet të kenë njeriun e tyre në mes të Alkaidës, ose për shkak të organizimit të përsosur të kundërzbulimit të Alkaidës CIA nuk ka mundur te infiltrohet...


Armët e shërbimeve sekrete


Historia e përdorimit të armëve speciale është e vjetër. Qysh në lashtësi janë përdorur shigjeta, thika dhe shpata të helmuara me helme speciale, të cilat ishin në gjendje të shkaktojnë vdekjen e viktimës, qoftë edhe nga një gërvishtje e vetme. Më së shumti lloje të armëve speciale janë prodhuar dhe përdorur midis dy luftërave botërore, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj.

» Armët janë mjete të kobshme«
Li Çuan

Armët e shërbimeve sekrete
Armë quhen mjetet përmes së cilave ushtrohet dhunë mbi armikun, me qëllim që ai të asgjësohet, ose të detyrohet të pushojë rezistencën. Arma është mjeti themelor përmes të cilit zhvillohet lufta dhe ato janë faktorë përmes të cilave krijohet epërsia mbi armikun. Megjithatë, lufta si fenomen shoqëror nuk varet vetëm nga zhvillimin i veprimeve luftarake në vijën e frontit. Ajo në vete përfshin një gamë të gjerë veprimesh anësore, të cilat në masë të madhe i ndihmojnë operacionet e drejtpërdrejta luftarake. Informimi për palën kundërshtare, eliminimi fizik i personaliteteve politike, ushtarake, shkencore, disidentëve politikë, diversionet mbi objektet ekonomike, ushtarake dhe të komunikacionit janë veprime, të cilat edhe pse zhvillohen larg vijës së frontit, ato mund të kenë ndikim në mbarëvajtjen e operacioneve luftarake, apo nganjëherë edhe të vendosin për fatin e tyre.

Kryerja e këtyre operacioneve, të cilat njihen me emrin operacione të posaçme, është veprim kompleks, i cili mbi të gjitha varet nga tre elemente kryesore: Elementi i parë është informacioni i gjithmbarshëm mbi objektivin, i cili fitohet në rrugë të ndryshme, por që më i sakti konsiderohet ai i fituar përmes spiunazhit. Sa më i bollshëm të jetë informacioni, aq më tepër ua lehtëson punën planifikuesve, të cilët e projektojnë operacionin e posaçëm. Elementi i dytë është përgatitja e personave, të cilët angazhohen në operacionet e posaçme. Kjo përgatitje konsiston në aftësimin teoriko-praktik e fizik të personave të angazhuar. Elementi i tretë është pajisja e personave apo njësive të angazhuara në operacione të posaçme me mjete, të cilat e ndihmojnë kryerjen sa më të efektshme të tyre. Këto mjete kapin një numër të madh pajisjesh të ndryshme, të cilat në dukje të parë duken të rëndomta, por në të vërtetë janë më specifike. Duke filluar nga veshmbathja, mjetet e transportit, komunikimit, orientimit, pajisjet për vëzhgim dhe armatimi, bëhen në mënyrë të veçantë. Siç u pa më lartë, mjetet përmes të cilave realizohen operacionet e posaçme janë të shumëllojshme dhe përdoren varësisht nga natyra e operacionit. Pasi objekt i trajtimit tonë janë armët, për ne rëndësi kanë vetëm ato që përdoren për operacione të posaçme dhe të cilat në literaturë njihen me emrin armë speciale.

Çka janë armët speciale?
Armët speciale janë mjete përmes të cilave bëhet eliminimi fizik i objektivave armike në mënyrë të qetë (pa zhurmë), befasisht dhe me precizitet tepër të lartë. Historia e përdorimit të armëve speciale është e vjetër. Qysh në lashtësi janë përdorur shigjeta, thika dhe shpata të helmuara me helme speciale, të cilat ishin në gjendje të shkaktojnë vdekjen e viktimës, qoftë edhe nga një gërvishtje e vetme. Më së shumti lloje të armëve speciale janë prodhuar dhe përdorur midis dy luftërave botërore, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Kjo ka ndodhur nga shkaku se në këtë periudhë, ka filluar që operacionet e posaçme, veçanërisht ato informative, të jenë pjesë përbërëse e veprimtarive politike e diplomatike, si edhe gjatë zhvillimeve të operacioneve luftarake, operacionet e posaçme, si ato informative ashtu edhe diversionet në prapavijë, fitojnë rëndësi tepër të madhe.
Në të kaluarën, operacionet e posaçme zhvilloheshin sipas rasteve, ndërsa në organizimin e tyre merrte pjesë një numër i kufizuar i personave. Në fazën midis dy luftërave botërore e më pas, me operacione të posaçme fillojnë të merren organe të specializuara, të cilat në vende të caktuara marrin epitetin forca elite.
Meqë operacionet e posaçme në të shumtën e rasteve zhvillohen larg vijës së frontit apo në brendi të territorit të armikut, kryerja e tyre në mënyrë sekrete është problemi kryesor me të cilin përballen personat e angazhuar apo njësitë. Elementet që shkaktojnë më së shumti vështirësi në një aksion diversant, apo aksion informativ janë dy: Së pari, afrimi deri te vendi ku do të zhvillohet operacioni; duke bartur armën haptas sigurisht që do ta tërhiqte vëmendjen e organeve përkatëse të sigurisë, çka do ta vështirësonte kryerjen e operacionit me sukses. Dhe së dyti, çdo armë zjarri pas veprimit, shkakton zhurmë, e cila në ambientet e urbanizuara tërheq vëmendjen e njerëzve të zakonshëm apo të organeve të sigurisë, gjë që e vështirëson kryerjen me sukses të operacionit dhe tërheqjen nga vendi i ngjarjes. Këta dy faktorë kushtëzuan që për operacione të posaçme të prodhohen armë të kamufluara, miniaturale dhe pa zhurmë, përkatësisht mjete të cilat eliminojnë zhurmën e armës.


