Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, mars 20, 2006

Lexoni vetëm në Flori-Pres,Floart dhe Art-café (Buletini 17)

Lexoni vetëm në Flori-Pres,Floart dhe Art-café

GRIPI FLU AVIAN INFLUENZA
BULETINI NR.17
Nga Flori Bruqi






Pyetje përgjigje: Gripi i shpendëve




Rastet më të shumta të gripit të shpendëve kanë qënë në Azi
Në sitet http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/ ;http://floart.blogspot.com; http://flori-press.blogspot.com u përgjigjemi pyetjeve më të zakonshme mbi gripin e shpendëve.
Çfarë është gripi i shpendëve?
Ashtu si edhe njerëzit, shpendët mund të preken nga gripi.
Ka 12 lloje të gripit të shpendëve.
Viruset më ngjitës, që tek shpendët zakonisht janë vdekjeprurës, janë H5 dhe H7.
Lloji që po shkakton më tepër shqetësim është virusi vdekjeprurës, H5N1, i cili mund të shkaktojë vdekjen tek njerëzit.
Shpendët shtegëtarë, veçanërisht rosat e egra, janë bartësit e natyrshëm të viruseve, por vetë nuk kanë të ngjarë të preken nga virusi.
Por reziku qëndron aty se rosat e egra mund t'ja kalojnë virusin shpendëve shtëpiake që janë më të ndjeshme ndaj virusit.
Si kalon virusi tek njerëzit?
Për virusin e shpendëve mendohej se prekte vetëm shpendët deri kur u zbuluan raste të njerëzve te infektuar me të, në Hong Kong në vitin 1997.
Njerëzit infektohen me virusin kur janë në kontakt të ngushtë me kafshët e gjalla të infektuara me virusin.
Shpendët e nxjerrin virusin gjatë jashtëqitjes, me glasën, e cila pasi thahet mund të kthehet në pluhur i cili mund të thithet nga organet e frymëmarrjes.
Simptomat janë të ngjashme me ato të llojeve të tjera të gripit - ethe, lodhje, dhimbje fyti e kollë.
Ekspertët tani janë të shqetësuar sepse shkencëtarët po studiojnë raste të të infektuarve me këtë virus në Vietnam ku kanë gjetur se virusi nuk prek vetëm mushkëritë por gjithë pjesët e tjera të trupit.
Kjo do të thotë që shumë sëmundje, madje dhe vdekjet, që mund më parë mund të jenë menduar se janë shkaktuar nga diçka tjetër, mund të kenë qënë në fakt si rezulat i virusit të gripit të shpendëve.
Është e mundur që gripi i shpendëve të ndalohet para se të futet në një vend të caktuar?
Fakti se ai bartet nga shpendë shtegëtarë kjo e bën të pamundur ndalimin.
Por kjo nuk do të thotë që ai do të kalojë tek shpendët shtëpiake. Ekspertët thonë se kontrollet efektive të shpendëve, siç është ndalimi i shpendëve shtegëtarë të futen ne kotecët e pulave, do ta ndalonte një gjë të tillë.
Sa njerëz janë infektuar me virusin?
Që nga 13 shkurti 2006, Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) ka konfirmuar 169 raste të virusit H5N1 tek njerëzit në Indonezi, Vietnam, Tailandë, Kamboxhia, Kinë, Turqi, dhe Irak që ka çuar në vdekjen e 91 vetëve.

Sa shpejt po përhapet sëmundja?
Viktima e parë e gripit të shpendëve ishte një fëmijë 3 vjeçar nga Hong Kongu, në maj të vitit 1997. Sëmundja u rishfaq në shkurt të vitit 2003 kur baba e bir u diagnostikuan me H5N1 përsëri në Hong Kong.
Që nga ajo kohë gripi i shpendëve është përhapur drejt perëndimit përmes Azisë, Lindjes së Mesme, Europës dhe Afrikës.
Në tetor të vitit 2005 Britania e Madhe pati rastin e part të virusit H5N1 tek një papagal në karantinë që ishte sjellë nga Amerika e Jugut.
Pavarësisht nga therrjet masive, zonat e izoluara dhe masa të tjera për ndalimin e shpërndarjes së virusit H5N1, ai ka vazhduar udhëtimin e tij.
A mund të kalojë virusi nga një njeri tek tjetri?
Në shumicën e rasteve, njerëzit e kanë marrë virusin kur kanë qënë në kontakt të ngushtë më shpendët e infektuara.
Mund të ketë patur kalime të virusit nga një person tek tjetri por jo të asaj shkalle për tu kthyer në epidemi.
Në vitin 2004 dy motra vdiqën në Vietnam. Ato mund të kenë qënë infektuar me virusin nga vëlali i tyre qe vdiq nga një sëmundje respiratore paindentifikuar.
Cilat do të ishin pasojat e një epidemije masive të sëmundjes?
Kur virusi fiton aftësinë për të kalur lehtë nga një person tek tjetrti atëhere pasojat do të ishin katastrofike.




















Please consult your doctor to verify these results.

Në të gjithë botën ekspretët parashikojnë nga dy milion deri në 50 milion vdekje.
A ka vaksinë?
Lexoni ne anglisht shkrimet:
http://www.rocheusa.com/newsroom/current/2006/pr2006012401.html
http://www.tamiflu.com/consumer_howitworks.asp
http://www.tamiflu.com/consumer_treatment.asp
http://www.tamiflu.com/consumer_recognizing.asp
Ende nuk është përgatitur vaksina e saktë kundër virusit H5N1, por janë prodhuar prototipe që ofrojnë mbrojtje ndaj tij.
Por ilaçe antivirale, si Tamiflu, të cilat gjenden në Britani të Madhe, mund të eliminojnë simptomat dhe ulin mundësitë e shpërndarjes së virusit.
Shkencëtarët thonë se është e mira të sigurohen ilaçe të tjera të të njejtës familje si Relenza (zanamivir).















Të vazhdoj të haj mish pule?
Po. Ekspertët e IKSHP te Kosoves thonë se gripi i shpendëve nuk është virus që shfaqet nga ushqimi, prandaj mishi i gatuar i shpendëve mund të hahet.
Të vetmit njerëz në rrezik janë ata që janë në kontakt të ngushtë me shpendët e gjalla, ata që punojnë në therrtore apo ata që përgatisin udhqime me shpendë.
Por OBSH rekomandon që mishi i pulës të gatuhet në temperatura jo më pak se 70 gradë Celsius. Edhe vezët të gatuhen plotësisht(Floart)



FAO flet për kontrolle të ashpra në BE





BE po konsideron prezantimin e kontrolleve më të rrepta në kufij të njerëzve që vijnë me shpendë të pagatuara nga zona ku është identifikuar virusi vdekjeprurës i gripit të shpendëve.
Lajmi u dha në një konferencë për gazetarë të FAO-s në Romë.
Samuel Jutzi, kreu i departamentit shëndetësor të kafshëve në FAO i tha gazetarëve se agjencia e OKB po këshillon BE të forcojë kontrollet në kufi.
Pasagjerë që arrijnë në aeroporte të BE-së nga zona të infektuara duke përfshirë edhe Turqinë, do të kërkohen të nënshkruajnë një deklaratë se ata nuk kanë me vete zogj apo vezë të pagatuara.
Një procedurë e ngjashme ka ekzistuar prej kohësh për ata persona që sjellin ushqime në SHBA.
Një zyrtar tjetër i lartë i FAO-s, Juan Labroth që sapo ka vizituar Turqinë për të parë rrezikun e përhapjes së gripit të shpendëve në vendet fqinje, tha se megjithëse gripi i shpendëve është identifikuar vetëm në 13 nga 81 provinca të Turqisë, ekzistonte dyshimi se kishte edhe raste të tjera të sëmundjes të pa raportuara në Turqi.
"Ka ende kohë për të mos lejuar që kjo sëmundje të kthehet në epidemi të gjerë, nëse Turqia merr ndihmën e duhur," tha ai.
"Një nga problemet e kontrollit të sëmundjes, tha ai "është se gjatë dimrit, fermerët turq i fusin shpendët brenda dhe kjo mund të favorizojë mbijetesën e virusit të shpendëve."
Për momentin, agjencia e OKB nuk rekomandon vaksinim të shpendëve në Turqi si masë për të luftuar sëmundjen(Flori-Press)














Paralajmërim për gripin e shpendëve




Rikthimi në Evropë i zogjve shtegtarë mund të sjellë edhe gripin e shpendëve
Agjensia e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) ka paralajmëruar se gripi i shpendëve mund të mbërrijë në Evropë brenda disa muajsh.
Paralajmërimi i tyre bëhet për fillimin e stinës së pranverës, kur shpendët shtegtarë fillojnë të rikthehen në kontinet nga Afrika dhe Lindja e Mesme.
Agjensia thotë se vendet evropiane përgjatë rrugëve të shhtegtimit duhet të qendrojnë vigjilente dhe të përgatiten për epidemi të tjera të epidemisë së gripit të shpendëve, rastet e fundit të të cilit u shfaqën në Turqi, në portat e Evropës.
Ndërkohë, kryeministri francez, Dominique de Villepin, ka bërë thirrje për ngritjen e një "force ndërhyrëse" të ekspertëve evropianë.
Masa globale
"Evropa duhet të vetëmbrohet nga rreziku i epidemive dhe sot nga gripi i shpendëve, i cili tani është në derën tonë," tha ai dhe shtoi se për t'i mbrojtur evropianët, duheshin marrë masa parandaluese.
Z. de Villepin propozoi krijimin e një grupi ekspertësh të cilët sipas tij, "do të ishin të gatshëm të ndërhynin në raste të epidemive të reja pa vonesë...për të vlerësuar rrezikun dhe rekomanduar masat e duhura".
Ndërkohë, vendet më të pasura në botë në një konferencë të zhvilluar në Pekin për të koordinuar përpjekjet globale për luftën ndaj gripit të shpendëve, premtuan së paku 1.8 miliardë dollarë për masat parandaluese.
Kjo shumë është më e madhe nga objektivi i OKB-së.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan më herët kishte paralajmëruar se duhen bërë përpjekje masive për të luftuar epideminë e gripit të shpendëve.
"Nuk ka kohë për të humbur," tha zoti Anan në konferencë, ndërsa paralajmëroi se bota ishte ende e papërgatitur për të luftuar epidemi të gripit të shpendëve(Flomed)
OBSH-ja thotë se H5N1 është shndërruar




