Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, shkurt 22, 2006

Flori Bruqi:Gripi i shpendeve(Pjesa 10-te)

Art - Café , Flori-Press , Floart , boton Buletinin për gripin e shpendeve (Pjesa 10)

Prsihtinë,23 shkurt 2006.
Gripi i shpendëve
Gripi i shpendëve (Buletinin e 10-te qe po e botojme ne w eb faqet tona virtuale “Art-Café”,”Floart “dhe “Flori-Press”)është një problem tjetër që shqetëson si mjekët edhe shkencëtarët.
Sëmundja po përhapet përmes shtegtimit të zogjve. Shpendë të infektuar janë gjetur në Azi dhe Evropë dhe mendohet se është vetëm çështje kohe kur virusi vdekjeprurës do të arrijë të përhapet nga njeriu tek njeriu.
Ekziston frika që një epidemi e gripit të shpendëve mund të përhapet me shpejtësi, siç ndodhi me gripin e shpendëve në vitin 1918, kur 20 milion deri në 50 milionë njerëz humbën jetën për shkak të kësaj sëmundjeje.
Per momentin ne Kosove nuk kemi raste te atakuara te shpezeve nga virusi Flua avian.
Shtatë shtete të BE-së të prekura nga virusi H5N1

Komisioni Evropian konfirmoi zyrtarisht rastet e infektuara me virusin e shpendëve H5N1 në gjithsejt shtatë vende anëtare të BE-së. Përveç Gjermanisë të prekura janë edhe Franca, Greqia, Italia, Austria, Sllovenia dhe Hungaria.

Ministrat e bujqësisë të këtyre vendeve njoftuan se në laboratorin e BE-së në Londër është identifikuar virusi i shpendëve të ngordhura në këto shtatë vende.
Mishi i bllokuar, i pastër nga virusi H5N1
Sasia e mishit të pulës, bllokuar në Portin e Durrësit, pas analizave nga Instituti Veterinar ka rezultuar i pastër nga virusi H5N1dhe është nxjerrë në treg.
Sipas drejtorit të Bujqësisë dhe Ushqimit në Durrës, Jonuz Tafili, pas 72 orësh kanë ardhur përgjigjet e analizave nga mostrat që u dërguan për 12 tonë mish pule të ardhur nga Brazili dhe që kishin mbërritur në Shqipëri tranzit përmes portit të Pireut në Greqi.
Sipas Tafilit, analizat kanë rezultuar negative, gjë që do të thotë që mishi është i pastër dhe pa probleme me virusin e gripit të pulave H5N1. Në këto kushte, mishi ka dalë në treg për konsum.
“Në treg po vihet re një rënie e dukshme e konsumit të mishit të pulës, në një kohë që rënie të ndjeshme ka dhe importi i këtij mishi”, - thotë ai, duke shtuar se aktualisht Shqipëria ka mbyllur dyert për importin e mishit të pulës nga të gjitha shtetet që janë prekur nga gripi i shpendëve.
Rreziku i përhapjes së gripit të shpendëve në Shqipëri ka forcuar masat e kontrollit dhe në qytetin port të Durrësit, nga pika kufitare e të cilit hyjnë një pjesë e konsiderueshme e prodhimeve të mishit.
Sipas burimeve nga dogana e portit të Durrësit, aktualisht asnjë ngarkesë me prodhime shtazore nuk ka mbërritur në portin e Durrësit përfshi këtu dhe ngarkesa nga vende fqinje, të cilat janë prekur tashmë nga virusi i gripit vdekjeprurës të shpendëve.
Rreth 30 pëllumba kanë ngordhur ditët e fundit në qytetin e Beratit, ndërsa katër prej tyre kanë ngordhur në paraditen e djeshme pranë varrezave publike në dalje të qytetit. Sipas rojës së varrezave, Polizoj Tavanxhiu, i apasionuar pas këtyre shpendëve, pohon se edhe shumë prej pëllumbave të tij kanë ngordhur.
Ai ka njoftuar inspektorët e mbrojtjes së shëndetit të kafshëve pranë DRBUMK-s, Lavdosh Toska dhe Ylli Zeka. Sipas verifikimeve të para të bëra në këto shpendë, mësohet se nuk kemi të bëjmë me virusin e gripit të shpendëve H5N1.
“Shkak i ngordhjes së pëllumbave është pesudopesti”, - thonë inspektorët. Megjithatë, mostrat e pëllumbave i kanë dërguar në Institutin e Kërkimeve Veterinare në Tiranë.
Ndërsa, sipas rojës së varrezave, Tavanxhiu, gjatë 30 viteve që ai kujdeset për pëllumbat ky është i pari rast i ngordhjes masive.
“Kisha 60 kokë dhe tani kam edhe 30 të tjerë, të cilit duket se janë të sëmurë”, - thotë ai.
Lagunat bregdetare dhe liqenet janë zonat më të rrezikuara nga gripi i shpendëve në Shqipëri. Ndërkohë që shpendët më të rrezikshëm janë shpendët migratorë të ujit.
Sipas zëvendësministrit të Mjedisit, Taulant Bino, vendet më të rrezikuara janë zonat ku këta shpendë kalojnë me shumicë.
“Rreziku më i madh është në lagunat bregdetare, por edhe në ujërat e brendshme, ku do të veçoja liqene me sipërfaqe të mëdha”, - thotë Bino, duke pranuar se tashmë frekuenca e lëvizjes së shpendëve migratorë ka ndryshuar, pasi në këtë periudhë ata vijnë nga jugu drejt veriut.
Sipas tij, fenomeni i ngordhjes së shpendëve nuk ka pse të shoqërohet me panik të madh, pasi rreziku më i madh i gripit të shpendëve vjen nga shpendët migratorë të ujit që janë mjellma, rosa dhe pata.
Ndër shpendët shtegtarë që vijnë në vendin tonë nga vendet skandinave dhe Afrika e Veriut përmendim mjellmat, pelikani, çafra, patat dhe rosat e egra, pëllumbat, turtulli.



