Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, mars 31, 2006

Replike ne pergjigjen e Klajd Kapinoves

List: Art-Cafe
[Art-Cafe] (no subject)
Bruqi Flori bruqi-flori at hotmail.com
Thu Mar 30 07:25:19 EST 2006


--------------------------------------------------------------------------------

Prej lufte veç ai largohet -që është lindur tradhëtor

Shkruan:Flori Bruqi

(Replike ne pergjigjen e Klajd Kapinoves)

Vlerat e UÇK-së i njeh populli, kurse ne me merita apo pa to , me apo pa
vetëdije nuk guxojme t’i vëmë në asnjë lloj “ankandi”.

Se çfarë shkruajnë apo editojnë TV e ndryshme fjala vjen CNN,BBC,RTS,TV
Blic,Braca Karic,Palma etj.etj.për Adem Jasharin ,tashmë të ndjerë është
punë e tyre...

Ademi ka qenë një strateg i madh.Ai u vra bashkë familje duke luftuar më
shkakun...Jo më një shka por më tërë një ushtri sebre,o Klajd Kapinova...

Dhe se,për Adem Jasharin vetëm shkijtë kanë folur keq !Por varrit të tij
edhe sot ata ushtarakë,ushtarë e paramilitarë shkijë ju frigohen...ju
frigohen edhe ushtarëve dhe ushtarakëve të UCK-së..

Për UÇK-në është shkruar dhe vazhdon të shkruhet në forma të ndryshme
varesisht nga pikënisjet. Në radhë të parë do të vecoja ata që vazhdimisht u
munduan për ta mohuar .

Jemi mesuar tani më me opinionet e atyre që u perpoqen pa ndalë të mos e
njohin atë , ta shtremberojnë , ta minimizojnë dhe ta devalvojnë ,natyrisht
duke e bërë këtë në forma te kamufluara e perfide e herë herë edhe të
drejtpërdrejta të cilat nuk mund të them që kanë qenë pa efekt të madh
negativ për shoqërinë tone dhe më gjërë . Hartuesit e ketyre opinioneve duke
përdorur modelet e propagandës se kaluar në të gjitha format e mundshme
vazhdimisht deshën të krijojnë pseudovlera të pa qena , figura me të kaluar
të dyshimtë me qëllim që të kenë një identifikim të rrejshem për ta pasur si
strehë të ruajtjës së interesave të tyre në rrethanat e krijuara pas UÇK-së
..Disa nga këto propagandime fatkeqësisht arritën që t’i shtresojnë në
mentalitetin e një pjese të shoqërisë sonë edhe pse ato janë të destinuara
të mbeten inferiore në kohë.

Gjatë kësaj kohe janë parë perpjekje të vazhdueshme të studiuesëve të
ndryshëm e historianëve të cilet e kanë trajtuar UÇK-në në raport me vlerat
më të mëdha te një kombi .Këta kanë hulumtuar dhe studiuar rrethanat e
krijimit të saj , mundësitë që ka patur , fuqinë vepruese dhe rolin e saj në
permasat kombëtare dhe ndërkombetare edhe pse në këtë rrethanë kohore që po
e kalojmë, këta nuk e kanë as hapsirën as perkrahjen e duhur as
përshtatshmerinë e nevojshme përballë zhvillimeve politike e shoqërore që
jemi duke kaluar momentalisht .Është krijuar një literaturë e tillë qe është
tepër e nevojshme por e cila ende është mjaft e varfër dhe jo e plotë por me
të gjitha premisat se do te plotësohet vazhdimisht.

Një pjesë te mire te të shkruarit rreth UÇK-së e zënë shkrimet e atyre që
folën në vetën e parë për të e që ishin edhe vetë akter të saj. Duke patur
parasysh rolin e drejtperdrejt te ketyre ne UÇK u krijuan forma dhe
mekanizma te ndryshem shume herë të shtytur nga interesa te grupeve te
caktuara qe te dalin versione te ndryshme per zhvillime të rendesishme në
atë peridhë kohore . Se sa dhe si u prezentuan vlerat e UÇK-së nga te gjitha
keto paraqitje është edhe preokupimi im ne këtë rast.

