Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, shkurt 19, 2006

Cfare allashvereshesh priten ne Vjene?

Forumi ynë po jap Top sekretin “Platformë për Pushtetin Lokal në Kosovë “ dhe”Draftin për diskutim me Grupin Politik” që do të zhvillohet në Vijenë

Platforma për Pushtetin Lokal në Kosovë-Draft për diskutim me Grupin Politik

Platforma për Qeverisjen Lokale në Kosovë për diskutim nën ombrellën e bisedimeve për Statusin,lidhur më çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe decentralizimin është bazuar në parimin e subsidiaritetit të Bashkimit Evropian,Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale(1985),Konventën Kornizë për Mbrojen e Pakicave Kombëtare(1995),Skicëne Konventës Evropiane për Bashkëpunimin Kufitar ndërmjet Bashkësive Territoriale ose Autoriteteve(1980),Marrveshjën e Rambujesë(1999),praktikat më të mira rajonale më referencë të veçantënë Marrveshjën e Konçulit(2001),Kornizën mbi Marrëveshjën e Ohrit(2001) dhe zbatimin e sajë(2001-2005)si dhe parimet e miratuara dhe të zbatuara deri tani të Dokumentit Kornizë për reformën e Pushtetit Lokal(2004),dhe Programit punues 2005-2008(2005).

1.Objektivat,Përfituesit,Marrëdhëniet Ndëretnike

1.1.Koosva është e angazhuar për një reformë të plotë të pushtetit lokal,të udhëhequr nga parimet e funksionalitetit dhe stabilitetit të brendshëm e të jashtëm,nga e cila do të duhej të përfitonin të gjithë qytetarët e Kosovës,si dhe integrimin e mëtejmë të Kosovës në bashkimin Evropian.

1.2.Pushteti lokal do t’i sjell qytetarët më afër vendim-marrjes,do të ofrojë shërbime më të mira në nivelin lokal,do të sigurojë qeverisje të qëndrueshme ,si dhe kushte jetese për të gjithë qytetarët e Kosovës,do të integrojë të gjitha komunitetet në strukturat demokratike në Kosovë dhe do të konsolidojë institucionet lokale në Kosovë.Një pushtet lokal efektiv dhe i përgjithshëm është thelbësor për inkurajimin e qytetarëve për të marrë pjesë në jetën demokratike.
1.3.Pushteti lokal do të kontribuojë pozitivisht në raportet ndëretnike,do ta promovojë respektin për identitetin etnik,kulturor,gjuhësor dhe fetar të komuniteteve dhe do të mundësojë një zhvillim të qetë dhe harmonik të shoqërisë civile në të tërë Kosovën.

1.4.Reforma e pushtetit lokal do të promovojë karakterin shumë etnik të shoqërisë të Kosovës.Ky karakter do të reflektohet në mënyrë të duhur në nivelin komunal nëpërmjet ekzistencës dhe formimit të njësive shumetnike të vetëqeverisjes lokale.

1.5Reforma e pushteti lokal do të përfshijë dhe zbatohet në tërë Kosovën dhe për tërë qytetarët e saj.

2.Organizimi Territorial Komunal,Kufijtë Komunal,Zgjedjet Lokale

2.1 Organizimi i tanishëm territorial do t’i nënshtrohet rishqyrtimit ,duke u bazuar në këto kritere si për shembull:numri i banorëve,tiparet gjeografike,infrastruktura ekzistuese,qëndrueshmëria ekonomike dhe financiare,traditat kulturore e gjuhësore.Ndryshimet në kufijtë komunal nuk do të bëhen pa u konsultuar paraprakisht me komunitete përkatëse lokale,mundësisht nëpërmjet referendumit
(neni 5 i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale).Organizimi i ri territorial do tëpërcaktohet me Ligjin mbi organizimit territorial të Ksoovës.