Armët e kamufluara
Armët e kamufluara gjatë historisë, gjetën aplikim të gjerë e praktik. Për herë të parë i hasim diku nga mesi i shek. XVIII. Në këtë periudhë, ishte bërë modë, që burrat e shtresave fisnike, pa marrë parasysh moshën, të bartnin bastun. Mirëpo, shpeshherë në trupin e bastunit ishte fshehur shpata ose thika, e cila mund të nxirrej në rast nevoje vetëm me një të zhdredhur të dorezës. Më 1906, gjermani H. Langenhan patentoi armën bastun, duke vendosur në trupin e bastunit një tytë të gjatë, ndërsa në dorezën e tij mekanizmin për ndezje, i cili aktivizohej me shtypjen e një butoni. Një armë bastun, është prodhuar nga 1908 deri më 1912, prej armëtarit nga Prizreni (Kosovë) Et’hem Sheapi. Edhe pse kjo armë në literaturë përmendet shumë pak, ajo duhet të ketë pasur vlerë të madhe sidomos pas vitit 1910, kur Perandoria Osmane ua kishte ndaluar shqiptarëve bartjen e armëve. Kjo armë prodhohej në kalibrin 11.43 mm dhe në kalibrin 7.65 mm.
Mangësia e armës bastun, ishte vetëm mungesa e karikatorit. Ajo mbushej vetëm me një fishek, ndërsa mënyra e mbushjes ishte tepër e komplikuar dhe merrte kohë. Vështruar në raport me kohën kur është prodhuar kjo armë, lirisht mund të themi se ajo ishte shumë efikase. Vetë fakti se kjo armë ka qenë e kamufluar, ia ka rritur efikasitetin për arsye se përdorimi i saj ka mundur të bëhet befasisht edhe nga afërsia.
Periudha kohore para Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë saj është e njohur për konstruktimin e një numri të madh armësh të kamufluara, të cilat kanë pasur forma nga më të ndryshmet duke filluar nga çakmakët, portofolat e parave, çantës për dokumente, lapsave etj. Një armë karakteristike e konstruktuar në periudhën para Luftës së Dytë Botërore është ajo të cilën më 1934 e konstruktoi gjermani R. Goldberg. Ai në mbërthyesen e rripit kamufloi katër tyta të kalibrit 6.35, ku aktivizimi i fishekëve bëhej direkt nga brezi për secilën tytë veç e veç. Të dhënat për përdorim të saj janë të mangëta, por nga ato pak shenja që kanë mbetur, duket se kjo armë ishte përdorur nga agjentët e shërbimeve sekrete gjermane (Abwehr dhe SD), të cilët gjatë luftës hidheshin me parashutë në brendi të territoreve armike.
Laboratorin e parë për konstruktimin dhe prodhimin e armëve speciale e themelon më 1941, SOE (Special Operations Executive), e cila vepronte në kuadër shërbimit sekret britanik MI6. Nga ky laborator kanë dalë shumë armë speciale, të cilat komandosët e SOE-së i kanë përdorur gjatë aksioneve të tyre. Të një rëndësie të veçantë janë armët e kamufluara të prodhuara në këtë laborator, të cilat kanë pasur forma të ndryshme dhe janë përdorur për sabotime në prapavijë të armikut. Ndër to, më karakteristike ishin armët plasëse, të cilat e kanë pasur formën e gurit të thëngjillit, kërcejve të drurit dhe jashtëqitjes së kafshëve. Mjetet plasëse të kamufluara në masën e cila është dukur si jashtëqitje e kafshëve, janë përdorur zakonisht për vendosje gjatë rrugëve ku kanë kaluar transporte të armikut. Këto mjete ishin të prodhuara në mënyrë të veçantë për zonat gjeografike ku janë përdorur. Në zonat e pushtuara nga gjermanët në Evropën Perendimore, është përdorur masa e cila është dukur si jashtëqitje e kalit, në Ballkan si e mushkës, në Afrikën Veriore si e deves, kurse në vendet aziatike është përdorur masa në formë të jashtëqitjes së elefantit!
Periudha pas Luftës së Dytë Botërore ishte koha e artë e konstruktimit dhe e përdorimit të armëve të kamufluara. Arsenali më i madh i këtyre armëve është prodhuar për nevojat e shërbimeve sekrete informative, pasi këto shërbime ishin bartëse të aktiviteteve ku aplikimi i armëve speciale ishte i përshtatshëm.
Pas Luftës së Dytë Botërore u bë grupimi i shteteve në dy aleanca të mëdha ushtarake; në atë të NATO dhe të Varshavës. Shtetet perëndimore, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato Lindore nga Bashkimi Sovjetik, për rreth katër dekada e gjysmë ishin të konfrontuara në mënyra të ndryshme dhe gjatë gjithë kësaj periudhe, në marrëdhëniet midis këtyre shteteve ka mbretëruar gjendja as luftë, as paqe. Shumë teoricienë këtë periudhë e quajnë si »Periudha e Luftës së Ftohtë«.
Shërbimet sekrete informative CIA amerikane në njërën anë dhe KGB sovjetike në anën tjetër, ishin aktorët kryesorë të luftës së ftohtë. Për nevojat e këtyre shërbimeve u konstruktuan shumë lloje të armëve të kamufluara, një pjesë e të cilave janë bërë publike në forma të ndryshme, ndërsa për një pjesë tjetër të tyre, mbahet sekret për shkak të natyrës së punës që kanë këto shërbime.
Njëra ndër armët më karakteristike të kamufluara, të cilën e ka përdorur shërbimi sekret bullgar (DS), është çadra bullgare. Kjo armë është prodhuar në punëtoritë speciale të firmës Kinteks e cila është e specializuar për prodhime të cilat i ka shfrytëzuar DS-ja gjatë Luftës së ftohët. Njëri ndër aksionet e identifikuara ku është përdorur kjo armë është kur me 1978 në Londër, nga një agjent i DS vritet Georgi Markov, emigrant bullgar i cili ishte gazetar i BBC. Arma nga jashtë dukej si çadër shiu e rëndomtë, kurse në brendi, përkatësisht në trupin e çadrës, ishte vendosur mekanizmi për hedhjen e predhës përmes ajrit të komprimuar. Predha ishte sferike në madhësi prej 1.73 mm dhe në brendi kishte 0.2 miligram helm Ricin. Pas hedhjes së saj nga tyta, nuk dëgjohej ndonjë zhurmë, ndërsa hyrja në trupin e viktimës ishte pothuaj e pahetueshme. Ajo mund të ndihej më së shumti sa kafshimi i mushkonjës. Pasi predha të ketë depërtuar në lëkurën e viktimës, në mënyrë graduale fillon ta bëj lëshimin e helmit në organizëm. Varësisht prej pjesës së trupit ku është goditur viktima dhe asaj se çfarë ka pasur të veshur, zgjat koha e helmimit të organizmit, e cila mund të vazhdojë me ditë të tëra ku pas një kohe viktima vdes. Siç shihet, kjo armë është ideale për kryerjen e vrasjeve pa u hetuar autori, koha dhe vendi i kryerjes së aktit. Është karakteristikë te kjo armë se këtu kemi të bëjmë me kombinimin e një arme ajrore-kimike.

