Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, janar 09, 2006

Statusi i Kosoves vendoset ne «Tirane»

10:00/09.01.06 - Statusi i Kosoves vendoset ne «Tirane» !!(Koment i lajme.net)
Ne thelb duket se do te ndodhe sipas titullit te siperpermendur. Pavarsisht se juridikisht dhe formalisht do jete nje institucion tjeter qe do ta percaktoje statusin e Kosoves.
Tirana si epiqendra e statusit te Kosoves nuk eshte nje rastesi, por lidhet me vete peshen e statusit qe do te kete Kosova. Dhe pesha eshte e rende : Kosova sa nje shtet ? Kete e dine te gjithe, pavarsisht se nuk e thone te gjithe. Kosova sa nje shtet- e pranojne nje pjese, por nuk e pranojne nje pjese tjeter. Brenda Shqiperise dhe jashte saj. Brenda Kosoves dhe jashte saj.
Eshte faza kur diplomacia dhe politika nderkombetare nuk pranon me deklarata shteti, por argumente shteti. Prandaj Tirana Politike ka filluar te marre nje rendesi kaq te madhe. Prandaj ne Tiranen Politike kane ardhur dhe do te shtohen akoma me shume ne te ardhmen vizitat e politikaneve dhe shteterave te Europes dhe Ballkanit. Atyre u duhet mendimi i Tiranes Politike. Sespe ata e dine me mire se midis qindra gabimeve dhe difekteve, Tirana Politike ka nje rol regjizori lidhur me statusin e Kosoves.
Por do te shtohen edhe ardhjet e matrapazeve dhe batakçinjve politike nga Kosova dhe Beogradi.
E ndersa ne Tirane, partneret e tyre jane dhe do te jene ajo pjese e politikes pa ndjenja kombetare, por vetem me etje te shfrenuara karieriste. Analiza e ngjarjeve te fundit te luftes politike ne Shqiperi, tregon se ne thelbin e saj kemi te bejme me nje aleance te re te batakçinjeve politike nga Kosova me karieristet politike nga Shqiperia. Te dy palet i bashkon «Odiseu» I Greqise se lashte. Ne fillim jeta pastaj atdheu. Atdheu duhet vetem per dy metra varr ! Ky eshte diabolizmi real politik me te cilin po ndeshet dhe do te ndeshet akoma me shume Kosova dhe statusi i saj. Kete duket se e ka kuptuar me mire Serbia dhe diplomacia e saj.(Perpiquni te gjeni se ku ekziston ndonje deklarate zyrtare e partive te majta shqiptare per shperthimin ne Beograd, por nuk kini per ta gjetur kurre sepse nuk ka as nga PS, as nga LSI dhe as nga PSD). Ka vetem nje deklarate qeverie ne faqen e internetit te Ministrise se Jashtme
Perballe tyre eshte ajo pjese e shoqerise shqiptare e cila eshte ne gjendje qe te jape me shumice argumente shteti para diplomacise dhe politikes nderkombetare. Argumente shteti per Tiranen Politike ne fillim, qe neser te sherbejne si baze e argumenteve te shtetit edhe per Kosoven. (Megjithse ne Tirane, disa po rinxjerrin nga varri Vladan Gjorgjeviçin per te argumentuar se shqiptaret nuk dine te bejne shtet).
Debati politik ne Tirane sapo ka filluar. Ai mund te fshihet ne dhjetra dhe qindra mbulesa. Mund te kete fuqi te madhe, te mesme apo te paket mediatike. Por ne fund te fundit, shume shpejt edhe «Haxhiqamilet» shqiptare qe mendojne se nuk mund te kete shtet te Kosoves pa Serbine, edhe proshqiptaret qe mendojne se aftesia shtetformuese nuk qendron tek realiteti i ndertuar nga te tjeret, por tek idete e realitetit te neserm te ndertuar nga shqiptaret, do te ndeshen fare hapur ne Tirane. Pavarsisht nga emrat e partive politike ne emer te te cilave do te dalin, pavarsisht se do jene nga Prishtina apo Tirana, nga Kamenica apo Gramshi, nga Saranda apo Zubin Potoku, pavarsisht se kush ka me shume media perkrah apo perballe, pavarsisht se kush do financohet me shume nga lloj lloj burimesh me emra lufte apo ujqish (Voin apo Vuk), shume shpejt debati midis tyre do jete i hapur, por dhe i eger. Tirana do jete kryeqendra e statusit te Kosoves ! (Statusi sa nje shtet, apo statusi sa nje province). Ne kete debat, Serbia nuk do te marre pjese direkt, por do te perfaqesohet me ane te shqiptareve te ndershem nga Kosova dhe batakçinjve politike nga Shqiperia. (Kosova akoma nuk eshte bere atdhe, ndersa disa karieriste politike nga Tirana dhe Prishtina kerkone ta bejne Eurodhe) !!


|||Lajme.Net|||