Gjatë gjithë kësaj kohe deri me tani këto paraqitje “pushtuan” një pjesë të
mirë të mediave të shkruara dhe elektronike , pastaj u shfrytëzuan tubimet
perkujtimore, dhe akademitë e ndryshme e deri te librat për vetvetën. Këta
vazhdimisht kanë përseritur te njëjtat ngjarje apo histori , kanë krijuar të
njëjtat dilema dhe kunderthënie por gjithherë të kujdesshëm për të mrojtur
inreresa të caktuara të figurave të njohura qe tani me u bënë shumë publike
.. Nga të gjitha këto vazhdimisht rezultonte një përfundim : nuk doli në
formë eksplicite UÇK-ja por në formë implicite ishin vetë këta .

Nuk mjaftuan meritat nga e kaluara e tyre e suksesshme por ju desht edhe
mundimi i madh i kësaj kohe per një gjë të tillë.

Me mënyren e papërshtatshme të komunikimit me tendenca e me qëllime të
personalizuara shumëherë pa vetëdije, duke u munduar te bëjnë dicka ,
vlerave të krijuara me mund të madh ua kan ulur cmimin dhe i kanë zbehur
para opinionit . Përpjekjet e tanishme me qellim që te krijojnë paqartesi e
huti nuk guxojnë të marrin asnjë formë jashtë kornizës së interesave
personale dhe kalimi i kohës i bën pjesë të shkëputshme prej të
përgjithshmes sonë. .

Ish pjestarët e UÇK-së, e deshmorët edhe më hiq, nuk u kanë pas preokupimin
kush në cilin post ka qenë ata kanë respektuar UÇK-në si të tillë dhe të
gjithë udhëheqësit e saj , janë munduar të respektojnë hierarkinë dhe nuk
kanë luftuar për hirë të askujt. Nëse kanë ndjekur një shembull, ai ishte
sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari , por mbi të gjitha kanë
luftuar për lirinë e Kosovës . Udhëheqës tanë kanë arritur të stabilizohen
mirë në jetën e rëndë të shoqërisë kosovare dhe ketu nuk ka asgjë të keqe,
sepse janë meritor për angazhimet e tyre në një periudhë mjaft vendimtare
për popullin tone, kur dihet mirë , që privilegje shumëherë më te mëdha se
keta ,kanë ata, që janë më pa meritoret për lirinë e Kosovës .E lufta për
liri e ka edhe kuptimin natyral për të mundur me jetuar më mirë .Por pozitat
e rëndësishme në shoqëri kërkojnë ndërgjegjie dhe përgjegjshmëri të lartë.
Me paraqitjet e vazhdueshme dhe kundërthënëse detyrimisht na imponohet
mendimi se disa nga udhëheqësit tanë nuk kanë qenë në nivel të detyrave nuk
kanë udhëhequr si duhet dhe nëse me cdo kusht luftohet për të gjitha meritat
deri në egoizem, atëherë edhe përgjegjësitë për anët negative dhe deshtimet
e mundshme bëhen pjesë e pandashme e tyre .

Ka shumë prioritete e që kerkojnë zgjidhje të vazhdueshme , po permend disa
prej te rëndësishmeve vetëm sa për përkujtim : statusi i deshmorëve dhe
varrezat e tyre të shpërndara anë e kënd Kosovës pa mirëmbajtjen dhe
perkujdesjen e askujt , Invalidët e luftës , ish pjestarët e UÇK-së të cilet
kanë qenë mburojë e prapavijës, në të cilen kanë pasë kohë, për të bërë emër
gjatë veprimtarisë se tyre udhëheqësit e luftës. Sa më shumë kalojnë vitet e
largohemi nga ato ngjarje aq më pak mund të shkëlqej mënyra e imponimit tonë
në rrethanat e reja të krijuara ,prandaj se duhet kujdes se si e trajtojmë
atë periudhë te organizimit të madh të shqiptarëve në dekadën e fundit të
shekullit që lam pas.