2.2.Organizimi i ardhshëm territorial i kosovës,vëmendje e veçantë do t’i kushtojë intereseve të veçanta të komuniteteve pakicë.Do të krijohet një numër shtesë komunash shumetniek më një shumicë joshqiptare.Në veçanti,interesat e komuitetit serb të kosovës do të rregullohen,në bazë të respektimit dhe balancimit të interesave të të gjitha palëve të përfshira dhe të interesuara,dhe duke marrë parasysh kriterin e lartpërmendur,përfshirë kapacitetet ekonomike dhe financiare.Këto komuna të reja mund të krijohen në zonën e Graçanicës,në zonën e Gjilanit dhe vende të tjera,në bazë të diskutimeve përkatëse.
2.3.Ky angazhim më theks të veçantç përjashton krijimin e korridoreve,enklavave apo ndonjë formë tjetër të ndarjes etnike apo kërkesa territoriale që synojnë ndarje territoriale de jure apo de facto,përgjatë linjave etnike.integriteti territorial i Kosovës dhe karakteri unitar është i pashkelshëm.

2.4.Kufijtë e ri komunal do të përcaktohen duke marrë parasysh rezultatte nga regjistrimi i ekonomive familjare dhe i popullsisë,i cili është caktuar të realizohet në pranverë 2006.rezultatët nga regjistrimi i popullsisë janë vendimtare për të përcaktuar sasinë e nevojshme,pavarësisht etnicitetit.
Riorganizimi territorial duhet të marrë parasysh në mënyrë të duhur edhe kthimet që do të ndodhin në të ardhmën.
Rishikimi i organizimit territorial do të duhej të bëhej brenda një viti,pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë që do të realizohet sipas Standardeve Evropiane dhe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.Çdo mosmarrëveshje që mund të lind gjatë riorganizimit territorial do të zgjidhet,ku është e nevojshme,më anë të arbitrazhit ndërkombëtar.

2.5.Komunat urbane(qytetet) mund të organizohen në njësi nënkomunale(distrikte).Statute dhe kompetencat e komunave urbane dhe nën-njësive të tye mund të ndryshojnë nga statutet dhe kompetencat e komunave të tjera(rurale).

2.6.Komuna e Mitrovicës dhe organizimi i brendshëm i saj territorial do të rregullohet nga një Ligj i veçantë për Komunën e Mitrovicës.Pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës mund të jetë një nën –njësi e veçantë komunale brenda komunës ekzistuese të Mitrovicës.

2.7.Kryeqyteti prishtina dhe organizmi i saj i brendshëm territorial do të rregullohet me anë të një Ligji të veçantë për Kryeqytetin Prishtinë.Statute dhe Kompetencat e Kryeqytetit Prishtinë dhe nën-njësive të saja,mund të dallojnë nga Statuti dhe kompetencat e komunave të tjera dhe nën-njësive të tyre.
2.8.Pas përfundimit të organizimit të brendshëm territorial të Kosovës dhe pas freskimit të listave të votuesve,në pajtim më organizimin e ri territorial,zgjedhjet e reja lokale do të mbahën duke u bazuar në organizimin territorial tashmë të caktuar,dhe në pajtim më rregullat e specifikuara në Ligjin mbi Zgjedhjet Lokale,që do të miratohet.Secila njësi e vetëqeverisjës lokale(përfshirë dhe nën-njësitë) do të formojë një njësi të veçantë elektorale dhe do të zgjedhë përfaqësuesit e saj.

3. Kompetencat vetanake dhe ato të deleguara,emërimi i zyrtarëve të lartë,përfaqsimi i barabartë,financat lokale

3.1 Kompetencat të cilat i janë caktuar njësive të vetëqeverisjës lokale(komunat,nën-njësitë) do të specifikohen në Ligjin për vetëqeverisje lokale.