OBSH-ja tha se fëmijët që vdiqën s'ishin infektuar nga njëri-tjetri
Analizat e hollësishme gjenetike të gripit të shpendëve që shkaktoi vdekjen e tre adoleshentëve në Turqi tregon se virusi H5N1 është shndërruar.
Por specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se virusi nuk është shndërruar në formën e përshtatshme të një virusi që përcillet tek njerëzit.
Epidemija e papritur e gripit të shpendëve në Turqi ka ngritur shqetësime se mos virusi shndërrohet në një formë që prek njerëzit, duke shtuar frikën për shpërthimin e një epidemije globale.
OBSH-ja tha se kishte fakte se virusi tek fëmijët që vdiqën në Turqi nuk ishte përcjellë mes tyre.
Ndërkohë Turqia ka filluar të ndjejë pasojat e epidemisë në industrinë vendase të turizmit(Floart).
Kosova ka ndaluar importimin e mallit ushqimor nga Shqipëria për shkak të virusit të shpendëve




Kosova ka ndaluar importimin e mallit ushqimor nga Shqipëria, ku para disa ditesh zyrtarisht u konfirmua rasti i parë i infektimit me virusin e shpendëve. Ndërkohë të gjitha masat parandaluese mbeten në fuqi. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë thotë se ka miratuar një plan aksioni për parandalimin e gripit të shpendëve në Kosovë.
Paraqitja e gripit të shpezëve në Shqipëri ka bërë që në Kosovë sërish të ngriten masat e parandalimit.
Drejtori i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit Çaush Kabashi thotë se në kufirin me Shqipërinë po ndërmerren masa të rrepta kontrollimi. Deri tash në Kosovë nuk është paraqitur ndonjë rast i infektimit me virusin e shpendëve.
Drejtori i Institutit Kombetare të Shëndetësisë Publike në Prishtinë prof.dr.sc. Isuf Dedushaj ka përsëritur se do të jetë iluzore po qe se mendohet se Kosova mund të shpëtojë pa u prekur nga virusi i shpendëve. Ai ka shtuar se rreziku më i madh do të jetë në kohën kur virusi të pësojë mutacion dhe të përhapet nga njeriu në njeri(Flomed)

Kosova, masa të rrepta karantinore në kufi me Shqipërinë
Kosova merr masa të rrepta karantinore në kufijtë e saj me Shqipërinë, pasi ky vend është identifikuar si një nga vendet me praninë e virusit H5N1. Në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Shqipërinë janë ngritur qendrat karantinore, ku bashkë me dezinfektimin e automjeteve, dezinfektojnë këmbë e duar edhe njerëzit që kalojnë. Të gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria janë të detyruar që të dezinfektojnë këmbët në një dyshek sfungjeri me solucion, ndërsa duart në një govatë plastike, po me dezinfektant, për t’i shpëlarë pastaj në një cisternë me ujë të pastër. Vetëm pas kryerjes së këtij rituali, personi është i lirë për të udhëtuar drejt Kosovës. Ndërkohë, autoritetet përgjigjëse në Kosovë kanë bllokuar të gjitha importet e mishit të shpendëve dhe vezëve nga Shqipëria, si dhe importet e mishit të pacertifikuar. Të njëjtin veprim kanë ndërmarrë edhe autoritetet e Shqipërisë. Që nga muaji tetor i vitit të kaluar vazhdon të ndalohet plotësisht importi i pulave të gjalla, mishit të pulës dhe vezëve nga Kosova si dhe importet e çdo lloj mishi pa certifikatën e origjinës dhe dokumentet e Shërbimit Veterinar. Mishi i bllokuar në Portin e Durrësit, mësohet se kishte destinacion Kosovën. Në vëmendje të situatës, zyrtarë të Doganës së Morinit në Kukës kanë deklaruar se përmes kësaj dogane nuk ka kaluar në Kosovë ndonjë ngarkesë me mish viçi me prejardhje nga vendet e Amerikës Latine. Të njëjtën gjë pohon edhe shefi i Shërbimit Veterinar të Kosovës, sipas të cilit, në Kosovë nuk kanë hyrë sasira mishi nga vendet e Amerikës Latine (Brazil, Argjentinë). Ndërkaq, shefi i Shërbimit Veterinar të Qarkut të Kukësit, Enver Palushi, thekson se po mbahen kontakte të rregullta me Shërbimin Veterinar të Kosovës lidhur me influencën aviare. Sipas Palushit, rajoni i Kukësit, kufi me Kosovën, është ende një zonë e pastër për sa i përket kësaj sëmundjeje. ”Jemi zonë e pastër deri tani dhe nuk ka vend për panik”, - shprehet Palushi, duke theksuar se e vetmja pulari ajo e Krumës, me 12 500 krerë pula, është e pastër gjithashtu.

8 pula
Kanë ngordhur dje në Moravë të Beratit. E zonja e shtëpisë pranon se nuk ka pasur më parë ngordhje në shpendët shtëpiakë. Ndërsa vetë veterinerët e zonës, në bazë të shenjave të shfaqura, kanë theksuar se bëhet fjalë për pseudopest. Megjithatë, për siguri, kanë dërguar mostra të shpendëve për analiza të detajuara.

1 pëllumb ka rënë i ngordhur para ndërtesës së Albtelekomit në Elbasan. Shpendi është parë nga kalimtarë të frikësuar, që kanë njoftuar menjëherë veterinerët e zonës. Ata, të mbërritur në vendngjarje, kanë marrë pëllumbin për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Mësohet se një kampion është dërguar në IKV në Tiranë për analiza(Shekulli)
Pipero: Mbajtja e një higjiene jo të mirë bën që të jemi një hap para të tjerëve për infektimin e njerëzve

ISHP-ja mori kampione gjaku nga 15 banorë të 6 familjeve ku ngordhën masivisht pula. Njëra e dyshuar me H5

Përgjigjet e analizave për kampionet e gjakut të marra në banorët e fshatit Pezë Helmës, pranë Tiranës, do të dalin ditën e hënë. Ditë kur pritet të mbërrijë edhe përgjigjja nga laboratori i referencës në Londër, nëse kampioni i dyshuar me virusin H5 në laboratorin tonë të Institutit të Kërkimeve Veterinare është H5N1, apo jo. Sipas nëndrejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Pëllumb Pipero, marrja e kampioneve të gjakut, që përfundoi dje, më tepër se sa dyshim serioz është bërë për shkak të procedurave që duhen ndjekur në të tilla raste. Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me prani të virusit H5N1 në këtë zonë pranë Tiranës, marrja e masave nga ana e specialistëve të shëndetit publik është cilësuar e domosdoshme. “Nuk donim të na ndodhte si me rastin e Çukës, kur nisi marrja e kampioneve ndërkohë që virusi i dyshuar në laboratorin tonë u konfirmua edhe në Londër”, - thotë Pipero, duke theksuar se këtë radhë kanë dashur t’i paraprijnë më mirë situatës, sido që të jetë.
Kampionet
Në fshatin Pezë Helmës, ku edhe gjatë ditës së djeshme ka vijuar me të njëjtin intensitet ngordhja e pulave, nisur prej një jave, janë marrë kampione gjaku te 15 banorë. “Pas analizës që iu bë situatës atje, ne e pamë të arsyeshme të merrnim kampione gjaku vetëm në 15 banorë, që i përkasin 6 familjeve ku kishte ngordhje në masë të shpendëve”, - tha Pipero. Sipas tij, gjak për analiza u është marrë grupmoshave të ndryshme, ndërsa përgjigjet dalin për dy ditë. “Meqenëse nuk është konfirmuar prania e virusit të gripit të shpendëve në këtë zonë, nuk ishte urgjente nxjerrja e analizave aq shpejt, si u procedua në Çukë të Sarandës”, - thotë ai, duke theksuar se klinikisht banorët janë shfaqur shumë mirë e pa probleme.
Vatër rreziku
“E konsiderojmë një vatër serioze rreziku”. Kështu shprehet nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, Pëllumb Pipero, për fshatin Pezë Helmës. Sipas tij, fakti që aty është dyshuar prania e H5-ës e bën të dyshimtë zonën. Që nga ky moment, sipas Piperos, procedura kërkon marrjen e masave e, për pasojë, edhe analizat në banorët që kanë pasur kontakt me shpendët e ngordhur. “Zona e Pezës, për mendimin tim, është zonë e rrezikut të lartë për një sërë arsyesh. Së pari, shpendët shtëpiakë mbahen të lirë e jo të mbyllur nëpër kotece. Është një zonë e ngrohtë, çfarë bën që të jetë strehë e mirë për zogjtë shtegtarë e për më tepër ka pranë edhe lumin e Erzenit”, - thotë Pipero, duke argumentuar mendimin e tij për Pezën si zonë e rrezikuar nga gripi i shpendëve.

Infektimi i njerëzve
Pipero: Asgjë nuk është e pamundur
Nuk do të jetë e habitshme që edhe në vendin tonë të zbulohen raste infektimi në njerëz. Megjithë dëshirën e mirë për mosngjalljen e panikut, nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Pëllumb Pipero, pranon se gjithçka është e mundur. “Mbajtja e një higjiene jo të mirë te ne, bën që të jemi një hap para vendeve të tjera për infektimin e njerëzve nga virusi. Duke pasur parasysh se për këtë ndikon direkt kontakti me shpendët e infektuar”- thotë ai, duke e argumentuar këtë mendim edhe me faktin se në vendin tonë virusi i rrezikshëm u izolua fillimisht në shpendët e butë shtëpiakë, ndërkohë që në të gjitha vendet e tjera, për herë të parë, H5N1 është izoluar në shpendë të egër. Nëse edhe rasti i pulës së familjes Allgjata në Pezë Helmës, që rezultoi e dyshimtë me virusin H5 në analizat e bëra në Tiranë, do të rezultojë pozitiv në Londër, do të jetë rasti i dytë i izolimit të virusit në shpendët shtëpiakë në vendin tonë. Por të gjitha dyshimet hiqen ditën e hënë. Kohë kur mësohet se do të mbërrijnë zyrtarisht përgjigjet nga laboratori i referencës në Uembrixh të Londrës. Nga ana tjetër, ai pranon se virozat gripale nuk kanë pësuar rritje krahasuar me një vit më parë, por gjithsesi situata po monitorohet.

