Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, mars 31, 2006

Leter e hapur Kryeministrit dhe ministrit Shqiptare te Shendetesise

List: Art-Cafe
[Art-Cafe] Zotit Baxhaku Leter e hapur Ministrit teShendetesise Shqiptare
Bruqi Flori bruqi-flori at hotmail.com
Wed Mar 29 14:16:03 EST 2006

Previous message: [Art-Cafe] Zotit Baxhaku Leter e hapur Ministrit te Shendetesise Shqiptare
Next message: [Art-Cafe] Dy shtatore !
Messages sorted by: [ date ] [ thread ] [ subject ] [ author ]

--------------------------------------------------------------------------------

Republika e Shqiperise -Tirane
Kabinetit te Kryeministrit shqiptare

Personalisht :Prof.dr.Sali Berisha,kryeminister
kryeministri at km.gov.al,info at km.gov.al

I nderuari z kryeminister Sali Berisha,

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar z.Pierre-P.Simsia,Dilaver Baxhaku,Flori
Bruqi,Merita Bajraktari e qindra intelektuale te tjere kerkojme nga Ju qe
URGJENTISHT nga Fondi i Buxhetit te Thesarit te shtetit Shqiptare ti
ndihmoni femiut Aleks Zefit nga Resheni,per sherimin e tij sa me pare jashte
shtetit shqiptare.Te indinjuar per kete apel ju bejme thirrje publike qe ju
si kryeminister dhe mjek te merrni kete iniciative qe kjo ceshtje te
zgjidhet ne te mire te Aleksit te vogel...
Dhashte zoti qe ky APEL i yne nuk do te hase ne vesh te shurdher nga Ju
-Qeveria jone,si dhe te gjithe ata qe kane mundesine ti ndihmojne ALEKS
ZEFIT!

Me respekt,

Mr.sc.Flori Bruqi,shkrimtar nga Kosova

RrugaVelania 2/7 nr.63
10010 Prishtine,Kosove
Tel/faks:++38138516064
Celualri:++37744123531
E-mail:bruqi-flori at hotmail.com
E-mail:floribruqi at yahoo.com

Ne Prishtine,29.03.2006.

>From: Panodi2802 at aol.com
>Reply-To: Art-Cafe prane jush
>To: art-cafe at alb-net.com
>Subject: Re: [Art-Cafe] Zotit Baxhaku Leter e hapur Ministrit te
>Shendetesise Shqiptare
>Date: Wed, 29 Mar 2006 08:00:58 EST
>
> --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
>
>


