Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, janar 12, 2006

Në Tokio hapet konferenca për gripin e shpendëve

Në Tokio hapet konferenca për gripin e shpendëve

Tokio: Përfaqësues nga 21 vende kanë hapur në kryeqytetin e Japonisë Tokio një konferencë me temën gripi i shpendëve. Nën përkujdesjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ekspertët duan të diskutojnë për masat kunder mundësisë së përhapjes së epidemisë tek njerëzit. Në fund të konferencës nesër do të kete plane të qarta, se çfarë dueht bërë për të kufizuar pandeminë e gripit të shpendëve, tha shefi i Organizatës botërore të shëndetësisë për zonën e Paqësorit, Shigeru Omi. Për përpjekjet mbarëbotërore për luftimin e gripit të shpendeve, sipas OKB-së, do të nevojiten fillimisht 1,5 milionë dollarë. Deri tani rreth 80 vetë kanë vdekur në Azi dhe në Turqi me gripin e shpendëve. Deri tani virusi është marrë vetëm nga kafshët. Në kuadër të masave, ministri gjerman i ambjentit Horst Seehofer, tha se në pranverë shpendët do të duhet të mbahen sërish në stalla. Përveç kësaj, kontrollet e ashpra në kufinj do të ndihmojnë për të penguar hyrjen ilegale të shpendëve dhe produkteve të tyre në Gjermani.