Fshati
Elezi: Ngordhjet e fundit, nga pseudopesti
Dje në fshatin Pezë Helmës janë dyndur veterinerët. Me mjete të posaçme e të veshur me veshje mbrojtëse ata kanë bërë dezinfektimin e koteceve dhe ambienteve ku janë mbajtur shpendët. Ndërsa kanë këshilluar banorët të jenë të kujdesshëm në groposjen e shpendëve të ngordhur. Ashtu si edhe një ditë më parë, edhe dje në këtë zonë kanë ngordhur sërish pula. Vetëm në njërën prej familjeve kanë ngordhur 5 të tilla, e kështu edhe në familje të tjera. Sipas specialistit veteriner, Ymer Elezi ngordhjet e fundit kanë shkaktar pseudopestin, ndërsa pula ngordhur rreth datës 10 mars, tashmë e dërguar në Londër për konfirmim, dyshohet për virusin e rrezikshëm.(Shekulli)
EDHE PERGJIGJET NGA ISHP PER 15 RASTET TEK NJEREZIT.

Sot mberrijne nga Londra analizat e Peze Helmesit .
Paniku qe ka “mberthyer” banoret e fshatit Peze Helmes ne lidhje me gripin e shpendeve do te marre fund sot. Sipas burimeve zyrtare prane Institutit te Kerkimeve Veterinare, behet e ditur se nga Londra vijne sot pergjigjet. Ne te njejten kohe, po sot do te dale dhe pergjigjja e analizave nga Instituti i Shendetit Publik, ku jane marre 15 kampione gjaku tek njerezit per te vertetuar nese jane te prekur nga gripi i shpendeve.
“I kemi marre analizat per siguri, pasi nuk ka raste te dyshuara”, pohon nendrejtori i ISHP se, Pellumb Pipero. Specialistet e veterinarise bejne te ditur se situata eshte nen kontroll dhe se po mbahet nen vezhgim e gjithe zona. Nese pergjigjet nga Londra do te jene pozitive, atehere do te jete vatra e dyte ne Shqiperi, pas fshatit Cuke te Sarandes, qe eshte e prekur nga virusi H5N1.

Por te gjitha organet kompetente kane bere te ditur se nuk duhet te krijohet panik si dhe banoret e zones nuk kane pse te shqetesohen. “Kemi dite qe po na ngordhin pulat njera pas tjetres dhe ne fakt po shqetesohemi, pasi i kemi pasur burim jetese. Nuk e dime se cfare eshte kjo semundje qe thone, por ne pulat na kane ngordhur edhe me pare. Tani na ka zene pak frika se po e bejne shume te madhe kete pune”, pohon nje banore(Koha jone)
Virusi i shpendëve po na rëndon xhepat

Përmasat e përhapjes dhe pasojat vdekjeprurëse të virusit H5N1, alarmi i dhënë në gjithë botën për gripin e pulave, e ka detyruar qeverinë shqiptare të marrë masa parandaluese. IShP ka porositur 100 mijë mediakmente për rastet e shfaqjes së virusit. Përveç kohës së vënë në dispozicion për marrjen e këtyre masave, kjo i rëndon shtetit tonë edhe në buxhet. Përfshihet këtu blerja e vaksinave, që nuk kushtojnë pak; ngritja e grupeve të kontrollit, disiplinimi i një industrie të tërë që lidhet me rritjen shpendëve, trajtimin e tyre dhe përpunimin e prodhimeve të shumta nga to; vetë zhvillimi kontrollit të cilësisë së prodhimeve etj., etj.


Asgjesimi i pulave ne Kakavije

Që prej alarmit të dhënë dhe dyshimeve për Shqipërinë, vazhdon dilema: “Jemi apo jo të infektuar?”. Më 26 tetor 2005 agjencia e lajmeve aziatike News xinhuanet publikoi lajmin se në Shqipëri dhe, pikërisht në Fier, janë gjetur një grup shpendësh të ngordhura, të cilat u dërguan në Institutin e Kërkimeve Veterinare (IKV) për analiza. Sipas saj, nga analizat doli se një pjesë e shpendëve nuk ishin të infektuara nga virusi i “gripit të shpendëve”, por kishin ngordhur për arsye të tjera, ndërsa për një pjesë tjetër ende ka dyshime, prandaj kampionë të gjakut janë dërguar përsëri për analiza. Ndoshta të huajt “gabojnë”, kur japin lajme të tilla?.

Gripi i shpendëve përveç problemit shëndetësor paraqet edhe probleme të tjera: ekonomike, psikologjike etj.
Në disa fshatra të Librazhdit ngordhën disa pula, por shkaku, siç u komunikua, nuk ishte virusi H5N1, por një virus i zakonshëm i shpendëve, i cili nuk kalon tek njerëzit. Ngordhën edhe shumë gjela deti në Llakatund të Vlorës. Përsëri u njoftua se nuk kemi të bëjmë me vitusin e famshëm. Zyrtarisht, deri tani thuhet te ne ende nuk ka mbërritur virusi i shpendëve, por ndërkohë në disa pulari janë marrë masa për izolimin e tyre. Shitja e shpëndëve në disa qytet ka filluar të bëhet e shoqëruar me fletëkontrolli nga veterineri. Rast konkret është Elbasani. Qytetarët tashmë e ndjejnë rrezikun dhe nuk blejnë më mishin e pulës. Dëmi ekonomik llogaritetet jo vetëm për pularitë, por edhe për tregëtarët. Më 24 tetor prefekti urdhëroi që të mos shitet në tregjet e Tiranës dhe të të gjithë prefekturës pula dhe shpendë të tjera.
Humbje po pësojnë edhe tregtarë e pulave të importit. Më 11 tetor është urdhëruar ndalimi i importimit të shpendëve të gjalla, vezëve dhe nënprodhimeve të tyre nga Turqia e Rumania. Po rrezikohet importimi nga Kroacia, Maqedonia, Bullgaria dhe lista e vendeve mund të vijë dita-ditës duke u rritur me emra të rinj.

Sipas të dhënave zyrtare të ACIT (Qendra shqiptare për tregtinë ndërkombëtare), ne konsumojmë çdo vit mbi 6 mijë tonë mish pule të importuar, sasi kjo që hyn si e ngrirë, e rrjepur dhe e pastruar. Gjatë këtij viti të dhënat e 6-mujorit tregojnë për një import prej mbi 4 mijë tonësh. Shifrat janë për pula të therura dhe nënprodhime të tyre, të cilat nuk janë mbartëse të virusit.

Por në këtë rast, nuk boshtisen vetëm xhepat e tregtarëve dhe importuesve, por edhe të qytetarëve. Çmimi i mishit në tregun ndërkombëtar vetëm dy javët e fundit është rritur në masën 10 për qind. Kjo dukuri po shfaqet edhe në tregun tonë të nënprodhimeve të mishit, si sallami etj., duke shkuar në rreth 25 për qind më shtrenjtë. Një kg mish viçi tashmë ka shkuar 700-750 lekë, ndërsa një kg mish qengji 600-650 lekë. Jo vetëm kaq, por edhe në shumë restorante në kryqytet nuk shërbejnë më mish pule, për shkak të frikës nga gripi(Floart).


Qeveria: Nuk ka grip të shpezëve, por as vaksina

Deri më sot në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i gripit të shpendëve as tek njerëzit, as tek shpendët. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë në një konferencë për media.


Që nga muaji tetor i vitit të shkuar, kur kjo sëmundje është paraqitur në vendet e rajonit, Kosova ka marrë të gjitha masat preventive. Por, u bë e ditur po ashtu se në Kosovë ende nuk ka vaksina që aktualisht përdoren kundër këtij gripi(Flomed)











Vëmendja e shkencëtarëve tek ndryshimi i virusit të gripit të shpendëve


Ndërsa kërcënimi nga gripi ishpendëve po përhapet në botë, vëmendja kryesore e shkencëtarëve është përqëndruar në studimin e virusit, për të zbuluar se kur dhe në se, virusi mund të ndryshojë dhe të kalojë nga shpendët tek njeriu.
Gripi i shpendëve është konfirmuar tani në më shumë se 40 vende të botës dhe zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të frenojnë përhapjen e tij. Nga rreth 200 njerëz të diagnostikuar me gripin e shpendëve deri tani, më shumë se gjysma e tyre kanë vdekur. Ata e morën virusin nga kontakti me pulat, rosat dhe zogjtë.
Deri tani virusi i gripit të shpendëve nuk përhapet nga njeri tek njeriu. Dr. Robert Webster mbledh dhe studion lloje të virusit në laboratorin e tij në Memphis. Ai thotë se ka shumë të ngjarë që virusi të pësojë ndryshime gjenetike dhe të bëhet i aftë për të kaluar nga shpendët tek njerëzit: "Ka shumë të ngjarë tani që virusi të ndryshojë për t’u transmetuar nga njeriu tek njeriu", thotë Webster. Në se kjo ndodh, epidemia vdekjeprurëse do të përhapej shumë shpejt në mbarë botën: "Është e papranueshme të mendosh se mund të vdesë 50 përqind e popullsisë, por mendoj se kjo mundësi ekziston. Më vjen keq në se njerëzit frikësoshen, por kjo është detyra ime.”
Dr. Jeffrey Taubenbergen në Institutin e Pathologjisë të Forcave të Armatosura thotë se ekziston një përvojë frikësuese, ajo e epidemisë së vitit 1918: "Rreziku i gripit të tanishëm të shpendëve është se virusi mund të jetë duke u ndryshuar në të njëjtën mënyrë si ai i vitit 1918". Dr. Taubenberger drejton grupin e studiuesve që zbërthyen kodin gjenetik të virusit, i cili fillimisht u shfaq si një virus gripi shpendësh. Por ata nuk janë të sigurtë se ku dhe kur ndodhi kjo. Ai thotë se virusi i sotëm i gripit, i quajtur H5N1 po tregon disa ngjashmëri me virusin e vitit 1918: "Viruset H5, veçanërisht ato të kohëve të fundit, ndajnë të njëjtat ndryshime duke sygjeruar se virusi po kërkon të bëjë ndryshime për të kaluar tek njerëzit. Kjo është një situatë shumë shqetësuese për ne", thotë Taubenberger.
Askush nuk e di se sa ndryshime do t’i duhen virusit që ai të kalojë tek njerëzit, kur do të ndodh kjo, dhe më e rëndësishmja, në se do të ndodhë ndonjëherë. "Mund të mos ndodh. Mund të kërkojë shumë ndryshime. Virusi mund të mos jetë në gjendje të shndrohet në virus tek njerëzit", thotë zonja Moscona. Megjithatë, Dr. Anne Moscona e shpenzon ditën duke kërkuar për tipe të reja anti-virale që do të parandalonin apo ngadalësonin përhapjen e gripit të shpendëve tek njerëzit."Kur virusi të bëhet i aftë për t’u transmetuar nga njeriu-tek njeriu, do të jetë e vështirë të frenohet.”
Shkencëtarët po punojnë pa ndërprerje, me shpresë se virusi nuk do të ndryshojë, por po përgatiten edhe për më të keqen(VOA-shqip)





Amerika : Masa për të parandaluar epideminë e gripit të shpendëve

.