Të gjitha dilemat dhe misteriozitetet e UÇK-së të krijuara nga ata që i’u
kanë frikësuar lirisë së Kosovës, janë të zhdukura qysh në kohën e luftës
nga deshmoret e rënë ,invalidët e luftës , sakrifica e popullit dhe me
largimin e forcave pushtuese nga Kosova .

Nuk besoj të jetë i rëndësishëm dhe as i domosdoshëm sidomos tani as një
rrefim “ekskluziv” për të qartësuar zhvillimet apo rrjedhat brenda UÇK-së
Vlerat e UÇK-së i njeh populli, dhe kjo ka ardhë si domosdoshmëri kohore , e
tani ne me merita apo pa to , me apo pa vetëdije nuk guxojme t’i vëmë në
asnjë lloj “ankandi” ato .

Nuk do të ndertohet e ardhmja duke perseritur vazhdimisht refrenin se kush
ku ka qenë në të kaluarën dhe Çfarë ka bërë . Mendoj , se duhet të punojmë
sa më shumë në arsytueshmerinë e qëllimit të shenjtë të luftës sonë , para
opinionit ndërkombëtar. Nuk është përgjegjësi e familjarëve të deshmorëve
kjo as e invalideve , as e ish ushtarëve të cilët kane mbetur sikur të
kishin qenë të ardhur këtu . Kjo është përgjegjësi e udhëheqësëve të luftës
tani me pozita të ndryshme ne jetën tonë shoqërore ,politike e ushtarake.

Është shumë e domosdoshme që udhëheqësit e luftës ta ruajnë respektin në
radhë të parë ndaj njëri tjetrit , ndaj ish pjestarëve të UÇK-së ,ndaj
prindërve të shokëve të vrarë në luftë , sepse me ta i ndanin ditët më të
vështira të jetës dhe jo në kohë të largët për tu harruar lehtë.

Prej perfundimit të luftës e deri me tani kanë ndodhur shumë reflektime nga
pista të ndryshme , janë bërë lojra të rrezikshme , janë krijuar kurtha te
njëpasnjëshme dhe pasojat në radhë të parë ranë mbi shumë bashkluftetarë
tanë gjatë kësaj kohe . Rënia në kurthën e politikave ditore është fitore e
të gjithë armiqëve të UÇK-së dhe e askujt nga ish UÇK-ja .

Gjithnjë e më afër priten zhvillime te rendesishme politike për ne e
gjithnjë e më tepër largohemi dhe zbehim argumentet tona më të fuqishme ,
shpresoj se do te jemi të pergatitur për sfidat e kohës. Sukseset më të mira
në të gjitha fushat e jetës , gjithë juve, ish udhëhoqës të luftës
çlirimtare .

I nderuari Kapinova,

Po shkëpus edhe këtë informacion nga Parlamenti i Kosovës:

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për shpalljen e Kompleksit
Memorial "Adem Jashari" me interes të veçantë nacional

Prishtinë, 29 korrik 2004 -

Kuvendi i Kosovës miratoi sot në parim, me shumicë votash, Projektligjin për
shpalljen e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" me interes të veçantë
nacional.
Ky projektligj parashikon ngritjen e përkujdesjen institucionale të
Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz dhe ndalimin e politizimit të
mëtejmë të këtij kompleksi, me vlerë të veçantë për histroinë më të re të
luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Me këtë projektligj ndalohen të gjitha tubimet e manifestimet me karakter
partiak.
Ekspozeun e këtij projektligji e paraqiti para deputetëve Nerxhivane Dauti,
anëtare e Komisionit për Gjyqësi, Legjislacion e Kornizë Kushtetuese të
Kuvendit të Kosovës.

Poashtu po shkepus 2 kenge nga goja e popullit...


Qyqavicës në ato male
Zbret Ushtria Clirimtare,
Zbret ushria e fortë si guri
Djem Kosove e zemra burri.
--------------------------------------
A po ndieni ju bij t´kralicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K´tu flet vorri i Azem Bejtës.
---------------------------------------
N´Drenicë trima lindë prap Shqipnija
Kamer Losha e Ahmet Delija,
Lindin trima t´grykë e t´pushkës
Që mi ngjajnë Shaban Polluzhës.
-----------------------------------------
Lind shqiponja me krah´ prej zjarri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem, mbesa e nipa
Po mi dalin hasmit n´gryka.
--------------------------------------
Kush po i bie n´mal lahutes?
Adem trimi me krisma t´pushkës.
Kush ua qarti bajlozav ballin?
Adem trimi e Hamz Jashari.
..........................................