Rreziku nga mjellmat

“Virusi H5N1 është evidentuar, për herë të parë, te mjellmat në shtete si Italia, Austria, Greqia, Gjermania dhe Sllovenia. Prandaj duhet të bëjmë kujdes më mjellmat dhe shpendët e tjerë ujorë”, - thotë Bino.
Sipas tij, deri tani nuk ka pasur ndonjë rast të ngordhjes së mjellmave në vend, pasi, nëse do të kishte, raste të tilla do të zbuloheshin, sepse ato jetojnë në sipërfaqe ujore me ujë të ëmbël pranë njerëzve.
“Në raport me migrimin e shpendëve shtegtarë që bëhet në shtete si Italia dhe Greqia, vendi ynë është më pak i rrezikuar, pasi këto vende bëjnë pjesë në akset madhore të shtegtimit deri në miliona shpend”, - thotë ai.

Zonat e rrezikuara

Sistemi i vrojtimit duhet të shtrihet në të gjitha zonat lagunore. “Në këtë periudhë, zonat më të rrezikuara nga shpendët shtegtarë që mund të mbartin virusin H5N1 janë zonat bregdetare si Butrinti, Orikumi, Narta, Karavastaja, Rrushkulli, Patoku dhe Velipoja”, - thotë Bino, duke shtuar se rreziku nuk është aspak më i vogël në liqenin e Ohrit, Prespës dhe të Shkodrës.
Sipas tij, edhe pse zonat e lartpërmendura janë zona që shërbejnë për turizëm, nuk ka vend për alarm, pasi sezoni i turizmit është herët për të filluar dhe deri atëherë shpendët shtegtarë do të jenë larguar nga vendi ynë.



Vështirësitë

Vrojtimi i terrenit nga specialistët dhe mjetet lëvizëse për kontrolle në terrenin ujor dhe tokësor janë vështirësitë e para ekonomike që hasen tek specialistët pranë zonave të rrezikuara.
Për këtë, zv.ministri Bino ka kërkuar ndihmë në këtë drejtim donatorëve të huaj. “Krahas bashkëpunimit që ka pasur Ministria e Mjedisit me institucionet që janë jashtë qeverisjes, si pushteti lokal, shoqata e gjuetarëve, subjekte të peshkimit dhe shoqata të tjera për mbajtjen nën kontroll të situatës nga rreziku i gripit të shpendëve janë evidentuar edhe vështirësitë e para”, thotë Bino.
Sipas tij, megjithëse janë dërguar forca në njerëz specialistë në zonat më të rrezikuara nga virusi H5N1 është ndjerë nevoja e kushteve më të mira për vrojtimin e situatës nga specialistët në terren
. “Ne kemi forca në terren, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Për të monitoruar zbatimin e urdhrit të ministrit Xhuveli, për bllokimin e gjuetisë është ndjerë nevoja për mjete lëvizëse për kontrolle në terrenin ujor dhe tokësor”, - tha ai.