Vitin e kaluar prania e gripit të shpendëve u konfirmua në katër vende të Azisë. Sot, virusi është përhapur në 33 vende në tre kontinente dhe ka shkaktuar vdekjen e 94 personave. Por edhe më shqetësuese është mundësia që virusi të transformohet dhe të shkaktojë një epidemi globale që të marrë jetën e miliona njerëzve. Para pak ditësh, zyrtarë të lartë të shëndetësisë amerikane njoftuan një nënkomision të kongresit rreth hapave të marra për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.
"Shpresa nuk është strategji. Një kërcënim diku është kërcënim kudo. Duhet të marrim parasysh skenarin më të keq." Këto ishin disa nga deklaratat e bëra nga pjesëmarrësit e një seance dëgjimore në një nënkomision të Dhomës së Përfaqësuesve për rrezikun e pashmangshëm që përbën përhapja e virusit nga zogjtë shtegëtarë.
Dr. Antoni Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive tha se bashkëpunimi ndërkombëtar është i nevojshëm për të parë evolucionin e virusit të gripit të shpendëve në mënyrë që shkencëtarët të mund të krijojnë shpejt një vaksinë në rastin e një ndryshimi vdekjeprurës. "Duhet të jemi mirë të informuar që të krijojmë vaksinën që do të jetë jo vetëm për njerëzit në Shtetet e Bashkuara por në mbarë botën. Na duhet transparencë dhe shkëmbim informacioni. Ky bashkëpunim po përmirësohet, por përsëri nuk është në nivelin që do të donim të ishte," thotë Dr. Fauci.
Megjithatë protestat e fundit nga fermerët e pularive në Egjypt tregojnë se transparenca dheshkëmbimi i informacionit nuk u shërbejnë interesave imediate të njerëzve, ekonomia e të cilëve varet nga shitja e pulave. Demonstratat erdhën në përgjigje të një vendimi të qeverisë për të grumbulluar popullatën e zogjve të Egjyptit në përgjigje të shfaqjes së virusit.
Ligjvënësja Nita Loui, demokrate e Nju Jorkut, tha se stimujt financiarë janë të nevojshme për të mbikaluar tendencat e fermerëve për të fshehur praninë e virusit. "Nuk ka patur përpjekje të mjaftueshme apo të suksesshme për të krijuar një mekanizëm financiar ndërkombëtar për të kompensuar fermerët për humbjet e tyre," thotë ligjvënësja.
Më shumë se 50 % e 170 njerëzve të infektuar deri tani me gripin e shpendëve kanë vdekur. Të gjitha viktimat besohet të kenë patur kontakt të drejtpërdrejtë me zogj të infektuar. Kjo e bën grumbullimin të rrezikshëm.
Për të minimizuar rezikun, Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë 20 mijë veshje mbrojtëse në Azinë Juglindore, Afrikë, Kaukaze dhe pjesë të tjera të botës. Kent Hill i Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar tha se janë urdhëruar edhe 1 milion e 500 mijë të tjera. "Këto lloj paketash materialesh do të përfshijnë, doreza, maska, kostume, syze, dizinfektant etj."
Në seancë u nënvizua fakti se gripi i shpendëve nuk ka të ngjarë që thjesht të zhduket. Pjesëmarrësit thanë se është shumë e rëndësishme që përhapja e tij të njoftohet menjëherë. (CNN)
Si të mbrohemi nga gripi i shpezëve?


Cilat janë simptomet, si bartet, a duhet të hajmë mish pule dhe gjërat tjera, çfarë të shmangim, a ndihmon më shumë barnat apo izolimi?
Ja 7 këshilla si të mbijetohet gripi i shpezëve.

1. A duhet të frigohemi nga gripi i shpezëve?
Infektimi i parë i njeriut me gripin e shpezëve është paraqitur në vitin 1997 në Hong Kong. Prej atëherë nga ky grip janë sëmurë 120 njerëz, dhe gjysma kanë vdekur. Vetëm në dy raste dyshohet se virusi ka kaluar prej njeriut te njeriu dhe gjithë të tjerët janë sëmurë në kontakt direkt me zogjët.

2. Si të e njohim infektimin me gripin e shpezëve?
Virusi i gripit të shpezëve H5N1 fillon me simptomet si dhe gripi i zakonshëm, shkakton kollitje, kokëdhembje, dhimbje në muskuj. Në organizëm përhapet shumë shpejt, sulmon mushkëritë dhe shkakton ndezje të cilat i shkatrojnë mushkëritë.

3. A është e rrezikshme të hahet mishi i pulës?
Nëse mishi është i përpunuar termikisht, nuk ka kurrfarë rreziku për njerëzit. Mishi i pulës normalisht mund të konsumohet. E rrezikshme është natyrisht pula e infektuar si psh kur në një kopsht zoologjik janë ushqyer tigrat me mish të infektuar. Kanë ngordhur 45 dhe më shumë se 100 janë dashur të vriten.

4. Si duhet të sillemi me kafshët?
Duke ditur arsyen se njerzit janë infektuar në kontakt me zogjët, prandaj duhet t'i shmangemi lojës me zogj, pula të infektuara.

5. A ka vaksina kundër fuqisë së pandemisë?
Për prodhimin e vaksinave kundër ndonjë virusi plotësisht të ri, industrisë farmaceutike i duhen rreth 4 muaj. Prandaj nëse paraqitet ndonjë virus me fuqi pandemike, një pjesë e botës do ta ketë menjëherë një vaksinë të tillë.

6. Sa vlejnë barërat antivirus?
Ekzistojnë dy barëra antivirus, tamiflu dhe relenza të cilat janë prodhuar para disa viteve si një mbrojtje kundër gripit. Kapsulat tamiflu ose relenza duhet të fillohen 24 orë para simptomit të parë. Ky bari kështu mund në këtë mënyrë të zbusë simptomet e sëmundjes.

7. A mundet dhe kur ndihmon izolimi?
Nga gripi human është shumë vështirë të izolohet njeriu në vet faktin se përhapet lehtë. Duhet t'i shmangemi tubimeve masovike. Në rastin e pandemisë me siguri se do të mbyllen shkollar dhe do të bvhen rregulla të caktuara në lëvizje.

SHTABI EMERGJENT I KOMUNES SE PRISHTINES

Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale I Komunës së Prshtinës në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi ka nxjerrë Urdhëresë administartive për ndermarrjen masave adekuate për parandalim dhe reagim adekuat në rast të përfshirjës së Kosovës nga pandemija “Gripi i Shpezëve”. Me ketë rast Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale ka themeluar Komitetin për menagjimin e pandemisë“Gripi i Shpezëve”në nivel komunal.
Komiteti përbëhet nga:
Dr. Musli MEHAJ, kryetar, ………………….…044/503-802,
Dr. Nexhmedin HOTI, koordinator, ……….044/248-442,
Dr. Haki DRAGUSHA, anëtar, …………………044/103-003,
Dr. Hafiz HALILI, anëtar,……………………….044/177-620,
Dr. Hajrullah FEJZA, anëtar, …………………044/177-617,
Z. Rexhep SEJDIU, veterinar - anëtar… 044/227-631,
Komiteti në fjalë duhet është i gatshëm që në çdo moment t’i kryejë të gjitha shërbimet e parapara me urdhëresë administrative (shëndetësi) 01/2005 lëshuar me 18 / 10 / 2005 nga Ministri për Shëndetësi në Qeverin e Kosovës Sadik Idriz.
Qytetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë të kenë kurfarë shqetësimi lidhur me përhapjen e këtij gripi, por duhet të kenë kujdes dhe çdo rast të dyshimit mund ta paraqesin në këta numra të telefoni: 038 / 235 – 200; Drejtorati për Shëndetësi, 038 / 245 – 666; Qendra për Informim, Alarmim dhe Koordinim, 038 / 245 – 777; Qendra për Informim, Alarmim dhe Koordinim.


Shtabi Emergjent i komunës së Lipjanit



Kryetari i KK të Lipjanit z.Xhevat Olluri dhe Kryeshefi i Ekzekutivit z.Imri Ahmeti kanë ftuar në një mbledhje Shtabin Emergjent të komunës së Lipjanit, lidhur me rastin e gripit të shpezëve, që është paraqit në disa Shtete të rajonit. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin përfaqësues të UNMIUK-ut, KFOR-it, SHPK-së, etj.
Anëtarët e Shtabit në këtë mbledhje u njoftuan nga kryetari Olluri, për masat parandaluese që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe Shtabi Emergjent Qendror për Avian Influenza- Gripi i shpezëve.
Ndërsa Shtabi Emergjent i komunës në këtë takim biseduan, për marrjen e masave parandaluese rreth përgatitjes eventuale të gripit të shpezëve, për informimin e qytetarëve, logjistika - marrja e informatave nga tereni, paisja e ekipit veprues në teren me rroba mbrojtëse, u caktua zyra kontaktuese për anëtarët e Shtabit Emergjent dhe kontaktimi me Shtabin Emergjent Qendror, pritet që të hartohet edhe plani veprues sipas udhëzimeve nga Qeveria dhe Shtabi Emergjent Qendror. Kryetari Olluri theksoj se deri më tani në komunën e Lipjanit u konstatua se nuk ka ndonjë rrezik nga gripi i Shpezëve dhe nuk është shënuar asnjë rast i tillë. Në këtë takim u bisedua se përgatitja tradicionale e ushqimit në Kosovë e zvogëlon rrezikun e bartjes së kësaj sëmundje tek njerëzit.
Dhe në fund të këtij takimi iu preferua të gjithë bujqve që të mbyllin të gjitha shpezët shtëpiake që mos ti lënë në teren të hapur.(Floart)



Veterinarët demantojnë pohimet e ornitologëve për prani të virusit H5N1 në Ulqin


Koordinatori për parandalimin e gripit të shpezëve në Ulqin, Xhemajl Ravja, demantoi të shtunën pohimet e ornitologut malazias Darko Savelic, se në Kriporen e Ulqinit, tri mjellma të ngordhura janë të infektuara me virusin H5N1. ((KosovaLive)
C’THA MSHSH MAKSIM CIKULI?