3.2 Çdo njësi e qeverisjës lokale,brenda territorit të saj,mund të ushtrojë kompetenca që përfshijnë,por nuk do të jenë të kufizuara detyrimisht,në:Planifikimin urban dhe rural,ndërtimin,mbrojtjen e mjedisit,zhvillimin ekonomik dhe të bizneseve në nivel lokal,licencën e peshkimit dhe gjuetisë,shërbimet komunale,gatishmërinë për emergjencë dhe zjarrfikës,infrastrukturën lokale,rregullimin e trafikut lokal dhe emrat e rrugëve,transportin lokal(autobus,taxi),menaxhimi i pronës komunale,arsimimi primar dhe sekondar,kujdesin shëndetësor primar,mirëqenien sociale lokale,kujdesin ndaj fëmijëve,sport,turizëm,kulturë,mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
(Nevojiten udhëzime nëse kompetencat duhën specifikuar në më shumë hollësi)

3.3.Kompetencat e lartpërmendura mund të caktohen si kompetenca vetanake(të devoluara),të njësive të vetëqeverisjës lokale apo mund të delegohen në njësitë e vetëqeverisjës lokale.Përcaktimi i saktë në mes të kompetencave vetanake dhe atyre të deleguara do të varet nga numri dhe përmasat si dhe nga kapacitetët fizike dhe financiare të komunave.Si rregull i përgjithshëm,sa më shumë dhe sa më të vogla të jenë komunat,aq më pak kanë kompetenca të veta.Më pak komuna dhe të mëdha për nga madhësia kanë mundësi për bartje të më shumë kompetencave të veta.

3.4.Kompetencat e deleguara shtesë,po ashtu,do të përfshijnë,mirëpo nuk do të jenë medoemos të kufizuara në regjistrimin civil dhe dokumentacionin,regjistrimin e bizneseve dhe licencimin,pagesën për ndihmë sociale,shërbimet komunale publike dhe mbrojten e pylltarisë.

3.5.Kompetencat vetanake,po ashtu ,do të përfshijnë:caktimin e zyrtarëve të lartë komunal në fushat e lartpërmendura.

3.6.Të gjitha njësitë e vetëqeversijës lokale duhet t’i respektojnë parimet e përfaqësimit të barabartë në administratën publike komunale,duke respektuar rregullat që kanë të bejnë me kompetencat dhe integritetin me të cilat udhëhiqet administrata publike.Deri në arritjen e një niveli të dakorduar të përfaqësimit të minoriteteve,do të vazhdojë zbatimi i veprimeve afirmative dhe diskriminimi pozitiv,që synon punësimin e anëtarëve të komuniteteve të nën-përfaqsuara.

3.7.Parimi i përfaqsimit të barabartë dhe reflektimi i duhur i përbërjës etnike në një
Komunë do të duhej të zbatohej në veçanti në stacionet policore lokale të SHPK-së dhe në gjuqësi.

3.8.Këshilli komunal,nga lista e 3 kandidatëve të propozuar nga Ministria e Brendshme,do të zgjedhin kryeshef lokal të policisë të emëruar më pas nga Ministria e Brendshme,të cilët rregullisht do të komunikojnë me këshillin.Ministria e Brendshme,në pajtim me ligjin,do të jetë e autorizuar për shkarkimin e kryeshefave lokal të policisë.Çdo njësi policore,apo forcë sigurimi,që vepron në territorin e Kosovës,duhet të jetë ekskluzivisht nën kontrollin e Ministrisë së brendshme të Kosovës,dhe do t’i nënshtrohet një strukture të unifikuar komandimi.

3.9.Kosova do të ketë gjyqësi të pavarur dhe uniforme,ku do të sundojë ligji.Të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë para ligjit.Në komunat do të krijojnë gjykata komunale(nivel komunal,komunat rurale)dhe gjykata distrikti(njësi nën-komunale,distriktet)brenda kuadrit të sistemit gjuqësor të Kosovës.Pëe më tepër sistemi i krijuar tashmë i zyrtarëve ndërlidhës të gjykatave do të mbahët dhe zgjërohet deri sa të kërkohet.Zyrat ndërlidhëse të gjykatave lehtësojnë qasjen në drejtësi për komunitetët jo shumicë(ndihmë ligjore dhe informacion,mbështetje në ngritjen e padive civile dhe penale,lehtësime në çërtifikimin e kontratave,etj) dhe janë tashme në funksion në Gorazhdevë,Graçanicë,Mitrovicë,Novak,Novo Berdë dhe Silovo.