SHBA: Qeveria parashtron strategjinë për të parandaluar epideminë e gripit të shpendëve



Presidenti Bush ne nentor te 2005 –tes parashtroi një plan prej 7,1 miliardë dollarësh për të mbrojtur amerikanët dhe të tjerët kundër një epidemie të mundshme të gripit të shpendëve në gjithë botën.
Ai duke folur në kompleksin e Instituteve Kombëtarë të Shëndetsisë në periferi të Washingtonit, atehere pat thaene se epidemia eshte e afërt, dhe se virusi kishte shfaqur disa karakteristika, që mund të shndërohen në një grip masiv, një virus për të cilin njerzit nuk kanë imunitet natyral dhe që mund të përhapet me lehtësi nga një njeri tek tjetri.
Presidenti Bush theksoj ne nentor te 2005-tes se nuk duhet humbur kohë per te bërë përgatitjet për të përballuar një epidemi të mundëshme globale të gripit të shpendëve.
Strategjia e presidentit amerikian Bush përfshinte 1,2 miliardë dollarë për të blerë vaksina, që do të mbronin 20 milion amerikanë nga virusi i gripit të shpendëve, një miliardë dollarë për ilaçe rezervë anti-virale dhe 2,8 miliardë dollarë për të përshpejtuar rritmin e zhvillimit të vaksinave të reja. Ai para 4 muajve i kërkoi Kongresit që të sigurojë për prodhuesit e vaksinave më shumë mbrojtje nga akt-paditë ligjore.
“Gjatë 3 dekadave të fundit, numri i vaksinave të prodhuara në Amerikë ka rënë ndjeshëm ndërsa kjo industri është përfshirë nga akt-paditë ligjore. Sot në Shtetet e Bashkuara ka vetëm një kompani farmaceotike, që mund të prodhojë vaksinën e gripit.
Një gjë e tillë e lë Ameriken të pambrojtur në rastin e një epidemie me përmasa të mëdha.”
Sekretari amerikan i Shëndetsisë dhe Shërbimeve Humane, Michael Leavitt, ka thene se virusi flua avian është një problem për të gjithë botën.
“E vërteta është se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aftësinë për të prodhuar vaksina me shpejtësinë e duhur dhe në sasi të mjaftueshme për çdo amerikan. Një gjëndje e tillë ekziston në të gjithë botën dhe ajo duhet ndryshuar.”
Ekspertët thonë se duhen rreth 6 muaj që vaksina të bëhet gati për t’u përdorur. David Heyman, pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare këtu në Washington, thote se kjo do të thotë se shumë amerikanë do të vdisnin në se vendi përballet me një epidemi.
“Nuk diskutohet që ne kemi nevojë për vaksina dhe për këtë po bëhen përpjekje të shumta.
Por përpjekje të mjaftueshme nuk po bëhen për sa i përket ndërhyrjeve jo-mjeksore si për shembull kontrolli i ekspozimit ndaj sëmundjeve, mjetet e disponueshme për kontrollin e infeksionit dhe higjenën dhe mbrojtja e popullatës, që sëmundja të mos përhapet mes njerzve.”
Plani i administratës, hollësitë e të cilit do të bëhen publik këtë javë, përfshin më shumë fonde për shtetet dhe për planet lokale të emergjencës.
Zoti Heyman thotë se angazhimi i qarqeve lokale është me rëndësi për mbajtjen nën kontroll të virusit, por ai shton se diktimi i hershëm në shkallë botërore është kyç për parandalimin e përhapjes së virusit.
“Mikrobet nuk njohin kufij politikë prandaj edhe sëmundja do të përhapej pa kontroll.”
Viruset e gripit të shpendëve kanë shkaktuar 3 epidemi gjatë shekullit të fundit. Njëri prej tyre, gripi spanjoll i vitit 1918, shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 milion njerzve në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara parashohin edhe vendosjen e kufizimeve në udhëtim apo hyrjen në vend në rast se fillon të përhapet virusi ne fjale nga njeriu tek njeriu.
Plani i administratës Bush në rast të një epidemie të mundshme të gripit parasheh dhe masat që do pamundësonin paralizimin e institucioneve përfshi dhe spitalet.