Në deklaratën e tij për shtyp ministri i Shëndetësisë z. Maksim Cikuli tha “…kjo është një nga fazat e parashikuara, por kjo nuk do të thotë që jemi në rastin e një epidemie dhe aq më tepër tek njerëzit”. Më tej ai vazhdon: ”kemi rezerva të vogla të medikamentit Tamiflu në IKV (Institutin e Kërkimeve Veterinare) dhe një sasi e madhe ndodhet në depon farmaceutike ‘Hofman la Roche’, por ne nuk jemi në fazën kur mund të përdoret ky medikament”(Flomed)

Gripi i shpezëve mund ta godas edhe Kosovën
(Po sjellim kete material i cili eshte aktual edhe sot e kësaj dite per regjionin tone)

Ndonëse ende nuk është shënuar asnjë rast i gripit të shpezëve (Avian Influenza, “Bird Flu”) në Kosove, ekspertë të shëndetësisë kosovare thonë se kjo nuk duhet t’u krijojë komoditet përgjegjësve të institucioneve të vendit se diçka e tillë nuk mund të ndodhë edhe në Kosovë. Për më tepër, thonë ata, edhe Kosova është e rrezikuar nga gripi avian. “Po. Mungesa e masave adekuate për kontroll të importit të produkteve ushqimore në kufi, ndërgjegjja e ulët e importuesve që kanë për qëllim vetëm përfitimin e tyre material pa u brengosur shumë për kualitetin, udhëtimet e shpeshta të qytetarëve të Kosovës në vendet aziatike për tregti dhe turizëm si dhe prania e madhe e ndërkombëtarëve te ne, e bëjnë Kosovën zonë me rrezik për importin e virusit të gripit avian nga vendet e afektuara aziatike”, pat thene prof.dr. ass.Naser Ramadani, drejtor i Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) të Kosovës. Pa dashur të krijojë panik, por ta thotë atë që mendojnë ekspertët, epidemiologu Ramadani, thotë se gripi i shpezëve apo gripi avian, siç njihet në shkencë, “do të jetë një temë e nxehtë e këtij shekulli”.

“Pandemia e paevitueshme”?


Në ndërkohë, rastet e reja të infektuarve me gripin e shpezëve, i cili, deri më tash në Vietnam ka marrë jetën e 63 personave, e ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe shumë vende të botës, 25 prej të cilave kanë filluar të hartojnë plane emergjente për reagim të shpejtë në rast të kërcënimit të pandemisë dhe të krijojnë rezerva të vaksinave, pasi që, një pandemi e mundshme nga gripi i shpezëve që shkaktohet nga virusi H5N1, sipas ekspertëve, do të mund të shkaktonte numrin më të madh të viktimave deri më tash.

Sipas dr.Naser Ramadanit, edhe pse deri tash nuk është shënuar ndonjë rast i përhapjes së virusit mundësia e shpërthimit pandemik të sëmundjes nga virusi është rritur për shkak të mundësisë që ka H5N1 virusi të pësojë mutacione (ndryshime) dhe se, ekspertët botëror, sipas tij, pajtohen se “pandemia e gripit është e paevitueshme”. Sipas dr.Ramadanit, burim i sëmundjes janë shpezët dhe derrat, ndërsa sëmundja përhapet me rrugë aerogjene (përmes ajrit). Virusi H5N1 momentalisht është duke infektuar pulat në vendet aziatike, ndërkohë që paniku është shtrirë edhe në vendet e Evropës, Amerikës dhe kontinenteve të tjera, përfshirë këtu edhe rajonin e Ballkanit, pasi që as asgjësimi i 150 milionë shpezëve në Azi, nuk ka arritur ta ndalojë përhapjen e virusit në mesin e shpezëve dhe njeriut, derisa sipas ekspertëve gripi do të përhapet. Pas shfaqjes së virusit në Kazakistan e Rusi, sipas ekspertëve, rreziku po i ofrohet edhe Evropës tashmë.

Ministria e Shëndetësisë e nënçmon rrezikun

Me gjithë rrezikun që nuk përjashtohet nga ekspertët, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Agjensionit të Veterinës e Ushqimit të Kosovës, thonë se “opinioni duhet sensibilizuar për rrezikun, por jo edhe alarmuar pa nevojë”.
“As shtetet më të forta të botës nuk janë imune ndaj këtij rreziku”, thotë Besfort Gunga, zyrtar i Agjensionit të Veterinës e Ushqimit të Kosovës. Sipas tij, institucionet qeveritare në vend janë të informuara për rrezikun, ndërsa shërbimet e këtij agjensioni që veprojnë edhe në pikat doganore, janë duke i kryer si duhet kontrollimet e duhura, në mënyrë që në vend të mos futen importe të mishit të shpezëve pa dokumentet që sigurojnë se ato janë të liruara nga sëmundjet ngjitëse. “Brenda vitit kryejmë testimin e mbi 3.000 mostrave të cilat dërgohen për analiza në IKSHP, ndërsa importet e mishit të shpezëve bëhen kryesisht nga Evropa, SHBA-të, Brazili, etj.”, thotë Gunga, sipas të cilit, tash për tash nuk ka indikacione që situata të alarmohet në Kosovë.




Kurse në Ministrinë e Shëndetësisë duket se janë paksa duke e nënçmuar rrezikun.

H5N1 demanton Dr.Pashk Buzhalen , nga MSH, i cili kohe me pare gazetarit Faik Hoti ,i pat thene atebote se, tash për tash, Ministria nuk ka ndërmarrë diçka konkrete, pasi që, sipas tij, nuk ka paralajmërime se gripi i shpezëve është afër Kosovës. “Nuk kemi ndërmarrë diçka, sepse kemi pasur për të trajtuar edhe shumë çështje të tjera të rëndësishme, ndërsa po i përcjellim trendet si po lëvizin dhe, nëse shohim se veç rreziku po kanoset, do t’i ndërmarrim të gjitha masat sikur që i patëm ndërmarrë për SARS, por që fatmirësisht nuk patëm raste”, tha atebote ai.

Parashikimet e IKSHPK jane te sakta dhe shkencore….

Ndryshe ndërkaq, duket ta kenë kuptuar këtë problem në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Zyrtarët e këtij institucioni të lartë kanë plotësisht të drejtë të thonë se sa i përket gripit të shpezëve me kohë e kanë lajmëruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera për rrezikun që mund t’i kanoset edhe Kosovës.

Ndersa më 12 korrik të vitit te kaluar , drejtori i Departamentit të Epidemiologjisë të IKSHP-së, dr. Naser Ramadani i ka drejtuar kreut të MSH-së dhe të gjitha institucioneve relevante shëndetësore (QKUK-së, Klinikës Infektive, Aeroportit-punktit shëndetësor, të gjitha pikave doganore, UNMIK-ut e KFOR-it), një informatë me shkrim me të cilën njoftohen këto institucione me situatën epidemiologjike të gripit të shpezëve në botë, duke dhënë njëkohësisht, edhe rekomandimet gjegjëse se çfarë masash të përgjithshme preventive duhet të ndërmerren nga institucionet dhe qytetarët në Kosovë. Një nga rekomandimet thotë se personeli shëndetësor duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të antibiotikëve dhe terapisë simptomatike.

Kosova e papërgatitur dhe pa ilaçin “Tamiflu”

Sigurimi i barnave adekuate kundër gripit të shpezëve ndërkaq, duket të jetë pika e dobët e institucioneve shëndetësore, në rast të përballimit me një epidemi eventuale.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë të mos kenë porositur ende barna (ndoshta për faktin se mendojnë se nuk do të ketë raste), të cilat eventualisht do të përdoreshin kundër gripit të shpezëve. “Deri tash nuk kemi udhëzuar që të sigurohen barna për gripin e shpezëve”, thotë dr.Pashk Buzhala, një fakt ky që vërtetohet edhe në Divizionin Farmaceutik të MSH-së, ku një zyrtar i saj pohon të mos kenë marrë ndonjë urdhëresë që obligon ndërmarrjen e hapave për sigurimin e ilaçit që përdoret (me gjithë efektet e kufizuara) kundër gripit avian.
Vendet që janë më të kujdesshme se Kosova, edhe pse edhe fqinjët nuk duken aq të shpejtë (as Serbia nuk bën pjesë në mesin e vendeve që e kanë porositur ilaçin Tamiflu) veç kanë filluar të krijojnë rezervat e parë të ilaçit Tamiflu (oseltamivir fosfat), i cili është në formë kapsulare dhe, i cili, edhe pse figuron në Regjistrin e barnave të Kosovës (viti 2005), vështirë ose fare nuk mund të gjendet në farmacitë e Kosovës(edhe tash ne mars te 2006-tes).

Poashtu gazetarit Faik Hoti pat deklaruar kohe me pare Mr. Visar Emini, farmacist në Barnatoren Publike IV në qendër të Prishtinës thotë se “Tamiflu kapsula nuk kemi pasur asnjëherë”. As nuk kemi dëgjuar, shton ai, që ka ndonjë iniciativë për ta siguruar, edhe pse sa kemi informacione nuk ka asnjë rast të gripit të shpezëve ende në Kosovë. “Mendoj se do të duhej ta kishim, së paku në doza të vogla, por këtu te ne mungojnë edhe barnat elementare nga lista esenciale e barnave, ndërsa për arsyet pse ndodh kjo, nuk kisha dashur të flasë, ne e bëjmë vetëm distribuimin e barnave që i blen Ministria”, I tha gazetarit Hoti ai….