3.10.Parimi i barazisë para ligjit zbatohet në të gjitha kompetencat e caktuara,apo që do të caktohen në njësitë e vetëqeverisjës lokale.Të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë qasje të barabartë në shërbimet publike dhe do t’i nënshtrohen ligjeve dhe trajtimeve të njëjta,pavarësisht përkatësisë së tyre etnike,gjuhësore dhe financiare.

3.11.Ligji i ri për Financat lokale do të sigurojë financim adekuat gjatë procesit të bartjës së përgjegjësive.Njësitë e vetëqeversijës lokale do të kenë qasje në fondet e mbledhura nga të hyrat e taksave,si dhe në transferin e një pjese të taksave të ngritura në nivelin qendror,që korrespondojnë me bartjen e kompetencave.Komunat,brenda kompetencave të veta,do të gëzojnë autonominë buxhetore në skemat e barazimit financiar apo masa të ngjashme do të mbrojnë komunat më të dobëta financiarisht.

4.Mbrojtja e Minoriteteve:Mekanizmat për votim,përdorimi i gjuhës,arsimimi,liria e asocimit,liria e shprehjes
(Qasja nëmedia,përdorimi i simboleve)

4.1.Të gjitha ligjet e lartpërmendura dhe këto në vijim(Ligji për vetëqeverisje lokale,Ligji për financat lokale,Ligji për organizimin territorial,Ligji për Komunën e Mitrovicës,Ligji mbi Kryeqytetin Prishtina,Ligji mbi zgjedhjet lokale,Ligji mbi përdorimin e gjuhës)do të miratohen duke përfshirë shumicën e anëtarëve të kuvendit nga komunitetet pakicë(“Badinter –majority)(Shumica Badinter).

4.2 Shumica Badinetr do të përdorët edhe për zgjedhjen e Ombudspersonit dhe zëvendësit të tij nga Kuvendi i Kosovës.Ombudspersoni mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkelën nga organet komunale dhe qendrore ose organet tjera publike.Ombudspersoni do të ketë të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve.Zyra e Ombudspersonit do të krijojë një numër zyrash të decentralizuara në Komunat e Kosovës ku ka interes për ketë institucion.Ombudspersoni do të prezantojë një raport vjetor në Kuvend dhe kuvendet komunale në bazë të kërkesës së këtyre të fundit.


4.3.Aktet normative komunale,të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në kulturën,përdorimin e gjuhës,arsimin,dokumentet personale dhe përdorimin e simboleve,do të jenë subjekt i “klauzulës së interesit vital”(mekanizëm që synon parandalimin e nënshtrimit të komunitetit pakicë në atë komunë të veçantë më anë të votës për çështje që ndikojnë direkt interesat etnike),të specifikohen më Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
4.4.Përdorimi i gjuhës do të rregullohet më Ligjin mbi përdorimin e gjuhëve.Gjuha serbe dhe alfabeti do të vazhdojnë të mbetët një gjuhë zyrtare në terë territorin e Kosovës dhe në të gjitha nivelët administrative dhe gjyqësore.Gjithashtu,gjuhët e komuniteteve pakicë,që flitën nga të paktën 5% e popullit që jeton në njësinë e Vetëqeverisjës Lokale ,do të jenë si gjuhë zyrtare në komunikim me autoritetet lokale brënda njësive përkatëse.