Hungaria thotë se ka prodhuar një vaksinë për gripin e shpendëve të efektshme tek njerëzit


Ministri hungarez i shëndetësisë Jeno Racz tha para disa muajsh se provat me vaksinen e gripit të shpendëve të prodhuara nga vendi i tij tregojnë se vaksina është 100 përqind e efektshme tek njerëzit.
Shtypi hungarez thotë se disa vende kanë shprehur interes për vaksinën. Edhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara po punojnë për një vaksinë kundër gripit të shpendëve.
Firma farmaceutike zvicerane Roche, njoftoi se ra dakort të negociojë me disa firma të tjera për t’i lejuar ato të prodhojnë variante të ilaçit Tamiflu, që përdoret për trajtimin e gripit të shpendëve tek njerëzit. Marrëveshjen e bënë të ditur dy senatoirë amerikanë pas takimit me drejtues të firmës zvicerane. Firma Roche mban patentën eskluzive të ilaçit Tamiflu, që po blehet nga qeveri të ndryshme në mbarë botën.
Ndersa fabrika farmaceutiko-kimike “Borer ch.AG”Zvicer(perfaqsuese eksluzive per distribuimin e preparative dezinfektuese per Kosove siq jeni informuar ne shkrimet paraprake eshte firma “Flomed”, nga Prishtina, e cila si distributore ka siguruar nje sasi te bollshme te preparative dezinfektuese qe ndikojne ne virusin flu avian).Per nje gje te tille eshte njoftuar Shtabi Emergjent i Qeverise se Kosoves,Ministria e Shendetesise ,Spitalet rajonale etj.,kurse Qendra Klinike Universitare dhe ca Institucione tjera shendetesore nuk jane te pergatitura fare per virusin avian,cka eshte per cdo kritike.Poashtu MBPZHR e Kosoves,destimin Qeveritar prej 400000 eurove e ka shpenzuar pa lidhje(do te ishte mire qe Kryeministria e Qeverise se Kosoves ta beje publike se cfare ka blere MBPZHRK ?Ekziston dyshimi i bazuar qe keto evro jane keqperdorur nga dy udheheqes te larte qeveritar T.H dhe Q.K nga MBPZHR.
Akuzojme publikisht MBPZHRK…
Kerkojme publikisht nga QK t’i siguroje per auditoriumin tone fakturat nga MBPZHRK se cfare eshte blere dhe me cfare cmimesh jane blere ato mjete?
Dyshimi ekziston?Pompozitet ka?Puna askund?...Pse?...
Zoterinjte ne fjale(T.H dhe Q.K) jane te njoftun per tenderet e vakcines Rabies dhe nje tender shume te majme per shitjen e mishit te qengjave qe sot e kesaj dite ka mbete ne sirtarin e T.H-se?
Parandalimi i gripit të shpendëve: një analizë e re premtuese


Shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Që pas hedhjes së kësaj pakete në treg 4 muaj më parë, kompani në mbarë botën ka paraqitur kërkesa.
Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 600 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi e cila mund të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve në botë. Dr. Ren Ei Che punon për Institutin e Gjenomit "Nëse bëhet fjalë për rrezikun tek njerëzit, atëherë të intereson të marrësh sa më parë rezultatin e analizave. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Prandaj duhen bërë menjëherë analizat për të diagnostikuar personin që shfaq simptoma dhe për ta izoluar nëse është prekur nga gripi i shpendëve," thotë Dr. Che.
Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë, dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Rosemary Tan, e cila themeloi laboratorin Veredus, thotë se diagnostikimi në të kaluarën është bazuar në simptomat klinike, gjë që shpesh ka çuar në diagnozën e gabuar. "Këto paketa analizash përdorin teknologjinë diagnostikuese përmes ADN-së. Ne analizojmë mostrën për të parë nëse është i pranishëm gjeni që identifikon këtë virus, dhe më pas ky gjen zmadhohet. Në këtë mënyrë sëmundja kapet që në fazat e para. Pra paketa mendohet se mund të identifikojë virusin që në ditën e dytë apo të tretë të infektimit," thotë zj. Tan.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 100 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.
Personat që vdiqën në Azi kishin rënë në kontakt me shpendë të infektuar. Deri tani nuk ka pasur të dhëna se virusi mund të transmetohet nga një person i infektuar tek një person tjetër. Dr. Lee thotë se miliona vetë mund të vdesin nëse virusi shndërrohet në një formë që përhapet lehtë tek njerëzit:
"Pyetja kryesore është: a do të ketë një epidemi masive të gripit tek njerëzit. Unë besoj dhe mund t’ju them në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se do të ketë një epidemi të tillë. Një kusht që e mundëson këtë është një virus që transmetohet lehtë nga një njeri në tjetrin."- thotë Dr. Lee.
Sekretari Leavitt thotë se shkencëtarët kanë prodhuar një vaksinë për gripin e shpendëve, por doza e nevojshme për të luftuar sëmundjen është 6 deri 12 herë më e madhe se vaksinat që përdoren aktualisht kundër gripit të zakonshëm. Zoti Leavitt u bëri thirje vendeve të tjera të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme për të prodhuar një vaksinë të tillë, pasi rreziku i një epidemie gripi është shumë i madh:
"Nuk kemi objekte të mjaftueshme për të prodhuar vaksinën, si rrjedhojë e kohës së gjatë që kërkon prodhimi i vaksinave për çdo person në USA, aq më tepër në gjithë botën."- tha para disa koheve drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Jong Woo Levit.
Ndërkaq, gripi i shpendëve vazhdon të përhapet ne siudhesen Ballkanike dhe ne disa shtete te BE-se.
Dihet se Ekspertët e veterinarisë së Bashkimit Evropian po diskutojnë në Bruksel mënyrat e përballjes me kërcënimin në rritje për përhapjen masive të virusit H5N1. Takimet erdhen disa ditë pasi virusi është gjetur në disa shpendë të ngordhura në Gjermani. Danimarka, Norvegjia dhe Suedia kanë urdhëruar mbajtjen e shpendëve për konsum në hapësira të mbyllura. .. Autoritetet kosovare të MSH dhe MBPZHRK kanë marrë masa urgjente parandaluese lidhur me gripin e shpendëve, pas rasteve të infektimit me virusin H5N1 të shpendëve në Italinë dhe Greqinë fqinje dhe do të ishte mendjelehtësi e pafalshme të mendonim se Kosova do të kursehet nga ky virus kobezi.
Kosovarët nuk kanë marrë vaksinën Tamiflu, me të cilën po vaksinohet kryesisht popullata e vendeve të prekura nga virusi H5N1. Megjithatë, kreu i Institutit të i Shëndetësisë Publike Prof.dr.sci.Isuf Dedushaj, thotë se një pjesë më e ndjeshme e popullatës, ka marrë vaksinën kundër gripit human. “Janë vaksinuar diku rreth 10 mijë persona në shkallë të Kosovës me vaksinën humane kundër gripit”,tha para disa diteve per media…. Derisa virusi është në Ballkan gjasat janë të vijë edhe këtu", tha edhe epidemiologu I njoftun kosovare prof.dr.N.Ramadani,ne nje emission tv kosovare.
Edhe qeveritë e tjera evropiane kanë filluar të marrin masa shtesë pas rasteve në Itali, Greqi e Bullgari. Komisioni Evropian ka propozuar të krijohet një sistem i përbashkët mbikqyrje në mënyrë që bashkarisht të pastrohen zonat ku gjenden shpendët e infektuar…
Ndërkohë, qeveritë nga vende të ndryshme të botës po grumbullojnë rezerva të vaksinës Tamiflu, në rast të përhapjes së ndonjë pandemie të gripit të shpezëve. Këto vaksina janë të shtrenjta dhe me numër të kufizuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se me kapacitetin e fabrikave ekzistuese duhen 10 vite për të prodhuar sasi të mjaftueshme të vaksinës për të trajtuar vetëm 20 për qind të popullatës së botës…Ndersa, Komiteti i ekspertëve ka diskutuar gjendjen e masave të kontrollit lidhur me gripin e shpendëve. Që nga shtimi i masave të sigurisë, të marra në tetor, rreth 25 mijë zogjë të egër janë testuar lidhur me virusin H5N1. tha Michael Mann, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Ekspertë evropianë të shëndetësisë janë mbledhur në Bruksel për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëve

Ekspertë evropianë të shëndetësisë kjohe me pare janë mbledhur në Bruksel me për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëve mes zogjve shtegëtarë.
Komisioni i miratoi një sërë masash që do të përmirësojnë vëzhgimin e gjendjes dhe do të kontrollojnë më mirë zbatimin e vendimit për ndalimin e importeve, siç është mos lejimi i importeve të puplave të patrajtuara nga vendet jo anëtare të Bashkimit.
Komisioni Evropian ka caktuar 2 presje 5 milionë dollarë të tjerë për masat parandaluese.
Autoritetet gjermane kane konfirmuan praninë e virusit H5N1 në disa ishuj në Detin Balltik. Vatra virusi janë gjetur edhe në Ballkan, Turqi dhe Detin Kaspik,lajmrojne agjencite boterore.