Nga kushtrimi i Prekazit
Kan dal trimat për liri,
Kan rrok armët e kan dalë malit
Për me e ba Shqipninë Shqipni!
...............................................

Po n´këtë luftë kush ish ma i pari
Trim mbi trimat Adem Jashari,
Sa t´jet´ jeta me jetu
Vorri i Tij ska me u rrafshu.
------------------------------------------------------------------




KUSHTUAR DRENICES

Kadal shkja mos merr yrysh,
se s`ke pyt bab as babgjysh
s`te kishin lan n`Drenice ne hy
vjen me tenke e kthehesh pa kry

jo, ketu s`eshte bosna sa srebrenica
por kjo ashte Kosova dhe Drenica
ketu jan trojet e Ahmet Delis
ball per ball kunder serbis

Oj Drenice djepi i liris
oj Shqiponja e Shqiptaris
gjithmone rrite trima me zemer
Shqiptaris i kan dhan emer

me zjarr ne gji e zemer guri
padrejtsit e zeza si durove kurr
hej, rrnofsh e qofsh ti moj flamurtare
gjithmon e nderove nanen Shqiptare

Dikur ne Kosove kur sundonin shkijet
Drenicak skan lan kurr me hyp n`pushtet
ane e mban Kosoves paten ba zullum
por Drenices kreshnike gjithmone pak ma shume.

Luftrat shekullore ne Kosove qe jan zhvillu
trimat e Drenices t`part ja kan fillu
luftun keta trima me PUSHKE dite dhe nate
vdiqen herojkisht burrat edhe grate

hej rrnofsh e qofsh Drenice
ti moj trev kreshnike
qe Kosoves nane
gjithmone ftyren ja ndrite
__________________


>From: klajd kapinova
>Reply-To: Art-Cafe prane jush
>To: Art-Cafe prane jush
>Subject: Re: [Art-Cafe] (no subject)
>Date: Wed, 29 Mar 2006 17:25:36 -0800 (PST)
>
> --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
>
>


