Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, mars 31, 2006

QKUK ne Prishtine me 2 drejtore shendetesore.

From : Bruqi Flori
Sent : Friday, March 31, 2006 1:20 PM
To : luigji_61@hotmail.com
CC : asani57@hotmail.com
Subject : QKUK ne Prishtine me 2 drejtore shendetesore.





Edhe kjo ndodhe ne shendetesine Kosovare...

Prof.Dr.sc.Hasan Ahmeti,perseri ne QKUK

QKUK dje bëhet më 2 drejtor shëndetësorë.Përpos Dr.spec.Bajram Kocit,anesteziolog-reanimatorë,dje erdhi edhe Prof.Dr.sc.Hasan Ahmeti,kirurg i fëmijëve,i cili ka qenë drejtorë shëndetësorë para 2 vjetëve.Për këtë ka vendosur Ministria e Shëndetësisë e cila vetëm profesor Hasan Ahmetin e kishte degraduar prej drejtorit shëndetësorë dhe shefit të sallave operative,në mjek specialist të rëndomtë,duke e hjekur edhe nga procesi edukativo-arsimorë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë…
Profesor dr.sc.Hasan Ahmeti në mungesë të imunitetit për të përballuar këtë ulje të madhe në post ,e kishte bojkotuar në tërësi punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe kurrë më nuk ka qenë në këtë Klinikë.Siq kemi shkruar edhe më pare në forumet prestigjioze”Art-Café” dhe “Alb-shekncë.org”,doktorin e njoftun kosovarë e largoi nga puna Dr.Resmije Mumcu,ish minstreshë në MSHK, Mr.sc. Dr.Skender Murati,kryetar i Bordit Ekzekutivë në QKUK(tash Drejtor i të gjitha Spitaleve të Kosovës,pranë MSHK),Bajram Ajeti, ish anëtar i Bordit ekzekutivë në QKUK(tash udhëheqës i Këshillit të pavarur mbikqyrës të Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë) dhe shumë të tjerë…,ngase prof.dr.Hasan Ahmeti ,para 2 vjetësh në gazetën “Koha ditore”kritikoj stafin menaxhues të QKUK-së dhe Ministrinë shëndetësore për shumë allashvereshe që janë berë dhe që po bëhën edhe sot e kësaj dite.
Tash 2 vjet pas shkarkimit Hasan Ahmeti,pedagog dhe kirurg i mirënjoftun në Kosovë dhe më gjerë i kthehet postit të tij të mëparshëm DREJTOR SHËNDETËSORË në QKUK në Prishtinë.Kontratën tashmë e ka nënshkruar në Ministrinë Shëndetësore më vendimin e ministrit Haxhi Sadik Idriz…
Siq mësuam nga një burim tejet konfidencialë z. Hasan Ahmeti,do të jetë në një zyrë me drejtorin actual dr.Bajram Kocin.
Bajarm Koci,siq thojnë burimet tona konfidenciale,nuk do t’ia lëshojë zyrën,por do të qëndrojë vetë aty,duke e vazhduar punën e tij ashtu siç e ka të parashikuar më kontratë.Dr.Bajram Koci(1952) e ka kontratën edhe për një vjet si drejtor.Drejtori i ri shëndetësorë(Hasan Ahmeti),përveç postit që ka fituar,ai do të fitojë edhe rrogat e 2 vjetëve të rregullta si drejtorë shëndetësorë në QKUK.
Dilema dhe halli i mad hi Ministrisë së Shëndetësisë është se së shpejti do t’ju kthehen edhe disa ish udhëheqës tjerë të lartë të kësaj qendre shëndetësore si fjala vjen ish Drejtori operativë i QKUK-së Magjistri i njoftun kosovarë Afrim Loku,si dhe ish Drejtori i Resurseve Humane –ekonomisti Mustafë Bërbatovci etj.,të cilëve pos vendeve të punës duhet dhënë edhe dëmshpërblimin prej 2 vjetësh të rrogave me kamatë bukur të majme,me fajin e disa udhëheqësëve të sipërshënuar të MSHK.
Për momentin Qendra Klinike Universitare e Kosovës menaxhohet nga analfabetët –mantilbardhë si fjala vjen Fadil Beka,Ferat Sallahu e disa të tjerë ,që këtë institucion të lartë shëndetësorë e kanë shëndrruar në qebaptore dhe kuzhina popullore ,kurse MSH dhe vetë ministri Prof.Haxhi Sadik Idriz i ka shti veshët në lesh për “Bangladeshin institucional shëndetësorë”.


Flori Bruqi