4.5.Qasja në arsim në gjuhën e nënës do të garantohet të gjithë fëmijëve pavarësisht nëse gjuha e tyre e nënës është apo jo gjuhë zyrtare në njësinë e qeverisjës lokale në të cilën ata jetojnë.Gjithasht,personat që i përkasin një komuniteti pakicë kanë të drejtë të krijojnë dhe menaxhojnë institucione private edukimi apo trajnimi në bazë të ligjëve të aplikueshme në Kosovë.Ushtrimi i kësaj të drejte nuk do të përbejë ndonjë detyrim financiar për autoritetet qëndrore ose komunale.

4.6.Të gjitha komunitet kanë të drejtë për të krijuar institucione në lamitë e kulturës,artit,shkënces dhe fesë si dhe shkolla dhe shoqata të tjera për shprehjen,avancimin dhe zhvillimin e identitetit të tyre.

4.7.Liria e shprehjës dhe qasja në media i garantohet të gjitha komuniteteve dhe çdo individi.Kjo përfshinë lirinë për të shprehur pikëpamje dhe për të marrë informacion në gjuhët e minoriteteve pa ndërhyrjen e autoriteteve publike qendrore apo lokal.Licencimi dhe përdorimi i shtypit apo i mediave elektronike do të mbështetët bazuar në ligjet e aplikueshme.Gjithë media do të inkurajohet për promovimin e tolerancës dhe dhe kontributin e pluralizmit kulturor.

4.8.Komunat do të kenë të drejtën për përdorimin e simboleve të veta ,përfshirë,por jo të kufizuara:stemat,vulat,emblemat dhe flamujt pranë stemave,vulave,emblemave dhe flamurit të Kosovës.(Ligji mbi Vetëqeverisje Lokale).Simbolet mund të shprehin identitetin e komunitetit shumicë që jeton në komunë.Simbolet duhet të dallojnë nga ato të komunave tjera dhe nga simbolët shtetërore zyrtare të shteteve tjera..

4.9.Komunat mund të bien dakord dhe të vendosin dië pushimi lokale të lidhura më identitetin etnik,gjuhësor,kulturor dhe fetar të komuniteteve në këto komuna.

5.Bashkëpunimi ndërkomunal,liria e asocimit,bashkëpunimi ndërkufitar,bashkëpunimi ndërkombëtar,mbikëqyrja legale institucionale.

5.1.Komunat do të kenë të drejtën të bashkëpunojnë dhe të krijojnë partneritet me komunat tjera të Kosovës,që të kryhen detyrar e interesit të përbashkët.Gjithashtu,komunat mund të themelojnë apo të jenë pjesë e shoqatave të Kosovës dhe ndërkombëtare për mbrojtje dhe promovim të interesave të tyre të përbashkëta.Shoqatat e Kosovës do të kenë të drejtën,sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale,të bashkëpunojnë më shoqatat e vendeve të tjera.(neni 10 i Kartës Evropiane për vetëqeverisje lokale).

5.2. Bashkpunimi ndërkufitar ndërmjet komunave,i dizajnuar për të përforcuar dhe avancuar mardhëniet fqinjësore të mira në fushat si ato fetare,zhvillimi rurl dhe urban,
Mbrojtjen e ambientit dhe përmirësimin e infrastrukturës publike,do të lehtësohet me qëllimin për të kontribuar në përmirësimin dhe zhvillimin e rajoneve kufitare,Kosova do të promovojë arritjen e këtyre marrëveshjeve dhe rregullimeve brenda limiteve të kuadrit kushtetues.

5.3.Kosova ka për qëllim të hyjë në marrëveshje dypalëshe,të dëshmuara dhe të garantuara nga komuniteti ndërkombëtar,ndërmjet qeverive qëndrore të Kosovës dhe Serbisë respektivisht në fushat më interes të përbashkët,veçanërisht në lëmitë e kulturës,arsimit dhe trashëgimisë kulturore.Për ketë qëllim do të krijohen komisione të përbashkëta që përfaqësojnë përkatësisht institucione të qeverisjës qendrore të Kosovës dhe Serbisë,si dhe komuna individuale aty ku është e dobishme dhe e nevojshme.