Kapsula Tamiflu nuk kanë as farmacitë private, po ashtu. “Bari është i regjistruar në Regjistrin e barnave në Kosovë, por deri tash se ka kërkuar askush, prandaj se kemi, sepse ne i marrim vetëm barnat që na i kërkojnë”, thotë mr.ph. Hyrmet Nebiu, pronar i farmacisë private “Valeriana” në Prishtinë.
Përndryshe, Tamiflu kapsulat (25 x 75 mg), përdoren kundër gripit, megjithëse kanë efekt të kufizuar në ndikimin kundër gripit të shpezëve, ndërsa dhënia e tyre fillon më së largu 36 orë pas paraqitjes së simptomave të gripit dhe duhet të jepet së paku 5 ditë radhazi.

Në Kosovë, kuptohet, do të jepej nëse veç sigurohet, sepse praktika ka dëshmuar dhe po vazhdon të dëshmojë se në vend të marrjes me preventivën, përgjegjësit merren më shumë me pasojat
(Faik Hoti: është gazetar i të përditshmes “Zëri” në Prishtinë)

Kush janë më të rrezikuarit nga gripi i shpezëve?

Shumica e të sëmurëve nga gripi i shpezëve kanë të lindur pas vitit 1968. OBSH ka paraqitur strukturën e moshës që janë të sëmurë nga gripi i shpezëve.
Sipas OBSH-WHO deri me 10 shkurt 2006 nga gripi i shpezëve i tipit H5N1 janë të sëmurë 116 persona.
Analizat e deritanishme e të sëmurëve nga gripi i shpezëve tregon se 50% e këtyre të sëmurëve janë më të vegjël se 16 vjet, 75% më të ri se 29 vjet dhe 90% më të ri se 39 vjet.
Burimi i infeksionit me siguri janë puplat,glacat etj qe bartet prej njeriut tek njeriu(Flomed)








Hungaria prodhoi vaksinë efikase kundër gripit të shpezëve
Autoritetet hungareze sot në mbrëmje lajmëruan se kanë prodhuar prototip të vaksinës kundër gripit të shpezëve e cila krahas mbi zogjtë është efikase edhe mbi njerëzit.
Prototipi i vaksinës është një etapë shumë e rëndësishme për zbulimin e ilaçit të vërtetë kundër virusit vdekjeprurës H5N1 dhe parandalimit të pandemisë eventuale nga gripi i shpezëve, lajmëroi Ministria hungareze e Bujqësisë.
Vaksina në fjalë është duke u përpunuar që nga fundi i muajit shtator nga ana e shërbimi veteriner hungarez. /Makfaks/

Gripi i shpendëve, Hungaria zbulon vaksinën

Kryeministri hungarez, Ferenc Gyurcsany, deklaroi dje se shkencëtarët e vendit të tij kanë zbuluar një vaksinë për njeriun kundër formës aktuale të virusit H5N1 të gripit të shpendëve.

Gripi i shpendëve është përhapur tashmë në të gjitha vendet e Europës dhe situata vazhdon të vështirësohet nga dita në ditë. Nga virusi i rrezikshëm H5N1 kanë gjetur vdekjen të paktën 76 vetë në Azi, ndërkohë në Europë nuk janë shënuar viktima mes njerëzve.(Flomed)

OBSH: Mishi dhe vezët e shpendëve të gatuara mirë janë të parrezikshëm


Organizata thotë se është e shqetësuar që njerëzit mund ta ndërpresin konsumin e mishit të shpendëve për shkak të frikës nga gripi i shpendëve. Gjatë kohës kur mbizotëronte frika nga sëmundja e lopës së tërbuar, shitja e mishit të gjedhit ra në mënyrë dramatike. Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Jan Simons, thotë për Zërin e Amerikës se nuk ka asnjë arësye për panik. “Në këtë fazë, nuk ka prova që dikush të jetë sëmurë me gripin e shpendëve si rezultat i konsumit të mishit dhe vezëve të shpendëve të gatuara mirë. Pra, nuk ka asnjë arësye të ndërpritet konsumi i këtyre produkteve, për duhet garantuar që, me çdo kusht, mishi dhe vezët e shpezëve janë të gatuara mirë”.
Organizata thotë se gatimi i kujdedsshëm shkatërron çdo virus, përfshirë variantin vdekjeprurës tëgripit të shpendëve, H5N1. Edhe vezët e shpendëve të infektuara mund ta kenë marrë virusin. Prandaj, Organizata Botërore e Shëndetit këshillon banorët e zonave të prekura të mos hanë vezë të gjalla ose të pagatuara mirë.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin thotë se zogj nga tufa të infektuara nuk duhet të përdoren për ushqim kafshësh. Por organizata thotë se konsumatorët nuk rrezikojnë të infektohen me virusin e gripit të shpendëve nga kontakti me shpendë apo po të hanë mishin e tyre në zonat e paprekura.
Zoti Simpson thotë se banorët në zonat e prekura shpesh ekspozohen ndaj variantit H5N1 të virusit gjatë asgjësimit të shpendëve apo përmes prekjes së shpendëve të sëmura apo të ngordhura. Ai thotë se njerëzit duhet të marrin masa mbrojtëse. “Për shembull, njerëzit që përgatisin shpendët, në rastin më të mirë, duhet të kenë maska në fytyrë dhe doreza në duar. Zona ku i mbajnë shpendët, duhet të jetë e mbrojtur me masa higjenike, plotësisht e pastër, pra, në fund të ditës apo turnit, mbeturinat duhet të largohen dhe asgjësohen, në mënyrë që të mos paraqesin rrezik për njerëzit e tjerë”.
Organizata Botërore e Tregëtisë thotë se mishi i pagatuar nuk duhet mbajtur në një vend me ushqimet e përgatitura për të shmangur infektimin. Ai thotë se njerëzit që përgatisin ushqimet në zonat e prekura nga grupi i shpendëve, duhet të lajnë duart shpesh, si dhe të dezinfektojnë të gjitha sipërfaqet ku punohet, bashkë me veglat.
Në zhvillime të tjera lidhur me gripin e shpendëve, autoritetet turke thonë se edhe tre persona të tjerë rezultuan pozitivë në një spital të Ankarasë. Por guvernatori i qytetit, Kemal Onal, nuk e specifikoi nëse ata janë prekur nga varianti vdekjeprurës i virusit H5N1. Këto janë rastet më të fundit në Turqi pas vdekjes së dy të rinjve, vëlla e motër, nga i njëjti virus javën e kaluar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gjithë të dhënat e deritanishme tregojnë se ata e kishin marrë virusin nga kontakti fizik me shpendë të infektuar.( Liza Shlajn: VOA-shqip)





UNMIK IPVQ
Provisional institutions of self-government
Institucionet e përkohshme të vetqeverisjes
Privremene institucije samoupravljanja

MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA
MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke u bazuar në:
Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/19 të datës 13. shtator 2001 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, neni 1.3 pika (d) dhe nenit 8 paragrafi 8.1 pika (d) si dhe paragrafi 8.2 të Ligjit për Veterinarinë nr. 2004/21 të datës 30.07.2004.
Nxjerr sa vijon:


UDHËZIM ADMINISTRATIV MA-Nr.24/2005

Për luftimin e Sëmundjes zoonotike të shpezëve” GRIPI I SHPEZEVE”
( AVIAN INFLUENZA)


DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Qëllimi

Neni 1

1. Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen masat e kontrollit për luftën kundër sëmundjes infektuese Zoonoza - Gripi i shpezëve - Avian Influenza te shpezët, pëllumbat garues dhe shpezët tjera të kafazit në territorin e Kosovës.
2. Ky Udhëzim Administrativ nuk do të zbatohet në zbulimin e sëmundjes së shpezëve - Avian Influenza te shpezët të cilat jetojnë të lira në natyrë, por lidhur me këtë organi kompetent duhet të informojë Komisionin e Bashkësisë Evropiane mbi masat e ndërmarra në Kosovë.

Neni 2

Për kuptimin e këtij Udhëzimi Administrativ, termat, shkurtesat dhe shprehjet e përdorura kanë këtë domethënie:

(a)“Shpezë e infektuar “ nënkupton çdo shpezë në të cilën prania e sëmundjes zoonotike Avian Influenza është konfirmuar zyrtarisht pas ekzaminimeve të bëra në laboratorin e aprovuar;
(b) “Shpezët e dyshuara” nënkuptojmë çdo shpezë që tregon shenja klinike apo dëmtime “post – mortem” dhe si të tilla prania e sëmundjes së Avian Influences mund të dyshohet me arsye se shpezët për të cilat dyshohet se janë të kontaminuara nënkupton çdo shpezë e cila në mënyrë direkte apo indirekte i është ekspozuar virusit të sëmundjes Gripi i Shpezëve - Avian Influenza;
(c) “Organi kompetent“nënkupton Agjensionin Veterinar dhe të Ushqimit të Kosovës - AVUK.
(d) “Veterinari zyrtar” nënkupton Veterinarin e emëruar nga Organi kompetent - AVUK;
(e) “Pëllumbi garues - postar”, nënkupton pëllumbin e dedikuar për bartjen e postës nga kafazi në një vend tjetër dhe anasjelltas;
(f) “Kafazi për pëllumba”, nënkupton çdo vend për vendosjen për mirëmbajtje dhe kultivim të pëllumbave garues;
(g) “OIE”, nënkupton Organizatën ndërkombëtare për epizootiologji me seli në Paris;
(h)”Shpezët e egra “ - nënkupton shpezët te cilat janë te lira ne natyre (shpezët e egra: bibat, patat, rosat, thëllëzat, fazanët, harabelat, e kafshët e tjera migruese).
(i) “Shtabi i krizës”, nënkupton Grupin punues i cili merret me aktiviteteve rreth sëmundjes së shpezëve.
(j) “MBPZHR”nënkupton Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
(k) “Zoonozë” nënkupton sëmundjet te cilat janë te transmetueshme nga kafshët tek njerëzit.
Neni 3

“Organi kompetent” do të sigurojnë lajmërimin e menjëhershëm dhe të detyrueshëm për dyshimin e pranisë së sëmundjes zoonotike Gripi i Shpezëve - Avian Influenza.
Neni 4

