Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, janar 12, 2006

Shërbimi informativ gjerman

Shërbimi informativ gjerman duhet të ketë ndihmuar në luftën në Irak

Berlin: Sherbimi informativ gjerman, sipas informacioneve të mediave, duhet të ketë mbështetur trupat amerikane gjatë luftës në Irak. Gazeta "Süddeutsche Zeitung" dhe televizioni gjerman njoftuan se punonjës të shërbimit informativ gjerman, në pranverën e vitit 2003, kanë furnizuar me informacione ushtrinë amerikane. Shërbimi i fshehtë gjerman për jashtë, e konfirmoi sipas njoftimeve praninë e agjentëve. Qeveria e ish kancelarit Gerhard Schrëder ishte përbetuar gjithmonë se e refuzon luftën në Irak dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në të. Informacionet shkaktuan zemeratë tek opozita.

http://www2.dw-world.de/albanian/lajmet/3.150992.1.html