5.4.Çdo ndihmë e huaj monetare ose jo për njësitë e qeverisjës lokale duhet të jetë kompatibël me integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe duhet të kanalizohet nëpërmjet Ministrisë për Administrimin e Qeverisjës Lokale të Kosovës.Një ose më shumë komisione të përbashkëta këshillimore(shqyrtuese/autorizuese) më pjesmarrjën e komunitetit ndërkombëtar mund të krijohen më qëllim të lehtësimit të mbështetjes nga Serbia të njësive qeverisese lokale të Kosovës.

5.5.Monopoli i pushtetit ligjor dhe mbikëqyrja komunave i mbetët vetëm institucioneve të Kosovës.Të gjitha institucionet paralele ekzistuese duhet të shpërbehen dhe asnjë formë e institucionit paralel përjashta kontrollit të Kosovës nuk mund të ekzistojë apo të ushtrojë kontroll në ndonjë pjesë të territorit të Kosovës.

6.Identiteti,perspektiva Evropijane,parimet e reciprocitetit,garantuesit ndërkombëtarë,Kushtetuta dhe Implementimi.

6.1.Gjatë reformës së pushtetit lokal,Kosova do të respektojë konceptin mbi të drejtat civile,të bazuar në vlerat evropiane,që synojnë krijimin e identitetit të Kosovës ndërsa ruan të gjitha identitetetet etnike,kulturore,gjuhësore dhe fetare të Ksoovës.

6.2.Kosova do të kërkojë zbatimin e reciprocitetit:të gjitha të drejtat që i sigurohen pakicave serbe në Kosovë,do t’i ofrohen në mënyrë të barabartë pakicave shqiptare në erbinë Jugore.

6.3.Një marrëveshje politike mbi pushtetin lokal në Kosovë e siguruar nën ombrellën e bisedimeve për status dhe do të dëshmohet dhe garantohet nga komuniteti ndërkombëtar.Tiparet kryesore të saj do të inkorporohen në Kushtetutën e Kosovës,si hap parë i implementimit.Kushtetuta do të jetë garanci i të gjitha të drejtave të minoriteteve të përmendura më lartë.Çdo revizion i mëtejmë do të kërkojë miratimin e garantuesve ndërkombëtarë të marrveshjës.Kosova zotohet për bashkëpunim të plotë për zbatimin e një marrëveshje të tillë më të gjitha organizatat ndërkombëtare relevante.

6.4.Çdo qytetar i Kosovës do të ketë qasje papengesa në institucionet ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të tyre në përputhje më procedurat e këtyre institucioneve.


6.5.devcentralizimi është më shumë një proces kompleks,se sa një akt i përkohshëm dhe që kërkon jo vetëm vullnetin e mirë të gjithë të përfshirëve,por edhe kohë për implementim.Duke marrë parasysh rëndësinë,jo vetëm për pakicat,Kosova synon në mënyrë ambicioze implementimin e plotë të pakos së reformës deri në vitin 2008,ose gjatë 2 viteve pas përfundimit të bisedimeve për status(Prishtinë,8 janar 2006).


Problemi i Kosovës duhet zgjidhur sa më parë, deklaroi Kondoliza Rajs

“Rezultati i negociatave për statusin e Kosovës do të ketë ndikim të madh në Serbi e Mal të Zi si dhe në Shqipëri dhe është e nevojshme që ai problem të zgjidhet sa më parë”, ka deklaruar sekretarja amerikane e shtetit Kondioliza Rajs, në seancën e komitetit të dhomës së përfaqësuesve, duke reaguar ndaj deklaratës së republikanit Den Rirbaker se ushtarët e SHBA janë tepër gjatë të stacionuar në Kosovë.
Siç transmeton agjencia Beta, Rajs ka deklaruar se në biseda më kolegët nga BE-ja është arritur pajtimi që kjo çështje duhet të zgjidhet “kështu ose ashtu” dhe, duke përshëndetur përpjekjet e Marti Ahtisarit, ajo ka shtuar se përfaqësuesi i SHBA Frenk Uizner është emëruar që të merret me ketë çështje dhe për të parë se ajo mund të zgjidhet.