Ukraina konfirmon një epidemi të re të gripit të shpendëve

Ukraina konfirmoi një shpërthim të ri të gripit të shpendëve në pjesën jugore në gadishullin e Krimesë.
Zyrtarë të bujqësisë thanë dje se virusi ishte gjetur në një numër shpendësh të ngordhur, të egër dhe të butë. Ende nuk dihet nëse shpendët kishin ngordhur nga virusi H5N1.
Kina dhe Turqia bëri dje të ditur dy vdekje të tjera dhe zyrtarë irakianë dyshojnë se gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e një vajze 14 vjeçare në qytetin kurd Sulejmanijeh.
Ndërkohë, një konferencë ndërkombëtare e dhuruesve në Pekin me premtime prej afro 2 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfëra në përpjekjet për parandalimin e sëmundjes.
USA premtuan shumën më të madhe prej 334 milionë dollarësh.
Shtëpia e Bardhë tha se fondet do të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërkombëtar kundër këtij kërcënimi në rritje, siç e cilësoi ajo.






Vaksinë e re për gripin

Njerëzit që bëhen nervozë nga gjilpërat, janë më të rehatuar tani me një vaksinë të re për gripin që nuk kërkon shiringë, por që merret përmes hundës. Megjithë optimizmin se ajo do të rrisë numrin e atyre që kërkojnë të vaksinohen, përsëri ka shqetësime lidhur me komplikacionet që mund të sjellë kjo vaksinë tek pacientë të veçantë.
William-it 8 vjeçar nuk i pëlqejnë gjilpërat.
Por gjatë vizitës së fundit tek mjeku, ai ishte i kënaqur. Këtë herë Williami mori vaksinën e gripit përmes hundës.
Ky lloj vaksinimi ka dalë qysh në vitin 2003 dhe një studim i fundit tregon se jo vetëm që është i sigurtë por edhe i efektshëm njëlloj si injeksioni. Doktor Hector Izurieta është studiues në Agjencinë për Ushqimet dhe Ilaçet.
“Midis 2 milion e gjysmë njerëzve që marrin vaksinën, jemi informuar për vetëm 460 rasta ku ka patur probleme. Ky është numër i pakonsiderueshëm”.
Por përsëri më i lartë sesa numri i problemeve që ndodhin me vaksinën tradicionale me injeksion.
“Në disa raste ka patur reaksione serioze alergjike. Në disa raste pacientët me azëm janë keqësuar”.
Vaksina quhet FluMist dhe rekomandohet për njerëzit nga mosha 5 deri në 49 vjeç që nuk kanë sëmundje kronike, asmë bronkiale. Vaksina nuk rekomandohet për gratë gravide.
Doktori James Mattey, pediatër në Bethesda të Marylandit, thotë se disa njerëz që marrin vaksinën nga hunda mund të kenë simptoma të të ftohurit, por prapë janë të kënaqur që nuk bëjnë gjilpëra.
“Shpresojmë të rritet numri i atyre që do të vaksinohen para dimërit për të mbrojntur kështu një numër të madh njerzish nga gripi në USA”.
Dhe kjo është një arsye e mjaftueshme po të kihet parasysh fakti që gati 250 deri në 500.000 njerëz vdesin nga komplikacionet e gripit çdo vit shkruan,gazetari Paige Kollock.


Masa për gripin e shpendëve në Shqipëri




Këshilli i Sigurimit Kombëtar diskuton masat kundër gripit të shpendëve
Zyrtarisht në Shqipëri nuk është verifikuar ndonje rast i gripit, por ditët e fundit ka pasur raste të shpeshta të shpendëve që janë gjetur të ngordhur.
Autoritetet vijojnë të thonë se nuk ka asnjë rast të virusit vdekjeprurës të gripit të shpendëve, por afrimi i tij në vendet fqinj ka rritur vëmendjen ndaj rrezikut.
Presidenti Alfred Moisiu ka theksuar në mbledhjen e këshillit se nuk ka vend për panik, porse duhen marrë masa urgjente që gripi i shpendëve të mos i gjejë papërgatitur as institucionet e as popullsinë.
Republika e Shqipërise praktikisht gjendet në zonën e migrimit të shpendëve, të cilat në vendet fqinje janë gjetur të ngordhura dhe më pas është vërtetuar se shkak ka qenë shtami H5N1 i virusit të gripit të shpendëve.
Ditët e fundit janë shtuar rastet e gjetjes së shpendëve të ngordhur brenda territorit, si në Sarandë, ku ngordhën 90 pula, por raste të veçuara ka edhe në Shkodër, Lezhë e Burrel.
Veterinierët lokalë kanë qetësuar popullsinë duke thënë se arsyeja ka qenë një sëmundje tjetër e quajtur 'pseudopest'.
Ende nuk është e qartë se përse shpendët e ngordhur nuk dërgohen në laboratorët e specializuara në Evropë, ashtu si kanë vepruar edhe vende të tjera.
Banka Botërore ka njoftuar se do të mbështesë Shqipërinë me pesë milionë dollarë për të përballuar blerjen e barnave përkatëse të nevojshme në rastin e përhapjes së epidemisë.