1. Kur në pronë dyshohet se shpezët janë të infektuara apo të kontaminuara me sëmundjen zoonotike Gripi i Shpezëve - Avian Influenza, organi kompetent do të sigurojnë që Veterinari zyrtar menjëherë të aktivizoj masat e hetimit për të konfirmuar ose të përjashtoj praninë e sëmundjes dhe duhet të marrë ose ka marrë mostrat e nevojshme për ekzaminime laboratorike .
2. Sapo të lajmërohet infektimi i dyshuar autoriteti kompetent do t’a vë pronën nën mbikëqyrje zyrtare dhe në veçanti do të kërkoj që:
(a) të regjistroj të gjitha kategoritë e shpezëve në pronë, duke treguar respekt për secilin lloj të shpezëve, si dhe numrin e shpezëve të cilat kanë vdekur (ngordhur), të cilat tregojnë shenja klinike dhe të cilat nuk tregojnë shenja. Shënimet të ripërtërihen, përfshirë zogjtë e lindur apo ata të cilët ngordhin gjatë periudhës së ekzistimit të dyshimit. Të dhënat në shënime të ripërtërihen dhe të paraqiten me kërkesë dhe kontrollohen në secilën vizitë;
(b) Të gjitha shpezët mbahen të vendosura në pronë apo të izoluara në disa vende tjera, ku mund të izolohen dhe pa pasur kontakt me shpezët e tjera;
(c) Asnjë shpezë nuk mund të hyjë apo të dalë nga prona;
(d) Ndalohet qarkullimi i njerëzve, kafshëve tjera dhe automjeteve në pronë, mishit të shpezëve, ushqimit të kafshëve, inventarit, plehut dhe të atyre gjërave që mund të bartin kolerën e shpezëve - New Castle, pa lejen paraprake të organit kompetent;
(e) Asnjë vezë nuk mund të largohet nga prona me përjashtim të vezëve të dërguara direkt në Ndërmarrjen e aprovuar për prodhim dhe /apo përpunim të produkteve të vezëve pa autorizim nga organi kompetent.
(f) Në hyrje dhe dalje të objektit ku janë të vendosura shpezët dhe të vetë pronës, duhet të vendosen pikat për dezinfektim;
(g) Të zbatohet një hetim epiziootologjik
3. Derisa masat zyrtare të paraqitura të hyjnë në fuqi ku pronari apo mbajtësi i shpezëve në të cilat dyshohet në sëmundje, të ndërmarrë veprimin e arsyeshëm.
4. Organi kompetent mund të aplikoj ndonjërën prej masave të parashikuara edhe në pronat tjera të japë arsyet që të dyshoj në kontaminimin e mundshëm për vendin konfiguracionin apo kontaktet me pronën ku dyshohet në sëmundje.
5. Masat e referuara do të tërhiqen përderisa dyshimi në sëmundjen Avian Influenza të përjashtohet nga Veterinari Zyrtar.

Neni 5

Pasi zyrtarisht të konfirmohet prania e sëmundjes Gripi i Shpezëve - Avian Influenza në shpezët e një prone, Organi kompetent në vazhdim të masave të cekura në Nenin 4 të këtij Udhëzimi Administrativ kërkon që të ndërmerren masat shtesë vijuese:
(a) Të gjitha shpezët pa u vonuar të asgjësohen në vendndodhje. Të gjitha vezët e shpezëve të cilat kanë ngordhur, ose janë asgjësuar të shkatërrohen. Këto veprime do të ndërmerren në atë mënyrë që të minimizoj rrezikun e përhapjes së sëmundjes;
(b) Çdo substancë dhe mbeturinë e ushqimit të kafshëve apo pleh të dyshuar për infektim, do të shkatërrohen ose trajtohen në bazë të udhëzimeve të veterinarit zyrtar;
(c) Kur shpezët nga prona janë therur gjatë periudhës së supozuar të inkubacionit të sëmundjes, mishi nga ato shpezë të zbulohet dhe të shkatërrohet kudo që është e mundur;
(d) Vezët e vendosura për inkubacion gjatë periudhës së inkubacionit të sëmundjes të cilat janë nxjerrë nga prona, do të zbulohen dhe shkatërrohen, kurse shpezët që i kanë çelë zogjtë nga ato vezë, do të jenë nën mbikëqyrjen e veterinarit zyrtar.
(e) Pas zbatimit të operacioneve të cekura ndërtesat e përdorura për strehimin e shpezëve, rrethimet e tyre, automjetet e përdorura për transport, si dhe të gjitha pajisjet e tjera që mund të jenë të kontaminuar do të pastrohen dhe dezinfektohen sipas dispozitave të Nenit 11të këtij Udhëzimi Administrativ;
(f) Asnjë shpezë nuk mund të rivendoset në pronë deri së paku 21 ditë pas kompletimit të operacioneve të siguruara.
(g) Do të zbatohet një hetim epizootiologjik

Neni 6

1. AVUK do të ndërmerr masa shtesë:
a) Ndalesën për largimin apo përhapjen e shtrojës së përdorur apo plehut të shpezëve pa autorizim;
b) Ndalesën e ekspozitave, tregjeve, demonstrimeve ose grumbullimit të shpezëve apo zogjve të tjerë
2. Masat e aplikuara në zonën mbrojtëse do të mirëmbahen 21 ditë pas zbatimit të operacioneve preliminare të pastrimit dhe dezinfektimit në pronën e infektuar dhe atë në pajtim me Nenin 11 të këtij Udhëzimi Administrativ.
3. Masat e aplikuara në zonën e mbikëqyrjes do të përfshijë:
(a) Identifikimin e të gjitha pronave me shpezë brenda zonës;
(b) Kontrollin e lëvizjes së shpezëve dhe vezëve për klloçitje brenda zonës;
(c) Ndalimin e lëvizjes së shpezëve jashtë zonës gjatë 15 ditëve të para, përveç lëvizjes direkte në thertore jashtë zonës së mbikëqyrjes e cila është e përcaktuar nga Organi kompetent, duhet të aplikohen shenjat speciale në mishin e këtyre shpezëve;
(d) Ndalimin e lëvizjes së vezëve për klloçitje në zonën e mbikëqyrjes, përderisa të përcaktohet vendi për klloçitje nga Organi kompetent. Para nisjes vezët dhe paketimet e tyre duhet të dezinfektohen;
(e) Ndalesën në lëvizjen e shtrojës së përdorur dhe plehut të shpezëve jashtë zonës;
(f) Ndalesën e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë.
4. Masat e aplikuara në zonën e mbikëqyrjes do të vazhdojnë së paku 30 ditë pas zbatimit të operacioneve preliminare të pastrimit dhe dezinfektimit në pronën e infektuar në pajtim me Nenin 11 të këtij Udhëzimi Administrativ. Konsiderohet se rreziku i sëmundjes zoonotike Gripi i Shpezëve - Aviana Influenza ka kaluar kur prej rastit të fundit të ngordhjes në zonën e infektuar ka kaluar së paku 30 ditë, dhe me kushte të zbatimit të gjitha masave të cilat janë paraparë nga organi kompetent.
5. Kur hetimet epizootiologjike të referuara në Nenin 7 të këtij Udhëzimi Administrativ konfirmojnë se shpërthimi është si pasoj e infektimit dhe se nuk ka fakte të shpërthimit anësor, atëherë madhësia dhe kohëzgjatja e zonave të mbrojtjes dhe mbikëqyrjes mund të zvogëlohet nga ana e Organit kompetent.



Neni 7

1. Në rastet kur prona përbëhet nga dy apo më shumë tufa, Organi kompetent në pajtim me kriteret e caktuara do të kërkoj:
2. Për tufat e shëndosha të pronës së infektuar të siguroj se Veterinari zyrtar ka konfirmuar operacionet e zbatuara dhe tufat si të tilla janë të ndara plotësisht në lidhje me strehimin, mbajtjen dhe të ushqyerit, në mënyrë që shkaktari i sëmundjes të mos përhapet nga njëra tufë në tufën tjetër.
3. Hetimi epizootiologjik do të merret me:
a) Kohëzgjatjen, gjatë së cilës sëmundja zoonotike Gripi i Shpezëve - Avian Influenza mund të jetoj në pronë apo në kafazin e pëllumbave;
b) Origjina e mundshme e sëmundjes zoonotike Avian Influenza në pronë ose në strehimoret e pëllumbave dhe identifikimin e pronave të tjera ose strehimoreve të pëllumbave në të cilat mbahen shpezët, pëllumbat apo zogjtë e tjerë të mbajtur në izolim, të cilat mund të infektohen apo kontaminohen nga i njëjti burim;
c) Lëvizja e personave, shpezëve, pëllumbave apo zogjve të tjerë të mbajtur në robëri ose kafshëve të tjera, automjeteve, vezëve, mishit dhe karkaseve dhe ndonjë mjet apo substancë e cila ka mundësi të bart shkaktarin e sëmundjes zoonotik Avian Influenza në pronë ose jashtë pronës apo strehimores së pëllumbave në fjalë.
4. Me qëllim të koordinimit të plotë të masave të domosdoshme për çrrënjosjen e sëmundjes së gripit të shpezëve - Avian Influenza dhe me qëllim të implementimit të ekzaminimeve epizootologjike, duhet të themelohet Shtabi nacional i krizës i cili vepron nën mbikëqyrjen e Organit kompetent.

Neni 8

1. Kur Veterinari zyrtar ka arsye të dyshoj se shpezët e ndonjë prone mund te jenë infektuar si rezultat i lëvizjes së personave, kafshëve apo automjeteve apo në ndonjë mënyrë tjetër, prona do të vendoset nën kontroll zyrtar në pajtim me Nenin 4 të këtij Udhëzimi Administrativ.
2. Qëllimi i kontrollit zyrtar do të jetë që të zbuloj menjëherë ndonjë dyshim të sëmundjes së gripit të shpezëve Avian Influenza, të numëroj shpezët dhe monitoroj lëvizjet e tyre;
3. Kur prona është subjekt i kontrollit zyrtar, Organi kompetent do të ndaloj largimin e shpezëve nga prona, përveç për transport të drejtpërdrejt në thertore dhe atë nën mbikëqyrje zyrtare për qëllim të therjes së menjëhershme. Para se të pranohet një autorizim i tillë Veterinari zyrtar duhet të kryej një ekzaminim klinik të të gjitha shpezëve për të përjashtuar praninë e sëmundjes së Gripit të shpezëve Avian Influenzes në pronë. Reduktimi i qarkullimit sipas këtij neni zgjatë 30 ditë nga infektimi i fundit potencial.
4. Kur të konsiderohet se kushtet lejojnë autoriteti kompetent mund të kufizoj masat e siguruara në këtë Nen në një pjesë të pronës dhe të shpezëve të cilat gjenden aty, të siguruara se shpezët janë strehuar, mbajtur dhe ushqyer plotësisht të ndara .
5. Kur Veterinari zyrtar ka arsye të dyshoj në pëllumbat garues apo në ndonjë strehimore të pëllumbave se janë të infektuara me virusin e sëmundjes së gripit të shpezëve Avian Influenzes, do të marrë të gjithë hapat e duhur që të siguroj se strehimorja e pëllumbave është subjekt i restrikcioneve, përfshirë të gjitha ndalesat e lëvizjes së pëllumbave garues jashtë strehimores së pëllumbave për 21 ditë.