>Nuk besoj se CNN apo kanali televiziv boteror Discavery Times, dege e The
>New York Times, flasin pa pergjegjesi dhe argumente historike. The New York
>Times, ka 154 vjet qe eshte themeluar si Company dhe serioziteti dhe
>prestigji njihet nga e gjithe bota, pavaresisht se duan apo nuk dua une ti
>ai ajo ne ju ata ato. Une thashe ate qe thote CNN dhe "Discavery Times", qe
>nuk besoj se jane agjensi spiunazhi serbe apo ku ta di une, sikurse thoni
>ju. Meqene ju thoni te kunderten e kanaleve televizive dhe mediave
>boterore, ju lutem me thoni kush e spiunoi Adem Jasharin tek ushtria serbe
>duke i treguar se kishte bere disa vrasje te serbve? A eshte i vertete
>termi se deshmor quhet ai qe bie trimerisht balle per balle me armikun
>(serbin) ne fushen e betejes dhe jo ai qe vret familje dhe veten ne
>shtepi?! Serisht edhe CNN shtroi pyetjen: A mund te quhet komandant nje
>njeri qe ka bere vetevrasjen dhe ka denuar me vdekje familen e vet ne vend
>qe te deshmonte para autoriteteve se nuk ka faj?! Te
> gjitha keto jane komentet e Discavery Times dhe CNN, Fox News, nder me te
>shikuarat ne Amerike. Hiperbolizimi i ngjarjeve eshte i demshem per brezat
>e rinj, qe ne veshtrimin e historise nuk jane lajkatar por kritik per t'i
>pare gjerat sic kane ngjare, pa pasur nevoje me i frye me gjilpere. Ju nuk
>sollet asnje argument vecse moralizim te nje nxenesi qe thote se 2+2=5...
>
>Bruqi Flori wrote: --- Art-Cafe: Kafeja virtuale
>e shqiptareve ---
>
>I nderuari moderator Tan,
>
>Ju postoj shkrimin qe me erdhi ne posten time elektronike per shkrimin e
>Ilirian Gjikes nga profesori i njoftun Prishtinas,.dr.Enver Hasanai
>Pershendetje
>
> >From: Enver Hasani
> >To: Bruqi Flori
>, mirelabogdani at yahoo.com,
> >rtgintervente at yahoo.com, bekteshi_i at hotmail.com,
> >Afrim.Loku at balkans.Halliburton.com, agron.kosumi at ks-gov.net,
> >ajvazberisha at hotmail.com, aliberisha at ipko.net, arben.cami at ks-gov.net,
> >ardita_kurteshi_2 at hotmail.com, arsim_bajrami at hotmail.com,
> >artanpiperku at hotmail.com, artanrugova at yahoo.com, asani57 at hotmail.com,
> >astritajeti at yahoo.com, b_elezi at hotmail.com, besnikelezi at yahoo.com,
> >zef_1979 at hotmail.com, Zef.Buzuku at balkans.halliburton.com,
> >demireshiti at hotmail.com, dr_nazif_ahmeti at yahoo.com,
> >drlebibehashani at yahoo.com, durakzyrapi at yahoo.com,
> >durakzyrapi885 at hotmail.com, edi.rama at ps-al.org, edreni at hotmail.com,
> >engjellshehu at hotmail.com
> >CC: enver_hasani at yahoo.com,
>Hidajete.Fejzullahu at bondsteel2.areur.army.mil,
> >shpendi_be at yahoo.com, bona525 at yahoo.com, floribruqi at yahoo.com,
> >g.ajgeraj at bluewin.ch, ganibajraktari at yahoo.co.uk
> >Subject: Re: [Art-Cafe] (no subject)
> >Date: Sat, 25 Mar 2006 13:45:27 -0800 (PST)
> >
> > Kolege i nderuar Gjika
> >
> > Pajtohem se Skenderbou dhe Nena Tereze nuk mund te krahasohene me Adem
> >Jashrin, por arsyet qe i thoni ju jane fare te cuditshme dhe nuk ju bejne
> >nder. Fundja, dyte jane pjese e historise sone te perbashket si komb dhe
> >nuk ka asnje kuptim te mburremi karshi njeri tjeterit. AJo cka me cudite
> >eshte rasti i Ademi Jasharit. Ne NYT kam lexuar, disa here, shkrime
> >ofenduese per ne si kombdhe nuk eshte cudi: ajo eshte gazete si cdo
>gazete
> >dhe ka autor te ndryshem dhe nuk mban pergjegjesi per autoret qe shkruaj
> >aty. Mendimi i lexuesve formohet lirshem sipas deshires se tyre. Jueve,
> >nderkaq, nuk besoj se ju shkon per shtati te thoni ate qe thone serbet
>dhe
> >politika zyrtare serbe, perkatesisht se Adem Jashari eshte vetvrare sepse
> >nuk ka pranuar t'i pergjigjet drejtesise per vrasje ordinere. Me falni,