Në të njëjtën masë, në mos edhe më tepër, CIA për nevojat e saj ka konstruktuar dhe përdorur armë të kamufluara. Vlen të përmendet arma në formë të cigares së rëndomtë, në brendësi të së cilës ishte e kamufluar një tytë bakri pa vjaska dhe e ngushtuar tek dalja. Pas filtrit, vendoset fisheku 22 short, i cili aktivizohej duke e tërhequr mbrapa filtrin e cigares derisa të këputet spangoja prej najloni, e cila e liron gjilpërën goditëse. Emri zyrtar i armës është: Armë e kamufluar-cigare e kalibrit 22 dhe në nomenklaturën e CIA-s ka shifrën 1395-H00-5670. Për dallim nga »çadra bullgare«, »cigarja« e CIA-s pas aktivizimit bënte zhurmë, megjithatë ajo ishte një armë shumë e përshtatshme për kryerjen e aksioneve befasuese.

Se sa janë të rrezikshme armët e kamufluara, flet edhe fakti i atentatit të bërë më 1973 kundër kryetarit të Koresë së Jugut, Park Qung Hi dhe bashkëshortes së tij. Përkundër sigurisë së madhe, një person kishte arritur të afrohet në afërsi pa u vërejtur dhe hapi zjarr nga një automatik i kamufluar në akt-çantë (çantë për dokumente), me ç’rast personi kishte arritur që ta plagoste presidentin koreano-jugor dhe të vriste bashkëshorten e tij.


Armët miniaturale
Armët miniaturale janë armë speciale të zjarrit të bëra në përmasa shumë të vogla. Mund të kenë edhe forma të ndryshme, por zakonisht janë revolverë apo pistoleta përmasash shumë të vogla. Nëse përdoren nga afërsia, ato shkaktojnë vdekjen e viktimës. Në raport me armët e rëndomta, këto kanë përparësi se masa e tyre e vogël mundëson fshehjen e tyre dhe kalimin pa problem nëpër pikat e mundshme të kontrollit.

Ndër armët më të popullarizuara të këtij lloji është pistoleta Browning FN mod.1906. Konstruktor i kësaj pistolete është John Broëning, ndërsa pistoleta është prodhuar në firmën belge të armëve FN (Fabrique Nationale). Versioni i prodhuar në vitin 1906 ka pasur këto karakteristika: Gjatësia 113,6 mm; lartësia 76 mm; gjerësia 23,5 mm; gjatësia e tytës 53,6 mm. Pistoleta është e kalibrit 6,35 mm. me kapacitet të karikatorit prej 6 fishekësh. Duke pasur parasysh kalibrin dhe gjatësinë e tytës, pistoleta ka karakteristika të shkëlqyeshme balistike. Fisheku i ndezur në këtë pistoletë, krijon energji e cila predhës të dalë nga tyta i jep shpejtësi prej 200 m/s, e cila mundëson që në distancën prej 10 metrash, të shpohet dërrasa nga pisha me trashësi prej 60 mm. Në vitet njëzeta, në firmën FN bëhet modifikimi i kësaj pistolete ku ruhen karakteristikat e përgjithshme të saj, por ndryshime bëhen në dimensione. Versioni i ri kishte këto karakteristika: Gjatësia 104 mm; lartësia 72 mm; gjerësia 20 mm. Gjatësia e tytës dhe kapaciteti i karikatorit mbetën të njëjta me modelin bazë. Për shkak të masës së vogël, ky model merr emërtimin zyrtar Baby. Se sa është përdorur kjo pistoletë nga shërbimet sekrete, është vështirë të sigurohen të dhëna, por një gjë është e sigurt se prodhimi i kësaj pistolete ka vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe ishte e përhapur në të gjitha kontinentet.
Një armë tjetër karakteristike, e cila për nga konstrukti mund të jetë edhe miniaturale, edhe e kamufluar është unaza revolver Le petit guardian. Kjo armë është konstruktuar në Belgjikë. Viti i prodhimit të saj nuk dihet saktë, por supozohet se koha e prodhimit mund të jetë midis viteve 1846 e 1893. Mulliri i këtij revolveri ishte i përforcuar për një unazë gishti dhe kishte 5 vrima, të cilat njëkohësisht shërbenin edhe si tytë ku vendoseshin fishekët e kalibrit 4,5 mm. Ndezja e fishekëve bëhej përmes mekanizmit ndezës, i cili ishte i vendosur anash dhe ishte shumë i thjeshtë. Pas çdo ndezjeje, mulliri rrotullohej me dorë në drejtim të goditësit. Përmasat e këtij revolveri miniatural janë: diametri i mullirit 16,2 mm. ndërsa lartësia pa unazën 11 mm. Se cilat janë karakteristikat balistike të predhës së fishekut 4,5 mm. Lefaucheux, të cilën e shfrytëzonte ky revolver është vështirë të nxirren përfundime, pasi të dhëna për këtë fishek nuk ka për arsye se prodhimi i tij është ndërprerë shumë herët. Siç shihet nga karakteristikat konstruktive, kjo armë është njëra prej armëve më karakteristike nga arsenali i armëve miniaturale.

