Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, shkurt 01, 2006

rom: LAKALUKA@aol.com Add to Address BookAdd to Address Book
Date: Mon, 30 Jan 2006 13:47:17 EST
To: art-cafe@alb-net.com
Subject: [Art-Cafe] Përshëndetje nga Kalifornia miku Ko lec Traboini!

--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---


I nderuari bashkëvëlla Kolec!

Unë nga reagimi yt kuptova vetëm për fjalinë e fundit të artikullit
tim, e
cila ishte vërtetë e vrazhdë, të cilën edhe vetë e kam sajuar. Por me
atë fjali
unë përfundova artikullin tim. Unë jam i sinqert, nuk shkruaj me bllofe
dhe
inate. Sikur Rugova të ket preferuar fenë katolike, ashtu kjoftë! Por
nga ana
politike rëndon shumë. Unë flasë për shqiptarin e thjeshtë, pa kurtha,
por që ka
një besim, dhe i është dedikuar besimit të tij, ai mund të bëj dicka
edhe më
të keqen kur të kuptoj se Rugova n,a është bërë shkja. Kujdo që i ka
besuar
Rugova, priftit apo dikujt, ai duhej ta mbante në sekret të plotë për
hir të
rezistencës që i bën kosovari regjimit apo sundimit serb. Sërbët ishin
të parët
që e botuan dekleratën e Dom Lush Gjergjit në gazetën e tyre "Novosti".
Ata e
bëjnë me qëllim që shqiptarët e Kosovës të ftohen nga Rugova, se na u
paska
bërë shkja. Shqiptari i thjeshtë nuk mendon si mendoj e ti, por për më
të keqen.
Këta koklavitje, këtë filizofi na e dëshirojnë serbët - shkaktim luftë
ndër
vëllazërore.
Rugova për gjatë Millosheviqit, shpesh-herë shkonte në kishë, dhe mbas
meshës, mbante edhe ndonjë fjalim për besimtarët e krishterë, duke i
bindur se ne
jemi vëllezër nga gjaku, Millosheviqi mundohej për një përqarje
efektive
ndërshqiptare. Kjo ka qenë feja e tij.
Rugova për t'i shpëtuar policisë sërbe, mbledhjet e partisë i mbante në
sallat e Shkollës Fetare Muslimane të Prishtinës, megjithëse
Millosheviqi, me
rrahje e me dru e shpërndante mbledhjen. Ky ka qenë Rugova. Unë nuk
flasë për
Rugovën, por për Dom Lush Gjergjin, që e reklamon Rugovën të tillë.
Lere familja e
Rugovës të tregoj se cka besonte e nuk besonte Rugova.
Unë kam lexuar nga historianë të huaj, se Shqiptarët nuk e kanë frigë
Zotin -
por ata frigohen kur e humbin lirinë. Ndërsa Serbët dhe Grekët i
frigohen
Zotit, sepse ata bëjnë gabime të pamëshirshme ndaj fqinjëve shqiptarë.
E sa për injorancë e fanatizëm dëshiroj që të jeshë edhe ti si unë.
Unë
dëshiroj që të më përgjigjet Dom Lush Gjergji, unë atë e kam vënë në
shënjestër si
individ dhe jo ty, zoti Kolec.
Sidoqoftë mbetësh shëndosh! Qazimi