Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, shkurt 01, 2006

From : kumanova.li
Sent : Wednesday, February 1, 2006 12:04 AM
To : "Flori Bruqi"
Subject : Ra kjo dekë e u pamë



MIME-Version: 1.0
Received: from obelix.sunrise.ch ([194.158.229.31])

KOLUMNE: Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës do të mbetet vetëm me krijues që shkruajnë me dore te majtë.



RA KJO DEKË E U PAMË



Populli shqiptar, Qeveritë shqiptare, Kuvendi i Kosovës, Ushtria e shtetit të Kosovës, delegacionet e shumë shteteve i bënë gjitha homazhet dhe nderimet me te larta kryetarit Ibrahim Rugova. Në varrim morën pjesë dhe u luten për shpirtin e tij përfaqësues te të gjitha religjioneve. Vizioni i Rugovës ishte përmbysja e diktaturës, çlirimi dhe Pavarësia e Kosovës, për këtë ai u drejtua nga Perëndimi dhe bëri mire sepse kështu përshpejtoi rrugën drejtë pavarësisë. Sikur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti ashtu edhe Ibrahim Rugova do te mbetet si figurë që i bashkon gjithë shqiptarët pavarësisht besimit qe kanë. Ibrahim Rugova do te kujtohet si një trim që luftoi me forcën dijes, dashurisë, mirësisë, paqes parime këto që i kanë te gjitha religjionet. Për ti dhëne nderime Kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës thuhet e shkruhet nga vendoret e te huajt se afër 1 milion njerëz ia mësynë Prishtinës.
................................
Vdekja e kryetarit Ibrahim Rugova la shumë punë te cilat ende nuk po dihet se kush do ti kryej por edhe ndriçoi shumë gjera për te cilat po dihet se kush dhe pse nuk po i kryen. Fjala është për disa institucione me rëndësi për jetën kulturore e shpirtërore te Kosovës siç është Lidhja e shkrimtareve te Kosovës dhe disa personalitete tjera. Mospjesëmarrja e Adem Demaçit, Rexhep Qosjes dhe disa krijuesve që për qendër gravitimi kanë Lidhjen e Shkrimtarëve te Kosovës, Universitetin e Prishtinës apo ndonjë institucion tjetër le vend për spekulime te ndryshme. Për Qosën flitet se nuk morri pjesë pasi që kishte ende inat në Ibrahim Rugovën i cili nuk ia paska lëshuar “babës së kombit” vendin e Kryetarit të Kosovës. Për Demaçin spekulohet se këtë e bënë për arsye taktike, analitikët e politikës kosovare mendojnë se Demaçi mund te shkoj ilegalisht natën te varri i Rugovës por ditën nuk e bënë një gjë te tillë sepse nuk do ta hidhëroj Boris Tadiqin.

Nuk është fjala këtu për solidarizim me Z. Tadiq pasi që atij nuk iu dha leja për pjesëmarrje në varrimin Kryetarit Rugova por për projektin “vëllazërorë” të Ballkanisë. Zotri adem Demaçi mendon se BALLKANIJA është më me rëndësi për popullin shqiptar. Thuhet se Zotri Adem Demaçi ka arrit t`i bind disa shkrimtarë dhe t`u shpjegoj si qëndron puna por mjerisht disa nuk po arrin ende ta kuptojnë Demaçin.

Shenjat e para të këtij keqkuptimi me Z. Demaçi dhe lidhjet e tij me “vëllezërit Ballkanik” janë daljet e para nga lidhja e shkrimtareve të Kosovës.

Analistet politik prognozojnë se ka rrezik që shumë shpejt në Lidhjen e shkrimtareve të Kosovës të mbeten vetëm krijuesit që shkruajnë me dore te majtë.


Dipl:ing. Ahmet Hasani

Zvicër