Armët pa zhurmë
Të gjitha armët e zjarrit pas aktivizimit të tyre shkaktojnë zhurmë të madhe. Zhurma e armëve në vijë fronti është gjë e rëndomtë, ndërsa në vende të urbanizuara dhe larg vijës së frontit, ajo tërheq vëmendjen e rrethit, gjë që për kryerjen e operacioneve speciale paraqet problem. Eliminimi i zhurmës së armëve, përpos në operacionet speciale, ka rëndësi të madhe taktike edhe në vijë fronti. Kryerja e operacioneve diversante, të atentateve përmes armëve pa zhurmë, bëhet në tri mënyra: Së pari, nëse përdoren armë të ftohta, së dyti nëse përdoren armë ajrore, të cilat janë shumë precize dhe efikase dhe së treti nëse përdoren armë të zjarrit të dorës të rëndomta, apo të bëra në mënyrë të posaçme dhe që kanë eliminuesin e zhurmës, i cili mund të jetë integral apo i ndarë dhe që mund të vendoset në armë sa herë që shfaqet nevoja.
Përdorimi i armëve të ftohta klasike (thika), në operacionet e posaçme më tepër i përket të kaluarës. Do theksuar fakti se në disa njësi elite të vendeve të ndryshme të botës, janë futur në përdorim harqe dhe arbaleta moderne të bëra nga kompozitetet e lëgurave të ndryshme. Për të qenë sa më precizë, arbaletave u kanë vendosur shënjestra optike, ndërsa shigjetat janë bërë nga lëgurat e ndryshme metalike dhe në përputhje me format më të përshtatshme aerodinamike. Ndonëse këto armë kanë aplikim të kufizuar për shkak të karakteristikave të tyre teknike e balistike, në raste të veçanta ato mund të përdoren dhe të jenë shumë efikase. Disa të meta, të cilat ua kufizojnë përdorimin në raport me armët tjera të arsenalit të armëve pa zhurmë janë; masa, preciziteti dhe shpejtësia e qitjes.
Masa e madhe dhe forma e këtyre armëve i bënë të papërshtatshme për bartje dhe kamuflim. Ndërkaq, derisa përmes harkut apo arbaletës speciale zhurma është e eliminuar thuaja tërësisht, preciziteti dhe shpejtësia e qitjes i mungojnë këtyre armëve në raport me një pushkë snajper, apo një pistoletë, e cila e ka të vendosur eliminuesin e zhurmës, ndërkohë që armët ajrore në këtë drejtim premtojnë më tepër.
Njëra ndër pushkët ajrore më të përsosura e cila përdoret për herë të parë edhe për qëllime ushtarake, është pushka Muster 1870, të cilën me 1870 e konstruktoi Bartolomeo Girandoni. Të njëjtin vit, kjo pushkë pranohet nga ushtria austriake me emërtim zyrtar Repetierwindbűchse M-1870. Karakteristikat konstruktive të kësaj pushke janë këto: Ka peshuar 4.5 kg; tyta ka qenë e gjatë 844 mm. dhe në kalibrin 12,2 mm; arka e municionit është e vendosur paralel me tytën dhe ka kapacitet prej 20 predhave sferike; rezervuari i ajrit është i vendosur në qytë dhe ka mundur të ndërrohet. Rezervuari ka pasur kapacitet të ajrit prej 200 atmosferash. Qitja është realizuar përmes këmbëzës, e cila është e konstruktuar në atë mënyrë që ta bëjë të mundur lirimin e ajrit të komprimuar nga rezervuari në sasi të mjaftueshme, sa për t’i dhënë predhës shpejtësi 310 m/s, shpejtësi kjo e mjaftueshme për t’u arritur efekti vdekjeprurës i predhës deri në distancën 135 m. Futja e predhës në tytë është bërë nga pjesa e prapme në mënyrë përsëritëse përmes mekanizmit të posaçëm, i cili edhe më tepër ia ka rritur vlerën kësaj arme. Përdorim praktik, kjo pushkë gjeti në aksionet diversante të snajperistëve austriakë gjatë luftërave austriako-franceze të vitit 1801 e 1802 në Italinë Veriore. Goditjet e befasishme nga pritat, përmes këtyre pushkëve, austriakët i organizonin përgjatë rrugës së marshimit të ushtrisë së Napoleonit. Efektet ishin jashtëzakonisht të mëdha. Përveç që bëhej ndalja e përkohshme e marshimit, këto ndikonin edhe në përhapjen e frikës dhe panikut në radhët e ushtrisë franceze.
Eliminimi i zhurmës së armës së zjarrit ka qenë njëri nga problemet me të cilin janë marrë shumë konstruktorë që nga fillimi i shekullit XIX. Rezultatet më të mira në këtë drejtim i ka arritur amerikani Hajrem Persi Maksim. Ai është i pari që më 1908 e konstruktoi eliminuesin e zhurmës për armë të zjarrit, të cilin më 1909 e patentoi. Zgjidhjet teknike të H. Maksimit në parim përdoren edhe në eliminuesit e zhurmës, të cilët bëhen edhe në ditët e sotme. Eliminuesit e zhurmës, të cilët ai i ka konstruktuar janë përdorur edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ideja e H. Maksim ishte që eliminuesi i zhurmës së armëve të zjarrit të aplikohet masivisht në ushtri. Ai, për këtë në vitin 1912 patentoi eliminuesin e zhurmës për pushkën e ushtrisë amerikane Springfild M-1903. Ideja e tij u realizua vetëm pjesërisht nga shkaku se eliminuesi i zhurmës nuk u përvetësua masivisht nga ushtria, por në sasi të kufizuara. Shpikja e Maksimit aplikim praktik gjeti te organizatat të cilat zhvillonin “luftën e heshtur”. Pushka Springfild M-1903, me eliminuesin e zhurmës Maksim, është arma e parë në arsenalin e armëve speciale të cilën CIA e futi në përdorim menjëherë pas themelimit të saj (1947).