Virusi në Evropë



Frikë për gripin e shpendëve në Evropë

Disa vende evropiane - midis tyre Franca, Gjermania dhe Holanda - kanë vendosur të mbyllin të gjitha shpendët e butë brenda për të parandaluar një përhapje të gripit të shpendëve.
Këto masa u njoftuan pasi Gjermania bëri të ditur rastin e parë të shtamit H5N1 në dy mjelma të ngordhura në ishullin e detit Balltik, Ruegen.
Të mërkurën, Hungaria ishte vendi më i fundit evropian që konfirmoi praninë e gripit të shpendëve. Ai u zbulua në tri mjelma të ngordhura pranë kufirit me Serbinë.
Nevojiten prova të reja nëse ato kanë ngordhur nga shtami H5N1.
Gripi i shpendëve është gjetur edhe në Itali e Greqi. Ka gjithashtu disa raste të dyshuara për gripin e shpendëve në Slloveni e Kroaci.
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qeverive të ruajnë qetësinë duke thënë se ngrënia e shpendëve është e sigurtë.
Eurodeputeti gjerman Karl-Heinz Florenz, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë të Parlamentit Evropian, ka paraqitur një amendament në rregullat e BE-së që kërkon që vendet e BE-së t'i fusin të gjitha shpendët brenda.
"Ne duhet të kemi rregulla në të gjithë Evropën për t'i mbyllur të gjitha shpendët brenda ndërtesave," tha zoti Florenz.
"Nëse ka probleme të gripit në Gjermani, p.sh, me siguri Austria, Belgjika dhe Holanda duhet të bëjnë të njëjtën gjë, përndryshe nuk ka kuptim," tha eurodeputeti gjerman.

A jemi të përgatitur kundër gripit të shpendëve?




Raste të reja të gripit të shpendëve në botë
Ditët e fundit janë njoftuar raste të reja të virusit të gripit të shpendëve në botë dhe Evropë.
Në Evropë raste janë gjetur në Austri e Francë ditët e fundit, por edhe në Slloveni, Hungari, Itali e Greqi.
Çfarë do të thotë zbulimi i rasteve të tjera në Evropën Perëndimore. A tregon ky një shpërthim të sëmundjes si në Azi ,Afrikë,Evrope apo Ballkan?
Në Shqipëri autoritetet thonë se nuk ka ndonjë rast të konfirmuar të virusit të shpendëve. Ka njoftime për ngordhje të shpendëve, por analizat e deritanishme tregojnë se nuk janë virusi vdekjeprurës i gripit të shpendëve.
Sa të vetëdijshëm jemi për sëmundjen dhe masat që duhen marrë? A mendoni se janë marrë masat e nevojshme parandaluese? A janë autoritetet në kontroll të gjendjes? A keni frikë se sëmundja mund të përhapet në rajonin tonë.

Ju mirepresim me shkrimet tuaja.
Na shkruani:
e-mail:
ose
e-mail:< ptcflomed@yahoo.co.uk>
Nigeria nuk po zbaton masat e duhura




Gripi i shpendëve po përhapet në vende të ndryshme në botë
FAO ka paralajmëruar për tragjedi në Afrikën Perëndimore në rast se shpërthimi i virusit të gripit të shpendëve në Nigeri nuk vihet nën kontroll.
Kryeshefi veterinar i organizatës, Joseph Domenech tha se masat e ndërmarra nga qeveria nigeriane nuk po zbatohen dhe se lëvizja e tregtia e shpendëve po kontribuon në përhapje të virusit H5N1.
Ndërkohë ekspertë veterinerë të BE-së i kanë dhënë aprovimin Francës dhe Holandës të fillojnë program vaksinimi të kufizuar kundër gripit të shpendëve.
Programi është plani i parë vaksinues parandalues kundër shtamit H5N1 të gripit të shpendëve dhe do të prekë 9 milionë shpendë në rajone të ndryshme të të dy vendeve.
Disa anëtarë të BE-së, përfshirë edhe Britaninë dhe Gjermaninë kanë ngritur shqetësime në takim rreth kostos dhe efektivitetit te shpendet të vaksinimit si dhe rreth dëmeve të mundshme që mund t'i shkaktohet shitjeve rreth frikës për mishin e vaksinuar.
Virusi i shpendëve shfaqet tek macet



Shkencëtarë në Tajlandë thonë se virusi i gripit të shpendëve është gjetur dhe tek kafshët.