>por
> >ju po e cuani te drejte dhe sistem ligjor regjimin e Millosheviqit, dhe
> >kete nuk e bene askush sot. Te gjithe pajtohen se Milloshevici ka qen
> >diktatori me i poshter i Evropes pas Hitlerit. Ne
> > menyre te njejet, ju beni gabim kur thoni se Adem Jashari nuk ka qene
> >komandant sepse Kosova nuk pa pasur ushtri Kjo eshte e njejet sikur
>dikush
> >te thote se ushtria shqiptare nuk ka ekzistuar me 1997, pas tragjedise se
> >njohur ne SHqiperi, dhe se me pastaj u formua kur erdhen socialistet ne
> >pushtet. Ajo ushtri e Kosoves ka qene si cdo ushtri guerile, ne formim e
> >siper deri ne konsolidim te plote dhe clirim , u mor vesh me ndihmen e
> >NATO, pa te cilet nuk do te kishte asnje kuptim Kosova e sotme dhe trojet
> >tona. Adem jashari, me siguri se ka luftuar me vetedije dhe me platforme
>te
> >qarte politike, qe nga vitit 1992, kur ka dalur ne male dhe ka filluar
> >rezistencen. Asnje levizje guerile, sa per dijenine tuaj, nuk ka pasur me
> >shume se dhjete per qind perkrahje efektive te popullates ne emer te te
>ka
> >lufuar. Kosova dhe Shqiperia nuk bejne perjahstim, as Adem Jashari si
> >nismetar i gueriles me te re shqiptare ne Kosove.
> >
> > Sinqerisht
> > Enveri
> >
> >
> >
> >Bruqi Flori
>wrote: >From: "Bruqi Flori"
> >
> > >To: art-cafe at alb-net.com
> > >CC: bruqi-flori at hotmail.com
> > >Subject: Re: [Art-Cafe] (no subject)
> > >Date: Thu, 23 Mar 2006 14:41:01 +0000
> > >
> > >
> > >Kush derdhe lot krokodili nga N.Y ?
> > >
> > >Komandaniti i UCK-se z. Adem Jashari s'e ka vrare vec nje serb, por me
> > >10-ta e 10-ta te tjere.
> > >Ju zoti Klajd Kapinova jeni i orientuar gabimisht per gjerat qe kane
> > >ndodhe ne Kosove...Me mire i dijme ne gjerat (ngase ne jemi pjesemarres
>i
> > >kesaj historie te ndritur te luftes sone clirimtare)se sa ju qe i keni
> >pare
> > >apo degjuar gjerat prej mjeteve audio-vizuele dhe te shkruara ne N.Y.
> > >C'fare servojne agjensite pro-sllave ne Amerike dhe Evrope kjo eshte
>pune
> >e
> > >tyre...
> > >Sa i perket Skenderbeut,Nene Terezes,Ismail Qemajlit,Isa Boletinit,Adem
> > >Jasharit,Sali Cekut,Zair Pajazitit,Agim Ramadanit,Fehmi Aganit etj.,ata
> > >jane per jete e mot fytyra te ndritura te shqiptarizmit...
> > >
> > >Pra, mos u derto i dashuri mik te derdhesh lot krokodili dhe te
> >bastradhosh
> > >historine e ndritur te kombit tone...
> > >
> > >Flori Bruqi
> > >
> > >>From: klajd kapinova
> > >>Reply-To: Art-Cafe prane jush
> > >>To: Art-Cafe prane jush
> > >>Subject: Re: [Art-Cafe] (no subject)
> > >>Date: Wed, 22 Mar 2006 14:37:22 -0800 (PST)
> > >>
> > >> --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
> > >>
> > >>
> > >
> > >
> > >>Me vjen shume keq per krahasimin qe ju kerkoni te beni per dy figurat
>e
> > >>medha shqiptare dhe ndernacionale, e per me teper kerkoni t'i veni ne
> >nje
> > >>rresht dy te paret me luftarin Adem Jashari. Gjergj Gjon Kastrioti e
> >Nene
> > >>Terezja, jane njohur dhe njihen ne bote me shume sesa luftetari Adem
> > >>Jashari. Nese do te krahasojme vetevrasjen e luftetarit Adem Jashari
>me
> > >>familjen e vet me kontributin e Nene Terezes per humanizmin boteror,
> > >>mendoj se nuk ka vend. Kam respekt per luften liridashese te luftarit
> > >>Adem Jashari dhe qellimin e tij fisnik (jo komandant, sepse nuk mund
>te
> > >>kete komandant pa ushtri), mendoj se ai eshte i ndryshem me qellim e
> > >>mbrojtjes se jetes per te cilen shkriu jeten e saj bamiresja me fame
> > >>boterore E Lumnueshmja Nene Terezja. Kam ndjekur me miqte e mi nje
> >emision
> > >>special ne "Discovery Times" ne USA dhe kam metur i shokuar nga