Një armë karakteristike, e cila i takon familjes së armëve speciale pa zhurmë, është pistoleta Welrod. Këtë pistoletë e ka konstruktuar majori i ushtrisë britanike Dolvin. Pistoleta është konstruktuar në dy kalibra; në 9 mm. për fishekun 9 mm. Luger dhe në 7, 65 mm. për fishekun 32 ACP. Versioni në 9 mm. është i gjatë 250 mm. dhe me diametër 35 mm. kurse versioni 7, 65 mm. është i gjatë 212 mm. dhe me diametër 32 mm. Kjo pistoletë ka eliminuesin e zhurmës integral. Ka karikator me kapacitet prej 8 fishekësh të kalibrit 7.65 dhe 7 të kalibrit 9 mm. i cili njëkohësisht shërben edhe si dorezë. Këtë pistoletë, gjatë Luftës së Dytë Botërore e kanë përdorur njësitë për operacione të posaçme të ushtrisë britanike SOE. Një sasi e konsiderueshme këtyre pistoletave përmes rrugëve të ndryshme i është dërguar njësive të rezistencës në vendet perëndimore të okupuara nga gjermanët, e cila u aplikua kryesisht në operacione speciale.

Eliminimi i zhurmës te armët e zjarrit të dorës, nuk mund të jetë i plotë. Kjo varet nga një sërë faktorësh, por më së shumti varet nga lloji i eliminuesit të zhurmës, lloji i armës, kalibri dhe lloji i municionit. Të gjitha armët e zjarrit të dorës mund të modifikohen në atë mënyrë, që në to të vendoset eliminuesi i zhurmës. Pas Luftës së Dytë Botërore, eliminuesit e zhurmës filluan të gjejnë aplikim të gjerë për pistoleta dhe automatikë, të cilët i përdorën njësitë diversante dhe ato antiterroriste. Më së shumti prodhohen për pistoleta dhe automatikë të kalibrit 7, 62 mm. 7, 65 mm. 9 mm dhe 45 ACP. Reduktimi i zhurmës së armës përmes eliminuesit të zhurmës mund të jetë nga 30 deri në 48 decibela.

Aktivitetet kriminale të shtyra nga shërbimet sekrete armiqësore në Kosovë

Për momentin veprimtaria agjenturore e Serbisë në drejtim të Kosovës bëhet përmes dy agjencive të cilat janë riorganizuar pas vitit 2002. E para është BIA (Agjencia Informative dhe e Sigurisë e cila është resor qeveritar që kontrollohet nga qeveria dhe parlamenti. E dytë është VBA (Agjencia Ushtarake e Sigurisë) e cila është në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Bashkësisë Shtetërore Serbi – Mali i Zi.




Aktiviteti kriminal është fenomen i cili shoqërinë njerëzore e përcjell që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Molla e ndaluar e Ademit është tregimi fetar i cili përcakton më së miri tre dimensionet që e karakterizojnë krimin si fenomen shoqëror. Së pari, pra kemi dimensionin historik të lindjes së krimit. Përmes këtij tregimi përcaktohet se krimi lindi njëkohësisht me njeriun dhe se është brenda natyrës së tij. Së dyti dimensioni i natyrës njerëzore si qenie kureshtare, lakmitare dhe e prirur që për kënaqjen e orekseve të tij, pa zgjedh mjetet dhe kohën, të shkojë deri në ekstrem. Dhe dimensioni i tretë i këtij tregimi, më së miri përcakton definicionin e krimit, d.m.th. atë se krim është çdo gjë që është e ndaluar pavarësisht se ajo nganjëherë mund të jetë edhe mollë.

Lufta e organizuar kundër krimit ka gjenezën e vet që kur shoqëria njerëzore filloi të organizohet, pra, thënë më thjesht që kur lindi shteti si institucion administrativ i popujve apo kombeve. Në kuadër të kësaj, të gjithë pajtohen me atë se: krim është çdo gjë që është e ndaluar me ligj (pas lindjes së shtetit ), mirëpo gjatë zhvillimit të shoqërisë njerëzore kriteret për atë se çka duhet të konsiderohet krim, kanë qenë të pa standardizuara dhe kanë ndryshuar varësisht prej epokës historike, natyrës së regjimeve shoqërore faktorëve ekonomikë, socialë etj. Për ilustrim po përmend faktin se: në mesjetë krim është konsideruar argumentimi shkencor i fenomeneve natyrore dhe shoqërore kurse sanksionet kanë qenë të tmerrshme. Ose në hapësirat tona dhe përreth nesh (gjatë kohës së komunizmit), shumë aktivitete shoqërore që sot zhvillohen janë konsideruar krim.

Manifestim i krimit në hapësirat kosovare shfaqet në dy forma
1. Në formë të krimit të organizuar
2. Në formë të krimeve ordinere
Këto aktivitete kriminale të manifestuara në format e më sipër përmendura janë karakteristike nga fakti se bazohen në disa aktivitete të cilat falë rrethanave të cilat mbretërojnë në hapësirat tona (gjendja ekonomike infrastruktura ligjore, joefikasiteti i duhur i organeve të ndjekjes dhe gjyqësore), kanë teren të përshtatshëm të zhvillimit të tyre dhe janë burim permanent i destabilizimit të gjendjes së sigurisë.

Motivimi kryesor i veprimit kriminal i manifestuar në format e sipërpërmendura bazohet në;
1. Aktivitetet e motivuara me arsyetim politik, ku si pretekst zakonisht merren ngjarjet historike, përkatësitë ideologjike, fetare dhe etnike;
2. Aktivitetet e motivuara nga shërbimet sekrete të vendeve të treta të cilat kanë qëllim armiqësor ndaj Kosovës;
3. Aktivitetet e motivuara me arsyetim të përfitimit material;

Në këtë shkrim do të përqendrohem në aktivitetet kriminale të motivuara nga shërbimet sekrete të vendeve të cilat kanë qëllim armiqësor ndaj Kosovës dhe konsideroj se që nga viti 1999, ato kanë pasur ndikim dhe do të vazhdojnë të kenë edhe në të ardhmen në sigurinë e përgjithshme në hapësirat tona.

Vlen të theksohet fakti se në Kosovë, veprimtaria kriminale e shërbimeve të huaja sekrete nuk është e ndaluar me ligj dhe de-jure, nga ne, kjo veprimtari nuk mundet të quhet krim apo anti ligjore, mirëpo besoj që de-fakto të gjithë pajtohemi se kjo veprimtari është anti Kosovare dhe e kriminalizuar dhe se meriton qasje nga ky pikëvështrim.