Gripi i shpendëve ka regjistruar disa viktima në Vietnam
Nga i njëjti virus, deri tani kanë humbur jetën shume vetë në Azinë juglindore.
Një studiues tajlandez kohe me pare tha se analizat kanë treguar se të paktën dy mace shtëpiake dhe dy tigra në një kopsht zoologjik janë të infektuar me virusin.

Zbulim i rëndësishëm

Sipas shkencëtarit, kafshët mund të jenë infektuar pasi kanë ngrënë mbeturina të pulave apo shpendë të tjerë të gjallë, që mund të kenë qenë të infektuar.

"Kjo është hera e parë në botë që ne është gjetur virusi i shpendëve tek macet dhe tigrat," tha në një konferencë shtypi kohe me pare Dr Teeraphon Sirinauemit i Universitetit Kasetsart në Tajlandë.

Zbulimi është rëndësishëm sepse me kalimin e virusit nga një specie tek tjetra, shtohet rreziku i shpeshtimit të rasteve të infektimit tek njerëzit.

Të paktën një mace dhe një tigër kanë ngordhur, por nuk është konfirmuar se ata ngordhën nga virusi.

Qeveria Tailandeze nuk komentonte rreth deklaratave të shkencëtarit derisa të shihte analizat.


Gatishmëri në Evropë për gripin e shpendëve




Frikë nga gripi i shpendëve
Gazetat evropiane ngrenë pyetjen nëse është i ekzagjeruar reagimi për përhapjen e gripit të shpendëve në kontinent.
"Gatishmëri në Evropë lidhur me rastet e reja të gripit të shpendëve," shkruan një titull kryesor në gazetën spanjolle EL PAIS.
Gazeta shkruan se autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi pasi u gjendën zogj të ngordhur në rajonet Logrono, Navarres dhe Madrid.
"Na duhet të presim rezultatet e analizave për të ditur nëse ndonjë nga ato është infektuar nga virusi," shkruan gazeta.
E përditshmja e Parisit LIBERATION shkruan se shpendi i parë i ngordhur nga virusi H5N1 në Francë ishte gjetur pak më në jug se rajoni i ritjes së shpendëve në Bresse.
"Nëse rosa e egër do të kishte rënë e ngordhur pak më në veri," shkruan gazeta, "drama do të kishte goditur në tryezat tona të ngrënies dhe do të kishte marrë një dimension edhe më të madh kombëtar."
Gazeta paralajmëron për një histeri në rritje ndërsa virusi po përhapet.
"Rënia në konsumin e shpendëve nuk kishte pritur për shpendët e sëmurë, dhe gjendja mund të përkeqësohet në ditët e ardhme," shkruan ajo.
Megjithatë, gazeta e kupton shqetësimin.
"Ne duhet të mirëpresim faktin se janë nxjerrë mësime nga gripi spanjoll i vitit 1918," shkruan gazeta. "Ai i bëri njerëzit të vetëdijshëm për globalizimine kërcënimeve biologjike."
Gazeta gjermane FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG i akuzon autoritetet se e kanë tepruar në reagimin pas zbulimit të disa rasteve ndër shpendët e egër në ishullin Ruegen në detin Balltik.
Gazeta shkruan se shpërthimi i sëmundjes në ishull u zbulua shpejt dhe u ndoq nga një reagim i shpejtë.
"Por fotot e mjelmave të ngordhura të marra në Wittower Faehre kanë shkaktuar një gjendje gati paniku, madje edhe edhe në qarqe në parlament e qeveri," shkruan gazeta.
Gazeta e ndjen se është "thjesht budallallëk" që ushtarët e stërvitur për të luftuar kundër armëve biologjike shpejt do të shihen në televizion të përfshirë në punën desinfektuese.
"Do të ishte mirë të kishte një ndjenjë më të madhe të proporcionit në përballimin e gripit të shpendëve," shkruan gazeta.
E përditshmja tjetër gjermane BERLINER ZEITUNG shkruan se përhapja e gripit të shpendëve po ndryshon pikëpamjet e njerëzve për zogjtë.
Gazeta shkruan se mjelmat, që ishin shpendët e parë të gjetur me infeksionin në Gjermani, janë një "simbol i dlirësisë".
"Perceptimi ynë për kafshët po ndryshon," shkruan gazeta gjermane Berliner Zeitung.

Mr.sc.Flori Bruqi