Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, mars 31, 2006

Humaniteti ne peshoje

Art-Cafe] Leter e hapur Ministrit te Shendetesise Shqiptare
Bruqi Flori bruqi-flori at hotmail.com
Wed Mar 29 07:27:09 EST 2006

Previous message: [Art-Cafe] Leter e hapur Ministrit te Shendetesise Shqiptare
Next message: [Art-Cafe] Leter e hapur Ministrit te Shendetesise Shqiptare
Messages sorted by: [ date ] [ thread ] [ subject ] [ author ]

--------------------------------------------------------------------------------

I dashuri z.Simsia dhe z.Dilaver,

Emisionin ne fjale e kam pare para ca ditesh ne Vision +!

Ishte nje reportazh rrenqethes...Rrenqethse dhe te dlira ishin fjalet e zoti
P.Simsia drejtuar ministrit -ministrit i cili fatkeqesisht ska ne dore
asgje!...Ngjajshmeri si ministri i shtetit ame ,eshte ky i Kosoves Haxhi
Sadik Idriz ,me te cilin sejmenet e tij tash e 3 vjete sorollaten poshte e
larte per te bere gje prej gjeje ne shendetesine e Kosoves,por per fat te
keq...krejt per te keq...Korrupsioni shendetesor eshet ne kulm...pa
barera...haj medet haj...me zi se ne Bangladesh...

Dhe ne fund: do te ishte mire qe dikush prej kafepiresve(nga Tirana) ta
vizitoje Aleksin e vogel dhe nga ai t'na sjellin xh.ll.bankare (te tije) qe
ne te gjithe(kush sa mundet) ti ndihmoje atij per sherim jashte vendit.

Edhe njeherit Ju falenderojme z.Simsia dhe z.Dilaver per gjestin e juaj
human dhe njerezore.

Perzemersisht
Flori Bruqi

Velania 2/7 nr.63
10010 Prishtine
Kosove

Prishtine,29.3.2006.

---------------------------------------------------------------

>From: dilaver baxhaku
>Reply-To: Art-Cafe prane jush
>To: Art-Cafe prane jush
>Subject: Re: [Art-Cafe] Leter e hapur Ministrit te Shendetesise Shqiptare
>Date: Wed, 29 Mar 2006 12:39:56 +0200 (CEST)
>
> --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
>
>