>analiza
> >e
> > >>fakteve e ngjarjeve historike. Duke gjykuar me gjakftohtesi dhe pa
> > >>nacionalizem te rrejshem, theksoj se rasti i luftetarit Adem Jashari
> > >> eshte i ndryshem nga sa shkruajne sot mediat ne Kosove. Gazetaret me
> > >>fame boterore te "New York Times" (prone e se ciles eshte edhe kanali
> > >>televiziv qe citova me lart) treguan me filmimeve u tregua Adem
>Jashari,
> > >>qe kishte bere vrasjen e nje serbi. Ushtria serbe kishte rrethuar
> >shtepine
> > >>e tij dhe ato me megafon i benin thirrje qe te dilte jashte shtepie,
> >sepse
> > >>nuk kishin pune me familjen e tij por me ate personalisht sepse kishte
> > >>bere nje vrasje. Me pas ai hodhi ne ere shtepine dhe familjen duke
>kryer
> > >>vetvrasje.
> > >>
> > >>Gjika Gjika wrote: --- Art-Cafe: Kafeja virtuale
> > >>e shqiptareve ---
> > >>
> > >>
> > >>
> > >>
> > >>Te nderuar miq,lexues!
> > >>
> > >>Vazhdimisht percjell shkrimet ne art-cafe. Ja, sot lexova nje shkrim,
>qe
> > >>me
> > >>teper ishte mesazh i poetit te shquar Visar Zhitit, te cilinn e cmoj
> > >>shume,
> > >>lidhur me Nenen Tereze. Po ashtu, me tej citohet se cfare ka thene
>edhe
> > >>shkrimtari Ismaeil Kadare per dy figurat madhore te kombit tone
> > >>Skenderbeun
> > >>dhe Nenen Trereze.
> > >>Une pajtohem me mendimet e te dyve. Por , nje gje mos harroni, o miq
>te
> > >>nderuar. Eshe nje vend ne Ballkan, qe quhet Kosove. Te dy figurat e
> > >>larpermendura, si njera si tjetra lidhen shume me Kosoven. I pari,
> > >>Skenderbeu, me t'u larguar nga Otomani ka lene gjurme ne lindje te
> >Kosoves
> > >>dhe ne Fushen e Pollogut. Nuk eshte vetem kjo. ka shume kenge, shume
> > >>legjenda qe sot e kesaj dite rrefehen ne Kosove per te. Madje, te
>paret
> >e
> > >>tij vijne nga Hasi, nje krahine e vogel ne veri te Shqiperise, qe gjer
> >dje
> > >>(l912) ishte tok me Kosoven, si te thuash ngjitas me te. Ndersa e
> > >>lavdishjamja, e pershpirtshmja Nena Tereza ka prejardhje nga Kosova
> > >>(Prizreni), fakte keto qe flasin shume se kjo toke e pervuajtur, qe i
> > >>thone
> > >>Kosove ka dhene shume per shqiptarizmen.
> > >>Lexuesve do t'jua perkujtoj nje gje se gjate vitit 1998-1999 ne Kosove
> > >>ndodhi lufta clirimtare. Kjo lufte nuk ishte e rastesishme. Nje popull
> >me
> > >>dekada i pushtuar, i shtypur e perndjekur, u zgjua dhe rroku armet per
> > >>clirim. Ishte Adem Jashari me te tijet dhe luftetare te tjere qe thye
> > >>mitin
> > >>serb, ia ktheu armet dhe luftoi si luan gjer ne renie.
> > >>Kula e tij, i tere Prekazi dhe Drenica heroike dhe Kosova anekend ka
> >dhene
> > >>edhe heronj te tjere, por figura e Adem Jasharit eshte me emblematike
>se
> > >>shume figura te tjera. SIkur ta kishte pasur ndonje popull tjeter kete
> > >>hero
> > >>te madh, do te mburrej shume.
> > >>Une vetem pyes: pse valle nga shkronjesit e atyre shkrimeve permendin
> > >>vetem
> > >>dy emra? A nuk e nderroi rroten e historise edhe Adem Jashari, qe i
>priu
> > >>luftes, erdhi ne ndihme dhe NATO-ja, vendi u clirua, ndersa sot me
>vjen
> > >>keqe
> > >>qe disa emra te njohur harrojne te permendin kete figure te madhe?!
> > >>Mbajeni ne mend: pas nje kohe kjo figure emblematike , me kalimin e
> >kohes
> > >>do
> > >>te behet edhe me e madhe sesa sot, dhe pas njeqind vjetesh, figura e
>tij
> > >>do
> > >>te rrije prane Skenderbeut. Ky mendim ime nuk eshte i lidhur me
> >emocionet,
> > >>sepse une jam epirotas, ne luften e Kosoves ka marre pjese disa te
>aferm
> > >>te
> > >>mi. Por, edhe dicka, me clirimin e Kosoves ee cliruar edhe Shqiperia,
> > >>mendoj
> > >>une, sepse ta kesh nje armik te perbetuar antishqiptar ne kufi sic