>
>Zoti Baxhaku.
>Kjo leter nuk eshte derguar ne kabinetin e Ministrit te Shendetesise,
>sepse
>nuk kam adresat elektronike per t'i derguar, por, meqenese kjo leter e
>hapur
>eshte shperndare ne disa lista te ndryshme ne Internet, besoj se do shkoje
>edhe ne veshin e ministrit ne fjale.
>Mendimi juaj dhe i imi i para disa diteve se, jo vetem ta nenshkruajme,
>por
>edhe te ndihmojme vogelushin Aleks me aq sa mundemi, nese eshte hapur
>ndonje
>llogari bankare, neqoftese shteti shqiptar nuk do te beje dicka per jeten
>e
>tij.
>Cilido te jete nismetar per nje liste ne Internet, jam i gatshem te
>ndihmoj
>dhe te nenshkruaj.
>Me respekt
>Pierre-P.Simsia
>
>In a message dated 2006-03-29 6:44:44.PD Eastern Standard Time,
>dbaxhaku at yahoo.it writes:
>
>--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
>
>
>
>Zotit P. Simsia
>
>Duke ju përgëzuar për këtë sensibilizim në listën tonë, doja t'ju pyesnja
>në
>se
>është dërguar kjo letër në kabinetin e ministrit të Shëndetësisë? Dërguar
>apo jo, unë mendoj që të bëjmë çka të jetë e mundur që letra të shkojë dhe
>të
>vëmë firmat tona ose ta firmosim si Listë.
>
>Gjithë pjesëtarëve të ArtCafe
>
>Nuk mund dhe nuk duhet të vdesë një fëmijë, vetëm pse një ministër
>shëndetësie nuk e ka kokën në vend. Çfarë do të bënte tjetër ky
>institucion, nëse nuk
>do të merrte masat për t'i ofruar ndihmën e nevojshme një qytetari në
>rrezik
>eminent për jetën, për më tepër një fëmije! E vërteta është se raste të
>një
>emergjence të lartë ka gjithënjë, por secila duhet parë me përparësinë që
>i
>takon. Gjithësesi nuk mund të jepet e nuk mund të mbahet një qëndrim total
>indiferent, që dëshmon edhe për mungesë të lartë përgjegjësie.
>
>Edhe dje kishte një artikull në një tjetër listë për këtët vogëlush të
>pafat. Autori bënte thirrje për ndihmë. Dakord, kush nuk do të jepte diçka
>për një
>fëmijë në këtë pikë halli. Por donacionet në këtë rast shërbejnë vetëm për
>të ndihmuar sadopak.Ndësa zgjidhjen duhet ta marrë përsipër shteti.Prandaj
>ka
>një shtet, prandaj paguhen taksa, që këto të ardhura të përdoren edhe për
>urgjenca të këtij lloji.
>
>Me këtë rast, u rekomandoj personave që janë në korent të këtij problemi,
>të
>vënë në dispozicion një numër llogarie të familjes, që t'i jepet mundësia
>konkrete secilit që ka mendimin të dhurojë diçka për vogëlushin Aleks.
>Nënvizoj
>se një numur llogarie në emër të prindërve të fëmijës do të ishte zgjidhja
>më e mirë, një siguri e plotë për të shkuar paratë në vendin e vet.
>
>I uroj Aleksit të vogël shërim të shpejtë!
>
>dilaver baxhaku
>
>
>
>Panodi2802 at aol.com ha scritto:
>
>--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
>
>
>Leter e hapur Ministrit te Shendetesise Shqiptare.
>
>
>Zoti Minister i Shendetesise Shqiptare!
>Si njeri me ndjenja qe jetoj ne planetin Toke, si qytetar i Republikes se
>Shqiperise, si qytetar i vendit me demokratik ne bote qe jam dhe jetoj, ne
>Sh.B.A., si baba i dy femijeve te mij, po j'u drejtohem juve,
>bashkeatdhetarit
>tim, qe keni marre apo j'u kane ngarkuar nje detyre te rendesishme
>shteterore
>te drejtoni nje institucion ne sherbim te shendetit te bashkeqytetareve te
>tu,
>Minister i Shendetesise i Republikes se Shqiperise.
>Vendosa t'ju drejtohem me kete leter te hapur me dhimbjen dhe indinjaten
>time duke u njohur me nje pergjigje tuajen te diteve te fundit, sa e
>cuditeshme
>aq edhe e pabesuar, dhene nje femije pacient qe lufton me vdekjen per
>jeten
>dhe te ardhmen e jetes se tij.
>Pergjigjja juaj zoti Minister per pacientin vogelush Aleks Zefi nga nje
>fshat i Reshenit qe jeton dhe do te jetoje gjithe jeten e tij me solina
>per ta
>furnizuar zemren e tij me okigjen eshte me teper se fyese.
>E kujt tjeter ky vogelush do t'i kerkonte ndihme se shtetit te tij,
>qeverise
>se vendit te tij?