Siguria në Kosovën e tanishme dhe në atë të pas pavarësisë në njëfarë mase do të varët nga qasja që do të ketë Serbia ndaj saj. Kjo kryesisht do të lidhet me atë se cila klasë politike do të qeverisë Serbinë në të ardhmen dhe se, sa ajo do të jetë e integruar në organizmat euro-atlantikë. Një Serbi me një kalasë politike ekstreme dhe të lënë jashtë strukturave euro-atlantike do të jetë burim permanent i rrezikimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Klasa politike e cila qeveris Serbinë, aktualisht është e impenjuar thellë në zgjidhjen në favor të saj të statusit përfundimtar të Kosovës. Ky impenjim edhe pse nuk ka rezultuar pozitivisht, deri sot është permanent dhe shtrihet në shumë fusha ku më e ndjeshmja është ajo e veprimtarisë agjenturore në drejtim të Kosovës.

Veprimtaria e shërbimeve sekrete serbe në drejtim të vendeve të Ballkanit ka një parahistori. Ajo fillon në vitin 1908 kur në Prokuple (në jug të Serbisë) dhe nën drejtimin e kolonelit Dragutin Dimitrieviq Apisit dhe kapitenit Tankosiq, formohet kampi për stërvitjen e çetnikëve. Po nga ky kamp kanë filluar të bëhet planifikimi dhe zhvillimin i veprimtarisë agjenturore në drejtim të tokave shqiptare të cilat atë kohë ishin nën Perandorinë Osmane. Që nga kjo kohë e deri më sot nuk ka pushuar së vepruari veprimtaria agjenturore e shërbimeve serbe në drejtim të Kosovës e cila veprimtari fatkeqësisht ka qenë ofensive, çka do të thotë se është shoqëruar me akte të mprehta të cilat përpos se kanë ndikuar keq në zhvillimin e jetës sonë shoqërore, kanë lënduar shumë familje kosovare.
Për momentin veprimtaria agjenturore e Serbisë në drejtim të Kosovës bëhet përmes dy agjencive të cilat janë riorganizuar pas vitit 2002. E para është BIA (Agjencia Informative dhe e Sigurisë) e cila është resor qeveritar që kontrollohet nga qeveria dhe parlamenti. E dyta është VBA (Agjencia Ushtarake e Sigurisë) e cila është në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Bashkësisë Shtetërore Serbi – Mali i Zi.
Që te dyja këto agjenci, edhe pas reformimit kanë në dispozicion të gjithë infrastrukturën agjenturore të paraardhësve të tyre RDB-së, KOS-it dhe Drejtorisë së Dytë të Shtabit të Përgjithshëm të APJ Kjo ju mundëson atyre që për momentin të jenë ndër agjencitë që disponojnë infrastrukturë të mjaftueshme për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.
Rrethanat të cilat kanë mbretëruar në Kosovën e para vitit 1999 kanë mundësuar që në fillim OZNA, pastaj UDB më vonë SDB dhe KOS e së fundit RDB, të rekrutojnë agjentë përmes të cilëve bukur shumë është kontrolluar jeta shoqërore te ne.

Pa dashur të spekulojmë me të dhënën e përfolur shumë se serbet disponojnë rreth 25 mijë bashkëpunëtorë në Kosovë, por duke analizuar të dhënat e bëra publike, prapë na del një shifër e lartë e pranisë së agjenturës serbe këtu te ne e cila për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, mendoj se duhet të jetë shqetësuese.

Nëse merret e saktë e dhëna e bërë publike në vitin 1988 nga Sekretariati i Punëve të Brendshme të Kosovës se: “Deri në vitin 1985 nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror (SDB) janë trajtuar rreth 500 mijë qytetarë të Kosovës” kjo nuk do koment. Nëse nga ky trajtim, SDB ka arrit të rekrutojë vetëm një përqind, ne na del që çdo i katërqindi banor i Kosovës është bashkëpunëtor i shërbimeve serbe. Këtu nuk duhet harruar mundësinë e rekrutimit të bashkëpunëtorëve nga shërbimi i armatës jugosllave (KOS-i dhe Drejtoria e Dytë pranë SHP të APJ) si dhe bashkëpunëtorët vullnetarë.
Për vrojtuesin e kujdesshëm, prania e agjenturës serbe në radhët tona ka qenë mëse e dukshme. Pa hyrë në atë se si janë zbuluar grupet ilegale para vitit 1981, zbulimi i veprimtarisë ilegale pas viteve të nëntëdhjeta flet shumë. Duke filluar që nga grupi i Gjakovës, pastaj Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme e Republikës së Kosovës, zbulimi i grupit të Nait Hasanit, vrasja në pritë e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Akif Zejnullahut flasin për prezencën e shërbimit serb në vendet më të ndieshme të aktiviteteve tona të rezistencës ilegale të cilat pa dyshim nuk kanë përfshirë vetëm Kosovën por të gjithë hapësirën ku shqiptarët kanë zhvilluar aktivitet politik.

Mendoj që, vetëm këto ngjarje dëshmojnë: nëse jo për praninë e agjenturës masive serbe në radhët tona, për një kualitative po se po.
Vrasjet enigmatike të figurave politike të Kosovës dhe veprimet e tjera të mprehta të cilat kohë pas kohe skajshmërisht kanë rrezikuar gjendjen e sigurisë, tej mase kanë reflektuar në stabilitetin politik dhe në prishjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mendoj se në një pjesë të tyre është e involvuar agjentura serbe pasi që Qeveria e Serbisë është e bindur se e vetmja rrugë për rimarrjen e sërishme të Kosovës është nëse ajo destabilizohet (vjetnamizohet – futja e shqiptarëve në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare), dhe në fazën gjatë bisedimeve për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, duhet pritur një intensifikim i këtyre aksioneve.
Të paktë janë politikanët, gazetarët, dhe analistët të cilët këtë fenomen e kanë analizuar nga ky prizëm. Menjëherë pas çdo akti, në të dyja kampet rivale politike, në media, dhe nga gazetarë “të pa varur” janë gjetur persona të cilët me apo pa vetëdije, kanë mjegulluar edhe më shumë gjendjen dhe rrallë herë analizat shkuan deri në fund. Zakonisht ato janë mbetur në nivelin i cili do të shtonte edhe më tej hendekun e ndarjes mes forcave politike dhe në rastin e volitshëm do të inicionte një përshkallëzim të gjendjes në shkallë më të gjerë.