Kompromisi nuk është baza e vetme për zgjidhjen e konfliktit

"Kompromisi midis Prishtinës dhe Beogradit nuk është baza e vetme për zgjidhjen e konfliktit", ka thënë i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari. "Duhet pasur parasysh se e ardhmja e Kosovës është në duart e Këshillit të Sigurimit. Katër anëtarët e përhershëm të këtij organi, janë unik në parimet për gjetjen e zgjidhjes", ka thënë Ahtisari, në një intervistë për gazetën finlandeze, Huvu-stad-bladet.
Sipas tij, pas zgjidhjes së statusit nuk do të ketë ndarje pushteti ndërmjet autoriteteve ndërkombëtarëve dhe vendore. "Është e qartë se nuk do të ketë kurrfarë UNMIK-u me emër tjetër", ka thënë Ahtisari, duke shtuar se mund të flitet për një prani ushtarake ndërkombëtare, por në një afat të kufizuar kohor.


Ekipi negociator i Serbisë- për formimin e komunave të reja në Kosovë


Ekipi Negociator i Beogradit, në takimin mbi decentralizimin në Vjenë, do të kërkojë formimin e komunave të reja në Kosovë, ka deklaruar Milorad Todoroviç, anëtar i këtij ekipi.

"Propozimi ynë është që të formohen 16 komuna të reja, për dallim nga koncepti i centralizuar që e propozon pala shqiptare", ka thënë Todoroviç.
GNK rekomandon imponimin e një pavarësie për Kosovën

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë prestigjioze që përpiqet për parandalimin e konflikteve, rekomandoi në një raport të botuar dje, që komuniteti ndërkombëtar të jetë i përgatitur për të imponuar një pavarësi për Kosovën se sa të përpiqet të sheshojë mosmarrëveshjet midis Prishtinës dhe Beogradit dhe të dalë me një zgjidhje të paqartë.