>Ajo pergjigje zoti Minister i shendetesise Shqiptare e dale nga goja juaj,
>nga institucioni me i larte i Shendetesise Shqiptare te shqeteson, madje
>te
>revolton.
>Dy prinder te vuajtur dhe te pafate, qe ne nje kohe shume te shkurter
>vdekja
>e pameshirshme iu ka rrembyer dy femijet e tjere te mitur, vellezer te
>Aleksit, po presin me ankth dhe frike cdo dite trokitjet e vdekjes mizore
>qe t'i
>rrembeje edhe Aleksin e urte dhe te pafaj, Aleksin engjell.
>Dy prinder, zoti minister, po j'u shtrijne doren e ndihmes, te meshires
>kristiane, nese do ta quaja keshtu, po ngrejne zerin e tyre me dhimbjen e
>prindit
>per femijen, per t'i shpetuar jeten (mendo z. minister, dy prinder j'u
>quajne perendi, per t'i shpetuar jeten e femijes se tyre) po kerkojne
>ndihmen
>tuaj, ndihmen e shtetit dhe qeverise se shtetit te tyre ku ata jetojne.
>Zoti Minister!
>Nuk e di dhe nuk mund ta kuptoj, ne c'gjendje dhe ne c'kushte jeni
>ndodhur,
>kur keni marre nje vendim te tille, t'i pergjigjeni jetes se femijes Aleks
>Zefi!
>Si mund te dale nje pergjigje e tille nga goja e nje ministri shendetesie,
>qe nje femije, i cili nuk eshte me shume se gjashte vjec te jetoje gjithe
>jeten e tij me solina furnizim oksigjeni ne nje fshat malor te Shqiperise,
>per
>vete kushte qe eshte Shqiperia e sotme.
>Ne nje kohe kur mungesa e energjise elektrike pushton kryeqytetin Tirane,
>a
>mund te mendohet se cfare energji elektrike do kete ai fshat malor ku
>jeton
>vogelushi i mire fatkeq, qe semundja e tij e lejon te levize vetem kater
>metra?!
>Eshte qesharake ajo "ndihme" qe i afroni Ju pacientit te vogel.
>Zoti Minister!
>Pergjigjja juaj ndaj jetes dhe te ardhmes se vogelushit Aleks Zefi nuk
>eshte
>nje deklarate e shpejtuar dhe e pamenduar e dale nga goja e ministrit te
>shendetesise. (Minister i Shendetesise! Sa jetesore, shpresedhenese dhe
>humanitare tingellon kjo fjale!) Ajo eshte nje pergjigje deklarate e
>menduar dhe e
>studiuar dhe, sipas te menduarit dhe te studiuarit tuaj, me lejoni t'ju
>them
>zoti minister, JENI GABIM.
>Ju personalisht, si Minister i Shendetesise Shqiptare beni pjese ne
>kabinetin e Qeverise Shqiptare.
>Ju pyes: E keni shtruar per diskutim valle kete shqetesim ne Keshillin e
>Ministrave ne prani edhe te vete Kryeministrit te Shqiperise? Nuk besoj ta
>keni
>bere nje gje te tille, ndryshe nuk do ishte ajo pergjigje nga ana juaj, ne
>nje kohe, kur mjekesia shqiptare nuk eshte e afte te sheroje pacientet e
>saj
>(nuk e kam fjalen per pacientet president, kryeminister, ministra dhe ata
>qe i
>rrethojne, sepse, per nje sperdredhje damari ne dore apo shembje te
>gjurit,
>shteti menjehere eshte i gatshem dhe i afte t'i dergoje ata "paciente" ne
>spitalet e huaja.
>Nuk eshte aq i varfer Shteti Shqiptar, zoti Minister i Shendetesise, sa te
>mos kete mundesite per ta kuruar ate femije dhe shume te tjere si ai, qe
>kane
>fatin e tij ne spitalet e huaja.
>Zoti Minister i Shendetesise Shqiptare!
>Ju lutem, zhvisheni per nje cast "kostumin" tuaj te ministrit dhe vishni
>"kostumin" e prindit, pastaj merrni mundimin t'i pergjigjeni pacient
>vogelushit
>Aleks Zefi dhe prinderve te tij.
>Zoti Minister i Shendetesise! Nese pergjigjja deklarate e juaja ka qene e
>shpejtuar dhe e pamenduar, j'u bej thirrje si bashkeatdhetari juaj, si
>qytetar
>i ketij vendi dhe atij vendi qe jam, si prind, si njeri, si baba i
>femijeve
>te mij... ta korrigjoni dhe te veproni sa me shpejte per ta ndihmuar
>vogelushin Aleks dhe prinderit e tij te pafat, te pafajshem dhe zemer
>perveluar.
>Shpresoj!
>
>Shpresoj i dashur Aleks, qe Shteti Shqiptar te ndihmoje sa me pare!
>
>Me respekt
>Pierre-Pandeli Simsia
>Nju Jork, Sh.B.A.
>
>
>______________________________________________________________
>Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.
>