Aksionet e lagura
Të gjitha aktet e ndodhura deri tani, e që kanë rrezikuar stabilitetin e Kosovës, janë kryer sipas formulës së “aksioneve të lagura” në të cilat gjithmonë kryesi i aksionit dhe porositësi mbetën të pa zbuluar. Vetë literatura e bërë publike nga veteranë të shërbimeve serbe flet se si këto shërbime kanë pasur sektorë të specializuara për planifikim dhe kryerje të këtyre aksioneve ku gjatë Luftës së ftohtë, ato janë kryer në vendet perëndimore dhe nuk është arritur asnjëherë të dokumentohet prania e shërbimeve serbe në këto ngjarje.

Gjëja më e rëndësishme në këto aksione është që ai të kryhet në mënyrë që mos të lihet as edhe dyshim më i vogël për atë se kush është organizatori. Gjatë Luftë së ftohët, shërbimi jugosllav (SDB) ka arritur që përmes këtyre aksioneve të eliminojë disidentët në vendet perëndimore (kryesisht të emigracionit shqiptar dhe kroat). Këtyre aksioneve në radhë të parë i paraprinte taktika e krijimit të fraksioneve brenda organizatave politike të cilat krijoheshin përmes agjenturës influente, pastaj kur ndodhnin eliminimet, ato përmes agjentëve influentë prapë mjegulloheshin dhe mbeteshin si qërim hesapesh përbrenda organizatës.

Teknikisht kryerja e këtyre aksioneve bëhet në dy mënyra: Së pari, përmes agjenturës shërbimi grumbullon të dhëna për gjendjen në terren dhe pas analizës piketon viktimën. Në aksion angazhohet një ekip e specializuar i cili përmes rrugëve të ndryshme nga baza (në këtë rast Serbia) dërgohet në vendin e ngjarjes dhe realizon aksionin. Këto aksione ndërmerren ndaj objektivave ku garantohet tërheqja pa problem i ekipit.
Së dyti, kryerja e aksionit bëhet përmes agjentit rezident. Kjo është mënyra më e mirë për kryerjen e aksioneve “të lagura”. Agjenti rezident (në këtë rast i shërbimit serb, me përkatësi etnike shqiptare i cili mund të jetë me gradë shkencore ose pa të, i dëshmuar në “çështjen kombëtare”, “gazetar i varur apo i pa varur” i futur në ndonjë organizatë politike ose jashtë saj), rreth vetes grumbullon zakonisht pjesën më revolucionare të kombit e cila pa vetëdije i vihet atij në shërbim dhe është e gatshme për sakrificë sublime. Në njërën anë, ai përmes këtyre personave kontrollon të gjitha aktivitetet që bëhen në dëm të padronit për kë punon, kurse në anën tjetër organizon aksione të mprehta (vrasje, sabotime, vendosje të bombave etj) të cilat i porosit në emër të patriotizmit.
Edhe po u zbuluan kryesit e drejtpërdrejtë, ata do të dalin se janë persona pa formim të mjaftueshëm intelektual, do t’i përkasin kësaj apo asaj vije politike por që kanë dashur të kryejnë një shërbim në “dobi” të kombit. Për momentin se kush janë ata nuk dihet. Në një fazë të caktuar ata do të zbulohen dhe natyrisht, kur për këtë do të ketë nevojë Serbia. Kjo do të ndodhë kur shërbimi serb mendon se ne jemi në një pikë kritike ku mjafton një shkëndijë e vogël për të degraduar gjërat këtu.
Pa pasur ndonjë fakt të veprimeve operative të bëra nga organet legjitime të sigurisë në Kosovë (SHPK, policia e UNMIK-ut, KFOR-i) por vetëm nga pozita e vrojtuesit të thjeshtë, përpos atyre që u thanë më lart, mund të nxirren edhe argumente të tjera të cilat e vërtetojnë pranin e shërbimit serb në aktet e pa ndriçuara në Kosovë.
Së pari po të shikohet gjeografia ku ndodhin më së shumti aktet e mprehta, ajo i përket territorit i cili nuk është i banuar me serbë (rrafshi i Dukagjinit). Kjo bëhet për të eliminuar ço dyshim të pranisë së tyre në këto akte.
Së dyti po të shikohet koha kur ndodhin, ato zakonisht lidhen me ndonjë mbledhje në nivel ndërkombëtar për Kosovën apo me ndonjë vizitë të ndonjë personaliteti ndërkombëtar në Kosovë. Ndër rastet e tilla po veçojmë: vendosja e eksplozivit në një kishë ortodokse në Burim gjatë konferencës së KS të OKB ku debatohej për Kosovën; atentati ndaj Presidentit Ibrahim Rugova gjatë vizitës së Solanës; rasti i fundit i sulmit të autobusit në Shar gjatë vizitës së ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë në Prizren etj.


Agjentë me influencë në Kosovë


Edhe pas pavarësisë së Kosovës, për një kohë të gjatë gjendja e sigurisë do të vazhdojë të jetë e brishtë për shkak të aktiviteteve të shërbimeve serbe këtu. Se për sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje kjo lidhet me shumë gjëra që do të zhvillohen në Kosovë dhe përreth saj, mirëpo mënyra më e mirë për t’i parandaluar ato është kur ne arrimë të konsolidohemi dhe krijojmë institucione të mirëfillta të sigurisë, puna e të cilave përcaktohet me ligj
________________________________________

Agjentë me influencë në Kosovë

Aktualisht, në Kosovë veprojnë agjenturat influente të shteteve që ia duan të mirën Kosovës dhe të atyre shteteve që kanë qëllim armiqësor ndaj Kosovës. Ndër këto agjentura më e rrezikshmja është ajo serbe.