Raporti botohet ndërkohë që në Vjenë përgatiten të fillojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës. Në raportin e tij, Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se çështja kryesore në procesin e statusit përfundimtar është krijimi i një Kosove e cila të ketë mundësitë më të mëdha për stabilitet dhe zhvillim të qendrueshëm.Grupi Ndërkombëtar i Krizave e thotë qartë që në fillim se, megjithëse një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishte teorikisht e dëshirueshme, do të kishte shumë pak të ngjarë që qeveria serbe të pranonte vullnetarisht një pavarësi për Kosovën, qoftë edhe të kufizuar. Prandaj, komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos i dërguari i posaçëm i OKB-së Marti Ahtisari, duhet të përgatiten për mundësinë e imponimit të pavarësisë për Kosovën. Raporti e pranon se imponimi mund të jetë diçka e dhimbëshme nga pikpamja diplomatike dhe në vështrimin afatshkurtër, por do të ishte më mirë se sa përpjekjet për të ngushtuar diferencat midis Prishtinës dhe Beogradit me një zgjidhje të paqartë. Kjo, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, nuk i shmang përgjegjësitë nga ana e shumicës shqiptare. Ata duhet t’u ofrojnë të drejta serbëve dhe pakicave të tjera në të paktën tre aspekte: në institucionet qendrore, në decentralizimin dhe në trashëgiminë fetare e kulturore. Një marrëveshje për decentralizimin, e cila do të ndërmjetësohej nga ekipi i Ahtisarit, thuhet në raport, do të zbatohej pastaj nën mbikqyrjen ndërkombëtare për një periudhë trevjeçare, siç u veprua me Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni. Negociatorët e Prishtinës, rekomandon Grupi Ndërkombëtar i Krizave, duhet që të fillojnë gjithashtu pa vonesë bisedimet e drejtpërdrejta me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë lidhur me mbrojtjen e saj dhe të objekteve të saj fetare. Vetëm pasi të jetë arritur kjo, Grupi i Kontaktit mund të fillojë lëvizjet zyrtare dhe të bashkërenduara drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Paketa e pavarësisë që komuniteti ndërkombëtar do të vendosë për Kosovën, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, duhet ta shohë me përparësi zhvillimin e saj shoqëror dhe ekonomik. Megjithëse një rezolutë e Këshillit të Sigurimit do të ishte jetike për ta vënë Kosovën në një kurs pavarësie nga Serbia, çdo mision i ri ndërkombëtar në Kosovë do të ishte e pëlqyeshme që të bazohej mbi një marrëveshje me shtetin e ri. Kjo prani ndërkombëtare, thotë Grupi Ndërkombëtar i Krizave, duhet të ketë më pak kompetenca se sa ajo që ka patur në Bosnje Përfaqësuesi i Lartë. Institucionet e Bashkimit Evropian me të drejtë theksojnë se duan një Kosovë e cila të trajtohet në shumicën e aspekteve si një vend normal, ku politikanët përgjigjen para elektoratit të tyre. Por ka një zonë, thotë raporti, ku komuniteti ndërkombëtar duhet të shikojë mundësinë për një ndërhyrje më të madhe dhe kjo është Kosova veriore, sidomos Mitrovica, ku strukturat paralele serbe i bëjnë sfidë UNMIK-ut dhe sidomos qeverisë. Nëse inkorporimi i kësaj pjese do t’i lihej qeverisë së re të Kosovës, kjo do të çonte në shpërthimin e dhunës. Zgjidhja më e arësyeshme do të ishte krijimi atje i një autoriteti kalimtar. Grupi Ndërkombëtar i Krizave rekomandon në raportin e tij që i dërguari i posaçëm Ahtisari t’i drejtohet qysh në fillim OKB-së me propozimin për të imponuar një pavarësi me kushte, nëse shqiptarët e Kosovës kanë bërë me vetëdije oferta të arësyeshme ndaj pakicave. Gjithashtu, Grupi Ndërkombëtar i Krizave i rekomandon Grupit të Kontaktit që të përgatitet për të treguar rrugën se si mund të bëhet e pavarur Kosova dhe se si mund të vihej kjo në zbatim në rast se Beogradi refuzon, pasi shqiptarët të kenë bërë oferta serioze lidhur me pakicat.
Anëtarët e delegacionit të Kosovës thonë se janë të përgatitur mirë për takimin e Vjenës

Në kuadër të përpjekjeve për të planifikuar agjendën dhe udhëtimin e nesërm për në Vjenë, ku pritet të fillojnë bisedimet të hënën me palën serbe me ndërmjetësim të palës ndërkombëtare kryesuesi i delegacionit kosovarë për bisedimet e Vjenës, Lutfi Haziri dhe shtatë anëtarët tjerë do të takohen gjatë ditës...
Anëtarët e delegacionit të Kosovës kanë paralajmëruar qasje konstruktive në këto bisedime, të cilat
bashkësia ndërkombëtare i ka vlerësuar mjaft të rëndësishme. Anëtarët e delegacionit të Kosovës
kanë deklaruar se janë të përgatitur mirë për takimin e Vjenës derisa edhe përfaqësuesit e palës serbe
janë konsideruar njohës të mirë të çështjeve për të cilat do të bisedohet. Qasja negative e palës serbe
në këto bisedime ndoshta do të rritë zemërimin e palës ndërkombëtare, e cila ka shprehur gatishmërinë
aktive për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve të armiqësuara. Anëtarë të grupit të kontaktit,
Këshilli i Sigurimit dhe e tërë bashkësisë ndërkombëtare ka shtuar interesimin në masë të madhe
për zgjidhjen e statusit të Kosovës, duke i dhënë mbështetje në rritje opsionit të pavarësisë.
Pergatiti:Flori Bruqi