>Zotit P. Simsia
>
> Duke ju përgëzuar për këtë sensibilizim në listën tonë, doja t'ju
>pyesnja në se
> është dërguar kjo letër në kabinetin e ministrit të Shëndetësisë?
>Dërguar apo jo, unë mendoj që të bëjmë çka të jetë e mundur që letra të
>shkojë dhe të vëmë firmat tona ose ta firmosim si Listë.
>
> Gjithë pjesëtarëve të ArtCafe
>
> Nuk mund dhe nuk duhet të vdesë një fëmijë, vetëm pse një ministër
>shëndetësie nuk e ka kokën në vend. Çfarë do të bënte tjetër ky
>institucion, nëse nuk do të merrte masat për t'i ofruar ndihmën e nevojshme
>një qytetari në rrezik eminent për jetën, për më tepër një fëmije! E
>vërteta është se raste të një emergjence të lartë ka gjithënjë, por secila
>duhet parë me përparësinë që i takon. Gjithësesi nuk mund të jepet e nuk
>mund të mbahet një qëndrim total indiferent, që dëshmon edhe për mungesë të
>lartë përgjegjësie.
>
> Edhe dje kishte një artikull në një tjetër listë për këtët vogëlush të
>pafat. Autori bënte thirrje për ndihmë. Dakord, kush nuk do të jepte diçka
>për një fëmijë në këtë pikë halli. Por donacionet në këtë rast shërbejnë
>vetëm për të ndihmuar sadopak.Ndësa zgjidhjen duhet ta marrë përsipër
>shteti.Prandaj ka një shtet, prandaj paguhen taksa, që këto të ardhura të
>përdoren edhe për urgjenca të këtij lloji.
>
> Me këtë rast, u rekomandoj personave që janë në korent të këtij
>problemi, të vënë në dispozicion një numër llogarie të familjes, që t'i
>jepet mundësia konkrete secilit që ka mendimin të dhurojë diçka për
>vogëlushin Aleks. Nënvizoj se një numur llogarie në emër të prindërve të
>fëmijës do të ishte zgjidhja më e mirë, një siguri e plotë për të shkuar
>paratë në vendin e vet.
>
> I uroj Aleksit të vogël shërim të shpejtë!
>
> dilaver baxhaku
>
>
>
>Panodi2802 at aol.com ha scritto:
> --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
>
> Leter e hapur Ministrit te Shendetesise Shqiptare.
>
>
> Zoti Minister i Shendetesise Shqiptare!
> Si njeri me ndjenja qe jetoj ne planetin Toke, si qytetar i Republikes
>se Shqiperise, si qytetar i vendit me demokratik ne bote qe jam dhe jetoj,
>ne Sh.B.A., si baba i dy femijeve te mij, po j'u drejtohem juve,
>bashkeatdhetarit tim, qe keni marre apo j'u kane ngarkuar nje detyre te
>rendesishme shteterore te drejtoni nje institucion ne sherbim te shendetit
>te bashkeqytetareve te tu, Minister i Shendetesise i Republikes se
>Shqiperise.
> Vendosa t'ju drejtohem me kete leter te hapur me dhimbjen dhe indinjaten
>time duke u njohur me nje pergjigje tuajen te diteve te fundit, sa e
>cuditeshme aq edhe e pabesuar, dhene nje femije pacient qe lufton me
>vdekjen per jeten dhe te ardhmen e jetes se tij.
> Pergjigjja juaj zoti Minister per pacientin vogelush Aleks Zefi nga nje
>fshat i Reshenit qe jeton dhe do te jetoje gjithe jeten e tij me solina per
>ta furnizuar zemren e tij me okigjen eshte me teper se fyese.
> E kujt tjeter ky vogelush do t'i kerkonte ndihme se shtetit te tij,
>qeverise se vendit te tij?
> Ajo pergjigje zoti Minister i shendetesise Shqiptare e dale nga goja
>juaj, nga institucioni me i larte i Shendetesise Shqiptare te shqeteson,
>madje te revolton.
> Dy prinder te vuajtur dhe te pafate, qe ne nje kohe shume te shkurter
>vdekja e pameshirshme iu ka rrembyer dy femijet e tjere te mitur, vellezer
>te Aleksit, po presin me ankth dhe frike cdo dite trokitjet e vdekjes
>mizore qe t'i rrembeje edhe Aleksin e urte dhe te pafaj, Aleksin engjell.
> Dy prinder, zoti minister, po j'u shtrijne doren e ndihmes, te meshires
>kristiane, nese do ta quaja keshtu, po ngrejne zerin e tyre me dhimbjen e
>prindit per femijen, per t'i shpetuar jeten (mendo z. minister, dy prinder
>j'u quajne perendi, per t'i shpetuar jeten e femijes se tyre) po kerkojne
>ndihmen tuaj, ndihmen e shtetit dhe qeverise se shtetit te tyre ku ata
>jetojne.
> Zoti Minister!
> Nuk e di dhe nuk mund ta kuptoj, ne c'gjendje dhe ne c'kushte jeni
>ndodhur, kur keni marre nje vendim te tille, t'i pergjigjeni jetes se
>femijes Aleks Zefi!
> Si mund te dale nje pergjigje e tille nga goja e nje ministri
>shendetesie, qe nje femije, i cili nuk eshte me shume se gjashte vjec te
>jetoje gjithe jeten e tij me solina furnizim oksigjeni ne nje fshat malor
>te Shqiperise, per vete kushte qe eshte Shqiperia e sotme.
> Ne nje kohe kur mungesa e energjise elektrike pushton kryeqytetin
>Tirane, a mund te mendohet se cfare energji elektrike do kete ai fshat
>malor ku jeton vogelushi i mire fatkeq, qe semundja e tij e lejon te levize
>vetem kater metra?!
> Eshte qesharake ajo "ndihme" qe i afroni Ju pacientit te vogel.
> Zoti Minister!
> Pergjigjja juaj ndaj jetes dhe te ardhmes se vogelushit Aleks Zefi nuk
>eshte nje deklarate e shpejtuar dhe e pamenduar e dale nga goja e ministrit
>te shendetesise. (Minister i Shendetesise! Sa jetesore, shpresedhenese dhe
>humanitare tingellon kjo fjale!) Ajo eshte nje pergjigje deklarate e
>menduar dhe e studiuar dhe, sipas te menduarit dhe te studiuarit tuaj, me
>lejoni t'ju them zoti minister, JENI GABIM.
> Ju personalisht, si Minister i Shendetesise Shqiptare beni pjese ne
>kabinetin e Qeverise Shqiptare.
> Ju pyes: E keni shtruar per diskutim valle kete shqetesim ne Keshillin e
>Ministrave ne prani edhe te vete Kryeministrit te Shqiperise? Nuk besoj ta
>keni bere nje gje te tille, ndryshe nuk do ishte ajo pergjigje nga ana
>juaj, ne nje kohe, kur mjekesia shqiptare nuk eshte e afte te sheroje
>pacientet e saj (nuk e kam fjalen per pacientet president, kryeminister,
>ministra dhe ata qe i rrethojne, sepse, per nje sperdredhje damari ne dore
>apo shembje te gjurit, shteti menjehere eshte i gatshem dhe i afte t'i
>dergoje ata "paciente" ne spitalet e huaja.
> Nuk eshte aq i varfer Shteti Shqiptar, zoti Minister i Shendetesise, sa
>te mos kete mundesite per ta kuruar ate femije dhe shume te tjere si ai, qe
>kane fatin e tij ne spitalet e huaja.
> Zoti Minister i Shendetesise Shqiptare!
> Ju lutem, zhvisheni per nje cast "kostumin" tuaj te ministrit dhe vishni
>"kostumin" e prindit, pastaj merrni mundimin t'i pergjigjeni pacient
>vogelushit Aleks Zefi dhe prinderve te tij.
> Zoti Minister i Shendetesise! Nese pergjigjja deklarate e juaja ka qene
>e shpejtuar dhe e pamenduar, j'u bej thirrje si bashkeatdhetari juaj, si
>qytetar i ketij vendi dhe atij vendi qe jam, si prind, si njeri, si baba i
>femijeve te mij... ta korrigjoni dhe te veproni sa me shpejte per ta
>ndihmuar vogelushin Aleks dhe prinderit e tij te pafat, te pafajshem dhe
>zemer perveluar.
> Shpresoj!
>
> Shpresoj i dashur Aleks, qe Shteti Shqiptar te ndihmoje sa me pare!
>
> Me respekt
> Pierre-Pandeli Simsia
> Nju Jork, Sh.B.A.
>