Gjatë historisë së njerëzimit përmes logjikës së shërbimeve sekrete, janë realizuar veprime të cilat nuk kanë mundur që t’i realizojnë ushtri të tëra. Sinonim i kësaj është i ashtuquajturi Kali i Trojës (Ilionit), përmes të cilit grekët mbërritën ta pushtojnë qytetin e fortifikuar, të cilën me luftë nuk arritën ta pushtonin dot, edhe pse dhjetë vjet me radhë e kishin mbajtur të rrethuar.
Edhe sot, historianë të shumtë kanë dilema se si trojanët ranë në karremin e servuar nga grekët (Odiseu)? Në Iliadë, Homeri përshkruan kohë pas kohe veprime zbuluese të ndërmarra nga ushtria greke, por nuk flet për asnjë moment për një shërbim të centralizuar, i cili merret me këtë punë. Vet akti i sajimit të mashtrimit mund ta vërtetojë ekzistencën e një shërbimi zbulues, i cili me kalimin e viteve me sa duket ka arritur te ngjitet shumë lartë në strukturat komanduese të ushtrisë së Priamit.
Pushtimi i Trojës nuk ka ndodhur për faktin se grekët e ndërtuan një kalë të drunjtë dhe atë e lanë jashtë mureve të qytetit. Grekët edhe më parë kanë mundur të ndërtojnë turma kuajsh të drunjtë, por ata do të kishin mbetur jashtë mureve të qytetit sikur dikush me influencë nga radhët e strukturave udhëheqëse trojane të mos kishte urdhëruar futjen e tyre brenda. Kështu, vetëm futja e dhjetëra ushtarëve sa ka zënë brendia e kalit të drunjtë nuk do të kishte paraqitur ndonjë problem për sigurinë e qytetit, sikur dikush me influencë nga udhëheqja trojane të mos e sabotonte shërbimin e zbulimit, i cili e kishte për detyrë që t’i përcjellë aktivitetet e ushtrisë greke gjatë tërheqjes. Siç duket pas vdekjes së Hektorit, Priamit plak i kishin dalë nga dora shumë gjëra dhe në hierarkinë e tij shtetërore grekët kishin rekrutuar njerëz me influencë dhe e kishte bërë atë që të marr vendime të gabuara.

Agjentura influente është në veprim
Termi “agjenturë influente” bëhet i njohur së pari nga një fjalim i shefit të KGB-së, Vladimir Kluçkov i mbajtur para deputetëve të Sovjetit Suprem më 17 qershor të vitit 1991. Kluçkov, duke iu referuar një dokumenti të cilin KGB-ja ia dërgonte Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të BRSS-së më 24 qershor të vitit 1977, para deputetëve sovjetikë i prezanton përmasat e rrezikut të shkatërrimit të shtetit sovjetik nga “Plani i CIA-s për rekrutimin e agjenturës influente nga radhët e qytetarëve sovjetikë”.Në kuadër të debateve se si u shkatërrua perandoria sovjetike, shumë analistë këtë ia atribuojnë aksioneve sekrete të CIA-s, në radhë të parë e potencojnë veprimtarinë e agjenturës influente, e cila duke qenë në vendet kyçe e ka sabotuar funksionimin e sistemit shtetëror në të gjitha segmentet e veçanërisht në atë ekonomik dhe politik. Në këtë kuadër, sot e kësaj dite “perestrojka” e Gorbaçovit, e cila merret si paraprijëse e shkatërrimit të shtetit sovjetik, shikohet si projekt i prodhuar nga agjentura influente e rekrutuar nga CIA.

Kush janë agjentët influentë?
Agjenti influent nuk do të thotë të jetë njeriu i parë i një shteti. Janë raste të rralla në histori kur njeriu i parë i një shteti ka arritur që të rekrutohet nga shërbimi armik. Agjentët me influencë, zakonisht i përkasin nivelit të dytë ose të tretë në institucione drejtuese, ku shërbimi armik e bën lojën e vet në mënyrë të heshtur dhe pa u hetuar. Kjo do të thotë se ata janë persona, të cilët me autoritetin e tyre politik (nganjëherë edhe ekonomik) ndikojnë te personat vendimmarrës në marrjen e vendimeve të gabuara, të cilët shkojnë në dobi të armikut. Zhvillimi i kësaj veprimtarie nuk mund të ndodhë i veçuar. Ajo do një përfshirje të gjithanshme, e cila gjithsesi duhet të ketë mbështetje mediale. Veprimi i gjithanshëm në fushata të këtilla të sofistikuara, mbërrin që me vete të marrë edhe shumë persona, të cilët pa vetëdije futen në këtë lojë, por që janë influentë në rrethin ku jetojnë dhe veprojnë.
Nëse vetëm pak shikojmë nga e kaluara jonë jo e largët, sigurisht se do të na kujtohen veprimet e agjenturës influente serbe, e cila ne gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjeta provonte që shqiptarët e Kosovës t’i fuste në kuadër të sistemit jugosllav të administrimit.
Aktualisht, në Kosovë veprojnë agjenturat influente të shteteve që ia duan të mirën Kosovës dhe të atyre shteteve që kanë qëllim armiqësor ndaj Kosovës. Ndër këto agjentura më e rrezikshmja është ajo serbe, e cila është instaluar gjithandej dhe herë pas here nga mbështetja e paqëllimtë e disa mediave, Kosovës i shkakton dëme të papara. Le ta marrim vetëm një segment, atë të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK). Sipas publikimeve të bëra, personi i cili ishte i autorizuar për rekrutim, sistematizim dhe gradim në kuadër të SHPK-së, ka kërkuar azil politik në Angli dhe ka pranuar se ka qenë agjent i shërbimit serb (BIA). Deri sot, nuk është bërë publike asnjëherë nga organet e specializuara të SHPK-së, se cili është dëmi që ky person i ka shkaktuar këtij shërbimi. Nga dëmet më të mëdha që mund të ketë shkaktuar ky person është mënjanimi i personave intelektualë nga strukturat komanduese të SHPK-së dhe instalimi i rrjetit të tij në këto struktura, ku për pasojë kemi një zbulueshmëri shumë të ulët të krimeve nga SHPK. Është e pakuptueshme se si në kuadër të SHPK-së gradohen pjesëtarë, të cilët e kanë të dyshimtë diplomën e shkollës së mesme, ndërsa mbeten pa grada inxhinierët, ekonomistët, juristët… Kjo më së miri e vërteton praninë e agjenturës influente në këtë institucion, por edhe në institucionet tjera. Secili që ia do të mirën Kosovës, le të shikojë se kë ka afër tij!

Pergatiti:Flori Bruqi