Neni 9

1. Kur zyrtarisht të konfirmohet diagnoza e sëmundjes së Gripit të shpezëve Avian Influenza në shpezë Organi kompetent duhet të krijoj zonën mbrojtëse përreth pronës së infektuar, duke u bazuar në radiusin minimal prej tre (3) kilometrave. Krijimi i zonave duhet të llogarisë edhe faktorët gjeografik, administrativ, ekologjik dhe epizootiologjik në lidhje me sëmundjen e Gripit të shpezëve Avian Influenza, si dhe pajisjeve monitoruese.
2. Masat e aplikuara në zonën mbrojtëse do të përfshijnë:
(a) Identifikimin e të gjitha pronave me shpezë brenda zonës;
(b) Vizita periodike të të gjitha pronave me shpezë, ekzaminimin klinik të atyre shpezëve, përfshirë edhe marrjen e mostrave, nëse është e nevojshme për ekzaminime laboratorike, duhet të mbahen shënimet e vizitave dhe konkluzioneve;
(c) Mbajtja e të gjitha shpezëve në strehimoren ku jetojnë, apo në vende të tjera ku mund të izolohen;
(d) Përdorimi i mjeteve të duhura për dezinfektimit në hyrje dhe dalje të pronës;
(e) Kontrolli i personave të cilët mbajnë shpezët, therin shpezë, vezët dhe automjetet të cilat bartin shpezët, mishin e shpezëve (karkasat) dhe vezët brenda zonës; Në përgjithësi transporti i shpezëve do të ndalohet përveç transitit të madh nëpër autostrada dhe hekurudha;
(f) Ndalesa e largimit të shpezëve dhe vezëve për inkubacion nga prona në të cilën janë të vendosura, gjerë në lejimin e transportit nga Organi kompetent.
(g) Thertorja për therje urgjente preferohet të jetë brenda zonës së infektuar, nëse kjo nuk është e mundur, atëherë caktohet një thertore tjetër jashtë zonës së infektuar nga Organi kompetent, për të cilën duhet siguruar shenja shëndetësore të veçanta.

Neni 10

Organi kompetent do të sigurojnë që:
(a) Organi Kompetent të përcaktoj masat e lejimit të vështrimit të lëvizjes së vezëve, shpezëve dhe zogjve të mbajtura të mbyllura ;
(b) Pronari ose mbajtësi i shpezëve dhe /ose pëllumbave garues, në përgjigje të të ndonjë kërkese nga organi kompetent të japë informacione në lidhje me shpezët dhe vezët të cilat hyjnë ose dalin nga prona e tij, si dhe informacionet për panairet dhe ekspozitat në të cilat pëllumbat garues kanë marrë pjesë;
(c) Të gjithë personat e kyçur në transportin ose tregtimin e shpezëve, vezëve, pëllumbave garues si dhe zogjve të cilët janë mbajtur të mbyllur do të duhej të japin informata Organit kompetent për lëvizjet e shpezëve, vezëve, pëllumbave garues si dhe zogjve të tjerë të mbyllur të cilët janë transportuar ose tregtuar dhe të furnizoj me të gjitha të dhënat në lidhje me informatat e tilla.

Neni 11

Organi kompetent do të sigurojnë që:
(a) Dezinfektantët të përdoren në koncentrimet e tyre, zyrtarisht të aprovuara nga organi kompetent ;
(b) Operacionet e pastrimit dhe dezinfektimit të zbatohen nën mbikëqyrje zyrtare dhe në pajtim me :
(i) Instruksionet dhëna nga Veterinari Zyrtar dhe
(ii) Procedurat për pastrim dhe dezinfektim në pronën e infektuar.




Neni 12

Marja e mostrave dhe testimi laboratorik do të zbatohet për të zbuluar praninë e virusit të sëmundjes Gripi i Shpezëve - Avian Influenza. Marrja e mostrave dhe transporti i tyre do të jenë nënë mbikëqyrje të Veterinarit zyrtar.

Neni 13

Organi kompetent do të marrë të gjitha masat e nevojshme që personat në zonën e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes të informohen për restrikcionet në fuqi dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme për implementimin e masave të caktuara me Ligjin veterinar.

Neni 14

1. Organi kompetent do ta siguroj që:
(a) Laboratori kombëtar të mbaj autorizimin e plotë për tipet e antigjeneve biologjike të virusit të sëmundjes Gripi i Shpezëve - Avian Influenza në çdo kohë dhe të konfirmoj rezultatet në këtë sëmundje.
(b) Vaksinat për sa i përket cilësisë efikasitetit, fortësisë, pastërtisë dhe profilaksës urgjente të përdorimit në vendin e shpezëve dhe vet shpezët, janë çështje e inspekcionit
2. Laboratori kombëtar do të jenë përgjegjës për koordinimin e standardeve dhe metodave të diagnostifikimit, përdorimin e reagjentëve dhe testimin e vaksinave për:
(a) sigurimin e reagensëve për diagnostifikimit e sëmundjes;
(b) Kohë pas kohe do të caktojnë teste krahasuese me laboratorët referente për Gripin e Shpezëve - Avian Influenza;
3. Laboratori kombëtar të do të veproj së bashku me Laboratorin referent të Unionit Evropian të referuar në nenin 15 të këtij Udhëzimi Administrativ.

Neni 15

Laboratori referent i Unionit Evropian për sëmundjen e gripit të shpezëve, duhet të konfirmojnë zyrtarisht praninë e sëmundjes Gripi i Shpezëve - Avian Influenza.

Neni 16

Organi kompetent do të sigurojnë që:
(a) Vaksinimi kundër sëmundjes së Gripit të shpezëve - Avian Influenza me vaksinat e autorizuara nga Organi kompetent, mund të përdoren për qëllime profilaktike apo për shtimin e masave të kontrollit të zbatuara me rastin e shfaqjes së sëmundjes;
(b) Të vetmet vaksina të lejuara janë ato të cilat kanë marrë autorizimin për qarkullim nga Organi kompetent.




Neni 17

Kur sëmundja e Gripit të shpezëve - Avian Influenza konfirmohet nga Organi kompetent do të sigurojnë që të plotësoj masat tjera të kontrollit , të siguruara në këtë Udhëzim Administrativ që të mund të specifikoj zonat territoriale dhe periodën në të cilën do të zbatohet vaksinimi i menjëhershëm dhe sistematik (vaksinimi emergjent) i specieve të caktuara të shpezëve dhe atë nën kontroll zyrtar. Ndalohet vaksinimi ose rivaksinimi i shpezëve në pronën e cila është subjekt i restrikcioneve të referuara në Nenin 4 të këtij Udhëzimi Administrativ.

Neni 18

1. Ku dyshohet se pëllumbat postar dhe zogjtë e mbyllur janë infektuar me sëmundjen e Gripit të shpezëve - Avian Influenza, Shtetet anëtare do të sigurojnë që veterinari zyrtar do të filloj menjëherë procedurat zyrtare të hetimit për konfirmimin ose informimin mbi praninë e sëmundjes; në veçanti ai do të marrë mostrat adekuate ose do të vërtetoj marrjen e mostrave për ekzaminime laboratorike .
2. Sapo të njoftoi për dyshimin, Organi kompetent do t’a vë pronën ose vendstrehimin e pëllumbave nën mbikëqyrje zyrtare në mënyrë që pëllumbi ose zogu i mbajtur në kafaz, si dhe asgjë tjetër që mund të transmetoj sëmundjen e Gripit të shpezëve - Avian Influenza nuk mund t’a lëshoj pronën ose vend-strehimin .
3. Masat e siguruara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk do të tërhiqen përderisa të përjashtohet dyshimi nga Veterinari zyrtar në sëmundjen e Gripit të shpezëve - Avian Influenza.
4. Posa të konfirmohet zyrtarisht prezenca e sëmundjes së Gripit të shpezëve - Avian Influenza, Organi kompetent ndër të tjera do të urdhëroj:
(a) Aplikimin e masave të kontrollit dhe çrrënjosjes, të siguruara në nenin 5 paragrafi (a) , (b), dhe (f) për pëllumbat postar dhe zogjtë e mbajtur në kafaz dhe vend-strehimet e infektuara të pëllumbave me sëmundjen e Gripit të shpezëve - Avian Influenza
(b) Së paku:
(i) Ndalesë së lëvizjes së pëllumbave ose zogjve të mbajtur të mbyllur jashtë vendstrehimit të pëllumbave dhe ose pronës së paku 60 ditë pas zhdukjes së shenjave klinike të sëmundjes,
(ii) Shkatërrimin ose trajtimin e ndonjë përmbajtjeje ose plehu që duket se është i infektuar. Trajtimi duhet të garantoj shkatërrimin e ndonjë shkaktar të sëmundjes së Gripit të shpezëve - Avian Influenza dhe të gjithë plehut të grumbulluar gjatë periudhës 60 ditësh të referuar në paragrafin 4 pika (b) nënpika (i) të këtij neni;
(c) Duhet bërë një hetim epizotiologjik sipas nenit 7 të këtij Udhëzimi Administrativ.





Neni 19

Mos respektimi i këtij Udhëzimi Administrativ do të sanksionohet me gjobat e parapara me nenin 45 paragrafi 45.2 të Ligjit te Veterinarisë.


Neni 20

Ky Udhëzim Administrativ hynë në fuqi ditën e nënshkrimit të tij.


Prishtinë, më 22.09.2005


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë
dhe Zhvillimit Rural
Zëvendësministri,
________________
/Tomë Hajdaraj/
www.mafrd-ks.org