Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, janar 03, 2006

Shperthimi ne ambasaden shqiptare

03.01.06 - Shperthimi ne ambasaden shqiptare: Qeveria Kosumi e konsideron ngjarjen si problem te brendshem midis Shqiperise dhe Serbise
Lidhur me shperthimin e ndodhur ne oborrin e ambasades shqiptare ne Beograd ka reaguar edhe qeveria e Kosoves. Keshilltari i kryeministrit Kosumi, Avni Arifi ne emer te qeverise ka thene se kjo eshte nje ngjarje qe tregon reminishenca te se kaluares. Por Arifi nuk ka hezituar ta cilesoje ate si nje problem te brendshem midis Shqiperise dhe Serbise. Sipas Arifit kjo ngjarje nuk ka lidhje me Kosoven. Nderkaq burime te tjera e kane cilesuar ngjarjen si nje rjedhim logjik te qendrimit te mbajtur nga Shqiperia lidhur me statusin e Kosoves.
Nderkaq nuk ka akoma nje qendrim te partive te koalicionit qeverises ne Kosove, LDK dhe AAK lidhur me deklarimin e qeverise Kosumi.
|||Lajme.Net|||