>ishin
> > >>forcat serbe, shqiptaret andej kufirit s'kane mundur te hane buke me
>aq
> > >>rehati...
> > >>Por kesaj profecie le t'ia leme kohes ta deshmoje, ne ia kam qelluar
>apo
> > >>jo.
> > >>Nje mesazh i thjeshte, njerzor, me duekt se ka vend:Mbani mend emrin e
> > >>Adem
> > >>Jasharit! Mos ngurroni ta permendni ne shkrimet. Ai te ndihmon edhe
> > >>shpirterisht.
> > >>Eshte obligim i intilegjencies (krijuesve) te mos ,,perserisin" veten,
> > >>sepse
> > >>ato qe po i thobne, dihen kahere. Asgje e re. E re dhe shume e
>fuqishme
> > >>eshte historia e Adem Jasharit.
> > >>
> > >>Sinqerisht i juaj, Iliriani
> > >>
> > >>_________________________________________________________________
> > >>Express yourself instantly with MSN Messenger! Download today it's
>FREE!
> > >>http://messenger.msn.click-url.com/go/onm00200471ave/direct/01/
> > >>
> > >>______________________________________________________________
> > >>Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.
> > >>
> > >>
> > >>
> > >>---------------------------------
> > >>New Yahoo! Messenger with Voice. Call regular phones from your PC for
> >low,
> > >>low rates.
> > >
> > >
> > >>______________________________________________________________
> > >> Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.
> > >
> > >_________________________________________________________________
> > >Express yourself instantly with MSN Messenger! Download today - it's
> >FREE!
> > >http://messenger.msn.click-url.com/go/onm00200471ave/direct/01/
> > >
> >
> >_________________________________________________________________
> >Don’t just search. Find. Check out the new MSN Search!
> >http://search.msn.click-url.com/go/onm00200636ave/direct/01/
> >
> >
> >
> >
> >=====
> >Enver HASANI, PhD
> >Professor of International Law and International Relations
> >Profesor i se Drejtes dhe i Marrdhenieve Nderkombetare
> >Phone: + 377 44 640 182 (mobile)
> >E-mail address: enver_hasani at yahoo.com
> >
> >---------------------------------
> >New Yahoo! Messenger with Voice. Call regular phones from your PC for
>low,
> >low rates.
>
>_________________________________________________________________
>On the road to retirement? Check out MSN Life Events for advice on how to
>get there! http://lifeevents.msn.com/category.aspx?cid=Retirement
>
>______________________________________________________________
>Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.
>
>
>---------------------------------
>Talk is cheap. Use Yahoo! Messenger to make PC-to-Phone calls. Great rates
>starting at 1¢/min.


>______________________________________________________________
> Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.

_________________________________________________________________
FREE pop-up blocking with the new MSN Toolbar – get it now!
http://toolbar.msn.click-url.com/go/onm00200415ave/direct/01/
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: adem_jashari_rugova1993_1.jpg
Type: image/pjpeg
Size: 203400 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20060330/aa7d70de/adem_jashari_rugova1993_1-0001.bin
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: ademjashari.jpg
Type: image/pjpeg
Size: 9593 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20060330/aa7d70de/ademjashari-0001.bin
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: ajashari__zbulimi_i_shtatores_28_nentor_2004_skenderaj___tamam.gif
Type: image/gif
Size: 41900 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20060330/aa7d70de/ajashari__zbulimi_i_shtatores_28_nentor_2004_skenderaj___tamam-0001.gif